{"id":11870,"date":"2016-01-26T16:30:32","date_gmt":"2016-01-26T15:30:32","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11870"},"modified":"2016-01-26T12:48:54","modified_gmt":"2016-01-26T11:48:54","slug":"e-perzura-burrin-nga-shtepia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/e-perzura-burrin-nga-shtepia\/","title":{"rendered":"E p\u00ebrzura burrin nga sht\u00ebpia"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Si qenie njer\u00ebzore, ne jemi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb lumturis\u00eb dhe kur mendojm\u00eb se e kemi arritur at\u00eb, p\u00ebrballemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn: N\u00eb fakt, nuk ka lumturi, vet\u00ebm cop\u00ebza lumturie n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Un\u00eb mendoja se i kisha t\u00eb gjitha; sht\u00ebpi, pun\u00eb, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm dhe nj\u00eb burr\u00eb fantastik, me t\u00eb cilin mendoja se do t\u00eb plakesha, por jeta t\u00eb jep disa zhg\u00ebnjime q\u00eb as nuk ta pret mendja se do t\u00eb t\u00eb ndodhin pik\u00ebrisht ty! Ja q\u00eb ndodh edhe k\u00ebshtu&#8230; Nj\u00eb dit\u00eb, pasi \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb mir\u00eb, t\u00eb ndodh nj\u00eb krisje dhe ti gjendesh para faktit. P\u00ebr momentin ndihesh e paralizuar dhe nuk di si t\u00eb veprosh.<\/p>\n<p>Un\u00eb jam 45 vje\u00e7e dhe kam nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb shtet, me nj\u00eb rrog\u00eb mjaft t\u00eb mir\u00eb. Po ashtu, edhe im shoq, ka rrog\u00eb n\u00eb shtet dhe nj\u00eb biznes t\u00eb vog\u00ebl, q\u00eb na sjell t\u00eb ardhura t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb pasur nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Ne jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb qytet q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i madh sa Tirana, por as i vog\u00ebl. F\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb t\u00eb rritur dhe t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr vetveten. Djali \u00ebsht\u00eb n\u00eb universitet dhe vajza, n\u00eb gjimnaz. Jet\u00ebn e kishim me probleme t\u00eb vogla si \u00e7do familje, por m\u00eb se normale dhe t\u00eb kap\u00ebrcyeshme. Duke qen\u00eb se shumic\u00ebn e koh\u00ebs e kishim t\u00eb z\u00ebn\u00eb, nuk na mbetej shum\u00eb koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb dhe menduam q\u00eb t\u00eb merrnim nj\u00eb pastruese. Shoqet e pun\u00ebs m\u00eb rekomanduan nj\u00eb grua s\u00eb cil\u00ebs nj\u00eb rregull i kisha v\u00ebn\u00eb: T\u00eb mos vidhte! Nuk ka m\u00eb keq kur n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb vjedhin sepse \u00e7do gj\u00eb shkon ters. P\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e sigurt p\u00ebr njeriun q\u00eb kisha futur n\u00eb sht\u00ebpi, disa her\u00eb lija lek n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi, apostafat p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb re n\u00ebse kishte dor\u00eb, apo jo. Nga kjo an\u00eb u sigurova dhe duke qen\u00eb se kisha t\u00eb b\u00ebja me nj\u00eb njeri t\u00eb mir\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb e paguaja mir\u00eb, por i jepja edhe ushqim, edhe shp\u00ebrblime. Ajo grua q\u00ebndroi me ne p\u00ebr gati nj\u00eb vit, isha shum\u00eb e k\u00ebnaqur dhe nuk do t\u00eb doja q\u00eb t\u00eb largohej kurr\u00eb nga ne, por vajza e saj infermiere n\u00eb Itali lindi nj\u00eb djal\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb duhet t\u00eb kujdesej p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e saj.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb largohej, un\u00eb i k\u00ebrkova t\u00eb m\u00eb gjente nj\u00eb grua tjet\u00ebr t\u00eb besueshme dhe ajo m\u00eb gjeti nj\u00eb komshien e vet, nj\u00eb grua me tre f\u00ebmij\u00eb. Ajo ishte 30 vje\u00e7e dhe ishte dor\u00eb e zez\u00eb, nga komuniteti egjiptian. N\u00eb fillim u p\u00ebrtypa kur mendova t\u00eb fusja n\u00eb sht\u00ebpi nj\u00eb t\u00eb zez\u00eb, por duke qen\u00eb se ajo m\u00eb tha se ishte shum\u00eb pun\u00ebtore dhe past\u00ebrtore dhe se b\u00ebja sevap duke i dh\u00ebn\u00eb pun\u00eb sepse kishte tre f\u00ebmij\u00eb dhe ishte pa burr\u00eb, pranova. Dit\u00ebn q\u00eb ma prezantuan, m\u00eb b\u00ebri p\u00ebrshtypje t\u00eb mir\u00eb. Ishte e paraqitshme, e edukuar, e past\u00ebr dhe fjal\u00ebpak\u00eb. I tregova sht\u00ebpin\u00eb, pun\u00ebt q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebnte dhe madje i b\u00ebra t\u00eb nj\u00ebjtat provokime q\u00eb i b\u00ebja gruas q\u00eb kisha edhe m\u00eb par\u00eb. Lija lek\u00eb n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse ishte hajdute. Nga kjo an\u00eb po m\u00eb k\u00ebnaqte, madje edhe pjes\u00ebtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb familjes ishin t\u00eb k\u00ebnaqur. Ndonj\u00ebher\u00eb kur mblidheshim n\u00eb familje b\u00ebnim shaka me t\u00eb, por im shoq thoshte: \u201cBoll se nuk ka lezet\u201d. Vajza i thoshte: \u201cH\u00eb dhe ti o ba, t\u00eb vjen keq p\u00ebr t\u00eb?!\u201d. Un\u00eb mendova se ai thoshte ashtu q\u00eb t\u00eb mos e b\u00ebnin si shprehi f\u00ebmij\u00ebt, kur ajo t\u00eb ishte n\u00eb sht\u00ebpi dhe jeta vazhdonte n\u00eb ritmin e saj.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb h\u00ebne, t\u00eb gjith\u00eb u \u00e7uam me shpejt\u00ebsi dhe po turreshim p\u00ebr n\u00eb pun\u00ebt tona t\u00eb p\u00ebrditshme. Sanija, pastruesja, vinte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin orar me ikjen ton\u00eb. U p\u00ebrsh\u00ebndet\u00ebm dhe t\u00eb gjith\u00eb u nis\u00ebm. Nga nxitimi kisha harruar disa dokumente n\u00eb sht\u00ebpi, por me fatin e mir\u00eb q\u00eb kishim, un\u00eb kisha makin\u00eb dhe u ktheva p\u00ebrs\u00ebri shpejt. Sa parkova makin\u00ebn, i rash\u00eb ziles dhe po prisja q\u00eb der\u00ebn t\u00eb ma hapte Sanija, por ma hapi im shoq.<\/p>\n<p>&#8211; Po ti k\u00ebtu? &#8211; e pyeta.<\/p>\n<p>&#8211; Harrova di\u00e7ka, &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n<p>&#8211; Sot qenka dita e harresave, \u2013 i thash\u00eb dhe u ndam\u00eb p\u00ebrs\u00ebri me nxitim.<\/p>\n<p>Un\u00eb u ktheva n\u00eb pun\u00eb dhe po u tregoja kolegeve p\u00ebr ndodhin\u00eb. Ato, si me shaka, m\u00eb than\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Moj, se mos kishte harruar Sanijen ai burri yt!<\/p>\n<p>Un\u00eb ia futa nj\u00eb t\u00eb qeshure dhe u thash\u00eb: &#8211; Po nuk m\u00eb nd\u00ebrron burri me Sanijen, jo!<\/p>\n<p>Ja q\u00eb pas disa minutash m\u00eb hyri shenjtani n\u00eb mendje dhe fillova t\u00eb mendoja p\u00ebr Sanijen dhe tim shoq. Po mendoja edhe p\u00ebr reagimin e tij, t\u00eb cilit nuk i dhash\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr momentin; ishte si i shqet\u00ebsuar kur m\u00eb pa. Ajo dit\u00eb iku v\u00ebrtet, por mua m\u00eb la nj\u00eb shije disi t\u00eb hidhur, nj\u00eb si lloj parandjenje. Fillova t\u00eb mendoja ndryshe e t\u00eb b\u00ebhesha xheloze, por ndonj\u00ebher\u00eb qeshja me veten duke menduar dhe me k\u00eb do t\u00eb m\u00eb tradhtonte, me nj\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb zez\u00eb? Mendoja se mendja po m\u00eb b\u00ebnte kapri\u00e7o p\u00ebr shkak t\u00eb menopauz\u00ebs q\u00eb po kaloja. Shikoja q\u00eb edhe marr\u00ebdh\u00ebniet tona ishin ftohur, kontaktet ishin rralluar dhe gjith\u00eb koh\u00ebn ishim t\u00eb z\u00ebn\u00eb me pun\u00eb, pa u kujdesur p\u00ebr vetveten, megjithat\u00eb, ndon\u00ebse ua vija fajin shum\u00eb faktor\u00ebve, mendimet nuk m\u00eb linin t\u00eb qet\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb thash\u00eb se Sanija sikur nuk po i b\u00ebnte gj\u00ebrat ashtu si\u00e7 duhet. Menj\u00ebher\u00eb reagoi burri im, duke i dal\u00eb n\u00eb mbrojtje. Kjo gj\u00eb nuk m\u00eb p\u00eblqeu; ai nuk nd\u00ebrhynte kurr\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb. Dyshimet e mia u shtuan edhe m\u00eb shum\u00eb pas k\u00ebtij reagimi dhe mendja vet\u00ebm aty m\u00eb rrinte. Vrisja mendjen se si t\u00eb gjeja nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse kisha t\u00eb drejt\u00eb apo gabim. Vendosa q\u00eb nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpi pa shkak, duke e justifikuar se kisha harruar di\u00e7ka. Shkova, por nuk pata zem\u00ebr as t\u00eb hyja, sepse pash\u00eb q\u00eb makina e tim shoqi ishte aty. Nj\u00eb moment mendova t\u00eb shkoja dhe t\u2019i kapja ashtu, por pata frik\u00eb se mos p\u00ebrs\u00ebri gaboja. Ika dhe mendova q\u00eb t\u00eb rr\u00ebfehesha me dik\u00eb, por asnj\u00eb nuk me dukej i denj\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. At\u00eb fundjav\u00eb erdhi im bir, e mora p\u00ebr kafe dhe vendosa t\u2019ia tregoja atij ndodhin\u00eb. P\u00ebr nj\u00eb moment ai po m\u00eb kund\u00ebrshtonte, por un\u00eb vazhdova t\u00eb flisja dhe ia tregova fije p\u00ebr pe ato q\u00eb mendoja dhe ato q\u00eb supozoja se mund t\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebrteta. Djali e kuptoi vuajtjen time dhe m\u00eb premtoi q\u00eb s\u00eb bashku, do t\u2019ia gjenim fundin k\u00ebsaj historie, n\u00ebse ishte e v\u00ebrtet\u00eb apo thjesht nj\u00eb fantazi e imja.<\/p>\n<p>At\u00eb jav\u00eb menduam nj\u00eb plan se si do t\u2019i v\u00ebrtetonim supozimet e mia. Ndihesha e frik\u00ebsuar dhe shpresoja q\u00eb t\u00eb gaboja dhe t\u00eb mos kishte asgj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. T\u00eb mart\u00ebn, kur ishte radha p\u00ebr t\u00eb pastruar sht\u00ebpin\u00eb, ne u nis\u00ebm t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, por un\u00eb kisha marr\u00eb leje dhe djali kishte ardhur posa\u00e7\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Pas nj\u00eb ore ne u takuam dhe menduam t\u00eb shkonim n\u00eb sht\u00ebpi. Kur arrit\u00ebm aty, pam\u00eb makin\u00ebn e tim shoqi. Djali m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Mama, m\u00eb duket se ke t\u00eb drejt\u00eb&#8230; &#8211; Pash\u00eb d\u00ebshp\u00ebrim n\u00eb syt\u00eb e tij dhe mendova se b\u00ebra gabim q\u00eb e p\u00ebrfshiva edhe at\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb.<\/p>\n<p>Hym\u00eb pa u ndjer\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe \u00e7\u2019t\u00eb shikonim? Im shoq po vishej, kurse ajo ishte me k\u00ebmish\u00eb. Aty plasi debati, por un\u00eb e kisha kapur n\u00eb flagranc\u00eb dhe ai nuk mund ta mohonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn. Sa gj\u00eb e shpifur! N\u00eb shtratin ton\u00eb, me nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb un\u00eb e mbaja me buk\u00eb. E tmerrshme! K\u00eb t\u00eb b\u00ebja m\u00eb shum\u00eb fajtor, at\u00eb apo tim shoq? Un\u00eb u nxeha e p\u00ebr pak e kapa prej flok\u00ebsh, por aty p\u00ebr aty e p\u00ebrzum\u00eb gati me shqelma. Un\u00eb i b\u00ebrtisja: \u201cT\u00eb jap lek\u00eb\u201d dhe ajo nuk ndihej, por sikur e pohonte me kok\u00eb. Gj\u00ebja u b\u00eb e madhe, e mor\u00ebn vesh t\u00eb gjith\u00eb. Djali m\u00eb mb\u00ebshteste, kurse vajza nuk dinte cil\u00ebn an\u00eb t\u00eb mbante. E p\u00ebrzura burrin nga sht\u00ebpia dhe gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb mendoja ishte vet\u00ebm ndarja. Nuk arrija ta besoja q\u00eb m\u00eb kishte tradhtuar me nj\u00eb njeri m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se un\u00eb, jo se ishte e zez\u00eb apo e bardh\u00eb, por se ishte n\u00eb \u00e7do aspekt m\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>Te nes\u00ebrmen ai erdhi e donte t\u00eb bisedonte. M\u00eb k\u00ebrkonte falje, por a mund ta pranoja un\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb? Jo, nuk mundesha! Brenda jav\u00ebs kontaktova avokatin dhe kjo \u00e7\u00ebshtje u mbyll. Un\u00eb kisha provat, f\u00ebmij\u00ebt pas vetes dhe atij, q\u00eb ishte kaq i dob\u00ebt dhe q\u00eb nuk dinte t\u00eb vler\u00ebsonte at\u00eb q\u00eb kishte, i tregova rrug\u00ebn. T\u00eb shkonte t\u00eb jetonte me Sanijen!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; Si qenie njer\u00ebzore, ne jemi n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb lumturis\u00eb dhe kur mendojm\u00eb se e kemi arritur at\u00eb, p\u00ebrballemi me t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn: N\u00eb fakt, nuk ka lumturi, vet\u00ebm cop\u00ebza lumturie n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Un\u00eb mendoja se i kisha t\u00eb gjitha; sht\u00ebpi, pun\u00eb, f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm dhe nj\u00eb burr\u00eb fantastik, me t\u00eb cilin mendoja se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-11870","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11870"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11870\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}