{"id":11540,"date":"2015-12-25T13:30:36","date_gmt":"2015-12-25T12:30:36","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11540"},"modified":"2015-12-24T17:14:01","modified_gmt":"2015-12-24T16:14:01","slug":"art-abazi-pse-nuk-ishte-i-drejte-skualifikimi-im","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/12\/art-abazi-pse-nuk-ishte-i-drejte-skualifikimi-im\/","title":{"rendered":"Art Abazi: Pse nuk ishte i drejt\u00eb skualifikimi im"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Ju rr\u00ebfej 5 jav\u00ebt e mia n\u00eb Dancing\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Edhe pse u skualifikua nga \u201cDancing VVith The Stars\u201d, ai ka mbetur n\u00eb mendjen e publikut. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb e shihnim Artin t\u00eb b\u00ebnte edhe k\u00ebt\u00eb lloj arti: k\u00ebrcimin. Kjo eksperienc\u00eb ishte histori m\u00eb vete p\u00ebr t\u00eb, ndaj ai rr\u00ebfehet me sinqeritet p\u00ebr rrug\u00ebtimin q\u00eb p\u00ebrshkoi gjat\u00eb k\u00ebtyre 5 jav\u00ebve, por jo vet\u00ebm\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n<p><u>\u00a0<\/u><\/p>\n<p><strong><u>Mia Buci:<\/u><\/strong><strong> Arti, m\u00eb thuaj t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sa n\u00eb humor je nga 1 te 10-a n\u00eb k\u00ebto momente?<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Art Abazi: &#8211;<\/u><\/strong> (Buz\u00ebqesh) Shtat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ta ka prishur humorin s\u00eb fundmi?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kur u ktheva n\u00eb Prishtin\u00eb, pash\u00eb q\u00eb \u00e7afkat ma kishin b\u00ebr\u00eb makin\u00ebn pis\u2026<\/p>\n<p><strong>&#8211; K\u00ebt\u00eb periudh\u00eb ke qen\u00eb shpesh n\u00eb Tiran\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cDancing vvith the stars\u201d. Iu fute k\u00ebsaj \u201cloje\u201d me mendimin p\u00ebr t\u00eb fituar?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po e them me sinqeritetin m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb n\u00eb Dancing u futa vet\u00ebm q\u00eb ta shijoja si eksperienc\u00eb dhe p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsu disa gj\u00ebra q\u00eb s\u2019i dija. Madje, as q\u00eb e kisha ditur se ekzistojn\u00eb!<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ishte i drejt\u00eb skualifikimi yt? \u00c7far\u00eb mendon se e solli at\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; H\u00ebm&#8230; Tani\u2026 edhe pse nuk dua t\u00eb ting\u00eblloj si nj\u00eb \u201chumb\u00ebs\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i pak\u00ebnaqur me rezultatin, normalisht, s\u2019m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur shum\u00eb i drejt\u00eb. Nuk e kam pritur t\u00eb ndodhte at\u00eb nat\u00eb. Po t\u00eb dilja n\u00eb nat\u00ebn e dyt\u00eb, kur isha n\u00eb Dance Off me t\u00eb nderuarin Mitro \u00c7ela, nuk do t\u00eb habitesha aspak. Me Mitron kemi ndejt\u00eb shum\u00eb gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb b\u00ebnim prova, ishte nj\u00eb njeri q\u00eb n\u00eb \u00e7do situat\u00eb krijonte batuta fantastike, nj\u00eb njeri ambicioz q\u00eb edhe p\u00ebrkund\u00ebr shum\u00eb angazhimeve q\u00eb kishte, vall\u00ebzimin e kishte marr\u00eb me shum\u00eb seriozitet. K\u00ebshtu q\u00eb, meq\u00eb Mitroja, me fjal\u00eb t\u00eb tjera, \u00ebsht\u00eb i lindur p\u00ebr sken\u00ebn, s\u2019do t\u00eb habitesha aspak po t\u00eb dilja at\u00eb nat\u00eb, por meq\u00eb gj\u00ebrat rrodh\u00ebn ashtu dhe dola i treti, m\u00eb erdhi e papritur!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ishe p\u00ebrgatitur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb jav\u00ebt n\u00eb vazhdim apo k\u00ebrcimi nuk \u00ebsht\u00eb disiplina n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ndjehesh mir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fakt, q\u00eb prej momentit t\u00eb par\u00eb, shkova me nj\u00eb vet\u00ebbesim sa i p\u00ebrket vall\u00ebzimit sepse kur isha m\u00eb i vog\u00ebl, pata b\u00ebr\u00eb tre muaj kurs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrcyer dhe mendoja q\u00eb do t\u00eb m\u00eb sh\u00ebrbenin shum\u00eb, por nuk ndodhi ashtu. Gj\u00ebrat q\u00eb m\u00eb servireshin p\u00ebr t\u2019i m\u00ebsuar ishin krejt t\u00eb ndryshme dhe natyrisht, shum\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira se ato q\u00eb kisha m\u00ebsuar un\u00eb, por e r\u00ebnd\u00ebsishme ishte q\u00eb e kisha marr\u00eb me shum\u00eb vullnet dhe, t\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, mezi prisja t\u00eb vinte orari i provave. Natyrisht, secil\u00ebn jav\u00eb shpresoja t\u00eb dilja m\u00eb mir\u00eb dhe faktikisht, k\u00ebt\u00eb e v\u00ebrenin edhe njer\u00ebzit p\u00ebrreth.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Lloji i k\u00ebrcimit n\u00eb t\u00eb cilin e gjete m\u00eb shum\u00eb veten?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Secila disiplin\u00eb kishte t\u00eb bukur\u00ebn e vet. Jav\u00ebn e par\u00eb kisha passo doble. Kisha punuar 11 dit\u00eb p\u00ebr ta realizuar koreografin\u00eb q\u00eb kishte p\u00ebrgatitur Ledia dhe e ndjeva veten shum\u00eb, shum\u00eb mir\u00eb, por n\u00eb fund juria nuk e vler\u00ebsoi aspak. Jav\u00ebn e dyt\u00eb kisha cha-cha&#8230; Un\u00eb cha-cha-n\u00eb e kam shum\u00eb me qejf sepse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vall\u00ebzim ku mund t\u00eb \u00e7lirohesh komplet dhe ta shijosh, por at\u00eb nat\u00eb humori nuk ishte me mua dhe ajo u v\u00ebrejt nga t\u00eb gjith\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, e ekzekutova koreografin\u00eb duke menduar \u00e7do sekond\u00eb fundin e saj (vet\u00ebm kjo nuk guxon t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb nj\u00eb k\u00ebrcim!) dhe \u00e7udit\u00ebrisht, edhe pse komentet ishin shum\u00eb t\u00eb sakta, n\u00eb p\u00ebrputhje me at\u00eb \u00e7ka performova, pik\u00ebt ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se jav\u00ebn e par\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn isha laaaaaaaaaarg m\u00eb mir\u00eb se n\u00eb cha cha. Jav\u00ebn e tret\u00eb kishim rock&amp;roll dhe sinqerisht, nga inati q\u00eb kisha me veten p\u00ebr jav\u00ebn e dyt\u00eb ku nuk u ndava i k\u00ebnaqur, vendosa t\u00eb punoja n\u00eb palest\u00ebr shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb. Erdhi nata e spektaklit, realizuam koreografin\u00eb dhe mund t\u00eb them lirsh\u00ebm; pa asnj\u00eb gabim. P\u00ebrs\u00ebri mor\u00ebm komentet q\u00eb kishim marr\u00eb edhe m\u00eb her\u00ebt: \u201cArt po k\u00ebrcen, por nuk e ke t\u00eb natyrshme\u201d. Kjo m\u00eb shqet\u00ebsonte shum\u00eb! Mbet\u00ebm n\u00eb Dance Off, ne dhe Mitroja me Ermir\u00ebn. At\u00eb nat\u00eb produksioni kishte vendosur q\u00eb t\u00eb mos kishte eleminime, me kusht q\u00eb ai t\u00eb ndodhte menj\u00ebher\u00eb t\u00eb enjten q\u00eb vjen. Jav\u00ebn e 4-t spektakli filloi me Dance Off-in. U prezantova me nj\u00eb vals dhe, edhe pse 90% t\u00eb koreografis\u00eb e kisha b\u00ebr\u00eb mir\u00eb, prap\u00eb nuk isha shum\u00eb i k\u00ebnaqur me paraqitjen, por kjo arsyetohej me faktin se emocionet ishin t\u00eb pakontrolluara. Jav\u00ebn e pest\u00eb dhe t\u00eb fundit p\u00ebr mua, u prezantuam me nj\u00eb charlestone, nj\u00eb vall\u00ebzim shum\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb pasi n\u00eb \u00e7do moment k\u00ebrkon l\u00ebvizje, freski dhe nuk t\u00eb pyet n\u00ebse je i lodhur. At\u00eb jav\u00eb inatin s\u2019e kisha m\u00eb me veten, por me Ilir Shaqirin q\u00eb, kur m\u00eb shp\u00ebtoi nga Dance Off-i, m\u00eb tha: \u201cpo t\u00eb shp\u00ebtoj sepse kam kureshtje t\u00eb shoh \u00e7far\u00eb di t\u00eb b\u00ebsh\u201d. Nuk doja ta zhg\u00ebnjeja, k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebrkova t\u2019i zgjasnim or\u00ebt e provave n\u00eb palest\u00ebr. Ledia kishte shum\u00eb mir\u00ebkuptim dhe ashtu b\u00ebm\u00eb. Kishte raste q\u00eb ngelnim deri n\u00eb 11 t\u00eb nat\u00ebs duke u ushtruar! Dit\u00ebn e fundit t\u00eb provave i thash\u00eb vetes: \u201cIa arrita! Jam i k\u00ebnaqur me koreografin\u00eb, me l\u00ebvizjet\u201d dhe nuk e mendoja p\u00ebr asnj\u00eb moment eleminimin. Isha shum\u00eb i sigurt! Performuam\u2026 Komentet ishin shum\u00eb pozitive, totalisht t\u00eb ndryshme prej komenteve q\u00eb kisha marr\u00eb deri n\u00eb at\u00eb dit\u00eb, por pik\u00ebt jo! Mora 22 pik\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb deri te radha ime konkurrent\u00ebt kishin marr\u00eb pothuajse pik\u00ebt maksimale. Fundin, tashm\u00eb e dini\u2026. E zgjata paksa, por e kisha t\u00eb pamundur t\u00eb p\u00ebrgjigjesha ndryshe.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Arti, si \u00ebsht\u00eb arti q\u00eb b\u00ebn ti?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Art \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb b\u00ebhet me d\u00ebshir\u00eb, me p\u00ebrkushtim dhe, edhe pse deri tash t\u00eb gjitha k\u00ebto aktivitete q\u00eb i kam pasur, i kam b\u00ebr\u00eb me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb e p\u00ebrkushtim, mund t\u2019ju them se ende nuk ka ardhur koha t\u00eb flasim p\u00ebr artin tim. Do t\u00eb vij\u00eb shum\u00eb shpejt.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ishim m\u00ebsuar t\u00eb shihnim Artin k\u00ebng\u00ebtar, Artin me kufje n\u00eb vesh teksa regjistron k\u00ebng\u00eb dhe Artin me kitar\u00eb n\u00eb dor\u00eb, nd\u00ebrsa Artin k\u00ebrcimtar, jo. A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb nga gj\u00ebrat q\u00eb di ta b\u00ebsh po kaq mir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, por s\u2019m\u00eb pan\u00eb Ema, Iliri dhe Fredi. Un\u00eb shum\u00eb lirsh\u00ebm them se edhe k\u00ebrcimin di ta b\u00ebj nj\u00ebjt\u00eb, ashtu si edhe muzik\u00ebn dhe k\u00ebt\u00eb besoj di ta b\u00ebj\u00eb secili q\u00eb ka ndjenja p\u00ebr muzik\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>P\u00ebr ty thuhet se je nd\u00ebr t\u00eb pakt\u00ebt artist\u00eb q\u00eb b\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb jo prej artisti. Nuk kemi d\u00ebgjuar ende t\u00eb flitet q\u00eb Arti u lidh, u nda apo u kap mat me x vajz\u00eb, apo t\u00eb jesh frekuentues i rregullt i jet\u00ebs s\u00eb nat\u00ebs, i alkolit&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr fjal\u00ebt. Nuk e di n\u00ebse mund t\u2019i besoj apo jo sepse edhe n\u00eb DVVTS d\u00ebgjoja fjal\u00eb shum\u00eb t\u00eb mira, i pranoja si t\u00eb sinqerta, por n\u00eb fund m\u00eb dilnin q\u00eb m\u00eb ishin th\u00ebn\u00eb nj\u00ebsoj si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. Gjithsesi, ju fal\u00ebnderoj. Un\u00eb kam vendosur t\u00eb prezantohem n\u00eb publik duke dhuruar k\u00ebng\u00eb, aq sa kam mund\u00ebsi ta neutralizoj pak kaosin q\u00eb e ka kapluar artin te ne. Gj\u00ebrat e tjera jan\u00eb totalisht t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr publikun. Un\u00eb kam llogari n\u00eb rrjetet aktuale sociale dhe mendoj se aty ka gj\u00ebra t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb kuptuar se si jam un\u00eb. Kur t\u00eb martohem, pa dyshim q\u00eb do t\u00eb publikoj foto nga dasma, e sa p\u00ebr gj\u00ebrat e tjera&#8230; nuk funksionoj ashtu. Ajo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e leht\u00eb q\u00eb mund ta b\u00ebj\u00eb nj\u00eb njeri, t\u00eb jet\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes me di\u00e7ka komplet t\u00eb pavler\u00eb. Un\u00eb preferoj t\u00eb m\u00eb d\u00ebgjojn\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb lexojn\u00eb kur kam \u00e7far\u00eb t\u00eb them.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ta sjell harmonin\u00eb e brendshme?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sh\u00ebndeti dhe lumturia e familjes.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Je p\u00ebrzgjedh\u00ebs p\u00ebr personat q\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb pran\u00eb apo p\u00ebrshtatesh me t\u00eb gjith\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo! Do t\u00eb g\u00ebnjeja po t\u00eb thoja q\u00eb u p\u00ebrshtatem t\u00eb gjith\u00ebve. Nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Po t\u00eb kisha qen\u00eb i till\u00eb, ju siguroj q\u00eb do ta fitoja edhe DVVTS me leht\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe. N\u00ebse mundohesh t\u00eb jesh i drejt\u00eb, nuk do t\u00eb kesh gjasa p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebtuar konflikteve, por edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb jam m\u00eb shum\u00eb se i lumtur. M\u00eb mir\u00eb t\u00eb mos jem i p\u00ebrshtatsh\u00ebm p\u00ebr dik\u00eb e t\u00eb njihem si i drejt\u00eb (pavar\u00ebsisht n\u00ebse deklarohen ose jo) sesa t\u00eb b\u00ebj lajka, t\u00eb aktroj, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitoj un\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si \u00ebsht\u00eb t\u00eb jetosh me Artin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jan\u00eb me fat familja q\u00eb m\u00eb kan\u00eb dhe do jet\u00eb me shum\u00eb fat ai njeri q\u00eb do jetoj\u00eb me mua, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb nuk i kam meritat un\u00eb, i ka dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p><strong>&#8211; B\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb mes rregullash apo \u00e7do rregull ka p\u00ebrjashtimin e tij?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Edhe&#8230; edhe&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; G\u00ebrhet n\u00eb gjum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; (Qesh) \u00c7far\u00eb pyetjeje! M\u00eb p\u00ebrpara pak po, por q\u00eb kur e kam rregulluar nj\u00eb devijim t\u00eb brendsh\u00ebm n\u00eb hund\u00eb, fle p\u00ebr merak. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb ndryshim p\u00ebr t\u00eb cilin ke nevoj\u00eb tani&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb m\u00ebsohem me faktin q\u00eb jo gjithmon\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb komplimentojn\u00eb sinqerisht. K\u00ebt\u00eb m\u00eb duhet ta instaloj patjet\u00ebr n\u00eb \u201cprogramin\u201d tim.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Gj\u00ebja q\u00eb nuk do ta b\u00ebje kurr\u00eb tatuazh?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Emrin e ndonj\u00eb vajze&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00ebse do kishe tatuazh n\u00eb trup, emrin e nj\u00eb ish-t\u00eb dashure\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; (Qesh) Mendoj se duhet t\u00eb jesh shum\u00eb naiv p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb nj\u00eb gjest t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb rr\u00ebfim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; I rrefeva 5 jav\u00ebt e mia n\u00eb Dancing&#8230; Nuk po ju lodh m\u00eb shum\u00eb. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Idea jote e takimit perfekt me nj\u00eb fem\u00ebr?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Pse m\u00eb pyesni p\u00ebr di\u00e7ka q\u00eb nuk ka shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi? Jam i sigurt\u00eb q\u00eb femra q\u00eb do ta doja un\u00eb, nuk do ta lexoj\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb sepse nuk do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb dit\u00ebn e shtun\u00eb. (Qesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Di\u00e7ka q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme n\u00eb mendjen t\u00ebnde&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Suksesi&#8230; sh\u00ebndeti&#8230; suksesi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ke g\u00ebnjyer?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Sa her\u00eb kam folur me ty Mia, jam treguar m\u00eb shum\u00eb se i sinqert\u00eb. Nuk g\u00ebnjej as kur e kam t\u00eb nevojshme t\u00eb dal nga situata. Po t\u00eb isha i till\u00eb, s\u2019do ta kisha problem t\u00eb g\u00ebnjeja edhe tani.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dikush q\u00eb t\u00eb mungon?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Gjyshi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb e b\u00ebn nj\u00eb shpirt t\u00eb bukur?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Mendimet pozitive dhe asgj\u00eb tjet\u00ebr. Mendimet shnd\u00ebrrohen n\u00eb fjal\u00eb, fjal\u00ebt n\u00eb vepra&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb ka rritur si person?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; D\u00ebshira p\u00ebr t\u2019i par\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb buz\u00ebqeshur, pa vuajtje&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Karriera e nj\u00eb k\u00ebng\u00ebtari matet nga sa hite ka?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk mund t\u00eb p\u00ebrgjigjem tani p\u00ebr pun\u00ebn e hiteve, sidomos n\u00eb Shqip\u00ebri, por mund t&#8217;ju garantoj se hit te ne \u00ebsht\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb me 100 klikime e jo ato me 10 milion. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, do vij\u00eb koha q\u00eb do t\u00eb bindeni.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si do t\u00eb kishte qen\u00eb jeta e Artit pa artin? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk e kam provuar dhe s\u2019dua as ta paramendoj vet\u00ebm sa p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrgjigjur.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>\u00c7far\u00eb thua n\u00ebse t\u00eb them\u2026<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; &#8230;k\u00ebrcim tvverk?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Di\u00e7ka q\u00eb s\u2019m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje.<\/p>\n<p><strong>&#8211; &#8230;\u201c50 hijet e Greit\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam d\u00ebgjuar q\u00eb s&#8217;\u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb gj\u00eb dhe s\u2019e kam shiku hi\u00e7.<\/p>\n<p><strong>&#8211; &#8230;ISIS?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Rezultati i shkat\u00ebrrimit t\u00eb bot\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>&#8211; &#8230;Kim Kardashian?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Personazh q\u00eb si vler\u00eb t\u00eb vetme ka bukurin\u00eb, p\u00ebr ata q\u00eb u duket e bukur.<\/p>\n<p><strong>&#8211; &#8230;tango?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb asociuat te Mitro \u00c7ela. U eliminua nga Dancing edhe pse performoi nj\u00eb tango shum\u00eb t\u00eb bukur.<\/p>\n<p><strong>&#8211; E ardhme?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Do flasim p\u00ebr k\u00ebt\u00eb&#8230; (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Ju rr\u00ebfej 5 jav\u00ebt e mia n\u00eb Dancing\u2026 \u00a0 Edhe pse u skualifikua nga \u201cDancing VVith The Stars\u201d, ai ka mbetur n\u00eb mendjen e publikut. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb e shihnim Artin t\u00eb b\u00ebnte edhe k\u00ebt\u00eb lloj arti: k\u00ebrcimin. Kjo eksperienc\u00eb ishte histori m\u00eb vete p\u00ebr t\u00eb, ndaj ai rr\u00ebfehet me sinqeritet p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11541,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-11540","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11540","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11540"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11540\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11541"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11540"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11540"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11540"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}