{"id":11716,"date":"2016-01-13T17:30:06","date_gmt":"2016-01-13T16:30:06","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11716"},"modified":"2016-01-13T11:49:35","modified_gmt":"2016-01-13T10:49:35","slug":"mitro-cela-nga-nje-njeri-qe-rimartohet-ne-moshen-60-vjecare-me-te-njejten-grua-mund-te-presesh-gjithcka","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/mitro-cela-nga-nje-njeri-qe-rimartohet-ne-moshen-60-vjecare-me-te-njejten-grua-mund-te-presesh-gjithcka\/","title":{"rendered":"Mitro \u00c7ela: Nga nj\u00eb njeri q\u00eb rimartohet n\u00eb mosh\u00ebn 60-vje\u00e7are me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grua, mund t\u00eb pres\u00ebsh gjith\u00e7ka"},"content":{"rendered":"<p><strong>\u00a0<\/strong><strong><em>Kushdo q\u00eb e ka njohur, \u00ebsht\u00eb habitur kur e ka par\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e \u201cDancing with the Stars\u201d, si k\u00ebrcimtar, por a mund t\u00eb habitesh me zgjedhjet e Mitros?! Nga nj\u00eb njeri q\u00eb rimartohet n\u00eb mosh\u00ebn 60-vje\u00e7are me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grua, mund t\u00eb pres\u00ebsh gjith\u00e7ka! Ai pranoi t\u00eb b\u00ebnte me ne k\u00ebt\u00eb bised\u00eb origjinale n\u00eb lidhje me spektaklin, pun\u00ebn e tij si gazetar, ish-deputet dhe ekonomist i njohur. Me t\u00eb, asnj\u00eb bised\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb larg humorit, ndaj, jeni t\u00eb paralajm\u00ebruar!<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Blerina \u00c7izmja: &#8211; Mitro, t\u00eb kemi njohur si gazetar, politikan dhe ekonomist, por ja q\u00eb erdhi dita t\u00eb t\u00eb shohim edhe si k\u00ebrcimtar. Si ndodhi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mitro \u00c7ela: <\/strong>&#8211; Nj\u00eb t\u00eb diel isha ulur p\u00ebr qejfin tim te Blloku. Pija kafe dhe rrotulloja kok\u00ebn lart e posht\u00eb q\u00eb t\u00eb shikoja ndonj\u00eb bjonde, kur m\u00eb ra telefoni. Ishte Olta Dulaku. U takuam te Sheratoni dhe, meq\u00eb kafen e kisha pir\u00eb, mora nj\u00eb l\u00ebng portokalli. \u201cMitro, do t\u00eb t\u00eb ftoj te programi im \u201cDancing with the stars\u201d\u201d, m\u00eb tha dhe mua m\u00eb ngeli gota n\u00eb dor\u00eb. \u201cJe n\u00eb t\u00eb? Un\u00eb tani jam 67 pranvera\u201d, i thash\u00eb. \u201cPrandaj t\u00eb dua\u201d, m\u00eb tha. \u201cUn\u00eb s\u2019kam k\u00ebrcyer asnj\u00ebher\u00eb, bile e kam pasur inat k\u00ebrcimin\u201d. \u201cPrandaj t\u00eb dua\u201d, vazhdoi. P\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb sebep, i thash\u00eb: \u201cUn\u00eb jam n\u00eb nj\u00eb pun\u00eb, te \u201cFiks fare\u201d, kam nj\u00eb shef\u201d&#8230; Kur erdha n\u00eb sht\u00ebpi, i tregova ezmerk\u00ebs sime (gruas). \u201c\u00c7\u2019t\u00eb duhet ty t\u00eb vesh atje? Je i s\u00ebmur\u00eb me diabet e me tension\u201d, m\u00eb tha. Nusja e djalit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nga Kosta Rika dhe q\u00eb e ka n\u00eb gjen k\u00ebrcimin, \u201cJo, don Mitro, shko, t\u00eb ndihmoj un\u00eb\u201d, m\u00eb tha. Edhe nj\u00eb mbes\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb premtoi t\u00eb m\u00eb ndihmonte. K\u00ebshtu, i thash\u00eb Filipit (\u00c7akuli). \u201cOre, tha, d\u00ebgjo mua, q\u00eb ke rrjedhur ti, e di un\u00eb, por po rrim\u00eb bashk\u00eb e do thon\u00eb se kam rrjedhur edhe un\u00eb\u201d. T\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb ishin aty, balerina e t\u00eb tjer\u00eb m\u00eb thoshin shko se t\u00eb ndihmojm\u00eb ne e t\u00eb mb\u00ebshtesim me vota.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dhe k\u00ebshtu, vendose t\u00eb shkoje!<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, erdhi nj\u00eb dit\u00eb e vendosa t\u00eb mos shkoja, jo p\u00ebr frik\u00eb, por sidoqoft\u00eb, kur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb s\u2019e ke b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb&#8230; I thash\u00eb Denisa Haxhiajt (z\u00ebvend\u00ebse e Filip \u00c7akulit) se s\u2019do t\u00eb shkoja se kisha edhe pun\u00eb, por ajo m\u00eb tha se p\u00ebr sa koh\u00eb do t\u00eb isha n\u00eb spektak\u00ebl, qytetar\u00ebt do t\u2019i priste ajo. E k\u00ebshtu, shkova un\u00eb n\u00eb Dancing, si cjapi te kasapi&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dometh\u00ebn\u00eb, nj\u00ebher\u00eb vendose t\u00eb mos shkosh, por pastaj shkove! \u00c7far\u00eb t\u00eb b\u00ebri t\u00eb vendos\u00ebsh? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; D\u00ebgjo, njeriu nuk e ka n\u00eb dor\u00eb mosh\u00ebn, por ka n\u00eb dor\u00eb shpirtin. Shpirti, ose do t\u00eb jet\u00eb sa trupi, ose m\u00eb i madh se trupi, ose mund ta ul\u00ebsh. Un\u00eb u martova t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grua dhe u b\u00ebra dh\u00ebnd\u00ebrr 60 vje\u00e7. Kjo m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb mir\u00eb, m\u00eb p\u00ebrt\u00ebriu shpirtin&#8230; N\u00eb Shqip\u00ebri jan\u00eb rreth 700 mij\u00eb pensionist\u00eb. Pjesa d\u00ebrrmuese e tyre e kan\u00eb l\u00ebshuar veten, ose shkojn\u00eb nga liqeni e luajn\u00eb me letra&#8230; P\u00ebr t\u00eb mos folur si politikan, se un\u00eb jam nj\u00eb politikan i d\u00ebshtuar (buz\u00ebqesh), pjes\u00ebmarrja ime n\u00eb spektak\u00ebl ishte si nj\u00eb lloj mesazhi q\u00eb njeriu n\u00eb \u00e7do mosh\u00eb mund ta gjej\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi q\u00eb ta p\u00ebrt\u00ebrij\u00eb shpirtin e tij. Un\u00eb punoj n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb me Ko\u00e7o Devolen, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 72 vje\u00e7, por punon dhe puna e mban gjall\u00eb. V\u00ebllai im, Polikron \u00c7ela, pediat\u00ebr, q\u00eb \u00ebsht\u00eb 82 vje\u00e7, i ka vdekur gruaja e jeton vet\u00ebm. Dy vajzat, nj\u00ebra n\u00eb Izrael e tjetra n\u00eb \u00c7eki i thon\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb tek ato, por ai thot\u00eb se \u201cpo lash\u00eb pun\u00ebn, do vdes\u201d. Njeriu ndihet m\u00eb mir\u00eb kur jep, sesa kur merr.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Megjithat\u00eb, nuk besoj se e ke patur aq t\u00eb leht\u00eb n\u00eb \u201cDancing With the Stars\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ishte shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb se duhet q\u00eb p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh nj\u00eb vall\u00ebzim. Un\u00eb kisha tangon, vals dhe nj\u00eb rok end roll. Pata fatin e mir\u00eb q\u00eb balerina ime, Ermira Behari, \u00ebsht\u00eb pedagoge te Shkolla e Baletit dhe \u00ebsht\u00eb m\u00ebsuar t\u00eb punoj\u00eb me kalamajt\u00eb&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me kalamajt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, sepse Mao Ce Duni thoshte se mosha fillon n\u00eb 60 vje\u00e7; duke qen\u00eb 67, un\u00eb 7 vje\u00e7 i bie t\u00eb jem! (Qesh) Mira m\u00eb b\u00ebrtiste ndonj\u00ebher\u00eb, por un\u00eb i thosha \u201cmos b\u00ebrtit, se un\u00eb shkoj prapa pastaj\u201d&#8230; Ajo ka vuajtur shum\u00eb me mua, sepse nuk kisha asnj\u00eb lidhje me k\u00ebrcimin, ndryshe nga t\u00eb gjith\u00eb konkurrent\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nat\u00ebn e par\u00eb, ti k\u00ebrceve nj\u00eb vals&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, si dru me pre, po hajt m\u00eb&#8230; M\u00eb tha Ilir Shaqiri: \u201cTi Mitro shkruan habere. Po t\u00eb shkruaje nj\u00eb haber sot, \u00e7far\u00eb do t\u00eb shkruaje?\u201d. I thash\u00eb: \u201cDo shkruaja: Mitro xhani, \u00e7\u2019t\u2019u desh kjo pun\u00eb?!\u201d. N\u00eb k\u00ebrcimin e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb, truri im nuk e regjistronte dot koreografin\u00eb. Pasi b\u00ebja provat, n\u00eb sht\u00ebpi me mua merrej nusja, pastaj vinte mbesa&#8230; N\u00eb k\u00ebrcimin e tret\u00eb truri filloi t\u00eb vihej n\u00eb l\u00ebvizje. Si duket u m\u00ebsua edhe trupi dhe nuk ndjeja lodhje gjat\u00eb st\u00ebrvitjes. Si\u00e7 thon\u00eb goj\u00ebt e liga, edhe mund t\u00eb mos kisha ikur k\u00ebsaj radhe&#8230; Un\u00eb kam 43 vjet q\u00eb shkruaj n\u00eb gazet\u00eb, nga \u201cZ\u00ebri i Popullit\u201d, te gazeta \u201cBashkimi\u201d, \u201cRD\u201d e me radh\u00eb&#8230; Procedura ime e pun\u00ebs \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu: I\u00a0 mbledh faktet, i shkruaj. Pastaj duhet t\u00eb shtrihem nj\u00ebzet minuta q\u00eb t\u2019i \u201cshkruaj\u201d n\u00eb kok\u00eb dhe m\u00eb von\u00eb, t\u2019i hedh n\u00eb let\u00ebr. Aty, arrita avash-avash q\u00eb edhe koreografin\u00eb ta hidhja n\u00eb tru. At\u00ebhere kur erdhi koha q\u00eb un\u00eb di\u00e7ka b\u00ebja, u skualifikova (buz\u00ebqesh)&#8230; Gjithsesi, m\u00eb shum\u00eb nuk rrija!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pse?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E para, sepse \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e lodhshme. Un\u00eb humba 4 kile, megjith\u00ebse ulja 8 centimetra e barkut ishte gj\u00eb e mir\u00eb. E dyta, nuk duhet t\u00eb jesh n\u00eb pun\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn ata muaj. Un\u00eb b\u00ebja st\u00ebrvitjen diku af\u00ebr Spitalit dhe pastaj duhet t\u00eb shkoja n\u00eb pun\u00eb n\u00eb Kashar. Isha shum\u00eb i angazhuar. Megjithat\u00eb, p\u00ebr mua, kjo ishte nj\u00eb nga p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb bukura dhe e fal\u00ebnderoj Olt\u00ebn q\u00eb m\u00eb ftoi. M\u00eb jan\u00eb shtuar shum\u00eb miq e shok\u00eb. I gjith\u00eb grupi m\u00eb trajtonin si t\u00eb barabart\u00eb, edhe pse jam gjysh&#8230; Bisedonim, m\u00eb thonin hallet e tyre, m\u00eb ndihmonin, m\u00eb korrigjonin. Jam ndier shum\u00eb mir\u00eb; \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb kam&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Aq e mir\u00eb sa do ta p\u00ebrs\u00ebrisje, po t\u00eb t\u00eb jepej mund\u00ebsia?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, jo&#8230; aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb do t\u00eb shkoja 70 vje\u00e7 at\u00ebhere! (Buz\u00ebqesh) Pas Viktor Zhustit, 68 vje\u00e7, un\u00eb isha i dyti n\u00eb mosh\u00eb t\u00eb madhe q\u00eb kam marr\u00eb pjes\u00eb. V\u00ebshtir\u00eb t\u2019i futesh prap\u00eb, s\u2019do t\u2019ia k\u00ebshilloja m\u00eb vetes sime se, \u00e7do e mir\u00eb e ka nj\u00eb t\u00eb keqe. Si thoshte Nonda Bulka: \u201cM\u00eb vdiq vjehrra, gj\u00eb e mir\u00eb&#8230; Do b\u00ebj shpenzimet e varrimit, gj\u00eb e keqe\u201d. Sa ndikon p\u00ebr mir\u00eb te diabeti l\u00ebvizja, aq ndikon p\u00ebr keq te tensioni&#8230; Ama, t\u00eb marr\u00ebsh pjes\u00eb nj\u00eb her\u00eb, \u00ebsht\u00eb fat.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Un\u00eb them se \u00ebsht\u00eb fat q\u00eb ata t\u00eb kishin n\u00eb kastin e konkurrent\u00ebve&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, ata m\u00eb nderuan q\u00eb m\u00eb ftuan mua! Sa i p\u00ebrket fatit, si\u00e7 i thash\u00eb edhe maestros, \u201cfati m\u00eb ka ndjekur gjith\u00eb jet\u00ebn mua, q\u00ebkur linda. Ishte me barr\u00eb lopa dhe mamaja. At\u00eb dit\u00eb q\u00eb m\u00eb lindi mamaja mua, lindi edhe lopa. Lopa b\u00ebri dy vi\u00e7a, bashk\u00eb me mua u b\u00ebn\u00eb tre vi\u00e7a\u201d&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrtej k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb more dhe q\u00eb na dhe, ke ndonj\u00eb sugjerim p\u00ebr spektaklin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam v\u00ebn\u00eb re se ky spektak\u00ebl ndiqet nga mosha 35-40 vje\u00e7 e sip\u00ebr, ndaj mendoj se mund t\u00eb b\u00ebhet nj\u00eb politik\u00eb q\u00eb n\u00eb spektak\u00ebl t\u00eb ket\u00eb grupmosha edhe m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. P\u00ebr shembull, \u00ebsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb kur merr n\u00eb k\u00ebrcim jo nj\u00eb VIP, por nj\u00eb \u201crrip\u201d si puna ime (qesh) sesa t\u00eb marr\u00ebsh ata q\u00eb jan\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj pune. \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb marr\u00ebsh njer\u00ebz q\u00eb m\u00ebsojn\u00eb aty, q\u00eb e nisin k\u00ebrcimin nga A-ja.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Tani q\u00eb ke m\u00ebsuar t\u00eb k\u00ebrcesh, do t\u2019ia besosh nj\u00eb vals gruas?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; S\u2019kam k\u00ebrcyer fare un\u00eb me ezmerk\u00ebn time&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ke b\u00ebr\u00eb dy dasma dhe s\u2019ke k\u00ebrcyer?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po ia kam th\u00ebn\u00eb: \u201cDo m\u00ebsosh t\u00eb k\u00ebrcesh, se pastaj s\u2019kam \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebj, do k\u00ebrcej me t\u00eb tjera un\u00eb\u201d. Leq\u00eb m\u00eb mbyt\u00ebn gocat! Erdhi nj\u00eb dit\u00eb nj\u00ebra m\u00eb tha \u201cm\u00eb jep nj\u00eb autograf\u201d. \u201cOu, i thash\u00eb, un\u00eb s\u2019kam dh\u00ebn\u00eb as n\u00eb rini!\u201d&#8230; U them edhe atyre gocave te Top-i q\u00eb jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukura: \u201c\u00c7\u2019t\u2019i b\u00ebj mamas\u00eb un\u00eb q\u00eb m\u00eb ka lindur n\u00eb vitin 1948?!\u201d. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mitro, si e ke \u201crregulluar\u201d me gruan q\u00eb nuk m\u00ebrzitet, kur ti vazhdimisht flet p\u00ebr femrat?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kjo gruaja ime lexon vet\u00ebm shkrimet e mia p\u00ebr ekonomin\u00eb, t\u00eb tjerat nuk i lexon. Kur isha i ftuar tek \u201cOpinion\u201d-i, m\u00eb njoftoi gazetarja se emisioni do t\u00eb transmetohej at\u00eb nat\u00eb n\u00eb or\u00ebn 10 e 20. \u201cMir\u00eb b\u00ebre q\u00eb m\u00eb lajm\u00ebrove, i thash\u00eb, t\u2019i them gruas t\u00eb flej\u00eb q\u00eb n\u00eb dhjet\u00eb\u201d. (Qesh) At\u00eb nat\u00eb gruaja donte t\u00eb shihte \u201cOpinion\u201d-in, por un\u00eb i thash\u00eb se ishte m\u00eb mir\u00eb t\u00eb shikonim ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr&#8230; D\u00ebgjo, p\u00ebr mua familja \u00ebsht\u00eb e shenjt\u00eb. Duhet ta njoh\u00ebsh njeriun q\u00eb ke n\u00eb krah, t\u00eb kuptohesh. Un\u00eb jam i hapur dhe flas hapur. Un\u00eb kam shkruar p\u00ebr ekonomin\u00eb, nga viti 1991-1997. Kur dola nga parlamenti, ndryshova stil dhe thash\u00eb: \u201cDo shkruaj n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb till\u00eb q\u00eb, n\u00eb fund fare, lexuesi t\u00eb qesh\u00eb dy her\u00eb\u201d. Dhe shkrova nj\u00ebzet faqe. Ia dhash\u00eb ezmerk\u00ebs. Kur i lexoi, m\u00eb tha: \u201cM\u00eb vjen turp nga shoqet, mos i boto\u201d. Ia nisa edhe djalit. Ai m\u00eb tha se ishin mir\u00eb. Ylli Rakipi qeshte dhe ia lexonte Spartak Ngjel\u00ebs n\u00eb telefon. Pas asaj, un\u00eb shkruaj edhe dy habere n\u00eb dit\u00eb. Kam shkruar kat\u00ebr libra t\u00eb k\u00ebsaj natyre, me pak sarkaz\u00ebm, humor, ironi, por gruaja nuk i ka lexuar, k\u00ebshtu q\u00eb jam n\u00eb rregull.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>Nejse, n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, thuhet se ata q\u00eb nuk flasin p\u00ebr femrat jan\u00eb m\u00eb keq&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb thua? Ata jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rreziksh\u00ebm!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kur flitet p\u00ebr ty, t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrmendin faktin q\u00eb je martuar s\u00eb dyti, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grua! Si t\u00eb lindi ideja?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ideja nuk ishte e imja, por e gruas. Tre vjet g\u00ebrr-m\u00ebrr, g\u00ebrr-m\u00ebrr. Ne jemi martuar n\u00eb vitin \u201981, kur s\u2019kishte kisha dhe ajo donte t\u00eb vinim kuror\u00eb n\u00eb kish\u00eb. U rimartuam n\u00eb vitin 2009, kur un\u00eb isha 60 vje\u00e7 dhe kishim rreth 30 vjet martuar Ka qen\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. Pasi ndodhi, e kuptuam se kishte qen\u00eb thyerja e nj\u00eb tabuje&#8230; N\u00eb kish\u00eb ishin rreth 350 vet\u00eb, pastaj b\u00ebm\u00eb das\u00ebm tamam, me kuror\u00eb t\u00eb bardh\u00eb, u puth\u00ebm atje e t\u00eb gjitha&#8230; Pas k\u00ebsaj, s\u2019m\u00eb pyet m\u00eb njeri p\u00ebr ekonomin\u00eb, por si u martova, tek u martova&#8230; Nj\u00eb her\u00eb bile m\u00eb pyet\u00ebn se ku ndryshonte martesa e par\u00eb nga e dyta. \u201cEpo, i thash\u00eb, martesa e par\u00eb kishte seks, e dyta s\u2019kishte\u201d.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nusja \u00ebsht\u00eb katolike, nd\u00ebrsa ti, ortodoks&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, po&#8230; Tashti themi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb edhe nj\u00eb dasm\u00eb te Kisha Ortodokse, po p\u00ebrpara e kemi, t\u00eb rinj jemi&#8230; (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju jetoni prej pes\u00eb vjet\u00ebsh n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi me djalin, nipin dhe nusen e huaj. Si \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebjetesa me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Djali im ka qen\u00eb n\u00eb Japoni dhe u njoh n\u00eb master me nusen q\u00eb ka. Djali do t\u00eb vazhdonte doktoratur\u00ebn edhe tre vjet t\u00eb tjera, por na tha se nusja do t\u00eb vinte t\u00eb jetonte me ne. Mua m\u2019u kujtua mamaja q\u00eb thoshte: \u201cdjali ushtar e nusja xhandar\u201d, por kur erdhi nusja, pash\u00eb se ajo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb, e edukuar, e dashur. Ishte shtatz\u00ebn\u00eb e na b\u00ebri nj\u00eb djal\u00eb. Ne po shikonim p\u00ebr nj\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr ta, kur djali m\u00eb tha se nusja kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb jetonte me ne. Nusja jon\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb. Nuset zakonisht e kan\u00eb zakon t\u00eb shpojn\u00eb djemt\u00eb, kurse kjo, edhe kur djali im e thot\u00eb nj\u00eb llaf, thot\u00eb \u201cule z\u00ebrin\u201d. Kemi pes\u00eb vjet e s\u2019kemi shk\u00ebmbyer nj\u00eb fjal\u00eb. Ngaq\u00eb ka vuajtur vet\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb shqipen, i flet shqip djalit. N\u00eb Kosta Rika kan\u00eb qen\u00eb familje e madhe si ne, kan\u00eb vuajtur, me sakrific\u00eb prind\u00ebrit i kan\u00eb \u00e7uar n\u00eb shkolla dhe e di \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb familja. Ka m\u00ebsuar shqip, sa disa mendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb shqiptare. Jemi aq mir\u00eb sa un\u00eb mezi pres t\u00eb shkoj n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr nipin e vog\u00ebl&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Pas spektaklit, t\u00eb kemi par\u00eb shum\u00eb aktiv n\u00eb televizione&#8230; Ishe tek \u201cOpinion\u201d, do t\u00eb jesh tek \u201cE diell\u201d&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Do t\u00eb jem edhe tek \u201cE h\u00ebn\u00eb\u201d&#8230; (Buz\u00ebqesh) Un\u00eb kam mbaruar Ekonomikun, shkruaj dhe nuk kisha nevoj\u00eb p\u00ebr reklam\u00eb, sepse nga jeta jam ngopur, jet\u00ebs n\u00eb shtyp ia kam marr\u00eb t\u00eb gjitha. Kam qen\u00eb gazetar me em\u00ebr, u b\u00ebra shef, deputet, kam shkruar kat\u00ebr libra, kam punuar n\u00eb televizione e gazeta. Kjo q\u00eb b\u00ebra, t\u00eb b\u00ebn t\u00eb p\u00ebrt\u00ebrihesh dhe t\u00eb t\u00eb trajtojn\u00eb si t\u00eb barabart\u00eb, edhe pse nuk jam ai q\u00eb kam qen\u00eb. Prandaj them se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh q\u00eb t\u00eb mos e l\u00ebshoj\u00eb njeriu veten. Nj\u00eb shok i imi m\u00eb tha nj\u00eb dit\u00eb se un\u00eb kisha fat, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mua jo rast\u00ebsisht m\u00eb ftuan. Njeriu duhet t\u00eb gjej\u00eb k\u00ebnde, mund\u00ebsi, n\u00eb \u00e7do mosh\u00eb mund t\u00eb gjej\u00eb di\u00e7ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. E q\u00eb thua ti, ky shoku im nuk dinte as t\u00eb ruante nj\u00eb num\u00ebr n\u00eb telefon&#8230; (Buz\u00ebqesh) M\u00eb kujtoi at\u00eb q\u00eb tregonte Agron Duka&#8230; Kur ishte minist\u00ebr, i kishte ardhur nj\u00eb shok klase p\u00ebr t\u2019i k\u00ebrkuar vend pune. E kishte pyetur: \u201cDi anglisht?\u201d. \u201cJo\u201d. \u201cDi kompjuter?\u201d \u201cJo\u201d. \u201cEpo, i kishte th\u00ebn\u00eb Duka, ti qenke p\u00ebr minist\u00ebr!\u201d.<\/p>\n<p><strong>&#8211; T\u00eb gjith\u00eb ata me t\u00eb cil\u00ebt kam folur p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, m\u00eb kan\u00eb th\u00ebn\u00eb: Do t\u00eb k\u00ebnaqesh, Mitroja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i k\u00ebndsh\u00ebm&#8230; <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ia kan\u00eb fut kot fare! (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Tani jam e bindur q\u00eb jo! Si i b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb kaq simpatik n\u00eb syt\u00eb e t\u00eb gjith\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb kam pasur ca parime t\u00eb miat n\u00eb jet\u00eb, mundohem t\u00eb b\u00ebj mir\u00eb. Kam ndihmuar k\u00eb kam mundur dhe m\u00eb b\u00ebhet qejfi q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, q\u00eb te drejtori e te polici, vijn\u00eb tek un\u00eb pa ndrojtje dhe un\u00eb mundohem t\u2019i ndihmoj pa dallim. Pastaj, duke qen\u00eb n\u00eb shtyp, shum\u00eb gazetar\u00eb kan\u00eb qen\u00eb si nx\u00ebn\u00ebsit e mi. Sa i p\u00ebrket tipit pastaj&#8230; Mamaja ime ka qen\u00eb me shum\u00eb humor. Kur u fejova me gruan time, q\u00eb ishte shum\u00eb e bukur (M\u00eb mori nga halli, e zeza, se do t\u00eb m\u00eb merrte mua, Mitron e shkurt\u00ebr, gazetar t\u00eb \u201cZ\u00ebrit\u201d, ose do t\u00eb shkonte me pun\u00eb n\u00eb Sh\u00ebngjin. Ajo m\u00eb zgjodhi mua!), e pyeta maman\u00eb, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb 65 vje\u00e7e, se si iu duk nusja. M\u00eb tha: \u201cMir\u00eb, mir\u00eb, po e kishte t\u00eb vog\u00ebl gjoksin. Po mos u m\u00ebrzit, se po t\u2019ia f\u00ebrkosh, i rritet&#8230;\u201d. Mua m\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb mir\u00eb kontaktet e shumta q\u00eb kam patur me njer\u00ebzit dhe jeta parlamentare&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb jeta parlamentare?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb nuk doja t\u00eb b\u00ebja karrier\u00eb. M\u00eb than\u00eb t\u00eb b\u00ebhesha z\u00ebvend\u00ebs kryeminist\u00ebr, pastaj minist\u00ebr, por kur i thash\u00eb ezmerk\u00ebs, m\u2019u p\u00ebrgjigj: \u201cE \u00e7\u2019t\u00eb duhet? Nj\u00eb \u00e7ik\u00eb je i hutuar ti, do vesh n\u00eb burg\u201d. M\u00eb than\u00eb t\u00eb shkoja ambasador n\u00eb Rom\u00eb, por nuk pranova. Kur i thash\u00eb ezmerk\u00ebs, \u201cti je kot fare, m\u00eb tha. Pse t\u00eb mos vemi? T\u00eb isha edhe un\u00eb, gruaja e ambasadorit&#8230;\u201d. Jeta parlamentare m\u00eb ka shtuar element\u00eb t\u00eb gazetaris\u00eb. Un\u00eb kam ndenjur nj\u00eb her\u00eb dy vjet pa folur n\u00eb parlament, ama rrog\u00ebn muaj p\u00ebr muaj e merrja. Tani e di \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh deputet. Ka ca privilegje&#8230; N\u00eb pension del 55 vje\u00e7&#8230; Kur shkova t\u00eb merrja pensionin, m\u00eb tha nj\u00ebra: \u201cKur do vij\u00eb ai xhaja t\u00eb marr\u00eb lek\u00ebt?\u201d. \u201cXhaja jam vet\u00eb!\u201d, i thash\u00eb un\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8212; Kam nj\u00eb pyetje s\u00eb cil\u00ebs, m\u00eb mir\u00eb se ti, nuk mund t\u2019i p\u00ebrgjigjet askush: A b\u00ebhet gazetari sot?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn, nuk b\u00ebhet. A-ja e gazetaris\u00eb \u00ebsht\u00eb lajmi. Nuk duhet t\u00eb na gjej\u00eb, por ta gjejm\u00eb lajmin dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb l\u00ebviz\u00ebsh k\u00ebmb\u00ebt, kontaktet, njohjet. Sot, \u00e7\u2019b\u00ebhet? Marrin sh\u00ebnim vet\u00ebm ato q\u00eb thot\u00eb kryeministri dhe t\u00eb kalosh nga nj\u00ebri ekran te tjetri, t\u00eb gjith\u00eb jan\u00eb nj\u00ebsoj. Po t\u00eb mos dalin spikeret e bukura p\u00ebr t\u2019i lexuar lajmet e sotme, nuk b\u00ebjn\u00eb, se i shkruajn\u00eb me k\u00ebmb\u00eb. M\u00eb erdhi nj\u00eb gazetar mua e m\u00eb solli nj\u00eb lajm. E pyeta: Ku e ke kok\u00ebn e lajmit? \u00c7far\u00eb koke shef, m\u00eb tha, lajmi s\u2019ka kok\u00eb\u201d. \u201cPo \u00e7do gj\u00eb e ka nj\u00eb kok\u00eb\u201d, i thash\u00eb. Te \u201cFiks fare\u201d b\u00ebhet gazetari. Sot jan\u00eb nisur n\u00eb m\u00ebngjes nj\u00eb grup pune n\u00eb or\u00ebn 5 p\u00ebr Gjirokast\u00ebr. Nes\u00ebr nisen dy grupe, nj\u00eb p\u00ebr Sarand\u00eb e tjetri p\u00ebr Tropoj\u00eb. Gjen sot gazetar\u00eb t\u00eb till\u00eb n\u00eb televizione t\u00eb tjera?<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb fund, nj\u00eb kuriozitet kam&#8230; Jeni paguar nga spektakli?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; S\u2019i kemi marr\u00eb akoma, por do t\u00eb na japin nga 1000 euro. E pash\u00eb ezmerk\u00ebn me kontrat\u00eb n\u00eb dor\u00eb un\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Kishte lexuar vet\u00ebm se n\u00eb fund t\u00eb muajit do merrnim 1000 euro. Ato vuajtjet e mia s\u2019i kishte par\u00eb fare ajo&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Kushdo q\u00eb e ka njohur, \u00ebsht\u00eb habitur kur e ka par\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e \u201cDancing with the Stars\u201d, si k\u00ebrcimtar, por a mund t\u00eb habitesh me zgjedhjet e Mitros?! Nga nj\u00eb njeri q\u00eb rimartohet n\u00eb mosh\u00ebn 60-vje\u00e7are me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn grua, mund t\u00eb pres\u00ebsh gjith\u00e7ka! Ai pranoi t\u00eb b\u00ebnte me ne k\u00ebt\u00eb bised\u00eb origjinale n\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11717,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-11716","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11716","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11716"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11716\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11717"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11716"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11716"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11716"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}