{"id":1151,"date":"2014-07-12T20:04:35","date_gmt":"2014-07-12T20:04:35","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1151"},"modified":"2014-07-12T20:04:43","modified_gmt":"2014-07-12T20:04:43","slug":"prof-dr-lisen-bashkurti-cfare-perfitojne-shqiptaret-nga-kandidimi-ne-be","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/prof-dr-lisen-bashkurti-cfare-perfitojne-shqiptaret-nga-kandidimi-ne-be\/","title":{"rendered":"Prof. Dr. Lisen Bashkurti: \u00c7far\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shqiptar\u00ebt nga kandidimi n\u00eb BE?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Petraq Bajrami: &#8211; Profesor, a mendoni se dh\u00ebnia e statusit nga BE-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim politik, pas tre refuzimesh, apo Shqip\u00ebria i ka plot\u00ebsuar m\u00eb s\u00eb fundi t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb prioritetet?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Prof. Dr. Lisen Bashkurti<\/strong>: &#8211; Vler\u00ebsimi p\u00ebr dh\u00ebnien e statusit kandidat p\u00ebr nj\u00eb vend aspirant si Shqip\u00ebria kalon n\u00ebp\u00ebrmjet tri institucioneve kryesore t\u00eb Bashkimit Evropian: Komisionit t\u00eb BE-s\u00eb, i cili jep raport teknik t\u00eb holl\u00ebsish\u00ebm mbi ecurin\u00eb e reformave t\u00eb vendit; Parlamentit Evropian, i cili jep mendimin e tij n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb rezolute t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb; s\u00eb treti, K\u00ebshillit Evropian, i cili jep vendimin dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb organi politik m\u00eb i lart\u00eb i BE-s\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson politikisht qeverit\u00eb e shteteve an\u00ebtare. Pra, kemi nj\u00eb vendimmarrje gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebse nd\u00ebrinstitucionale p\u00ebr politikat e zgjerimit n\u00eb BE, q\u00eb \u00ebsht\u00eb sa teknike, aq edhe politike. Ndon\u00ebse kompetencat dhe pesha n\u00eb vendimmarrje ndryshon te secili nga k\u00ebta institucione, s\u00ebrish lypet t\u00eb kuptohemi se nuk ka nj\u00eb mur ndar\u00ebs midis institucioneve t\u00eb sip\u00ebrp\u00ebrmendura t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr politikat e zgjerimit. P\u00ebr pasoj\u00eb, vendimi \u00ebsht\u00eb sa teknik p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e k\u00ebrkesave t\u00eb b\u00ebra p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb nga BE-ja, aq dhe politik p\u00ebr vler\u00ebsim, mb\u00ebshtetje dhe inspirim n\u00eb procesin e vijueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb reformave t\u00eb m\u00ebtejshme.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mendoni se me marrjen e statusit kandidat, Shqip\u00ebria, m\u00eb s\u00eb fundi, e kap\u00ebrceu periudh\u00ebn e tranzicionit politik?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb disa aspekte, Shqip\u00ebria e ka l\u00ebn\u00eb pas tranzicionin. S\u00eb pari, vendi tanim\u00eb ka hedhur baza t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb demokracin\u00eb parlamentare, pluralizmin politik dhe rotacionet zgjedhore paq\u00ebsore. S\u00eb dyti, ka hedhur bazat e ekonomis\u00eb s\u00eb tregut t\u00eb lir\u00eb dhe t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb hapur. S\u00eb treti, ka b\u00ebr\u00eb hapa t\u00eb pakthyeshme n\u00eb sigurimin e lirive themelore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. S\u00eb kat\u00ebrti, vendi tanim\u00eb \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e strukturave m\u00eb demokratike e t\u00eb q\u00ebndrueshme t\u00eb siguris\u00eb, an\u00ebtar i NATO-s dhe kontribues p\u00ebr proceset e paqes dhe siguris\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare. S\u00eb pesti, vendi ka konsoliduar politik\u00ebn e jashtme dhe diplomacin\u00eb e vet n\u00ebp\u00ebrmjet politik\u00ebs s\u00eb fqinj\u00ebsis\u00eb s\u00eb mir\u00eb, bashk\u00ebpunimit rajonal dhe kontributit p\u00ebr paqe, siguri, demokraci dhe integrim t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. K\u00ebto jan\u00eb aspektet themelore n\u00eb t\u00eb cilat Shqip\u00ebria ka hedhur themele t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe ka shtruar trase t\u00eb parikthyeshme. Pra, ka l\u00ebn\u00eb pas tranzicionin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shqiptar\u00ebt dhe Shqip\u00ebria, tashm\u00eb, si vend kandidat p\u00ebr n\u00eb BE?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Me statusin kandidat, Shqip\u00ebria dhe shqiptar\u00ebt kan\u00eb arritur n\u00eb nj\u00eb stad nga ku nuk mund t\u00eb kthehen m\u00eb pas. P\u00ebrpara tyre ka nj\u00eb axhend\u00eb t\u00eb qart\u00eb, nj\u00eb strategji zhvillimore evropiane, ka nj\u00eb matriks hapash dhe masash, ka nj\u00eb plan veprimi dhe nj\u00eb afat kohor p\u00ebr progresin drejt evropianizmit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Si vend kandidat jemi n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre n\u00eb pozicion edhe brenda, edhe jasht\u00eb. Nga ky pozicion ngushtohet shum\u00eb raporti bashk\u00ebpunues Shqip\u00ebri-BE, rritet monitorimi i brendsh\u00ebm i BE-s\u00eb dhe bashk\u00ebpunimi dypal\u00ebsh, afrohet gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebrputhshm\u00ebria n\u00eb kritere e standarde, p\u00ebrqasen fushat sektoriale e strukturale midis t\u00eb dy pal\u00ebve, unifikohen tregjet hap pas hapi e sektor pas sektori, p\u00ebrafrohet legjislacioni me <em>aquis communitaires<\/em>, modernizohet e profesionalizohet administrata, konsolidohet pavar\u00ebsia e bashk\u00ebpunimi midis institucioneve, legjislativit, ekzekutivit e gjyq\u00ebsorit, konsolidohet bashk\u00ebjetesa midis pushtetit vendor dhe atij qendror si dhe p\u00ebrfitohet nga IPA (Instrumentet e Para Aderimit) financime strukturale e sektoriale q\u00eb e p\u00ebrgatisin Shqip\u00ebrin\u00eb p\u00ebr integrim t\u00eb plot\u00eb n\u00eb BE. N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb q\u00eb kemi nj\u00eb axhend\u00eb t\u00eb unifikuar dhe t\u00eb detyruar, \u00ebsht\u00eb momenti politik m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb nj\u00eb pakt konsensusi mbar\u00ebkomb\u00ebtar t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb aktor\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb dhe jo shtet\u00ebror\u00eb p\u00ebr p\u00ebrshpejtimin e rrug\u00ebs drejt an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Po detyrimet cilat do t\u00eb jen\u00eb, tashm\u00eb e tutje, p\u00ebr klas\u00ebn politike dhe p\u00ebr vet\u00eb shqiptar\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb momenti q\u00eb t\u00eb gjitha institucionet qendrore politike e shtet\u00ebrore, aktor\u00ebt joshtet\u00ebror\u00eb, qarqet akademike, kulturore e shkencore, subjektet e biznesit, mediat, shoq\u00ebria civile, grupet e interesit, grupet vulnerab\u00ebl, individ\u00ebt e mbar\u00eb qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb, t\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb tryezat e tyre t\u00eb p\u00ebrditshme Progres-Raportin e Komisionit t\u00eb Bashkimit Evropian dhe t\u00eb p\u00ebrcjellin procesin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive. Aty jan\u00eb shkruar e zeza mbi t\u00eb bardh\u00eb <em>\u201cKapitujt\u201d<\/em> n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt do t\u00eb ec\u00eb procesi i negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. \u00c7do kapitull i adoptuar n\u00eb legjislacion, i menaxhuar administrativisht dhe i implementuar n\u00eb praktik\u00eb, prodhon standardin evropian n\u00eb fush\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb nj\u00eb kapitull i l\u00ebn\u00eb pas dhe nj\u00eb hap i b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara drejt standardizmit evropian t\u00eb vendit. Ne t\u00eb gjith\u00eb do t\u2019i ndjejm\u00eb sfidat kapitull pas kapitulli, por nj\u00ebkoh\u00ebsisht, do t\u00eb ndjejm\u00eb edhe rritjen e besimit, k\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrjetimit t\u00eb progresit mbi jet\u00ebn e \u00e7do individi dhe n\u00eb \u00e7do aspekt. Tanim\u00eb, Shqip\u00ebria hyn n\u00eb nj\u00eb proces cil\u00ebsor. Cil\u00ebsia do pak durim, por \u00ebsht\u00eb garancia absolute p\u00ebr progres. N\u00eb udh\u00ebheqje t\u00eb k\u00ebtij procesi k\u00ebrkohen kapacitete shum\u00eb t\u00eb larta e t\u00eb p\u00ebrkushtuara njer\u00ebzore n\u00eb \u00e7do struktur\u00eb dhe n\u00eb \u00e7do sektor.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Profesor, a mund ta quajm\u00eb dh\u00ebnien e statusit edhe si fillimin e negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk mund t\u2019i djegim etapat n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat nevojitet t\u00eb kalojm\u00eb.Statusi kandidat p\u00ebrcakton me vendim konsensual t\u00eb 28 shteteve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebrkufizimin se Shqip\u00ebria meriton t\u00eb jet\u00eb n\u00eb paradhom\u00ebn e antar\u00ebsimit t\u00eb plot\u00eb. Hapja e negociatave \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje kohe t\u00eb limituar. Natyrisht, ne lypet t\u00eb d\u00ebshmojm\u00eb vendosm\u00ebrin\u00eb ton\u00eb p\u00ebr t\u00eb realizuar kriteret q\u00eb na k\u00ebrkohen, sepse n\u00eb fakt jan\u00eb standarde q\u00eb na nevojiten s\u00eb brendshmi. Mendoj se i kemi t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb shum\u00eb shpejt t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb hapim negociatat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. K\u00ebmb\u00ebngul se \u00ebsht\u00eb momenti p\u00ebr arritjen e nj\u00eb pakti konsesual gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs e mbar\u00ebkomb\u00ebtar sepse tanim\u00eb kemi vet\u00ebm nj\u00eb axhend\u00eb, madje t\u00eb detyruar p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nga cil\u00ebt faktor\u00eb vendas dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb do t\u00eb varet koh\u00ebzgjatja e negociatave deri n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb s\u00eb shumti do t\u00eb varen nga ne, n\u00eb kuptimin e t\u00eb d\u00ebshmuarit t\u00eb vullnetit dhe kapacitetit t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr realizimin e standardeve dhe kritereve t\u00eb rekomanduara nga BE, Komisioni dhe K\u00ebshilli Evropian. Them \u201ct\u00eb d\u00ebshmuarit t\u00eb vullnetit dhe kapacitetit\u201d, sepse mendoj se kemi nj\u00eb asimetri t\u00eb thell\u00eb midis tyre. Kjo asimetri lypet t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb simetri: Vullnet-kapacitet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sipas jush, cilat hapa t\u00eb para duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb politik\u00ebb\u00ebrja n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur faz\u00ebn e fillimit t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Politik\u00ebb\u00ebr\u00ebsit maxhoranc\u00eb-opozit\u00eb nevojitet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb hap, at\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb afrimit e bashk\u00ebpunimit me nj\u00ebri-tjetrin, me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebsuar axhendat politike n\u00eb p\u00ebrputhshm\u00ebri me detyrimet p\u00ebr hapjen sa m\u00eb par\u00eb t\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim. Ky proces do t\u00eb shpalos\u00eb si n\u00eb skaner axhendat reale politike t\u00eb maxhoranc\u00ebs e opozit\u00ebs, do t\u00eb b\u00ebj\u00eb dallimin midis vullneteve dhe kapaciteteve t\u00eb tyre reale nga retorikat boshe dhe mediokriteti. Rruga drejt hapjes s\u00eb negociatave p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim do t\u00eb ndaj\u00eb qart\u00ebsisht dhe shum\u00eb shpejt ata q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr evropianizim nga ato q\u00eb jan\u00eb p\u00ebr orientalizim; ata q\u00eb kan\u00eb vullnet real nga ata q\u00eb e kan\u00eb fars\u00eb e retorik\u00eb; ata q\u00eb kan\u00eb kapacitet p\u00ebr kualitet evropian, nga ata q\u00eb jan\u00eb mediok\u00ebr e t\u00eb paaft\u00eb. Sa m\u00eb shum\u00eb i afrohemi BE-s\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb skanohemi drejt nj\u00eb transparence komb\u00ebtare dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A mund t\u00eb shpresojm\u00eb ne shqiptar\u00ebt se k\u00ebtej e tutje do t\u00eb kemi nj\u00eb sjellje krejt ndryshe t\u00eb politik\u00ebb\u00ebrjes shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo menj\u00ebher\u00eb! \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht vijueshm\u00ebria e stereotipeve politike t\u00eb vjetra q\u00eb e b\u00ebn t\u00eb domosdosh\u00ebm q\u00eb procesi t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr disa faza e t\u00eb p\u00ebrballoj\u00eb sfidat e evropianizmit. Edhe vet\u00eb BE-ja nuk i ka arritur menj\u00ebher\u00eb k\u00ebto standarde e kritere q\u00eb ka sot. Edhe vet\u00eb BE-ja, institucionet e saj, shtete t\u00eb ve\u00e7anta dhe lider\u00eb t\u00eb shquar shtetesh kan\u00eb vuajtur nga stereotipet e s\u00eb kaluar\u00ebs. D\u00ebshmi e k\u00ebtyre stereotipeve \u00ebsht\u00eb euroskepticizmi, ose eurofobia q\u00eb her\u00eb pas here ulet e ngrihet n\u00eb mjediset politike evropiane. Nga Traktati i Parisit 1951 deri te Traktati i Lisbon\u00ebs 2007 kan\u00eb kaluar mbi gjasht\u00eb dekada p\u00ebrpjekjesh mbar\u00ebkontinentale n\u00eb progres t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb q\u00eb t\u00eb arrihet projekti i sot\u00ebm i BE-s\u00eb. At\u00eb q\u00eb BE-ja e ka arritur p\u00ebr 65 vjet, ne shqiptar\u00ebt nuk mund ta arrijm\u00eb p\u00ebr pak vjet. Me r\u00ebnd\u00ebsi jasht\u00ebzakonisht t\u00eb madhe \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb tanim\u00eb jemi pjes\u00eb e plot\u00eb e projektit madhor e t\u00eb parikthyesh\u00ebm evropian. Jemi kthyer n\u00eb Evrop\u00eb. Jemi kthyer te vetvetja. E kemi modelin. Dim\u00eb \u00e7far\u00eb duam. I kemi partner\u00ebt. Nevojitet vullneti. K\u00ebrkohen kapacitetet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Statusi kandidat i Shqip\u00ebris\u00eb, a i jep mund\u00ebsin\u00eb BE-s\u00eb q\u00eb t\u00eb mbikqyr\u00eb m\u00eb nga af\u00ebr edhe politik\u00ebb\u00ebrjen n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Patjet\u00ebr dhe \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb. Rruga nga do t\u00eb ecim e sfidat q\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballojm\u00eb kalohen m\u00eb mir\u00eb e m\u00eb shpejt me monitorim t\u00eb af\u00ebrt t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri. Nevojitet t\u00eb m\u00ebsohemi t\u00eb jetojm\u00eb e t\u00eb punojm\u00eb s\u00eb bashku, si an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00eb familjeje t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Maxhoranca ka nisur pun\u00ebn p\u00ebr reform\u00ebn territoriale dhe ka premtuar edhe reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, p\u00ebr t\u00eb cilat deri tani opozita ka qasje krejt\u00ebsisht t\u00eb kund\u00ebrt. Tashm\u00eb, si vend kandidat, a mundet q\u00eb t\u00eb tilla reforma t\u00eb votohen vet\u00ebm me shumic\u00ebn e karton\u00ebve, pa konsensusin e gjer\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Bashkimi Evropian ka kat\u00ebr parime qeveris\u00ebse t\u00eb sanksionuara edhe n\u00eb Traktatin e Lisbon\u00ebs: Legjitimitet, transparenc\u00eb, llogaridh\u00ebnie, gjith\u00ebp\u00ebrfshirje. K\u00ebto parime kan\u00eb ngritur projektin e BE-s\u00eb dhe k\u00ebto parime afrojn\u00eb \u00e7do vend drejt saj. Asnj\u00eb nga k\u00ebto kat\u00ebr parime qeveris\u00ebse nuk mund t\u00eb shk\u00ebputet nga tjetri dhe nuk mund t\u00eb anashkalohet e aq m\u00eb pak, t\u00eb shkelet. Pyetja juaj lidhet me parimin e gjith\u00ebp\u00ebrfshirjes, sepse k\u00ebtu Shqip\u00ebria ka vuajtur si pasoj\u00eb e konfliktualitetit politik patologjik. Faza n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn kemi hyr\u00eb n\u00eb procesin e integrimit n\u00eb BE, k\u00ebrkon me \u00e7do kusht t\u00eb mbahet gjall\u00eb konsensusi dhe t\u00eb funksionoj\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshirja. Faktor\u00ebt q\u00eb jan\u00eb kund\u00ebr gjithp\u00ebrfshirjes, n\u00eb thelb jan\u00eb kund\u00ebr integrimit t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb BE, jan\u00eb kund\u00ebr Evrop\u00ebs, jan\u00eb kund\u00ebr t\u00eb ardhmes evropiane t\u00eb vendit ton\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment historik, nuk ka ekuivok: Ose jemi evropian\u00eb gjith\u00ebp\u00ebrfshir\u00ebs, ose jemi antievropian\u00eb p\u00ebrjashtues.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb mund t\u00eb kuptohet me reformim n\u00eb drejt\u00ebsi? Heqja nga postet drejtuese n\u00eb sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb e gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk kan\u00eb mir\u00ebbesimin e maxhoranc\u00ebs, sikurse pretendon opozita?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebtu kemi shum\u00eb konfuzion. M\u00eb duket se kemi hyr\u00eb n\u00eb nj\u00eb rreth t\u00eb mbyllur pa dalje. Nga nj\u00ebra an\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb pavar\u00ebsin\u00eb e drejt\u00ebsis\u00eb e nga ana tjet\u00ebr k\u00ebrkojm\u00eb nd\u00ebrhyrje nga jasht\u00eb p\u00ebr reformimin e saj. Ndarja e pushteteve parimisht i heq \u00e7do t\u00eb drejt\u00eb reformimit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb me nd\u00ebrhyrje nga jasht\u00eb sistemit, por kur vet\u00eb sistemi nuk vet\u00ebreformohet, nevojitet strategji daljeje. Kjo strategji nuk b\u00ebhet nga agjenci t\u00eb ve\u00e7anta, por vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebrmjet sistemit nga brenda dhe Parlamentit, me masa ligjore. Nga t\u00ebr\u00ebsia e institucioneve, vet\u00ebm Parlamenti ka legjitimitetin e sovranit p\u00ebr t\u00eb reformuar edhe sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb. Pra, reforma n\u00eb drejt\u00ebsi \u00ebsht\u00eb sfid\u00eb dyfishe e vet\u00eb sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe e Parlamentit Shqiptar. Vullneti politik i ndihmon t\u00eb dy k\u00ebta institucione, ua leht\u00ebson rrug\u00ebn p\u00ebr reformim. Reforma n\u00eb drejt\u00ebsi nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb thjesht me emra, por nuk realizohet as pa ndryshime emrash.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Edhe pse ka nj\u00eb vit qeverisje, maxhoranca e majt\u00eb ende nuk ka hedhur asnj\u00eb hap konkret n\u00eb luft\u00ebn ndaj korrupsionit, p\u00ebrderisa asnj\u00eb zyrtar i lart\u00eb nuk ka shkuar n\u00eb gjyq. \u00cbsht\u00eb prokuroria e gjykata q\u00eb faj\u00ebsohen, apo ka munguar, si deri tani, vullneti politik?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ne e shikojm\u00eb procesin nga jasht\u00eb, kemi pak e aspak akses informimi t\u00eb brendsh\u00ebm, por nga ato q\u00eb d\u00ebgjojm\u00eb e shohim n\u00eb media, v\u00ebrehet nj\u00eb veprim i maxhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u00eb konkretizuar denoncimet n\u00ebp\u00ebrmjet akuzave t\u00eb d\u00ebrguara n\u00eb prokurori. Se ku ec\u00ebn dhe ku ngec ky proces, e kam t\u00eb pamundur ta identifikoj nga jasht\u00eb. Leht\u00ebsisht i identifikuesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb fakti se nuk ka d\u00ebnime t\u00eb korrupsionit t\u00eb profileve t\u00eb larta. Kaq mjafton p\u00ebr t\u00eb kuptuar se sistemi: Denoncim, akuz\u00eb, nd\u00ebshkim, nuk funksionon. Pasoja \u00ebsht\u00eb pand\u00ebshkueshm\u00ebria e korrupsionit n\u00eb nivele t\u00eb larta. Mendoj se ka nj\u00eb mpleksje t\u00eb vullnetit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm politik dhe efikasitetit t\u00eb pamjaftuesh\u00ebm t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Nga tranzicioni i gjat\u00eb i s\u00eb keqes, t\u00eb dyja pal\u00ebt, politika dhe drejt\u00ebsia, jan\u00eb familjarizuar me t\u00eb keqen. Kjo e b\u00ebn t\u00eb domosdoshme reform\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A mund t\u00eb quhet r\u00ebnia e \u201crepublik\u00ebs\u201d s\u00eb mariujan\u00ebs n\u00eb Lazarat, prologu i rivendosjes s\u00eb sundimit t\u00eb ligjit n\u00eb Shqip\u00ebri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb nuk i preferoj metaforat, sidomos n\u00eb politik\u00eb, sepse nga natyra krijojn\u00eb dykuptim\u00ebsi. A ishte Larazati \u201cRepublik\u00eb\u201d, apo ishte \u201cn\u00eb Republik\u00eb\u201d?! Un\u00eb mendoj se \u00ebsht\u00eb kjo e dyta. Lazarati ka qen\u00eb n\u00eb Republik\u00eb. Ka nisur lul\u00ebzimin p\u00ebr prodhimin e trafikimin e drog\u00ebs nga vitet \u201998 fare hapur. Ka operuar n\u00eb mjedisin shtet\u00ebror n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb dukshme. \u00cbsht\u00eb drejtuar nga qeverisja vendore legalisht. Ka qen\u00eb i identifikuar nga qeverisja qendrore zyrtarisht. \u00cbsht\u00eb demaskuar disa her\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht. T\u00eb gjitha autoritetet dhe institucionet p\u00ebrkat\u00ebse e kan\u00eb ditur mir\u00eb. T\u00eb gjitha autoritetet dhe institucionet p\u00ebrkat\u00ebse jan\u00eb pajtuar me d\u00ebshir\u00eb. Lazarati ishte simbioza e shtetit me t\u00eb keqen, ishte kapja e shtetit nga trafikant\u00ebt lokal\u00eb e mafia rajonale, ishte modeli i damkosjes s\u00eb kombit shqiptar. Ishte fabrika e traumatizmit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb shqiptare. Ishte vatra e prodhimit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb jet\u00ebn e vendit. Ishte makineria e lart\u00eb e krimit. Ishte d\u00ebshmi e korrupsionit. Ishte gjeneruesi i larjes s\u00eb parave. Ishte prishja e moralit njer\u00ebzor dhe c\u00ebnimi tragjik i humanizmit n\u00eb shoq\u00ebri. Lazarati ishte modeli m\u00eb i keq se si nuk duhej orientuar shoq\u00ebria shqiptare. Rr\u00ebnimi i k\u00ebsaj vatre kancerogjene \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontribut historik i qeveris\u00eb dhe i forcave t\u00eb rendit, q\u00eb do t\u00eb mbahet mend gjat\u00eb n\u00eb memorien shqiptare e nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Mbi t\u00eb gjitha, u prish modeli i s\u00eb keqes. \u00cbsht\u00eb prova m\u00eb serioze q\u00eb, kur ka vullnet, ka zgjidhje. Kur jepet zgjidhje, fillon sundimi i ligjit. Nd\u00ebrtimi i modelit t\u00eb s\u00eb mir\u00ebs ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me vijimin e zbatimit t\u00eb ligjit kund\u00ebr prodhimit e trafikimit t\u00eb drog\u00ebs kudo ku ka raste t\u00eb tilla, por paralelisht edhe me projektet zhvillimore n\u00eb Lazarat dhe n\u00eb mbar\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Nuk duhet l\u00ebn\u00eb vakum zhvillimor, sepse e keqja instalohet s\u00ebrish.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Petraq Bajrami: &#8211; Profesor, a mendoni se dh\u00ebnia e statusit nga BE-ja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vendim politik, pas tre refuzimesh, apo Shqip\u00ebria i ka plot\u00ebsuar m\u00eb s\u00eb fundi t\u00eb dymb\u00ebdhjet\u00eb prioritetet? Prof. Dr. Lisen Bashkurti: &#8211; Vler\u00ebsimi p\u00ebr dh\u00ebnien e statusit kandidat p\u00ebr nj\u00eb vend aspirant si Shqip\u00ebria kalon n\u00ebp\u00ebrmjet tri institucioneve kryesore t\u00eb Bashkimit Evropian: [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[127],"class_list":["post-1151","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-prof-dr-lisen-bashkurti"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1151","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1151"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1151\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1151"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1151"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1151"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}