{"id":11199,"date":"2015-11-26T17:30:18","date_gmt":"2015-11-26T16:30:18","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11199"},"modified":"2015-11-26T13:41:11","modified_gmt":"2015-11-26T12:41:11","slug":"e-gjeta-dashurine-sic-me-nevojitej","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/e-gjeta-dashurine-sic-me-nevojitej\/","title":{"rendered":"E gjeta dashurin\u00eb si\u00e7 m\u00eb nevojitej"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs, por q\u00eb ndryshe nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mi, nuk kam shum\u00eb mund\u00ebsi ta shijoj k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb. N\u00eb fakt, edhe un\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb dua, por ndjej nj\u00eb nevoj\u00eb t\u2019i p\u00ebrkushtohem v\u00ebllait tim t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb me aft\u00ebsi t\u00eb kufizuara, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr karroc\u00eb, se ec\u00ebn vet\u00eb, por duhet ta mbash p\u00ebr krahu q\u00eb t\u00eb mos humbas\u00eb ekuilibrin. Q\u00ebkur ishim t\u00eb vegj\u00ebl un\u00eb e shoq\u00ebroja kudo, edhe me mamin, sepse babi ka koh\u00eb q\u00eb na ka vdekur. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb mbyllur dhe nuk jam shoq\u00ebruar si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Ka patur raste kur kam dal\u00eb me shok\u00ebt, se v\u00ebllai ka ndenjur me mamin. Mami, duke e ditur se un\u00eb kam nevoj\u00eb t\u00eb kem jet\u00ebn time, her\u00eb pas here m\u00eb shtyn t\u00eb dal me shok\u00ebt, mir\u00ebpo kur nuk del shpesh, nuk ke as \u00e7far\u00eb t\u00eb b\u00ebsh me shok\u00ebt. Shk\u00ebputesh e nuk i bie n\u00eb fill muhabetit. Pra, kjo \u00ebsht\u00eb korniza e asaj q\u00eb ju thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr. As shoqe nuk kam patur, jo vet\u00ebm p\u00ebr arsyen e v\u00ebllait tim, por se edhe vet\u00eb nuk jam shum\u00eb i afruesh\u00ebm me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n<p>Mjeku na thot\u00eb se plazhi i b\u00ebn mir\u00eb v\u00ebllait p\u00ebr kockat, k\u00ebshtu q\u00eb her\u00eb pas here ne shkojm\u00eb n\u00eb plazh. Zakonisht, vjen edhe mami me ne, por at\u00eb dit\u00eb do t\u00eb shkonte n\u00eb dasm\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb nj\u00eb shoqeje, k\u00ebshtu q\u00eb nuk erdhi. Un\u00eb e v\u00ebllai shkuam dhe ndenj\u00ebm gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb shezlong, p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb kafeje t\u00eb shkurt\u00ebr q\u00eb pim\u00eb n\u00eb lokal. Nejse un\u00eb jam m\u00ebsuar me k\u00ebt\u00eb dhe nuk m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje.<\/p>\n<p>Kur po ktheheshim, dola t\u00eb hipnim n\u00eb furgon s\u00eb bashku me v\u00ebllain. Furgon\u00ebt nuk po ndaleshin se ishin plot, kur p\u00ebr \u00e7udi, te k\u00ebmb\u00ebt tona u ndal nj\u00eb makin\u00eb. N\u00eb timon ishte nj\u00eb grua rreth t\u00eb 35-40-tave.<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr ku jeni?<\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb. &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po t\u00eb doni hajdeni, se edhe un\u00eb p\u00ebr n\u00eb Tiran\u00eb jam.<\/p>\n<p>&#8211; Po faleminderit &#8211; nuk e mendova dy her\u00eb, sepse isha lodhur duke pritur, por edhe v\u00ebllai dukej i lodhur. Hipa v\u00ebllain prapa dhe ai menj\u00ebher\u00eb u shtri, ngaq\u00eb ishte lodhur, k\u00ebshtu q\u00eb un\u00eb nuk kisha ku t\u00eb ulesha.<\/p>\n<p>&#8211; Eja para. L\u00ebre t\u00eb shtrihet se \u00ebsht\u00eb lodhur.<\/p>\n<p>Ashtu b\u00ebra. U ula para dhe ajo nisi makin\u00ebn. Ishte nj\u00eb grua e p\u00ebrsosur dhe me shum\u00eb sharm. Nuk e dija se pse na mori n\u00eb makin\u00eb, ndaj i thash\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit edhe nj\u00eb her\u00eb! Asnj\u00eb furgon nuk po ndalonte.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb jan\u00eb plot, se t\u00eb gjith\u00eb kthehen nga plazhi.<\/p>\n<p>&#8211; U lodh\u00ebm gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00ebn at\u00eb diell t\u00eb fort\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Dhe nuk ke l\u00ebvizur shum\u00eb. Isha af\u00ebr jush n\u00eb shezlong dhe vet\u00ebm nj\u00eb her\u00eb shkove n\u00eb lokal, pastaj nuk l\u00ebvize m\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Oh, m\u00eb falni, nuk ju kam v\u00ebn\u00eb re&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Nuk kishe si t\u00eb m\u00eb vije re. Je shum\u00eb i p\u00ebrkushtuar ndaj v\u00ebllait. Gjithmon\u00eb ti rri me t\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Zakonisht un\u00eb, kur mami \u00ebsht\u00eb e z\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb lumt\u00eb! Kjo q\u00eb b\u00ebn ti, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb jo kushdo do ta b\u00ebnte. &#8211; tha ajo.<\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb k\u00ebshtu. Gjithkush mund ta b\u00ebnte p\u00ebr njeriun m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. T\u00eb vjen instinktivisht dhe e b\u00ebn. Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kur m\u00ebsohesh.<\/p>\n<p>Po flisnim dhe rruga po na ecte shum\u00eb mir\u00eb. V\u00ebllain e kishte marr\u00eb gjumi. Pasi kaloi gati gjysma e rrug\u00ebs, ajo tha:<\/p>\n<p>&#8211; A do t\u00eb pish nj\u00eb kafe? Mua m\u00eb pihet.<\/p>\n<p>&#8211; Dakord. \u2013 thash\u00eb, se dhe mua m\u00eb pihej di\u00e7ka. \u2013 V\u00ebllain po e l\u00ebm\u00eb n\u00eb makin\u00eb se ai \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjum\u00eb dhe m\u00eb mir\u00eb t\u00eb \u00e7lodhet.<\/p>\n<p>U ul\u00ebm n\u00eb nj\u00eb lokal dhe porosit\u00ebm nga nj\u00eb makiato. Biseduam p\u00ebrs\u00ebri dhe mora vesh se ishte nj\u00eb grua e divorcuar dhe kishte nj\u00eb vajz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl 5 vje\u00e7e, t\u00eb cil\u00ebn nuk e kishte marr\u00eb me vete, sepse ishte me t\u00eb atin. N\u00eb fakt, ajo dukej si e pamartuar asnj\u00ebher\u00eb, aq e mir\u00eb ishte. E kuptova se ajo kishte d\u00ebshir\u00eb t\u00eb krijonte shoq\u00ebri me mua, pasi i kishte b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje se si kujdesesha un\u00eb p\u00ebr v\u00ebllain. N\u00eb fakt, edhe un\u00eb u ndjeva shum\u00eb mir\u00eb gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs me t\u00eb. Ajo ishte nj\u00eb fem\u00ebr shum\u00eb e zgjuar dhe shum\u00eb e thjesht\u00eb. Vazhduam rrug\u00ebn dhe n\u00eb fund, kur ajo na \u00e7oi deri te dera e pallatit, shk\u00ebmbyem numrat e telefonit dhe e lam\u00eb q\u00eb t\u00eb dilnim e t\u00eb pinim nj\u00eb kafe.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu filloi historia ime me nj\u00eb grua m\u00eb t\u00eb madhe se veten, q\u00eb n\u00eb fakt, dukej shum\u00eb m\u00eb e re se vajzat e mosh\u00ebs sime.<\/p>\n<p>Her\u00ebn e dyt\u00eb u takuam p\u00ebr kafe n\u00eb nj\u00eb lokal dhe ajo kishte marr\u00eb me vete dhe vajz\u00ebn. Ishte nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i bukur dhe n\u00eb fillim nuk ishte shum\u00eb e afrueshme, por m\u00eb pas filloi t\u00eb fliste jo vet\u00ebm me mua, por edhe me v\u00ebllain. Kuptohet, aq sa mundte me v\u00ebllain, por pash\u00eb se dhe ai kishte shum\u00eb qejf kur ajo ia gjuante ndonj\u00ebher\u00eb topin.<\/p>\n<p>U takuam edhe her\u00eb t\u00eb tjera e sa her\u00eb takoheshim, mes nesh shtoheshin ndjenjat. Menduam t\u00eb shkonim nj\u00eb fundjav\u00eb jasht\u00eb Tiran\u00ebs. Ajo mori vajz\u00ebn me vete, edhe pse ajo kishte dit\u00ebn q\u00eb do t\u00eb rrinte me t\u00eb atin. Isha ulur un\u00eb para e v\u00ebllai me vajz\u00ebn e saj prapa. Udh\u00ebtimi shkoi shk\u00eblqyesh\u00ebm. T\u00eb gjith\u00eb ishim t\u00eb k\u00ebnaqur e dukeshim si nj\u00eb familje. Madje, edhe recepcionisti mendoi se ashtu ishim kur na pyeti a do t\u00eb merrnim nj\u00eb dhom\u00eb p\u00ebr \u00e7iftin dhe nj\u00eb p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt. Ne qesh\u00ebm me t\u00eb madhe. Po ta mendosh, ai nuk kishte patur faj, se ne t\u00eb dy dukeshim q\u00eb n\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb se ishim t\u00eb dashuruar me nj\u00ebri-tjetrin. Edhe v\u00ebllai im me vajz\u00ebn shkonin shum\u00eb mir\u00eb e dukeshin t\u00eb af\u00ebrt. Pastaj, mor\u00ebm un\u00eb me v\u00ebllain nj\u00eb dhom\u00eb dhe ajo me vajz\u00ebn, nj\u00eb dhom\u00eb tjet\u00ebr. Dol\u00ebm gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb plazh e pastaj n\u00eb dark\u00eb shkuam n\u00eb nj\u00eb lokal, mir\u00ebpo v\u00ebllai u lodh shpejt dhe i thash\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; V\u00ebllait nuk i b\u00ebn mir\u00eb t\u00eb lodhet m\u00eb tep\u00ebr. Po shkoj ta \u00e7oj n\u00eb dhom\u00eb.<\/p>\n<p>Shkova ta \u00e7oja n\u00eb dhom\u00eb dhe ajo shkoi n\u00eb dhom\u00ebn e saj bashk\u00eb me vajz\u00ebn. Pasi e kishte marr\u00eb gjumi v\u00ebllain, dola dhe shkova te dhoma e saj. Edhe vog\u00eblushen e saj e kishte marr\u00eb gjumi dhe tani ne ishim vet\u00ebm. E kishim \u00ebnd\u00ebrruar prej shum\u00eb koh\u00ebsh k\u00ebt\u00eb gj\u00eb dhe ja ku erdhi. Dol\u00ebm posht\u00eb n\u00eb hollin e hotelit dhe gati-gati ky ishte takimi yn\u00eb i par\u00eb si \u00e7ift. Ajo dhe un\u00eb kishim koh\u00eb q\u00eb me shenja ia kishim shprehur dashurin\u00eb nj\u00ebri-tjetrit, por me fjal\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr vet\u00ebm, kjo ishte hera e par\u00eb.<\/p>\n<p>Ndjeva nj\u00eb emocion q\u00eb m\u00eb p\u00ebrshkoi trupin dhe goja m\u2019u lidh. T\u00eb shikoje p\u00ebrball\u00eb at\u00eb fem\u00ebr t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, gjithkujt mund t\u2019i kishte ndodhur k\u00ebshtu. Fol\u00ebm dhe shpreh\u00ebm t\u00eb gjitha ndjenjat tona dhe ky ishte nj\u00eb \u00e7lirim nga t\u00eb dy. Ky ishte fillimi i nj\u00eb tjet\u00ebr jete p\u00ebr mua. Deri tani nuk e kisha shijuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt jet\u00ebn, por tani kishte ardhur koha q\u00eb un\u00eb dhe ajo t\u00eb shijonim nj\u00ebri-tjetrin. Edhe pse ajo ishte m\u00eb e madhe se un\u00eb, nuk dukej asnj\u00eb ndryshim mes nesh. Q\u00eb nga ajo nat\u00eb, ne tani jemi t\u00eb dashur dhe dukemi si nj\u00eb familje.<\/p>\n<p>Tani na mbetej vet\u00ebm ta prezantonim me mamin. Me th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, kisha pak frik\u00eb se mos mamaja m\u00eb paragjykonte p\u00ebr mosh\u00ebn e saj kur t\u2019ia thoja un\u00eb se nga pamja e jashtme nuk do t\u00eb kishte mund\u00ebsi ta dallonte, sepse ajo ishte nj\u00eb super fem\u00ebr.<\/p>\n<p>E mor\u00ebm mamin dhe takimin e b\u00ebm\u00eb n\u00eb nj\u00eb lokal. Mami kishte mbetur e mahnitur se si v\u00ebllai arg\u00ebtohej me vajz\u00ebn e saj dhe me t\u00eb vet\u00eb. Ajo nuk e merrte me mend se do ta shihte t\u00eb birin aq ndryshe. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb m\u00eb kritikonte se si isha lidhur me nj\u00eb grua me f\u00ebmij\u00eb, u kthye nga ajo dhe i tha:<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit q\u00eb hyre n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb!<\/p>\n<p>Edhe ajo u surprizua dhe tha:<\/p>\n<p>&#8211; K\u00ebnaq\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e imja. Un\u00eb tani ndihem ndryshe dhe vajza ime gjithashtu. Ka qen\u00eb fat p\u00ebr mua q\u00eb u njoha me djemt\u00eb e tu.<\/p>\n<p>&#8211; Faleminderit zem\u00ebr &#8211; mami direkt i tha \u201czem\u00ebr\u201d, gj\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebnte shpesh. &#8211; Zoti t\u00eb ka d\u00ebrguar te ne!<\/p>\n<p>U ndjeva i \u00e7liruar. Pra, gjith\u00e7ka erdhi duke u p\u00ebrmir\u00ebsuar. Edhe te v\u00ebllai shoh nj\u00eb ndryshim, jo shum\u00eb t\u00eb madh, por duket se jeta e tij monotone ka filluar t\u00eb ndryshoj\u00eb. Kur jemi bashk\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt dhe kur mami vjen me ne, t\u00eb pest\u00eb, gjith\u00e7ka rrjedh si vaj. Tani mund t\u00eb them vet\u00ebm se jam i lumtur q\u00eb e gjeta dashurin\u00eb ashtu si\u00e7 m\u00eb nevojitej mua.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues, un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb djal\u00eb n\u00eb mosh\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb jet\u00ebs, por q\u00eb ndryshe nga bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e mi, nuk kam shum\u00eb mund\u00ebsi ta shijoj k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb. N\u00eb fakt, edhe un\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj \u00e7far\u00eb t\u00eb dua, por ndjej nj\u00eb nevoj\u00eb t\u2019i p\u00ebrkushtohem v\u00ebllait tim t\u00eb s\u00ebmur\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-11199","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11199","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11199"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11199\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11199"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11199"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11199"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}