{"id":11522,"date":"2015-12-23T19:30:30","date_gmt":"2015-12-23T18:30:30","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11522"},"modified":"2015-12-23T13:35:26","modified_gmt":"2015-12-23T12:35:26","slug":"me-duket-se-jam-njeri-pa-ndjenja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/12\/me-duket-se-jam-njeri-pa-ndjenja\/","title":{"rendered":"M\u00eb duket se jam njeri pa ndjenja"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje. Para dy muajsh njoha nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb fillim e p\u00eblqeja, por isha me dy mendje, t\u00eb vazhdoja ose jo me t\u00eb. S\u2019e di pse me kalimin e koh\u00ebs m\u00eb vinin mendime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet n\u00eb kok\u00eb, aq sa m\u2019u krijua nj\u00eb si ankth. Fillova t\u00eb mos e ndjeja m\u00eb k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb. Nuk ishim takuar vet\u00ebm, vet\u00ebm n\u00eb grup nja dy her\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb, por fillova u b\u00ebra tip i ftoht\u00eb. Nuk duroja dot asgj\u00eb, doja t\u00eb rrija shtrir\u00eb, gjumi m\u00eb dilte shum\u00eb her\u00eb her\u00eb e s\u2019m\u00eb zinte m\u00eb, nga sikleti. Vajza e mori shum\u00eb me qejf q\u00eb mund t\u00eb kishim nj\u00eb lidhje, por un\u00eb s\u2019e duroja dot m\u00eb dhe i thash\u00eb t\u00eb mos flisnim m\u00eb, se un\u00eb nuk kisha ndjenja. Ndenja ca koh\u00eb pa folur dhe isha pak m\u00eb mir\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri vija re q\u00eb nuk m\u00eb t\u00ebrhiqte asnj\u00eb fem\u00ebr. M\u2019u duk vetja pa ndjenja. Thash\u00eb mos e kisha vet\u00ebm me at\u00eb, por jo. Pastaj m\u00eb ndodhi nj\u00eb fatkeq\u00ebsi; m\u00eb vdiq nj\u00eb shok dhe kur e mora vesh, u trondita. Doja t\u00eb shkoja te varri, por nuk mundja, m\u00eb filluan mendime sikur do t\u00eb m\u00eb ndodhte edhe mua ajo gj\u00eb, sikur do t\u00eb vrisja veten, m\u00eb duket \u00e7do gj\u00eb e kot\u00eb dhe pa vler\u00eb. Nuk m\u00eb hiqet nga mendja mendimi sikur do vras veten. M\u00eb kap me faza; kur jam mir\u00eb, kam frik\u00eb p\u00ebr faz\u00ebn kur nuk jam mir\u00eb. Kur i mendoj, nganj\u00ebher\u00eb m\u00eb kap kriza, humbem fare, k\u00ebputem. Kam vajtur te neurologu, m\u00eb dha ca mjekime, por m\u00eb tha q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebja terapi. Si thoni ju, t\u2019i mbaroj k\u00ebto q\u00eb kam, k\u00ebt\u00eb mjekim apo t\u00eb konsultohem me psikolog? <\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; Ty, djal\u00eb, si\u00e7 thot\u00eb populli, po t\u00eb b\u00ebhet mendja \u201chavale\u201d q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb, ke telashe nga m\u00ebnyra e t\u00eb menduarit. Pse? Sepse, p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ndodh, ti b\u00ebn ca analiza t\u00eb st\u00ebrholluara, madje t\u00eb gabuara e nuk e l\u00eb t\u00eb qet\u00eb veten me pyetjet pa fund: \u201cPo sikur? E pse?\u201d, me p\u00ebrgjigjet e pafundme negative. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr 7 \u201cmotrat\u201d e ankthit, pasi sa her\u00eb q\u00eb ti ia b\u00ebn vetes k\u00ebto pyetje, ke menduar di\u00e7ka t\u00eb keqe. Nuk mbarojn\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb ato, aq sa me humor thuhet se \u201cpse?\u201d-n\u00eb nuk e ka gjetur as Sterio Spasse. \u00cbsht\u00eb plot\u00ebsisht normale q\u00eb ty n\u00eb fillim t\u00eb t\u00eb p\u00eblqej\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb, por ngaq\u00eb ti nuk e njeh mir\u00eb at\u00eb, \u00ebsht\u00eb normale q\u00eb ta kesh me \u201cdy mendje\u201d e t\u00eb jesh i pasigurt&#8230; Pastaj, ajo nuk t\u00eb t\u00ebrheq m\u00eb sepse aq \u201cpati\u201d e aq dha&#8230; Pra, kot m\u00ebrzitesh se nuk je ti ai q\u00eb e ke n\u00eb dor\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb&#8230; T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb zhvillime n\u00eb jet\u00eb dhe s\u2019mund t\u00eb ket\u00eb \u201creceta\u201d. At\u00ebher\u00eb, ti p\u00ebrs\u00ebri fillon dhe faj\u00ebson veten, fillon e dyshon sikur ti je \u201cantifem\u00ebr\u201d, pra, tani ti nuk i sheh m\u00eb femrat si m\u00eb par\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb \u201cverifikuar\u201d veten dhe nga meraku, ja \u201cp\u00ebrfundimi\u201d: Beson se je nj\u00eb njeri pa ndjenja! Mir\u00eb q\u00eb nuk kujton se mos je homo! Si nuk e kupton se po \u201cmanipulohesh\u201d nga mendimet e k\u00ebqia e dyshimet te vetja t\u00eb cilat sadopak i ka kushdo? Ti i ke ato t\u00eb shumta sepse u jep r\u00ebnd\u00ebsi, pra, i beson ato e t\u00eb kthehen n\u00eb mendime obsesiv. Kam lexuar nj\u00eb th\u00ebnie brilante t\u00eb Profetit Muhamed i cili thot\u00eb: \u201c3 gj\u00ebra jan\u00eb nga t\u00eb cilat nuk shp\u00ebton askush: zilia, hamend\u00ebsimi dhe oguret&#8230; Do t\u2019jua tregoj un\u00eb se si t\u00eb veproni: n\u00ebse b\u00ebhesh ziliqar mos urre, n\u00ebse hamend\u00ebson, mos heto dhe n\u00ebse t\u00eb kapin oguret, ec dhe mos u ndalo!\u201d. \u00c7far\u00eb fuqie mendimi nga njeriu m\u00eb i men\u00e7ur i 20 shekujve! E shikon pra, se \u00e7far\u00eb b\u00ebn ti? Hamend\u00ebson ose supozon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar dhe i b\u00ebn \u201cverifikimet\u201d po n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb gabuar. Ngjash\u00ebm me nj\u00eb klient timin i cili nuk pati ereksionin me nj\u00eb fem\u00ebr t\u00eb bukur dhe nxitonte p\u00ebr te t\u00eb tjerat me nj\u00eb frym\u00eb jo p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsi, por p\u00ebr t\u00eb \u201cverifikuar\u201d a \u00ebsht\u00eb apo jo potent! Un\u00eb e binda se ai, edhe pse nuk \u00ebsht\u00eb impotent, po e \u201ct\u00ebrheq\u201d impotenc\u00ebn, pasi frika e sikleti zbehin jo vet\u00ebm arsyen, por edhe ndjenjat. Ose dikush q\u00eb ka frik\u00eb s\u00ebmundjet dhe e mat tensionin n\u00eb \u00e7do l\u00ebvizje t\u00eb tij dhe \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht frika q\u00eb ia \u00e7akordon tensionin e nga ana tjet\u00ebr, jan\u00eb po l\u00ebvizjet e tensionit q\u00eb ia shtojn\u00eb frik\u00ebrat. Ja, pra, rrethi vicioz, pasi k\u00ebtu nuk ka shkaqe sh\u00ebndet\u00ebsore, por vet\u00ebm psikologjike. Dhe mendimet frik\u00ebsuese obsesive kur nuk i njeh, nuk ndalen e nuk mbarojn\u00eb me kaq, pasi \u00e7do gj\u00eb q\u00eb ndodh apo d\u00ebgjon, ty t\u00eb b\u00ebn q\u00eb t\u00eb futesh n\u00eb \u201crol\u201d, n\u00eb rolin e nj\u00eb fatkeqi, ku pas atij q\u00eb e p\u00ebson, t\u00eb duket sikur \u201cradha\u201d do t\u00eb jet\u00eb e jotja, edhe pse t\u00eb duket krejt absurd mendimi: Po sikur t\u00eb vras veten? Ti p\u00ebrs\u00ebri nuk e ndalon dot at\u00eb dhe beson at\u00eb sikur kesh \u201cpun\u00eb\u201d me t\u00eb. N\u00eb fakt, e vetmja \u201cpun\u00eb\u201d q\u00eb ke ti n\u00eb k\u00ebt\u00eb mendim \u00ebsht\u00eb frika q\u00eb ti ke ndaj tij, sepse p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb veten, ti ke frik\u00eb edhe ta mendosh e jo m\u00eb ta b\u00ebsh at\u00eb! Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse ne psikolog\u00ebt themi se \u201czero\u201d \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia q\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb ajo q\u00eb t\u00eb tremb ty, por t\u00eb fantazuarit vazhdon n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pavullnetshme deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa ti kujton v\u00ebrtet se mos do ta humb\u00ebsh qoft\u00eb edhe p\u00ebr nj\u00eb \u00e7ast t\u00eb vet\u00ebm kontrollin e do t\u00eb b\u00ebhet hataja. Kurr\u00eb po t\u00eb them s\u2019t\u00eb ndodh kjo! Mir\u00ebpo edhe tani q\u00eb ti e lexove nga un\u00eb fjal\u00ebn \u201ckurr\u00eb\u201d, ka mund\u00ebsi q\u00eb \u201cshejtani\u201d si\u00e7 thon\u00eb fetar\u00ebt, t\u00eb t\u00eb thot\u00eb: \u201cKurr\u00eb mos thuaj kurr\u00eb!\u201d. E shikon pra se \u00e7far\u00eb loje luhet edhe me probabilitetet shum\u00eb t\u00eb vogla, madje edhe zero?! Ja, me \u00e7far\u00eb lupe zmadhuese i sheh ti ato q\u00eb d\u00ebgjon apo i shikon(!). Ti paske vajtur te neurologu i cili n\u00eb fakt kontrollon vet\u00ebm n\u00ebse e keni t\u00eb rregullt apo jo funksionimin e organeve. Ty organet t\u00eb funksionojn\u00eb super dhe kot shkon aty si \u201cbreshka te nallbani\u201d, pasi nuk e ke problemin me keqfunksionim t\u00eb organeve, por me m\u00ebnyrat e gabuara t\u00eb t\u00eb menduarit, t\u00eb cilat nuk i ndryshojn\u00eb barnat, por vet\u00ebm psikoterapia. Normalisht, barnat gjum\u00ebv\u00ebn\u00ebse t\u00eb qet\u00ebsojn\u00eb si\u00e7 mund ta qet\u00ebsoj\u00eb fjala vjen nj\u00eb burr\u00eb shum\u00eb xheloz gruaja duke i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb pij\u00eb alkool e t\u00eb harroj\u00eb disi ndoshta q\u00eb \u00ebsht\u00eb i martuar, ose nj\u00eb student t\u00eb trembur nga provimet q\u00eb e kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb gjum\u00eb ila\u00e7et e psikiatrit&#8230;<\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Barnat kund\u00ebr ankthit n\u00eb doza t\u00eb vogla, q\u00eb quhen qet\u00ebsues t\u00eb vegj\u00ebl, mund t\u00eb p\u00ebrdoren, por po kaloi m\u00eb tep\u00ebr se nj\u00eb muaj, at\u00ebher\u00eb ndikimi i tyre nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kimik, por psikologjik, plus q\u00eb b\u00ebhen shkas p\u00ebr var\u00ebsi, pa p\u00ebrmendur k\u00ebtu disa efekte an\u00ebsore, t\u00eb cilat edhe kur nuk jan\u00eb aq t\u00eb bujshme, p\u00ebrs\u00ebri nuk t\u00eb lejohet t\u00eb ngas\u00ebsh makin\u00ebn apo pun\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrqendrim.<\/p>\n<p>Duhet patjet\u00ebr q\u00eb t\u00eb b\u00ebni disa seanca me psikolog klinicist, e theksojm\u00eb, me psikolog klinicist e me shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb, pasi trajtimi i gjendjeve t\u00eb ankthit do v\u00ebrtet mjesht\u00ebri t\u00eb madhe. N\u00eb seanca ai do t\u2019ju m\u00ebsoj\u00eb se si do t\u00eb duhet t\u00eb veproni me k\u00ebto mendime obsesive. At\u00ebher\u00eb, n\u00ebse ti do t\u00eb vije p\u00ebr trajtim, pas disa pyetjeve testuese, un\u00eb nd\u00ebr t\u00eb tjera do t\u00eb t\u00eb k\u00ebshilloja k\u00ebshtu, ndaj merr lapsin n\u00eb dor\u00eb dhe lexoji me vemendje shpjegimet e m\u00ebposhtme:<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb e fuqizon nj\u00eb mendim negativ? \u2013 Interesimi dhe preukupimi juaj! N\u00eb qoft\u00eb se ju nuk e keni nj\u00eb interesim t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb lidhje me nj\u00eb mendim, at\u00ebher\u00eb ai e humb ndikimin te ju. Ju mund ta provoni q\u00eb tani. I lini mendimet q\u00eb t\u00eb rrjedhin n\u00eb mendjen tuaj, por mos u preokuponi p\u00ebr to. Thjesht q\u00ebndroni si nj\u00eb spektator ose v\u00ebzhgues dhe i lini mendimet t\u00eb kalojn\u00eb. Me fe thuhet: \u201cmos ia b\u00ebj qejfin shejtanit\u201d, duke u trembur nga ato q\u00eb t\u00eb thot\u00eb ai. Fillimisht, ju mund t\u00eb keni nj\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u2019i v\u00ebzhgoni k\u00ebto mendime, p\u00ebr shkak se prirja juaj p\u00ebr t\u2019u preokupuar p\u00ebr to rritet. Kjo ju ndihmon t\u00eb m\u00ebsoni se ju nuk jeni mendimet tuaja, mendimet jan\u00eb thjesht form\u00eb energjie e krijuar n\u00eb mendje. Po p\u00ebrse i krijon mendja k\u00ebto? Asnj\u00eb s\u2019e di k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb, pse t\u00eb shqet\u00ebsohemi? \u00cbsht\u00eb si t\u00eb pyes\u00ebsh: Pse zemra rreh? Me pak praktik\u00eb ju do t\u00eb b\u00ebheni shum\u00eb i zoti p\u00ebr t\u2019i v\u00ebzhguar mendimet dhe p\u00ebr t\u00eb mos u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb to. Duke mos u preokupuar, ju do t\u00eb reshtni s\u00eb fuqizuari ato. Pra, n\u00eb qoft\u00eb se ju nuk merreni me mendimin dhe n\u00eb qoft\u00eb se ju nuk i jepni fund, ai do t\u00eb shuhet. At\u00ebher\u00eb, \u00e7far\u00eb jan\u00eb mendimet? Dihet se ngjarjet e kaluara ruhen n\u00eb memorie. Gjendja e mendjes si dhe besimet tuaja gjithashtu ruhen n\u00eb memorie. E gjith\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ruajtje e pavet\u00ebdijshme pasi mendja e b\u00ebn k\u00ebt\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb automatike. Kujtimet dhe interpretimet jan\u00eb krijuar ne mendje duke u bzuar n\u00eb kushtet e \u201cjashtme\u201d t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs dhe gjithashtu, n\u00eb kushtet natyrore gjenetike. K\u00ebto mendime, interpretime dhe gjykime lindin si mendime n\u00eb nj\u00eb mendje dhe mund t\u00eb jen\u00eb pozitive ose negative n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb gjendjes se mendjes. K\u00ebto mendime prodhohen ose lindin duke u bazuar n\u00eb incidente apo kujtime t\u00eb s\u00eb kaluar\u00ebs, projektime p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe interpretime t\u00eb situatave t\u00eb pranishme n\u00eb jet\u00eb. Kur mendimet jan\u00eb negative si natyr\u00eb (mendime shqet\u00ebsimi, ankthi, stresi, fyerja, faji) ato sjellin rezistenc\u00eb n\u00eb ecjen n\u00eb jet\u00eb dhe kjo rezistenc\u00eb ndihet si vuajtje.<\/p>\n<p>Jeta \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb lum\u00eb energjish pozitive dhe p\u00ebr pasoj\u00eb, \u00e7do mendim negativ q\u00ebndron n\u00eb kund\u00ebrshtim me to, duke shkaktuar mosmarr\u00ebveshje e cila p\u00ebrjetohet si vuajtje n\u00eb trup. Ja, pra, kjo gj\u00eb ndodh edhe me ty, sepse mendimet n\u00eb mendjen t\u00ebnde fitojn\u00eb fuqi nga v\u00ebmendja dhe interesimi yt. V\u00ebmendja \u00ebsht\u00eb si benzin\u00eb p\u00ebr trurin, pra, kur u jepni r\u00ebnd\u00ebsi mendimeve negative, ju n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pand\u00ebrgjegjshme e nxisni at\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb i jepni vrull k\u00ebtij mendimi negativ. Vrulli i mendimeve negative n\u00eb mendjen tuaj do t\u00eb ulet dhe do t\u00eb dob\u00ebsohet automatikisht kur ju t\u00eb ndaloni s\u00eb ushqyeri k\u00ebto mendime me v\u00ebmendjen tuaj, pra, u ktheni \u201cshpin\u00ebn\u201d vesveseve. P\u00ebrqendrohuni te mendimet pozitive q\u00eb prodhon mendja. Sa her\u00eb q\u00eb mendja prodhon mendime pozitive, si mendimet e dashuris\u00eb, k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb, bukuris\u00eb, pasionit, paqes, vet\u00ebvler\u00ebsimit etj.), fokusohuni n\u00eb t\u00eb, i ushqeni ato dhe u jepni vemendje. Kjo do e ndihmoj\u00eb mendjen t\u00eb t\u00ebrheq\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb mendime pozitive dhe vendi t\u00eb mos mbetet \u201cbosh\u201d. Ose, meditoni. T\u00eb meditosh do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb mos mendosh asgj\u00eb. Pra, ajo \u00e7ka ju duhet p\u00ebr t\u2019u \u00e7liruar nga mendimet obsesive \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019i vrojtoni ato pa u p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb to. Ju do t\u00eb b\u00ebheni shum\u00eb i zoti n\u00eb k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, me pak praktik\u00eb. Dhe, mos u p\u00ebrpiqni ta kuptoni k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb; thjesht zbatojeni at\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrpiqeni ta kuptoni, aq m\u00eb shum\u00eb mendja p\u00ebrfshihet n\u00eb t\u00eb. Thjesht, v\u00ebzhgojeni mendjen dhe do ta kuptosh q\u00eb ti nuk je mendja. Mendja \u00ebsht\u00eb si nj\u00eb makin\u00eb n\u00eb kok\u00ebn tuaj q\u00eb prodhon mendime bazuar n\u00eb interesin dhe n\u00eb v\u00ebmendjen tuaj. Ji i lir\u00eb nga mendja, duke i privuar asaj interesin tuaj.<\/p>\n<p>Seancat me nj\u00eb psikolog klinik shum\u00eb shpejt do t\u2019ju b\u00ebnin q\u00eb t\u00eb ktheheni nga \u201cviktim\u00eb\u201d, n\u00eb nj\u00eb shkenc\u00ebtar menaxhues t\u00eb problemeve t\u00eb ankthit dhe fiksimeve. Ashtu si gjuha e huaj q\u00eb m\u00ebsohet mir\u00eb, vet\u00ebm me m\u00ebsues, pra, me trajnim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje. Para dy muajsh njoha nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb cil\u00ebn n\u00eb fillim e p\u00eblqeja, por isha me dy mendje, t\u00eb vazhdoja ose jo me t\u00eb. S\u2019e di pse me kalimin e koh\u00ebs m\u00eb vinin mendime nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet n\u00eb kok\u00eb, aq sa m\u2019u krijua nj\u00eb si ankth. Fillova t\u00eb mos e ndjeja m\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-11522","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11522","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11522"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11522\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11522"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11522"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11522"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}