{"id":11542,"date":"2015-12-25T14:30:25","date_gmt":"2015-12-25T13:30:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11542"},"modified":"2015-12-24T17:15:52","modified_gmt":"2015-12-24T16:15:52","slug":"kajoshi-une-jam-kampioni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/12\/kajoshi-une-jam-kampioni\/","title":{"rendered":"Kajoshi: Un\u00eb jam kampioni!"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Arjon Kajoshi \u00ebsht\u00eb emri m\u00eb i ri i boksit shqiptar. Ai ngriti flamurin shqiptar n\u00eb Maqedoni duke fituar turneun m\u00eb prestigjioz t\u00eb Ballkanit,\u00a0 \u201cGongu i art\u00eb\u201d. 19- vje\u00e7ari arriti t\u00eb dilte fitimtar n\u00eb t\u00eb gjitha takimet me rezultat t\u00eb past\u00ebr duke fituar t\u00eb par\u00ebn kund\u00ebr boksierit kosovar dhe t\u00eb dyt\u00ebn, me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Rumanis\u00eb. Shkodrani garon n\u00eb pesh\u00ebn 75 kg dhe tani mund t\u00eb konsiderohet m\u00eb i forti i Ballkanit dhe pse jo, edhe i kontinentit, pasi \u00ebsht\u00eb kampion Shqip\u00ebrie e tani, Ballkani. Megjithat\u00eb, ambicia e tij nuk mbaron k\u00ebtu, pasi Arjon Kajoshi synon majat e boksit evropian&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Eraldo Harlicaj: \u2013 P\u00ebrsh\u00ebndetje. Si ndiheni?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Arjon Kajoshi:<\/strong> &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! I lumtur p\u00ebr suksesin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju jeni emri i ri m\u00eb i suksessh\u00ebm n\u00eb boksin shqiptar. A mund t\u00eb na tregoni di\u00e7ka m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr veten?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jam 19 vje\u00e7, nga qyteti i Shkodr\u00ebs. Me sportin e boksit kam filluar q\u00eb t\u00eb merrem q\u00eb i vog\u00ebl, n\u00eb mosh\u00ebn 9 vje\u00e7are dhe nuk jam ndalur m\u00eb. N\u00eb fillimet e mia jam st\u00ebrvitur me Jetmir Ku\u00e7in dhe m\u00eb pas kam kaluar n\u00eb klubin e boksit Vllaznia. Aty jam n\u00eb drejtimin e Zef Gjonit dhe Lazarin Vil\u00ebs. P\u00ebrfaq\u00ebsoj edhe ekipin komb\u00ebtar p\u00ebr pesh\u00ebn 75 kg n\u00eb t\u00eb gjitha aktivitetet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Keni pak dit\u00eb q\u00eb jeni kthyer nga turneu \u201cGongu i Art\u00eb\u201d. \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ky kompeticion?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Keni t\u00eb drejt\u00eb. Kam p\u00ebrfaq\u00ebsuar Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb turne p\u00ebr pesh\u00ebn deri n\u00eb 75 kg. Ky kompeticion zhvillohet n\u00eb Maqedoni dhe \u00ebsht\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsishmi i gadishullit t\u00eb Ballkanit. N\u00eb t\u00eb marrin pjes\u00eb edhe ekipe komb\u00ebtare t\u00eb Evrop\u00ebs dhe mori pjes\u00eb edhe ekipi yn\u00eb komb\u00ebtar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dhe ju dol\u00ebt kampion&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, arrita t\u00eb dilja kampion, pasi i fitova past\u00ebr t\u00eb dyja ndeshjet e mia me rezultatin 3-0 nga gjyqtari. Si rrall\u00ebher\u00eb isha nj\u00eb kampion i pakontestuesh\u00ebm. M\u00eb lumturon ky fakt.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me \u00e7far\u00eb kund\u00ebrshatr\u00ebsh u ndesh\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ndeshjen e par\u00eb e zhvillova p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtari nga Kosova dhe dominova duksh\u00ebm ndaj tij. Ishte k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb ndeshesha me t\u00eb, pasi gjith\u00e7ka shkoi shum\u00eb mir\u00eb dhe n\u00eb fund m\u00eb uroi p\u00ebr fitoren, nd\u00ebrsa un\u00eb i urova suksese t\u00eb m\u00ebtejshme. N\u00eb finale isha p\u00ebrball\u00eb nj\u00eb kund\u00ebrshtari rumun. Nuk ishte shum\u00eb e leht\u00eb, pasi kund\u00ebrshtari ishte jo korrekt, nuk e njihte \u201cfair-play\u201d-n dhe m\u00eb provokoi, por pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, un\u00eb arrita ta mposhtja bindsh\u00ebm dhe t\u2019ia ktheja reston n\u00eb an\u00ebn sportive.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A pat\u00ebt ndonj\u00eb problem gjat\u00eb ndeshjeve?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mora disa goditje, por fatmir\u00ebsisht, jo shum\u00eb t\u00eb rrezikshme. Vet\u00ebm nj\u00eb grusht posht\u00eb syrit m\u00eb krijoi pak probleme, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi gjith\u00e7ka shkoi shum\u00eb mir\u00eb. Tani ndonj\u00eb goditje do ta marrim, pasi p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb jemi. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kjo ishte hera e dyt\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria fiton \u201cGongun e Art\u00eb\u201d. Si u prit\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb isha boksieri i dyt\u00eb q\u00eb e fitoi. P\u00ebr stafin e trajner\u00ebve dhe kontigjentin e ekipit komb\u00ebtar u cil\u00ebsua si nj\u00eb sukses i madh. Urimet dhe fal\u00ebnderimet ishin t\u00eb m\u00ebdha. Nuk mund t\u00eb them t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb p\u00ebr Federat\u00ebn e Shqiptare t\u00eb Boksit, pasi nuk iu kushtua r\u00ebnd\u00ebsi k\u00ebtij suksesi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kujt ia dedikoni suksesin tuaj?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, familjes sime q\u00eb m\u00eb ka mb\u00ebshtetur gjithmon\u00eb, q\u00eb m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kurajo edhe n\u00eb moment\u00ebt e v\u00ebshtira, pasi jo gjithmon\u00eb gj\u00ebrat kan\u00eb shkuar mir\u00eb dhe kam pasur edhe kampionate kur nuk kam arritur t\u00eb fitoj trofe. Trajner\u00ebt e mi meritojn\u00eb respekt dhe fal\u00ebnderime t\u00eb m\u00ebdha, pasi nj\u00eb pjes\u00eb e suksesit u dedikohet atyre dhe natyrisht, shok\u00ebve t\u00eb ekipit e t\u00eb gjith\u00eb shqiptar\u00ebve.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si mund ta arrish ekipin komb\u00ebtar kur je boksier?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb ekip komb\u00ebtar grumbullohen kampion\u00ebt e kampionatit komb\u00ebtar. Un\u00eb arrita t\u00eb shpallem kampion Shqip\u00ebrie n\u00eb pesh\u00ebn 75 kg, n\u00eb kampionatin q\u00eb u mbajt para 1 muaji n\u00eb Shkod\u00ebr. N\u00eb at\u00eb ring nuk humba n\u00eb asnj\u00eb takim dhe e meritova medaljen.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cil\u00ebt do t\u00eb jen\u00eb turnet\u00eb e ardhsh\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fund t\u00eb muajit jam n\u00eb Kosov\u00eb. M\u00eb kan\u00eb ftuar p\u00ebr turneun \u201cAdem Jashari\u201d dhe pranova me gjith\u00eb qejf. Shpresoj t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb paraqitje t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb dal p\u00ebrs\u00ebri i pari.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh boksier n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, pasi nuk kemi kushtet e duhura p\u00ebr t\u00eb punuar. Palestra jon\u00eb, pavar\u00ebsisht rezultateve q\u00eb marrim, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kushte mjerane dhe pa dyshim, m\u00eb e varf\u00ebra n\u00eb rajon e n\u00eb Evrop\u00eb. Nuk kemi mb\u00ebshtetjen e duhur dhe nuk jetohet me t\u00eb ardhurat e boksit. Nj\u00eb boksier q\u00eb jeton dhe ushtrohet n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hero, pasi karriera e boksit nuk zgjat pafund\u00ebsisht dhe nuk arrin t\u00eb sigurosh jetes\u00ebn e jo m\u00eb pastaj t\u00eb mendosh edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb st\u00ebrvitja p\u00ebr nj\u00eb boksier?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb boksier ka nj\u00eb regjim t\u00eb rrept\u00eb, st\u00ebrvitje t\u00eb fuqishme dhe nj\u00eb ushqim t\u00eb mir\u00eb. St\u00ebrvitja \u00ebsht\u00eb e larmishme dhe kryesisht, \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrthurur n\u00eb mes t\u00eb forc\u00ebs dhe teknik\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ka Shqip\u00ebria boks profesionist?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo, n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ekziston nj\u00eb linj\u00eb e boksit profesionist. Ne garojm\u00eb me 3 raunde dhe jo me 12 si profesionist\u00ebt. Jemi kategori m\u00eb vete.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju vet\u00eb, e synoni aren\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb boksin profesionist?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht. Po punoj dhe luftoj fort p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimet e mia.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Shkodra \u00ebsht\u00eb 20 her\u00eb kampione e Shqip\u00ebris\u00eb. \u00cbsht\u00eb gjenetike? \u00c7far\u00eb ka t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb ky qytet?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mendoj se \u00ebsht\u00eb st\u00ebrvitja e mir\u00eb. Trajneri \u00ebsht\u00eb \u00e7el\u00ebsi i suksesit dhe ne kemi trajner\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Pastaj, mund t\u00eb jet\u00eb edhe me rac\u00eb, ku i dihet. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; A keni idhuj?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht. Ne frym\u00ebzohemi nga dikush dhe kemi shembujt tan\u00eb n\u00eb boks. Mua m\u00eb p\u00eblqen Genady Golovkin p\u00ebr forc\u00ebn dhe teknik\u00ebn n\u00eb ring dhe jo p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb jet\u00ebn private.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ju frym\u00ebzon?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Muzika \u00ebsht\u00eb ila\u00e7i m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e st\u00ebrvitjes.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa i ndjesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb nj\u00eb boksier?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk jemi si trungje pem\u00ebsh, pa merak. (Qesh) Jemi m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm sesa mendoni.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Arjon Kajoshi \u00ebsht\u00eb emri m\u00eb i ri i boksit shqiptar. Ai ngriti flamurin shqiptar n\u00eb Maqedoni duke fituar turneun m\u00eb prestigjioz t\u00eb Ballkanit,\u00a0 \u201cGongu i art\u00eb\u201d. 19- vje\u00e7ari arriti t\u00eb dilte fitimtar n\u00eb t\u00eb gjitha takimet me rezultat t\u00eb past\u00ebr duke fituar t\u00eb par\u00ebn kund\u00ebr boksierit kosovar dhe t\u00eb dyt\u00ebn, me p\u00ebrfaq\u00ebsuesin e Rumanis\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11544,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[],"class_list":["post-11542","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11542","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11542"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11542\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11544"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11542"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11542"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11542"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}