{"id":11853,"date":"2016-01-25T19:30:45","date_gmt":"2016-01-25T18:30:45","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11853"},"modified":"2016-01-25T12:44:32","modified_gmt":"2016-01-25T11:44:32","slug":"masturbimi-me-eshte-bere-semundje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/masturbimi-me-eshte-bere-semundje\/","title":{"rendered":"Masturbimi m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb s\u00ebmundje"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje i nderuar psikolog! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb beqar, 20 vje\u00e7ar. Kam nj\u00eb problem sepse masturbohem \u00e7do dit\u00eb, m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si s\u00ebmundje. Jam munduar ta l\u00eb, por nuk mundem. Shkoj 3-4 dit\u00eb maksimumi, por prap\u00eb duhet ta b\u00ebj dhe sa her\u00eb q\u00eb e b\u00ebj, pendohem, m\u00ebrzitem e bie n\u00eb depresion. N\u00ebse do t\u00eb m\u00eb jepnit nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb, do t\u2019ju isha shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs. Faleminderit.<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; I nderuar 20 vje\u00e7ar, duke lexuar letr\u00ebn t\u00ebnde, m\u2019u kujtua di\u00e7ka kur isha n\u00eb shkoll\u00ebn fillore&#8230; Babai im, mjek popullor, i thoshte kush\u00ebririt tim adoleshent: \u201cSa her\u00eb ke d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u2019u masturbuar, \u00e7ohu e l\u00ebviz, ndrysho vend e b\u00ebj nj\u00eb pun\u00eb dhe \u201cvala\u201d e epshit t\u00eb kalon e ti qet\u00ebsohesh. B\u00ebj k\u00ebshtu her\u00eb pas here, frenoje veten mos u m\u00ebso keq&#8230;\u201d At\u00ebher\u00eb, un\u00eb 8 vje\u00e7ari, nuk e kuptoja se \u00e7\u2018ishte kjo bised\u00eb dhe as nuk e dija q\u00eb pas 5 vitesh do t\u00eb m\u00eb duhej dhe pas 20 vitesh do t\u00eb isha psikologu q\u00eb do t\u00eb shkruaja librit \u201cEdukata seksuale\u201d me 304 faqe, ku kapitullit p\u00ebr onanizmin ose masturbimin i kam kushtuar plot 15 faqe&#8230;<\/p>\n<p>Sot masturbimi konsiderohet si di\u00e7ka normale me t\u00eb cilin adoleshentet dhe t\u00eb rinjt\u00eb, t\u00eb rejat, meshkujt dhe femrat jo vet\u00ebm q\u00eb njohin trupin e st\u00ebrvitin aparatin psikoseksual, por edhe qet\u00ebsohen kur kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr seks e nuk kan\u00eb partner ose partnere. N\u00eb k\u00ebto kushte, masturbimi \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm i k\u00ebshilluesh\u00ebm e i dobish\u00ebm, por edhe \u00e7tensionues e relaksues, pra, kur trupi \u201cul\u00ebret\u201d dhe \u00ebndrrat erotike jo gjithmon\u00eb e luajn\u00eb rolin p\u00ebr hapjen e \u201cvalvolave\u201d natyrore. N\u00eb praktik\u00ebn time shum\u00eb vje\u00e7are si psikolog klinik, i k\u00ebshilloj t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat q\u00eb t\u00eb mos u b\u00ebhet ves masturbimi e t\u00eb mos e teprojn\u00eb, pasi turbina e seksit n\u00ebp\u00ebrmjet masturbimit ose seksit ka tendenc\u00ebn q\u00eb t\u2019i gllab\u00ebroj\u00eb t\u00eb gjitha energjit\u00eb q\u00eb duhen p\u00ebr zhvillim fizik e intelektual dhe p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgatitur p\u00ebr jet\u00ebn e ardhshme. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet q\u00eb kam trajtuar me psikoterapi, kam kuptuar se d\u00ebmin m\u00eb t\u00eb madh nuk e shkakton masturbimi, por frika e madhe q\u00eb kan\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb (m\u00eb shum\u00eb meshkujt) nga masturbimi, edhe pse t\u00eb gjith\u00eb e b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb. F\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt e painformuar tremben edhe m\u00eb shum\u00eb dhe logjika nuk mund t\u00eb komandoj\u00eb gjithmon\u00eb sistemin e frenimit, aq m\u00eb tep\u00ebr, kushtet tep\u00ebr erotizuese sot!<\/p>\n<p>N\u00eb disa raste, f\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb trembur nga \u201cd\u00ebmi\u201d i masturbimit, humbasin besimin n\u00eb vetvete dhe shpresat p\u00ebr t\u00eb ardhmen. Kjo ndodh se duke qen\u00eb se jan\u00eb marr\u00eb me masturbim dhe nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje ta shmangin k\u00ebt\u00eb ves, e quajn\u00eb veten t\u00eb d\u00ebmtuar e t\u00eb pandreqsh\u00ebm, b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb jet\u00eb pa shpres\u00eb, madje mund t\u00eb p\u00ebsojn\u00eb edhe trauma t\u00eb r\u00ebnda dhe gjendje depresive ose ankth. P\u00ebr ta sqaruar m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb tham\u00eb, duhet ta shohim pak historikisht problemin. Mbi 200 vjet m\u00eb par\u00eb, mjeku zviceran Tisso shkroi librin e par\u00eb p\u00ebr masturbim, n\u00eb t\u00eb cilin autori e quan k\u00ebt\u00eb ves shum\u00eb t\u00eb d\u00ebmsh\u00ebm e me pasoja fatale. Madje Tisso e quan at\u00eb edhe shkakun e lindjes s\u00eb shum\u00eb s\u00ebmundjeve t\u00eb ndryshme si epilepsia, paraliza etj. M\u00eb von\u00eb u v\u00ebrtetua se ai nuk sillte ndonj\u00eb s\u00ebmundje, por frika u p\u00ebrhap. N\u00eb fakt, gjat\u00eb pjekuris\u00eb seksuale, kur organizmi \u00ebsht\u00eb n\u00eb pjekje formim, p\u00ebrs\u00ebritja e shpesht\u00eb e onanizmit nuk ka se si t\u00eb mos pasqyrohet negativisht n\u00eb zhvillimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm fizik e mendor t\u00eb organizmit t\u00eb adoleshentit, por jo se ai s\u00ebmur. Edhe pas Tissos, disa autor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, ndoshta me dashje, kan\u00eb falsifikuar shkenc\u00ebn mjek\u00ebsore dhe duke dashur q\u00eb ta parandalojn\u00eb onanizmin, kan\u00eb pardorur si mjet frik\u00ebn nga masturbimi pasojat \u201cfatale\u201d t\u00eb tij. Prandaj mund t\u00eb d\u00ebgjosh edhe sot mite t\u00eb gabuara mbi \u201cshterimin\u201d ose \u201ctharjen\u201d e palc\u00ebs s\u00eb kurrizit, trurit etj. si pasoj\u00eb e onanizmit. Shpesh t\u00eb rinjt\u00eb trembin edhe nj\u00ebri-tjetrin dhe si\u00e7 tham\u00eb, t\u00eb tremburit u shkakton trauma psikologjike dhe r\u00ebnie shpirt\u00ebrore ose gjendje depresive etj. Sidomos ata q\u00eb kan\u00eb vullnet t\u00eb dob\u00ebt e q\u00eb s\u2019jan\u00eb n\u00eb gjendje q\u00eb ta frenojn\u00eb veten mund t\u00eb b\u00ebhen edhe neurotik\u00eb, diagnoz\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon psikoterapi speciale. Kjo vjen ngaq\u00eb, si edhe ti djal\u00eb, ata megjith\u00ebse kan\u00eb frik\u00eb nga pasojat e onanizmit, p\u00ebrs\u00ebri e vazhdojn\u00eb at\u00eb. Pas \u00e7do akti, adoleshentin ose t\u00eb riun e vret nd\u00ebrgjegjja dhe e mundon frika aq sa mund ta quaj\u00eb veten t\u00eb shteruar, t\u00eb degraduar e ndoshta t\u00eb padenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar, m\u00eb keq se \u00e7do njeri tjet\u00ebr q\u00eb nuk merret me onaniz\u00ebm. K\u00ebshtu, i riu, ngaq\u00eb nuk e frenon dot veten, mund t\u00eb humbas\u00eb edhe interesin p\u00ebr jet\u00ebn, p\u00ebr m\u00ebsimin, pun\u00ebn etj. Ndoshta ndonj\u00ebri pret me frik\u00eb martes\u00ebn duke e quajtur veten me potenc\u00eb seksuale t\u00eb d\u00ebmtuar. Dhe pik\u00ebrisht frika, v\u00ebrtet mund t\u00eb shkaktoj\u00eb ndonj\u00eb impotenc\u00eb, edhe pse fallco. N\u00eb ndonj\u00eb rast t\u00eb rrall\u00eb, i riu bie aq shum\u00eb moralisht sa mund t\u00eb mendoj\u00eb edhe p\u00ebr vet\u00ebvrasje. P\u00ebr ilustrim po sjell shkurtimisht nj\u00eb pjes\u00eb nga p\u00ebrvoja ime para ca vitesh, me nj\u00eb djal\u00eb 19 vje\u00e7ar. Ai nga nj\u00eb fshat i Elbasanit, vjen n\u00eb klinik\u00eb dhe k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb bisedoj\u00eb ve\u00e7as me mua. Dukej shum\u00eb i shqet\u00ebsuar dhe i r\u00ebn\u00eb moralisht. Un\u00eb i hoqa turpin dhe ai pak nga pak \u201cu rr\u00ebfye\u201d. Kishte d\u00ebgjuar rast\u00ebsisht nga ca shok\u00eb e m\u00eb pas nga babai se onanizmi ishte shum\u00eb i d\u00ebmsh\u00ebm. Djali i trembur nga dezinformacioni kishte filluar ta shikonte me dyshim e frik\u00eb \u00e7do ndryshim n\u00eb organizmin e tij dhe i dukej sikur pasojat e \u201cr\u00ebnda\u201d t\u00eb onanizmit kishte filluar t\u2019i vuante te vetja. Filloi t\u00eb lexonte p\u00ebr s\u00ebmundje t\u00eb ndryshme dhe i dukej sikur po e kapnin&#8230; Dhimbja e natyrshme e gjendrave t\u00eb gjoksit dhe enjtja e tyre e kishin trembur edhe m\u00eb shum\u00eb. I bindur se ishte i s\u00ebmur\u00eb, djali i kishte k\u00ebrkuar ndihm\u00eb nj\u00eb mjeku n\u00eb fshat fqinj, q\u00eb s\u2019e njihte, t\u00eb cilit nga turpi s\u2019i kishte treguar as emrin e v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq mjeku nuk e kishte qet\u00ebsuar djalin, por e kishte paralajm\u00ebruar se, po qe se do ta vazhdonte onanizmin, pasojat do t\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda. Djali ishte larguar si i mpir\u00eb dhe i bindur se po kryente nj\u00eb \u201cvet\u00ebvrasje\u201d t\u00eb ngadalshme, megjithat\u00eb, onanizmin s\u2019kishte mundur ta ndalonte (edhe sikur ta ndalonte, ai tani mendonte i d\u00ebshp\u00ebruar se ishte tep\u00ebr von\u00eb p\u00ebr t\u00eb). K\u00ebshtu, djali mezi mbaroi shkoll\u00ebn e mesme. E quante veten t\u00eb degraduar dhe kishte vendosur t\u00eb mos martohej. Ai ishte i bindur se askush n\u00eb bot\u00eb nuk merrej me onaniz\u00ebm si ai. Ishte me vullnet t\u00eb dob\u00ebt e temperament melankolik. Jeta m\u00eb nuk e g\u00ebzonte, as n\u00eb futboll apo n\u00eb sh\u00ebtitje nuk shkonte. Edhe me shok\u00ebt nuk luante. Pas 2-3 seancave i dhash\u00eb p\u00ebr t\u00eb lexuar dy libra t\u00eb Adem Harxhit q\u00eb p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autor brilant dhe ai mori informacionet e sakta p\u00ebr seksin e seksualitetin rinor. I lexova dhe disa pjes\u00eb nga librat e mi, duke ia shpjeguar edhe me shembuj konkret\u00eb nga jeta. E qet\u00ebsova duke e bindur se asgj\u00eb e keqe nuk e priste, se sperma nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e palc\u00ebs kurrizore ose e trurit, si\u00e7 ia kishin \u201cargumentuar\u201d atij, por prodhim i disa gj\u00ebndrave p\u00ebrkat\u00ebse. E k\u00ebshillova q\u00eb ta qet\u00ebsonte veten dhe ta rrallonte onanizmin i cili varf\u00ebron ndjenajt, harxhon kot energjit\u00eb dhe frenon zhvillimin fizik, psikik e mendor. E binda se duhet ta plot\u00ebsonte jet\u00ebn me gj\u00ebra t\u00eb dobishme si pun\u00eb, lexime, sport e veprimtari t\u00eb ndryshme, se k\u00ebshtu do ta kishte edhe m\u00eb t\u00eb leht\u00eb p\u00ebr ta \u201charruar\u201d onanizmin. Ta hiqte vemendjen nga trupi dhe ashtu u b\u00eb, djali u fut n\u00eb pun\u00eb. Prind\u00ebrit kishin edhe nevoja ekonomike dhe ai kishte vendosur q\u00eb t\u2019i ndihmonte ata me t\u00eb holla. N\u00eb pun\u00eb shkonte i pari dhe punonte shum\u00eb. Gjith\u00eb dit\u00ebn v\u00ebmendjen e p\u00ebrqendronte te puna. T\u00eb tjer\u00ebt filluan ta respektonin dhe atij i vinte mir\u00eb. Filloi t\u00eb flinte m\u00eb mir\u00eb, ishte m\u00eb i qet\u00eb. Filloi edhe t\u00eb lexonte, t\u00eb d\u00ebfrente e t\u00eb luante me shok\u00ebt. Nisi t\u00eb merrej edhe me sport dhe ishte i g\u00ebzuar q\u00eb aft\u00ebsit\u00eb dhe forcat po i \u201criktheheshin\u201d. Me onaniz\u00ebm tani merrej m\u00eb rrall\u00eb, pasi un\u00eb e k\u00ebshillova q\u00eb ta rrallonte e jo ta nd\u00ebrpriste fare at\u00eb. U dashurua, u martua dhe jeton i lumtur. Mbaj mend se nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb ftoi p\u00ebr kafe dhe un\u00eb mendova se mos kishte ndonj\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr seanc\u00eb. N\u00eb bised\u00eb ai m\u00eb tha se ishte i lumtur dhe shum\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga biseda del m\u00eb qart\u00eb se sa r\u00ebnd\u00ebsi kan\u00eb dijet mbi seksin dhe edukat\u00ebn seksuale, t\u00eb cilat p\u00ebr fat t\u00eb keq, ende i pengon mjegulla e tabus\u00eb. Prind\u00ebrit dhe edukator\u00ebt kan\u00eb n\u00eb dor\u00eb fillimin e jet\u00ebs s\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, por sa t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb e kan\u00eb ata t\u00eb shohin p\u00ebrmes k\u00ebsaj mjegulle se \u00e7\u2019drejtim do t\u00eb marr\u00eb jeta e tyre n\u00eb t\u00eb ardhmen, se n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb do t\u00eb vazhdoj\u00eb e si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb ajo. N\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj mjegulle, l\u00ebvizin duke sajuar dredha elementet dhe teorit\u00eb q\u00eb ende nuk i ka mposhtur dot njeriu dhe viktimat vazhdojn\u00eb&#8230; K\u00ebtu u vjen n\u00eb ndihm\u00eb edhe interneti, jo vet\u00ebm me q\u00ebndrimin ulur kur gjaku q\u00ebndron pa l\u00ebvizur e \u201cgrumbullohet\u201d tek organet seksuale por edhe eksitimi i parakohsh\u00ebm, zgjimi shum\u00eb i hersh\u00ebm i pasionit seksual i cili b\u00ebhet aq \u201cgryk\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje i nderuar psikolog! Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb beqar, 20 vje\u00e7ar. Kam nj\u00eb problem sepse masturbohem \u00e7do dit\u00eb, m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb si s\u00ebmundje. Jam munduar ta l\u00eb, por nuk mundem. Shkoj 3-4 dit\u00eb maksimumi, por prap\u00eb duhet ta b\u00ebj dhe sa her\u00eb q\u00eb e b\u00ebj, pendohem, m\u00ebrzitem e bie [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-11853","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11853","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11853"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11853\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11853"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11853"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11853"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}