{"id":11228,"date":"2015-11-30T22:18:58","date_gmt":"2015-11-30T21:18:58","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11228"},"modified":"2015-11-30T22:18:58","modified_gmt":"2015-11-30T21:18:58","slug":"dekriminalizimi-i-parlamentit-vetem-nga-kriminelet-ordinere-apo-edhe-nga-kryekriminelet-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/dekriminalizimi-i-parlamentit-vetem-nga-kriminelet-ordinere-apo-edhe-nga-kryekriminelet-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Dekriminalizimi i Parlamentit vet\u00ebm  nga kriminel\u00ebt ordiner\u00eb, apo edhe nga kryekriminel\u00ebt ?    Nga Agron BERDAJ"},"content":{"rendered":"<p>Dekriminalizimi i Parlamentit vet\u00ebm\u00a0 nga kriminel\u00ebt ordiner\u00eb, apo edhe nga kryekriminel\u00ebt ?<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Nga Agron BERDAJ<\/p>\n<p>Si i z\u00ebn\u00eb n\u00eb gabim dhe n\u00ebn trysnin\u00eb e presionit t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar i cili e ka vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb parlament si m\u00eb t\u00eb kriminalizuarin n\u00eb Europ\u00eb , seanca\u00a0 e zhvilluar p\u00ebr miratimin e ligjit t\u00eb dekriminalizimit t\u00eb linte p\u00ebrshtypjen se do t\u00eb arrihej nje konsensus i imponuar mes forcave politike, apo se p\u00ebr t\u00eb do t\u00eb votonin edhe deputet\u00ebt e ndersh\u00ebm, por edhe viktimat , deputet\u00ebt e inkriminuar . Nuk munguan\u00a0 n\u00eb k\u00ebt\u00eb seance parlamentare edhe leksionet p\u00ebr ndershm\u00ebrin\u00eb ,moralin,\u00a0 etik\u00ebn dhe kredibilitetin\u00a0 q\u00eb duhet t\u00eb karakterizoj\u00eb figur\u00ebn e deputetit , por\u00a0 as edhe tendencat p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb flamurin e k\u00ebsaj nisme ligjore . Megjith\u00ebse gjith\u00e7ka duket se zhvillohet brenda nje normaliteti disi jo t\u00eb zakonsh\u00ebm , p\u00ebr kuvendin shqiptar , pa tensjone dhe luft\u00eb , pa bojkote apo rebelime, ku dhuna ka q\u00ebn\u00eb mjeti q\u00eb ka zgjidhur gjithcka ,prap\u00eb skepticizmi p\u00ebr fatin e k\u00ebtij ligji ende \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb . Kjo shtohet akoma m\u00eb tep\u00ebr kur d\u00ebgjon t\u00eb flitet p\u00ebr pastrimin e parlamentit nga krimet ordinere , nga trafikant\u00ebt e drog\u00ebs , t\u00eb arm\u00ebve apo t\u00eb mishit t\u00eb bardh\u00eb , por nuk d\u00ebgjon t\u00eb preken nga ky ligj, kryekriminel\u00ebt , njerzit q\u00eb kan\u00eb urdh\u00ebruar genocidin shqiptar , ata q\u00eb mafjen shqiptare dhe at\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e kan\u00eb p\u00ebrdorur si arm\u00ebn kryesore n\u00eb\u00a0\u00a0 dhunimin e demokracis\u00eb dhe dinjitetin\u00a0 e popullit , ata q\u00eb shkat\u00ebrrimin e Shqip\u00ebris\u00eb e p\u00ebrdor\u00ebn si nje veladon p\u00ebr t\u00eb mbuluar banditizmin dhe vjedhjen shtet\u00ebrore , rr\u00ebnimin dhe mjerimin shqiptar . Revolucionar\u00ebt e n\u00ebnt\u00ebdhjet e shtat\u00ebs ,si at\u00ebher\u00eb maj\u00eb tankut , t\u00eb vetshpallur gjeneral\u00eb , n\u00eb ball\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes popullore\u00a0 p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar diktatur\u00ebn berishiste , sot nga foltorja e parlamentit mundohen t\u2019i b\u00ebjn\u00eb oponenc\u00ebn ligjit t\u00eb dekriminalizimit duke treguar se ata jo vet\u00ebm se kan\u00eb q\u00ebn\u00eb dhe jan\u00eb t\u00eb imunizuar nga krimi , por se \u00e7udit\u00ebrisht krimi n\u00eb Shqip\u00ebri shkon gjithmon te kund\u00ebrshtar\u00ebt e tyre politik\u00eb dhe asnj\u00eb rast n\u00eb stanin e tyre , n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur e v\u00ebrteta tregon t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn,\u00a0 se. ku ka shkuar qeverisja e Partis\u00eb Demokratike ka shkuar dhe mbret\u00ebruar krimi .Por , kulmi i skepticizmit \u00ebsht\u00eb kur degjon t\u00eb thuhet nga k\u00ebta deputet \u00ebsht\u00eb se ligji i dekriminalizimit ishte\u00a0 nj\u00eb nis\u00ebm\u00a0 e Lulzim Bash\u00ebs, si kryetar i Partis\u00eb Demokratike . Si mund t\u00eb ndodh\u00eb q\u00eb nj\u00eb i inkriminuar, madje kur mbi t\u00eb r\u00ebndojn\u00eb superkrimet e shekullit , ato t\u00eb vrasjeve shtet\u00ebrore,t\u00eb jet\u00eb edhe nism\u00ebtari i dekriminalizimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb vendit dhe parlamentit shqiptar?! Kjo cm\u00ebnduri mund t\u00eb thuhet vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri dhe askund tjet\u00ebr , pasi kudo n\u00eb bot\u00eb t\u00eb ndodhte kjo , krimineli i tipit Basha do ta kishte vendin\u00a0\u00a0 n\u00eb qeli. Vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri k\u00ebto mostra, pas krimeve makabre, jo vet\u00ebm se nuk e njohin burgun , por mbasi i lyejn\u00eb duart me gjak, i ngjisin shkall\u00ebt e karier\u00ebs lart e m\u00eb lart deri n\u00eb maj\u00ebn e piramid\u00ebs shtet\u00ebrore\u00a0 . Dhe nga k\u00ebto maja ata , k\u00ebrkojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb dekriminalizimin e politik\u00ebs shqiptare . A mund ta besoj\u00eb ndokush k\u00ebt\u00eb ?Nga shqiptar\u00ebt askush ,nga t\u00eb huajt ndoshta n\u00eb se do t\u00eb nisen nga parimi se krimet luftohen me krime .<\/p>\n<p>Po n\u00eb k\u00ebt\u00eb shkrim le t\u00eb ndalemi n\u00eb disa detaje q\u00eb u d\u00ebgjuan n\u00eb seanc\u00ebn parlamentare p\u00ebr dekriminalizimin nga deputet\u00ebt demokrat\u00eb . U tha , se\u00a0 k\u00ebrkohej\u00a0 depozitimi i sh\u00ebnjave t\u00eb gishtave t\u00eb deputet\u00ebve dhe vendosja e tyre n\u00eb sistemet e kontrollit dhe t\u00eb verifikimit si brenda dhe jasht\u00eb , si nj\u00eb mas\u00eb q\u00eb indentifikon m\u00eb s\u00eb mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb ata deputet q\u00eb paraqiten me disa emra dhe mbiemra , q\u00eb vendosin maska ,q\u00eb lyejn\u00eb flok\u00ebt q\u00eb p\u00ebrdorin pseudonime , q\u00eb disponojn\u00eb disa karta indentiteti ,pra q\u00eb, sipas tyre, q\u00ebnia e tyre dyzohet n\u00eb disa plane sikur t\u00eb ishin agjent\u00ebt m\u00eb t\u00eb specializuar . Sidoqoft\u00eb kjo\u00a0 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mas\u00eb e drejt\u00eb dhe e mundshme p\u00ebr tu kryer .Por mendoj se ne kemi nj\u00eb problem akoma m\u00eb t\u00eb madh se kaq , pasi shum\u00eb kriminel\u00eb shqiptar t\u00eb strehuar gabimisht n\u00eb parlament\u00a0 ,nga ata q\u00eb kan\u00eb kryer\u00a0 krime shtet\u00ebrore nga m\u00eb makabret , t\u00eb cileve nuk u dridhet qerpiku nga krimet e bera , q\u00eb kan\u00eb nje kart\u00eb identiteti , q\u00eb nuk i lyejn\u00eb flok\u00ebt ,nuk v\u00ebn\u00eb maska ,q\u00eb u dihen sh\u00ebnjat e gishtave dhe prap\u00eb jo vet\u00ebm se nuk po i nxjerrim dot nga parlamenti ,por vazhdojm\u00eb t\u2019i paguajm\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb majme me taksat e popullit p\u00ebr krimet e b\u00ebra . Ata kan\u00eb fituar statusin e deputetit t\u00eb p\u00ebrhersh\u00ebm , t\u00eb paz\u00ebvend\u00ebsushmit\u00a0 , pra ata jan\u00eb kthyer n\u00eb\u00a0 t\u00eb pavdekshmit e kuvendit\u00a0\u00a0 . Me k\u00ebta si do tja b\u00ebjm\u00eb ,a do t\u00eb na ndihmoj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb faktori nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb krahas kriminel\u00ebve ordiner\u00eb , t\u2019i lajm\u00eb nj\u00eb here e mir\u00eb hesapet edhe me keta ,dhe parlamenti dhe politika t\u00eb marin frym\u00eb lirsh\u00ebm!?<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb k\u00ebrkohet testi i drog\u00ebs p\u00ebr deputet\u00ebt, dhe ndoshta do t\u00eb ishte m\u00eb e drejt\u00eb t\u00eb shtrihej edhe m\u00eb gj\u00ebr\u00eb ,n\u00eb administrat\u00ebn shtet\u00ebrore ,n\u00eb vecanti n\u00eb\u00a0 postet drejtuse . P\u00ebrdoruesi i l\u00ebnd\u00ebve narkotike para s\u00eb gjithash \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkel\u00ebs ligji ,nj\u00eb bart\u00ebs i treg\u00ebtis\u00eb s\u00eb ndaluar .Kjo duhet b\u00ebr\u00eb . Por nga ky test , nuk duhet l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb ata q\u00eb\u00a0 n\u00eb sistemin e kaluar kuroheshin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb organizuar nga shteti i at\u00ebhersh\u00ebm, me produktet e\u00a0 drog\u00ebs ,ku s\u00ebmundja psiqike e tyre ndiqej nga grupe mjek\u00ebsh .Fjala \u00ebsht\u00eb t\u00eb sigurohet normaliteti i drejtuesit t\u00eb shtetit dhe t\u00eb mos ndodh\u00eb r\u00ebndomt\u00eb ku ata shajn\u00eb kund\u00ebrshtarin e tyre politik me lib\u00ebr sht\u00ebpie ,kur marin vendime luft\u00ebnxit\u00ebse ,apo guxojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb krimin dhe kriminel\u00ebt ,hapur dhe n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs ,apo kur i b\u00ebjn\u00eb thirrje publikut t\u00eb punoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb se k\u00ebshtu ata kontribojn\u00eb p\u00ebr rritjen e mirq\u00ebnies t\u00eb\u00a0 familjes, s\u00eb\u00a0 hierarkut .V\u00ebrtet Berisha denoncon Ram\u00ebn se n\u00eb kushtet e p\u00ebrdorimit t\u00eb drog\u00ebs ka b\u00ebr\u00eb premtime elektorale t\u00eb ekzagjeruara dhe te pazbatushme , por ai nuk tregon se n\u00eb \u00e7\u2019shkall\u00eb ka q\u00ebn\u00eb degradimi i tij psiqik kur , deklaronte\u00a0 se n\u00ebn qeverisjen e tij ,vendi renditej pas Gjermanis\u00eb ,se mjek\u00ebsia shqiptare po arrinte majat , se mirq\u00ebnia e popullit po lul\u00ebzonte ,se mosluftimi i drog\u00ebs lidhej me politikat largpam\u00ebse q\u00eb ai ndiqte . A ka doktorat n\u00eb bot\u00eb ta deshifroj\u00eb normalitetin e psiqikes nga kan\u00eb dal\u00eb produkte t\u00eb tilla mendore ? Natyrisht q\u00eb ka, por pas ekzaminimit patjet\u00ebr se do t\u00eb vinte diagnoza e t\u00eb s\u00ebmurit psiqik dhe m\u00eb tej kjo, do t\u00eb shoq\u00ebrohej me recet\u00ebn ku do t\u00eb sh\u00ebnohej nj\u00eb doz\u00eb m\u00eb e lart\u00eb droge .<\/p>\n<p>U tha n\u00eb parlament se kundershtar\u00eb politik t\u00eb tyre ,\u00a0 vinin n\u00eb parlament me dy kobure\u00a0 p\u00ebr t\u00eb ushtruar dhun\u00eb dhe presjon psikologjik mbi ta .N\u00eb se \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb kjo ,kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me\u00a0 nj\u00eb shkelje t\u00eb rend\u00eb t\u00eb rregullores s\u00eb parlamentit ,dhe natyrisht duhet d\u00ebnuar .Por jo m\u00eb pak duhet d\u00ebnuar\u00a0 qeverisja e k\u00ebsaj partie kur\u00a0 vrig\u00ebllinte arm\u00ebt kund\u00ebr popullit ,n\u00eb kund\u00ebrshtim me \u00e7do rregull t\u00eb demokracis\u00eb , armatoste antar\u00ebt e partis\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar me popullin ,kur pregatiteshin struktura paralele dhe forca paramilitare si detashmente t\u00eb p\u00ebrparuara dhe t\u00eb maskuara n\u00eb provokim t\u00eb luft\u00ebs civile n\u00eb vend .Ndodhi t\u00eb tilla jan\u00eb trondit\u00ebse dhe me nj\u00eb natyr\u00eb fashiste .Por armb\u00ebmbajt\u00ebsit pa leje t\u00eb parlamentit me t\u00eb drejt\u00eb i d\u00ebnon ligji i dekriminalizimit ,nd\u00ebrsa p\u00ebr kategorin\u00eb tjet\u00ebr ,at\u00eb t\u00eb ushtrimit t\u00eb dhun\u00ebs shtet\u00ebrore , ky projektligj , nuk thot\u00eb asgj\u00eb . Kjo kategori kriminel\u00ebsh jo vet\u00ebm se nuk d\u00ebnohen, por nuk vendosen as\u00a0 saksjone t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr t\u2019i nxjerr\u00eb nga parlamenti . Gjithashtu nga opozita b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb list\u00eb t\u00eb gjat\u00eb me emra deputet\u00ebsh t\u00eb inkriminuar ku t\u00eb gjith\u00eb sipas tyre jan\u00eb nga pozita .Por cudia \u00ebsht\u00eb se me aq sa p\u00ebrflitet pjesa m\u00eb e madhe e tyre ,madje jo vet\u00ebm deputet\u00eb, por edhe shum\u00eb mercenar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb tradh\u00ebtuan partin\u00eb demokratike dhe u konvertuan n\u00eb socialist\u00eb pas marjes s\u00eb pushtetit nga kjo forc\u00eb politike\u00a0 , kan\u00eb ardhur nga e djathta\u00a0 ,me sh\u00ebrbime dhe kontribute n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti . Ata e b\u00ebn\u00eb shkoll\u00ebn dhe karjer\u00ebn kriminale n\u00eb qeverisjen demokratike ,atje\u00a0 m\u00ebsuan si t\u00eb vidhet dhe t\u00eb vritet populli ,si t\u00eb vihet politika n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb krimit ,si funksiononte hijerarkia kriminale nga kriminel\u00ebt ordiner\u00eb deri t\u00eb kriminel\u00ebt q\u00eb drejtonin qeverin\u00eb .Ata erdh\u00ebn n\u00eb partin\u00eb socialiste bashk\u00eb me krimet e tyre ,me trafiqet ,rrjetet koruptive ,arm\u00ebt me t\u00eb cilat mronin krimet e b\u00ebra .\u00a0\u00a0 At\u00ebher\u00eb ,si ka mund\u00ebsi q\u00eb kur\u00a0 ishin n\u00eb partin\u00eb demokratike ishin engj\u00ebj ,n\u00eb poste drejtuse ,deri edhe deputet,dhe vler\u00ebsoheshin nga elita e k\u00ebsaj partie si njer\u00ebz me vlera t\u00eb spikatura dhe sa tradh\u00ebtuan k\u00ebt\u00eb parti ata quhen kriminel\u00eb , vras\u00ebs ,koka e krimit n\u00eb Shqip\u00ebri ?! Ata ashtu jan\u00eb ,kriminel\u00eb ,vras\u00ebs ,pjes\u00eb e mafjes shqiptare si kur ishin n\u00eb partin\u00eb demokratike edhe sot n\u00eb partin\u00eb socialiste .Por fjala \u00ebsht\u00eb pse kriminel\u00ebt kur jan\u00eb n\u00eb partin\u00eb demokratike jan\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe kur ikin prej andej ata b\u00ebhen t\u00eb k\u00ebqinj .Pse nga ky subjekt politik ka dy standarte n\u00eb vler\u00ebsimin e kriminel\u00ebve ? Ky q\u00ebndrim i tyre jo vet\u00ebm se e b\u00ebn t\u00eb pabesush\u00ebm seriozitetin e tyre n\u00eb lufte ndaj krimit ,por krijon p\u00ebrshtypjen se po t\u00eb vegjetosh n\u00eb k\u00ebt\u00eb subjekt politik sado i inkriminuar t\u00eb jesh, je plot\u00ebsisht\u00eb iI mbrojtur dhe i sigurt n\u00eb rrug\u00ebn kriminale .Pra, ka shum\u00ebgjase se denoncimi i krimeve t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb c\u00ebshtje parimore dhe nevoj\u00eb e brend\u00ebshme demokratike ,por thjesht\u00eb si hakmarrje ndaj tyre ,t\u00eb vler\u00ebsuar si tradh\u00ebtar t\u00eb partis\u00eb\u00a0 . P\u00ebshtjellime t\u00eb k\u00ebsaj natyre p\u00ebr rastin konkret do t\u00eb gjesh edhe te\u00a0 lidershipi i Partis\u00eb Socialiste q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb aleanca me njer\u00ebz t\u00eb till\u00eb t\u00eb inkriminuar .Kjo tregon\u00a0 se ky lidership vuan nga sindroma e pushtetit , nga megalomania p\u00ebr t\u00eb mbetur n\u00eb histori , q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb aleanca me k\u00ebdo ,q\u00eb ka aft\u00ebsi t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb nga brenda edhe kund\u00ebrshtarin politik ,t\u00eb joshi ata , me \u00ebmb\u00eblsin\u00eb e pushtetit dhe t\u00eb b\u00ebj\u00eb p\u00ebr vete pushtetin e kat\u00ebrt mediatik ,duke e vendosur at\u00eb , n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb tij\u00eb .<\/p>\n<p>Ligji i dekriminalizimit tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet , por sa ai do t\u00eb zbatohet, sa oktapod t\u00eb krimit do t\u00eb mbeten jasht\u00eb parlamentit ,sa prej tyre\u00a0 do t\u2019i n\u00ebnshtrohen gjykimit ,sa t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb aplikojn\u00eb\u00a0 aktin e dorheqjes\u00a0 ,sa t\u00eb tjer\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrballohen me reagimin popullor?! T\u00eb gjitha k\u00ebto jan\u00eb \u00ebshtje q\u00eb do t\u00eb ndodhin n\u00eb process me synimin q\u00eb bashk\u00eb me kriminel\u00ebt ordiner\u00eb t\u00eb fshihen me fshes\u00eb t\u00eb hekurt edhe\u00a0 kryekriminelet e parlamentit shqiptar ,n\u00eb t\u00eb kun\u00ebrt dekriminalizimi \u00ebsht\u00eb i d\u00ebshtuar .<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>.Agron BERDAJ .<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dekriminalizimi i Parlamentit vet\u00ebm\u00a0 nga kriminel\u00ebt ordiner\u00eb, apo edhe nga kryekriminel\u00ebt ? &nbsp; Nga Agron BERDAJ Si i z\u00ebn\u00eb n\u00eb gabim dhe n\u00ebn trysnin\u00eb e presionit t\u00eb faktorit nd\u00ebrkomb\u00ebtar i cili e ka vler\u00ebsuar k\u00ebt\u00eb parlament si m\u00eb t\u00eb kriminalizuarin n\u00eb Europ\u00eb , seanca\u00a0 e zhvilluar p\u00ebr miratimin e ligjit t\u00eb dekriminalizimit t\u00eb linte p\u00ebrshtypjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[872],"class_list":["post-11228","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","tag-agron-berdaj"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11228","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11228"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11228\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11228"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11228"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11228"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}