{"id":11634,"date":"2016-01-08T15:30:55","date_gmt":"2016-01-08T14:30:55","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11634"},"modified":"2016-01-08T12:04:10","modified_gmt":"2016-01-08T11:04:10","slug":"marsel-rupi-po-te-isha-une-kryebashkiaku","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2016\/01\/marsel-rupi-po-te-isha-une-kryebashkiaku\/","title":{"rendered":"Marsel Rupi: Po t\u00eb isha un\u00eb kryebashkiaku&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><em>Erion Veliaj n\u00eb \u201cPortokalli\u201d<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Fabjola Kuburi: &#8211; Marsel, p\u00ebrsh\u00ebndetje, Si po shkon \u201cPortokalli\u201d-a?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Marsel Rupi: &#8211;<\/strong> Shum\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti je nj\u00eb personazh i ri n\u00eb shou, k\u00ebshtu q\u00eb ne duam t\u00eb dim\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ty&#8230; <\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Un\u00eb kam nj\u00eb vit q\u00eb jam diplomuar n\u00eb Bachelor dhe n\u00eb master n\u00eb Universitetin e Arteve. P\u00ebrve\u00e7 disa her\u00eb tentimeve me role episodike n\u00eb Tiran\u00eb, n\u00eb Durr\u00ebs, n\u00eb teatro t\u00eb ndryshme, angazhimi im kryesor \u00ebsht\u00eb \u201cPortokalli\u201d-a. Kam qen\u00eb edhe aktor n\u00eb Teatrin e Kukullave. Nuk kam refuzuar asnj\u00eb pun\u00eb dhe nuk refuzoj asnj\u00eb pun\u00eb. Mendoj se akoma nuk e kam luksin apo eksperienc\u00ebn p\u00ebr t\u00eb zgjedhur pun\u00ebt. Mua m\u00eb duhet shum\u00eb eksperienca. Q\u00eb nga marsi i k\u00ebtij viti, pas nj\u00eb audicioni me nj\u00eb personazh n\u00eb \u201cPortokalli\u201d jam pjes\u00eb e k\u00ebtij shou.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa e njeh sken\u00ebn ti dhe sa t\u00eb njeh ajo ty?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebshtir\u00eb t\u00eb thuhet se e njoh shum\u00eb. Nuk jam pjekur aq shum\u00eb me sken\u00ebn sa t\u00eb them se jam njoh\u00ebs i mir\u00eb i saj apo ajo njoh\u00ebse e imja. Kjo mund t\u00eb thuhet p\u00ebr aktor\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj q\u00eb m\u00eb real\u00eb jan\u00eb n\u00eb sken\u00eb, sesa n\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Besoj se aktor\u00ebt e humorit lodhen shum\u00eb gjat\u00eb sezonit televiziv. A ndihet nj\u00eb lloj konsumimi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb nuk i ndaj n\u00eb aktor\u00eb humori apo dramatik\u00eb; aktor\u00ebt jan\u00eb aktor\u00eb. Ka aktor\u00eb q\u00eb kan\u00eb talent p\u00ebr aktrimin, disa n\u00eb dram\u00eb, disa n\u00eb komedi. Meq\u00eb po flasim p\u00ebr komiken e sidomos p\u00ebr programet televizive, ekziston frika e konsumimit. Nj\u00eb aktor mund t\u00eb konsumohet edhe pa u ekspozuar n\u00eb ekran. N\u00ebse do t\u00eb ruhet sensi i mas\u00ebs, at\u00ebher\u00eb nuk do t\u00eb jesh as i bezdissh\u00ebm, as i munguesh\u00ebm te publiku. Prandaj ka variacion dhe gjetje personazhesh t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si i ke marr\u00ebdh\u00ebniet me aktor\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb \u201cPortokalli\u201d-s\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ku ka bot\u00eb artisitike, kalohet mir\u00eb. N\u00eb fund, ne jemi njer\u00ebz; ka momente stresi, ka alegri. N\u00eb \u201cPortokalli\u201d jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb diplomuar n\u00eb art dhe n\u00ebse je produktiv, je i aft\u00eb. E mira e profesionit ton\u00eb \u00ebsht\u00eb se, duke qen\u00eb se jemi t\u00eb pakt\u00eb n\u00eb num\u00ebr, dashur padashur jemi nj\u00eb familje, sepse njihemi q\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb. Ne jemi t\u00eb organizuar me nj\u00ebri-tjetrin sepse vet\u00eb logjika e k\u00ebtij programi \u00ebsht\u00eb komunikimi dhe nd\u00ebrveprimi mes nesh. N\u00ebse marr\u00ebdh\u00ebniet nuk do t\u00eb ishin t\u00eb mira, kjo do t\u00eb ndihej nga publiku.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00cbsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb apo m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb punosh me dik\u00eb q\u00eb e ke mik?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb fat t\u00eb punosh me miq. Kush m\u00eb mir\u00eb se miqt\u00eb mund ta kuptonin nj\u00eb veprim p\u00ebrpara se t\u00eb b\u00ebsh?!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mendon se profesionalisht ia ke arritur q\u00ebllimit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, nuk kam arritur ende asgj\u00eb. Do t\u00eb ishte fatkeq\u00ebsi po t\u2019i kisha arritur se, \u00e7far\u00eb do b\u00ebja nes\u00ebr? Kam pasur fatin t\u00eb prek skena, por kam ende pun\u00eb. P\u00ebrsa i p\u00ebrket \u201cPortokalli\u201d-s\u00eb, m\u00eb \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb personazh shum\u00eb i njohur dhe kjo m\u00eb rrit p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs jam p\u00ebrpjekur t\u2019i afrohem figur\u00ebs q\u00eb interpretoj. Jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb m\u2019u besua mesazhi n\u00eb publik, n\u00eb programin m\u00eb t\u00eb njohur, i vetmi n\u00eb llojin e tij n\u00eb risi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili ka qen\u00eb dhe vazhdon t\u00eb jet\u00eb kritiku yt m\u00eb i madh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Publiku, ka qen\u00eb \u00ebsht\u00eb dhe do t\u00eb jet\u00eb kritiku m\u00eb i madh jo vet\u00ebm i imi, por i t\u00eb gjith\u00eb artist\u00ebve. M\u00eb pas, \u00ebsht\u00eb familja, jan\u00eb ata persona q\u00eb nuk kan\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb thon\u00eb fjal\u00eb t\u00eb mira se nuk duan t\u00eb d\u00ebmtohesh, por as t\u00eb k\u00ebqija sepse nuk kan\u00eb zili ndaj teje. M\u00eb pas, jan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, secili q\u00eb t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb mendim, nj\u00eb vler\u00ebsim.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa t\u00eb ka lodhur ky spektak\u00ebl humori dhe sa energji pozitive ke marr\u00eb prej tij?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk besoj se dikush \u00ebsht\u00eb lodhur nga ky spektak\u00ebl. Edhe n\u00ebse ndodh, nuk t\u00eb lodh spektakli, por puna kolosale dhe ritmi shum\u00eb i madh i pun\u00ebs q\u00eb ka.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Q\u00eb nga koha e diplomimit dhe deri tani, sa ka ndryshuar Marseli?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk kam pasur koh\u00eb t\u00eb kem ndonj\u00eb rritje profesionale, sepse koha e diplomimit \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e shkurt\u00ebr, por kjo e \u201cPortokalli\u201d-s\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb q\u00eb m\u00eb ndjek \u00e7do dit\u00eb. Ka nj\u00eb tension artistik dhe kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sprov\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr rritje profesionale.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00ebse do t\u00eb t\u00eb duhej t\u00eb shkruaje aft\u00ebsit\u00eb e tua n\u00eb nj\u00eb Cv&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb jam ende \u201cduke hapur pla\u00e7kat\u201d n\u00eb tregun e pun\u00ebs dhe shpresoj t\u00eb gjejn\u00eb vendin e duhur. Do kisha shkruar ato pes\u00eb gj\u00ebra q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb realisht.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sipas teje, \u00e7far\u00eb e b\u00ebn dallimin mes aktor\u00ebve?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb profesion dhe \u00e7do profesion ka t\u00eb mir\u00eb dhe jo t\u00eb mir\u00eb. Ka me talent m\u00eb t\u00eb madh, ka me m\u00eb pak talent, ka q\u00eb u ka buz\u00ebqeshur fati m\u00eb shum\u00eb dhe ka nga ata, m\u00eb pak. Pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe e ka fati dhe pjesa e vog\u00ebl, t\u00eb ngelet ty. Asgj\u00eb nuk realizohet pa fat, fati t\u00eb hap dyert, por talenti duhet t\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb brenda n\u00eb at\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po t\u00eb kishe \u201cmakin\u00ebn e koh\u00ebs\u201d n\u00eb cilin vend dhe koh\u00eb do t\u00eb udh\u00ebtoje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; D\u00ebshira kemi shum\u00eb, por natyra njer\u00ebzore e ka k\u00ebt\u00eb t\u00eb met\u00eb; sapo ka di\u00e7ka, k\u00ebrkon di\u00e7ka tjet\u00ebr. Pjes\u00eb e lumturis\u00eb sime \u00ebsht\u00eb vendi ku jetoj dhe pjes\u00eb e makin\u00ebs s\u00eb koh\u00ebs, \u00ebsht\u00eb koha ku un\u00eb jetoj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si do ta b\u00ebje p\u00ebr vete nj\u00eb fem\u00ebr n\u00eb nj\u00eb takim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk mendoj se jam i aft\u00eb ta b\u00ebj, por meq\u00eb qenka si pyetje-loj\u00eb, do zgjidhja sinqeritetin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cil\u00ebn do t\u00eb zgjidhje p\u00ebr t\u00eb darkuar, Mishel Obam\u00ebn apo Karla Brunin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ti m\u00eb b\u00ebn pyetje ku un\u00eb nuk mund t\u00eb zgjedh. (Qesh) Jan\u00eb figura t\u00eb njohura bot\u00ebrisht, e v\u00ebrtet\u00eb, por un\u00eb nuk kam njohurit\u00eb e duhura sepse nuk m\u00eb lidh asgj\u00eb me to. Gjithsesi, secila n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e saj \u00ebsht\u00eb nj\u00eb figur\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb dhe me pesh\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mendon se ke b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gabime n\u00eb jet\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Shum\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb jeta q\u00eb ne jetojm\u00eb&#8230; Jam i bindur q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj ende shum\u00eb, vet\u00ebm lutem q\u00eb fati t\u00eb m\u00eb ket\u00eb rezervuar mund\u00ebsin\u00eb, kushtet dhe inteligjenc\u00ebn q\u00eb t\u00eb riparoj sa m\u00eb shum\u00eb. Me gabimet q\u00eb b\u00ebj, t\u00eb prek sa m\u00eb pak njer\u00ebzit dhe sa m\u00eb shum\u00eb veten.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb frik\u00ebson?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Vetja, sepse \u00e7do gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb m\u00eb ndodh\u00eb \u00ebsht\u00eb rezultat i asaj q\u00eb un\u00eb do t\u00eb b\u00ebj apo fatit tim.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si mund ta ndash jet\u00ebn private nga ajo profesionale?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jan\u00eb t\u00eb ndara, do apo nuk do ti. Suksesi yt personal nuk mund t\u00eb jet\u00eb profesional. Je aktor i mir\u00eb ose i keq sepse je dhe nuk ka lidhje n\u00ebse je njeri i mir\u00eb apo i keq.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mendon se jeta private arrin t\u00eb shes\u00eb deri diku edhe artin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse ti do ta shfryt\u00ebzoje k\u00ebt\u00eb, po, edhe pse \u00ebsht\u00eb shfryt\u00ebzim i keq. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr q\u00eb ti ia thua vetes n\u00eb fillim e pastaj t\u00eb tjer\u00ebve. Shitja \u00ebsht\u00eb aft\u00ebsi, por nuk \u00ebsht\u00eb vler\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Beson te dashuria me shikim t\u00eb par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, besoj te nj\u00eb t\u00ebrheqje fizike q\u00eb mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb dashuri t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Seks apo dashuri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Si dashuria nuk ka, por pyetja \u00ebsht\u00eb pak e prer\u00eb. Dashuria \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja e vetme e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ke menduar ndonj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb do t\u00eb kishe b\u00ebr\u00eb n\u00ebse nuk do t\u00eb ishe aktor?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk jam me iden\u00eb se un\u00eb kam lindur p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb aktor. Askush nuk e di p\u00ebr \u00e7far\u00eb ka lindur. Pasion tjet\u00ebr un\u00eb kam mjek\u00ebsin\u00eb. Jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb arrita t\u00eb jem pjes\u00eb e Akademis\u00eb s\u00eb Arteve, por vazhdoj ta ushqej veten time p\u00ebr nj\u00eb deg\u00eb t\u00eb mjek\u00ebsis\u00eb; ajo q\u00eb m\u00eb p\u00eblqen \u00ebsht\u00eb fizioterapia. Megjithat\u00eb, do t\u00eb isha shum\u00eb pishman po t\u00eb mos isha b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e artit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Personazhi m\u00eb i dashur i filmave t\u00eb animuar&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ja p\u00ebrs\u00ebri nj\u00eb pyetje loj\u00eb dhe do luaj&#8230; (Buz\u00ebqesh) Mua m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb gjitha personazhet e animuara sepse kan\u00eb nj\u00eb sinqeritet t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm. Veten time do ta personifikoja me nj\u00eb personazh q\u00eb ka nj\u00eb filozofi m\u00eb vete, Piter Pan. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb jem akoma f\u00ebmij\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb m\u00eb pyesnit kur isha i vog\u00ebl se \u201c\u00e7far\u00eb do b\u00ebhesh kur t\u00eb rritesh?\u201d do thoja: \u201cKur t\u00eb rritem dua t\u00eb b\u00ebhem f\u00ebmij\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Sikur t\u00eb ishe kryebashkiak&#8230;<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00ebse do t\u00eb ishe kryebashkiak, \u00e7far\u00eb do ndryshoje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Si fillim, nuk do zgjidhja veten sepse nuk jam i aft\u00eb p\u00ebr poste politike, por kushdo q\u00eb do ta b\u00ebnte, do doja t\u00eb mos humbte ato gj\u00ebra q\u00eb i kishte para se t\u00eb ulej n\u00eb at\u00eb karrige, n\u00eb at\u00eb post.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Marsel, si mund ta ndryshoj\u00eb bot\u00ebn artisti dhe si, kryebashkiaku?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb artist e ndryshon bot\u00ebn sepse arti \u00ebsht\u00eb universal. Artisti \u00ebsht\u00eb nj\u00eb menaxher shpirt\u00ebror i pakufish\u00ebm. Nj\u00eb kryebashkiak mund t\u00eb ndryshoj\u00eb vendin ku ai drejton; ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb menaxher i mir\u00eb p\u00ebr komunitetin e tij, por jo p\u00ebr bot\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb fenomeni q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq m\u00eb tep\u00ebr v\u00ebmendjen n\u00eb realitetin shqiptar dhe \u00e7far\u00eb mund t\u00eb b\u00ebje p\u00ebr t\u00eb, si kryebashkiak?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Si ka mund\u00ebsi q\u00eb vazhdojm\u00eb e ekzistojm\u00eb kur kemi humbur gj\u00ebn\u00eb kryesore, besimin? Arti \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm, aktori futet thell\u00eb n\u00eb personazh dhe ta sjell para syve t\u00eb gjall\u00eb. Po t\u00eb isha kryebashkiak, do t\u00eb ulesha k\u00ebmb\u00ebkryq me njer\u00ebzit q\u00eb t\u2019ua fitoja besimin p\u00ebrs\u00ebri.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili film do t\u00eb personifikonte kryetarin e bashkis\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mua m\u00eb p\u00eblqejn\u00eb filmat p\u00ebr t\u00eb qeshur, por edhe ata q\u00eb m\u00eb b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qaj, sidomos k\u00ebta t\u00eb fundit, dramatik\u00ebt. N\u00ebse do t\u00eb personifikoja kryetarin e bashkis\u00eb me nj\u00eb film, ai do ishte \u201cIl padrino\u201d.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ke pasur shpesh \u201clidhje p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb\u201d? Po t\u00eb ishe kryebashkiak, do kishe m\u00eb shum\u00eb apo m\u00eb pak?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, nuk jam person i \u201clidhjeve p\u00ebr nj\u00eb nat\u00eb\u201d. N\u00ebse do isha kryebashkiak, mendoj se nuk do ta b\u00ebja. Do t\u00eb ishte shum\u00eb banale t\u00eb b\u00ebsh buj\u00eb me k\u00ebto gj\u00ebra.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po t\u00eb ishe Erion Veliaj, do ta b\u00ebje dasm\u00ebn n\u00eb kala apo n\u00eb nj\u00eb lokal t\u00eb thjesht\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Besoj se n\u00eb nj\u00eb lokal t\u00eb thjesht\u00eb. Edhe pse ia kam frik\u00ebn vetes se nuk do isha kaq i drejt\u00eb dhe i sinqert\u00eb n\u00ebse do t\u00eb isha kryebashkiak. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ku do ta pije kafen si kryebashkiak?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb nuk e pi kafen fare. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Do t\u2019i pushoje nga puna punonj\u00ebsit pa t\u00eb drejt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E vetmja gj\u00eb q\u00eb nuk do ta b\u00ebja kurr\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019ia hiqja buk\u00ebn e goj\u00ebs dikujt pa t\u00eb drejt\u00eb. As si kryebashkiak, as si askush.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si do ta mbyllje si kryebashkiak?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po t\u00eb isha kryebashkiak do ta mbyllja intervist\u00ebn duke g\u00ebnjyer jo m\u00eb pak se \u00e7\u2019kan\u00eb g\u00ebnjyer t\u00eb tjer\u00ebt para meje, duke i th\u00ebn\u00eb trurit tim: \u201cJa ku mbaroi edhe kjo intervist\u00eb dhe ishalla kam dal\u00eb mir\u00eb!\u201d. Si kryebashkiak, do ta mbyllja duke i uruar vetes e jo t\u00eb tjer\u00ebve: \u201cSa m\u00eb i pap\u00ebrlyer n\u00eb k\u00ebt\u00eb lum\u00eb t\u00eb mbuluar nga balta, sa m\u00eb pak pis, fat q\u00eb ta mbyllja me nder\u201d.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Erion Veliaj n\u00eb \u201cPortokalli\u201d &nbsp; Fabjola Kuburi: &#8211; Marsel, p\u00ebrsh\u00ebndetje, Si po shkon \u201cPortokalli\u201d-a? Marsel Rupi: &#8211; Shum\u00eb mir\u00eb. &#8211; Ti je nj\u00eb personazh i ri n\u00eb shou, k\u00ebshtu q\u00eb ne duam t\u00eb dim\u00eb pak m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr ty&#8230; &#8211; Un\u00eb kam nj\u00eb vit q\u00eb jam diplomuar n\u00eb Bachelor dhe n\u00eb master n\u00eb Universitetin e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11635,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-11634","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11634","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11634"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11634\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11635"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11634"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11634"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11634"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}