{"id":11764,"date":"2016-01-19T16:30:01","date_gmt":"2016-01-19T15:30:01","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11764"},"modified":"2016-01-19T14:44:03","modified_gmt":"2016-01-19T13:44:03","slug":"ne-shtratin-e-bashkeshortit-enderroj-ish-te-dashurin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/ne-shtratin-e-bashkeshortit-enderroj-ish-te-dashurin\/","title":{"rendered":"N\u00eb shtratin e bashk\u00ebshortit, \u00ebnd\u00ebrroj ish-t\u00eb dashurin"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar lexues dhe ju gazetar\u00eb, ju lutem, mos m\u00eb gjykoni! S\u00eb pari, dua t\u2019ju p\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00eb juve q\u00eb shkruani n\u00eb k\u00ebt\u00eb rubrik\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs sepse duke lexuar historit\u00eb tuaja mora guximin t\u00eb shkruaj edhe un\u00eb timen. Jam dyzet e nj\u00eb vje\u00e7e dhe kam lindur n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb familjen e prind\u00ebrve t\u00eb mi jemi tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Dy motrat e m\u00ebdha i kam motra p\u00ebr baba, sepse gruaja e par\u00eb e babait tim vdiq nd\u00ebrsa po lindte f\u00ebmij\u00ebn e tret\u00eb. Ato mbet\u00ebn jetime t\u00eb vogla, motra e madhe ishte pes\u00eb vje\u00e7e, nd\u00ebrsa e dyta ishte tre vje\u00e7e. Komshinjt\u00eb, m\u00eb t\u00eb vjetrit e lagjes, thon\u00eb se gruaja e par\u00eb e babait ka qen\u00eb grua e ve\u00e7ant\u00eb. Vitin e par\u00eb pas vdekjes s\u00eb gruas s\u00eb par\u00eb t\u00eb babait, p\u00ebr vajzat u kujdes gjyshja ime e cila erdhi nga fshati ku ajo jetonte me xhaxhin tim e ndihmoi babain. Pas nj\u00eb viti, babai u martua me maman\u00eb time. Ajo pranoi t\u00eb merrte nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb martuar e me dy f\u00ebmij\u00eb sepse ishte topalle dhe ishte b\u00ebr\u00eb nj\u00ebzet e tet\u00eb vje\u00e7e e askush nuk e kishte k\u00ebrkuar. K\u00ebshtu, i doli fati dhe u martua.<\/p>\n<p>Martesa e tyre shkoi mir\u00eb p\u00ebr ta, edhe pse kishin vajzat n\u00eb sht\u00ebpi. Ime m\u00eb ishte topalle dhe kishte nevoje p\u00ebr ndihm\u00ebn e dikujt p\u00ebr ca pun\u00eb t\u00eb vogla q\u00eb duhen b\u00ebr\u00eb \u00e7do dit\u00eb n\u00eb fshat dhe k\u00ebto pun\u00eb t\u00eb vogla i b\u00ebnin dy vajzat. Nuk \u00ebsht\u00eb se i ka shfryt\u00ebzuar apo trajtuar keq, por gjyshja i kishte m\u00ebsuar q\u00eb b\u00ebnin ndonj\u00eb pun\u00eb. Duke e ditur q\u00eb babai do martohej, q\u00eb t\u00eb mos b\u00ebheshin objekt grindjeje, ajo i kishte m\u00ebsuar t\u00eb punonin q\u00eb t\u00eb vogla. Motra e madhe ka qen\u00eb \u00e7obanesha e sht\u00ebpis\u00eb derisa u martua me nj\u00eb kapterr i cili pati fatin t\u00eb vinte e t\u00eb jetonte n\u00eb Tiran\u00eb sapo u martua. Motra e dyt\u00eb ka p\u00ebrkundur djepat e t\u00eb gjasht\u00eb ne f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb. Na kan\u00eb dashur t\u00eb dyja, edhe pse ishim motra p\u00ebrgjys\u00ebm. T\u00eb trija s\u00eb bashku me n\u00ebn\u00ebn time kan\u00eb plot\u00ebsuar nj\u00ebra- tjetr\u00ebn. Motra e dyt\u00eb u martua n\u00eb Lezh\u00eb. U njoh\u00ebn kur ai ishte ushtar n\u00eb repartin af\u00ebr fshatit ton\u00eb. Po shyqyr, t\u00eb dyja jetimet pat\u00ebn fat e mor\u00ebn burra t\u00eb mir\u00eb. Gjithmon\u00eb i mbaj mend q\u00eb kan\u00eb ardhur me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb n\u00eb t\u2019pame, si\u00e7 i themi ne nga veriu, edhe pse nuk gjenin n\u00ebn\u00ebn e tyre n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>N\u00ebna ime, f\u00ebmij\u00ebn e par\u00eb e lindi djal\u00eb dhe sigurisht u llastua nga motrat e nga babai. Pastaj lind\u00ebn tre motra, dy v\u00ebllez\u00ebr dhe e fundit linda un\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb mbaruan shkoll\u00ebn e mesme, nd\u00ebrsa p\u00ebr mua pat\u00ebn pretendime q\u00eb t\u00eb vazhdoja shkoll\u00ebn e lart\u00eb se nuk m\u00eb ngat\u00ebrronin asnj\u00ebher\u00eb me pun\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00ebso, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb shkoj\u00eb nj\u00eb nga tet\u00eb f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb, &#8211; thoshte motra e madhe.<\/p>\n<p>Me p\u00ebrkushtim, un\u00eb mbarova shum\u00eb mir\u00eb shkoll\u00ebn e mesme dhe m\u00eb pas shkova n\u00eb fakultet. Koha kur un\u00eb erdha n\u00eb fakultet, ishte koha e ndryshimeve t\u00eb m\u00ebdha, jo vet\u00ebm politike, por edhe ekonomike e mentaliteti e gjith\u00e7ka. T\u00eb gjith\u00eb i kujtonin vitet 1994 e n\u00eb vijim.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1994 un\u00eb isha n\u00eb vitin e par\u00eb fakultet p\u00ebr Ekonomik. Isha m\u00eb e vogla e sht\u00ebpis\u00eb, isha goxha simpatike, por p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb e sinqert\u00eb, shum\u00eb katunare. Kisha jetuar gjithmon\u00eb n\u00eb fshat. Edhe pse shkoll\u00ebn e mesme e b\u00ebra n\u00eb qytet, \u00e7do dit\u00eb b\u00ebja dy or\u00eb rrug\u00eb, nj\u00eb or\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb e nj\u00eb or\u00eb n\u00eb kthim p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Isha e lodhur nga rruga e s\u2019ia kisha ngen\u00eb mod\u00ebs, edhe pse n\u00eb sht\u00ebpi nuk m\u00eb kan\u00eb penguar p\u00ebr asgj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb dhom\u00eb n\u00eb konvikt kisha nj\u00eb vajz\u00eb nga Jugu i Shqip\u00ebris\u00eb e nj\u00eb nga Shqip\u00ebria e Mesme; vajza t\u00eb mrekullueshme q\u00eb m\u00eb kan\u00eb ndihmuar t\u2019i kaloj t\u00eb gjitha komplekset e mia. Viti i par\u00eb i fakultetit kaloi i qet\u00eb me mendjen vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb mir\u00eb n\u00eb provime. Doja t\u00eb justifikoja parat\u00eb e prind\u00ebrve e t\u00eb v\u00ebllez\u00ebrve. Pastaj, dega ime donte pak pun\u00eb. N\u00eb provimet e vitit t\u00eb par\u00eb dola mir\u00eb. Jo vet\u00ebm nuk lash\u00eb asnj\u00eb provim p\u00ebr vjesht\u00eb, por i mora provimet teta e n\u00ebnta dhe meqen\u00ebse babai u k\u00ebnaq nga rezultatet, m\u00eb \u00e7oi edhe n\u00eb plazh n\u00eb Sarand\u00eb.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb e vajzave t\u00eb shkoll\u00ebs, \u201crr\u00ebshqitja\u201d ishte m\u00eb se e mundshme. N\u00eb ato dy jav\u00eb n\u00eb Sarand\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se me shoqet e mia, u takuam edhe me shum\u00eb shok\u00eb e shoqe q\u00eb i kishim n\u00eb fakultet. Ca ishin me familje e ca ishin grupe shoq\u00ebrie k\u00ebshtu q\u00eb dalldis\u00ebm.<\/p>\n<p>Nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb vitin e tret\u00eb n\u00eb ekonomik, q\u00eb ishte me familjen e tij, m\u00eb rrinte m\u00eb af\u00ebr se pjesa tjet\u00ebr e shoq\u00ebris\u00eb. Ishte djal\u00eb i mir\u00eb dhe filloi t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente. Qysh n\u00eb plazh rash\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb n\u00eb dashuri. Filluam t\u00eb rrinim bashk\u00eb e ram\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb sy t\u00eb grupit, por edhe t\u00eb familjes s\u00eb tij. Pas disa dit\u00ebsh, ai m\u00eb prezantoi me ta se ne \u00e7adrat ngjitur i kishim.<\/p>\n<p>&#8211; Kjo \u00ebsht\u00eb D.-ja, studente n\u00eb Ekonomik, q\u00eb e kam par\u00eb gjth\u00eb vitin n\u00eb shkoll\u00eb, por q\u00eb vet\u00ebm k\u00ebtu n\u00eb plazh po arrij t\u2019i flas, &#8211; tha ai nd\u00ebrsa m\u00eb prezantoi me prind\u00ebrit, dy motrat dhe v\u00ebllain e tij.<\/p>\n<p>&#8211; Si je, bukuroshe? &#8211; m\u00eb tha i ati dhe me zgjati dor\u00ebn. U takova me t\u00eb gjith\u00eb dhe ndenja p\u00ebr dy or\u00eb n\u00eb \u00e7adr\u00ebn e tyre. Pasi m\u00eb pyet\u00ebn se nga isha e p\u00ebr familjen time, b\u00ebm\u00eb edhe nja dy loj\u00eb letra dhe un\u00eb me F.-n\u00eb, ik\u00ebm t\u00eb grupi i shoq\u00ebris\u00eb. Gjith\u00eb grupi na u sul:<\/p>\n<p>&#8211; Kur do ta shpallni, kur do vijm\u00eb t\u00eb k\u00ebrcejm\u00eb&#8230;, &#8211; e t\u00eb tjera si k\u00ebto.<\/p>\n<p>&#8211; Po prisni more, ne sa u takuam. Pastaj, \u00e7\u2019t\u00eb reja do t\u00eb kemi gjat\u00eb vitit n\u00ebse i kalojm\u00eb k\u00ebtu? &#8211; tha F.-ja.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu, pak nga pak, pushuan ngacmimet e grupit dhe java tjet\u00ebr e pushimeve kaloi sa hap e mbyll syt\u00eb. Un\u00eb u ktheva n\u00eb sht\u00ebpi e relaksuar, e lumtur, gjith\u00eb shend e ver\u00eb. Mezi po prisja t\u00eb vinte vjeshta. N\u00ebse dit\u00ebve t\u00eb plazhit m\u2019u duk\u00ebn sikur koha vraponte, dit\u00ebt n\u00eb sht\u00ebpi sikur ishin ndalur e nuk iknin.<\/p>\n<p>Gjithsesi, pushimet mbaruan dhe qysh dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb shkoll\u00ebs, F.-ja erdhi m\u00eb gjeti dhe takimi yn\u00eb ishte nj\u00eb p\u00ebrqafim i gjat\u00eb n\u00eb sy t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve. M\u00eb vuri n\u00eb siklet se jo t\u00eb gjith\u00eb e dinin q\u00eb ne e kishim zgjatur muhabetin n\u00eb plazh, por aq m\u00eb b\u00ebnte.<\/p>\n<p>&#8211; Sa m\u00eb mori malli, mezi po prisja t\u00eb t\u00eb shihja! &#8211; tha F.-ja. Ai m\u00eb mori er\u00eb n\u00eb flok\u00eb e m\u00eb puthi fort kok\u00ebn. &#8211; M\u00eb kish marr\u00eb malli p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arom\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Edhe mua m\u00eb kish marr\u00eb malli, &#8211; i thash\u00eb, nd\u00ebrsa po e p\u00ebrqafoja. K\u00ebshtu filluan takimet tona. N\u00eb m\u00ebngjes m\u00eb priste para konviktit dhe shkonim bashk\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. Kur kishim or\u00eb pushim, merreshim vesh me nj\u00ebri-tjetrin e rrinim bashk\u00eb. Isha n\u00eb qiellin e shtat\u00eb. Pas disa koh\u00ebsh q\u00eb takoheshim kafeneve, ne vendos\u00ebm q\u00eb lidhja jon\u00eb duhej t\u00eb thellohej edhe m\u00eb shum\u00eb. Ia fala zemr\u00ebn e trupin F.-s\u00eb me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb. Isha e dashuruar dhe ai dukej q\u00eb m\u00eb donte jasht\u00eb mase. Ishte lidhje shum\u00eb e bukur p\u00ebr dy vite. Ai, edhe pse mbaroi shkoll\u00ebn, filloi pun\u00eb menj\u00ebher\u00eb pas fakultetit dhe nd\u00ebrsa un\u00eb isha n\u00eb vitin e tret\u00eb, ne s\u00ebrish ishim bashk\u00eb. Kur mbaroi viti i tret\u00eb dhe mua m\u00eb duhej t\u00eb vija n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr pushime, ne e dinim q\u00eb do t\u00eb rrinim p\u00ebr afro dy muaj pa u takuar. K\u00ebtu do t\u2019i vinte fundi lidhjes ton\u00eb. Kur un\u00eb erdha n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr t\u00eb filluar vitin e kat\u00ebrt, F.-n\u00eb e gjeta n\u00eb krah\u00ebt e nj\u00eb bjondeje. Shkova p\u00ebr ta takuar te puna e tij dhe e gjeta nd\u00ebrsa po puthej e p\u00ebrqafohej me tjetr\u00ebn. M\u2019u duk sikur do vdisja, por jo. Nuk b\u00ebra asnj\u00eb sken\u00eb, thjesht iu afrova dhe i p\u00ebrsh\u00ebndeta.<\/p>\n<p>&#8211; Ouuu, &#8211; tha ai, &#8211; m\u00eb fal, nuk t\u00eb pash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; S\u2019ka problem t\u00eb pash\u00eb un\u00eb, &#8211; i thash\u00eb. &#8211; Mendoj se nuk duhet t\u00eb t\u00eb shoh m\u00eb shum\u00eb se kaq.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb fal&#8230; ishte periudh\u00eb e gjat\u00eb t\u00eb rrija vet\u00ebm p\u00ebr dy muaj, &#8211; tha nd\u00ebrsa nuk dinte ku t\u2019i mbante duart se p\u00ebrqafimi kishte mbaruar.<\/p>\n<p>&#8211; Ju uroj fat, &#8211; iu thash\u00eb dhe ika me zemr\u00ebn cop\u00eb.<\/p>\n<p>Viti i kat\u00ebrt i fakultetit kaloi sikur t\u00eb isha n\u00eb ferr. N\u00eb shkoll\u00eb dola s\u00ebrish mir\u00eb, por m\u00eb kishte ikur g\u00ebzimi. M\u00eb kishte pushuar s\u00eb qeni gjysma ime, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb q\u00eb isha si dru e gjitha. Shoqet e mia m\u00eb thoshin \u201cdo kaloj\u00eb, mos e \u00e7aj kok\u00ebn p\u00ebr t\u00eb, ai s\u2019t\u00eb ka merituar\u201d e t\u00eb tilla gj\u00ebra, por nd\u00ebrsa p\u00ebrpiqesha t\u00eb mos e jepja veten para tyre, p\u00ebr vete po vdisja pak nga pak.<\/p>\n<p>Shkolla mbaroi dhe un\u00eb u ktheva n\u00eb qytetin tim. Fillova pun\u00eb dy muaj pas shkolle dhe sikur e largova pak mendjen nga F.-ja sepse po p\u00ebrpiqesha t\u00eb zbatoja n\u00eb praktik\u00eb \u00e7\u2019kisha m\u00ebsuar n\u00eb shkoll\u00eb. Kolegia e zyr\u00ebs m\u00eb q\u00eblloi nj\u00eb grua egoiste q\u00eb s\u2019m\u00eb m\u00ebsonte p\u00ebr asgj\u00eb, por kjo m\u00eb b\u00ebri mir\u00eb, se i vihesha pun\u00ebs me mish e me shpirt. Por s\u2019ishte e th\u00ebn\u00eb t\u00eb harroja sepse F.-ja u kthye tek un\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb m\u00eb vrar\u00eb p\u00ebrfundimisht. Ai erdhi e m\u00eb takoi n\u00eb qytetin tim.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb lutem, m\u00eb fal. E kam ndier munges\u00ebn t\u00ebnde, edhe pse isha me nj\u00eb tjet\u00ebr. Ty nuk t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj dot me ask\u00ebnd. T\u00eb lutem, kthehu me mua, &#8211; tha dhe m\u00eb hapi krah\u00ebt.<\/p>\n<p>Kaq desha dhe meqen\u00ebse akoma nuk e kisha z\u00ebvend\u00ebsuar n\u00eb zemr\u00ebn time, pranova menj\u00ebher\u00eb. Ia fala, por b\u00ebra gabim. Pasi u takuam tre-kat\u00ebr her\u00eb n\u00eb qytetin tim, ai vendosi t\u00eb vinte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time me t\u00eb atin dhe t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonin dor\u00ebn. Dita q\u00eb kishim vendosur erdhi dhe ata erdh\u00ebn t\u00eb dy bashk\u00eb. Te puna ime kishte ardhur v\u00ebllai im sepse i kisha th\u00ebn\u00eb se si q\u00ebndronte puna. Nuk mund t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb or\u00eb rrug\u00eb me t\u00eb dy se helbete, po vinin p\u00ebr mua. K\u00ebshtu, u bashkuam t\u00eb kat\u00ebrt dhe u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi. Darka shkoi shum\u00eb mir\u00eb. Prind\u00ebrve t\u00eb mi u p\u00eblqeu menj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Pas dy jav\u00ebsh, ne shpall\u00ebm fejes\u00ebn. Ne ndenj\u00ebm nj\u00eb vit t\u00eb fejuar sa lart e posht\u00eb, her\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij e her\u00eb n\u00eb timen. At\u00eb e hoq\u00ebn nga puna dhe pasi ndenji kat\u00ebr muaj pa pun\u00eb, m\u00eb tha se do t\u00eb ikte n\u00eb Itali. I kishte premtuar nj\u00eb kush\u00ebriri i tij q\u00eb ta ndihmonte, mjaftonte t\u00eb shkonte deri atje.<\/p>\n<p>&#8211; Do shkoj un\u00eb i pari t\u00eb b\u00ebj dokumentet e pastaj t\u00eb t\u00eb marr edhe ty, &#8211; m\u00eb tha at\u00eb nat\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time.<\/p>\n<p>Babit tim s\u2019i p\u00eblqeu shum\u00eb ideja, por k\u00ebto ishin kushtet. Kush ishte jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, ishte si princi i kalt\u00ebr p\u00ebr \u00e7do vajz\u00eb. E k\u00ebshtu, ai iku me skaf n\u00eb Itali. Sapo mb\u00ebrriti, m\u00eb mori n\u00eb telefon n\u00eb zyr\u00eb dhe sigurisht, u qet\u00ebsova q\u00eb kaloi sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00eb. Pas gjasht\u00eb muajsh q\u00ebndrimi n\u00eb Itali, F.-ja vendosi t\u00eb ikte n\u00eb Gjermani. Atje kishin djalin e tezes dhe ai i kishte premtuar ta ndihmonte me dokumente e pun\u00eb. N\u00eb fakt, sapo iku n\u00eb Gjermani, ai filloi pun\u00eb dhe pronari gjerman ku ai punonte u mor seriozisht me dokumentet q\u00eb i duheshin. P\u00ebr t\u00eb marr\u00eb dokumentet pritja dukej akoma m\u00eb e gjat\u00eb. Kishte nj\u00eb vit e gjys\u00ebm q\u00eb kishte ikur e ne flisnim n\u00eb telefon vazhdimisht. Nuk kisha dyshuar asnj\u00ebher\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb, por nj\u00eb dit\u00eb ai ma tha cop\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb fal D., e kuptoj q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb normale, sa her\u00eb largohem nga ti un\u00eb z\u00eb t\u00eb dashur tjet\u00ebr. Por&#8230; kam tet\u00eb muaj q\u00eb jam lidhur me nj\u00eb vajz\u00eb gjermane dhe m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb. Nuk dua t\u00eb tregohem i pasinqert\u00eb me ty. T\u00eb lutem, mos m\u00eb prit, vazhdo jet\u00ebn t\u00ebnde, &#8211; tha dhe i ndjeva frym\u00ebmarrjen n\u00eb telefon. E kuptova q\u00eb po priste p\u00ebrgjigjen time.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb vazhdoj jet\u00ebn time the? Mos the gj\u00eb k\u00ebshtu? &#8211; e pyeta nd\u00ebrsa zemra m\u2019u drodh.<\/p>\n<p>&#8211; Po, nuk mund t\u00eb pres\u00ebsh, sepse un\u00eb edhe n\u00ebse vij, nuk do t\u00eb vij p\u00ebr ty, &#8211; m\u2019u p\u00ebrgjigj.<\/p>\n<p>&#8211; Cil\u00ebn jet\u00eb timen po thua ti t\u00eb vazhdoj, k\u00ebt\u00eb q\u00eb ma shkat\u00ebrrove ti? Ku mendon ti se jetoj un\u00eb, n\u00eb Nju Jork, ku nuk t\u00eb paragjykon askush? Harrove se ku m\u00eb le? Pse dreqin u ktheve s\u00ebrish kur e dije q\u00eb do t\u00eb ikje? Pastaj, pse mendon se pranova t\u00eb fejohem me ty p\u00ebr syt\u00eb e bukur apo se t\u00eb kam dashur? &#8211; i thash\u00eb dhe lot\u00ebt filluan t\u00eb m\u00eb rridhnin faqeve.<\/p>\n<p>Ai nuk u p\u00ebrgjigj, priti derisa e mbylla un\u00eb telefonin dhe nuk m\u00eb mori m\u00eb. Jeta ime u kthye n\u00eb nj\u00eb ferr t\u00eb dyt\u00eb. Tashm\u00eb isha ish-e fejuar n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl, ku po t\u00eb jesh k\u00ebshtu, t\u00eb quajn\u00eb kurv\u00eb. Por, me gjith\u00eb dhimbjen time, p\u00ebrpiqesha t\u00eb mos e jepja veten n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb tjer\u00ebve. Pas nj\u00eb viti q\u00eb isha ndar\u00eb nga i fejuari, nj\u00eb djal\u00eb nga qyteti im m\u00eb ndali nj\u00eb dit\u00eb n\u00eb rrug\u00eb dhe m\u00eb tha se i p\u00eblqeja dhe se donte t\u00eb njihej me mua.<\/p>\n<p>&#8211; Po ti e di q\u00eb kam qen\u00eb nj\u00eb her\u00eb e fejuar? &#8211; ishte gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb i thash\u00eb, me nj\u00eb urrejtje q\u00eb s\u2019e kuptoj se kujt i drejtohej, vetes apo ish-it tim.<\/p>\n<p>&#8211; E di, por njeriu p\u00ebrballet me situata t\u00eb mira e t\u00eb k\u00ebqia n\u00eb jet\u00eb. Un\u00eb nuk dua t\u00eb flas fare p\u00ebr at\u00eb koh\u00eb t\u00ebnden&#8230; Ti, je dakord q\u00eb t\u00eb njihemi bashk\u00eb, apo jo? &#8211; tha dhe nd\u00ebrsa m\u00eb zgjati dor\u00ebn q\u00eb t\u00eb thoshte \u201cmirupafshim\u201d shtoi: &#8211; T\u00eb lutem, mendoje, do t\u00eb t\u00eb marr n\u00eb telefon n\u00eb zyr\u00eb dhe t\u00eb t\u00eb pyes.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu u njoha me burrin me t\u00eb cilin u martova pas nj\u00eb viti fejes\u00eb. Sot kemi tre f\u00ebmij\u00eb. Burri im \u00ebsht\u00eb burr\u00eb shembullor, por un\u00eb kur shtrihem n\u00eb shtrat p\u00ebrkrah tij, shum\u00eb shpesh \u00ebnd\u00ebrroj p\u00ebr F.-n\u00eb, edhe pse ai ma nxiu rinin\u00eb time&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>D.<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb nderuar lexues dhe ju gazetar\u00eb, ju lutem, mos m\u00eb gjykoni! S\u00eb pari, dua t\u2019ju p\u00ebrsh\u00ebndes t\u00eb gjith\u00eb juve q\u00eb shkruani n\u00eb k\u00ebt\u00eb rubrik\u00eb t\u00eb gazet\u00ebs sepse duke lexuar historit\u00eb tuaja mora guximin t\u00eb shkruaj edhe un\u00eb timen. Jam dyzet e nj\u00eb vje\u00e7e dhe kam lindur n\u00eb veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb familjen e prind\u00ebrve t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-11764","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11764","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11764"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11764\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11764"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11764"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11764"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}