{"id":11715,"date":"2016-01-13T16:30:32","date_gmt":"2016-01-13T15:30:32","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11715"},"modified":"2016-01-13T11:47:20","modified_gmt":"2016-01-13T10:47:20","slug":"edhe-e-martuar-vuaj-per-dashurine-e-pare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/edhe-e-martuar-vuaj-per-dashurine-e-pare\/","title":{"rendered":"Edhe e martuar, vuaj p\u00ebr dashurin\u00eb e par\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb vajz\u00eb 34 vje\u00e7e q\u00eb e mbaj n\u00eb shpirt dashurin\u00eb e par\u00eb sepse s\u2019e harroj dot dhe vuaj akoma. N\u00eb mosh\u00ebn 14 vje\u00e7are u dashurova me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb e kisha komshi n\u00eb lagjen time. Ai ishte 4 vjet m\u00eb i madh se un\u00eb. Duheshim shum\u00eb dhe \u00e7do dit\u00eb takoheshim fshehurazi nga njer\u00ebzit, por m\u00eb shum\u00eb ngaq\u00eb prind\u00ebrit e mi nuk donin q\u00eb un\u00eb t\u00eb shoq\u00ebrohesha me at\u00eb djal\u00eb, sepse ishte fukara. N\u00eb fakt, i kishin vdekur t\u00eb dy prind\u00ebrit dhe jetonte me v\u00ebllain e madh dhe motrat q\u00eb ishin t\u00eb martuara. Me pak fjal\u00eb, lidhja jon\u00eb vazhdoi 2 vjet. Ai ishte marr\u00ebzisht i dashuruar dhe un\u00eb \u00e7mendesha pas tij, deri kur nj\u00eb dit\u00eb me tha se do t\u00eb m\u00eb rr\u00ebmbente dhe t\u00eb jetonim bashk\u00eb. At\u00eb dit\u00eb ishim te nj\u00eb pallat ku takoheshim \u00e7do dit\u00eb. Un\u00eb shtanga dhe i thash\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Po, dua shum\u00eb, por kam shum\u00eb frik\u00eb nga njer\u00ebzit e mi&#8230;<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, prind\u00ebrit e mi ishin ndar\u00eb dhe un\u00eb jetoja me gjysh\u00ebrit e babin tim, nd\u00ebrsa mami ishte e martuar me dik\u00eb tjet\u00ebr dhe jetonte n\u00eb Greqi prej disa koh\u00ebsh. Megjith\u00ebse i thash\u00eb k\u00ebshtu, ai, pa e menduar, m\u00eb mori dhe m\u00eb d\u00ebrgoi te v\u00ebllai i tij at\u00eb nat\u00eb, por u mor vesh dhe babi erdhi m\u00eb gjeti dhe m\u00eb mori, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u201cduhet t\u00eb lajm\u00ebroj edhe n\u00ebn\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebr vendimin q\u00eb keni marr\u00eb\u201d. Un\u00eb vajta n\u00eb sht\u00ebpi duke i th\u00ebn\u00eb babait se kjo pun\u00eb kishte marr\u00eb fund. Un\u00eb e desha shum\u00eb at\u00eb djal\u00eb dhe ai mua, gjithashtu. T\u00eb nes\u00ebrmen mora mamin n\u00eb telefon dhe i shpjegova q\u00eb doja nj\u00eb djal\u00eb dhe doja t\u00eb martohesha me t\u00eb! Ajo u inatos shum\u00eb dhe nisi t\u00eb m\u00eb thoshte se nuk ishte p\u00ebr mua dhe se isha shum\u00eb e vog\u00ebl (N\u00eb fakt, n\u00eb sht\u00ebpi u kisha th\u00ebn\u00eb se e kisha humbur virgj\u00ebrin\u00eb me at\u00eb djal\u00eb, por n\u00eb fakt ai nuk me kish prekur me dor\u00eb. M\u00eb kishte premtuar se vet\u00ebm dit\u00ebn e par\u00eb t\u00eb martes\u00ebs ton\u00eb do t\u00eb b\u00ebhesha e tija).<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, nusja e xhaxhait m\u00eb foli dhe m\u00eb preku me fjal\u00eb, duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cmami t\u00eb do shum\u00eb dhe kurr\u00eb s\u2019do t\u00eb t\u00eb donte t\u00eb keqen\u201d. Un\u00eb e doja shum\u00eb mamin tim dhe m\u00eb mungonte shum\u00eb, ndaj i tregova q\u00eb mes meje dhe atij djali nuk kishte ndodhur kurrgj\u00eb! Pas k\u00ebsaj, ne vazhdonim tashm\u00eb t\u00eb takoheshim lirsh\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb e mor\u00ebn vesh q\u00eb ai ishte i fejuari i im dhe kishim l\u00ebn\u00eb nj\u00eb dit\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit e tij t\u00eb vinin tek un\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebn\u00eb dat\u00ebn e fejes\u00ebs. Kaluan pak dit\u00eb dhe nj\u00eb m\u00ebngjes pash\u00eb p\u00ebrpara der\u00ebs njerkun tim q\u00eb m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Hajde se t\u00eb k\u00ebrkon mami ta takosh te sht\u00ebpia e prind\u00ebrve t\u00eb mi.<\/p>\n<p>Un\u00eb, pa u menduar, vrapova pas tij t\u00eb takoja mamin se m\u00eb kishte marr\u00eb malli; kisha 2 vjet pa e par\u00eb. Gjithashtu, doja t\u2019i tregoja planet q\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb un\u00eb me at\u00eb djal\u00eb q\u00eb e doja aq shum\u00eb, por nga ai moment, ndryshoi jeta ime! Ai njeri m\u00eb kishte g\u00ebnjyer. Mami im ishte n\u00eb Greqi dhe kishte d\u00ebrguar at\u00eb t\u00eb m\u00eb merrte me forc\u00eb. Nga aty filloi tmerri im. Ai m\u00eb futi me dor\u00eb nga flok\u00ebt n\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb q\u00eb s\u2019kisha p\u00ebr ta marr\u00eb kurr\u00eb at\u00eb djal\u00eb se nuk ishte p\u00ebr mua e shum\u00eb e shum\u00eb&#8230; Hoqa shum\u00eb vuajtje dhe aventura q\u00eb s\u2019mund t\u2019i tregoj t\u00eb gjitha&#8230; Si p\u00ebrfundim, ata ia arrit\u00ebn q\u00ebllimit dhe na ndan\u00eb. Mua m\u00eb soll\u00ebn n\u00eb Greqi te mami im. Qava shum\u00eb, vuajta shum\u00eb, u p\u00ebrula n\u00eb gjunj\u00eb t\u00eb n\u00ebn\u00ebs sime q\u00eb t\u00eb m\u00eb kthente mbrapsh, por ishte e kot\u00eb. Zemra m\u00eb dhimbte dhe mendja m\u00eb rrinte tek ai djal\u00eb q\u00eb s\u2019do ta harroj kurr\u00eb.<\/p>\n<p>Por koha ec\u00ebn&#8230; Kaloi nj\u00eb vit dhe ai kishte pritur, derisa ishte martuar. Un\u00eb fillova t\u00eb vuaja shum\u00eb. Nuk mund ta pranoja q\u00eb ai kishte n\u00eb krah nj\u00eb tjet\u00ebr; si mundej? At\u00ebher\u00eb mami m\u00eb tha q\u00eb mund t\u00eb kthehesha n\u00eb Shqip\u00ebri te babai im se ishte e sigurt q\u00eb gjith\u00e7ka kishte mbaruar, por a mund t\u00eb kthehesha m\u00eb un\u00eb? A mundej zemra ime ta shikonte me tjetr\u00ebn? Ja q\u00eb erdhi dita dhe u ktheva pas 5 vjet\u00ebsh, kur gjyshja ime ishte shum\u00eb s\u00ebmur\u00eb, n\u00eb prag t\u00eb vdekjes. Duhet t\u00eb shkoja patjet\u00ebr se m\u00eb kishte rritur, por mendja me rrinte tek ai djal\u00eb dhe emocionet shtoheshin m\u00eb shum\u00eb, kur mendoja q\u00eb do ta shikoja. Pyesja veten se \u00e7far\u00eb shpjegimi do t\u2019i jepja. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre, ndihesha fajtore.<\/p>\n<p>E pash\u00eb pas dy dit\u00ebsh n\u00eb lagje. Zemra filloi t\u00eb m\u00eb rrihte fort. Ai m\u00eb shihte dhe di\u00e7ka m\u00eb b\u00ebnte shenj\u00eb; m\u00eb thoshte t\u00eb takoheshim te vendi i vjet\u00ebr, te pallati jon\u00eb. T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk u p\u00ebrmbajta dot. Kisha shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb ta takoja, ta puthja e ta shtr\u00ebngoja n\u00eb krah\u00ebt e mi. U takuam dhe ai m\u00eb k\u00ebrkoi shpjegime se si e kisha l\u00ebn\u00eb. M\u00eb tha se m\u00eb kishte pritur nj\u00eb vit e se kishte vuajtur p\u00ebr mua. I tregova t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, se nuk kisha faj. I thash\u00eb se t\u00eb gjith\u00ebn k\u00ebt\u00eb ma kishte b\u00ebr\u00eb mami im. Ai m\u00eb pa me sy t\u00eb p\u00ebrlotur dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Mos b\u00ebft\u00eb hair ajo n\u00ebna jote, se m\u00eb ndau nga ti dhe kurr\u00eb s\u2019do t\u00eb mund t\u00eb gjej qet\u00ebsi n\u00eb shpirtin tim.<\/p>\n<p>Fillova t\u00eb qaja. Filluam t\u00eb qanim t\u00eb dy duke u puthur si t\u00eb \u00e7mendur dhe ai m\u00eb p\u00ebrqafonte, por ishte shum\u00eb von\u00eb p\u00ebr ne t\u00eb dy; gruaja e tij ishte shtatz\u00ebn\u00eb dhe priste f\u00ebmij\u00ebn e tij. U ktheva n\u00eb Greqi ku edhe punoja, por ai ishte fiksimi im. U njoha me nj\u00eb djal\u00eb shum\u00eb t\u00eb sjellsh\u00ebm dhe q\u00eb m\u00eb donte shum\u00eb, por un\u00eb s\u2019munda ta fusja dot n\u00eb zem\u00ebr. E respektoja shum\u00eb dhe m\u00eb p\u00eblqente, se ishte djal\u00eb i sinqert\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb u martuam bashk\u00eb. Prap\u00eb mamaja kund\u00ebrshtoi, por tashm\u00eb s\u2019mund t\u00eb b\u00ebnte asgj\u00eb, se isha n\u00eb nj\u00eb mosh\u00eb q\u00eb vendosja vet\u00eb. Ama, un\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb e dhash\u00eb dashurin\u00eb time dhe s\u2019mund t\u2019ia jepja m\u00eb bashk\u00ebshortit tim. Atij i kisha treguar gjith\u00e7ka para se t\u00eb martoheshim, e dinte se un\u00eb vuaja p\u00ebr at\u00eb djal\u00eb, por ai m\u00eb donte dhe m\u00eb thoshte q\u00eb \u201cjeta vazhdon dhe ti do jesh si nj\u00eb princesh\u00eb me mua\u201d.<\/p>\n<p>Para 2 vjetesh un\u00eb vajta me dy f\u00ebmij\u00ebt e mi n\u00eb Shqip\u00ebri ku fati na ra t\u00eb p\u00ebrplaseshim p\u00ebrs\u00ebri bashk\u00eb me at\u00eb djal\u00eb q\u00eb e desha shum\u00eb. Pim\u00eb nj\u00eb kafe bashk\u00eb dhe ai kishte t\u00eb nj\u00ebjtin problem me mua, m\u00eb tha se s\u2019mund ta donte gruan e tij si dashurin\u00eb e par\u00eb. S\u2019munda t\u2019i p\u00ebrmbahesha dhe s\u2019mund t\u2019i p\u00ebrmbaheshim dashuris\u00eb q\u00eb kishim, k\u00ebshtu q\u00eb kaluam nj\u00eb moment t\u00eb zjarrt\u00eb t\u00eb dy bashk\u00eb n\u00eb nj\u00eb hotel q\u00eb gjet\u00ebm aty pran\u00eb. E di q\u00eb ishte nj\u00eb gabim i madh p\u00ebr mua dhe mund t\u00eb m\u00eb gjykoni, por ai ishte p\u00ebrmbushja ime dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht, vuajtja e shpirtit tim. Nuk mundem dhe s\u2019do t\u00eb mund ta harroj dot kurr\u00eb dashurin\u00eb time t\u00eb par\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb vajz\u00eb 34 vje\u00e7e q\u00eb e mbaj n\u00eb shpirt dashurin\u00eb e par\u00eb sepse s\u2019e harroj dot dhe vuaj akoma. N\u00eb mosh\u00ebn 14 vje\u00e7are u dashurova me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb e kisha komshi n\u00eb lagjen time. Ai ishte 4 vjet m\u00eb i madh se un\u00eb. Duheshim shum\u00eb dhe \u00e7do dit\u00eb takoheshim fshehurazi nga njer\u00ebzit, por [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-11715","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11715","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11715"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11715\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11715"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11715"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11715"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}