{"id":11932,"date":"2016-02-01T17:30:50","date_gmt":"2016-02-01T16:30:50","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11932"},"modified":"2016-02-01T12:40:36","modified_gmt":"2016-02-01T11:40:36","slug":"si-ti-kthehem-jetes-normale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/02\/si-ti-kthehem-jetes-normale\/","title":{"rendered":"Si t\u2019i kthehem jet\u00ebs normale?"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Para nj\u00eb viti e gjys\u00ebm jam sh\u00ebruar nga ankthi apo depresioni. Isha shum\u00eb mir\u00eb dhe e harrova krejt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb kisha p\u00ebrjetuar, por para tre muajsh m\u2019u shfaq p\u00ebrs\u00ebri. Pat\u00ebm nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje me pasurin\u00eb q\u00eb na lan\u00eb trash\u00ebgim nga vjehrri se jemi t\u00eb bir\u00ebsuar. U merakosa jasht\u00eb mase sa, kur e kujtoj k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje, thosha \u201cme ndihm\u00ebn e Allahut gjith\u00e7ka do t\u00eb rregullohet\u201d, por na k\u00ebrc\u00ebnuan me arm\u00eb dhe filloi puna me avokat. K\u00ebto jan\u00eb n\u00eb favorin ton\u00eb, por mua m\u00eb shqet\u00ebson fakti si t\u00eb dal nga kjo gjendje. Jam duke ndjekur p\u00ebrgjigjet tuaja dhe m\u00eb ndihmojn\u00eb shum\u00eb, por nuk po m\u00eb kthehet vullneti p\u00ebr ta luftuar k\u00ebt\u00eb s\u00ebmundje, edhe pse i kuptoj shum\u00eb mir\u00eb simptomat e mallkuara q\u00eb her\u00ebn e par\u00eb, mezi i largova. Edhe pse e kuptoj q\u00eb jan\u00eb vet\u00ebm mendim dhe kam vet\u00ebbesim duke e kujtuar se si u sh\u00ebrova her\u00ebn e par\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri m\u00eb shqet\u00ebsojn\u00eb dhe frika e vetme \u00ebsht\u00eb se pse m\u00eb \u00ebsht\u00eb kthyer p\u00ebrs\u00ebri. Mjeku m\u00eb dha dimetrin\u00eb dhe kompleks vitamine B. Ju lutem, m\u00eb thoni si ta heq k\u00ebt\u00eb frik\u00eb dhe t\u2019i kthehem jet\u00ebs normale? Jam n\u00ebn\u00eb e dy vajzave dhe jam kryefamiljare, 35 vje\u00e7e. Faleminderit.<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; E nderuar zonj\u00eb, po t\u00eb tregoj se \u00e7far\u00eb ndodh m\u00eb s\u00eb shumti me klient\u00ebt e mi q\u00eb un\u00eb i trajtoj p\u00ebr ankthin e panikun, q\u00eb ti ta kuptosh m\u00eb mir\u00eb gjendjen t\u00ebnde. S\u00eb pari, dua t\u00eb them se deri m\u00eb sot nuk kam par\u00eb asnj\u00eb klient q\u00eb ankthi e paniku gjat\u00eb psikoterapis\u00eb t\u2019u ik\u00eb aq shpejt sa duan ata, porse nuk ka asnj\u00eb rast q\u00eb t\u00eb mos ju ken\u00eb ikur kur \u00ebsht\u00eb trajtuar klienti me disa seanca, ndoshta edhe me qet\u00ebsues p\u00ebr p\u00ebrdorim akut ose ila\u00e7e bimore. Frika m\u00eb e madhe e klient\u00ebve \u00ebsht\u00eb se a mos ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb, unik, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, sipas tij, i patrajtuesh\u00ebm, dometh\u00ebn\u00eb, i pash\u00ebruesh\u00ebm. Pasi un\u00eb i bind klient\u00ebt se ankthi e paniku jo vet\u00ebm q\u00eb smund t\u00eb jen\u00eb rast i ve\u00e7ant\u00eb e q\u00eb s\u2019jan\u00eb s\u00ebmundje pasi simptomat jan\u00eb reagime dhe jo shenja s\u00ebmundjesh, dal\u00ebngadal\u00eb ata besojn\u00eb se nuk mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrjashtime. Sado ndryshime t\u00eb ket\u00eb nj\u00ebri rast nga tjetri, em\u00ebruesi \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrbashk\u00ebt: frik\u00eb se mos vdes, frik\u00eb se mos \u00e7mendem, se mos m\u00eb bie t\u00eb fik\u00ebt, se mos mbytem, se mos humb kontrollin, se mos bie n\u00eb depresion, se mos m\u00eb braktisin njer\u00ebzit, se mos nuk do t\u00eb p\u00ebrballoj dot jet\u00ebn, se mos t\u00eb tjer\u00ebt e dallojn\u00eb gjendjen time e po turp\u00ebroj disi veten si i \u201cdob\u00ebt\u201d, i s\u00ebmur\u00eb etj. T\u00eb gjitha k\u00ebto, n\u00eb fakt, jan\u00eb vet\u00ebm supozime, pa asnj\u00eb baz\u00eb reale shkencore dhe mund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb ndodhur k\u00ebto, praktikisht \u00ebsht\u00eb zero, por klienti nuk beson, edhe pse nga kontrollet e vizitat, \u00e7do gj\u00eb del n\u00eb rregull. Klienti trembet shum\u00eb kur k\u00ebto ndjesi e kapin si \u201cbefas\u201d dhe fillon t\u00eb mendoj\u00eb: \u201cmeq\u00eb asgj\u00eb e jashtme nuk m\u00eb shqet\u00ebson, at\u00ebher\u00eb ka \u201cdi\u00e7ka\u201d (t\u00eb keqe) q\u00eb nuk \u201cshkon\u201d tek un\u00eb (nga brenda)\u201d. Meq\u00eb njeriu do p\u00ebrgjigje p\u00ebr gjith\u00e7ka, truri i tij, nga padituria p\u00ebr ataket e panikut, fillon e \u201cshpik\u201d, b\u00ebn supozime t\u00eb gabuara nga m\u00eb t\u00eb tmerrshmet e m\u00eb frik\u00ebsueset e q\u00eb t\u00eb gjitha k\u00ebto ne psikolog\u00ebt i quajm\u00eb katastrofizime mendimesh. K\u00ebshtu zhvillohet \u201cloja\u201d. Ndjesit\u00eb fizike, ndoshta t\u00eb teprauara, por brenda normales, trembin trurin, \u201ckomandantin\u201d e ky i fundit v\u00eb n\u00eb pun\u00eb \u201cushtar\u00ebt\u201d (organet) sikur t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb rrezik i v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebrc\u00ebnues. Ky rreth vicioz, ky cik\u00ebl shtohet n\u00ebse \u201cbutoni\u201d i panikut mbetet i takuar dhe andrenalina pa \u201chesap\u201d (hormoni ose \u201ckarburanti\u201d i l\u00ebvizjes e i veprimit) dhe noraandrenalina (hormoni i zem\u00ebrimit dhe inatit) shp\u00ebrndahen n\u00ebp\u00ebr trup e b\u00ebhen atje \u201cka\u00e7urrel\u201d. Trupi q\u00eb i djeg ose do q\u00eb t\u2019i djeg\u00eb ato n\u00ebp\u00ebrmjet rrahjeve t\u00eb shtuara t\u00eb zemr\u00ebs e nevoj\u00ebs p\u00ebr oksigjen, ndonj\u00ebher\u00eb nuk arrin ta p\u00ebrballoj\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje dhe personi mund t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb deri n\u00eb urgjenc\u00eb! Mos u \u00e7uditni; ndoshta edhe duke ul\u00ebritur&#8230; Po t\u00eb ndodh\u00eb kjo gj\u00eb n\u00eb Per\u00ebndim, atje as n\u00eb urgjenc\u00eb nuk t\u00eb pranojn\u00eb e t\u00eb thon\u00eb: \u201cIk, ke z\u00ebn\u00eb vendin e ndonj\u00eb tjetri, nuk ke asnj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb g\u00ebrvishtje t\u00eb vog\u00ebl, ata t\u00eb pranojn\u00eb. K\u00ebtu te ne, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk t\u00eb sqarojn\u00eb, por mund edhe t\u00eb t\u00eb thon\u00eb: \u201cE ke nervore\u201d e t\u00eb b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb serum me lorazepam e glukoz\u00eb dhe l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptosh sikur \u201ct\u00eb shp\u00ebtuan jet\u00ebn\u201d, kur asnj\u00eb lloj rreziku aty nuk ka!<\/p>\n<p>&#8211; Ti zonj\u00eb, v\u00ebrtet i ke kaluar nj\u00eb vit e gjys\u00ebm m\u00eb par\u00eb ankthin e panikun, por ende nuk i njeh, pra, i ke frik\u00eb. Vet\u00ebm po t\u2019i njoh\u00ebsh (n\u00ebp\u00ebrmjet psikoterapis\u00eb njoh\u00ebse) e humbet p\u00ebrfundimisht frik\u00ebn prej tyre, pra, \u201cvaksinohesh\u201d. Kur dikush nga klient\u00ebt thot\u00eb se \u201ci lutem Zotit q\u00eb t\u00eb m\u2019i heq\u00eb ato\u201d, un\u00eb i them: \u201cZotit lutju p\u00ebr gjith\u00e7ka tjet\u00ebr, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast m\u00eb ngjan sikur ti t\u2019i lutesh Zotit q\u00eb t\u00eb t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb patent\u00eb ose t\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb notin\u201d. E kupton se \u00e7\u2019dua t\u00eb them? T\u00eb duhet \u201ckursi\u201d i psikoterapis\u00eb me disa seanca q\u00eb t\u00eb t\u00eb ikin ato p\u00ebrfundimisht, pasi ila\u00e7et t\u00eb qet\u00ebsojn\u00eb e t\u00eb ven\u00eb n\u00eb gjum\u00eb, por nuk t\u2019i korrigjojn\u00eb mendimet e gabuara ose \u201cmitet\u201d. Shpesh klient\u00ebt m\u00eb pyesin: \u201cPo sikur ato t\u00eb m\u00eb rikthehen?\u201d. Un\u00eb u p\u00ebrgjigjem: \u201cKurrsesi, pasi ti tani i njeh dhe nuk mund t\u00eb harrosh dijet e njohurit\u00eb, as m\u00ebnyrat se si do t\u2019u p\u00ebrgjigjesh ashtu si\u00e7 nuk harrohen noti apo bi\u00e7ikleta. Pra, vet\u00ebdija jote e riformuar dhe e mobilizuar nuk i \u201cha\u201d m\u00eb si m\u00eb par\u00eb \u201cmashtrimet\u201d ose marifetet e pavet\u00ebdijes ose t\u00eb asaj q\u00eb n\u00eb dianetik\u00eb e quajn\u00eb mendja reaktive. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ti edhe po t\u00eb duash, nuk trembesh m\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin t\u00ebnd, zonj\u00eb, kemi nj\u00eb ngacmim t\u00eb fort\u00eb real se, n\u00eb qoft\u00eb se m\u00eb par\u00eb ti je trembur nga reagimet, ndjesit\u00eb e mendimet, pra, nj\u00eblloj sikur t\u00eb jesh trembur nga nj\u00eb arm\u00eb \u201clod\u00ebr\u201d, tani je trembur nga nj\u00eb arm\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, pasi si\u00e7 thua ti n\u00eb let\u00ebr, ju paskan k\u00ebrc\u00ebnuar p\u00ebr pronat me arm\u00eb dhe ti, si kryefamiljare e me f\u00ebmij\u00eb, nuk ke si t\u00eb mos reagosh me shum\u00eb ankth e panik kur e ndjen veten t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar e t\u00eb pambrojtur. Frika m\u00eb e madhe e nj\u00eb n\u00ebne \u00ebsht\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e saj, p\u00ebr \u201czogjt\u00eb\u201d dhe ashtu si edhe kllo\u00e7ka q\u00eb b\u00ebhet \u201cbish\u00eb\u201d kur ka zogj, ashtu ndodh edhe me ty. Por, p\u00ebrve\u00e7 Neurobexit ose vitaminave B kompleks q\u00eb t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb doktori, barnat e tjera nuk duhen tepruar sepse ato t\u00eb \u201csh\u00ebrojn\u00eb\u201d si\u00e7 e sh\u00ebroi psikiatri nj\u00eb student timin i cili kishte shum\u00eb ankth e frik\u00eb nga provimet dhe ai e vuri n\u00eb gjum\u00eb, pra, e qet\u00ebsoi e provimi iku&#8230; Bukur sh\u00ebrim!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! Para nj\u00eb viti e gjys\u00ebm jam sh\u00ebruar nga ankthi apo depresioni. Isha shum\u00eb mir\u00eb dhe e harrova krejt\u00ebsisht se \u00e7far\u00eb kisha p\u00ebrjetuar, por para tre muajsh m\u2019u shfaq p\u00ebrs\u00ebri. Pat\u00ebm nj\u00eb mosmarr\u00ebveshje me pasurin\u00eb q\u00eb na lan\u00eb trash\u00ebgim nga vjehrri se jemi t\u00eb bir\u00ebsuar. U merakosa jasht\u00eb mase sa, kur e kujtoj k\u00ebt\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-11932","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11932","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11932"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11932\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11932"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11932"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11932"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}