{"id":11863,"date":"2016-01-25T15:00:29","date_gmt":"2016-01-25T14:00:29","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11863"},"modified":"2016-01-25T14:11:58","modified_gmt":"2016-01-25T13:11:58","slug":"arogji-perkrahja-zgjeron-urat-e-bashkepunimit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/arogji-perkrahja-zgjeron-urat-e-bashkepunimit\/","title":{"rendered":"\u201cArogji-P\u00ebrkrahja\u201d, zgjeron urat e bashk\u00ebpunimit"},"content":{"rendered":"<p>Ne vazhd\u00ebn e pun\u00ebs p\u00ebr krijimin e bashk\u00ebpunimit institucional me autoritetet qendrore n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, Organizata e emigrant\u00ebve \u201cArogji-P\u00ebrkrahje\u201d ka zhvilluar nj\u00eb takim me ambasadorin shqiptar n\u00eb Athin\u00eb Dashnor Dervishi. Q\u00ebllimi i takimit ishte nj\u00eb \u201cprezantim m\u00eb zyrtar\u201d i organizat\u00ebs, i veprimtaris\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb saj, por edhe shk\u00ebmbimi i mendimeve lidhur me problematikat m\u00eb akute q\u00eb preokupojn\u00eb komunitetin shqiptar n\u00eb Greqi dhe jo vet\u00ebm. N\u00eb kushtet e globalizimit t\u00eb kriz\u00ebs s\u00eb refugjat\u00ebve, \u201cArogji\u201d u informua nga ambasadori Dervishi edhe mbi kapacitetet q\u00eb disponon shteti shqiptar p\u00ebr t\u2019u ofruar kushte optimale q\u00ebndrimi nj\u00eb numri refugjat\u00ebsh, n\u00ebse kjo k\u00ebrkohet nga Bashkimi Europian.<\/p>\n<p>N\u00eb takim ndodheshin p\u00ebrve\u00e7 kryetarit t\u00eb Arogjis\u00eb, Fatos Malaj, edhe an\u00ebtari i kryesis\u00eb dhe biznesmen Adrian Rakipi, Katerina Llano, Brunilda Beqiraj, botuesi i gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d, Artan Kristo, Pavllo Sota, gazetar\u00ebt Artur Bibe e Robert Goro, operatori i njohur Ilia Po\u00e7i, avokati Ilia Bello, aktori i njohur Armando Dauti, Eriona Paragoni, Anastas Kallojeri, editori i \u201calbanians.gr\u201d Gaston Sanxhaku, biznesmeni dhe aktivisti i suksessh\u00ebm Petrit Selmani, ish futbollisti i \u201cVllaznis\u00eb\u201d dhe Komb\u00ebtares, sot trainer n\u00eb Greqi Adri Barbullushi, Migena Paragoni, Eranda Muskaj, Migena Muskaj.<\/p>\n<p>Q\u00eb n\u00eb fillim duhet th\u00ebn\u00eb se ishte nj\u00eb takim i ngroht\u00eb, pa protokolle e rrahje shpatullash, ku gj\u00ebrat u than\u00eb pa doreza e nganj\u00ebher\u00eb u ngrit\u00ebn edhe tonet. Pjes\u00ebmarr\u00ebsit e mor\u00ebn q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fjal\u00ebn, dhe secili kishte di\u00e7ka interesante p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>Si\u00e7 e tha n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb sakt\u00eb njera prej diskutanteve, deri m\u00eb tani \u201cArogji\u201d ka qen\u00eb nj\u00eb ur\u00eb lidh\u00ebse nd\u00ebrmjet emigrant\u00ebve dhe autoriteteve greke; tashm\u00eb ka ardhur koha q\u00eb kjo ur\u00eb \u201ct\u00eb zgjatohet\u201d edhe n\u00eb drejtim t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjigjja e ambasadorit Dervishi ndaj k\u00ebsaj oferte shoq\u00ebrore ishte e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe angazhuese. Ambasadori madje shpjegoi me durim edhe se \u00e7far\u00eb po b\u00ebhet p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjeve si l\u00ebshimi i \u00e7ertifikatave nga sh\u00ebrbimet konsullore n\u00eb Greqi (ka filluar tashm\u00eb n\u00eb Itali), si dhe v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb p\u00ebr arritjen e marr\u00ebveshjeve p\u00ebrkat\u00ebse me autoritetet greke, (gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po punohet intensivisht, si\u00e7 e kemi konfirmuar edhe nga burime t\u00eb tjera).<\/p>\n<p>\u201cArogji\u201d g\u00ebzon nj\u00eb ekspertiz\u00eb shum\u00eb t\u00eb vyer p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet e emigracionit. N\u00eb kushtet q\u00eb m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb e treta e popullsis\u00eb shqiptare ndodhet n\u00eb emigracion dhe v\u00ebmendja e shtetit am\u00eb ndaj bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tyre t\u00eb m\u00ebrguar po rritet (s\u00eb shpejti fillon procesi i regjistrimit t\u00eb emigrant\u00ebve), ekspertiza e \u201cArogjis\u00eb\u201d mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb instrument shum\u00eb efektiv p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrmir\u00ebsuar vazhdimisht puna n\u00eb dobi t\u00eb emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb, si\u00e7 theksoi edhe kryetari i Arogjis\u00eb, Fatos Malaj, nuk ka vend p\u00ebr rivalitet me grupime t\u00eb tjera emigrant\u00ebsh, por t\u00eb gjith\u00eb duhet t\u00eb bashkojn\u00eb forcat n\u00eb drejtim t\u00eb nj\u00eb q\u00ebllimi t\u00eb vet\u00ebm, informimin, orientimin dhe sh\u00ebrbimin e bashkatdhetar\u00eblve emigrant\u00eb, si nga autoritetet greke, ashtu edhe ato shqiptare.<\/p>\n<p>Arogji, nj\u00eb vit me aktivitete serioze<\/p>\n<p>Si pjes\u00eb e takimit ishte edhe nj\u00eb prezantim i shkurt\u00ebr i veprimtaris\u00eb s\u00eb Arogjis\u00eb, q\u00eb nga krijimi, prezantim q\u00eb e kreu Migena Parangoni. Tribuna e boton t\u00eb plot\u00eb tekstin e prezantimit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb njihen edhe edhe lexuesit:<\/p>\n<p>Arogjia u krijua n\u00eb 2012, me q\u00ebllim mb\u00ebshtetjen e grupeve n\u00eb nevoj\u00eb dhe informimin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb tyre p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tilla si: arsimimi, edukimi profesional, kultura., shoq\u00ebrizimi dhe njohja e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/p>\n<p>Njer\u00ebzit q\u00eb besuan dhe e mb\u00ebshtet\u00ebn Arogjin\u00eb n\u00eb fillimet e saj, nuk kishin absolutisht asnj\u00eb interes personal p\u00ebrtej vullnetit t\u00eb tyre q\u00eb t\u00eb ndihmojn\u00eb realizimin e ides\u00eb s\u00eb nj\u00eb grupimi solidarizues, q\u00eb do t\u2019u q\u00ebndroj\u00eb pran\u00eb emigrant\u00ebve n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi.<\/p>\n<p>N\u00eb grupimin ton\u00eb kemi akademik\u00eb grek\u00eb dhe emigrant\u00eb, q\u00eb hulumtojn\u00eb mund\u00ebsit\u00eb inssitucionale t\u00eb emigrant\u00ebve dhe m\u00ebnyrat e integrimit t\u00eb tyre n\u00eb vendin prit\u00ebs. Gjithashtu kemi emigrant\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb dyt\u00eb q\u00eb ose kan\u00eb lindur n\u00eb Greqi, ose kan\u00eb ardhur k\u00ebtu n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb vog\u00ebl dhe po luftojn\u00eb p\u00ebr njohjen e tyre.<\/p>\n<p>Kemi gjithashtu konsulent\u00eb juridik\u00eb q\u00eb u ofrojn\u00eb falas asistenc\u00eb ligjore grupeve sociale n\u00eb nevoj\u00eb, emigrant\u00ebve dhe refugjat\u00ebve.<\/p>\n<p>Pjes\u00ebtar\u00eb t\u00eb Arogjis\u00eb jan\u00eb gjithashtu gazetar\u00eb, njer\u00ebz nga fusha e politik\u00ebs, artist\u00eb dhe sportit\u00eb, q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb p\u00ebrsip\u00ebr promovimin e frym\u00ebs s\u00eb artit dhe t\u00eb kultur\u00ebs.<\/p>\n<p>Arogji, n\u00eb bashk\u00ebpunim me OJQ t\u00eb tjera dhe universitete greke, ka marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb programe q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me edukimin, me objektiv p\u00ebrmir\u00ebsimin e arsimimit t\u00eb emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>Duke folur me dor\u00eb n\u00eb zem\u00ebr, mund t\u00eb themi se Arogji \u00ebsht\u00eb ndoshta organizata q\u00eb ka kontribuar m\u00eb shum\u00eb se \u00e7do homologe tjet\u00ebr n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e legjislacionit dhe praktikave t\u00eb legalizimit t\u00eb emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>K\u00ebtu duhet theksuar roli i zotit Fatos Malaj, themeluesit t\u00eb Arogjis\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht edhe nd\u00ebrmjet\u00ebs nd\u00ebrkulturor. P\u00ebrvoja e tij e gjat\u00eb, njohja deri n\u00eb detaje e problematik\u00ebs dhe raportet e tij bashk\u00ebpunuese me administrat\u00ebn dhe organet drejtuese t\u00eb shtetit grek, jan\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb kapital jetik p\u00ebr organizat\u00ebn.<\/p>\n<p>M\u00eb posht\u00eb po ndalemi shkurt n\u00eb disa prej veprimtarive m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb uzhvilluam vitin q\u00eb sapo u mbyll, krahas pun\u00ebs ton\u00eb thuajse t\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebr informimin e sa m\u00eb shum\u00eb emigrant\u00ebve dhe takimet konsultative me instancat shtet\u00ebrore, gjithmon\u00eb n\u00eb dobi t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb sh\u00ebrbimit ndaj emigrant\u00ebve.<\/p>\n<p>M\u00eb 19 maj 2015, Arogji organizoi nj\u00eb diskutim t\u00eb hapur lidhur me dispozitat e projektligjit p\u00ebr n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb, ku pati nj\u00eb pjes\u00ebmarrje mjaft t\u00eb madhe, jo vet\u00ebm nga komuniteti shqiptar, por edhe nga komunitetet e tjera. Gjat\u00eb takimit dha sqarime dhe iu p\u00ebrgjij pyetjeve nga salla sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i ministris\u00eb s\u00eb brendshme p\u00ebr politik\u00ebn e emigracionit, Vasilis Papadopulos. Si nj\u00eb shprehje t\u00eb integritetit dhe reputacionit t\u00eb Arogjis\u00eb, do t\u00eb ve\u00e7onim faktin se n\u00eb panel ndodheshin gjith\u00eb drejtuesit e politik\u00ebs s\u00eb emigracionit t\u00eb qeverive greke, nga 2007 deri n\u00eb 2015. Gj\u00eb q\u00eb, si\u00e7 e than\u00eb edhe vet\u00eb nuk kishte ndodhur kurr\u00eb m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, n\u00eb nj\u00eb takim n\u00eb parlamentin grek, me deputet\u00eb dhe ministrin e brendsh\u00ebm Nikos Vutsis, dhe n\u00eb em\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb emigrant\u00ebve, zoti Fatos Malaj k\u00ebrkoi nga shteti helen t\u00eb marr\u00eb seriozisht parasysh zgjidhjen e disa problemeve q\u00eb mbartnin dispozitat e projektligjit. Q\u00ebllimi ishte q\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrs\u00ebriteshin gabimet e t\u00eb kaluar\u00ebs, t\u00eb mos sorrollaten edhe m\u00eb emigrant\u00ebt n\u00ebp\u00ebr radha t\u00eb gjata dhe natyrisht, drafti p\u00ebr n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb q\u00eb do t\u00eb miratohej, t\u00eb mos ishte di\u00e7ka provizore, por q\u00eb t\u2019i rezistonte koh\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 24 qershor, Arogji u gjend n\u00eb parlament, dit\u00ebn e votimit t\u00eb projektligjit dhe n\u00ebp\u00ebrmjet pronocimeve para deputet\u00ebve, dha ndihmes\u00ebn e vet n\u00eb ndryshimet q\u00eb iu b\u00ebn\u00eb dispozitave. P\u00ebr t\u2019u arritur kjo, Arogji ishte n\u00eb kontakt t\u00eb vazhduesh\u00ebm me ministrin\u00eb e brendshme dhe ministrin\u00eb p\u00ebr politik\u00ebn e emigracionit.<\/p>\n<p>Para zgjedhjeve t\u00eb 20 shtatorit 2015, Arogji komunikoi me ministren alternate t\u00eb pun\u00ebve t\u00eb brendshme dhe decentralizimit administrativ, Tasia Hristodulopulu, duke k\u00ebrkuar q\u00eb fushata elektorale t\u00eb mos krijonte vonesa n\u00eb v\u00ebnien n\u00eb zbatim t\u00eb ligjit p\u00ebr n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb. Nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb q\u00eb u muar parasysh menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>M\u00eb 22 dhjetor 2015, Arogji u takua me sekretarin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb ministris\u00eb s\u00eb brendshme, i ngarkuar me \u00e7\u00ebshtjet e emigracionit, t\u00eb cilit i prezantoi problemet m\u00eb t\u00eb mprehta n\u00eb procesin e legalizimit t\u00eb emigrant\u00ebve, sidomos p\u00ebr vonesat n\u00eb aplikimin p\u00ebr leje q\u00ebndrimi. Gjithashtu i prezantoi disa ide t\u00eb reja se si mund t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsohet m\u00eb tej procesi, n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb shp\u00ebrndarjeje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pun\u00ebs n\u00eb administrat\u00ebn e decentralizuar t\u00eb periferive. Faktikisht, shumica e propozimeve q\u00eb paraqit\u00ebm kan\u00eb filluar t\u00eb konsiderohen nga ministria e brendshme dhe t\u00eb materializohen.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim t\u00eb dhjetorit 2015, zhvilloi nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Bruksel, parlamentin Europian. Ky institucion hapi dyert dhe p\u00ebrsh\u00ebndeti nxeht\u00ebsisht p\u00ebrpjekjet tona. Raportet q\u00eb krijuam me eurodeputet\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm gjat\u00eb takimeve tona, synojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrqasje t\u00eb re t\u00eb problemeve t\u00eb emigrant\u00ebve nga ana e institucioneve q\u00eb mund t\u00eb ndihmojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb ecurin\u00eb pozitive t\u00eb k\u00ebsaj problematike.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00ebn e k\u00ebsaj veprimtarie q\u00eb e konsiderojm\u00eb t\u00eb pasur dhe cil\u00ebsore, do t\u00eb vazhdojm\u00eb edhe gjat\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ne vazhd\u00ebn e pun\u00ebs p\u00ebr krijimin e bashk\u00ebpunimit institucional me autoritetet qendrore n\u00eb t\u00eb dy an\u00ebt e kufirit, Organizata e emigrant\u00ebve \u201cArogji-P\u00ebrkrahje\u201d ka zhvilluar nj\u00eb takim me ambasadorin shqiptar n\u00eb Athin\u00eb Dashnor Dervishi. Q\u00ebllimi i takimit ishte nj\u00eb \u201cprezantim m\u00eb zyrtar\u201d i organizat\u00ebs, i veprimtaris\u00eb dhe p\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb saj, por edhe shk\u00ebmbimi i mendimeve lidhur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11864,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-11863","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11863","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11863"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11863\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11864"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11863"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11863"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11863"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}