{"id":11501,"date":"2015-12-23T11:30:20","date_gmt":"2015-12-23T10:30:20","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11501"},"modified":"2015-12-22T12:48:15","modified_gmt":"2015-12-22T11:48:15","slug":"askush-nuk-me-tha-se-ishte-autik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/12\/askush-nuk-me-tha-se-ishte-autik\/","title":{"rendered":"Askush nuk m\u00eb tha se ishte autik!"},"content":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb 40 vje\u00e7are q\u00eb kam dy f\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb vajz\u00eb 17 vje\u00e7e dhe nj\u00eb djal\u00eb, 9 vje\u00e7. F\u00ebmij\u00ebt i kam me baballar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, jo p\u00ebr zgjedhjen time, por p\u00ebr ironi t\u00eb fatit. Burri im i par\u00eb m\u00eb vdiq dhe m\u00eb la me nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ai ishte njeri i mir\u00eb dhe pun\u00ebtor e gjith\u00eb kjo mir\u00ebsi \u00ebsht\u00eb reflektuar te vajza ime. N\u00ebse burri t\u00eb vdes, asnjeri nuk do t\u2019ia dij\u00eb m\u00eb p\u00ebr ty dhe gjith\u00eb hallet t\u00eb bien p\u00ebrsip\u00ebr. N\u00eb k\u00ebt\u00eb fatkeq\u00ebsi, duke u gjendur edhe e papun\u00eb, shikova nj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr p\u00ebr jet\u00ebn time, sugjeruar edhe nga t\u00eb tjer\u00ebt; t\u00eb rimartohesha.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodh n\u00eb nj\u00eb martes\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, \u00ebsht\u00eb se nuk vendos ti p\u00ebr kandidatin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por merr t\u00eb parin q\u00eb t\u00eb ofrohet dhe familja t\u00eb thot\u00eb: \u201cNuk ke pse b\u00ebn naze, nuk t\u00eb merr njeri me f\u00ebmij\u00eb\u201d. K\u00ebshtu, un\u00eb u rimartova, por nuk rash\u00eb n\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb kamur dhe hallet e mia ekonomike t\u00eb p\u00ebrfundonin aty, bile jeta u v\u00ebshtir\u00ebsua. Burri im ishte murator, por punonte. Si fillim, gj\u00ebrat shkonin mir\u00eb dhe vajz\u00ebn ma donte, gj\u00eb q\u00eb p\u00ebr mua n\u00eb ato momente kishte shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Brenda nj\u00eb viti, un\u00eb ngela shtatz\u00ebn\u00eb dhe linda nj\u00eb djal\u00eb. Ndihesha shum\u00eb mir\u00eb. Kisha vajz\u00ebn dhe tani djalin, kombinim perfekt! Gjat\u00eb shtatzanis\u00eb pata disa probleme me sh\u00ebndetin, por kur djali lindi, ai ishte aq i bukur sa nuk di si ta p\u00ebrshkruaj, ose t\u00eb pakt\u00ebn, k\u00ebshtu ishte p\u00ebr syt\u00eb e mi si n\u00ebn\u00eb dhe problemet sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb kisha kaluar, u harruan. Gjat\u00eb vitit t\u00eb par\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, edhe djali kaloi disa probleme sh\u00ebndet\u00ebsore q\u00eb m\u00eb pas u p\u00ebrs\u00ebrit\u00ebn, megjithat\u00eb, doktor\u00ebt thoshin se \u00e7do gj\u00eb ishte n\u00eb rregull dhe se kjo mund t\u2019i ndodhte \u00e7do f\u00ebmije. Vet\u00ebm duhet t\u00eb b\u00ebja kujdes.<\/p>\n<p>Kaloi viti i par\u00eb e i dyt\u00eb i jet\u00ebs dhe djali im nuk fliste, nuk tregonte p\u00ebr veprimet e veta. Un\u00eb e krahasoja me vajz\u00ebn, q\u00eb ka patur nj\u00eb zhvillim krejt ndryshe, por t\u00eb gjith\u00eb na thoshin se djemt\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri nuk jan\u00eb aq t\u00eb zhvilluar e t\u00eb shkath\u00ebt sa vajzat; e kund\u00ebrta ndodh kur rriten. Kur po kalonte edhe vitin e tret\u00eb t\u00eb jet\u00ebs, mua m\u2019u shtua shqet\u00ebsimi dhe meraku. Djali ishte nevrik, nuk afrohej, nuk i shprehte ndjenjat e g\u00ebzimit dhe n\u00ebse ndodhte kjo, m\u00eb shum\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me bot\u00ebn e tij sesa me bot\u00ebn ton\u00eb, apo p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb ishin shkaktuar nga ndonj\u00eb veprim apo sjellje e jona. Me motr\u00ebn e tij ishte agresiv, nuk luanin dhe vajza nuk i afrohej shum\u00eb. Kur erdhi periudha e kopshtit, un\u00eb e \u00e7ova n\u00eb kop\u00ebsht pa drek\u00eb, pasi edhe un\u00eb isha n\u00eb sht\u00ebpi, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb drek\u00eb e merrja vet\u00eb. Gjat\u00eb atij viti, m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrballesha me ankesat e edukatores, e cila m\u00eb thoshte q\u00eb ishte f\u00ebmij\u00eb q\u00eb nuk punonte, nuk p\u00ebrgjigjej dhe gjithashtu, ishte agresiv me f\u00ebmij\u00ebt e tjer\u00eb dhe se prind\u00ebrit e tjer\u00eb ankoheshin. Disa her\u00eb mendova ta hiqja nga kopshti, por prap\u00eb nuk e b\u00ebja. Si mund ta largoja f\u00ebmij\u00ebn nga nj\u00eb ambient ku m\u00ebsohej?!<\/p>\n<p>Kishte edhe raste kur edukatorja ma lavd\u00ebronte, sidomos kur vizatonte. Atij i p\u00eblqen shum\u00eb t\u00eb vizatoj\u00eb dhe t\u00eb shikoj\u00eb filma vizatimor\u00eb edhe tani. P\u00ebrs\u00ebri gjat\u00eb atyre viteve e \u00e7oja te mjeku dhe asgj\u00eb nuk u v\u00ebrejt, madje edhe ezhe n\u00eb kok\u00eb q\u00eb i b\u00ebra, por asgj\u00eb. Mjek\u00ebt thoshin q\u00eb thjesht ishte karakteri i tij i till\u00eb sepse nuk u rezultonte asnj\u00eb problem sh\u00ebndet\u00ebsor. Gjat\u00eb asaj periudhe, sikur t\u00eb mos mjaftonin hallet q\u00eb kisha, im shoq humbi pun\u00ebn dhe situata u tensionua edhe m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi. Filluan grindjet q\u00eb varf\u00ebria i r\u00ebndonte edhe m\u00eb, burri kaloi n\u00eb kriz\u00eb nervore dhe u vizitua te neurologu, i cili i dha ila\u00e7e p\u00ebr ta stabilizuar. Gjendesha n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb ku \u00e7do gj\u00eb dukej sikur ikte tat\u00ebpjet\u00eb dhe un\u00eb ndihesha e pafuqishme. Fillova dhe vet\u00eb pun\u00eb si pastruese n\u00eb nj\u00eb pallat, por rroga nuk ishte shum\u00eb e madhe dhe kur kthehesha nga puna, shpesh f\u00ebmij\u00ebt i gjeja duke u p\u00ebrleshur me nj\u00ebri-tjetrin. Fajin ia hidhja vajz\u00ebs, ndon\u00ebse ajo ishte gjithmon\u00eb me shenja nga agresiviteti i t\u00eb v\u00ebllait. Dihet q\u00eb i madhi b\u00ebhet m\u00eb shum\u00eb fajtor p\u00ebr gabimet e m\u00eb t\u00eb voglit dhe, edhe pse e ndjeja q\u00eb nuk tregohesha e drejt\u00eb me vajz\u00ebn, un\u00eb vazhdoja t\u00eb sillesha ashtu.<\/p>\n<p>Ajo gjithashtu shfrynte dufin e saj duke th\u00ebn\u00eb: \u201cIshim m\u00eb mir\u00eb vet\u00ebm\u201d. Un\u00eb e kuptoja q\u00eb ajo nuk i referohej vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebllait, por edhe njerkut dhe problemeve t\u00eb tij. Nuk arrija t\u2019i thoja asgj\u00eb se e ndjeja pesh\u00ebn po aq sa ajo, kur mendon se po i rregullon gj\u00ebrat dhe ato t\u00eb rr\u00ebshqasin m\u00eb keq nga duart. Gjithsesi, koha kaloi dhe problemet mbeteshin po aty. Ne jetonim me asistenc\u00ebn sociale, ndonj\u00eb pun\u00eb private q\u00eb b\u00ebnte im shoq dhe pun\u00ebn time. Lek\u00ebt nuk mjaftonin kurr\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkesat tona, aq m\u00eb tep\u00ebr kur djali hyri n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb. Lusja Zotin q\u00eb t\u2019i binte nj\u00eb m\u00ebsuese e mir\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ai t\u00eb p\u00ebrparonte pasi n\u00eb kop\u00ebsht nuk m\u00ebsonte dhe dihet q\u00eb n\u00eb kop\u00ebsht nuk ka detyrime. Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb at\u00eb vit shkollor jo vet\u00ebm q\u00eb qe nj\u00eb katastrof\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por f\u00ebmija im u b\u00eb m\u00eb agresiv. N\u00ebse e detyroja t\u00eb ulej t\u00eb m\u00ebsonte, fillonte t\u00eb ul\u00ebrinte, nuk donte, shante. Edhe n\u00ebse qaja, atij nuk i interesonte fare, nuk shprehte pik\u00eb dhembshurie.<\/p>\n<p>T\u00eb motr\u00ebn, e cila p\u00ebrpiqej ta ndihmonte n\u00eb m\u00ebsime, ai e godiste dhe e shante. Madje edhe kur ajo ishte duke b\u00ebr\u00eb m\u00ebsimet e veta, ai e ngacmonte, i griste fletoret dhe t\u00eb tjera. D\u00ebshp\u00ebrimi im si prind arriti kulmin. Fillova t\u2019i lutesha m\u00ebsueses, por ajo nga ana e vet kishte ankesa, sepse ai i prishte or\u00ebn e m\u00ebsimit dhe jepte rezultate vet\u00ebm n\u00eb vizatim dhe or\u00ebt e arg\u00ebtimit. At\u00eb vit shkollor ai e humbi pasi m\u00ebsuesja e ngeli duke m\u00eb th\u00ebn\u00eb se f\u00ebmija im kishte nevoj\u00eb p\u00ebr ndihm\u00ebn e nj\u00eb psikologeje. B\u00ebra at\u00eb q\u00eb duhej p\u00ebr at\u00eb moment dhe e \u00e7ova te nj\u00eb psikologe e cila m\u00eb tha q\u00eb djali im ishte autik. I shpjegova se doktor\u00ebt nuk m\u00eb kishin th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb dhe se as nga kontrollet nuk kishte rezultuar asgj\u00eb, por ajo m\u00eb shpjegoi se shkaqet e k\u00ebtij fenomeni nuk jan\u00eb konstatuar akoma dhe se mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb t\u00eb ndryshme, ndoshta edhe nga problematikat q\u00eb mund t\u00eb kem pasur gjat\u00eb shtatzanis\u00eb. Aty krijova nj\u00eb ide se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb kishte djali im, por un\u00eb nuk kisha mund\u00ebsi ta ndiqja te psikologia. Ai p\u00ebrs\u00ebriti klas\u00ebn e par\u00eb. M\u00ebsuesja tjet\u00ebr q\u00eblloi disi m\u00eb ndryshe; ajo kishte ndikim te djali, edhe pse nuk mund\u00a0 t\u00eb them se at\u00eb vit ai u p\u00ebrmir\u00ebsua. Djali kaloi n\u00eb klas\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, pa ditur as t\u00eb shkruaj\u00eb, as t\u00eb lexoj\u00eb, por vet\u00ebm prej ligjit q\u00eb \u00e7do f\u00ebmij\u00eb duhet t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb klas\u00eb t\u00eb dyt\u00eb, fillova t\u2019i qaja hallin m\u00ebsueses dhe ajo filloi t\u2019i kushtonte v\u00ebmendje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, por duke m\u00eb shpjeguar se n\u00eb klas\u00eb ishin 30 f\u00ebmij\u00eb dhe ishte e pamundur t\u00eb merrej vet\u00ebm me djalin tim. K\u00ebshtu, i k\u00ebrkova q\u00eb ta ndiqte jasht\u00eb m\u00ebsimit sepse vet\u00ebm ajo kishte shum\u00eb ndikim tek ai. Ajo nuk ma hoqi shpres\u00ebn dhe b\u00ebri di\u00e7ka. Sot djali \u00ebsht\u00eb n\u00eb klas\u00eb t\u00eb tret\u00eb, di\u00e7ka ka ndryshuar, por shum\u00eb pak. Edhe un\u00eb kam filluar t\u00eb kuptoj se kjo s\u00ebmundje nuk \u00ebsht\u00eb e rrall\u00eb&#8230; Ka edhe shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb si djali im, q\u00eb nuk e kan\u00eb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndjer\u00eb apo t\u00eb p\u00ebrcjellin ndjenja, f\u00ebmij\u00eb q\u00eb e kan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptojn\u00eb apo t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb, por q\u00eb kan\u00eb talente t\u00eb ve\u00e7anta, si pikturuarit apo p\u00ebr t\u00eb luajtur futboll. Ata jan\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr veten e tyre sepse nuk arrijn\u00eb t\u2019i kontrollojn\u00eb veprimet e tyre dhe m\u00eb shum\u00eb fatkeq\u00ebsi p\u00ebr prind\u00ebrit, q\u00eb nuk arrijn\u00eb t\u2019i ndihmojn\u00eb. Pra, kjo ishte historia ime q\u00eb ndoshta \u00ebsht\u00eb e shum\u00eb n\u00ebnave t\u00eb tjera, kur g\u00ebzimi i nj\u00eb jete shuhet nga hidh\u00ebrimi dhe pamund\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb\u2026<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jam nj\u00eb n\u00ebn\u00eb 40 vje\u00e7are q\u00eb kam dy f\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb vajz\u00eb 17 vje\u00e7e dhe nj\u00eb djal\u00eb, 9 vje\u00e7. F\u00ebmij\u00ebt i kam me baballar\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm, jo p\u00ebr zgjedhjen time, por p\u00ebr ironi t\u00eb fatit. Burri im i par\u00eb m\u00eb vdiq dhe m\u00eb la me nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. Ai ishte njeri i mir\u00eb dhe pun\u00ebtor [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-11501","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11501","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11501"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11501\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11501"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11501"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11501"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}