{"id":11170,"date":"2015-11-24T16:30:25","date_gmt":"2015-11-24T15:30:25","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11170"},"modified":"2015-11-24T12:10:23","modified_gmt":"2015-11-24T11:10:23","slug":"me-ka-ikur-nga-shtepia-gruaja-bashke-me-femijen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/me-ka-ikur-nga-shtepia-gruaja-bashke-me-femijen\/","title":{"rendered":"M\u00eb ka ikur nga sht\u00ebpia gruaja bashk\u00eb me f\u00ebmij\u00ebn"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje avokat! Quhem Harun, jam me profesion inxhinier dhe aktualisht, n\u00eb pun\u00eb. Eksperienca ime n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb daton q\u00eb prej vitit 2006 dhe deri tani. Kam ngelur pa pun\u00eb rreth 10 muaj n\u00eb periudh\u00ebn 2013-2014, por tani kam kontrat\u00eb rregullisht me kompanin\u00eb ku punoj dhe jam stabilizuar.<\/strong> <strong>Paralelisht, bashk\u00ebshortja me t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb kam 12 vjet martes\u00eb, gjat\u00eb periudh\u00ebs q\u00eb kemi qen\u00eb t\u00eb lidhur ka punuar n\u00eb afate kohore t\u00eb ndryshme. Nga martesa kemi sjell\u00eb n\u00eb jet\u00eb nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb n\u00eb janar b\u00ebn 6 vje\u00e7 dhe q\u00eb t\u00eb dy e duam shum\u00eb. N\u00eb dat\u00ebn 4 shtator gruaja shkoi drejt prinderve t\u00eb vet n\u00eb qytetin e Durr\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb f\u00ebmij\u00ebn, pasi ishte atje p\u00ebr pushimet verore. Me tha se do shkonte t\u00eb merrte djalin dhe do kthehej, por t\u00eb nes\u00ebrmen m\u00eb k\u00ebputi nj\u00eb deklarat\u00eb shokuese n\u00ebp\u00ebrmjet Facebook-ut (a thua sikur kishim 2 muaj bashk\u00eb dhe jo si\u00e7c i ka hije nj\u00eb gruaje me t\u00eb cil\u00ebn kisha konsoliduar jet\u00ebn time p\u00ebr 12 vjet). Deklarata ishte e thjesht\u00eb, vinte n\u00eb dukje streset dhe ankthet e net\u00ebve pa gjume, sherret ne familjen e saj, me prind\u00ebrit e vet q\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb diskutojn\u00eb, si dhe pamund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb jete t\u00eb mir\u00eb (k\u00ebrkon sht\u00ebpi, luks, t\u00eb mos rrij\u00eb me qira, etj.) N\u00eb vitet 2009-2011 un\u00eb isha pak i prirur drejt veseve t\u00eb k\u00ebqija, prishja lek\u00eb me shoq\u00ebrin\u00eb, u zhyta pak n\u00eb rrjedh\u00ebn e basteve sportive dhe ndoshta kjo ka ndikuar pak p\u00ebr keq n\u00eb aspektet e lidhjes son\u00eb. P\u00ebr k\u00ebto gj\u00ebra, gruaja ime ka qen\u00eb n\u00eb dijeni. N\u00eb 2012 un\u00eb jam shk\u00ebputur t\u00ebr\u00ebsisht nga kjo jet\u00eb me ndihm\u00ebn e gruas sime. Kemi ndenjur gati 1 vit t\u00eb dy pa pun\u00eb dhe kemi jetuar normalisht pa asnj\u00eb problem, bile kjo ka qen\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb shum\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr mua, n\u00ebn aspektin e kurajos nga ana e saj. Tashm\u00eb q\u00eb kemi nj\u00eb vit n\u00eb pun\u00eb t\u00eb stabilizuar, ajo k\u00ebrkon t\u00eb ndahet, ka rreth 35 dit\u00eb q\u00eb ka ikur nga sht\u00ebpia dhe fle te nj\u00eb shoqe e pun\u00ebs e divorcuar, q\u00eb jeton me 2 f\u00ebmij\u00ebt dhe me n\u00ebn\u00ebn e saj. M\u00eb vjen inat p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e largimit n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe p\u00ebr problemet q\u00eb parashtron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb absurde. P\u00ebr shembull, vjehrri m\u00eb k\u00ebrkon q\u00eb t\u2019i blej sht\u00ebpi sikur jam \u00e7uni i Rok Felerit, kurse ajo k\u00ebrkon jet\u00eb luksi, me pak fjal\u00eb, nj\u00eb jet\u00eb ku t\u2019i ket\u00eb t\u00eb gjitha gati. Akoma nuk beson q\u00eb un\u00eb jam t\u00ebrhequr nga veset e mia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka mbi nje vit q\u00eb rrog\u00ebn time e menaxhon ajo n\u00eb bank\u00eb.\u00a0Dua t\u00eb theksoj q\u00eb gruaja ime, p\u00ebr shkak se ka nj\u00eb natyr\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme ndaj problemeve t\u00eb jet\u00ebs, ka kaluar nj\u00eb depresion rreth 2011-2012 dhe \u00ebsht\u00eb kuruar me ila\u00e7e. Mendoj se depresioni mund t\u2019i jet\u00eb rikthyer q\u00eb ka marr\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim. Faktor\u00ebt q\u00eb kan\u00eb ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendim jan\u00eb: Ngarkesa e saj n\u00eb lidhje me problemet e mia n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, por q\u00eb jan\u00eb sheshuar para 2 vjet\u00ebsh, ndikimi i tep\u00ebrt i prind\u00ebrve t\u00eb saj n\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb dhe lidhja me k\u00ebt\u00eb fem\u00ebr t\u00eb divorcuar q\u00eb ka 1 vit q\u00eb e njeh dhe q\u00eb nuk i shqitet nga pas. Jam akoma n\u00eb faz\u00eb pritjeje, pasi i kam th\u00ebn\u00eb q\u00eb p\u00ebrderisa ajo k\u00ebrkon ta prish\u00eb familjen, asaj i takon t\u00eb b\u00ebj\u00eb dokumentet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb paralelisht mendoj t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb denoncim n\u00eb polici apo gjykat\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb larguar nga sht\u00ebpia dhe q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb prish\u00eb familjen.\u00a0Tashm\u00eb, lufta ime me t\u00eb do p\u00ebrqendrohet n\u00eb lidhje me kujdestarin\u00eb e djalit. Do b\u00ebj \u00e7mos q\u00eb ta marr dhe ta shk\u00ebpus prej familjes s\u00eb saj. Mbetem n\u00eb pritje t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigjeje nga ana juaj!<\/strong><\/p>\n<p><strong><u>Av. Alban Duraj, \u201cDuraj Lavv Firm\u201d, email: <a href=\"mailto:info@durajlavv.com\">info@durajlavv.com<\/a>, Tel. ++35544532512:<\/u><\/strong> &#8211; \u00a0&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje zoti Harun. Fillimisht ju fal\u00ebnderoj shum\u00eb q\u00eb keni kontaktuar me rubrik\u00ebn \u201cJu pyesni, avokati p\u00ebrgjigjet\u201d! M\u00eb vjen keq p\u00ebr gjith\u00e7ka po ju ndodh me bashk\u00ebshorten tuaj. Kjo pasi ajo ju ka mb\u00ebshtetur n\u00eb momentet tuaja m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, kur ju keni patur nj\u00eb nga veset me shkat\u00ebrruese t\u00eb njeriut, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb vesi i bizhozit. Jeni p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrg\u00ebzuar q\u00eb ju nuk keni ngelur m\u00eb shum\u00eb se 2 muaj pa pun\u00eb, por duhet t\u00eb kuptoni se me bixhozin, sado q\u00eb ta keni patur rrog\u00ebn, nuk ma merr mendja se \u00e7onit t\u00eb ardhura n\u00eb familje. Duhet t\u00eb pranoni t\u00eb metat tuaja, t\u00eb cilat m\u00eb vjen mir\u00eb q\u00eb ju i keni kaluar me ndihm\u00ebn e bashk\u00ebshortes. E keni lodhur aq shum\u00eb at\u00eb saq\u00eb ajo merrte ila\u00e7e. Nga ana tjet\u00ebr duhet t\u00eb kuptoni q\u00eb depresioni \u00ebsht\u00eb s\u00ebmundje e cila sjell ankth, pasiguri dhe simptoma t\u00eb tjera. Personi q\u00eb kalon k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nuk ka besim te vetja dhe merr mendimet e t\u00eb af\u00ebrme t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb jen\u00eb prind\u00ebrit, motrat dhe shoqet. Natyrsh\u00ebm, rasti i bashk\u00ebshortes suaj \u00ebsht\u00eb i till\u00eb. Ndoshta ju me t\u00eb drejt\u00eb mbani q\u00ebndrim, por duhet t\u00eb kuptoni se ajo \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00eb moment t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb psikologjik dhe ju nuk duhet ta lini at\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit dhe t\u00eb njer\u00ebzve t\u00eb tjer\u00eb. Ajo e ka treguar veten q\u00eb ju ka q\u00ebndruar pran\u00eb n\u00eb momentet m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira t\u00eb jet\u00ebs suaj dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebni edhe ju me t\u00eb.<\/p>\n<p>Mos u shqet\u00ebsoni nga k\u00ebrkesat e prind\u00ebrve t\u00eb nuses, pasi \u00e7do prind p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn e tij do m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn, por gj\u00ebrat ju mund t\u2019i realizoni n\u00ebse punoni s\u00eb bashku dhe nuk i shp\u00ebrdoroni t\u00eb ardhurat. N\u00eb k\u00ebt\u00eb sistem ku jetojm\u00eb, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb blihet apartament por kjo realizohet n\u00eb forma t\u00eb ndryshme si\u00e7 mund t\u00eb jen\u00eb banesat sociale, kredit\u00eb e buta nga bashkia ose kredit\u00eb e bankave t\u00eb tjera. Lidhur me kall\u00ebzimin penal un\u00eb nuk dua t\u2019jua k\u00ebshilloj pasi k\u00ebto q\u00eb trajtoni n\u00eb let\u00ebr, tregojn\u00eb se bashk\u00ebshortja juaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb momente tep\u00ebr t\u00eb v\u00ebshitra psikologjike dhe i b\u00ebn n\u00ebn ndikimin e personave nga t\u00eb cil\u00ebt rrethohet. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, f\u00ebmija nuk do t\u00eb ndihet mir\u00eb nga gjith\u00eb kjo situat\u00eb. N\u00ebse i shteroni t\u00eb gjitha rrug\u00ebt p\u00ebr t\u2019u bashkuar, duhet t\u2019i drejtoheni Gjykat\u00ebs s\u00eb Rrethit Gjyq\u00ebsor Tiran\u00eb, ku duhet t\u00eb k\u00ebrkoni zgjidhjen e martes\u00ebs dhe l\u00ebnien e f\u00ebmij\u00ebs p\u00ebr rritje dhe edukim. N\u00eb mosh\u00ebn q\u00eb \u00ebsht\u00eb f\u00ebmija, \u00ebsht\u00eb mir\u00eb q\u00eb ai t\u00eb jetoj\u00eb me n\u00ebn\u00ebn pasi ka nevoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb. N\u00eb seanc\u00ebn gjyq\u00ebsore gjykata cakton ekspert psikolog p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje f\u00ebmij\u00ebn dhe prind\u00ebrit. Pasi kryhet nga psikologu, akti i ekspertimit paraqitet n\u00eb gjykat\u00eb dhe gjykata pasi merr n\u00eb pyetje bashk\u00ebshort\u00ebt dhe f\u00ebmij\u00ebn vendos se me cilin nga prind\u00ebrit do t\u00eb jetoj\u00eb f\u00ebmija. Nga praktika gjyq\u00ebsore, n\u00eb raste t\u00eb tilla, gjykata ia ka l\u00ebn\u00eb n\u00ebn\u00ebs f\u00ebmij\u00ebn. Pra, ju nuk keni asnj\u00eb mund\u00ebsi ligjore p\u00ebr t\u00eb mbajtur f\u00ebmij\u00ebn. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb informacion, ju lutem kontaktoni n\u00eb e-mailin: <a href=\"mailto:info@durajlaw.com\">info@durajlaw.com<\/a>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje avokat! Quhem Harun, jam me profesion inxhinier dhe aktualisht, n\u00eb pun\u00eb. Eksperienca ime n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb daton q\u00eb prej vitit 2006 dhe deri tani. Kam ngelur pa pun\u00eb rreth 10 muaj n\u00eb periudh\u00ebn 2013-2014, por tani kam kontrat\u00eb rregullisht me kompanin\u00eb ku punoj dhe jam stabilizuar. Paralelisht, bashk\u00ebshortja me t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[87,219],"tags":[],"class_list":["post-11170","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-avokati","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11170","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11170"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11170\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11170"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11170"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11170"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}