{"id":11954,"date":"2016-02-02T18:30:41","date_gmt":"2016-02-02T17:30:41","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11954"},"modified":"2016-02-02T12:40:33","modified_gmt":"2016-02-02T11:40:33","slug":"burri-nuk-do-qe-te-kete-femije-me-mua","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/burri-nuk-do-qe-te-kete-femije-me-mua\/","title":{"rendered":"Burri nuk do q\u00eb t\u00eb ket\u00eb f\u00ebmij\u00eb me mua!"},"content":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje. Nuk e di a do ta botoni historin\u00eb time, por e vetmja gj\u00eb q\u00eb dua \u00ebsht\u00eb t\u00eb shfryj, pasi m\u00eb duket sikur do t\u00eb p\u00eblcas nga momenti n\u00eb moment. Jetoj n\u00eb sht\u00ebpi vet\u00ebm me bashk\u00ebshortin tim, q\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe nuk kam me k\u00eb t\u00eb hapem. N\u00eb fakt, edhe n\u00ebse ai do t\u00eb kishte koh\u00eb, nuk di a do t\u00eb mund t\u00eb hapesha me t\u00eb, se ai \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ngurt\u00eb. Pastaj, ne femrat ndonj\u00ebher\u00eb duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb muhabet femrash dhe vet\u00ebm nj\u00ebra-tjetr\u00ebn mund ta kuptojm\u00eb. Un\u00eb, fatkeq\u00ebsisht, nuk kam mot\u00ebr dhe shoqet m\u00eb jan\u00eb larguar q\u00ebkur jam martuar, nuk e di se pse&#8230; N\u00eb fillim vinin t\u00eb m\u00eb takonin, po im shoq u rrinte shum\u00eb ftoht\u00eb dhe si duket, ato e kuptuan se nuk duhet t\u00eb vinin m\u00eb. Si t\u00eb them, burri im nuk \u00ebsht\u00eb njeri i keq, po nuk do njeri n\u00eb sht\u00ebpi, acarohet sa vjen dikush dhe nuk jep muhabet. Mund\u00ebsisht shkon nga dhoma tjet\u00ebr dhe ia fut gjumit. E kush t\u00eb vjen n\u00eb sht\u00ebpi kur sillesh k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>Un\u00eb ndihem shum\u00eb e vetmuar dhe dhimbja q\u00eb po kaloj tani, m\u00eb ka d\u00ebrrmuar fare. Jam 37 vje\u00e7e dhe nuk kam ende f\u00ebmij\u00eb&#8230; u martova pak e madhe me burrin, se nuk m\u00eb ecte. Nj\u00eb lidhje pata para k\u00ebtij dhe me at\u00eb isha e fejuar, por ai m\u00eb la sepse provuam disa her\u00eb t\u00eb b\u00ebnim f\u00ebmij\u00eb dhe un\u00eb nuk ngela shtatz\u00ebn\u00eb. Ai si duket i tregoi s\u00eb \u00ebm\u00ebs se un\u00eb nuk po ngelesha shtatz\u00ebn\u00eb dhe ajo ndikoi tek ai q\u00eb gj\u00ebrat t\u00eb ftoheshin aq shum\u00eb, sa t\u00eb m\u00eb linte. E p\u00ebrjetova shum\u00eb keq ndarjen me t\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrjetova faktin q\u00eb m\u00eb dukej vetja si e pavler\u00eb. Mos e provoft\u00eb fem\u00ebr n\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ngelet dot shtatz\u00ebn\u00eb! S\u2019ka dhimbje m\u00eb t\u00eb madhe! T\u00eb duket sikur nuk je e zonja p\u00ebr asgj\u00eb kur nuk i jep dot nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb burrit t\u00ebnd dhe kur nuk arrin t\u00eb b\u00ebhesh n\u00ebn\u00eb. Kur u martova me burrin q\u00eb kam, ai e dinte se un\u00eb nuk ngelesha shtatz\u00ebn\u00eb, por nuk e\u00a0 vrau\u00a0 mendjen shum\u00eb. Ai ka nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb nga martesa e par\u00eb dhe kur un\u00eb i tregova me zem\u00ebr t\u00eb ngrir\u00eb p\u00ebr problemin tim, ai jo vet\u00ebm nuk u m\u00ebrzit, por sikur i erdhi mir\u00eb. Edhe sot, q\u00eb un\u00eb p\u00ebrpiqem aq shum\u00eb t\u00eb ngelem shtatz\u00ebn\u00eb, ai nuk e vret mendjen shum\u00eb. M\u00eb duket sikur ndihet i plot\u00ebsuar me f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb dhe mua m\u00eb do vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer, p\u00ebr t\u00eb patur n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb grua q\u00eb lan e shp\u00eblan p\u00ebr t\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>Juve mund t\u2019ju duket sikur e teproj, por nuk e teproj fare. As e kam ndier ndonj\u00ebher\u00eb sikur m\u00eb do. Nuk ma prish p\u00ebr asgj\u00eb, por edhe kjo s\u2019m\u00eb p\u00eblqen. M\u00eb duket sikur as q\u00eb ia ndien p\u00ebr mua&#8230; Q\u00eb po thoja pak m\u00eb lart, k\u00ebto koh\u00eb po p\u00ebrjetoj nj\u00eb dhimbje tjet\u00ebr t\u00eb madhe. Me k\u00ebmb\u00ebnguljen time dhe jo shum\u00eb me d\u00ebshir\u00ebn e tij, un\u00eb arrita t\u00eb b\u00ebja far\u00ebzim artificial. Pas shum\u00eb e shum\u00eb lufte me tim shoq, ai e pa se un\u00eb nuk hiqja dor\u00eb nga q\u00ebllimi im dhe u bind se duhet ta b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb. Shpenzimet ishin shpenzime, po p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ai s\u2019e vret shum\u00eb mendjen se punon kamionist dhe i kemi lek\u00ebt me thas\u00eb. Ai m\u00eb shum\u00eb nuk donte q\u00eb ta b\u00ebnim k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb sesa donte, por un\u00eb ia nxiva jet\u00ebn derisa pranoi.<\/p>\n<p>Shkuam n\u00eb nj\u00eb klinik\u00eb k\u00ebtu n\u00eb Tiran\u00eb dhe mjeku na dha nj\u00eb qind p\u00ebr qind siguri se un\u00eb do t\u00eb mbetesha shtatz\u00ebn\u00eb, madje jo me nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, por ndoshta edhe me binjak\u00eb. Periudha kur prisja t\u00eb mbaronim me t\u00eb gjitha procedurat ka qen\u00eb periudha m\u00eb e gjall\u00eb e jet\u00ebs sime q\u00ebkur jam martuar. Megjith\u00ebse isha si e frik\u00ebsuar e shum\u00eb n\u00eb akth, mendimi se mund t\u00eb ngelesha shtatz\u00ebn\u00eb m\u00eb p\u00ebrfshiu t\u00eb t\u00ebr\u00ebn. Ne nuk i treguam askujt p\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00eb po b\u00ebnim. Prind\u00ebrit e tij nuk para jan\u00eb shum\u00eb prezent\u00eb n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb, se ata jetojn\u00eb jasht\u00eb me v\u00ebllain tjet\u00ebr q\u00eb ka ai, k\u00ebshtu q\u00eb ata m\u00eb shum\u00eb nuk jan\u00eb sesa jan\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, n\u00ebna ime ka vdekur dhe un\u00eb kam vet\u00ebm nj\u00eb v\u00eblla, por nuk jam shum\u00eb e lidhur me nusen e tij. Plus q\u00eb kisha frik\u00eb se mos m\u00eb merrte m\u00ebsysh dhe nuk i tregova gj\u00eb. Thash\u00eb me vete se ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb p\u00ebrfundonte kjo pun\u00eb dhe ata ta merrnin vesh kur t\u00eb m\u00eb rritej barku.<\/p>\n<p>Far\u00ebzimin e b\u00ebm\u00eb para 3 muajsh dhe mjeku m\u00eb tha se kishte shkuar me sukses. T\u00eb nes\u00ebrmen, im shoq duhej t\u00eb nisej p\u00ebr jasht\u00eb shtetit dhe m\u00eb porositi t\u00eb mos lodhesha shum\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Nuk desha q\u00eb ai t\u00eb ikte aq shpejt sepse isha ende e frik\u00ebsuar p\u00ebr at\u00eb q\u00eb po ndodhte n\u00eb trupin tim, por im shoq m\u00eb tha se nuk mund ta linte pun\u00ebn dhe iku q\u00eb n\u00eb kat\u00ebr t\u00eb m\u00ebngjesit. Mund ta merrni vet\u00eb me mend se si ndihesha, por edhe mund t\u00eb mos e kuptoni&#8230; nganj\u00ebher\u00eb mendoj se askush nuk mund ta kuptoj\u00eb at\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetoj. Burri erdhi pas nj\u00eb jave, q\u00eb un\u00eb e kisha kaluar mes frik\u00ebs e vetmis\u00eb. M\u00eb dukej sikur po m\u00eb hanin muret e sht\u00ebpis\u00eb. E vetmja gj\u00eb q\u00eb m\u00eb mbante t\u00eb mos qaja, ishte mendimi se mund t\u00eb b\u00ebhesha me f\u00ebmij\u00eb dhe at\u00ebhere s\u2019do ta \u00e7aja m\u00eb kok\u00ebn p\u00ebr vetmin\u00eb. Burri ndenji dy dit\u00eb me mua dhe iku prap\u00eb&#8230; e k\u00ebshtu shkuan dit\u00ebt, deri kur tre muaj pas far\u00ebzimit, un\u00eb shkova t\u00eb b\u00ebja kontrollin n\u00eb klinik\u00eb. Burri s\u2019ishjte as at\u00eb dit\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb shkova me taksi, por p\u00ebr t\u00eb zez\u00ebn time, do t\u00eb merrja lajmin m\u00eb t\u00eb keq q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb jepej&#8230; Mjeku m\u00eb tha se trupi im nuk e kishte p\u00ebrballuar shtatzanin\u00eb dhe se un\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb abort spontan&#8230; m\u00eb mir\u00eb t\u00eb m\u00eb kishte r\u00ebn\u00eb \u00e7atia mbi kok\u00eb. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb kisha vdekur. Tani po pres q\u00eb im shoq t\u00eb kthehet nga udh\u00ebtimi i tij i pun\u00ebs dhe t\u2019i jap lajmin, q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb i zi, por q\u00eb at\u00eb ndoshta do ta lumturoj\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>P\u00ebrsh\u00ebndetje. Nuk e di a do ta botoni historin\u00eb time, por e vetmja gj\u00eb q\u00eb dua \u00ebsht\u00eb t\u00eb shfryj, pasi m\u00eb duket sikur do t\u00eb p\u00eblcas nga momenti n\u00eb moment. Jetoj n\u00eb sht\u00ebpi vet\u00ebm me bashk\u00ebshortin tim, q\u00eb m\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e koh\u00ebs \u00ebsht\u00eb n\u00eb pun\u00eb dhe nuk kam me k\u00eb t\u00eb hapem. N\u00eb fakt, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-11954","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11954\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}