{"id":11293,"date":"2015-12-07T12:30:54","date_gmt":"2015-12-07T11:30:54","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11293"},"modified":"2015-12-07T11:21:01","modified_gmt":"2015-12-07T10:21:01","slug":"fjeta-me-te-vetem-nje-nate-por-me-ka-ngelur-peng","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/12\/fjeta-me-te-vetem-nje-nate-por-me-ka-ngelur-peng\/","title":{"rendered":"Fjeta me t\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb nat\u00eb, por m\u00eb ka ngelur peng"},"content":{"rendered":"<p>Kisha filluar pun\u00eb si kameriere n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Dubai n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb agjencie pun\u00ebsimi. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb udh\u00ebtoja jasht\u00eb vendit, puna ishte shum\u00eb e lodhshme dhe m\u00ebnyra se si t\u00eb trajtonin nuk ishte shum\u00eb e mir\u00eb. Punoja 10 deri n\u00eb 12 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe gjith\u00eb koh\u00ebs isha e z\u00ebn\u00eb sepse kishte jasht\u00ebzakonisht shum\u00eb pun\u00eb. Mund t\u00eb gjeja shum\u00eb pun\u00eb t\u00eb tjera, por nuk e lija dot k\u00ebt\u00eb q\u00eb kisha, p\u00ebr shkak t\u00eb kontrat\u00ebs. Puna si kameriere nuk m\u00eb p\u00eblqente aspak, por fitoja mir\u00eb dhe ishte e vetmja gj\u00eb q\u00eb po m\u00eb mbante n\u00eb Dubai p\u00ebr momentin. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebtyre, merrja edhe ila\u00e7e sepse vuaj nga \u00e7rregullime bipolare. Vet\u00ebm ai q\u00eb vuan nga kjo s\u00ebmundje ose nga depresioni m\u00eb kupton se sa shum\u00eb vuaja.<\/p>\n<p>Ishte e premte dhe un\u00eb isha pushim. Zakonisht, vet\u00ebm dilja dhe b\u00ebja pazar p\u00ebr gj\u00ebrat q\u00eb m\u00eb duheshin, por at\u00eb t\u00eb premte, nj\u00eb shoqja ime m\u00eb ftoi n\u00eb nj\u00eb klub shum\u00eb luksoz ku e vetmja m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb mund t\u00eb futeshe ishte me prenotime, por kur ishin dy femra, edhe mund t\u00eb futeshe. Vesha fustanin me t\u00eb bukur q\u00eb kisha dhe shkuam. Fatmir\u00ebsisht, na lan\u00eb t\u00eb hynim dhe un\u00eb isha shum\u00eb e emocionuar. Vendi ishte shum\u00eb luks dhe t\u00eb gjith\u00eb ishin veshur shum\u00eb bukur; ishte nj\u00eb mrekulli. U ul\u00ebm n\u00eb nj\u00eb qoshe me shoqen time pasi nuk kishim prenotuar dhe mezi e gjet\u00ebm at\u00eb vend. Filluam t\u00eb qeshnim kur pam\u00eb menun\u00eb sepse \u00e7mimet ishin jasht\u00ebzakonisht t\u00eb larta dhe ne porosit\u00ebm, un\u00eb nj\u00eb koktejl analkolik pasi nuk pi alkool dhe shoqja ime, nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb me \u00e7mimet m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta t\u00eb mundshme. Af\u00ebr nesh kishim nj\u00eb tavolin\u00eb me disa djem q\u00eb ishin veshur shum\u00eb bukur dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb po b\u00ebnim foto me shoqen time nj\u00ebri nga ata nxjerr dy gishtat.<\/p>\n<p>&#8211; Ata jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb bukur &#8211; i thash\u00eb shoqes sime dhe b\u00ebm\u00eb sikur nuk na interesonin.<\/p>\n<p>M\u00eb pas erdhi kamerierja me dy xhin tonik dhe tha q\u00eb i kishim nga ajo tavolina q\u00eb kishim af\u00ebr. Ne i fal\u00ebnderuam duke ngritur got\u00ebn. M\u00eb pas, ata u larguan dhe un\u00eb i thash\u00eb shoqes sime:<\/p>\n<p>\u2013 Shiko, nuk \u00ebsht\u00eb se iu p\u00eblqyem ne, thjesht na pan\u00eb si m\u00eb gjynahqaret k\u00ebtu dhe na dhan\u00eb gotat -dhe filluam t\u00eb qeshnim.<\/p>\n<p>Pas disa minutash, erdhi djali bjond q\u00eb ishte m\u00eb p\u00ebrpara dhe na tha:<\/p>\n<p>\u2013 Ne jemi ulur posht\u00eb. D\u00ebshironi t\u00eb vini te tavolina jon\u00eb?<\/p>\n<p>Ne shkuam posht\u00eb dhe aty u takuam me djemt\u00eb e tjer\u00eb. Aty ishte dhe ai p\u00ebr t\u00eb cilin, q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb e pash\u00eb, mendova: \u201cUn\u00eb do t\u00eb bie n\u00eb dashuri me k\u00ebt\u00eb\u201d. Djemt\u00eb ishin nga Suedia dhe kishin ardhur me pushime n\u00eb Dubai. M\u00eb pas, djali biond u largua dhe un\u00eb fillova t\u00eb flisja me djalin q\u00eb p\u00eblqeja. Ishte brun, i veshur shum\u00eb bukur. M\u00eb pas, djali bjond erdhi me dy vajza t\u00eb tjera shum\u00eb t\u00eb bukura dhe djali q\u00eb un\u00eb p\u00eblqeja, iu afrua pak atyre. \u201cE humba\u201d, mendova. M\u00eb von\u00eb ai m\u2019u afrua edhe mua, m\u00eb preku te faqet dhe m\u00eb pyeti se pse isha aq e ngroht\u00eb. E kuptova q\u00eb edhe ai m\u00eb p\u00eblqente pak dhe isha duke p\u00ebrjetuar momente shum\u00eb t\u00eb bukura. Shoqja ime u largua dhe m\u00eb pyeti n\u00ebse do t\u00eb shkoja me t\u00eb. \u00a0Un\u00eb i thoja: \u201cT\u00eb lutem, rri edhe pak se mua po m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb ky djali\u201d, por ajo u largua dhe un\u00eb q\u00ebndrova vet\u00ebm. N\u00eb fund ata paguan dhe po largoheshin. Un\u00eb q\u00ebndrova aty. Ai erdhi dhe m\u00eb pyeti: \u201cA mund t\u00eb t\u00eb puth?\u201d. Un\u00eb i drejtova faqen dhe ai m\u00eb tha me nj\u00eb z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, t\u00eb \u00ebmb\u00ebl: \u201cBuz\u00ebn\u201d dhe m\u00eb puthi n\u00eb buz\u00eb. Ishte puthja m\u00eb e \u00ebmb\u00ebl q\u00eb kisha marr\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb. As q\u00eb e kisha imagjinuar ndonj\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente kaq shum\u00eb dikush n\u00eb aspektin fizik sepse n\u00eb aspekte t\u00eb tjera nuk e njihja. Un\u00eb djemve gjithmon\u00eb u gjeja difekte, por me at\u00eb isha shum\u00eb e t\u00ebrhequr, m\u00eb p\u00eblqente shum\u00eb. Ai m\u00eb puthi dhe u largua. Aty un\u00eb shtanga dhe mendova: \u201cO Zot, po sikur t\u00eb mos kthehet m\u00eb?!\u201d. Prita disa minuta dhe ai u kthye e m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb lutem, eja me mua sonte. Jam shum\u00eb i dehur dhe dua q\u00eb dikush t\u00eb kujdeset p\u00ebr mua.<\/p>\n<p>Un\u00eb i thash\u00eb: &#8211; Jo, m\u00eb vjen keq, nuk vij dot.<\/p>\n<p>Nuk e kisha b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb, t\u00eb shkoja me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb sapo e kisha njohur ne klub, por kur e pash\u00eb q\u00eb po largohej, i kapa dor\u00ebn dhe u largova me t\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Jam shum\u00eb i pir\u00eb, &#8211; m\u00eb tha, por mua m\u00eb dukej normal.<\/p>\n<p>Mor\u00ebm taksi dhe po shkonim te hoteli ku ai rrinte. Ai u ndal dy her\u00eb p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb. Doja t\u00eb shkoja t\u2019i rrija af\u00ebr, por nuk e b\u00ebra, duke menduar q\u00eb ishte shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb veprim t\u00eb till\u00eb. Gjat\u00eb gjith\u00eb rrug\u00ebs m\u00eb pyeste se si ndjehesha, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte ai q\u00eb ndjehej keq. Shkuam te hoteli ku rrinte&#8230; \u00c7\u2019t\u00eb shikoje! Nj\u00eb hotel me 5 yje, super luksoz. Njehesha shum\u00eb n\u00eb siklet sepse nuk m\u00eb kishte ndodhur ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb shkoja t\u00eb flija me dik\u00eb q\u00eb sapo e kisha njohur, por ai m\u00eb p\u00eblqente dhe \u00e7do gj\u00eb e tij m\u00eb b\u00ebri t\u00eb ndjehesha shum\u00eb mir\u00eb. Nuk m\u00eb zinte gjumi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb mbaja t\u00eb shtr\u00ebnguar dor\u00ebn e tij dhe nuk fjeta fare, t\u00ebr\u00eb nat\u00ebn. N\u00eb m\u00ebngjes ai u zgjua dhe un\u00eb e pyeta se si ndjehej. M\u00eb tha q\u00eb nuk ndjehej mir\u00eb dhe se kishte pir\u00eb shum\u00eb. Aty m\u00eb tha q\u00eb ishte 37 vje\u00e7 dhe q\u00eb kishte nj\u00eb kompani ndertimi. Pastaj erdh\u00ebn shok\u00ebt e tij n\u00eb dhom\u00eb dhe un\u00eb e pyeta se deri kur do t\u00eb rrinte. Ai m\u00eb tha: \u201cDo t\u00eb largohem \u201cnext Monday\u201d (t\u00eb h\u00ebn\u00ebn tjet\u00ebr) dhe un\u00eb e mendova q\u00eb ai do t\u00eb largohej t\u00eb h\u00ebn\u00ebn tjet\u00ebr dhe jo t\u00eb h\u00ebn\u00ebn q\u00eb vinte. \u201cDo rrike goxha!\u201d, i thash\u00eb. U mundova t\u2019i afrohesha dy her\u00eb, por po m\u00eb rrinte larg. U ndjeva shum\u00eb keq, b\u00ebra dush dhe u largova. Kur po largohesha, m\u00eb pyeti n\u00ebse kisha kaluar nj\u00eb nat\u00eb t\u00eb bukur. Un\u00eb i thash\u00eb q\u00eb po dhe u largova me nj\u00eb ndjenj\u00eb trishtimi. Ishte djali i \u00ebndrrave t\u00eb mia deri n\u00eb ato momente. Nuk gjeja asgj\u00eb q\u00eb nuk shkonte tek ai. M\u00eb von\u00eb u kujtova q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn t\u2019i kisha dh\u00ebn\u00eb numrin e telefonit tim sepse nuk i thash\u00eb as se te cili hotel punoja, por mendova: \u201cDo t\u2019i telefonoj te hoteli dhe do ta p\u00ebrsh\u00ebndes nj\u00eb dit\u00eb tjet\u00ebr\u201d. Dit\u00ebn e h\u00ebn\u00eb mora n\u00eb telefon hotelin dhe ata m\u00eb than\u00eb q\u00eb ai ishte larguar. Dometh\u00ebn\u00eb, un\u00eb isha ngat\u00ebrruar; ai do t\u00eb ikte k\u00ebt\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb dhe jo t\u00eb h\u00ebn\u00ebn tjet\u00ebr. Fillova t\u00eb qaja. E kisha humbur p\u00ebrgjithmon\u00eb dhe nuk i thash\u00eb se sa shum\u00eb m\u00eb kishte p\u00eblqyer dhe sa mir\u00eb isha ndjer\u00eb. M\u00eb ka ngelur peng dhe sot, pas nj\u00eb viti e gjys\u00ebm, un\u00eb p\u00ebrs\u00ebri e mendoj. Kam kontrolluar gjithandej n\u00eb internet dhe rrjete sociale q\u00eb ta gjej, por nuk e kam gjetur dot. M\u00eb ka mbetur vet\u00ebm nj\u00eb foto jo shum\u00eb e qart\u00eb e tij. M\u00eb thon\u00eb \u201cit vvas meant to be like this\u201d (ishte e shkruar t\u00eb ndodhte k\u00ebshtu), por un\u00eb nuk e harroj dot. Lutem q\u00eb t\u00eb mund ta takoj ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb jet\u00eb dhe t\u2019i them se sa shum\u00eb e kam menduar. Ju lutem, m\u00eb sugjeroni se si mund ta gjej. I vetmi informacion q\u00eb kam \u00ebsht\u00eb se ai quhet Robert, \u00ebsht\u00eb 38 vje\u00e7, brun dhe ka nj\u00eb kompani nd\u00ebrtimi n\u00eb Suedi.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kisha filluar pun\u00eb si kameriere n\u00eb nj\u00eb hotel n\u00eb Dubai n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb agjencie pun\u00ebsimi. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb udh\u00ebtoja jasht\u00eb vendit, puna ishte shum\u00eb e lodhshme dhe m\u00ebnyra se si t\u00eb trajtonin nuk ishte shum\u00eb e mir\u00eb. Punoja 10 deri n\u00eb 12 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb dhe gjith\u00eb koh\u00ebs isha e z\u00ebn\u00eb sepse kishte jasht\u00ebzakonisht [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-11293","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11293","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11293"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11293\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11293"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11293"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11293"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}