{"id":11768,"date":"2016-01-20T10:30:40","date_gmt":"2016-01-20T09:30:40","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11768"},"modified":"2016-01-19T14:48:42","modified_gmt":"2016-01-19T13:48:42","slug":"avokat-alban-duraj-projektligji-i-ri-per-sigurimet-shoqerore-po-na-falimenton","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/avokat-alban-duraj-projektligji-i-ri-per-sigurimet-shoqerore-po-na-falimenton\/","title":{"rendered":"Avokat Alban Duraj: Projektligji i ri p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore po na falimenton!"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Paketa fiskale 2016 do t\u00eb ndryshoj\u00eb baz\u00ebn e llogaritjes s\u00eb kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr profesionet e lira, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb avokat\u00eb, noter\u00eb, p\u00ebrmbarues, stomatolog\u00eb, mjek\u00eb, farmacist\u00eb, inxhinier\u00eb, ekspert\u00eb kontab\u00ebl, vler\u00ebsues, auditues etj. Avokat Alban Duraj tregon n\u00eb intervist\u00ebn e tij dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d se, pagesa e kontributeve, bazuar n\u00eb pag\u00ebn maksimale do t\u00eb sjell\u00eb telashe n\u00eb tregun e profesioneve t\u00eb lira, duke rrezikuar mbylljen e qindrave prej tyre. Sipas tij, qeveria dhe kuvendi duhet t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb n\u00eb skem\u00ebn e pages\u00ebs s\u00eb kontributeve, duke hartuar politika q\u00eb e nxisin biznesin dhe jo politika q\u00eb e asfiksojn\u00eb at\u00eb. Ky, thot\u00eb ai, do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb hap pozitiv edhe p\u00ebr llogaritjen e pensioneve n\u00eb t\u00eb ardhmen&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Valbona Vukulaj: &#8211; Zoti Duraj, pse e shikoni me shqet\u00ebsim miratimin e k\u00ebtij projektligji?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Av. Alban Duraj: &#8211; <\/strong>S\u00eb pari, ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb p\u00ebr intervist\u00ebn! Profesionet e lira jan\u00eb n\u00eb gjendje alarmante q\u00eb nga momenti kur jemi njohur me k\u00ebt\u00eb nism\u00eb t\u00eb qeveris\u00eb shqiptare. Kjo p\u00ebr faktin se ky projektligj penalizon pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarve si profesionist\u00eb t\u00eb lir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb regjistruar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Regjistrimeve si persona fizik\u00eb. Aktualisht, profesionist\u00ebt e lir\u00eb paguajn\u00eb 6556 lek\u00eb n\u00eb muaj kontribute, nd\u00ebrsa me projektligjin e propozuar nga qeveria, t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuarit n\u00eb profesionet e lira do t\u00eb paguajn\u00eb 27.172 lek\u00eb kontribute n\u00eb muaj. Pra, ne do t\u00eb paguajm\u00eb 20.616 lek\u00eb t\u00eb reja m\u00eb shum\u00eb sesa paguajm\u00eb tani. Krahasimin mund ta b\u00ebj\u00eb \u00e7do qytetar i cili e di sa sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh i vet\u00ebpun\u00ebsuar n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb impakti ka ky projektligj tek avokat\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt e fillojn\u00eb pun\u00ebn rishtas?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ky projektligj \u00ebsht\u00eb vdekjeprur\u00ebs p\u00ebr avokat\u00ebt e rinj dhe p\u00ebr k\u00ebdo profesionist t\u00eb ri, i cili ka pak vite n\u00eb treg. Studiues t\u00eb shumt\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e ekonomis\u00eb n\u00eb Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, pas anketave, intervistave dhe studimeve n\u00eb terren kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb konkluzionin se, q\u00eb k\u00ebto profesione t\u00eb konsolidohen, duhet t\u00eb pakt\u00ebn 10 vite. Pra, profesionist\u00ebve t\u00eb lir\u00eb n\u00eb SHBA u duhen 10 vjet q\u00eb t\u00eb konsolidohen dhe t\u00eb arrijn\u00eb performanc\u00eb! Po flasim p\u00ebr SHBA-n\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga vendet me ekonomi m\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb bot\u00eb. Imagjinoni \u00e7\u2019mund t\u00eb themi p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb me ekonomi t\u00eb brisht\u00eb. Profesionist\u00ebt e rinj n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian stimulohen me paketa fiskale, duke i l\u00ebn\u00eb p\u00ebr 5 vitet e para pa taksa, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb rinia t\u00eb orientohet drejt biznesit dhe t\u00eb jet\u00eb kreative n\u00eb treg, nd\u00ebrsa n\u00eb vendin ton\u00eb, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka k\u00ebto stimulime, por tashm\u00eb po p\u00ebrgatitet nj\u00eb projektligj q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb falimentimin e mbylljen e shum\u00eb zyrave t\u00eb sip\u00ebrmarr\u00ebsve t\u00eb rinj n\u00eb fush\u00ebn e profesioneve t\u00eb lira.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Aktualisht, \u00e7far\u00eb detyrimesh i paguani ju shtetit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Profesionist\u00ebt e lir\u00eb t\u00eb cil\u00ebt konsiderohen biznese t\u00eb vogla me xhiro deri n\u00eb 2 milion\u00eb lek\u00eb n\u00eb vit, paguajn\u00eb: tatim fitimi, 25000 lek\u00eb n\u00eb vit; siguracione, 6556 lek\u00eb n\u00eb muaj; tatim mbi vler\u00ebn e shtuar, tatim i mbajtur n\u00eb burim p\u00ebr marrjen me qira t\u00eb ambienteve n\u00eb vler\u00ebn e 15 % t\u00eb qiras\u00eb mujore dhe taksat e bashkis\u00eb. K\u00ebta t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre detyrimeve, ndryshe nga bizneset e tjera t\u00eb vogla, paguajn\u00eb edhe 20 % t\u00eb vler\u00ebs s\u00eb shtuar p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim q\u00eb ofrojn\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shpenzimet e tjera fikse llogariten: shpenzimet p\u00ebr li\u00e7enc\u00ebn e ushtrimit t\u00eb profesionit, t\u00eb cil\u00ebn avokat\u00ebt e kan\u00eb 13000 lek\u00eb n\u00eb vit, p\u00ebrmbaruesit e kan\u00eb 40000 lek\u00eb n\u00eb vit etj; qiraja mujore e cila minimalisht \u00ebsht\u00eb 30000 lek\u00eb n\u00eb muaj; pagesa p\u00ebr internet, energji, uj\u00eb, etj. rreth 5000 lek\u00eb n\u00eb muaj. Shpenzimet vjetore p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb vet\u00ebpun\u00ebsuar shkojn\u00eb minimalisht n\u00eb vler\u00ebn e 626000 lek\u00ebve, nd\u00ebrsa me ndryshimet q\u00eb propozon qeveria, k\u00ebto shpenzime shkojn\u00eb n\u00eb total 868064 lek\u00eb n\u00eb vit. Pra, dhurata q\u00eb po na b\u00ebn qeveria k\u00ebt\u00eb fillim viti \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne duhet t\u00eb paguajm\u00eb 242064 lek\u00eb t\u00eb reja n\u00eb vit m\u00eb shum\u00eb sesa kemi paguar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ndoshta qeveria mendon p\u00ebr t\u00eb ardhmen, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb profesionist\u00ebt e lir\u00eb t\u00eb marrin pensione m\u00eb t\u00eb larta kur t\u00eb vij\u00eb koha e daljes n\u00eb pension&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse qeveria do t\u00eb kishte k\u00ebt\u00eb mir\u00ebsi, minimalisht k\u00ebt\u00eb projektligj duhet ta diskutonte me grupet e interesit, q\u00eb jan\u00eb Dhoma Komb\u00ebtare e Avokat\u00ebve, Dhoma Komb\u00ebtare e P\u00ebrmbaruesve, Dhoma Komb\u00ebtare e Noter\u00ebve etj. N\u00eb fakt, ky projektligj \u00ebsht\u00eb diskutuar n\u00eb fsheht\u00ebsi dhe ne e kemi marr\u00eb vesh vet\u00ebm nga media. Institucioni q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson avokat\u00ebt, Dhoma Komb\u00ebtare e Avokat\u00ebve, menj\u00ebher\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb ekzistenc\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij projektligji i \u00ebsht\u00eb drejtuar zyrtarisht Ministris\u00eb se Financave p\u00ebr ta ripar\u00eb k\u00ebt\u00eb projektligj, por nga informacionet q\u00eb kam, ministri nuk ka kthyer ende p\u00ebrgjigje. E b\u00ebni vet\u00eb llogarin\u00eb sa shpenzime ka nj\u00eb avokat i ri, i cili merr guximin t\u00eb dal\u00eb n\u00eb nj\u00eb treg t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u00eb konkurruar me zyra dhe avokat\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb disa vite n\u00eb treg. Pastaj, lidhur me sigurimet p\u00ebr pension, n\u00ebse profesionist\u00ebt e rinj do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb ardhura nga ushtrimi i profesioneve t\u00eb tyre, ata fare mir\u00eb regjistrohen si shoq\u00ebri tregtare dhe jo si persona fizik\u00eb, form\u00eb organizimi q\u00eb e kan\u00eb shum\u00eb profesionist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb patur sukses n\u00eb profesionin q\u00eb ushtrojn\u00eb dhe jan\u00eb regjistruar si t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Pagesa e kontributeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore \u00ebsht\u00eb p\u00ebr rrog\u00eb 85000 lek\u00eb t\u00eb reja n\u00eb muaj, e ka pamundur p\u00ebr nj\u00eb profesionist t\u00eb lir\u00eb i cili ka shum\u00eb pak vite n\u00eb treg ose i ka t\u00eb ardhurat mjaft t\u00eb vogla p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrballuar k\u00ebto detyrime t\u00eb cilat ia marrin frym\u00ebn biznesit. Mbi t\u00eb gjitha, pagesa p\u00ebr shum\u00ebn e detyrimit mund t\u00eb lihet edhe n\u00eb d\u00ebshir\u00ebn e atyre q\u00eb ushtrojn\u00eb k\u00ebto profesione, ai mund ta ket\u00eb xhiron vjetore mbi 2 milion\u00eb lek\u00eb t\u00eb reja n\u00eb vit por do t\u00eb b\u00ebj\u00eb sigurimin minimal, pasi mendon se pensioni q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen nuk i p\u00ebrgjigjet kontributit t\u00eb tij. Arsye tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb edhe sigurimi q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb ky person n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e sigurimit p\u00ebr pension privat etj. Mjafton q\u00eb ai sigurohet minimalisht dhe ky \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi p\u00ebr shtetin, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nes\u00ebr mos t\u2019i b\u00ebhet barr\u00eb.<\/p>\n<p>Lidhur me pyetjen tuaj, se qeveria mendon p\u00ebr t\u00eb ardhmen e atyre q\u00eb ushtrojn\u00eb profesionin e lir\u00eb, mund t\u00eb them q\u00eb me k\u00ebt\u00eb projektligj, ajo nuk mendon p\u00ebr t\u00eb ardhmen, por p\u00ebr t\u2019i asfiksuar dhe p\u00ebr t\u2019ua marr\u00eb frym\u00ebn k\u00ebtyre bizneseve. Kjo pasi ata q\u00eb ushtrojn\u00eb k\u00ebto biznese jan\u00eb shtresa e mesme e shoq\u00ebris\u00eb, profesionist\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb cil\u00ebt duhet t\u00eb ndihmohen nga qeveria me politika nxit\u00ebse dhe favorizuese, jo me politika represive t\u00eb cilat nuk do t\u00eb sjellin n\u00eb p\u00ebrfundim gj\u00eb tjet\u00ebr vet\u00ebm probleme sociale dhe ekonomike p\u00ebr shoq\u00ebrin\u00eb dhe ekonomin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb \u00e7\u2019kuptim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment q\u00eb flasim, ky target grup q\u00eb po diskutojm\u00eb mezi po mbijeton me k\u00ebto shpenzime mujore q\u00eb ka dhe ndihma e shtetit nuk ndihet asgj\u00ebkundi. Vjen fundi i muajit dhe vet\u00ebm pagesa kemi. T\u00eb ardhurat jan\u00eb t\u00eb pakta, pasi qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb t\u00eb paguajn\u00eb p\u00ebr sh\u00ebrbimin q\u00eb ofrojm\u00eb&#8230; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ekonomik\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn qeveria duhet t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e ndjeshme. Ajo duhet t\u00eb testoj\u00eb tregun, fuqin\u00eb bler\u00ebse, t\u00eb ardhurat e qytetar\u00ebve dhe jo ta ket\u00eb synimin vet\u00ebm t\u00eb marr\u00eb masa sa m\u00eb represive p\u00ebr ata q\u00eb merren me biznes. Ai q\u00eb merret me biznes n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero i v\u00ebrtet\u00eb dhe jo dikush q\u00eb duhet sulmuar duke ia z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn derisa t\u00eb vdes\u00eb fare. Pasi ta kemi t\u00eb pamundur t\u2019i p\u00ebrballojm\u00eb k\u00ebto shpenzime, ne do t\u00eb mbyllim der\u00ebn e biznesit dhe do t\u2019i b\u00ebhemi barr\u00eb shtetit me asistenc\u00eb sociale, ndihm\u00eb ekonomike, do t\u00eb vijm\u00eb n\u00ebp\u00ebr zyrat e shtetit p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb pun\u00eb n\u00eb shtet, pasi vet\u00ebm aty \u00ebsht\u00eb rroga e sigurt. Ku do t\u00eb gjej\u00eb shteti mund\u00ebsi t\u2019i pun\u00ebsoj\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt deri tani nuk i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb barr\u00eb shtetit, por ky i fundit ve\u00e7se ka p\u00ebrfituar prej tyre. Nga ne kan\u00eb p\u00ebrfituar edhe pronar\u00ebt e pronave t\u00eb cil\u00ebt i kan\u00eb l\u00ebn\u00eb ambientet e tyre me qira. Pra, me pun\u00ebn ton\u00eb ne jo vet\u00ebm kontribuojm\u00eb p\u00ebr shtetin, por edhe p\u00ebr qiradh\u00ebn\u00ebsit e ambienteve, dhomat komb\u00ebtare ku jemi an\u00ebtar\u00eb, kompanit\u00eb e energjis\u00eb, internetit dhe ujit. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb zinxhir organik, hallkat e t\u00eb cilit kan\u00eb lidhje t\u00eb ngusht\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Shteti \u00ebsht\u00eb rregullator dhe duhet t\u00eb dij\u00eb ta mbaj\u00eb gjall\u00eb e t\u2019i jap\u00eb oksigjen k\u00ebtij organizmi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb propozoni p\u00ebr ta zgjidhur k\u00ebt\u00eb problem?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mendimi im \u00ebsht\u00eb q\u00eb komisioni i ekonomis\u00eb dhe financave t\u00eb th\u00ebrras\u00eb grupet e interesit t\u00eb cil\u00ebt preken nga ky projektligj, t\u00eb d\u00ebgjohet z\u00ebri i tyre dhe t\u00eb merren n\u00eb konsiderat\u00eb propozimet e tyre. Gjithashtu, qeveria duhet t\u00eb d\u00ebrgoj\u00eb ekspert\u00eb n\u00eb terren q\u00eb t\u00eb shohin realitetin, pasi me sa po kuptoj, k\u00ebta nuk e njohin realitetin e shoq\u00ebris\u00eb son\u00eb dhe momentet e v\u00ebshtira q\u00eb ne po kalojm\u00eb. Ajo duhet t\u00eb mendoj\u00eb p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb na heq\u00eb TVSH-n\u00eb p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim q\u00eb ne ofrojm\u00eb, pasi \u00ebsht\u00eb diskriminim q\u00eb na b\u00ebhet lidhur me bizneset e tjera t\u00eb vogla. \u00c7\u2019ndryshim ka nj\u00eb tatimpagues i vog\u00ebl i cili tregton produkte t\u00eb ndryshme nga nj\u00eb tatimpagues i vog\u00ebl q\u00eb ushtron sh\u00ebrbim avokatie? Pse ne duhet t\u00eb paguajm\u00eb 20 % p\u00ebr \u00e7do sh\u00ebrbim q\u00eb ofrojm\u00eb dhe nj\u00eb bar-kafe nuk e paguan p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn xhiro vjetore? Profesionet e lira me xhiro deri n\u00eb 2 milion lek\u00eb n\u00eb vit duhen ndihmuar duke ua hequr TVSH-n\u00eb pasi kjo jo vet\u00ebm na ndihmon neve q\u00eb ofrojm\u00eb sh\u00ebrbimet tona, por ndihmon edhe ata t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrfitojn\u00eb k\u00ebto sh\u00ebrbime. N\u00ebse qeveria nuk reagon me pozitivitet p\u00ebr t\u00eb na ndihmuar lidhur me shqet\u00ebsimet tona, at\u00ebher\u00eb t\u00eb na pres\u00eb n\u00eb dyert e saj p\u00ebr t\u00eb na pun\u00ebsuar n\u00eb ndonj\u00eb zyr\u00eb shteti.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; Paketa fiskale 2016 do t\u00eb ndryshoj\u00eb baz\u00ebn e llogaritjes s\u00eb kontributeve t\u00eb sigurimeve shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore p\u00ebr profesionet e lira, ku b\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb avokat\u00eb, noter\u00eb, p\u00ebrmbarues, stomatolog\u00eb, mjek\u00eb, farmacist\u00eb, inxhinier\u00eb, ekspert\u00eb kontab\u00ebl, vler\u00ebsues, auditues etj. Avokat Alban Duraj tregon n\u00eb intervist\u00ebn e tij dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d se, pagesa e kontributeve, bazuar n\u00eb pag\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-11768","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11768","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11768"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11768\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11768"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11768"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11768"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}