{"id":11149,"date":"2015-11-23T13:30:36","date_gmt":"2015-11-23T12:30:36","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11149"},"modified":"2015-11-23T10:51:02","modified_gmt":"2015-11-23T09:51:02","slug":"cfare-problemi-ka-kusheriri-im","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/cfare-problemi-ka-kusheriri-im\/","title":{"rendered":"\u00c7far\u00eb problemi ka kush\u00ebriri im?"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor! Jam nj\u00eb vajz\u00eb 27 vje\u00e7e nga Vlora. Kush\u00ebriri im i par\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 15 vje\u00e7 dhe vuan nga \u00e7rregullime psikologjike. Deri n\u00eb mosh\u00ebn 4-5 vje\u00e7are nuk kishte probleme, por tani nuk flet, nuk ha, tund kok\u00ebn n\u00ebse i flet dhe qesh, ose qan n\u00eb qoft\u00eb se e bezdis duke i folur. Prind\u00ebrit e kan\u00eb mbajtur shum\u00eb t\u00eb mbyllur dhe nuk e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb arg\u00ebtohej me shok\u00ebt, t\u00eb dilte me kush\u00ebrinjt\u00eb e tij. Shkoll\u00ebn e ka l\u00ebn\u00eb kur ishte n\u00eb klas\u00eb t\u00eb 6-t\u00eb, me sugjerim t\u00eb mjekut neurolog. Problemi \u00ebsht\u00eb se prind\u00ebrit e tij nuk e pranojn\u00eb problemin e tij si nj\u00eb s\u00ebmundje psikologjike. N\u00eb jav\u00ebt e fundit, fatkeq\u00ebsisht, babai i tij ka nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe e \u00ebma mendon po nj\u00ebsoj. Djali e kuptonte se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur, por nuk shprehej, nuk qante, nuk fliste, as hante. Disa dit\u00eb m\u00eb von\u00eb, pas vdekjes s\u00eb t\u00eb atit, pasi e \u00ebma i tha hapur q\u00eb i ati nuk ishte m\u00eb, filloi t\u00eb qante dhe donte t\u00eb largohej nga sht\u00ebpia. M\u00eb pas e \u00e7uam edhe n\u00eb varreza, ku filloi t\u00eb qante. Dometh\u00ebn\u00eb, me prind\u00ebrit e tij (me mamin) ai \u00ebsht\u00eb m\u00eb i hapur. Do t\u00eb doja nj\u00eb mendim nga ana juaj: \u00c7far\u00eb problemi ka ai? \u00cbsht\u00eb nj\u00eb problem psikologjik apo ka probleme mendore m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha? Pres p\u00ebrgjigjen tuaj. E lexoj shpesh faqen tuaj dhe e vler\u00ebsoj shum\u00eb. Faleminderit. <\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; E nderuar let\u00ebrshkruese, me sa kuptoj un\u00eb, kush\u00ebriri juaj 15 vje\u00e7ar mund t\u00eb mos ket\u00eb ndonj\u00eb s\u00ebmundje, por ka zhvillim t\u00eb vonuar, munges\u00eb intelekti, si dhe sindromin e \u201cmunges\u00ebs s\u00eb zellit\u201d ose t\u00eb \u201cfoles\u00eb boshe\u201d. Ju thoni se n\u00eb mosh\u00ebn parashkollore ai ka qen\u00eb i shkath\u00ebt dhe aktiv. Po ashtu n\u00eb let\u00ebr thoni se prind\u00ebrit e kan\u00eb mbajtur t\u00eb mbyllur dhe nuk e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb arg\u00ebtohej me shok\u00ebt, as edhe me kush\u00ebrinjt\u00eb e tij. K\u00ebt\u00eb faz\u00eb q\u00eb e keni shkruar ju, un\u00eb e p\u00ebrkthej: nuk e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u00eb zhvillohej e t\u00eb \u201cst\u00ebrvitej\u201d q\u00eb t\u00eb fitonte aft\u00ebsit\u00eb e tij sociale, pra, nuk e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb t\u00eb marr\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet \u201cd\u00ebftesa\u201d e rrug\u00ebs, mbasi k\u00ebtu q\u00ebndron edhe problemi pasi shkaku dhe pasoja jan\u00eb t\u00eb lidhura s\u00eb bashku. Meqen\u00ebse ai nuk u dukej prind\u00ebrve si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, ata nuk e lan\u00eb q\u00eb t\u00eb dilte jasht\u00eb&#8230; dhe ai u rrit pa e par\u00eb drit\u00ebn e diellit, ndaj nuk u b\u00eb si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt e as ka p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb kurr\u00eb po t\u00eb mbahet i mbyllur, i izoluar, gati si n\u00eb nj\u00eb kafaz. Un\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb ka konstatuar mjeku neurolog tek ai, por n\u00eb qoft\u00eb se ai nuk ka ndonj\u00eb epilepsi, nuk kishte pse t\u00eb hiqej nga shkolla q\u00eb n\u00eb klas\u00ebn e gjasht\u00eb, mund t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb pakt\u00ebn deri klas\u00ebn e n\u00ebnt\u00eb, pastaj mund t\u00eb futej n\u00eb ndonj\u00eb kurs p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb ndonj\u00eb profesion e p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb p\u00ebrshtatshme. Se ja, i vdiq babai, as n\u00ebna nuk do t\u00eb jetoj\u00eb sa ai, at\u00ebher\u00eb n\u00eb qoft\u00eb se ai nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb pun\u00eb t\u00eb dobishme, kush do ta mbaj\u00eb at\u00eb? Sot edhe f\u00ebmij\u00ebve autik\u00eb mjek\u00ebt po p\u00ebrpiqen t\u2019u m\u00ebsojn\u00eb disa aft\u00ebsi e jo m\u00eb atij q\u00eb arriti deri n\u00eb klas\u00eb t\u00eb gjasht\u00eb.<\/p>\n<p>Me t\u00eb drejt\u00eb, ju mund t\u00eb thoni se ai nuk \u00ebsht\u00eb i aft\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb&#8230; M\u00eb thoni, n\u00ebse un\u00eb them se at\u00eb nuk e lan\u00eb q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej i aft\u00eb p\u00ebr asgj\u00eb, sa % kam un\u00eb t\u00eb drejt\u00eb duke filluar nga zero deri te 100 %? Po t\u00eb ma sillni djalin q\u00eb ta shoh, besoj se do t\u2019ju bind! Mua m\u00eb kan\u00eb sjell\u00eb nj\u00eb djal\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilin prind\u00ebrit kishin menduar se ishte qullac, i s\u00ebmur\u00eb e me depresion dhe e kishin mbajtur vet\u00ebm mbyllur. Ata besonin se ai, po t\u00eb ecte, do t\u00eb rr\u00ebzohej&#8230; Ata u habit\u00ebn se si un\u00eb e aktivizova dhe e gjall\u00ebrova k\u00ebt\u00eb f\u00ebmij\u00eb me an\u00eb t\u00eb seancave tip \u201cloj\u00ebrash\u201d, aq sa ia m\u00ebsova edhe bi\u00e7iklet\u00ebn tek oborri im, brenda disa or\u00ebsh. Ata nuk u besonin syve kur e pan\u00eb. \u201c\u00c7far\u00eb i ke b\u00ebr\u00eb djalit?\u201d, m\u00eb pyeti e \u00ebma me lot n\u00eb sy. \u201c\u00c7far\u00eb nuk i keni b\u00ebr\u00eb ju?\u201d, iu p\u00ebrgjigja. Un\u00eb u thash\u00eb se kishin b\u00ebr\u00eb shum\u00eb gabim q\u00eb e kishin mbyllur at\u00eb n\u00eb at\u00eb q\u00eb quhet \u201czona e rehatis\u00eb s\u00eb keqe\u201d, pra, e keqp\u00ebrshtatjes, ku aft\u00ebsit\u00eb e tij duke mos vepruar, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk jan\u00eb zhvilluar, por jan\u00eb d\u00ebmtuar p\u00ebr shkak t\u00eb asaj q\u00eb quhet \u201catrofi\u201d. \u201cAtrofi\u201d do t\u00eb thot\u00eb pak\u00ebsim ose mpakje p\u00ebr shkak t\u00eb mosfunksionimit. Deri edhe kllo\u00e7ka i th\u00ebrret zogjt\u00eb p\u00ebr ta cop\u00ebtuar ata vet\u00eb nj\u00eb th\u00ebrrmij\u00eb, deri edhe macja, pasi ka kapur ndonj\u00eb mi, i l\u00eb macet e vogla q\u00eb t\u00eb st\u00ebrviten me t\u00eb. Deri edhe ulkonja u jep k\u00eblysh\u00ebve q\u00eb ta mbajn\u00eb nj\u00eb sheleg a qengj q\u00eb ka rr\u00ebmbyer, apo edhe tigri e luani t\u00eb vegjlit i m\u00ebsojn\u00eb me gjuetin\u00eb, p\u00ebrndryshe kur t\u00eb ndodh\u00eb \u201cshk\u00ebputja\u201d, dometh\u00ebn\u00eb, rritja, ata do t\u00eb ngordhnin po t\u00eb mos gjuanin. Kush i m\u00ebson k\u00ebto kafsh\u00eb q\u00eb t\u00eb veprojn\u00eb me kaq \u201cmen\u00e7uri\u201d edhe pse pa llogjik\u00ebn e njeriut dhe nga e din\u00eb ato se dhembshuria n\u00eb k\u00ebto raste \u00ebsht\u00eb nj\u00eb d\u00ebm e k\u00ebshilltar i keq? Kjo ka ndodhur deri diku edhe me f\u00ebmij\u00ebt e mi, t\u00eb cil\u00ebt duke qen\u00eb t\u00eb kulturuar si f\u00ebmij\u00eb \u201cprofesori\u201d, nuk duronin dot sjelljet ose fjalorin e rrug\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, sado koh\u00eb e err\u00ebt q\u00eb ishte, f\u00ebmij\u00ebt e udh\u00ebheq\u00ebsve b\u00ebnin shkolla t\u00eb nj\u00ebjta si ne, ose vinin n\u00eb aksione apo zboret ushtarake, pa asnj\u00eb favorizim. At\u00ebher\u00eb, p\u00ebrdorej shprehja \u201ckalitje p\u00ebrmes v\u00ebshtir\u00ebsive\u201d ose \u201cedukim n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs\u201d, nd\u00ebrsa sot, psikolog\u00ebt thon\u00eb se \u201c\u00e7do njeri, q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb jet\u00ebn, duhet t\u00eb kaloj\u00eb p\u00ebrmes dhimbjes\u201d.<\/p>\n<p>Mbaj mend n\u00eb shkoll\u00ebn e lart\u00eb se vet\u00eb djalit t\u00eb Mehmet Shehut, sot shkrimtari Bashkim Shehu, n\u00eb aksion p\u00ebr hapjen e hekurudh\u00ebs Fier-Ballsh, i ishin gjakosur duart duke punuar si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt dhe hante n\u00eb mensat e aksionit si t\u00eb tjer\u00ebt ose merrte me vete buk\u00eb e djath\u00eb dhe domate. Un\u00eb nuk e lavd\u00ebroj at\u00eb regjim dhe as nuk e di se si jetonin n\u00eb Bllok ata q\u00eb u d\u00ebnuan si bllokmen\u00eb ose bijt\u00eb e tyre, por di t\u00eb them se Blloku sot \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i \u201cpist\u00eb\u201d sepse para 23 vitesh u \u201c\u00e7lirua\u201d nga bllokmen\u00ebt, por u pushtua nga droga, alkoolet dhe e ashtuquajtura \u201cjeta e nat\u00ebs\u201d (m\u00eb mir\u00eb thuaj, jeta e err\u00ebt) dhe pik\u00ebrisht aty n\u00eb Bllok kan\u00eb ndodhur e po ndodhin shum\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnda, deri edhe vrasje apo vet\u00ebvrasje. Kaloj andej se e kam af\u00ebr sht\u00ebpis\u00eb dhe m\u00eb z\u00eb syri rini t\u00eb dhjamosur si t\u00eb p\u00ebrgjumur q\u00eb kalojn\u00eb aty me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra pa libra n\u00eb duar, por n\u00ebn tymra e q\u00eb ndodh t\u00eb ndotin edhe rrug\u00ebn aty. E \u00e7far\u00eb t\u00eb ardhmeje kan\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz t\u00eb rritur qullash\u00eb n\u00ebn er\u00ebrat e alkoolit, drog\u00ebs e duhanit? Pse prind\u00ebrit rob\u00ebtohen p\u00ebr vete dhe ua mbushin \u00e7do dit\u00eb kuletat k\u00ebtyre \u201cbyth\u00ebpabuk\u00ebsve\u201d pa ditur se \u00e7far\u00eb po b\u00ebjn\u00eb e ku ven\u00eb?! \u00c7\u2019duhet nj\u00eb i ri i cili nuk ka asnj\u00eb lloj suksesi as n\u00eb shkoll\u00eb, as n\u00eb pun\u00eb e nuk e vret mendjen q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb ndonj\u00eb profesion apo gjuh\u00eb t\u00eb huaj? Tani kur po shkruaj, i kujtoj spartakiadat, veprimtarit\u00eb fizike t\u00eb asaj kohe, deri edhe varkat te liqeni e xhirot e gjata n\u00eb Bulevardin e Madh. Pse jo, dita fillonte kudo me fizkultur\u00ebn e m\u00ebngjesit dhe them me vete: mjer\u00eb k\u00ebta njer\u00ebz sot q\u00eb po plaken vet\u00ebm se b\u00ebjn\u00eb jet\u00eb sedentare (kudo n\u00eb kolltuk), por edhe ushqehen me ushqime jo bio e me buk\u00ebn q\u00eb s\u2019dihet se nga \u00e7\u2019miell b\u00ebhet. Jan\u00eb braktisur fshatrat ku jan\u00eb puna dhe prodhimi i t\u00eb mirave materiale dhe njer\u00ebzit po ngjeshen si sardelet n\u00eb Tiran\u00eb, prandaj dhe te Blloku nuk gjen vend ku t\u00eb ulesh, n\u00eb vend q\u00eb kjo t\u00eb ndodhte n\u00eb biblioteka. N\u00eb at\u00eb koh\u00eb nuk p\u00ebrballohej korrja e grurit n\u00ebp\u00ebr fusha e sot po korret m\u00eb shum\u00eb drog\u00eb. Edhe zbori apo ushtria, sikur asnj\u00eb vler\u00eb t\u00eb mos kishin, kishin nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb madhe sepse ishin terapia m\u00eb e mir\u00eb kund\u00ebr dhjamosjes dhe inaktivitet fizik. Ajnshtajni ka th\u00ebn\u00eb se \u201casgj\u00eb nuk e d\u00ebmton njeriun m\u00eb shum\u00eb sesa inaktiviteti fizik\u201d.<\/p>\n<p>Mbaj mend n\u00eb shkoll\u00ebn e mesme m\u00ebsuesen e anglishtes Shpresa Marko, vajz\u00ebn e Rita Markos q\u00eb n\u00eb aksione apo zbore ishte po aq e thjesht\u00eb, vepruese dhe e palodhur si t\u00eb ishte e barabart\u00eb me ne nx\u00ebn\u00ebsit. Ajo vinte n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb ose me urban apo bi\u00e7iklet\u00eb, por jo me makin\u00ebn e babait, si\u00e7 veprojn\u00eb sot ca f\u00ebmij\u00eb politikan\u00ebsh t\u00eb cil\u00ebt s\u2019po l\u00ebn\u00eb pun\u00eb pa b\u00ebr\u00eb t\u00eb fshehur pas xhamave t\u00eb paduksh\u00ebm e targave t\u00eb makinave t\u00eb baballar\u00ebve t\u00eb tyre.<\/p>\n<p>E nderuara let\u00ebrshkruese, jua shkrova t\u00eb gjitha k\u00ebto sepse at\u00eb djalin 15 vje\u00e7ar ju do ta nxirrni jasht\u00eb jet\u00ebs n\u00eb qoft\u00eb se nuk e m\u00ebsoni t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb apo t\u00eb marr\u00eb profesion, pse jo edhe karrocier apo t\u00eb ruaj\u00eb pulat e detit, sepse duke e mbajtur t\u00eb \u201cmbyllur\u201d, do ta b\u00ebni gjithmon\u00eb t\u00eb \u201cs\u00ebmur\u00eb\u201d e t\u00eb paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb jetuar. K\u00ebto jan\u00eb m\u00eb shum\u00eb probleme \u201cpsikologjike\u201d t\u00eb prind\u00ebrve sesa t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve sepse n\u00eb Dib\u00ebr thon\u00eb \u201cf\u00ebmij\u00ebs mos i l\u00ebr pasuri, por jepi dituri e aft\u00ebsi\u201d. Dihet se amerikani nuk t\u00eb fal nj\u00eb peshk, por t\u00eb m\u00ebson se si ta z\u00ebsh nj\u00eb peshk. Mjer\u00eb ata q\u00eb nuk p\u00ebrgatiten e nuk i p\u00ebrgatisin p\u00ebr jet\u00ebn. Sa m\u00eb shpejt, sa nuk \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr von\u00eb, mos e b\u00ebni \u201cinvalid\u201d k\u00ebt\u00eb 15 vje\u00e7ar!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje doktor! Jam nj\u00eb vajz\u00eb 27 vje\u00e7e nga Vlora. Kush\u00ebriri im i par\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 15 vje\u00e7 dhe vuan nga \u00e7rregullime psikologjike. Deri n\u00eb mosh\u00ebn 4-5 vje\u00e7are nuk kishte probleme, por tani nuk flet, nuk ha, tund kok\u00ebn n\u00ebse i flet dhe qesh, ose qan n\u00eb qoft\u00eb se e bezdis duke i folur. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-11149","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11149","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11149"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11149\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11149"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11149"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11149"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}