{"id":11830,"date":"2016-01-22T18:30:35","date_gmt":"2016-01-22T17:30:35","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11830"},"modified":"2016-01-22T13:34:26","modified_gmt":"2016-01-22T12:34:26","slug":"ai-mendoi-se-i-vodha-une-leket","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/ai-mendoi-se-i-vodha-une-leket\/","title":{"rendered":"Ai mendoi se i vodha un\u00eb lek\u00ebt"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E nderuar redaksi! Po detyrohem ta ndaj breng\u00ebn time me ju, sepse gjithkush q\u00eb e d\u00ebgjon habitet dhe t\u00eb gjith\u00ebve u duket si sajes\u00eb. N\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb jeta ime martesore fatkeqe.<\/p>\n<p>Jam nga Shqip\u00ebria e Mesme, jetoj n\u00eb Tiran\u00eb qysh prej shkoll\u00ebs s\u00eb mesme. Kam ardhur n\u00eb Tiran\u00eb kur un\u00eb isha n\u00eb vitin e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme. Kam mbaruar shkoll\u00ebn e Gjuh\u00ebve t\u00eb Huaja dhe m\u00eb pas fakultetin po p\u00ebr Gjuh\u00eb t\u00eb Huaja, n\u00eb deg\u00ebn P\u00ebrkthime. E theksoj, P\u00ebrkthime, jo M\u00ebsuesi, sepse mesatarja ma lejoi t\u00eb kaloj nj\u00eb shkall\u00eb m\u00eb lart n\u00eb fakultet. P\u00ebr familjen time ka qen\u00eb sakrific\u00eb e madhe shkolla ime sepse ne ishim shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam m\u00ebsuar qysh nga klasa e par\u00eb dhe kam shk\u00eblqyer gjithmon\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. Dy v\u00ebllez\u00ebrit dhe motra q\u00eb ishin para meje s\u2019e kan\u00eb patur me qejf fare, nd\u00ebrsa v\u00ebllai i vog\u00ebl ishte i llastuari i prind\u00ebrve. Edhe n\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e kemi llastuar sepse kishim shum\u00eb diferenc\u00eb n\u00eb mosh\u00eb.<\/p>\n<p>Prind\u00ebrit e mi kan\u00eb qen\u00eb njer\u00ebz shum\u00eb t\u00eb urt\u00eb. Mund t\u00eb them q\u00eb i kan\u00eb \u201cshkelur me k\u00ebmb\u00eb\u201d t\u00eb gjith\u00eb xhajat edhe hallat sepse ata ashtu jan\u00eb. Mir\u00ebsjellja e tyre duket gjithmon\u00eb si p\u00ebrkulje. Dhe nga kjo \u201cp\u00ebrkulje\u201d e tyre kemi vuajtur edhe ne f\u00ebmij\u00ebt, jo se prind\u00ebrit na kan\u00eb keqtrajtuar apo rrahur. Un\u00eb s\u2019mbaj mend as t\u00eb na b\u00ebrtasin ndonj\u00ebher\u00eb, por i kemi patur gjithmon\u00eb n\u00eb qaf\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e xhajave q\u00eb i kishim komshinj dhe f\u00ebmij\u00ebt e hallave, kur vinin te gjyshja. Nj\u00eb her\u00eb mbaj mend q\u00eb gjyshja m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb ca shuplaka t\u00eb mira se i mora cinglat e mia (dy shkopinj t\u00eb holl\u00eb) djalit t\u00eb hall\u00ebs. Ai ishte m\u00eb i vog\u00ebl se un\u00eb e nuk k\u00ebpuste dot deg\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebnte k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb mori t\u00eb miat. Kur un\u00eb ia mora, ai qau e gjyshja m\u00eb rrahu mua. S\u00ebrish prind\u00ebrit e mi nuk than\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb me nerva apo t\u00eb ngrinin z\u00ebrin.<\/p>\n<p>Pastaj, aq shum\u00eb sa lodheshin ata n\u00eb pun\u00eb n\u00eb ferm\u00eb, s\u2019kishin fuqi t\u00eb flisnin m\u00eb. Mamaja ime pas pun\u00ebs rraskapit\u00ebse n\u00eb ferm\u00eb vinte e p\u00ebrpiqej t\u00eb punonte edhe n\u00eb bah\u00e7e, p\u00ebr t\u00eb siguruar ndonj\u00eb zarzavat apo perime. Ishim shtat\u00eb goj\u00eb p\u00ebr t\u2019u ushqyer. Babi punonte bashk\u00eb me t\u00eb, por mamaja edhe duhej t\u00eb gatuante e t\u00eb lante rrobat me dor\u00eb, se lavatri\u00e7es nuk i dinim as emrin. K\u00ebshtu na rrit\u00ebn mes 1001 halleve prind\u00ebrit tan\u00eb. Dy v\u00ebll\u00ebz\u00ebrit, pasi mbaruan shkoll\u00ebn e mesme bujq\u00ebsore, filluan pun\u00eb n\u00eb ferm\u00eb. V\u00ebllai i dyt\u00eb arriti t\u00eb vazhdonte kursin e shoferave e at\u00ebher\u00eb ishte gj\u00eb e madhe t\u00eb ishe shofer. Kursi i tij zgjati dy vite dhe ai u b\u00eb shoferi i drejtorit t\u00eb ferm\u00ebs. Nd\u00ebrsa v\u00ebllait t\u00eb madh, qysh kur ishte f\u00ebmij\u00eb, i kishin p\u00eblqyer veglat e makinave e sapo v\u00ebllai im u b\u00eb shoferi i drejtorit, ai e rregulloi v\u00ebllain nga puna n\u00eb ara, n\u00eb ofi\u00e7in\u00ebn e ferm\u00ebs. K\u00ebshtu dy t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb u rregulluan goxha mir\u00eb. Edhe pasi mbaruan secili dy vitet e ushtris\u00eb, u kthyen n\u00eb pun\u00ebt q\u00eb kishin qen\u00eb para se t\u00eb iknin. Nd\u00ebrkoh\u00eb, motra ime e madhe mbaroi shkoll\u00ebn e mesme dhe prind\u00ebrit e fejuan me t\u00eb parin djal\u00eb q\u00eb u prezantoi daja. Burri i motr\u00ebs isht\u00eb djal\u00eb i mir\u00eb dhe na hyri n\u00eb zem\u00ebr menj\u00ebher\u00eb. U b\u00eb si djali i sht\u00ebpis\u00eb, edhe me v\u00ebllez\u00ebrit e mi ia kalonte shum\u00eb mir\u00eb. Mbaj mend se n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb b\u00ebhej si fest\u00eb \u00e7do t\u00eb shtun\u00eb q\u00eb vinte ai n\u00eb sht\u00ebpi. Motra u martua pas nj\u00eb viti dhe m\u00eb pas u fejuan t\u00eb dy v\u00ebllez\u00ebrit e u martuan, nd\u00ebrsa un\u00eb u rrita e k\u00ebrkova burs\u00eb p\u00ebr shkoll\u00ebn e mesme ose Mercologji n\u00eb Vlor\u00eb ose Gjuh\u00ebt e Huaja n\u00eb Tiran\u00eb (k\u00ebto ishin dy fiksimet e mia). Bursa q\u00eb m\u00eb dha k\u00ebshilli i frontit ishin Gjuh\u00ebt e Huaja n\u00eb Tiran\u00eb, dega ime e preferuar!<\/p>\n<p>Isha shum\u00eb e vog\u00ebt p\u00ebr t\u2019u larguar nga sht\u00ebpia e p\u00ebr prind\u00ebrit e mi, me mentalitetin e dy njer\u00ebzve q\u00eb kishin jetuar gjithmon\u00eb n\u00eb fshtat, ishte fundi i bot\u00ebs. Aq shum\u00eb m\u00eb porosiste mamaja ime q\u00eb t\u00eb mos dilja, t\u00eb mos zija shum\u00eb shoqe, \u201cpale t\u00eb z\u00ebsh shok\u00eb, turpi i bot\u00ebs, ve\u00e7 n\u00eb da\u00e7 t\u00eb na shtiesh t\u00eb gjall\u00eb n\u00eb dh\u00e9 mua e baban\u00eb t\u00ebnd! Mblidh mend e m\u00ebso\u201d, m\u00eb thoshte gjithmon\u00eb te porta e jashtme kur m\u00eb p\u00ebrcillte, nd\u00ebrsa v\u00ebllai qeshte me k\u00ebshillat e mamas\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E lat\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb e t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb, &#8211; i thosh ai e qeshte.<\/p>\n<p>&#8211; Ua, m\u2019u \u00e7mend djali, \u00e7\u2019thua?! Si t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb doj\u00eb, do kthehet n\u00eb sht\u00ebpi, apo jo? &#8211; E nd\u00ebrkoh\u00eb e kapte shakan\u00eb e v\u00ebllait sepse ai na rrokte e na p\u00ebrqafonte t\u00eb dyjave.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk do t\u00eb na turp\u00ebroj\u00eb moj mama se kjo \u00ebsht\u00eb motra ime, &#8211; thosh ai e mamaja ime m\u00eb l\u00ebshonte dor\u00ebn e ne niseshim p\u00ebr rrug\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu mbaruan kat\u00ebr vitet e shkoll\u00ebs s\u00eb mesme dhe me mesataren 9.8, nx\u00ebn\u00ebsja e shk\u00eblqyer e shkoll\u00ebs. Fatmir\u00ebsisht, n\u00eb fshat m\u00eb dhan\u00eb edhe burs\u00ebn e shkoll\u00ebs s\u00eb lart\u00eb p\u00ebr Gjuh\u00eb t\u00eb Huaja. T\u00eb gjith\u00eb u habit\u00ebm sepse n\u00eb k\u00ebt\u00eb deg\u00eb, n\u00eb moniz\u00ebm, shkonin vet\u00ebm f\u00ebmij\u00ebt e komunist\u00ebve, por me siguri mua m\u00eb ndihmoi mesatarja dhe fakti q\u00eb gjith\u00eb fshati i shihte prind\u00ebrit e mi si gjynahqar\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa fillova shkoll\u00ebn e lart\u00eb, e kisha kap\u00ebrcyer goxha at\u00eb ndrojtjen e vajz\u00ebs s\u00eb vog\u00ebl nga fshati. Isha rritur e isha b\u00ebr\u00eb goxha bukuroshe. Por, s\u00ebrish, p\u00ebrpar\u00ebsia ime ishte shkolla, m\u00eb duhej t\u00eb justifikoja plot\u00ebsisht sakrific\u00ebn e prind\u00ebrve e t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve q\u00eb megjith\u00ebse ishin martuar e kishin grua e f\u00ebmij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, nuk harronin asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb m\u00eb jepin \u00e7do muaj edhe mua \u201cracionin tim\u201d.<\/p>\n<p>Kur isha n\u00eb vitin e dyt\u00eb n\u00eb fakultet, mes shok\u00ebve e shoqeve q\u00eb kisha njohur n\u00eb Tiran\u00eb, ishte edhe nj\u00eb djal\u00eb nga Durr\u00ebsi, Ardi, q\u00eb ishte n\u00eb vitin e kat\u00ebrt p\u00ebr Inxhinieri Mekanike. E njihja prej nj\u00eb viti, por ai nuk m\u2019u afrua qysh n\u00eb fillim. Mbaj mend q\u00eb kur e kam takuar p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb, ai ishte me nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin konvikt me mua dhe mendova se e kishte t\u00eb dashur. N\u00eb fakt, kjo ishte taktika e tij p\u00ebr t\u00eb m\u00eb njohur. Pyeste p\u00ebr mua vajza t\u00eb ndryshme n\u00ebp\u00ebrmjet shok\u00ebve t\u00eb tij dhe m\u00eb takonte gjoja rast\u00ebsisht p\u00ebr nj\u00eb vit t\u00eb t\u00ebr\u00eb. N\u00eb nj\u00eb dit\u00eblindje t\u00eb shoqes sime nuk e mora vesh se si, por ishte i ftuar edhe ai. Qysh n\u00eb fillim t\u00eb fest\u00ebs ai erdhi e u ul pran\u00eb meje. Filluam t\u00eb flisnim, sepse ne ishim p\u00ebrsh\u00ebndetur disa her\u00eb. At\u00eb nat\u00eb k\u00ebrcyem vet\u00ebm bashk\u00eb dhe pasi mbaroi festa, ai m\u00eb p\u00ebrcolli deri posht\u00eb konviktit. T\u00eb nes\u00ebrmen, sapo e pash\u00eb pas m\u00ebsimit, ai qeshi dhe m\u2019u afrua.<\/p>\n<p>&#8211; Dje ishim n\u00eb fest\u00eb. Po sot, mund ta b\u00ebjm\u00eb rrug\u00ebn bashk\u00eb? &#8211; dhe m\u00eb zgjati dor\u00ebn p\u00ebr t\u2019u takuar.<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht q\u00eb mund ta b\u00ebjm\u00eb rrug\u00ebn bashk\u00eb, &#8211; m\u00eb erdhi p\u00ebrgjigjja pa e menduar.<\/p>\n<p>Jo vet\u00ebm b\u00ebm\u00eb rrug\u00ebn, por u ul\u00ebm n\u00eb nj\u00eb nga stolat n\u00eb Qytetin Studenti dhe biseduam k\u00ebshtu n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi p\u00ebr rreth dy or\u00eb. Pas asaj dite, Ardi vinte \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb takonte. Lidhja jon\u00eb po merrte form\u00eb dhe ai vet\u00ebm pas pes\u00eb muajsh takimesh t\u00eb vazhdueshme m\u00eb propozoi.<\/p>\n<p>&#8211; Mund t\u00eb ta kisha th\u00ebn\u00eb edhe m\u00eb par\u00eb at\u00eb q\u00eb dua t\u00eb t\u00eb them, por ne t\u00eb shkencave ekzakte duam t\u00eb jemi t\u00eb sigurt, &#8211; m\u00eb tha. &#8211; D\u00ebshiron t\u00eb b\u00ebhesh shoqja ime e krahut? Je dakord t\u00eb m\u00eb njoh\u00ebsh edhe pak e pastaj t\u00eb vendos\u00ebsh n\u00ebse do t\u00eb martohesh me mua? &#8211; tha dhe mori frym\u00eb thell\u00eb. &#8211; O Zot, e thash\u00eb t\u00eb qart\u00eb pyetjen time apo s\u2019kuptove gj\u00eb? &#8211; dhe nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb p\u00ebrqafoi. &#8211; Ti m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb, je vajza q\u00eb kam \u00ebnd\u00ebrruar gjithmon\u00eb q\u00eb t\u00eb kem n\u00eb krah, &#8211; nd\u00ebrkoh\u00eb m\u00eb largoi n\u00eb gjat\u00ebsin\u00eb e krahut p\u00ebr t\u00eb par\u00eb fytyr\u00ebn time. Un\u00eb u b\u00ebra si spec i kuq, e nuk arrita t\u00eb thoja asgj\u00eb. &#8211; T\u00eb lutem mos m\u00eb thuaj q\u00eb nuk ndjen asgj\u00eb p\u00ebr mua? Pse nuk flet? &#8211; dhe po m\u00eb shihte n\u00eb drit\u00eb t\u00eb syrit.<\/p>\n<p>Mua aq turp po m\u00eb vinte sa m\u2019u mbush\u00ebn syt\u00eb me lot. Arrita t\u00eb mbledh veten dhe i thash\u00eb: &#8211; Nuk isha p\u00ebrgatitur ta d\u00ebgjoja sot gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb nga ti. Ti m\u00eb p\u00eblqen, por nuk e kam menduar aq thell\u00eb se deri ku do t\u00eb arrijm\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00eblqej, se m\u00eb ngrive gjakun, &#8211; tha dhe nd\u00ebrsa m\u00eb p\u00ebrqafoi, m\u00eb puthi n\u00eb faqe. &#8211; N\u00eb rregull, ti mendoje thell\u00eb, ashtu si\u00e7 do ti, po rrug\u00ebn do ta b\u00ebsh prap\u00eb me mua jo me tjet\u00ebrk\u00ebnd. Hajde ikim tani se do b\u00ebhemi von\u00eb e nuk dua t\u00eb t\u00eb p\u00ebrcjell nat\u00ebn kur s\u2019ka l\u00ebvizje. Nuk dua t\u00eb d\u00ebgjoj ask\u00ebnd t\u00eb flas\u00eb p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu ne u lidh\u00ebm. Kur mbaroi shkolla e mbaruam edhe sezonin e provimeve, Ardi m\u00eb tha q\u00eb u kishte treguar prind\u00ebrve t\u00eb tij p\u00ebr mua dhe ata do t\u00eb vinin t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonin dor\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi. Ne kishim nj\u00eb vit e gjys\u00ebm q\u00eb e njihnim nj\u00ebri-tjetrin dhe mendoja se ishim gati p\u00ebr ta hedhur k\u00ebt\u00eb hap. K\u00ebshtu u b\u00eb. Prind\u00ebrit e tij erdh\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time dhe ne at\u00eb ver\u00eb shpall\u00ebm fejes\u00ebn. Pushimet at\u00eb vit un\u00eb i b\u00ebra p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb det, n\u00eb Durr\u00ebs, me t\u00eb fejuarin tim.<\/p>\n<p>Kur erdha n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb vitin e tret\u00eb, isha e fejuar dhe i fejuari im ishte n\u00eb vitin e pest\u00eb. At\u00eb vit e kaluam bashk\u00eb dhe un\u00eb sigurisht e ruajta s\u00ebrish standardin e notave. Vitin tjet\u00ebr, Ardi filloi pun\u00eb n\u00eb portin e Durr\u00ebsit dhe un\u00eb vazhdova vitin e fundit t\u00eb fakultetit. Sapo mbaroi shkolla dhe u diplomova, ne u martuam. Sht\u00ebpia e Ardit ishte e bukur, por e vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb jetuar dy \u00e7ifte, se ishin edhe prind\u00ebrit, motra e v\u00ebllai i tij. Qysh n\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb martes\u00ebs m\u00eb dukej sikur kunata ime shtremb\u00ebronte buz\u00ebt sapo ktheja shpin\u00ebn. Pas nj\u00eb muaji martese, nd\u00ebrhyri daja i Ardit dhe un\u00eb fillova pun\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb. Bashk\u00eb me mua, sigurisht, edhe Ardi. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb, motra e tij fitoi shkoll\u00ebn e lart\u00eb dhe ajo erdhi t\u00eb banonte te ne. N\u00eb fillim vrulli i pun\u00ebs, lumturia q\u00eb kisha Ardin pran\u00eb p\u00ebr ta pyetur p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, m\u00eb b\u00ebnte ta kaloja \u00e7do situat\u00eb apo fjal\u00eb t\u00eb kunat\u00ebs time. Pasi mbaroi vitin e par\u00eb t\u00eb fakultetit, ajo iku n\u00eb sht\u00ebpi me pushime e ne t\u00eb dy mbet\u00ebm vet\u00ebm. Ishin dit\u00eb q\u00eb do t\u2019i krahasoj vet\u00ebm me muajin e mjaltit, aq shum\u00eb e ndiem t\u00eb dy nj\u00ebri-tjetrin t\u00eb af\u00ebrt, nj\u00eb \u00e7ift t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00ebsh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb mbeta edhe shtatz\u00ebn\u00eb. Shtatzania m\u00eb zuri me t\u00eb vjella e me tension t\u00eb ul\u00ebt. Jav\u00ebt e para m\u00eb ndihmonte im shoq p\u00ebr pun\u00ebt e sht\u00ebpis\u00eb e pazaret. Kur erdhi shtatori e kunata ime do fillonte shkoll\u00ebn, do t\u2019i b\u00ebnte ajo, por ajo nd\u00ebrsa b\u00ebnte pun\u00ebt, gjithmon\u00eb ankohej, acarohej dhe i fliste gjith\u00eb koh\u00ebn n\u00eb vesh Ardit, por un\u00eb p\u00ebrpiqesha t\u00eb ruaja qet\u00ebsin\u00eb. \u201cNuset e v\u00ebllez\u00ebrve t\u00eb mi s\u2019kan\u00eb th\u00ebn\u00eb gj\u00eb edhe pse v\u00ebllez\u00ebrit m\u00eb kan\u00eb mbajtur me lek\u00eb sa isha n\u00eb fakultet e un\u00eb t\u00eb hap goj\u00eb\u201d, mendoja nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb gj\u00ebrat sa vinin e acaroheshin. Ishte edhe viti i ndryshimeve, nd\u00ebrrimi i sistemit, radhat e tmerrshme, frika p\u00ebr \u00e7far\u00eb ndodhte rreth e p\u00ebrqark, d\u00ebshira e pafund e t\u00eb gjith\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ikur, por me mua shtatz\u00ebn\u00eb, Ardi nuk b\u00ebnte dot asgj\u00eb. Pastaj ne t\u00eb dy ishim n\u00eb pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira. Erdhi koha e un\u00eb linda vajz\u00eb. Sh\u00ebndeti i vajz\u00ebs ishte m\u00eb i mbar\u00eb se shtatzania ime, fal\u00eb Zotit. Ajo po rritej e Ardi sa vinte e linte kok\u00ebn p\u00ebr vajz\u00ebn. Sa her\u00eb q\u00eb puthte vajz\u00ebn, kthehej nga un\u00eb e n\u00eb sy t\u00eb s\u00eb motr\u00ebs m\u00eb thosh:<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb puth mamin e bukur q\u00eb m\u00eb b\u00ebri burrin m\u00eb t\u00eb lumtur n\u00eb bot\u00eb, &#8211; e puthjet e tij ishin balsami p\u00ebr plag\u00ebt q\u00eb m\u00eb shkaktonte kunata.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb kisha filluar t\u2019i b\u00ebja vet\u00eb t\u00eb gjitha pun\u00ebt, edhe sepse isha me raport\u00ebn e lindjes n\u00eb sht\u00ebpi. Duke qen\u00eb me raport sigurisht q\u00eb edhe lek\u00ebt ishin m\u00eb t\u00eb pakta dhe i num\u00ebronim mir\u00eb e mir\u00eb \u00e7do qindark\u00eb. Nj\u00eb her\u00eb, Ardi m\u00eb tha q\u00eb i mungonin 2000 lek\u00eb dhe m\u00eb pyeti mos i kisha gjetur gj\u00ebkundi n\u00ebp\u00ebr sht\u00ebpi nd\u00ebrsa shkundja e laja.<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht q\u00eb s\u2019i kam gjetur, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Po t\u2019i kisha gjetur do t\u00eb t\u2019i kisha dh\u00ebn\u00eb, ose do t\u00eb t\u00eb thoja. &#8211; Dhe i thash\u00eb se ndoshta ia kishin vjedhur nd\u00ebrsa shtyhej n\u00ebp\u00ebr radha, ose i kishin r\u00ebn\u00eb pa dashje.<\/p>\n<p>&#8211; Na pa\u00e7in marr\u00eb t\u00eb keqen e sht\u00ebpis\u00eb, &#8211; i thash\u00eb n\u00eb fund. &#8211; Mos e merr me kaq inat. Ai b\u00ebri sikur u qet\u00ebsua, por kur s\u2019kishte \u00e7\u2019b\u00ebnte, e la e s\u2019foli m\u00eb p\u00ebr to.<\/p>\n<p>Pas dy jav\u00ebsh i nj\u00ebjti avaz. K\u00ebt\u00eb her\u00eb i mungonin 2500 lek\u00eb. E motra rrinte si shenjtan n\u00eb minder, nd\u00ebrsa ai m\u00eb shum\u00eb m\u00eb akuzoi sesa m\u00eb pyeti.<\/p>\n<p>&#8211; Ardi, \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb kjo pyetje? N\u00ebse gjej lek\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi un\u00eb do t\u00eb pyes se kujt i kan\u00eb r\u00ebn\u00eb! Si mund t\u2019i mbakam ashtu kur e di q\u00eb ne me ato lek\u00eb do ham\u00eb buk\u00eb?!<\/p>\n<p>Ai ktheu shpin\u00ebn dhe nuk foli, por m\u00eb solli pallton time dhe xhaket\u00ebn time t\u00eb kostumit.<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb, a mund t\u00eb kontrollosh n\u00eb xhepat e rrobave t\u00eb tua, &#8211; m\u00eb tha nd\u00ebrsa i vura re dridhjen e duarve.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb betohem q\u00eb nuk kam prekur gj\u00eb me dor\u00eb, jam e sigurt q\u00eb nuk mund t\u2019i vjedh asgj\u00eb askujt e jo m\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time! &#8211; i thash\u00eb nd\u00ebrsa lot\u00ebt m\u2019u mblodh\u00ebn n\u00eb fyt.<\/p>\n<p>&#8211; Epo at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb m\u00eb thuash si p\u00ebrfunduan k\u00ebto n\u00eb xhepat e tu, &#8211; tha dhe nga z\u00ebri e kuptova q\u00eb ai ishte i bindur. B\u00ebm\u00eb nj\u00eb goxha sherr q\u00eb zgjati disa jav\u00eb dhe n\u00eb fund m\u00eb tha q\u00eb do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte divorcin.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk mund t\u00eb jetoj me dik\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqet t\u00eb m\u00eb vjedh\u00eb, &#8211; m\u00eb tha. U shokova dhe p\u00ebr momentin nuk arrita t\u00eb flisja. Pas nj\u00eb ore, pasi e pushova disi t\u00eb qar\u00ebn, i thash\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb lutem a s\u2019m\u00eb thua, kush i kontrolloi xhepat e mi, kush u kujtua dhe pse shkoi direkt aty? Pastaj un\u00eb do t\u00eb t\u00eb them t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, &#8211; thash\u00eb dhe ula syt\u00eb si fajtore.<\/p>\n<p>&#8211; Epo, ime mot\u00ebr m\u00eb tha t\u00eb kontrolloja pallton, xhaket\u00ebn dhe e v\u00ebrtetova q\u00eb aty ishin&#8230; &#8211; tha dhe fjala iu pre n\u00eb gryk\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po at\u00ebher\u00eb, ajo nga e dinte se ishin n\u00eb pallton e n\u00eb xhaket\u00ebn time? &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; L\u00ebre dreqin, se nuk di kujt t\u2019i besoj\u00eb robi, ka mund\u00ebsi t\u00eb ta b\u00ebj\u00eb motra k\u00ebt\u00eb? &#8211; b\u00ebrtiti ai dhe u nxi n\u00eb fytyr\u00eb nga nervat. Kur e motra erdhi n\u00eb sht\u00ebpi dhe ai e pyeti, ajo mbeti, se me sa duket nuk i kishte b\u00ebr\u00eb mir\u00eb llogarit\u00eb. Nd\u00ebrsa ai e shtr\u00ebngoi t\u00eb tregonte t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ajo pohoi se edhe disa lek\u00eb t\u00eb tjera i kishte marr\u00eb e prishur me shoqe. Nga ajo dit\u00eb, motra e tij shkoi n\u00eb konvikt, por un\u00eb rri me frik\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time se m\u00eb duket sikur nga momenti n\u00eb moment, im shoq do t\u00eb m\u00eb akuzoj\u00eb q\u00eb po e vjedh.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; E nderuar redaksi! Po detyrohem ta ndaj breng\u00ebn time me ju, sepse gjithkush q\u00eb e d\u00ebgjon habitet dhe t\u00eb gjith\u00ebve u duket si sajes\u00eb. N\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb jeta ime martesore fatkeqe. Jam nga Shqip\u00ebria e Mesme, jetoj n\u00eb Tiran\u00eb qysh prej shkoll\u00ebs s\u00eb mesme. Kam ardhur n\u00eb Tiran\u00eb kur un\u00eb isha n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[92,94],"tags":[],"class_list":["post-11830","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-halle","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11830","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11830"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11830\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11830"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11830"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11830"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}