{"id":11732,"date":"2016-01-14T19:30:34","date_gmt":"2016-01-14T18:30:34","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11732"},"modified":"2016-01-14T12:34:31","modified_gmt":"2016-01-14T11:34:31","slug":"jona-dervishi-lidhja-sa-vjen-e-forcohet","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/jona-dervishi-lidhja-sa-vjen-e-forcohet\/","title":{"rendered":"Jona Dervishi: Lidhja sa vjen e forcohet&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ajo \u00ebsht\u00eb figura e Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, por \u00e7far\u00eb q\u00ebndron p\u00ebrtej portretit t\u00eb saj aq t\u00ebrheq\u00ebs dhe seriozitetit q\u00eb i shkon p\u00ebr shtat pozicionit t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses n\u00eb nj\u00eb institucion kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishim kurioz\u00eb, ndaj e takuam Jon\u00ebn dhe b\u00ebm\u00eb me t\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Jona, cila \u00ebsht\u00eb lidhja jote direkte me sportin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jona Dervishi: <\/strong>&#8211; Deri diku jam njeri sportiv, m\u00eb p\u00eblqen vrapi, noti dhe kur kam koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb merrem me k\u00ebnaq\u00ebsi. Mendoj se nj\u00eb jet\u00eb me sport \u00ebsht\u00eb nj\u00eb jet\u00eb me sh\u00ebndet dhe paqe mendore, por nuk jam sistematike dhe k\u00ebt\u00eb e quaj defektin tim dhe t\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebve t\u00eb mi. Puna q\u00eb kam, n\u00eb fakt, m\u00eb shum\u00eb m\u00eb lidh me Marr\u00ebdh\u00ebniet me Publikun sesa me sportin, ama q\u00ebkur kam filluar t\u00eb punoj n\u00eb Federat\u00eb, lidhja sa vjen e forcohet dhe kjo gj\u00eb m\u00eb p\u00eblqen.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Para se t\u00eb futeshe n\u00eb FSHF, e kishe menduar t\u00eb punoje n\u00eb nj\u00eb profeson q\u00eb ka lidhje me futbollin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fakt, ka qen\u00eb nj\u00eb surpriz\u00eb e k\u00ebndshme edhe p\u00ebr mua, prandaj them ndonj\u00ebher\u00eb se fati \u00ebsht\u00eb i paparashikuesh\u00ebm. Ashtu sikurse vet\u00eb jeta e njeriut&#8230; N\u00eb momentin q\u00eb u p\u00ebrballa me k\u00ebt\u00eb profesion, u ndjeva e privilegjuar, por t\u00eb jem e sinqert\u00eb, nuk e kisha menduar paraprakisht&#8230; Vet\u00ebm kur pash\u00eb q\u00eb k\u00ebrkohej nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebse n\u00eb FSHF, fillova ta konsideroja realisht k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi dhe, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, m\u00eb doli shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pse n\u00eb k\u00ebt\u00eb pozicion duhet t\u00eb ishe ti dhe jo nj\u00eb tjet\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fakt, duhet t\u00eb pyesni ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb marr\u00eb se p\u00ebrse e kan\u00eb menduar k\u00ebshtu&#8230; (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti vet\u00eb, \u00e7far\u00eb mendon se t\u00eb ndihmoi p\u00ebr t\u00eb nisur k\u00ebt\u00eb pun\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ishin 5 kandidat\u00eb meshkuj dhe un\u00eb isha e vetmja kandidate fem\u00ebr. Ndoshta ishte kjo nj\u00eb p\u00ebrpar\u00ebsi, meqen\u00ebse jemi n\u00eb koh\u00ebn e barazis\u00eb gjinore dhe mund t\u00eb m\u00eb ket\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb lloj privilegji. Megjithat\u00eb, un\u00eb mendoj se ato q\u00eb m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb fitoja ishin idet\u00eb, nismat \u00a0q\u00eb paraqita dhe p\u00ebrputhshmeria q\u00eb kishin idet\u00eb e mia me at\u00eb \u00e7ka k\u00ebrkohej n\u00eb FSHF&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrve\u00e7 faktit q\u00eb ishe e vetmja fem\u00ebr, mund t\u00eb ket\u00eb ndikuar edhe fakti q\u00eb ishe nj\u00eb fem\u00ebr e bukur?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po tani, ku di un\u00eb&#8230; (Buz\u00ebqesh) S\u2019m\u00eb duket vetja kaq e bukur, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn. \u00c7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb relative. Mund t\u00eb them vet\u00ebm se kur ke rol z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsi, normalisht puna q\u00eb ti b\u00ebn \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara kamerave dhe publikut, k\u00ebshtu q\u00eb edhe estetika ka nj\u00eb rol me r\u00ebnd\u00ebsi&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa e ndjek futbollin aktualisht?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E ndjek dhe m\u00eb p\u00eblqen, jo vet\u00ebm n\u00eb aspektin profesional. Un\u00eb nuk merrem me \u00e7\u00ebshtjet teknike, e shikoj m\u00eb shum\u00eb nga lart, pa iu futur tamam profesionalizmit apo detajeve, megjithat\u00eb sidomos kampionatin shqiptar, kam d\u00ebshir\u00eb ta ndjek dhe shkoj edhe n\u00eb stadium.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb profilin t\u00ebnd n\u00eb Facebook, ti vazhdimisht promovon flamurin&#8230; Je v\u00ebrtet nacionaliste apo e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb pun\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shiko&#8230; nuk jam nacionaliste, por jam patriote, se ky termi \u201cnacionaliste\u201d sikur shpreh dhun\u00eb dhe ekstremiz\u00ebm. P\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje patriotizm, pra, atdhedashurie, patjet\u00ebr edhe duke promovuar k\u00ebshtu Komb\u00ebtaren dhe vlerat e kombit ton\u00eb n\u00eb \u00e7do aspekt. Kam qen\u00eb gjithnj\u00eb k\u00ebshtu, por duke iu p\u00ebrshtatur mbase profilit t\u00eb pun\u00ebs sime, mund ta kem shtuar deri diku doz\u00ebn. Nj\u00eb gj\u00eb ama mund ta them me siguri t\u00eb plot\u00eb: \u00e7do gj\u00eb q\u00eb b\u00ebj, \u00ebsht\u00eb e ndjer\u00eb!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mund t\u00eb ishe ti p\u00ebr shembull, imazh i Komb\u00ebtares Shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Komb\u00ebtarja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb imazh m\u00eb vete; spektakli q\u00eb ata djem na dhurojn\u00eb n\u00eb fush\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe imazhi kryesor q\u00eb duam t\u00eb p\u00ebrcjellim. Gjithsesi, n\u00ebse do t\u00eb isha ose jam b\u00ebr\u00eb deri diku imazhi i Komb\u00ebtares, \u00ebsht\u00eb privilegj p\u00ebr mua.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me \u00e7far\u00eb mbushet dita jote e pun\u00ebs?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kemi nj\u00eb orar zyrtar 8.30-15.30 q\u00eb e nis me kafen e m\u00ebngjesit dhe shtypin e dit\u00ebs, me gazetat sportive, me portalet online etj. Pastaj hap emailet dhe vazhdoj me procedur\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb \u00e7do institucioni, pavar\u00ebsisht se puna ime \u00ebsht\u00eb edhe pun\u00eb terreni, me takime me gazetar\u00eb. Marr\u00ebdh\u00ebniet me publikun jan\u00eb strategji, k\u00ebshtu q\u00eb me duhet t\u00eb b\u00ebj \u201cpropagand\u00eb\u201d, q\u00eb t\u2019ju mbushim mendjen ju gazetar\u00ebve p\u00ebr shembull, t\u00eb shkruani gj\u00ebra pozitive dhe t\u00eb na promovoni sa m\u00eb shum\u00eb&#8230; (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; &#8230;nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, arsimimi yt nuk ka lidhje fare me gazetarin\u00eb&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb kam mbaruar Gjuh\u00ebt e Huaja, por Gjuh\u00ebt e Huaja, ashtu sikurse Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsia e Gazetaria, jan\u00eb t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs familje. Un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb edhe master p\u00ebr komunikim p\u00ebr dy vjet dhe komunikimi, n\u00eb vetvete, gazetari \u00ebsht\u00eb. Gjithsesi, Marr\u00ebdh\u00ebniet me Publikun jan\u00eb edhe \u00e7\u00ebshtje dhuntie sepse mund t\u00eb kesh mbaruar gazetari profesionale e t\u00eb kesh dal\u00eb shk\u00eblqyesh\u00ebm, por nuk je i mir\u00eb n\u00eb promovim&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; A shikon nj\u00ebfar\u00eb lidhjeje mes faktit q\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh, n\u00eb pozicione ky\u00e7e shohim femra t\u00eb bukura; z\u00ebdh\u00ebn\u00ebset, parlamentaret&#8230; Do t\u00eb thot\u00eb kjo se ato jan\u00eb m\u00eb t\u00eb afta?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb vet\u00eb jam adhuruese e t\u00eb bukur\u00ebs, por mbi t\u00eb gjitha, e nj\u00eb mendjeje dhe karakteri t\u00eb bukur. N\u00ebse k\u00ebto t\u00eb dyja b\u00ebhen s\u00eb bashku, mjafton shum\u00eb pak stil dhe mund t\u00eb quhesh e bukur. Sa i p\u00ebrket politik\u00ebs, mendoj se parlamentaret jan\u00eb t\u00eb bukura brenda ideologjis\u00eb q\u00eb ne p\u00ebrkrahim dhe na duken edhe me t\u00eb bukura n\u00eb pamje. Pastaj, mos harro se televizioni t\u00eb jep madh\u00ebshti. Sipas disa studimeve, njer\u00ebzit jan\u00eb m\u00eb t\u00eb prirur t\u00eb shikojn\u00eb nj\u00eb person t\u00eb bukur q\u00eb nuk thot\u00eb asgj\u00eb, sesa nj\u00eb person q\u00eb mund t\u00eb mos jet\u00eb estetikisht shum\u00eb i bukur, por ka shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb. Kjo vjen edhe si proces i r\u00ebnies s\u00eb nivelit intelektual deri diku, ose ndoshta \u00ebsht\u00eb ndikimi i stresit; njer\u00ebzit nuk duan m\u00eb t\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb, jan\u00eb t\u00eb lodhur ndaj ndonj\u00ebher\u00eb duan vet\u00ebm t\u00eb shohin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00ebse nes\u00ebr do t\u00eb ikje nga kjo pun\u00eb, p\u00ebr \u00e7far\u00eb do t\u00eb t\u00eb vlente eksperienca?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb e marr jet\u00ebn pa e parashikuar&#8230; Po t\u00eb shikosh edhe formimin tim, un\u00eb jam e spostuar nga Per\u00ebndimi drejt Lindjes, sepse kam b\u00ebr\u00eb t\u00eb mesmen p\u00ebr gjuh\u00eb italiane, vazhdova p\u00ebr turqisht, pastaj p\u00ebr komunikim, disa koh\u00eb n\u00eb Ministri t\u00eb Jashtme, pastaj erdha n\u00eb FSHF, k\u00ebshtu q\u00eb nuk e di&#8230; Si \u00e7do njeri, i kam edhe un\u00eb planet e mia. Edhe tema e politik\u00ebs deri diku m\u00eb intrigon&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e bukur e pun\u00ebs t\u00ebnde?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Emocioni shum\u00eb i madh q\u00eb t\u00eb jep Komb\u00ebtarja, sepse e shikon edhe me syrin e patriotizmit dhe jo vet\u00ebm t\u00eb loj\u00ebs. Jam me fat q\u00eb punoj edhe me nj\u00eb staf t\u00eb mrekulluesh\u00ebm. Ata jan\u00eb gjithmon\u00eb pas kuintave, por b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb pun\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, nj\u00ebsoj si Komb\u00ebtarja n\u00eb fush\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po m\u00eb e v\u00ebshtira?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb merrja shembull akreditimin e gazetar\u00ebve n\u00eb stadium, pasi vendet jan\u00eb t\u00eb pak\u00ebta, n\u00eb krahasim me k\u00ebrkesat e m\u00ebdha t\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb duan t\u00eb marrin pjes\u00eb. L\u00ebnia jasht\u00eb v\u00ebrtet q\u00eb m\u00eb l\u00eb shije jo t\u00eb mir\u00eb, por duhet t\u2019u p\u00ebrmbahemi disa kritereve&#8230; Shpresojm\u00eb q\u00eb me stadiumet e reja, t\u00eb ket\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb kapacitet p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbushur k\u00ebrkesat.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ka raste kur t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb t\u2019u sigurosh bileta p\u00ebr n\u00eb ndonj\u00eb ndeshje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Oh, nj\u00eb nd\u00ebr pjes\u00ebt m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb fiks momenti kur jan\u00eb ndeshjet eliminatore t\u00eb komb\u00ebtares sepse t\u00eb t\u00ebr\u00eb, q\u00eb nga familjaret e mi e deri te shoq\u00ebria e farefisi, nisin t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb bileta. Ngjan si humor, por shpesh kthehet n\u00eb stres sepse k\u00ebrkesat jan\u00eb aq t\u00eb shumta sa nuk i p\u00ebrmbush dot sepse ne si staf kemi nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb limituar biletash.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb futbollisti q\u00eb mezi prisje t\u00eb takoje dhe ai q\u00eb mezi pret ta takosh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk kam ndonj\u00eb futbollist q\u00eb mezi pres ta takoj, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn. Kisha kuriozitet t\u00eb takoja Kristiano Ronaldon, si nj\u00eb gjigant t\u00eb futbollit kur erdhi t\u00eb luante k\u00ebtu me Portugalin\u00eb, por pik\u00ebrisht dy dit\u00eb para m\u2019u desh t\u00eb operoja apendisitin, k\u00ebshtu q\u00eb s\u2019munda ta takoja, bile edhe ndeshjen e pash\u00eb nga televizioni. M\u00eb ka ngelur peng q\u00eb s\u2019munda ta shijoja loj\u00ebn n\u00eb stadium mes atmosfer\u00ebs kuqezi, aty ku zemrat rrahin nj\u00ebsoj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A i lejohet nj\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebseje q\u00eb, n\u00eb intervist\u00ebn e saj, t\u00eb tregoj\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb apo jo e dashuruar? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb lindim p\u00ebr t\u00eb dashuruar&#8230; q\u00ebkur hapim syt\u00eb, ndjejm\u00eb dashurin\u00eb p\u00ebr n\u00ebn\u00ebn. Mjer\u00eb ai ose ajo q\u00eb s\u2019ka dashuruar kurr\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Futbollist \u00ebsht\u00eb ai?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb dashuri s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi, as profesioni, as feja, as origjina, as ngjyra. Dashuria \u00ebsht\u00eb e paform\u00eb; ti e ndjen, por nuk e sheh. R\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb t\u00eb jet\u00eb \u00a0e past\u00ebr dhe t\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb njeri m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Do t\u00eb b\u00ebhej ai xheloz n\u00ebse ti p\u00ebrqafon Ronaldon, apo n\u00eb rastin e Ronaldos, ia vlen \u00e7do sakrific\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrqafimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenj\u00eb ngroht\u00ebsie e respekti, por un\u00eb, gjithsesi, nuk mendoj se do ta p\u00ebrqafoja. Maksimumi do t\u00eb b\u00ebja nj\u00eb selfie me t\u00eb. (Qesh) S\u2019mund t\u00eb ket\u00eb xhelozi p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrqafim, por n\u00ebse s\u2019do ta b\u00ebnte t\u00eb ndihej mir\u00eb, do ta evitoja.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Plani m\u00eb i af\u00ebrt&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; I kemi syt\u00eb drejt Komb\u00ebtares n\u00eb Evropian. Ky \u00ebsht\u00eb plani m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Nga af\u00ebr me Jon\u00ebn <\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Je aq supersticioze sa t\u00eb trembesh p\u00ebr shembull, nga nj\u00eb num\u00ebr ters?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Q\u00ebllon q\u00eb edhe b\u00ebhem, sidomos kur shoh ndonj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr jo t\u00eb mir\u00eb gjat\u00eb nat\u00ebs, por nuk e kaloj cakun. \u00c7\u00ebshtjet e bestytnive i takojn\u00eb shekullit te kaluar. Besoj se t\u00eb gjith\u00eb ne e kemi t\u00eb shkruar fatin n\u00eb librin e Zotit dhe s\u2019mund t\u2019i shmangemi as t\u00eb mir\u00ebs, as t\u00eb keqes, n\u00ebse \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb b\u00ebhet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebje n\u00ebse nj\u00eb qen do t\u00eb t\u2019i ngulte syt\u00eb nd\u00ebrsa kalon rrug\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Dy jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb: Ose do p\u00ebrk\u00ebdheli, ose do t\u00eb m\u00eb v\u00ebrsulet! Un\u00eb s\u2019do t\u00eb rrezikoja me t\u00eb par\u00ebn sepse mund t\u00eb p\u00ebsoja t\u00eb dyt\u00ebn, k\u00ebshtu q\u00eb&#8230; Do t\u00eb vazhdoja rrug\u00ebn drejt. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa or\u00eb pasi e ke marr\u00eb rrog\u00ebn, e harxhon at\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, jo, s\u2019jam armike e paras\u00eb, p\u00ebrkundrazi. Jetojm\u00eb n\u00eb kapitaliz\u00ebm dhe duam apo nuk duam paraja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb domosdoshm\u00ebri. N\u00ebse pun\u00ebn t\u00ebnde mujore e harxhon brenda dit\u00ebs, at\u00ebher\u00eb nuk ke respekt p\u00ebr t\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb nuk i reziston dot pa e bler\u00eb, edhe n\u00ebse ke dhjet\u00ebra t\u00eb tilla n\u00eb sht\u00ebpi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb veshje, do thoja k\u00ebpuc\u00ebt. Edhe kur n\u00eb garderob\u00eb m\u00eb mungojn\u00eb gj\u00ebra t\u00eb tjera dhe jo k\u00ebpuc\u00eb, syri im shkon s\u00ebrish aty.<\/p>\n<p><strong>&#8211;\u00a0 Cila \u00ebsht\u00eb dob\u00ebsia jote m\u00eb e madhe?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; F\u00ebmij\u00ebt, t\u00eb cil\u00ebve u \u00ebsht\u00eb vjedhur f\u00ebmij\u00ebria, q\u00eb nga f\u00ebmij\u00ebt e varf\u00ebr t\u00eb vendit tim e deri te\u00a0 f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb Lindjen e Mesme, q\u00eb rriten \u00e7do dit\u00eb me luft\u00eb e jo me lodra&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po pika jote m\u00eb e fort\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Dinjiteti. Nuk do t\u00eb lejoja kurr\u00eb t\u00eb m\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbej! Nj\u00eb njeri pa dinjitet \u00ebsht\u00eb nj\u00eb njeri i varf\u00ebr n\u00eb shpirt.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Do t\u00eb kishe kund\u00ebrshtim po ta mbyllnim intervist\u00ebn me librat dhe muzik\u00ebn? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Aspak. (Buz\u00ebqesh) Un\u00eb kam simpatit\u00eb e mia, m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb lexoj romane e poema, por p\u00ebr Kadaren\u00eb kam debules\u00eb, sepse p\u00ebrhumbesh n\u00eb vargjet e tij. Gjithashtu, kam simpati p\u00ebr librat e Ben Blushit. Po i shtoj list\u00ebs edhe romanin e bukur t\u00eb Blendi Fevziut, q\u00eb kam pak koh\u00eb qe e kam p\u00ebrfunduar. S\u2019mund t\u00eb l\u00eb pa permendur p\u00ebrkthimet e t\u00eb ndjerit Jusuf Vrioni. Nd\u00ebrsa n\u00eb lidhje me muzik\u00ebn, jam e gjithanshme sepse e ndjej shum\u00eb. \u00c7do k\u00ebng\u00eb m\u00eb duket sikur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb apostafat p\u00ebr dit\u00ebt e mia. Ngjan si mendim egoist, por fundja, kush nuk ndjen muzik\u00ebn, nuk ndjen sensin e v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb jet\u00ebs. M\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb muzika italiane e viteve \u201970, edhe ajo franceze, por nuk dua t\u00eb l\u00eb kurr\u00eb pa p\u00ebrmendur dy perlat e muzik\u00ebs shqiptare, Nexhmije Pagarusha dhe Va\u00e7e Zela.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Ajo \u00ebsht\u00eb figura e Federat\u00ebs Shqiptare t\u00eb Futbollit, por \u00e7far\u00eb q\u00ebndron p\u00ebrtej portretit t\u00eb saj aq t\u00ebrheq\u00ebs dhe seriozitetit q\u00eb i shkon p\u00ebr shtat pozicionit t\u00eb z\u00ebdh\u00ebn\u00ebses n\u00eb nj\u00eb institucion kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm? P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ishim kurioz\u00eb, ndaj e takuam Jon\u00ebn dhe b\u00ebm\u00eb me t\u00eb k\u00ebt\u00eb bised\u00eb&#8230; &nbsp; Blerina \u00c7izmja: &#8211; Jona, cila \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11733,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[],"class_list":["post-11732","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11732","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11732"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11732\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11733"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11732"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11732"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11732"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}