{"id":1130,"date":"2014-07-12T13:02:09","date_gmt":"2014-07-12T13:02:09","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=1130"},"modified":"2014-07-14T10:54:28","modified_gmt":"2014-07-14T10:54:28","slug":"majlajdo-gala-kam-lindur-ne-piste-kercimi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2014\/07\/majlajdo-gala-kam-lindur-ne-piste-kercimi\/","title":{"rendered":"Majlajdo Gala: Kam lindur n\u00eb pist\u00eb k\u00ebrcimi&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>Ka lindur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 22 vje\u00e7, por e ka nisur mir\u00eb karrier\u00ebn e tij, fillimisht si balerin n\u00eb \u201cDancing Vvith the Stars\u201d dhe s\u00eb fundi, si fitues i \u00e7mimit t\u00eb par\u00eb te \u201cBeteja koreografike\u201d n\u00eb TV Klan, duke u shnd\u00ebrruar k\u00ebshtu n\u00eb koreograf i \u201cE diela Shqiptare\u201d. Majlajdo na tregon p\u00ebr veten, k\u00ebt\u00eb her\u00eb, jo me k\u00ebrcim, por me k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ne, fill pas fitores&#8230;<\/p>\n<p>Besarta Luga: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Majlajdo! Ti, tashm\u00eb je fituesi i kompeticionit koreografik tek \u201cE diela shqiptare\u201d. Si \u00ebsht\u00eb ndjesia e fituesit pas nj\u00eb gare kaq t\u00eb gjat\u00eb?<br \/>\nMajlajdo Gala: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje! \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndjesi shum\u00eb e bukur; nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi q\u00eb t\u00eb l\u00eb pa fjal\u00eb. Ishte nj\u00eb gar\u00eb e gjat\u00eb, e v\u00ebshtir\u00eb, e bukur, me emocione, por e pap\u00ebrs\u00ebritshme.<br \/>\n&#8211; Sigurisht q\u00eb ti ishe nj\u00eb nd\u00ebr pretendent\u00ebt m\u00eb t\u00eb fort\u00eb p\u00ebr \u00e7mimin&#8230; A mendon edhe ti k\u00ebshtu?<br \/>\n&#8211; P\u00ebrderisa shkova deri n\u00eb finale dhe fitova, sigurisht q\u00eb isha nj\u00eb konkurrent i fort\u00eb.<br \/>\n&#8211; Sa i sigurt\u00eb ishe p\u00ebr fitoren dhe kujt ia kushton at\u00eb?<br \/>\n&#8211; Asnj\u00ebher\u00eb nuk duhet t\u00eb jesh i sigurt\u00eb, derisa t\u00eb fitosh. Un\u00eb kisha siguri n\u00eb vetvete p\u00ebr at\u00eb pun\u00eb q\u00eb b\u00ebja, por realisht, nuk e dija si do t\u00eb p\u00ebrfundonte. Fitoren time ia kushtoj pun\u00ebs, lodhjes dhe p\u00ebrkushtimit maksimal p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gar\u00eb. Familja \u00ebsht\u00eb m\u00eb e shtrenjta dhe p\u00ebr ata \u00ebsht\u00eb fitorja, por edhe p\u00ebr balerin\u00ebt, q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e pun\u00ebs dhe e fitores sime.<br \/>\n&#8211; Si u gjende n\u00eb pist\u00ebn e k\u00ebrcimit?<br \/>\n&#8211; Mendoj se kam lindur n\u00eb pist\u00eb k\u00ebrcimi, n\u00eb sall\u00eb baleti dhe n\u00eb skena t\u00eb m\u00ebdha&#8230;<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb fija m\u00eb e fort\u00eb q\u00eb t\u00eb lidh me artin?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, jeta ime \u00ebsht\u00eb e lidhur ngusht\u00eb me profesionin. E dashuroj dhe nuk v\u00eb asgj\u00eb p\u00ebrpara profesionit sepse e di q\u00eb nuk do t\u00eb m\u00eb l\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb n\u00eb balt\u00eb. Un\u00eb nuk kam asnj\u00eb t\u00eb af\u00ebrm q\u00eb ka lidhje me baletin dhe as me artin. Jam marr\u00eb me gjimnastik\u00eb dhe zysha e gjimnastik\u00ebs pa talentin tim p\u00ebr balet e mendoi q\u00eb t\u00eb konkuroja n\u00eb Shkoll\u00ebn e Baletit ku fitova dhe e ndoqa p\u00ebr 8 vjet rresht. K\u00ebshtu, u diplomova p\u00ebr balerin.<br \/>\n&#8211; T\u00eb kemi par\u00eb edhe duke k\u00ebnduar&#8230; Si do ta vler\u00ebsoje veten si k\u00ebng\u00ebtar?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, ishte nj\u00eb eksperienc\u00eb me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb performanc\u00eb gjigande.<br \/>\n&#8211; Sot, t\u00eb vjen mir\u00eb apo keq kur ta kujtojn\u00eb? Je i k\u00ebnaqur me at\u00eb paraqitje?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, nuk m\u00eb vjen as mir\u00eb, as keq. Shum\u00eb pak vet\u00eb e din\u00eb arsyen se pse e realizova k\u00ebng\u00ebn, por edhe ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb eksperienc\u00eb e bukur dhe m\u00eb p\u00eblqen.<br \/>\n&#8211; Cila tjet\u00ebr fush\u00eb e artit ka p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht joshje p\u00ebr ty, t\u00eb ka t\u00ebrhequr dhe e ke provuar?<br \/>\n&#8211; M\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb aktrimi, por nuk e di n\u00ebse do t\u2019ia dilja si me baletin ose koreografin\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb fusha ku lundroj sepse n\u00eb fusha t\u00eb tjera, mendoj se do t\u00eb mbytesha&#8230;<br \/>\n&#8211; N\u00eb cilin zhan\u00ebr k\u00ebrcimi ndihesh si peshku n\u00eb uj\u00eb?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam studiuar balet klasik, por baletin modern e dua shum\u00eb! Mundohem t\u00eb kem baza nga t\u00eb gjitha zhanret dhe t\u00eb punoj mbi to. Nuk mund t\u00eb ve\u00e7oj; ndihem mir\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha. Jam nj\u00eb peshk q\u00eb kudo ku lundroj, b\u00ebj not shum\u00eb t\u00eb bukur. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Emri yt \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i ve\u00e7ant\u00eb, por edhe mbiemri gjithashtu. Duket m\u00eb shum\u00eb nj\u00eb em\u00ebr arti&#8230;<br \/>\n&#8211; Un\u00eb mendoj se \u00e7do njeri e ka t\u00eb shkruar fatin e tij&#8230; Edhe un\u00eb kam nj\u00eb em\u00ebr dhe mbiem\u00ebr v\u00ebrtet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. M\u00eb kan\u00eb pyetur edhe t\u00eb tjer\u00eb n\u00ebse k\u00ebt\u00eb e kam em\u00ebr arti dhe jam \u00e7uditur; duhet t\u00eb tregoj gjithmon\u00eb kart\u00ebn e identitetit! (Qesh) Emrin ma ka v\u00ebn\u00eb motra ime e madhe, Sonila e cila \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetje shum\u00eb e madhe p\u00ebr mua. Ajo zgjedh gjithmon\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr mua. Duhet ta paguaj n\u00eb fakt, si menaxhere! (Qesh) Mbiemri \u00ebsht\u00eb Gala si Grand Gal\u00e1 ose Mbr\u00ebmje Gal\u00e1. Nuk di si ta p\u00ebrshkruaj, por jam me fat q\u00eb kam k\u00ebt\u00eb em\u00ebr q\u00eb nuk e ka askush dhe k\u00ebt\u00eb mbiem\u00ebr, q\u00eb tregon madh\u00ebshti.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse s\u2019do t\u00eb ishe b\u00ebr\u00eb balerin, \u00e7far\u00eb mendon se do t\u00eb ishe sot?<br \/>\n&#8211; N\u00ebse s\u2019do t\u00eb isha b\u00ebr\u00eb balerin, nuk e di dhe as q\u00eb e kam menduar. V\u00ebrtet nuk ka ndonj\u00eb profesion q\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb b\u00ebhesha, p\u00ebrve\u00e7se balerin dhe koreograf.<br \/>\n&#8211; Ti je ende shum\u00eb i ri, por emri yt tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb mjaft i d\u00ebgjuar&#8230; M\u00eb thuaj, fati \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb nevojitet p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebrpara?<br \/>\n&#8211; Eksperiencat televizive b\u00ebjn\u00eb nj\u00eb publicitet shum\u00eb t\u00eb madh dhe un\u00eb, nga Dancing VVith the Stars direkt vazhdova n\u00eb betej\u00ebn koreografike dhe isha non stop n\u00eb TV. Un\u00eb mendoj se puna vler\u00ebson gjith\u00e7ka dhe s\u2019t\u00eb l\u00eb n\u00eb balt\u00eb. Fati t\u00eb thot\u00eb: \u201cDo ta realizosh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb!\u201d. Pastaj, mendoj se je ti ai q\u00eb thua \u201cPo\u201d ose \u201cJo\u201d.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb synimesh i ke v\u00ebn\u00eb vetes n\u00eb vazhdim?<br \/>\n&#8211; Synimet jan\u00eb t\u00eb shumta&#8230; Tashm\u00eb m\u00eb pret nj\u00eb pun\u00eb kolosale tek \u201cE diela shqiptare\u201d dhe sigurisht q\u00eb s\u2019duhet t\u00eb zhg\u00ebnjej ask\u00ebnd. Duhet t\u00eb tregoj q\u00eb un\u00eb vlej p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb atje dhe p\u00ebr t\u00eb punuar me nj\u00eb shou men artist si Ardit Gjebrea.<\/p>\n<p>Majlajdo dhe \u201cE diela shqiptare\u201d<br \/>\n\u00ac- Majlajdo, na trego prapasken\u00ebn m\u00eb t\u00eb lezetshme gjat\u00eb konkurrimit tek \u201cE diela Shqiptare\u201d&#8230;<br \/>\n&#8211; Prapaskena kishte aq shum\u00eb sa nuk kujtohen, por p\u00ebrve\u00e7se jemi lodhur, edhe jemi k\u00ebnaqur. Provat e gjata e batutat q\u00eb b\u00ebnim me nj\u00ebri-tjetrin ishin shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb qeshur&#8230;<br \/>\n&#8211; Po m\u00eb e sikletshmja?<br \/>\n&#8211; Me siklet ka qen\u00eb kur mendova q\u00eb do t\u00eb skualifikohesha. Ajo ka qen\u00eb nj\u00eb puntat\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos u humbur dhe do t\u00eb mbahet mend.<br \/>\n&#8211; Cili ishte rivali yt m\u00eb i fort\u00eb?<br \/>\n&#8211; Konkurrent\u00eb t\u00eb fort\u00eb ishin t\u00eb gjith\u00eb, si Ilda me Endrin, Romina, Dope Skillz, Glodiani e Jonida, ama jo p\u00ebr mendjemadh\u00ebsi, por nuk kisha ask\u00ebnd konkurrent, dometh\u00ebn\u00eb, nuk e ndjeja k\u00ebt\u00eb gj\u00eb&#8230;<br \/>\n&#8211; Komenteve t\u00eb cilit prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb juris\u00eb ia kishe m\u00eb shum\u00eb frik\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Komentet m\u00eb p\u00eblqenin sepse gjithmon\u00eb kisha edhe un\u00eb di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb dhe kjo ishte zbavit\u00ebse.<br \/>\n&#8211; Cili prej tyre u tregua m\u00eb i mir\u00eb me ty?<br \/>\n&#8211; Mendoj m\u00eb i miri \u00ebsht\u00eb treguar Gerdi, por edhe Inisi. Zysha (Kozeta) s\u2019do t\u00eb doja t\u00eb tregohej e mir\u00eb sepse nga ajo po m\u00ebsoj dhe doja t\u00eb ishte ve\u00e7 kritike me mua. M\u00eb kan\u00eb p\u00eblqyer komentet e tyre&#8230;<br \/>\n&#8211; T\u00eb shoq\u00ebronte e dashura n\u00eb puntatat e konkurrimit?<br \/>\n&#8211; Kush tha q\u00eb kam t\u00eb dashur? (Qesh) Jam sing\u00ebll, edhe pse mund t\u00eb mos e besoni. Kam koh\u00eb q\u00eb jam sing\u00ebll sepse i jam p\u00ebrkushtuar profesionit. Ka koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb dashur&#8230; Tani, p\u00ebrve\u00e7 profesionit, s\u2019dua ask\u00ebnd, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Cila do t\u00eb ishte partnerja jote ideale&#8230; n\u00eb k\u00ebrcim?<br \/>\n&#8211; Nuk kam dik\u00eb t\u00eb preferuar, por kryesorja q\u00eb do t\u00eb doja t\u00eb kishte \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb ishte profesioniste e v\u00ebrtet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po skena ideale, ku do t\u00eb doje t\u00eb k\u00ebrceje nj\u00eb dit\u00eb?<br \/>\n&#8211; Skena ideale&#8230; Ajo ku do t\u00eb realizoja recitalet e mia; ajo do ishte skena e shumadhuruar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka lindur n\u00eb Kor\u00e7\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 22 vje\u00e7, por e ka nisur mir\u00eb karrier\u00ebn e tij, fillimisht si balerin n\u00eb \u201cDancing Vvith the Stars\u201d dhe s\u00eb fundi, si fitues i \u00e7mimit t\u00eb par\u00eb te \u201cBeteja koreografike\u201d n\u00eb TV Klan, duke u shnd\u00ebrruar k\u00ebshtu n\u00eb koreograf i \u201cE diela Shqiptare\u201d. Majlajdo na tregon p\u00ebr veten, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-1130","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1130","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=1130"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/1130\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=1130"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=1130"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=1130"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}