{"id":11884,"date":"2016-01-27T17:30:02","date_gmt":"2016-01-27T16:30:02","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11884"},"modified":"2016-01-27T12:27:44","modified_gmt":"2016-01-27T11:27:44","slug":"me-eshte-rritur-shume-sheqeri","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/me-eshte-rritur-shume-sheqeri\/","title":{"rendered":"M\u00eb \u00ebsht\u00eb rritur shum\u00eb sheqeri"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Jam Iliri, 50 vje\u00e7. Prej 13 vjet\u00ebsh vuaj nga diabeti dhe kjo p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb b\u00ebj. Nuk kam qen\u00eb i rregullt n\u00eb marrjen e barnave dhe ndjekjen e s\u00ebmundjes. Kam p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Metformine dhe Daunil, por nj\u00eb mjek m\u00eb sugjeroi ta nd\u00ebrpres dhe t\u00eb filloj me nj\u00eb bar tjet\u00ebr q\u00eb nuk ia kujtoj emrin, por kishte n\u00eb p\u00ebrmbajtje vitamina dhe bim\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar diabetin. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohesha, gjendja ime u p\u00ebrkeq\u00ebsua shum\u00eb. \u00c7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb jam, sepse sheqeri m\u00eb rri mbi 300, kam k\u00ebputje, debules\u00eb dhe kam r\u00ebn\u00eb shum\u00eb n\u00eb pesh\u00eb? <\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; I nderuar Ilir, ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr pyetjen e cila p\u00ebrve\u00e7 komponentit pyet\u00ebsor mbart n\u00eb vetvete dhe problematika t\u00eb karakterit etik, ligjor dhe social. Rasti juaj fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i rrall\u00eb n\u00eb praktik\u00ebn ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme ku mbi t\u00eb s\u00ebmurin diabetik nd\u00ebrhyjn\u00eb dhe keqtrajtojn\u00eb jo mjek\u00eb t\u00eb specializuar p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, por njer\u00ebz anonim\u00eb, qofshin k\u00ebta edhe bluza t\u00eb bardha pa informacionin e duhur. Sa m\u00eb lart, shpjegoj se veprimi q\u00eb ju \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrprisni barnat q\u00eb kishit dhe t\u00eb kaloni n\u00eb nj\u00eb suplement bimor \u00ebsht\u00eb totalisht i gabuar dhe aspak me vend. Duke q\u00ebndruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn pik\u00eb, do kishte qen\u00eb mir\u00eb q\u00eb ju t\u00eb na tregoni di\u00e7ka m\u00eb tep\u00ebr rreth ecuris\u00eb s\u00eb s\u00ebmundjes tuaj me barnat q\u00eb po p\u00ebrdornit p\u00ebrpara suplementit bimor. Duke u nisur nga rr\u00ebfimi juaj, jam i sigurt q\u00eb ju asnj\u00ebher\u00eb nuk keni patur nj\u00eb ekuilibrim t\u00eb k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje sepse nuk keni qen\u00eb i rregullt n\u00eb marrjen e mjekimit, nuk keni qen\u00eb i rregullt n\u00eb vizitat te mjeku dhe n\u00eb kryerjen e analizave. Me pak fjal\u00eb, ju nuk i keni kushtuar s\u00ebmundjes kujdesin q\u00eb ajo k\u00ebrkon!<\/p>\n<p>&#8211; Sikur t\u00eb mos mjaftonte vet\u00ebm pakujdesja juaj, problematika vjen e r\u00ebndohet edhe nga moskurimi korrekt. N\u00eb gjendjen momentale q\u00eb ju jeni, gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb sugjeroj t\u00eb b\u00ebni \u00ebsht\u00eb t\u00eb gjeni dhe t\u00eb konsultoheni me specialistin m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt dhe m\u00eb t\u00eb besuesh\u00ebm q\u00eb ju mendoni. I sigurt jam se ju duhet ta filloni nga e para t\u00eb gjith\u00eb modulin e menaxhimit t\u00eb diabetit. Ju keni nevoj\u00eb momentalisht t\u00eb k\u00ebshilloheni rreth diet\u00ebs, aktivitetit fizik, rreth menaxhimit t\u00eb stresit, rreth edukimit dhe matjeve t\u00eb vazhdueshme t\u00eb sheqerit, pa harruar k\u00ebtu sigurisht nd\u00ebrhyrjen dhe ndryshimin e mjekimit. Kam bindjen e plot\u00eb q\u00eb duke reflektuar nj\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnduar t\u00eb diabetit dhe mjekimit n\u00eb rastin tuaj duhet t\u00eb jet\u00eb i fuqish\u00ebm ndoshta me insulin\u00eb, me ose pa barna q\u00eb merren p\u00ebr diabetin. Kujdes i ve\u00e7ant\u00eb duhet t\u00eb tregohet rreth problematikave t\u00eb tjera q\u00eb mund t\u00eb keni, si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb d\u00ebmtimet afatgjata t\u00eb diabetit si p\u00ebr shembull, n\u00eb sy, veshka etj. por nuk duhen neglizhuar edhe problematikat jasht\u00eb diabetit, si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb infeksione t\u00eb ndryshme, s\u00ebmundje t\u00eb tjera bashk\u00ebshoq\u00ebruese etj. Si p\u00ebrfundim, duke shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb q\u00eb ju konsideroheni nj\u00eb rast i trajtuar keq, ju k\u00ebshilloj t\u00eb ktheheni sa m\u00eb shpejt n\u00eb ndjekje normale. Mos besoni te t\u00eb pakualifikuarit, transformojeni koh\u00ebn tuaj n\u00eb nj\u00eb regjim jet\u00ebsor ndryshe, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mposhtni diabetin p\u00ebrpara se ai t\u2019ju mposht\u00eb juve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &#8211; Jam Iliri, 50 vje\u00e7. Prej 13 vjet\u00ebsh vuaj nga diabeti dhe kjo p\u00ebr shkak t\u00eb pun\u00ebs q\u00eb b\u00ebj. Nuk kam qen\u00eb i rregullt n\u00eb marrjen e barnave dhe ndjekjen e s\u00ebmundjes. Kam p\u00ebrdorur p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb Metformine dhe Daunil, por nj\u00eb mjek m\u00eb sugjeroi ta nd\u00ebrpres dhe t\u00eb filloj me nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[219,49],"tags":[],"class_list":["post-11884","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-pyetje-pergjigje","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11884","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11884"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11884\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11884"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11884"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11884"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}