{"id":11177,"date":"2015-11-25T13:30:18","date_gmt":"2015-11-25T12:30:18","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11177"},"modified":"2015-11-25T11:40:04","modified_gmt":"2015-11-25T10:40:04","slug":"nisida-knezi-tufa-kur-ndihesh-e-dobishme-ne-punen-tende","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/nisida-knezi-tufa-kur-ndihesh-e-dobishme-ne-punen-tende\/","title":{"rendered":"Nisida Knezi Tufa: Kur ndihesh e dobishme n\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>Fabjola Kuburi: &#8211; Nisida, si nisi rruga jote drejt gazetaris\u00eb dhe si u gjende n\u00eb Nevvs 24?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Nisida Knezi Tufa: &#8211;<\/strong> Gjith\u00e7ka ka nisur shum\u00eb heret p\u00ebr mua. Sapo p\u00ebrfundova gjimnazin &#8220;Petro Nini Luarasi&#8221; e teksa konkurroja p\u00ebr t\u00eb vijuar studimet e larta, nisa t\u00eb shkruaja te &#8220;Gazeta Shqiptare&#8221;. Aty kisha nj\u00eb rubrik\u00eb timen. M\u00eb pas u \u00e7el suplementi &#8220;Reportazh&#8221; n\u00eb t\u00eb cilin shkruaja rregullisht. Mbulova kultur\u00ebn p\u00ebr disa koh\u00eb derisa n\u00eb vitin 2003 u hap televizioni Nevvs 24. Fillimisht punova si gazetare terreni, por edhe n\u00eb redaksi, nd\u00ebrsa q\u00eb prej vitit 2005, me propozim t\u00eb drejtuesve t\u00eb televizionit, drejtoj edicionet informative. K\u00ebshtu nisi rruga ime e mrekullueshme e ekranit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti ke shum\u00eb vite n\u00eb k\u00ebt\u00eb profesion. \u00c7far\u00eb ka ndryshyar n\u00eb gazetarin\u00eb shqiptare?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ka ndryshuar jo pak, mendoj. \u00c7elja e televizioneve informative, i pari nd\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt ishte Nevvs24, ka ndikuar shum\u00eb n\u00eb shpejt\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrcjelljes s\u00eb lajmit. \u00cbsht\u00eb shtuar m\u00eb shum\u00eb edhe gazetaria investigative, mendoj. Tanim\u00eb, lajmi shp\u00ebrndahet kudo n\u00eb koh\u00eb reale dhe ka terren edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t&#8217;u rritur cil\u00ebsia e tij.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si ndikon interneti n\u00eb gazetari, pozitivisht apo negativisht?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Patjet\u00ebr q\u00eb pozitivisht. Ndikon p\u00ebr mir\u00eb sepse tashm\u00eb m\u00ebnyrat p\u00ebr t\u00eb hulumtuar e investiguar jan\u00eb m\u00eb t\u00eb sofistikuara. Lajmi mund t\u00eb pasurohet dhe t&#8217;i shkohet m\u00eb thell\u00eb n\u00eb m\u00ebnyra nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, fal\u00eb teknologjis\u00eb s\u00eb avancuar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili do t\u00eb jet\u00eb fati i shtypit t\u00eb shkruar tani q\u00eb interneti \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kaq popullor?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Eh, kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pyetje shum\u00eb e drejt\u00eb! Jo vet\u00ebm te ne ndihet nj\u00eb far\u00eb \u201ckrize\u201d te shtypi i shkruar. Kjo ka marr\u00eb p\u00ebrmasa bot\u00ebrore. P\u00ebrmenda m\u00eb lart internetin dhe dobit\u00eb dhe t\u00eb mirat e tij p\u00ebr t&#8217;i shkuar m\u00eb n\u00eb kock\u00eb lajmit, por n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht interneti ai q\u00eb ndikon negativisht te gazetat apo revistat e printuara. Shum\u00ebkush tashm\u00eb me nj\u00eb klikim mund t\u00eb njihet online me gjith\u00e7ka, pa patur nevoj\u00ebn t\u00eb blej\u00eb q\u00eb her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes numrin e ri t\u00eb asaj gazete q\u00eb i intereson. Negativisht k\u00ebtu ndikojn\u00eb edhe rrjetet sociale q\u00eb e shp\u00ebrndajn\u00eb \u00e7do lajm si virus. Shtypi i shkruar ndihet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i riskuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Nd\u00ebrkoh\u00eb, ti drejton edhe emisionin \u201cPanteon\u201d&#8230; Na trego pak m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr iden\u00eb, realizimin dhe targetin q\u00eb ka ky emision\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Emisioni &#8220;Panteon&#8221; n\u00eb Nevvs24 ka nisur tash prej 2 vjet\u00ebsh. Them me bindje se \u00ebsht\u00eb i vetmi emision n\u00eb Shqip\u00ebri q\u00eb u kushtohet figurave t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb nuk jetojn\u00eb m\u00eb, por q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb epok\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e tyre dhe kan\u00eb mbetur n\u00eb mendje e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb gjurm\u00eb te publiku i gjer\u00eb. Ishte nj\u00eb ide e p\u00ebrbashk\u00ebt me drejtoresh\u00ebn e programacionit n\u00eb Nevvs24, q\u00eb t\u00eb realizonim nj\u00eb emision t\u00eb till\u00eb dhe e vum\u00eb n\u00eb jet\u00eb. Personazhet jan\u00eb nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet, kryesisht komb\u00ebtar\u00eb, por edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb. &#8220;Panteoni&#8221; \u00ebsht\u00eb emision q\u00eb edhe mua vet\u00eb m\u00eb ngjall shum\u00eb nostalgji, ndaj edhe figur\u00ebn e \u00e7do personaliteti t\u00eb cil\u00ebsdo fush\u00eb, e thur me shum\u00eb dashuri dhe mundohen t\u00eb b\u00ebj maksimumin, p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb profil t\u00eb plot\u00eb shoq\u00ebruar edhe me insertet q\u00eb i japin larmi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ka ndodhur q\u00eb t\u00eb ftuarit n\u00eb \u201cPanteon\u201d t\u00eb mos vijn\u00eb ose t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb momentin e fundit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb them t\u00eb drejt\u00ebn, nuk m\u00eb ka ndodhur asnj\u00ebher\u00eb, pasi t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb un\u00eb p\u00ebrzgjedh p\u00ebr t\u00eb folur p\u00ebr personazhin e radh\u00ebs, e pranojn\u00eb ftes\u00ebn me shum\u00eb respekt dhe flasin me mjaft p\u00ebrkushtim. Jo m\u00eb kot p\u00ebrzgjidhen. Jan\u00eb ose miq t\u00eb ngusht\u00eb, ose koleg\u00eb t\u00eb mir\u00eb, ose familjar\u00eb. Kjo m\u00eb b\u00ebn t\u00eb kem nj\u00eb korrektes\u00eb absolute prej tyre. I vetmi rast q\u00eb b\u00ebn p\u00ebrjashtim nga e gjith\u00eb kjo dhe mua m\u00eb vjen shum\u00eb keq q\u00eb ka ndodhur, \u00ebsht\u00eb k\u00ebng\u00ebtari i nderuar Sherif Merdani. E ftova me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb emision. E pranoi ftes\u00ebn duke m\u00eb siguruar gjith\u00e7ka dhe n\u00eb or\u00ebt e fundit, fiku telefonin. N\u00eb emision nuk erdhi. Probleme nuk m\u00eb krijoi se u z\u00ebvend\u00ebsua menj\u00ebher\u00eb, por p\u00ebrgjigjja q\u00eb m\u00eb dha kur i telefonova pas emisionit, nuk ishte aspak e k\u00ebndshme.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb kriteri i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb personazheve q\u00eb b\u00ebhen pjes\u00eb e k\u00ebtij emisioni?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Personazhet t\u00eb cil\u00ebve do t\u2019u realizohet profili n\u00eb emision, p\u00ebrzgjidhen kryesisht n\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb kalendari ku ne orientohemi me datat e tyre t\u00eb lindjes apo ndarjes nga jeta.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb vende si Shqip\u00ebria duhet guxim p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn apo jo?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E v\u00ebrteta duhet th\u00ebn\u00eb dhe duhet t\u00eb investohet p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb. Por sigurisht q\u00eb do pun\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhe jemi disi larg. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebrpjekje ka mjaft dhe p\u00ebrsa i takon lajmit, n\u00eb k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb ka progres.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb intervista apo lajmi m\u00eb i bukur q\u00eb ke realizuar deri m\u00eb sot?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ve\u00e7osh pasi ka shum\u00eb. Momentet e bukura jan\u00eb plot. Transmetimet direkte maraton\u00eb p\u00ebr lajme t\u00eb bukura kan\u00eb qen\u00eb nga m\u00eb t\u00eb shumtat. M\u00eb t\u00eb fundit, do t\u00eb ve\u00e7oja hyrjen e komb\u00ebtares son\u00eb n\u00eb kampionatin europian. Pas nj\u00eb demoralizimi total q\u00eb p\u00ebrjetuam n\u00eb ndeshjen me Serbin\u00eb, fitorja me Armenin\u00eb ishte lajmi m\u00eb i bukur q\u00eb mund t\u00eb jepnim. Po k\u00ebshtu, Kosova n\u00eb UNESCO. P\u00ebrmenda m\u00eb t\u00eb fundit, pasi t\u00eb tilla ka shum\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A e ke menduar ndonj\u00ebher\u00eb t\u00eb largohesh nga Shqip\u00ebria?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jo. Deri m\u00eb tani nuk kam menduar asnj\u00ebher\u00eb t\u00eb largohem nga Shqip\u00ebria. E dua vendin tim dhe e adhuroj pun\u00ebn q\u00eb b\u00ebj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb mban t\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb vend?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb mban familja e sh\u00ebndetshme q\u00eb kam, profesioni, puna q\u00eb b\u00ebj dhe gjith\u00e7ka q\u00eb ma b\u00ebn dit\u00ebn e bukur dhe q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb mos mendoj se nga ky vend duhet t\u00eb largohem.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7&#8217;mund t\u00eb na thuash p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebrin\u00eb politike t\u00eb mediave? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk dua t\u00eb flas p\u00ebr nj\u00ebanshm\u00ebri t\u00eb mundshme n\u00eb ndonj\u00eb media n\u00eb vend, por dua t\u00eb fokusohem te televizioni ku punoj. Mund t\u00eb them me bindje, q\u00eb n\u00eb Nevvs 24 punohet dhe i p\u00ebrkushtohet me forc\u00eb lajmit dhe rendimenti q\u00eb duhet t\u00eb kemi me t\u00eb. P\u00ebr ne, ka r\u00ebnd\u00ebsi vet\u00ebm cil\u00ebsia e tij. Asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk \u00ebsht\u00eb primare. Transmetojm\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb transparenc\u00eb dhe neutralitet t\u00eb plot\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb parim, gazetari duhet t\u00eb nxjerr\u00eb sekrete apo duhet t\u00eb ruaj\u00eb nj\u00eb etik\u00eb profesionale?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nj\u00eb nd\u00ebr rregullat kryesore n\u00eb gazetari \u00ebsht\u00eb ruajtja e konfidencialitetit dhe burimit nga i cili e merr lajmin. Kjo ka r\u00ebnd\u00ebsi shum\u00eb t\u00eb madhe. V\u00ebrtet\u00ebsia e lajmit \u00ebsht\u00eb pika ky\u00e7e, nd\u00ebrsa fsheht\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb, \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje m\u00eb vete.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb ndjesia e t\u00eb qenit nj\u00eb nga imazhet kryesore t\u00eb lajmeve n\u00eb televizionin Nevvs 24?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb ndjesi e bukur. Ndien t\u00eb t\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelet sedra n\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebn. Ndihesh e dobishme n\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde. T\u00eb jesh pran\u00eb publikut me ato q\u00eb p\u00ebrcjell \u00ebsht\u00eb me shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi. Ke v\u00ebmendje maksimale dhe sigurisht, ndihesh me shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, pasi pas teje punon i palodhur nj\u00eb ekip fantastik profesionist\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ke ndjekur ndonj\u00eb model n\u00eb profesion?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk kam ecur me ndonj\u00eb model, por televizionet italiane i kam ndjekur gjithmon\u00eb. M\u00eb p\u00eblqen thjesht\u00ebsia e tyre kur drejtojn\u00eb edicionet informative. Jan\u00eb p\u00ebr t&#8217;u marr\u00eb shembull.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb formati tjet\u00ebr do t\u00eb doje t\u00eb prezantoje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk do t\u00eb doja t\u00eb b\u00ebja absolutisht asgj\u00eb p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj q\u00eb b\u00ebj aktualisht. Ndihem mir\u00eb dhe me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb pun\u00ebn time. Edhe m\u00ebsimet jan\u00eb n\u00eb vijim\u00ebsi. Gjithmon\u00eb m\u00ebsoj p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ti je n\u00ebn\u00eb e dy djemve t\u00eb vegj\u00ebl. Sa e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb jesh, edhe nj\u00eb grua n\u00eb karrier\u00eb, edhe nj\u00eb n\u00ebn\u00eb e mir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam dy djem t\u00eb vegj\u00ebl, Enio 5 vje\u00e7 dhe Jon 2 vje\u00e7. P\u00ebr mua dhe bashk\u00ebshortin jan\u00eb pasuria dhe dashuria m\u00eb e madhe. B\u00ebjm\u00eb gjith\u00e7ka q\u00eb atyre t\u00eb mos u mungoj\u00eb asgj\u00eb. Jan\u00eb n\u00eb kop\u00ebsht n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb t\u00eb dit\u00ebs deri pasdreke, nd\u00ebrsa m\u00eb pas mundohem t\u00eb jem sa m\u00eb e pranishme tek ata. Fundjavat jan\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht p\u00ebr ata. Synoj maksimumin, por se sa arrij, nuk mund ta vler\u00ebsoj un\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ke hequr dor\u00eb nga di\u00e7ka, q\u00ebkur je b\u00ebr\u00eb n\u00ebn\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk kam ndryshuar shum\u00eb n\u00eb jet\u00ebn time pasi u b\u00ebra n\u00ebn\u00eb. Ndryshimi \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm te koha e madhe q\u00eb z\u00ebn\u00eb f\u00ebmij\u00ebt. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr mbetet me rregullin e m\u00ebparsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ku e zbraz stresin e pun\u00ebs Nisida?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; F\u00ebmij\u00ebt jan\u00eb antistresi. Sh\u00ebtitjet me ta, udh\u00ebtimet, fundjavat e bukura jan\u00eb ila\u00e7i m\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A t\u00eb ka bezdisur ndonj\u00ebher\u00eb fakti i t\u00eb qenurit personazh publik?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jam m\u00ebsuar dhe nuk m\u00eb b\u00ebn p\u00ebrshtypje, por shpeshher\u00eb harroj. Madje, nuk e kam n\u00eb v\u00ebmendje. Jam shum\u00eb e thjesht\u00eb n\u00eb \u00e7do situat\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnia jote me celularin dhe me internetin?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Marr\u00ebdh\u00ebnia me celularin? (Qesh) E ngusht\u00eb, do thoja. Si t\u00eb gjith\u00eb. Me aq koh\u00eb sa kam. Edhe kur jam n\u00eb sht\u00ebpi, informohem p\u00ebrmes tij.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb 15 tetor, ti kishe dit\u00eblindjen dhe koleg\u00ebt t\u00eb surprizuan me nj\u00eb kamer\u00eb t\u00eb fsheht\u00eb, sa t\u00eb bukur, po aq edhe origjinale. E kujt ishte idea?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Pata nj\u00eb surpriz\u00eb t\u00eb k\u00ebndshme q\u00eb ishte nj\u00eb kamera e fsheht\u00eb mir\u00ebfilli. N\u00eb fillim u tremba shum\u00eb sepse m\u00eb nisi e qeshura jasht\u00eb kontrollit dhe p\u00ebr mua, kjo \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb n\u00eb koh\u00ebn kur jam n\u00eb transmetim. Zakonisht m\u00eb karakterizon serioziteti i tep\u00ebrt dhe ftoht\u00ebsia. U tremba sepse mendova se e humba. Idea ishte e kryeredaktores s\u00eb lajmeve n\u00eb Nevvs24, Anila Jole dhe gjith\u00e7ka ishte thurur n\u00eb form\u00ebn m\u00eb origjinale. Gjej rastin ta fal\u00ebnderoj Anil\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb surpriz\u00eb q\u00eb p\u00ebr mua do t\u00eb mbetet kurdoher\u00eb nj\u00eb kujtim i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm. Isha turn i par\u00eb at\u00eb dit\u00eb dhe m\u00eb than\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb zbrisja shpejt p\u00ebr edicionin e par\u00eb. Me t\u00eb p\u00ebrfunduar edicionin, kryeredaktorja m\u00eb tha se duhet t\u00eb q\u00ebndroja n\u00eb studio. Nj\u00eb lidhje direkte m\u00eb priste me gazetaren Ina Qirjo pran\u00eb banor\u00ebve t\u00eb nj\u00eb pallati q\u00eb ishte n\u00eb rrezik t\u00eb shembej. I gjith\u00eb stafi po p\u00ebrkujdesej q\u00eb un\u00eb t\u00eb mos kuptoja gj\u00eb dhe gjith\u00e7ka po ma servirnin si mjaft reale. M\u00eb von\u00eb ishte ajo q\u00eb pat\u00eb ju t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sikur t\u00eb kishte ndodhur realisht ajo lidhje direkte n\u00eb at\u00eb form\u00eb, do kishe reaguar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb? Si do t\u00eb dilje nga situata?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb at\u00eb situat\u00eb p\u00ebr reale e mora. N\u00eb asnj\u00eb moment nuk dyshova. Sa mir\u00eb q\u00eb nuk ishte e v\u00ebrtet\u00eb, se reagimi i nj\u00ebjt\u00eb do t\u00eb ishte!<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00cbsht\u00eb klikuar shum\u00eb kjo video! Mund t\u00eb themi q\u00eb je b\u00ebr\u00eb akoma m\u00eb e dashur p\u00ebr publikun?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb kam mbetur t\u00ebr\u00ebsisht e \u00e7uditur se sa popullore u b\u00eb ajo video. U shp\u00ebrnda n\u00eb koh\u00eb rekord dhe klikimet n\u00eb dy dit\u00eb u b\u00ebn\u00eb 60 mij\u00eb. Publiku e ka vler\u00ebsuar me dashamir\u00ebsi dhe i ka p\u00eblqyer. Mendoj se m\u00ebnyra origjinale q\u00eb zgjodhi kryeredaktorja, b\u00ebri q\u00eb t\u00eb ishte e gjitha k\u00ebshtu. Kam marr\u00eb shum\u00eb p\u00ebrg\u00ebzime.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ishte kjo dit\u00eblindja m\u00eb e bukur q\u00eb ke kaluar ndonj\u00ebher\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Thon\u00eb q\u00eb mosha 33 vje\u00e7are \u00ebsht\u00eb mosha e art\u00eb ose si\u00e7 njihet ndryshe, mosha e Krishtit. Dhe un\u00eb, me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb pata dit\u00eblindjen m\u00eb t\u00eb bukur.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Do t\u2019ua \u201cmarr\u00ebsh hakun\u201d n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb planifikuesve t\u00eb asaj surprize?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; (Qesh) Vet\u00ebm nj\u00eb personi, koleges sime t\u00eb dashur Ina Qirjo q\u00eb p\u00ebr 3 minuta m\u00eb b\u00ebri t\u00eb p\u00ebrjetoja nj\u00eb stres t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr fjal\u00ebt e pakuptimta q\u00eb raportonte dhe mjesht\u00ebrin\u00eb me t\u00eb cil\u00ebn e realizoi. Do ishte k\u00ebndsh\u00ebm \u201ct&#8217;ia merrja hakun\u201d. B\u00ebj shaka. Nj\u00eb p\u00ebrqafim p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb stafin q\u00eb u kujdes p\u00ebr mua q\u00eb t\u00eb kaloja nj\u00eb dit\u00eblindje t\u00eb paharruar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si do ta mbyllje k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, si nj\u00eb gazetare e mir\u00ebfillt\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb dashur lexues t\u00eb gazet\u00ebs &#8220;Intervista&#8221;, ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr koh\u00ebn q\u00eb m\u00eb kushtuat duke lexuar mes k\u00ebtyre rreshtave. P\u00ebr lajmin m\u00eb t\u00eb fundit, shihemi ne ekranin e Nevvs24. Q\u00ebndroni me mua! (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fabjola Kuburi: &#8211; Nisida, si nisi rruga jote drejt gazetaris\u00eb dhe si u gjende n\u00eb Nevvs 24? Nisida Knezi Tufa: &#8211; Gjith\u00e7ka ka nisur shum\u00eb heret p\u00ebr mua. Sapo p\u00ebrfundova gjimnazin &#8220;Petro Nini Luarasi&#8221; e teksa konkurroja p\u00ebr t\u00eb vijuar studimet e larta, nisa t\u00eb shkruaja te &#8220;Gazeta Shqiptare&#8221;. Aty kisha nj\u00eb rubrik\u00eb timen. M\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11178,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[41],"tags":[],"class_list":["post-11177","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-televizion"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11177"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11177\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11178"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}