{"id":11697,"date":"2016-01-12T17:30:47","date_gmt":"2016-01-12T16:30:47","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11697"},"modified":"2016-01-12T12:29:56","modified_gmt":"2016-01-12T11:29:56","slug":"cilet-jane-ne-te-vertete-psikopate","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/cilet-jane-ne-te-vertete-psikopate\/","title":{"rendered":"Cil\u00ebt jan\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb psikopat\u00eb?"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Njer\u00ebzit me k\u00ebt\u00eb \u00e7rregullim i gjen kudo: N\u00eb televizor, n\u00eb filmat e preferuar, n\u00eb zyr\u00eb, ose ulur pran\u00eb n\u00eb autobus. Gati 5% e njer\u00ebzve ka tendenca psikopatie, por, p\u00ebrpara sesa t\u00eb frik\u00ebsoheni se mos i gjeni pas \u00e7do cepi pallati, shihni nj\u00ebher\u00eb se cil\u00ebt njer\u00ebz konsiderohen psikopat\u00eb. Psikopatia \u00ebsht\u00eb mbase s\u00ebmundja mendore m\u00eb e dramatizuar, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn flitet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb media dhe p\u00ebrkufizimi p\u00ebr t\u00eb \u00ebsht\u00eb shtremb\u00ebruar dhe manipuluar me kalimin e koh\u00ebs. K\u00ebshtu, faktet mund t\u2019ju habisin&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol>\n<li><strong> Psikopatia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb s\u00ebmundje e sfer\u00ebs psikiatrike<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Psikopatia nuk njihet si nj\u00eb \u00e7rregullim psikiatrik apo psikologjik, megjith\u00ebse ky term shpesh p\u00ebrdoret n\u00eb gjyq dhe media, p\u00ebr ndonj\u00eb kriminel. Psikopatia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i p\u00ebrdorur prej vitesh n\u00eb komunitetin mjek\u00ebsor, por tani ajo konsiderohet si nj\u00eb n\u00ebnkategori ose zgjatim i nj\u00eb \u00e7rregullimi antisocial t\u00eb personalitetit. Kritik\u00ebt diskutojn\u00eb p\u00ebr faktin n\u00ebse \u00e7rregullimi antisocial i personalitetit dhe psikopatia jan\u00eb sinonime, por ende nuk \u00ebsht\u00eb vendsour p\u00ebr k\u00ebt\u00eb. Tiparet tipike t\u00eb psikopatit jan\u00eb mungesa e ndjenjave apo m\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt, egoizmi, mungesa e ndjesis\u00eb s\u00eb fajit dhe nj\u00eb sharm sip\u00ebrfaq\u00ebsor, q\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb manipuluar t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> Psikopatia ka shum\u00eb dimensione<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Ndryshe nga besimi popullor, psikopatia nuk \u00ebsht\u00eb thjesht bardh\u00eb e zi. Studimet kan\u00eb treguar se ajo duhet par\u00eb si nj\u00eb spekt\u00ebr (jo si autizmi). P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, mund t\u00eb kesh tendenca psikopatie t\u00eb lehta, por edhe t\u00eb mesme e t\u00eb r\u00ebnda. Disa psikopat\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb disa karakteristika t\u00eb k\u00ebtij \u00e7rregullimi, por jo t\u00eb gjitha, bile edhe te psikopat\u00ebt e theksuar, disa prej tyre mund t\u00eb mungojn\u00eb. Meq\u00eb psikopatia nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7rregullim q\u00eb njihet, nuk ka skaner truri, apo analiz\u00eb q\u00eb mund t\u00eb identifikoj\u00eb nj\u00eb person si psikopat. M\u00ebnyra q\u00eb p\u00ebrdoret m\u00eb shpesh p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrcaktuar nj\u00eb psikopat \u00ebsht\u00eb nj\u00eb test psikologjik, nj\u00eb lloj interviste me pyetje t\u00eb p\u00ebrcaktuara mir\u00eb. Testi \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpunuar nga doktor Robert D. Her n\u00eb vitin 1970 dhe vepron me nj\u00eb sistem pik\u00ebsh t\u00eb bazuar n\u00eb faktin n\u00ebse nj\u00eb sjellje (p\u00ebr shembull, nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr patologjike) mund t\u00eb p\u00ebrputhet me njeriun n\u00eb fjal\u00eb. Njeriut i jepen nj\u00eb sasi pik\u00ebsh nga 0 n\u00eb 40, ku 40-a \u00ebsht\u00eb maksimumi i psikopatis\u00eb dhe 0-ja, minimumi. P\u00ebr t\u2019u klasifikuar si psikopat, n\u00eb SHBA duhet t\u00eb marr\u00ebsh 30 pik\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, 25 pik\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong> Psikopat\u00ebt dhe sociopat\u00ebt nuk jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Disa mund t\u00eb thon\u00eb se jan\u00eb e nj\u00ebjta gj\u00eb, por n\u00eb fakt, studimet e fundit kan\u00eb treguar se kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Megjith\u00ebse n\u00eb t\u00eb dyja rastet ngat\u00ebrrohet \u201ce mira me t\u00eb keqen\u201d, ka nj\u00eb ndryshim ky\u00e7 nd\u00ebrmjet tyre dhe kjo \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegjja. Nj\u00eb psikopat, thjesht, nuk ka nd\u00ebrgjegje. Ai mund t\u00eb t\u00eb vjedh\u00eb pa pik\u00eb ndjesie faji, megjith\u00ebse vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebtuar, n\u00ebse e kap me presh n\u00eb duar mund t\u00eb pretendoj\u00eb se \u00ebsht\u00eb penduar. Nj\u00eb sociopat, nga ana tjet\u00ebr, do ta kuptoj\u00eb se t\u00eb marr\u00eb parat\u00eb e tua \u00ebsht\u00eb gabim dhe mund t\u00eb ndjej\u00eb pendim, por ai nuk do t\u00eb jet\u00eb i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndaluar sjelljen e tij t\u00eb gabuar. Nj\u00eb psikopat ka m\u00eb pak konsiderat\u00eb p\u00ebr t\u00eb tjer\u00ebt sesa nj\u00eb sociopat. Nj\u00eb tjet\u00ebr ndryshim \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsia e pabesueshme e psikopatit p\u00ebr t\u2019u shkrir\u00eb me mjedisin rrethues. Ata mund t\u00eb shfaqen plot sharm, inteligjent\u00eb, bile edhe t\u00eb imitojn\u00eb emocione q\u00eb nuk i ndjejn\u00eb v\u00ebrtet. \u201cAta jan\u00eb aktor\u00eb me p\u00ebrvoj\u00eb, misioni i vet\u00ebm i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb t\u00eb manipulojn\u00eb njer\u00ebzit p\u00ebr q\u00ebllime personale\u201d, thot\u00eb nj\u00eb specialist. Sociopat\u00ebt jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb rr\u00ebmbyer, q\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb impulsive.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong> Psikopat\u00ebt nuk jan\u00eb gjithmon\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm&#8230;<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>N\u00eb kinema e televizion fjala psikopat \u00ebsht\u00eb sinonim i nj\u00eb krimineli dhe vras\u00ebsi t\u00eb \u00e7mendur. T\u00eb gjitha personazhet q\u00eb jan\u00eb p\u00ebrshkruar si psikopat\u00eb n\u00ebp\u00ebr filma, jan\u00eb vras\u00ebs n\u00eb seri: Hanibal Lekter te \u201cHeshtja e qingjave\u201d, Dekster Morgan te \u201cDekster\u201d, etj. Por, n\u00eb jet\u00ebn reale, t\u00eb kesh tendenca psikopatie nuk do t\u00eb thot\u00eb se je i destinuar t\u00eb b\u00ebsh jet\u00eb prej krimineli. Karakteristikat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb nj\u00eb psikopati nuk sillen rreth dhun\u00ebs, por te mungesa e ndjeshm\u00ebris\u00eb, egoizmi dhe manipulimi. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ka psikopat\u00eb q\u00eb i p\u00ebrdorin k\u00ebto p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb krime, por t\u00eb tjer\u00ebt i p\u00ebrdorin p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera. Shum\u00eb psikopat\u00eb, p\u00ebr shembull, kan\u00eb shum\u00eb sukses n\u00eb bot\u00ebn e biznesit, fal\u00eb natyr\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb pam\u00ebshirshme. Nj\u00eb num\u00ebr i madh drejtuesish jan\u00eb n\u00eb fakt psikopat\u00eb. Disa fusha t\u00eb tjera ku ata kan\u00eb sukses \u00ebsht\u00eb jurisprudenca, media dhe tregtia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>5&#8230;por ata, jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm n\u00ebp\u00ebr burgje<\/strong><\/p>\n<p>Jo t\u00eb gjith\u00eb psikopat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb dhunsh\u00ebm, por shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb dhunsh\u00ebm mund t\u00eb jen\u00eb psikopat\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e sakt\u00eb t\u00eb mendosh se nj\u00eb njeri me tendenca psikopatie do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb si kriminel, por ne nuk mund t\u00eb injorojm\u00eb faktin q\u00eb studiuesit thon\u00eb se ka nj\u00eb num\u00ebr shum\u00eb t\u00eb madh prej tyre n\u00ebp\u00ebr burgje. Disa studime tregojn\u00eb se 50-80% e t\u00eb burgosurve plot\u00ebsojn\u00eb kriteret p\u00ebr \u00e7rregullime antisociale t\u00eb personalitetit dhe 15% e t\u00eb burgosurve duhet t\u00eb jet\u00eb psikopat\u00eb. N\u00ebse e krahasojm\u00eb k\u00ebt\u00eb shif\u00ebr me 1-5% q\u00eb i p\u00ebrkasin popullat\u00ebs n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, shihet qart\u00eb lidhja.<\/p>\n<p>Nuk ka shum\u00eb k\u00ebrkime n\u00eb lidhje me vras\u00ebsit n\u00eb seri dhe ata n\u00eb mas\u00eb, por do t\u00eb ishte e arsyeshme t\u00eb mendojm\u00eb se psikopat\u00ebt jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm edhe n\u00eb k\u00ebto grupe, jo sepse t\u00eb qenit psikopat do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i dhunsh\u00ebm, por me personalitetin q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb, ata e kan\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb akte t\u00eb dhunshme, t\u00eb cilat te nj\u00eb person normal do t\u00eb ndaloheshin nga ndjeshm\u00ebria, faji, apo frika.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li><strong> Psikopat\u00ebt femra dhe meshkuj mund t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb ndryshe nga nj\u00ebri-tjetri<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Studimet e shum\u00eb viteve kan\u00eb treguar se psikopat\u00ebt e burgjeve jan\u00eb zakonisht meshkuj. Shkenc\u00ebtar\u00ebt dhe psikolog\u00ebt mund t\u00eb ken\u00eb treguar shum\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, q\u00eb nga arsyet biologjike e deri tek ideja e thjesht\u00eb se grat\u00eb mund t\u2019u shp\u00ebtojn\u00eb m\u00eb leht\u00eb krimeve, sepse shoq\u00ebria nuk pret veprime psikopatike prej tyre. Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb dal\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se ato pak gra q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb n\u00eb studim jan\u00eb po aq t\u00eb rrezikshme sa meshkujt, m\u00ebnyra se si shfaqet \u00e7rregullimi i tyre mund t\u00eb ndryshoj\u00eb. P\u00ebr shembull, grat\u00eb kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb tendenc\u00eb ta shprehin psikopatin\u00eb e tyre me sjellje q\u00eb shpesh ngat\u00ebrrohen me s\u00ebmundjet e tjera mendore, nj\u00eb arsye tjet\u00ebr kjo pse vet\u00ebm pak gra jan\u00eb identifikuar si psikopate.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li><strong> Amigdala (zon\u00eb e trurit) mund t\u00eb luaj\u00eb nj\u00eb rol dometh\u00ebn\u00ebs <\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb b\u00ebsh studime mbi psikopatin\u00eb, sepse diagnostikimi i saj \u00ebsht\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, jan\u00eb identifikuar disa zona t\u00eb trurit q\u00eb luajn\u00eb nj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb procesin e ndjeshm\u00ebris\u00eb dhe emocioneve, mungesa e t\u00eb cilave \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme te psikopat\u00ebt. Kryesisht b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr zonat ballore t\u00eb trurit dhe n\u00eb ve\u00e7anti, p\u00ebr amigdal\u00ebn. Kjo e fundit duket se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr reagimet emocionale, marrjen e vendimeve dhe frik\u00ebn. Te psikopat\u00ebt me karakteristika t\u00eb theksuara, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re nj\u00eb hollim i kores s\u00eb trurit dhe deformim i amigdal\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>\u00a0<\/em><\/p>\n<p><em>T\u00eb reja<\/em><\/p>\n<p><strong>Shpresa p\u00ebr njer\u00ebzit e paralizuar <\/strong><\/p>\n<p>U kuror\u00ebzua me sukses prova e nj\u00eb ekzoskeleti (skelet i jasht\u00ebm) robotik q\u00eb u konceptua nga ekipi i Universitetit t\u00eb Kalifornis\u00eb n\u00eb Los Anxhelos (UCLA). Mark Poloku, nj\u00eb pacient 39 vje\u00e7ar q\u00eb ishte paralizuar p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb aksidenti, arriti t\u00eb ecte me ndihm\u00ebn e mekanizmit n\u00eb fjal\u00eb. Sipas mediave amerikane, ish-atleti, q\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb edhe i verb\u00ebr q\u00eb prej vitit 1998, pranoi t\u00eb merrte pjes\u00eb n\u00eb programin q\u00eb filloi para disa muajsh. P\u00ebr mjaft jav\u00eb, ai u fut n\u00eb programin e fizioterapis\u00eb, me dha pa ekzoskelet. M\u00eb pas, me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb teknike joinvazive (pra, jo me operacion), u b\u00eb nj\u00eb stimulim elektrik i nervave t\u00eb shtyll\u00ebs s\u00eb tij kurrizore e muskujve t\u00eb gjymtyr\u00ebve t\u00eb poshtmr dhe n\u00eb vazhdim, ai \u201cveshi\u201d ekzoskeletin. Sipas studiuesve, gjat\u00eb pes\u00eb dit\u00ebve fizioterapi me ekzoskelet dhe me stimulimin e nervave dhe muskujve, Poloku b\u00ebri mij\u00ebra hapa dhe arriti t\u00eb l\u00ebvizte deri n\u00eb dy jav\u00eb pas fizioterapis\u00eb. Para disa muajsh, 5 burra t\u00eb paralizuar ia kishin dal\u00eb mban\u00eb t\u00eb l\u00ebviznin k\u00ebmb\u00ebt e tyre gjat\u00eb nj\u00eb studimi t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit ekip.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Njer\u00ebzit me k\u00ebt\u00eb \u00e7rregullim i gjen kudo: N\u00eb televizor, n\u00eb filmat e preferuar, n\u00eb zyr\u00eb, ose ulur pran\u00eb n\u00eb autobus. Gati 5% e njer\u00ebzve ka tendenca psikopatie, por, p\u00ebrpara sesa t\u00eb frik\u00ebsoheni se mos i gjeni pas \u00e7do cepi pallati, shihni nj\u00ebher\u00eb se cil\u00ebt njer\u00ebz konsiderohen psikopat\u00eb. Psikopatia \u00ebsht\u00eb mbase s\u00ebmundja mendore m\u00eb e dramatizuar, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11698,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[219,49],"tags":[],"class_list":["post-11697","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-pyetje-pergjigje","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11697","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11697"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11697\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11698"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11697"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11697"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11697"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}