{"id":11386,"date":"2015-12-14T19:30:44","date_gmt":"2015-12-14T18:30:44","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11386"},"modified":"2015-12-14T11:57:21","modified_gmt":"2015-12-14T10:57:21","slug":"erkand-qerimaj-mes-shtanges-dhe-dashurise-rrefim-360-grade","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/12\/erkand-qerimaj-mes-shtanges-dhe-dashurise-rrefim-360-grade\/","title":{"rendered":"Erkand Qerimaj: Mes shtang\u00ebs dhe dashuris\u00eb, rr\u00ebfim 360 grad\u00eb!  \u00a0"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>E kush thot\u00eb se dashurit\u00eb me shikim t\u00eb par\u00eb s\u2019ekzistojn\u00eb?! Nuk besoni te dashuria me shikim t\u00eb par\u00eb?! Epo, historia e Erkandit me Tedin do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb ndryshoni mendim. Nj\u00eb rrug\u00ebtim i nisur thjesht, ashtu si\u00e7 nisin t\u00eb gjitha dashurit\u00eb, duke ndjekur nj\u00eb rrug\u00eb naive dhe t\u00eb sinqert\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur drejt nj\u00eb fejese t\u00eb lumtur. Erkandi \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr sportist\u00ebt m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb pesh\u00ebngritjes shqiptare n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e saj. Ai i ka dh\u00ebn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb shum\u00eb tituj komb\u00ebtar\u00eb e nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb rinj e p\u00ebr t\u00eb rritur, nga evropian\u00ebt deri te bot\u00ebror\u00ebt, por medaljen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ka at\u00eb q\u00eb i ka falur zemr\u00ebs, Tedin e tij, vajza simpatike q\u00eb e ka rr\u00ebmbyer \u201cHerkulin\u201d thjesht me nj\u00eb shikim. P\u00ebrshtypjet e para jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme e duket se kan\u00eb qen\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebto q\u00eb e kan\u00eb vulosur historin\u00eb e tyre t\u00eb dashuris\u00eb.<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Eraldo Harlicaj: &#8211; Hej, p\u00ebrsh\u00ebndetje! Si jeni njohur ju me nj\u00ebri\u2013tjetrin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Erkand Qerimaj &amp; Tedi:<\/strong> &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Eraldo\u2026 Ne jemi njohur n\u00eb nj\u00eb dit\u00eb shum\u00eb t\u00eb ftoht\u00eb dimri. N\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs te nj\u00eb lokal, ku shk\u00ebmbyem edhe shikimet e para. M\u00eb pas gj\u00ebrat rrodh\u00ebn vetvetiu, sepse pavar\u00ebsisht se lokali ishte i mbushur, ne t\u00eb dy dukej se e kishim harruar q\u00eb ishim n\u00eb tavolina t\u00eb ndryshme, komunikonim me sy deri n\u00eb momentin q\u00eb Erkandi foli kur po largohej, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb dyt\u00eb, t\u00eb mos ishin harruar ato shikime.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb mendove her\u00ebn e par\u00eb q\u00eb e pe?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Erkandi:<\/strong> &#8211; M\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn shum\u00eb syt\u00eb e saj, trupi, veshja, \u00e7do detaj. Natyrsh\u00ebm mendimi i par\u00eb q\u00eb m\u00eb erdhi n\u00eb mendje ishte: \u201cDua ta njoh!\u201d<\/p>\n<p><strong>Tedi:<\/strong> &#8211; Mendimi i par\u00eb kishte t\u00eb b\u00ebnte me buz\u00ebqeshjen e tij, m\u2019u fiksua ajo buz\u00ebqeshje, m\u00eb provokonte ta shihja pa pushim. I gjith\u00eb lokali me dukej bosh, ishim vet\u00ebm un\u00eb dhe ai.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb dy: &#8211;<\/strong> Pa dyshim, dashuri me shikim t\u00eb par\u00eb!<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kush e b\u00ebri hapin e par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Erkandi:<\/strong> &#8211; Tedi, edhe gjat\u00eb shikimeve q\u00eb shk\u00ebmbenim dukej e ndrojtur, prandaj me d\u00ebshir\u00eb un\u00eb e hodha hapin e par\u00eb. N\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, arrita t\u00eb gjeja numrin e Tedit dhe pa hezituar, i telefonova. Biseda vijoi natyrsh\u00ebm, thjesht dhe pa komplekse.<\/p>\n<p><strong>Tedi: &#8211; <\/strong>N\u00eb fakt, telefonata e par\u00eb e Erkandit m\u00eb emocionoi shum\u00eb dhe gjysm\u00ebn e fjal\u00ebve i kam ngat\u00ebrruar jo m\u00eb kot pasi isha n\u00eb gjum\u00eb dhe kur m\u00eb tha \u201cErkandi jam\u2026\u201d mu duk m\u00eb shum\u00eb si \u00ebnd\u00ebrr! E prisja at\u00eb telefonat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ju t\u00ebrhoqi m\u00eb shum\u00eb te nj\u00ebri-tjetri?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Erkandi:<\/strong> &#8211; Mua m\u00eb t\u00ebrhoqi m\u00eb s\u00eb shumti komunikimi, m\u00ebnyra se si e g\u00ebrshetonte seriozitetin me \u00ebmb\u00eblsin\u00eb, energjia dhe pozitiviteti q\u00eb pasqyronte m\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebr vete. Tedi ishte 16 vje\u00e7 kur u njoh\u00ebm, por tiparet e adoleshenc\u00ebs mund t\u2019i dalloja vet\u00ebm kur buz\u00ebqeshte si f\u00ebmij\u00eb apo krijonte atmosfer\u00eb harmonike, sepse n\u00eb situata t\u00eb ndryshme, kishte nj\u00eb sjellje serioze dhe korrekte.<\/p>\n<p><strong>Tedi: &#8211; <\/strong>Erkandi \u00ebsht\u00eb njeri i thjesht\u00eb dhe shum\u00eb i dashur; k\u00ebto detaje m\u00eb t\u00ebrhoq\u00ebn n\u00eb fillim. Kur dilja me t\u00eb nuk doja ta njihja Erkandin si kampion, por si njeri. M\u00ebnyra se si fliste dhe tregonte p\u00ebr veten pa zbukurime dhe komplekse m\u00eb p\u00ebrcolli shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi takim pas takimi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kush e dha puthjen e par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Erkandi: <\/strong>&#8211; Un\u00eb e \u201cvodha\u201d puthjen e par\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nga momentet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb dashuris\u00eb son\u00eb. Ishim n\u00eb makin\u00eb, e p\u00ebrcolla Tedin p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi dhe n\u00eb momentin q\u00eb ajo po largohej e putha. Ajo u skuq dhe u largua, nd\u00ebrsa un\u00eb u ndjeva aq mir\u00eb\u2026<\/p>\n<p><strong>Tedi:<\/strong> &#8211; Edhe un\u00eb u emocionova, por qeshja dhe qaja n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nga entuziazmi i tepruar. N\u00eb mosh\u00ebn q\u00eb kisha un\u00eb, g\u00ebzimi nuk kontrollohej leht\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kur i that\u00eb vetes se kjo\\ky \u00ebsht\u00eb e duhura\/i duhuri p\u00ebr mua?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Erkandi:<\/strong> &#8211; Sa m\u00eb shum\u00eb e njihja aq m\u00eb shum\u00eb v\u00ebrehej simbioza. \u201cKjo \u00ebsht\u00eb e duhura\u201d, mendova kur mb\u00ebshtet\u00ebm nj\u00ebri\u2013tjetrin edhe n\u00eb momente shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. U dashurova edhe m\u00eb shum\u00eb pas saj kur e shihja se si shqet\u00ebsohej p\u00ebr mua, m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdheli, m\u00eb q\u00ebndronte pran\u00eb dhe kur e takoja, ndjeja k\u00ebnaq\u00ebsi e qet\u00ebsi. Si sot, pas kat\u00ebr vitesh dashuri.<\/p>\n<p><strong>Tedi:<\/strong> &#8211; \u201cKy \u00ebsht\u00eb i duhuri\u201d, mendova kur v\u00ebreja \u00e7do dit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb se sa shum\u00eb kombinonim n\u00eb komunikim, n\u00eb emocionet e p\u00ebrbashk\u00ebta, kur sillej me \u00ebmb\u00eblsi kundrejt meje. Edhe pse kishim kaluar koh\u00eb bashk\u00eb, m\u00eb mbante af\u00ebr si dit\u00ebn e par\u00eb! \u201cE dua dhe dua ta dua gjithmon\u00eb\u201d, i thash\u00eb vetes, kur n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb bukur po edhe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb m\u00eb v\u00ebshtroi dhe m\u00eb tha: \u201cGjith\u00e7ka do ta kalojm\u00eb bashk\u00eb, do jemi nj\u00eb!\u201d.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb nofka q\u00eb i keni v\u00ebn\u00eb nj\u00ebri-tjetrit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb dy: &#8211;<\/strong> Fjal\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhel\u00ebse p\u00ebrdorim shum\u00eb bashk\u00eb, por \u201cTushi\u201d dhe \u201cTushe\u201d jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb vesi m\u00eb i keq i tjetrit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Erkandi: &#8211; <\/strong>Kur m\u00ebrzitet p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb, Tedin duhet ta pyes\u00ebsh shum\u00eb her\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar arsyen.<\/p>\n<p><strong>Tedi:<\/strong> &#8211; Erkandi \u00ebsht\u00eb pak ngacmues dhe nganj\u00ebher\u00eb qesh shum\u00eb edhe kur e sheh se po kaloj n\u00eb seriozitet. Megjithat\u00eb, i shkon p\u00ebr shtat sepse si natyr\u00eb, i merr gj\u00ebrat me sportivitet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebni fjal\u00eb m\u00eb shpesh?<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb dy: &#8211; <\/strong>Bashk\u00eb kemi 4 vite dashuri dhe sa m\u00eb shum\u00eb njihemi, aq m\u00eb pak ngat\u00ebrrohemi, megjithat\u00eb si \u00e7do \u00e7ift, edhe ne kemi ato g\u00ebrricjet e vogla. Kemi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ndjenj\u00ebn e humorit dhe ndonj\u00ebhere nj\u00ebri nga ne e kalon cakun, pavar\u00ebsisht se grindja mbyllet me buz\u00ebqeshje e harmoni.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Data juaj m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme?<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb dy:<\/strong> &#8211; 27.12.2013, kur u fejuam, pas 3 vitesh lidhje.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00ebp\u00ebr evenimente, gara apo \u00e7mime m\u00eb shum\u00eb emocione ka Erkandi apo Tedi?<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb dy:<\/strong> &#8211; T\u00eb dy jemi natyra emocionale, por Tedi \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ndjeshme. Ka raste q\u00eb p\u00ebrlotet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb m\u00eb romantiku?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Erkandi:<\/strong> &#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, Tedi ma merr.<\/p>\n<p><strong>Tedi:<\/strong> &#8211; Lexoj shum\u00eb libra romantik\u00eb dhe ata m\u00eb frym\u00ebzojn\u00eb t\u00eb b\u00ebj sa m\u00eb shum\u00eb surpriza.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Dhurata m\u00eb e bukur q\u00eb keni shk\u00ebmbyer?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Erkandi:<\/strong> &#8211; Tedi m\u00eb ka dhuruar nj\u00eb cirk-loj\u00eb ku jan\u00eb t\u00eb montuara fotot tona n\u00eb koh\u00eb t\u00eb ndryshme, kujtime shum\u00eb t\u00eb bukura dhe gazmore. Sa her\u00eb e shoh, n\u00eb mendje m\u00eb vijn\u00eb ato momente.<\/p>\n<p><strong>Tedi:<\/strong> &#8211; Kisha dit\u00eblindjen dhe po e festonim n\u00eb bregdet s\u00eb bashku. Erkandi m\u00eb p\u00ebrqafoi fort dhe ndjeva se n\u00eb qaf\u00eb po m\u00eb vendoste nj\u00eb var\u00ebse shum\u00eb t\u00eb bukur me flutur. Ajo dhurat\u00eb m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb dhe m\u00eb kujton momente shum\u00eb romantike.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si e kaloni koh\u00ebn kur jeni p\u00ebrkrah nj\u00ebri-tjetrit?<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb dy:<\/strong> &#8211; Shum\u00eb bukur. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi ku jemi; r\u00ebnd\u00ebsi ka q\u00eb jemi bashk\u00eb. Na p\u00eblqejn\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat gj\u00ebra, shpesh shohim filma n\u00eb kinema, dalim xhiro, na p\u00eblqen t\u00eb udh\u00ebtojm\u00eb apo thjesht t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi duke d\u00ebgjuar muzik\u00eb dhe duke pir\u00eb nga nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; K\u00ebnga juaj?<\/strong><\/p>\n<p><strong>T\u00eb dy:<\/strong> &#8211; \u201cDirty dancing \u2013 Time of my life\u201d, edhe romantike, edhe ritmike.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A keni ndonj\u00eb plan p\u00ebr martes\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kemi nj\u00eb vit fejes\u00eb dhe po e shijojm\u00eb k\u00ebt\u00eb etap\u00eb. Ende nuk kemi vendosur p\u00ebr martes\u00eb, koh\u00ebn para e kemi.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Erkandi dhe sporti<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Si po shkojn\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr n\u00eb Bot\u00ebror?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; St\u00ebrvitja po shkon mir\u00eb. Jam duke zhvilluar nga dy seanca n\u00eb dit\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb caktuara dhe jam i lumtur me rezultatet e arritura. I kam filluar p\u00ebrgatitjet m\u00eb 1 shtator e gradualisht do t\u00eb arrij aty ku duhet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A jeni n\u00eb form\u00ebn maksimale?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Akoma nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb nivelet maksimale, por duke pasur parasysh se kalova nj\u00eb d\u00ebmtim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb m\u00eb mbajti gjasht\u00eb muaj larg st\u00ebrvitjes, jemi shum\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur si un\u00eb, si trajneri im, Zef Kova\u00e7i. Un\u00eb e pasqyroj st\u00ebrvitjen time edhe n\u00eb Facebook dhe Instagram dhe \u00e7do dit\u00eb, kilogram\u00ebt jan\u00eb n\u00eb rritje.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me \u00e7far\u00eb pretendimesh shkoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb kompeticion kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb k\u00ebrkoj q\u00eb t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb mir\u00ebn time. N\u00ebse kjo gj\u00eb ndodh deri n\u00eb dit\u00ebn e gar\u00ebs, jam i sigurt se do t\u00eb arrij rezultate shum\u00eb pozitive. Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gar\u00eb kualifikuese p\u00ebr loj\u00ebrat olimpike \u201cRio 2016\u201d dhe s\u00eb bashku me trajnerin do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb sa m\u00eb lart, por duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb, pasi un\u00eb vij pas nj\u00eb d\u00ebmtimi shum\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe nuk kam aq shum\u00eb st\u00ebrvitje. Megjithat\u00eb, vitin tjet\u00ebr kemi edhe Europianin e Olimpiad\u00ebn dhe disa aktivitete t\u00eb tjera, ku do t\u00eb kem mund\u00ebsi t\u00eb shfaq veten.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A mund t\u00eb themi q\u00eb d\u00ebmtimi ka mbetur pas?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ky d\u00ebmtim m\u00eb prishi goxha pun\u00eb, pasi nuk munda t\u00eb merrja pjes\u00eb n\u00eb Evropian k\u00ebt\u00eb vit, por m\u00eb ka penguar edhe n\u00eb garat q\u00eb kam zhvilluar. Tashm\u00eb, ka mbetur pas, st\u00ebrvitja shkon mir\u00eb dhe forma ime \u00ebsht\u00eb n\u00eb rritje.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Erkand \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur n\u00eb media q\u00eb pesh\u00ebngritja nuk do t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb Bot\u00ebror&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, por n\u00eb t\u00eb gjitha takimet q\u00eb kam pasur, presidenti i federat\u00ebs, sekretari dhe drejtuesit ma kan\u00eb garantuar pjes\u00ebmarrjen. Nuk m\u00eb intereson \u00e7far\u00eb flitet n\u00ebp\u00ebr media. Un\u00eb kam p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb b\u00ebj st\u00ebrvitje dhe t\u00eb marr rezultatet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju keni th\u00ebn\u00eb se primare p\u00ebr ju jan\u00eb garat jasht\u00eb vendit dhe jo n\u00eb Shqip\u00ebri. A mund t\u00eb na e qart\u00ebsoni k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb q\u00eb edhe u keqinterpretua?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb m\u00eb lejoni t\u00eb sqarohem se un\u00eb nuk i n\u00ebnvler\u00ebsoj garat n\u00eb Shqip\u00ebri. Kjo deklarat\u00eb nuk ka pasur tendenc\u00eb negative apo ul\u00ebse ndaj kompeticioneve n\u00eb vendin ton\u00eb. Un\u00eb i respektoj dhe i mb\u00ebshtes maksimalisht organizimet komb\u00ebtare, por kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb m\u00eb me interes shoh garat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb gar\u00ebn e fundit u shpalla kampion dhe mora pik\u00ebt maksimale, por q\u00ebllimi im jan\u00eb olimpiadat, Bot\u00ebrori dhe Evropian\u00ebt. Kam mbi 40 medalje nd\u00ebrkomb\u00ebtare, rekorde europiane e bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb rinj, prandaj shoh m\u00eb me interes garat jasht\u00eb vendit. Dikush mund t\u00eb ket\u00eb objektiv t\u00eb arrij\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb kampionatin shqiptar, nd\u00ebrsa \u00ebndrra ime ka qen\u00eb gjithmon\u00eb p\u00ebr m\u00eb lart, n\u00eb Europ\u00eb dhe n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A mendoni se do ta kapni olimpiad\u00ebn q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb gar\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb me k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim po shkoj n\u00eb Bot\u00ebror, p\u00ebr t\u00eb kapur olimpiad\u00ebn. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia e fundit, pasi kemi edhe Evropianin e vitit tjet\u00ebr. Mund\u00ebsit\u00eb jan\u00eb t\u00eb hapura, jam shum\u00eb i qet\u00eb dhe besoj se do t\u2019ia arrij.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; E kush thot\u00eb se dashurit\u00eb me shikim t\u00eb par\u00eb s\u2019ekzistojn\u00eb?! Nuk besoni te dashuria me shikim t\u00eb par\u00eb?! Epo, historia e Erkandit me Tedin do t\u2019ju b\u00ebj\u00eb t\u00eb ndryshoni mendim. Nj\u00eb rrug\u00ebtim i nisur thjesht, ashtu si\u00e7 nisin t\u00eb gjitha dashurit\u00eb, duke ndjekur nj\u00eb rrug\u00eb naive dhe t\u00eb sinqert\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur drejt nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11387,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[],"class_list":["post-11386","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11386","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11386"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11386\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11387"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11386"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11386"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11386"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}