{"id":11159,"date":"2015-11-23T18:30:18","date_gmt":"2015-11-23T17:30:18","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11159"},"modified":"2015-11-23T11:03:33","modified_gmt":"2015-11-23T10:03:33","slug":"ndava-vellain-nga-e-dashura","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/ndava-vellain-nga-e-dashura\/","title":{"rendered":"Ndava v\u00ebllain nga e dashura"},"content":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs dhe ju lexues! Ju lutem mos m\u00eb paragjykoni p\u00ebr historin\u00eb q\u00eb do t\u2019ju tregoj. Jam 45 vje\u00e7e dhe jetoj n\u00eb Tiran\u00eb. Kam lindur e jam rritur n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme dhe kur un\u00eb e v\u00ebllai i madh u rrit\u00ebm p\u00ebr n\u00eb fakultet, prind\u00ebrit e mi vendos\u00ebn t\u00eb vinin n\u00eb Tiran\u00eb. Ishte viti 1996. V\u00ebllai im i madh vazhdonte Fakultetin e Shkencave dhe ishte n\u00eb vitin e tret\u00eb. Un\u00eb mbarova shkoll\u00ebn e mesme dhe fitova konkursin p\u00ebr Histori-Gjeografi n\u00eb Fakultetin Filologjik. V\u00ebllai tjet\u00ebr ishte akoma i vog\u00ebl, n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur erdh\u00ebm n\u00eb Tiran\u00eb, diferenca q\u00eb un\u00eb e v\u00ebllai i madh kishim me t\u00eb voglin ishte shum\u00eb e dukshme, nd\u00ebrsa sot q\u00eb ai ka mbaruar fakultetin, ne dukemi si pleq. Babai im ka qen\u00eb m\u00ebsues fizike gjith\u00eb jet\u00ebn. Ka punuar n\u00eb nj\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme n\u00eb fshat, nd\u00ebrsa mamaja ime ka punuar si infermiere. Kemi qen\u00eb familje e vog\u00ebl, por edhe e madhe sepse te ne vinin shum\u00eb mysafir\u00eb. T\u00eb af\u00ebrmit e babait vinin shum\u00eb shpesh, sepse n\u00eb qytet banonim vet\u00ebm ne dhe kur ata kishin pun\u00eb, vinin e flinin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. N\u00eb pamje t\u00eb par\u00eb ishte bukur t\u00eb t\u00eb vinin gjith\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit, por kur kjo \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrnatshme, b\u00ebhet e lodhshme. Nuk e mbaj mend ndonj\u00ebher\u00eb familjen time t\u00eb mbledhur tok n\u00eb dark\u00eb. Gjithsesi, mamaja ime ka qen\u00eb grua pun\u00ebtore. N\u00eb pun\u00eb si infermiere i duhej t\u00eb rrinte gjth\u00eb dit\u00ebn n\u00eb k\u00ebmb\u00eb edhe n\u00eb sht\u00ebpi nuk ulej ndonj\u00ebher\u00eb, por ishte edhe infermierja e vetme n\u00eb lagjen ton\u00eb dhe shkonte te t\u00eb gjith\u00eb. Mendoj se ka marr\u00eb urat\u00ebn e gjith\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00ebve. Babai im \u00ebsht\u00eb marr\u00eb gjithmon\u00eb me libra. E mbaj mend q\u00eb ka qen\u00eb i abonuar n\u00eb revist\u00ebn \u201cShkenca dhe jeta\u201d dhe \u00e7do revist\u00eb e lexonte tre-kat\u00ebr her\u00eb derisa vinte numri i radh\u00ebs. Mamaja mezi mbaroi shkoll\u00ebn e infermieris\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb biografis\u00eb. Edhe shkoll\u00ebn e mesme t\u00eb infermieris\u00eb e vazhdoi sepse gjyshi nga babai ka qen\u00eb komunist. Tezja e babait tim u kishte th\u00ebn\u00eb gjyshes nga babai q\u00eb do t\u00eb hynte shkues p\u00ebr nj\u00eb vajz\u00eb, por i duhej dh\u00ebn\u00eb shkolla e mesme sepse ishte me biografi t\u00eb keqe. E k\u00ebshtu, meqen\u00ebse edhe babait tim i kishte p\u00eblqyer vajza q\u00eb i treguan (edhe pse e ka par\u00eb shum\u00eb t\u00eb vog\u00ebl) gjyshi im nd\u00ebrhyri dhe i dha shkoll\u00ebn. Gjyshit e gjyshes nga mamaja u kishte th\u00ebn\u00eb tezja e babait dhe edhe pse fejesa nuk ishte e shpallur, mamaja ime e dinte se me ke do t\u00eb martohej pasi t\u00eb mbaronte shkoll\u00ebn e mesme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa mamaja mbaroi shkoll\u00ebn e mesme, babai mbaroi fakultetin dhe u kthye n\u00eb fshat p\u00ebr t\u2019u martuar me vajz\u00ebn q\u00eb i kishte taksur tezja e vet. Martesa e tyre shkoi mir\u00eb, edhe pse nj\u00ebri ishte me shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb e tjetri me t\u00eb mesme. Ne f\u00ebmij\u00ebt kemi qen\u00eb shum\u00eb mir\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb q\u00eb t\u00eb tre.<\/p>\n<p>E thash\u00eb m\u00eb lart kur un\u00eb i rrita e u b\u00ebra p\u00ebr fakultet, erdh\u00ebm me sht\u00ebpi n\u00eb Tiran\u00eb. N\u00eb fillim kemi ndenjur me qira p\u00ebr 6 muaj sa gjet\u00ebm nj\u00eb sht\u00ebpi q\u00eb na p\u00eblqeu.<\/p>\n<p>Pas ardhjes n\u00eb Tiran\u00eb, e para q\u00eb filloi pun\u00eb ishte mamaja ime sepse n\u00eb spital e pati pak m\u00eb t\u00eb leht\u00eb prej rekomandimit q\u00eb i kishte dh\u00ebn\u00eb drejtori i spitalit t\u00eb qytetit ton\u00eb. Nd\u00ebrsa babai vitin e par\u00eb ka punuar n\u00eb nj\u00eb autoshkoll\u00eb, ku jepte m\u00ebsim teorin\u00eb p\u00ebr kursant\u00ebt q\u00eb donin t\u00eb merrnin patentat.<\/p>\n<p>Pasi erdh\u00ebm ne me banim n\u00eb Tiran\u00eb, djemt\u00eb e xhaxhait, t\u00eb cil\u00ebt kishin punuar n\u00eb Greqi, na k\u00ebrkuan t\u00eb gjenim ndonj\u00eb sht\u00ebpi af\u00ebr ton\u00ebs p\u00ebr ta bler\u00eb dhe sigurisht, Tirana t\u00eb jep mund\u00ebsi pa fund. Ngjitur me pallatin ton\u00eb ne gjet\u00ebm tre hyrje p\u00ebr djemt\u00eb e xhaxhait. Ishte goxha ndihm\u00eb p\u00ebr ne sepse nuk njihnim njeri dhe s\u2019kishim miq, pastaj ne kemi kaluar mir\u00eb me ta e me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb i donim.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga kush\u00ebrinjt\u00eb e mi kishte n\u00eb Tiran\u00eb edhe prind\u00ebrit e nuses s\u00eb tij. Ata ishin nga veriu, por me banin n\u00eb Tiran\u00eb prej shtat\u00eb vitesh. Ishin njer\u00ebz t\u00eb mir\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn me aq sa i njihja. V\u00ebllai im i madh mbaroi fakuletin dhe filloi pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb kompani si ndihm\u00ebsekonomist. Kishte shef nj\u00eb burr\u00eb goxha n\u00eb mosh\u00eb q\u00eb kishte tridhjet\u00eb vite pun\u00eb dhe v\u00ebllai im filloi t\u00eb thoshte q\u00eb \u201cpo iki n\u00eb master, nuk po iki n\u00eb pun\u00eb\u201d. Shefi i tij ia m\u00ebsoi t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn dhe derisa doli n\u00eb pension, v\u00ebllain tim e ka trajtuar sikur ta kishte djal\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Zoti m\u00eb dha dy vajza, por puna m\u00eb solli nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb mrekulluesh\u00ebm, &#8211; i thoshte ai v\u00ebllait.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa un\u00eb fillova pun\u00eb me orar t\u00eb pjessh\u00ebm tek INIMA, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb isha n\u00eb fakultet. Kur un\u00eb mbarova fakultetin, fillova pun\u00eb me koh\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe n\u00eb sht\u00ebpi ishim goxha mir\u00eb. Po s\u2019thon\u00eb kot t\u00eb vjetrit, \u201ckodr\u00ebs n\u00eb krye mos t\u2019i dal\u00ebsh, se nga do shkosh? Do biesh posht\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu, e poshtmja jon\u00eb do vinte p\u00ebr shkak t\u00eb kush\u00ebririt ton\u00eb q\u00eb kishte nusen nga veriu. Ai i kishte th\u00ebn\u00eb v\u00ebllait ta prezantonte me nj\u00eb kush\u00ebrir\u00ebn e gruas dhe v\u00ebllai im, meqen\u00ebse n\u00eb shkoll\u00eb nuk kishte zgjedhur ndonj\u00ebr\u00ebn e n\u00eb pun\u00eb kishte vet\u00ebm burra, pranoi ta prezantonin.<\/p>\n<p>Vajza q\u00eb i prezantuan ishte shum\u00eb e bukur, por edhe pse kishte ardhur n\u00eb Tiran\u00eb kur ishte dhjet\u00eb vje\u00e7e, nuk kishte mbaruar ve\u00e7se shkoll\u00ebn tet\u00ebvje\u00e7are. N\u00eb fillim, v\u00ebllait nuk i kishin treguar p\u00ebr shkoll\u00ebn derisa ai kishte r\u00ebn\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb n\u00eb dashuri dhe kur ata i than\u00eb, sigurisht q\u00eb v\u00ebllai u step. V\u00ebllai m\u00eb tregoi mua dhe m\u00eb pyeti se \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebnte.<\/p>\n<p>&#8211; Ajo m\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb, por ka mbaruar ve\u00e7 tet\u00ebvje\u00e7aren, &#8211; m\u00eb tha v\u00ebllai nd\u00ebrsa kishim dal\u00eb p\u00ebr kafe.<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb, ka ardhur dhjet\u00eb vje\u00e7e n\u00eb Tiran\u00eb dhe nuk ka patur asnj\u00eb pretendim tjet\u00ebr p\u00ebr veten ve\u00e7se t\u00eb laj\u00eb e shp\u00eblaj\u00eb rrobat e s\u2019ka vazhduar shkoll\u00eb dhe do t\u00eb martohet me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb ka mbaruar Ekonomikun? Dhe ti do q\u00eb t\u00eb ndahesh p\u00ebr nj\u00eb vit me gruan q\u00eb do martohesh? &#8211; iu shkreha m\u00eb shum\u00eb nga habia sesa nga inati.<\/p>\n<p>&#8211; Po pra, ky \u00ebsht\u00eb problemi q\u00eb po t\u00eb pyes, &#8211; m\u00eb tha v\u00ebllai.<\/p>\n<p>&#8211; Epo, nuk do martohesha kurr\u00eb me nj\u00eb vajz\u00eb q\u00eb ka mbaruar shkoll\u00ebn tet\u00ebvje\u00e7are, &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllai im e shk\u00ebputi lidhjen me t\u00eb disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, por un\u00eb e shoh q\u00eb edhe sot kur ne jemi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat dasma apo ceremoni t\u00eb tjera me kush\u00ebrinjt\u00eb e nuses s\u00eb djalit t\u00eb xhaxhait, v\u00ebllai im vazhdon t\u00eb shmanget. Jam i sigurt q\u00eb ai n\u00eb \u00ebndrrat e tij e takon at\u00eb vajz\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn isha un\u00eb njeriu q\u00eb thash\u00eb me z\u00eb t\u00eb lart\u00eb se nuk b\u00ebnte p\u00ebr t\u00eb, duke e ndar\u00eb pa menduar dy her\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vajz\u00eb dhe p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndiente v\u00ebllai im.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs dhe ju lexues! Ju lutem mos m\u00eb paragjykoni p\u00ebr historin\u00eb q\u00eb do t\u2019ju tregoj. Jam 45 vje\u00e7e dhe jetoj n\u00eb Tiran\u00eb. Kam lindur e jam rritur n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme dhe kur un\u00eb e v\u00ebllai i madh u rrit\u00ebm p\u00ebr n\u00eb fakultet, prind\u00ebrit e mi vendos\u00ebn t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-11159","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11159","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11159"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11159\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11159"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11159"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11159"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}