{"id":11908,"date":"2016-01-29T18:30:05","date_gmt":"2016-01-29T17:30:05","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11908"},"modified":"2016-01-29T13:49:49","modified_gmt":"2016-01-29T12:49:49","slug":"tramexani-ndihem-shqiptar-edhe-pa-pasaporte","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/tramexani-ndihem-shqiptar-edhe-pa-pasaporte\/","title":{"rendered":"Tramexani: Ndihem shqiptar edhe pa pasaport\u00eb&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Nuk mund t\u00eb imagjinohet Xhani de Biazi pa Paolo Tramexanin dhe e anasjellta. Nj\u00eb binom perfekt, mes idesh taktike-teknike, skemave, psikologjis\u00eb dhe sidomos p\u00ebrcjelljes s\u00eb mesazheve te futbollist\u00ebt. E megjithat\u00eb, n\u00ebse gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe, pas kualifikimit historik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryefjala ka qen\u00eb trajneri, \u201ckall\u00ebzuesi\u201d pa diskutim \u00ebsht\u00eb Paolo Tramexani, ish-futbollisti i Interit. Ai \u00ebsht\u00eb njeriu q\u00eb \u201c\u00e7irret\u201d nga stoli duke dh\u00ebn\u00eb udh\u00ebzime dhe q\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb \u00e7do ndeshjeje i telefon familjes p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb g\u00ebzimin, por edhe hidh\u00ebrimin. \u201cPaolino\u201d, si\u00e7 e th\u00ebrrasin, n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vjet ka kaluar pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb aeroporte, kryesisht n\u00eb Evrop\u00eb, me valixhe n\u00eb dor\u00eb&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Eraldo Harlicaj: &#8211; Ciao Paolo. Si ndihesh tani q\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00ebn her\u00eb n\u00eb karrier\u00ebn t\u00ebnde (edhe pse jo n\u00eb fush\u00eb si futbollist) do t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb n\u00eb Evropianin e futbollit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Paolo Tramexani:<\/strong> &#8211; Mir\u00ebdita Eraldo\u2026 Ishte sigurisht nj\u00eb g\u00ebzim i madh dhe nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi e pamas\u00eb. Sa i p\u00ebrket aspektit t\u00eb pun\u00ebs, mendoj se ishte suksesi dhe kuror\u00ebzimi i pun\u00ebs s\u00eb zhvilluar n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vjet, nd\u00ebrsa sentimentalisht, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka unike sepse ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb lumtur nj\u00eb popull t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Nj\u00eb popull q\u00eb ka besuar gjithmon\u00eb se mund t\u2019ia dilte, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzuar kurr\u00eb, nj\u00eb popull q\u00eb \u00ebsht\u00eb krenar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skuad\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kush ishte personi i par\u00eb me t\u00eb cilin fole pasi Shqip\u00ebria arriti kualifikimin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Si gjithmon\u00eb, familja ime; babai im, n\u00ebna, gruaja dhe vajzat. Nuk mund t\u00eb ishte ndryshe. Me ata kam ndar\u00eb gjithmon\u00eb jet\u00ebn time, ata m\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur si n\u00eb momentet pozitive, si n\u00eb ato negative.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pas k\u00ebtij suksesi, si ndryshuan gj\u00ebrat n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde t\u00eb p\u00ebrditshme? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jeta ime nuk ka p\u00ebsuar asnj\u00eb ndryshim. Jam edukuar q\u00eb f\u00ebmij\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00ebrballem me jet\u00ebn dit\u00eb pas dite, me ekuilib\u00ebr dhe shum\u00eb thjesht\u00ebsi, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb jap gjithmon\u00eb maksimumin dhe t\u00eb mos demoralizohem n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. Un\u00eb besoj se fati nuk ekziston; ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb koncept abstrakt. Gjith\u00e7ka arrihet n\u00ebp\u00ebrmjet pasionit dhe pun\u00ebs. Fjala \u201cpun\u00eb\u201d vjen p\u00ebrpara fjal\u00ebs \u201csukses\u201d edhe n\u00eb fjalor.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00ebse dy vite m\u00eb par\u00eb do t\u00eb t\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb se do t\u00eb shkoje n\u00eb Evropian me Shqip\u00ebrin\u00eb, do ta kishe besuar?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam pasur gjithmon\u00eb p\u00ebrpara meje k\u00ebt\u00eb objektiv, ashtu si edhe at\u00eb t\u00eb kualifikueseve n\u00eb Bot\u00ebror, n\u00eb dy vitet e para. Mund t\u00eb jem i \u00e7mendur, por jetoj ende me zem\u00ebr. Kjo m\u00eb lejon q\u00eb t\u00eb kaloj edhe pengesat. Kur vendos t\u00eb synosh lart dhe duhet t\u00eb ndash k\u00ebt\u00eb ecuri me nj\u00eb staf e nj\u00eb grup djemsh, duhet t\u00eb zbres\u00ebsh n\u00eb fush\u00eb edhe ti. Nuk mund t\u00eb fshihesh, duke ditur se do t\u00eb kesh v\u00ebshtir\u00ebsi dhe p\u00ebrpara tyre, s\u2019mund t\u2019ia mbath\u00ebsh. Duhet t\u00eb rezistosh; n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nis t\u00eb vendos\u00ebsh gurin e par\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur te suksesi. E b\u00ebn p\u00ebr vete dhe sidomos p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt. Kjo do t\u00eb thot\u00eb forc\u00eb e grupit. Bashk\u00eb \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur, ashtu si skuadra e tregoi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti punon edhe si opinionist te RAI. \u00c7far\u00eb p\u00ebrgjigjeje u jep koleg\u00ebve kur t\u00eb pyesin p\u00ebr komb\u00ebtaren shqiptare dhe p\u00ebr vendin ton\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb personat q\u00eb m\u00eb pyesin p\u00ebr skuadr\u00ebn ton\u00eb dhe p\u00ebr vendin tuaj. P\u00ebrgjigjja \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb: skuadra ka karakterin dhe kurajon e popullit, t\u00eb historis\u00eb dhe t\u00eb origjin\u00ebs s\u00eb tij. Vendi juaj m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb, kam qen\u00eb edhe me pushime me familjen p\u00ebr tre jav\u00eb. Edhe ata jan\u00eb ndjer\u00eb shum\u00eb mir\u00eb k\u00ebtu.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Je krahu i djatht\u00eb i Xhani de Biazit, por n\u00eb ndeshje, je ti ai q\u00eb b\u00ebrtet m\u00eb shum\u00eb nga stoli. Si ka mund\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrpiqemi t\u00eb veprojm\u00eb n\u00eb \u00e7do gj\u00eb me De Biazin dhe n\u00eb pankin\u00eb ndodh q\u00eb n\u00eb disa situata t\u00eb jem un\u00eb ai q\u00eb sjell mesazhet te djemt\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Na kan\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb flet shqip m\u00eb mir\u00eb se De Biazi&#8230; E v\u00ebrtet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, jo, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sipas teje, cili \u00ebsht\u00eb sekreti i k\u00ebsaj komb\u00ebtareje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mentaliteti dhe ndjesia e p\u00ebrkat\u00ebsis\u00eb p\u00ebr fanell\u00ebn q\u00eb mbajn\u00eb veshur. P\u00ebrzihen personaliteti, kultura, karakteret e ndryshme q\u00eb kan\u00eb objektiva t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, q\u00eb arsyetojn\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, duke vendosur skuadr\u00ebn p\u00ebrpara \u00e7do gj\u00ebje. Arrijn\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb p\u00ebrtej vetes, t\u00eb kalojn\u00eb kufijt\u00eb dhe egoizmat individual\u00eb p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar tek aft\u00ebsia e nd\u00ebrtimit t\u00eb di\u00e7kaje bashk\u00eb me t\u00eb tjer\u00ebt. Besoj se n\u00eb fush\u00eb mund t\u00eb shihen k\u00ebto aspekte.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Futbollisti ky\u00e7 i kualifikimit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; 68 futbollist\u00eb&#8230; T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kemi grumbulluar n\u00eb k\u00ebto 4 vjet. \u00c7dokush meriton fal\u00ebnderimin tim. \u00c7dokush nga ata ka dh\u00ebn\u00eb di\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim dhe n\u00eb rritjen e skuadr\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si jan\u00eb raportet me futbollist\u00ebt? Flet shpesh me ata, i ndjek?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb raport i ve\u00e7ant\u00eb. I ndjek vazhdimisht, nuk humbas kurr\u00eb asnj\u00eb ndeshje t\u00eb tyren. Shkoj i shoh edhe n\u00eb stadiume, i takoj dhe flas personalisht. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb ballafaqohem me ata dhe i trajtoj sikur t\u00eb ishin f\u00ebmij\u00ebt e mi. Bisedojm\u00eb shpesh, duke u p\u00ebrs\u00ebritur at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon trajneri De Biazi. Personalizoj bashk\u00ebbisedimin me \u00e7do element t\u00eb skuadr\u00ebs duke i l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptoj\u00eb at\u00eb q\u00eb presim nga ai dhe gj\u00ebra t\u00eb drejtp\u00ebrdrejta sepse duam q\u00eb t\u00eb ket\u00eb besim dhe t\u00eb jet\u00eb i nd\u00ebrgjegjsh\u00ebm p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb ka n\u00eb skuad\u00ebr. E b\u00ebj gjithmon\u00eb me ndjenj\u00eb, sepse n\u00eb fillim i flas njeriut dhe m\u00eb pas, futbollistit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb moment reciprok p\u00ebrfshirjeje.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Na flisni pak p\u00ebr cil\u00ebsit\u00eb e dy futbollist\u00ebve t\u00eb rinj n\u00eb Serin\u00eb A, Elseid Hysaj dhe Rei Manaj&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Elseidin e njoh q\u00ebkur luante me para t\u00eb rinjt\u00eb e Empolit. Ai do t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb nga mbrojt\u00ebsit e krahut m\u00eb t\u00eb fort\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. Q\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn 18-vje\u00e7are ishte i pjekur dhe i p\u00ebrgjegjsh\u00ebm. Rei Manaj, n\u00eb perspektiv\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb sulmues i kompletuar, cil\u00ebsor, sepse ka gjith\u00e7ka nga karakteri, te vendosm\u00ebria. Duhet t\u00eb rritet pa presione.<\/p>\n<p><strong>&#8211; T\u00eb kalojm\u00eb pak tek ajo q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen. Pas Evropianit, n\u00ebse nj\u00eb klub t\u00eb k\u00ebrkon n\u00eb pankin\u00ebn e tij, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebsh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shqip\u00ebria ka prioritet, edhe pasi t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfunduar Evropiani.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00ebse De Biazi vendos t\u00eb largohet dhe presidenti Duka t\u00eb ofron stolin e komb\u00ebtares kuqezi&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; No coment.<\/p>\n<p><strong>&#8211; E njeh mjaft mir\u00eb Xhanin (De Biazi), k\u00ebshtu q\u00eb mund t\u00eb na thuash sekretet e tij&#8230; Si i p\u00ebrgatit ndeshjet? Thuhet se \u00ebsht\u00eb maniak i detajeve&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shum\u00eb i p\u00ebrpikt\u00eb, nj\u00eb pun\u00ebtor i v\u00ebrtet\u00eb, d\u00ebshiron maksimumin nga vetja dhe nga ata q\u00eb jan\u00eb af\u00ebr tij. Jeton 100% p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skuad\u00ebr. Ka shum\u00eb intuit\u00eb dhe parashikon problemet q\u00eb mund t\u00eb krijohen. Vendoset n\u00eb rolin e futbollist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb kuptuar se \u00e7far\u00eb duan, sepse edhe ai ka qen\u00eb si ata dikur, ndaj e di p\u00ebr \u00e7far\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb dhe \u00e7far\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti je i vetmi q\u00eb nuk je pyetur se kush i ka meritat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr kualifikimin&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Besoj se meritat jan\u00eb t\u00eb shum\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsve: Trajner, futbollist\u00eb, mjek\u00eb, masazhator\u00eb, magazinier\u00eb dhe tifoz\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb kan\u00eb pasur rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr funksionimin e grupit. Fal\u00ebnderoj me zem\u00ebr Armando Duk\u00ebn dhe Federat\u00ebn p\u00ebr at\u00eb q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebto vite, p\u00ebr p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb q\u00eb kan\u00eb pasur n\u00eb zgjedhjen aspak t\u00eb leht\u00eb t\u00eb fillimit. Jemi vendosur gjithmon\u00eb n\u00eb kushtet p\u00ebr t\u00eb punuar sa m\u00eb mir\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt, n\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebjetes\u00eb dhe stabilitet emotiv esencial p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb ambient t\u00eb qet\u00eb, duke ndar\u00eb mendime, pasion dhe dashuri p\u00ebr k\u00ebt\u00eb komb\u00ebtare. N\u00eb futboll, ashtu si n\u00eb jet\u00eb, besimi \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, na fuqizon t\u00eb gjith\u00ebve. Pa k\u00ebt\u00eb bashkim, nuk do ta kishim arritur kurr\u00eb at\u00eb q\u00eb arrit\u00ebm. T\u00eb gjith\u00eb jemi ndihmuar dhe t\u00eb gjith\u00eb jemi rritur dhe p\u00ebrmir\u00ebsuar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Na trego nj\u00eb anekdod\u00eb mbi komb\u00ebtaren shqiptare, apo mbi pun\u00ebn tuaj k\u00ebtu n\u00eb Shqip\u00ebri&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk mundem, sekret profesional.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po gatimin e preferuar shqiptar, do t\u00eb na e tregosh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Byreku.<\/p>\n<p><strong>&#8211; T\u00eb pyesin shpesh p\u00ebr futbolist\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb mund t\u00eb luajn\u00eb n\u00eb Serin\u00eb A. Cil\u00ebt emra k\u00ebshillon?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Futbollist\u00ebt tan\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb njohur, shum\u00eb prej tyre jan\u00eb t\u00eb ndjekur nga klube italiane. Do t\u2019i k\u00ebshilloja shum\u00eb nga djemt\u00eb tan\u00eb q\u00eb luajn\u00eb me moshat U-21, U-19 dhe U-17.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa or\u00eb n\u00eb dit\u00eb q\u00ebndron duke studiuar p\u00ebrgatitjen taktike?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs sime, q\u00eb e b\u00ebj me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb madhe.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ku frym\u00ebzohesh p\u00ebr modelin t\u00ebnd t\u00eb trajnimit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Te pasioni im, q\u00eb ishte forca ime edhe kur luaja futboll. Kam dh\u00ebn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb k\u00ebt\u00eb zanat; i kam dh\u00ebn\u00eb jet\u00ebn q\u00ebkur isha f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb i studion l\u00ebvizjet e kund\u00ebrshtarit duke i ripar\u00eb skenat e loj\u00ebs m\u00eb shum\u00eb se dhjet\u00eb her\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ndonj\u00ebher\u00eb analiza \u00ebsht\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebritur, por m\u00eb jep mund\u00ebsi q\u00eb ta studioj me detaje kund\u00ebrshtarin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb shpreson p\u00ebr Evropianin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Q\u00eb t\u00eb vazhdojm\u00eb t\u00eb befasojm\u00eb dhe q\u00eb skuadra t\u00eb mund ta luaj\u00eb futbollin e saj pa frik\u00ebn e askujt.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po n\u00ebse n\u00eb short ju bie Italia, \u00e7far\u00eb himni do t\u00eb k\u00ebndosh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb dyja himnet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kosova thot\u00eb se n\u00eb t\u00eb ardhmen do t\u00eb ftoj\u00eb talentet kosovare&#8230; E keqe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb kjo gj\u00eb, duke qen\u00eb se n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrje ka shum\u00eb kosovar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb shohim kur kjo t\u00eb ndodh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Futbolli shqiptar ka nj\u00eb t\u00eb ardhme?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jam i bindur q\u00eb po.<\/p>\n<p><strong>&#8211; E mbyllim k\u00ebshtu: De Biazi ka marr\u00eb pasaport\u00ebn shqiptare dhe tani th\u00ebrritet \u201cGani\u201d&#8230; Kur do ta marr\u00ebsh edhe ti n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ndihem shqiptar edhe pa pasaport\u00eb&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk mund t\u00eb imagjinohet Xhani de Biazi pa Paolo Tramexanin dhe e anasjellta. Nj\u00eb binom perfekt, mes idesh taktike-teknike, skemave, psikologjis\u00eb dhe sidomos p\u00ebrcjelljes s\u00eb mesazheve te futbollist\u00ebt. E megjithat\u00eb, n\u00ebse gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe, pas kualifikimit historik t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, kryefjala ka qen\u00eb trajneri, \u201ckall\u00ebzuesi\u201d pa diskutim \u00ebsht\u00eb Paolo Tramexani, ish-futbollisti i Interit. Ai \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11909,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[],"class_list":["post-11908","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11908","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11908"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11908\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11909"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11908"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11908"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11908"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}