{"id":11723,"date":"2016-01-14T12:30:12","date_gmt":"2016-01-14T11:30:12","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11723"},"modified":"2016-01-13T11:57:13","modified_gmt":"2016-01-13T10:57:13","slug":"urimet-tuaja-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/urimet-tuaja-2\/","title":{"rendered":"Urimet tuaja&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>&#8220;Lacooo, u b\u00ebfsh 100 vje\u00e7e! U rrite e u plake edhe ti, u bane gru e madhe 20 vje\u00e7e. xp T&#8217;uroj ma t\u00eb mirat e bot\u00ebs e vet\u00ebm gjana t\u00eb bukura. Suksese shum\u00eb e shum\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb e me nota t\u00eb mira. Shpresoj t\u00eb plotesohen tana d\u00ebshirat tuja e t\u00eb shoh lart e ma lart, se meriton ma t\u00eb mirat e k\u00ebsaj bote. Tashiii marrinat s\u2019kena me i lan se u rrite, maksimumi ta po mbesim n\u00eb der\u00eb. xp Jam me fat q\u00eb t\u00eb kam njoft e t\u00eb kam shoqe kaq t\u00eb mir\u00eb. Ti e din, shko e sjellu ku t\u00eb dush, prap te un\u00eb ta po perfundon. xp Pashim tash se na e prune te hunaaaaa! Tdu fort laco. U b\u00ebfsh 100 vje\u00e7e! <\/strong><\/p>\n<p><strong>P.s se ta po rrin e d\u00ebgjon at kang\u00ebn \u201cun\u00eb jam 20 vje\u00e7\u201d tash xp. Zgjodha kyt foton se \u00ebsht\u00eb e vetmja serioze q\u00eb kena. xp<\/strong><\/p>\n<p><u>\u00a0<\/u><\/p>\n<p><strong>Klea, edhe 100 vite t\u00eb lumtura<\/strong><\/p>\n<p><strong>Me g\u00ebzimin dhe emocionin e ve\u00e7ant\u00eb q\u00eb provojn\u00eb prind\u00ebrit kur vajza e tyre e zemr\u00ebs mbush 18 vje\u00e7e, duke bashkuar k\u00ebtu edhe d\u00ebshir\u00ebn e v\u00ebllez\u00ebrve, motrave, xhaxhallar\u00ebve, gjyshit, gjyshes, shok\u00ebve dhe shoqeve, urojm\u00eb sot Klean me rastin e 18 vjetorit t\u00eb lindjes. Edhe 100 vite t\u00eb tjera t\u00eb lumtura e plot sh\u00ebndet. Ti erdhe dhe hyre n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb ashtu si\u00e7 \u00e7el tr\u00ebndafili i par\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb nj\u00eb pranvere. Si t\u00eb gjith\u00eb prind\u00ebrit q\u00eb provojn\u00eb ndjesin\u00eb e t\u00eb qenit p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00ebn\u00eb e baba, edhe p\u00ebr ne ajo dit\u00eb do t\u00eb mbetet n\u00eb memorie si agimi m\u00eb i bardh\u00eb i nj\u00eb dite t\u00eb bekuar, q\u00eb Zoti i fal rrall\u00eb njeriut n\u00eb jet\u00eb. Ndon\u00ebse ishte dit\u00eb dhjetori me ngric\u00eb e acar, jeta jon\u00eb u kthye n\u00eb nj\u00eb behar n\u00eb mes t\u00eb dimrit, sepse ti solle n\u00eb jet\u00ebt tona shpres\u00ebn, g\u00ebzimin, haren\u00eb e lumturin\u00eb m\u00eb t\u00eb skajshme, solle motivin e jet\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb familje t\u00eb re. F\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb bekim p\u00ebr njeriun, jan\u00eb frym\u00ebzimi, forca dhe kuptimi i jet\u00ebs s\u00eb tij. E, n\u00eb ve\u00e7anti, vajzat, me ato dhunti q\u00eb u ka falur natyra, jan\u00eb p\u00ebr prind\u00ebrit nj\u00eb univers plot magji, nj\u00eb bot\u00eb plot dashuri, jan\u00eb nj\u00eb hit, nj\u00eb stoli, nj\u00eb diell, nj\u00eb mrekulli. F\u00ebmij\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb bot\u00eb e \u00e7uditshme, me mij\u00ebra befasira dhe me qindra kilometra d\u00ebshira, por ajo s\u2019\u00ebsht\u00eb lod\u00ebr, s\u2019\u00ebsht\u00eb as k\u00ebng\u00eb e melodi, ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb plot t\u00eb papritura e v\u00ebshtir\u00ebsi, ndaj ne si prind\u00ebr t\u00eb k\u00ebshillojm\u00eb: <\/strong><\/p>\n<p><strong>D\u00ebgjo zemr\u00ebn, ajo t\u00eb m\u00ebson kujt t\u2019i besosh<\/strong><\/p>\n<p><strong>D\u00ebgjo instinktin ai t\u00eb tregon si t\u00eb veprosh<\/strong><\/p>\n<p><strong>D\u00ebgjo k\u00ebshillat, ato t\u00eb ndihmojn\u00eb t\u00eb jetosh<\/strong><\/p>\n<p><strong>D\u00ebgjo prind\u00ebrit, ata t\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb t\u00eb mos gabosh.<\/strong><\/p>\n<p><strong>P\u00ebr nj\u00eb njeri jeta \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prov\u00eb e karakterit t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb pun\u00eb, guxim, p\u00ebrpjekje e v\u00ebshtir\u00ebsi, p\u00ebrmes t\u00eb cilave rritet dhe forcohet ky karakter. N\u00ebse do t\u00eb jetosh, duhet t\u00eb gjenerosh e t\u00eb jap\u00ebsh vlera, t\u00eb njoh\u00ebsh bot\u00ebn e ta pranosh at\u00eb me t\u00eb mirat dhe t\u00eb k\u00ebqijat t\u00eb b\u00ebhesh vet\u00eb pjes\u00eb e saj. <\/strong><\/p>\n<p><strong>Jeta \u00ebsht\u00eb shkoll\u00eb, duhet t\u00eb m\u00ebsosh<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jeta \u00ebsht\u00eb gar\u00eb, duhet t\u00eb garosh<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jeta \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb duhet t\u00eb guxosh<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jeta \u00ebsht\u00eb betej\u00eb, duhet t\u00eb luftosh<\/strong><\/p>\n<p><strong>Jeta \u00ebsht\u00eb shije, duhet ta pranosh.<\/strong><\/p>\n<p><strong>Tashm\u00eb q\u00eb u b\u00ebre n\u00eb mosh\u00eb madhore, jeta p\u00ebr ty i ka hapur dyert e saj. Ajo t\u00eb fton t\u00eb hysh n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr bot\u00eb, n\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim. Shkolla e dituria jan\u00eb nj\u00eb furr\u00eb ku piqet intelekti i njeriut dhe aty do t\u00eb gjesh pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb t\u00eb duhet n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb. Duke t\u00eb uruar edhe 100 pranvera t\u00eb tjera t\u00eb lumtura besojm\u00eb dhe shpresojm\u00eb q\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb t\u00eb na e mbush\u00ebsh me g\u00ebzim, krenari dhe optimiz\u00ebm. Qofsh e g\u00ebzuar dhe e lumtur me bekimin e Zotit dhe d\u00ebshir\u00ebn e prind\u00ebrve gjithmon\u00eb pran\u00eb. Me respekt t\u00eb thell\u00eb, Sabri Gjeci. <\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nga un\u00eb, Flamur B\u00ebrd\u00ebllima, urime p\u00ebr ju:<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00a0Tani \u00ebsht\u00eb e padiskutueshme: Libri, si book (let\u00ebr) vazhdon t\u00eb mbetet nj\u00eb pjes\u00eb kaq e r\u00ebnd\u00ebsishme e nd\u00ebrgjegjes intelektuale t\u00eb shqiptar\u00ebve. Por ky vit m\u00eb form\u00ebsoi nj\u00eb dukuri shum\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme: Tani n\u00eb krye t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb sht\u00ebpive botuese, m\u00eb serioze, kemi ca gra simpatike dhe plot kultur\u00eb: Rita Petro, Flutura A\u00e7ka, Arlinda Duda, Irena To\u00e7i, Loreta Berhami, i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb feminilitet librit. Risi n\u00eb tematik\u00eb, p\u00ebrmbajtje, paraqitje, menaxhim. Dhe p\u00ebr fat, jan\u00eb t\u00eb gjitha, gjith\u00eb nur (sharm)&#8230; Dob\u00ebsia ime dihet kush \u00ebsht\u00eb, Arlinda, po nga zemra urime t\u00eb gjithave!<\/p>\n<p>&#8211; I dashur Hazir! N\u00eb natyr\u00eb, n\u00eb jet\u00eb, shum\u00eb objekte t\u00eb natyrshme, bardh\u00ebsia i p\u00ebrsos, duke u shtuar bukurin\u00eb, sikur jep nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb virtytit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb prej vetes, si te mermeri, fajancat joporoze, perlat, por kur them: \u201cKy njeri \u00ebsht\u00eb shpirtbardh\u00eb\u201d, kemi arritur n\u00eb nj\u00eb gjendje superiore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb bardh\u00ebsi e shoh edhe shpirtin t\u00ebnd, i nderuar miku im. Dhe ja ku po ta \u201cdhuroj\u201d k\u00ebt\u00eb krahasim, si urim p\u00ebr festat e N\u00ebntorit. T\u00eb p\u00ebrqafoj fort, njeri i mrekulluesh\u00ebm!<\/p>\n<p>&#8211; Artan Hoxha, miku im i shtrenjt\u00eb, aty te TBU-ja. Rasti i festave t\u00eb n\u00ebntorit, \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb t\u00eb fal\u00ebnderuar dhe uruar. Po, jam n\u00eb k\u00ebto momente skllav i nj\u00eb meditimi: Mund t\u00eb kem d\u00ebgjuar edhe njer\u00ebz, q\u00eb nuk jan\u00eb dakora me ato q\u00eb thua ti n\u00eb daljet televizive. Po, p\u00ebr be, nuk kam d\u00ebgjuar asnj\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb n\u00eb diskutim ep\u00ebrsin\u00eb t\u00ebnde mbi mediokritetin dhe mendimin e mjegulluar. Duke pasur nj\u00eb kujtes\u00eb famoze dhe nj\u00eb zot\u00ebrim ideal t\u00eb argumentit, je ai q\u00eb je, i dashur Tani. T\u00eb p\u00ebrqafoj fort! Puthe goc\u00ebn!<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrpiqem t\u00eb t\u00eb ndjek n\u00eb p\u00ebrkushtimin t\u00ebnd ndaj Lushnjes, i dashur Fatos Tusha. Ti del pak n\u00eb televizor, nuk je i buj\u00ebs mediatike, po ata q\u00eb kan\u00eb dy fije tru, e din\u00eb se dinjiteti yt nuk barazohet me dinjitetin e 100 prej atyre q\u00eb rrin\u00eb gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb TV.<\/p>\n<p>&#8211; Shfryt\u00ebzoj rastin t\u00eb t\u00eb uroj p\u00ebr festat e n\u00ebntorit dhe m\u00eb tej, ty q\u00eb e ke shpirtin m\u00eb t\u00eb bardh\u00eb se Albatrosi (p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb krahasim kjo!). T\u00eb p\u00ebrqafoj Tosi.<\/p>\n<p>&#8211; Said Fishta, miku im! Dua t\u00eb b\u00ebj p\u00ebr ty nj\u00eb krahasim t\u00eb guximsh\u00ebm: Shpirti yt m\u00eb ngjan me nj\u00eb materie flak\u00ebronj\u00ebse (sporti) q\u00eb fluturon drejt yllit t\u00eb shenjt\u00eb (Zotit). N\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb t\u00eb njohin e din\u00eb se je nj\u00eb streh\u00eb drite, ku rri gjithnj\u00eb ndezur Mir\u00ebsia e njeriut. Le ta konvertojm\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb thash\u00eb, me nj\u00eb urim p\u00ebr festat, i dashur Said. Urime!<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrvoja e zakonshme e trash\u00ebguar e gjith\u00eb njer\u00ebzimit, kur flet p\u00ebr ngjyren e bardh\u00eb, ndahet n\u00eb dysh. Asnj\u00eb nuk ka qejf t\u00eb rrij\u00eb pran\u00eb nj\u00eb njeriu Albino (t\u00eb talentuar), ia mbath vrapit p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb ariu apo ujku t\u00eb bardh\u00eb. Dhe&#8230; etj. etj. negacione. Por, kur vjen puna q\u00eb do t\u00eb dalloje nj\u00eb njeri human nga t\u00eb tjer\u00ebt, thash\u00eb \u201czem\u00ebrbardh\u00eb si ai nuk gjen\u201d. Prap\u00eb, e bardh\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; I dashur Tonin Alia, pas flok\u00ebve q\u00eb po t\u00eb zbardhen nga pak, brenda kraharorit t\u00eb fuqish\u00ebm, t\u00ebndit, rreh pik\u00ebrisht nj\u00eb zem\u00ebr e bardh\u00eb. E bardh\u00eb, deri n\u00eb limitet e artit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fund n\u00ebntori dhe festash, ky krahasim i menduar mir\u00eb nga un\u00eb, t\u00eb vjen si urim. Mjeshtri i Madh i pun\u00ebs dhe president i \u201cShkoll\u00ebs\u201d s\u00eb mir\u00ebsis\u00eb dhe drurit \u201cArdeno\u201d. Urime Tonin, ti, familja, gjith\u00eb kolektivi. Dhe&#8230; mos e braktis Liqenin.<\/p>\n<p>&#8211; Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, Xhemalin e takoj m\u00eb shpesh, i dashur Kujtim, se&#8230; ja ku \u00ebsht\u00eb kryesia e Parlamentit. Po, do t\u00eb d\u00ebshiroja, bashk\u00eb me urimin p\u00ebr festat e n\u00ebntorit, t\u00eb t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisja ndjenjat e mia v\u00ebllaz\u00ebrore, s\u00eb pari, p\u00ebr zemr\u00ebn t\u00ebnde. Nuk di nj\u00eb her\u00eb t\u00eb kem patur hall dhe ti t\u00eb mos m\u00eb kesh ndihmuar. Edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb fisnik\u00ebri, ta ka b\u00ebr\u00eb Zoti mbar\u00eb, i dashur Kujtim Qefalia. Vitet, vet\u00ebm sa e lart\u00ebsojn\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb! T\u00eb fala t\u00eb gjith\u00ebve, ve\u00e7an\u00ebrisht Gersit, q\u00eb kush e di sa \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb! Urime!<\/p>\n<p>&#8211; Vij te dezhurni i Ministris\u00eb dhe m\u00eb than\u00eb se je n\u00eb Vlor\u00eb, i dashur Mondi. Dhe v\u00ebrtet je atje p\u00ebr masat p\u00ebr p\u00ebrmbytjet e mundishme. T\u00eb nes\u00ebrmen vij prap\u00eb, po ti je n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb, n\u00eb nj\u00eb biznes model. Dhe mes t\u00eb ftuarve shoh nj\u00eb njeri t\u00eb shtrenjt\u00eb p\u00ebr mua, Ilir Trebick\u00ebn. Kor\u00e7ar edhe ai. Dhe q\u00eb b\u00ebn p\u00ebrdit\u00eb sport, edhe tani. Po, q\u00eb t\u00eb kthehem te ti: Ti nuk je nj\u00eb mjegull boj\u00eb qum\u00ebshti, q\u00eb shfaqesh papritur e pa u lodhur, sa aty-k\u00ebtu! Jo, je si\u00e7 e kam th\u00ebn\u00eb nga zemra ime 62 vje\u00e7are: Ministri m\u00eb i palodhur q\u00eb kam njohur ndonj\u00ebher\u00eb. \u00c7do qeveri do ta kishte p\u00ebr nder t\u00eb t\u00eb kishte n\u00eb gjirin e saj. Dhe, le t\u00eb jet\u00eb ky konstatim i sinqert\u00eb edhe urim p\u00ebr ty, n\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj t\u00eb bukur e plot diell, si\u00e7 e the edhe ti n\u00eb Fush\u00eb-Kruj\u00eb. Urime, Edmond Panariti.<\/p>\n<p>&#8211; Qoft\u00eb, edhe vet\u00ebm p\u00ebr faktin se i nderuari dhe i paharruari babai yt, Sabriu, ka qen\u00eb partizan, un\u00eb mund t\u00eb t\u00eb shkruaja k\u00ebt\u00eb mesazh p\u00ebr ty, doktoresh\u00eb Anila Godo. Po, nd\u00ebrkoh\u00eb ti je nj\u00eb nga shoqet e mia m\u00eb fisnike dhe nj\u00eb mall njer\u00ebzor, i kualifikuar si \u201cBio\u201d, m\u00eb shtyu t\u00eb b\u00ebj k\u00ebt\u00eb urim. Jet\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe suksese, ti dhe familja, e nderuar Anila. T\u00eb p\u00ebrqafoj fort!<\/p>\n<p>&#8211; Blerim Shkurti, miku im i mrekulluesh\u00ebm. Sa her\u00eb vij te KLSh-ja, p\u00ebr t\u2019u takuar me shokun tim B. Leskaj, gjithmon\u00eb e pyes p\u00ebr ty. M\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb edhe ai ka t\u00eb nj\u00ebjtin mendim p\u00ebr ty si edhe mua. Nj\u00eb gj\u00eb e kam si ng\u00ebr\u00e7 dhe pas kaq vjet\u00ebsh njohjeje, dua ta them, i dashur Blerin: Njer\u00ebz si ti (t\u00eb pak\u00ebt, mjerisht) mua m\u00eb kujtojn\u00eb se ka ende t\u00eb till\u00eb q\u00eb udh\u00ebhiqen nga kuptimi m\u00eb i thell\u00eb i idealizimit. Edhe pse koha nuk shkon krah tyre, ata jan\u00eb mes nesh, si shemb\u00eblltyra t\u00eb virtytit. Urime, i dashur mik dhe g\u00ebzuar festat!<\/p>\n<p>&#8211; Gabimi \u00ebsht\u00eb njer\u00ebzor, i dashur Viktor \u00c7aushi. Kurse falja, hyjnore. T\u00eb kisha ngat\u00ebrruar mbiemrin, por kurr\u00eb personalitetin t\u00ebnd aq t\u00eb spikatur. Megjithat\u00eb, edhe emri, edhe mbiemri i njeriut, jan\u00eb pjes\u00eb e personalitetit t\u00eb tij q\u00eb rrug\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs, ose p\u00ebrndriten, ose zbehen. N\u00eb rastin t\u00ebnd, kam certifikat\u00ebn e instinktit tim, po edhe zemr\u00ebs time, se p\u00ebrball\u00eb kam nj\u00eb mik q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb fisnik, si ti, Viktor \u00c7aushi. T\u00eb p\u00ebrqafoj fort.<\/p>\n<p>&#8211; I dashur Tom! Para pak dit\u00ebsh, vajta p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Manati t\u00eb Lezh\u00ebs, te deputeti E. Ndocaj. Dhe p\u00ebr t\u2019u bindur, i thash\u00eb: \u201cE ke v\u00ebrtet\u00eb shok, Doshin?\u201d. \u201cPatjet\u00ebr!\u201d, m\u2019u p\u00ebrgjigj. U ngrita dhe e p\u00ebrqafova. Un\u00eb k\u00ebto fjal\u00eb respekti dhe dashurie i kam d\u00ebgjuar edhe nga M. Babani, Zef Hila, Rrok Zefi, i lokalit \u201cD\u2019Angelo\u201d, e plot t\u00eb tjer\u00eb. T\u00eb lutem, ki parasysh, \u00e7far\u00eb ngroht\u00ebsie m\u00eb p\u00ebr\u00e7on shpirtin p\u00ebr nj\u00eb njeri, q\u00eb e kam n\u00eb nderin tim m\u00eb t\u00eb madh, q\u00eb e kam mik dhe shok, i dashur Tom Doshi, deputet, po n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb: Njeri me zem\u00ebr yll! T\u00eb p\u00ebrqafoj, g\u00ebzuar festat!<\/p>\n<p>&#8211; Nikolin Jaka do t\u00eb ishte patjet\u00ebr, pjes\u00eb e k\u00ebtyre urimeve. Ai, m\u00eb s\u00eb pari, m\u00eb kujton nj\u00eb \u201cspecie\u201d t\u00eb rrall\u00eb njer\u00ebzore: dinamik, vizionar, n\u00eb mbrojtje logjike t\u00eb biznesit, ai \u00ebsht\u00eb aq larg atyre njer\u00ebzve, politikan\u00eb ose jo, q\u00eb t\u00eb kujtojm\u00eb nj\u00eb shkretani t\u00eb p\u00ebrjetshme t\u00eb mir\u00ebsis\u00eb! Jo, Nikoja \u00ebsht\u00eb edhe kaq i ngroht\u00eb dhe pa protokoll, n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet njer\u00ebzore. K\u00ebshtu mbetsh p\u00ebrher\u00eb, i dashur miku im, Nikolin Jaka. Aferim!<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb nj\u00eb aspekt, i dashur Stefan, q\u00eb mua m\u00eb ka rr\u00ebshqitur pak: Ndjenja jote e liris\u00eb. T\u00eb shprehurit e atyre q\u00eb mendon n\u00eb baz\u00eb t\u00eb formimit t\u00ebnd dhe pa u ndikuar. Nj\u00eb gj\u00eb brilante dhe kaq e rrall\u00eb kjo! Epo, ja q\u00eb festat e liris\u00eb t\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb fort edhe meditime t\u00eb tilla. T\u00eb p\u00ebrqafoj fort, shok i mrekulluesh\u00ebm, Stefan Vu\u00e7ani!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8220;Lacooo, u b\u00ebfsh 100 vje\u00e7e! U rrite e u plake edhe ti, u bane gru e madhe 20 vje\u00e7e. xp T&#8217;uroj ma t\u00eb mirat e bot\u00ebs e vet\u00ebm gjana t\u00eb bukura. Suksese shum\u00eb e shum\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb e me nota t\u00eb mira. Shpresoj t\u00eb plotesohen tana d\u00ebshirat tuja e t\u00eb shoh lart e ma lart, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[836,105],"tags":[],"class_list":["post-11723","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-komunikoni-me-njeri-tjetrin-2","category-urime"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11723","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11723"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11723\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11723"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11723"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11723"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}