{"id":11135,"date":"2015-11-20T15:30:36","date_gmt":"2015-11-20T14:30:36","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11135"},"modified":"2015-11-20T13:06:35","modified_gmt":"2015-11-20T12:06:35","slug":"tradhtoj-pas-kraheve-te-gruas-e-te-shokut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/tradhtoj-pas-kraheve-te-gruas-e-te-shokut\/","title":{"rendered":"Tradhtoj pas krah\u00ebve t\u00eb gruas e t\u00eb shokut"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb burr\u00eb, ta them tro\u00e7, n\u00eb pik\u00eb t\u00eb hallit. Ndoshta do t\u00eb surprizoheni q\u00eb po jua them kaq hapur dhe n\u00eb fillim, por nuk e di si mund t\u00eb shprehem ndryshe. Jam 50 vje\u00e7 dhe sigurisht q\u00eb jam i martuar, se po t\u00eb mos isha, do t\u00eb p\u00ebrjetoja \u00e7do gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00eb sillte jeta. N\u00eb fakt, nuk jam martuar fort i ri, por p\u00ebr \u00e7udi, nuk kam patur aq raste sa kam patur kur u martova. Q\u00eb t\u00eb mos ju lodh shum\u00eb me gjith\u00eb k\u00ebto mendime q\u00eb kam n\u00eb kok\u00eb, po ju tregoj historin\u00eb q\u00eb m\u00eb ndodhi k\u00ebt\u00eb ver\u00eb e m\u00eb ka trullosur k\u00ebshtu.<\/p>\n<p>Un\u00eb punoj n\u00eb shtet dhe gruaja ime gjithashtu. Kemi nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb, nj\u00eb vajz\u00eb, e cila tani \u00ebsht\u00eb 15 vje\u00e7e. N\u00eb pun\u00eb kam shoq\u00ebri t\u00eb mir\u00eb dhe ndjehemi mir\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin, koleg\u00ebt. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, vendos\u00ebm tre shok\u00ebt q\u00eb jemi si m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb, t\u00eb shkonim me pushime s\u00eb bashku. Edhe grat\u00eb, pak a shum\u00eb, njihen nga disa mbr\u00ebmje q\u00eb kemi organizuar si institucion. Jo se kan\u00eb ndonj\u00eb af\u00ebrsi kushedi se \u00e7far\u00eb, por nuk jan\u00eb komplet t\u00eb panjohura p\u00ebr nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. N\u00eb fillim, kur i thash\u00eb gruas p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb, ajo m\u00eb pa e habitur.<\/p>\n<p>&#8211; Keni luajtur mendsh?! Nj\u00ebher\u00eb n\u00eb vit kemi pushime e ato t\u2019i kalojm\u00eb me njer\u00ebz q\u00eb nuk i njohim?! \u00c7\u2019jan\u00eb k\u00ebto kalamall\u00ebqe q\u00eb b\u00ebni?<\/p>\n<p>&#8211; Po ne t\u00eb tre jemi shum\u00eb shok\u00eb dhe ju t\u00eb treja jeni njohur me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>&#8211; Po, po, t\u00eb njohur! Ne s\u2019po njohim komshinjt\u00eb e jo m\u00eb ato q\u00eb a i kam takuar a s\u2019i kam takuar gjithsej nja 10 her\u00eb. Nejse, b\u00ebni \u00e7\u2019t\u00eb doni, un\u00eb nuk ta prish ty asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E dija se ti do t\u00eb ishe e para q\u00eb do t\u00eb thoje \u201cpo\u201d! &#8211; i thash\u00eb i g\u00ebzuar q\u00eb e zgjidha k\u00ebt\u00eb problem. Tani do prisja vet\u00ebm p\u00ebrgjigjet e shok\u00ebve. Nj\u00ebra nga grat\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb \u201cpo\u201d, nd\u00ebrsa tjetra ende nuk kishte dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje. Ajo quhet Eva e dukej si mendjemadhe dhe kur takoheshim t\u00eb gjasht\u00eb, ajo rrinte si indiferente, ndoshta ngaq\u00eb ishte m\u00eb e re se grat\u00eb tona. Nejse, shoku ia mbushi mendjen dhe k\u00ebshtu e lam\u00eb t\u00eb shkonim me makinat tona n\u00ebp\u00ebr veri t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb e m\u00eb pas t\u00eb kalonim kufirin e t\u00eb shkonim nga Italia deri n\u00eb Franc\u00eb. T\u00eb treja \u00e7iftet ishim n\u00eb gjendje t\u00eb mir\u00eb ekonomike, k\u00ebshtu q\u00eb kjo gj\u00eb nuk do t\u00eb ishte problem.<\/p>\n<p>Dhe erdhi dita p\u00ebr t\u2019u nisur n\u00eb k\u00ebt\u00eb udh\u00ebtim q\u00eb p\u00ebr mua do t\u00eb isht\u00eb nj\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dyfishe, por me pasoja. Rruga ishte e gjat\u00eb dhe t\u00eb tre kishim marr\u00eb makinat tona e ndaleshim n\u00eb disa pika p\u00ebr t\u2019u \u00e7lodhur e p\u00ebr t\u00eb shijuar peizazhe t\u00eb mrekullueshme. Kjo ishte nj\u00eb nisje shum\u00eb e bukur dhe q\u00eb premtonte shum\u00eb.<\/p>\n<p>Nat\u00ebn e par\u00eb ndaluam n\u00eb nj\u00eb hotel e pasi u \u00e7lodh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr dhoma shum\u00eb t\u00eb bukura e me kushte fantastike, u ul\u00ebm posht\u00eb t\u00eb hanim dark\u00eb. Ishim tre \u00e7ifte gati t\u00eb s\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs mosh\u00eb, vet\u00ebm se, si\u00e7 ju thash\u00eb, nj\u00ebri e kishte gruan m\u00eb t\u00eb re se tonat. H\u00ebngr\u00ebm dark\u00eb, pim\u00eb nga pak ver\u00eb e \u00e7do gj\u00eb shkoi p\u00ebr bukuri. Gruaja ime dhe e shokut tim q\u00eb ishim moshatare u ngjit\u00ebn shpejt n\u00eb dhom\u00eb se ishin t\u00eb lodhura e po i merrte gjumi, nd\u00ebrsa Eva tha se ndihej p\u00ebr mrekulli e nuk kishte nd\u00ebrmend t\u00eb flinte kaq her\u00ebt.<\/p>\n<p>M\u00eb b\u00ebri shum\u00eb p\u00ebrshtypje ky q\u00ebndrim i saj, por mendova se mosha b\u00ebn pun\u00ebn e saj. Ajo q\u00ebndroi deri n\u00eb fund, kur ne shkuam t\u00eb flinim. Edhe pse kishte pir\u00eb sa ne, ende nuk dukej e dehur, madje i kishte r\u00ebn\u00eb nj\u00eb nur i bukur q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb mos guxoja t\u2019ia hidhja syt\u00eb se kisha frik\u00eb se mos gaboja nga dehja. Kur shkova n\u00eb dhom\u00eb, gruaja ime ishte n\u00eb gjum\u00eb t\u00eb thell\u00eb. Ashtu e sh\u00ebndosh\u00eb si \u00ebsht\u00eb ajo, me g\u00ebrhimat e saj, b\u00ebri t\u00eb mos m\u00eb merrte gjumi. U ngrita dhe dola nga dhoma. Ishte ora nja 3 e nat\u00ebs dhe bari poshte ishte ende hapur. Kisha pir\u00eb shum\u00eb, por nuk do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte gj\u00eb dhe nj\u00eb got\u00eb tjet\u00ebr. U ula t\u00eb pija te banaku ku si p\u00ebr \u00e7udi n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb banakut pash\u00eb Ev\u00ebn. Edhe ajo po pinte. Sa m\u00eb pa, u afrua dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Edhe ty nuk t\u00eb z\u00eb gjumi?<\/p>\n<p>&#8211; Jo, &#8211; i thash\u00eb me gjysm\u00eb z\u00ebri. &#8211; kam pir\u00eb shum\u00eb dhe e kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb fle kur jam kaq i pir\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Po nuk gjete ngush\u00ebllim n\u00eb krevat? &#8211; tha ajo dhe e di se ishte e pir\u00eb e k\u00ebto fjal\u00eb i dol\u00ebn nga pija.<\/p>\n<p>&#8211; Haha, nuk jemi t\u00eb rinj si ti q\u00eb t\u00eb gjejm\u00eb ngush\u00ebllimin n\u00eb krevat. Tani jemi si v\u00eblla e mot\u00ebr. &#8211; Edhe un\u00eb, i dehur, po flisja \u00e7far\u00eb m\u00eb vinte nga goja. T\u00eb dy po flisnim me karta hapur.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk e kuptoj k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb kur thon\u00eb se jan\u00eb si mot\u00ebr e v\u00eblla. Si mund t\u00eb jetosh k\u00ebshtu?<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb m\u2019u kujtua mua.<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb ne q\u00eb jemi t\u00eb vjet\u00ebr, po ti pse nuk gjete ngush\u00ebllim n\u00eb krevat? Tani duhej t\u00eb ishe krah burrit t\u00ebnd.<\/p>\n<p>&#8211; Tani na shkrive. At\u00eb e merr gjumi n\u00eb k\u00ebmb\u00eb e jo m\u00eb n\u00eb krevat. Nuk e vure re q\u00eb kur ishte k\u00ebtu po flinte n\u00eb tavolin\u00eb?! Nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr qejf ai! Ja, t\u00eb ishe ti burri im, tani do ishim n\u00eb rregull. Haha sa shkojm\u00eb ne t\u00eb dy!<\/p>\n<p>&#8211; Ne t\u00eb dy?! &#8211; b\u00ebra si i habitur, por n\u00eb fakt kjo m\u00eb kishte shkuar n\u00eb mendje edhe mua qysh kur e kisha par\u00eb p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e m\u00eb ishte shtuar m\u00eb shum\u00eb kur e pash\u00eb se sa qejf e kishte pijen dhe sa e zgjuar ishte n\u00eb muhabet, por duhej t\u00eb b\u00ebja sikur nuk po e kuptoja.<\/p>\n<p>&#8211; Po ja, tani ne jemi t\u00eb dy n\u00eb k\u00ebmb\u00eb pas gjith\u00eb atij alkooli q\u00eb kemi n\u00eb trup.<\/p>\n<p>&#8211; E v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb! N\u00eb fakt, edhe un\u00eb u habita se si nj\u00eb grua mund t\u00eb pij\u00eb kaq shum\u00eb e t\u00eb jet\u00eb prap\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Dhe e gatshme p\u00ebr gjith\u00e7ka, harrove?!<\/p>\n<p>&#8211; Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? &#8211; fillova dhe un\u00eb t\u00eb shprehesha hapur. &#8211; Gjith\u00e7ka, gjith\u00e7ka?<\/p>\n<p>&#8211; Pa dyshim! \u00c7far\u00eb, do t\u00eb m\u00eb v\u00ebsh n\u00eb prov\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht!<\/p>\n<p>Me k\u00ebt\u00eb lloj muhabeti ne p\u00ebrfunduam n\u00eb nj\u00eb puthje t\u00eb zjarrt\u00eb dhe ky ishte nj\u00eb hap drejt nj\u00eb dy- or\u00ebshi t\u00eb zjarrt\u00eb mes nesh. Nuk e di si nuk u zgjua njeri e t\u00eb na zinte mat n\u00eb dhom\u00ebn e atij hoteli. Ndoshta ishte fati i mir\u00eb apo i keq, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka, por un\u00eb u ndjeva sikur isha 20 vje\u00e7. Pataj u kthyem n\u00ebp\u00ebr dhoma dhe gruaja ime ishte ende n\u00eb gjum\u00eb. Ishte gati m\u00ebngjes dhe un\u00eb u shtriva t\u00eb flija sikur kisha nj\u00eb jav\u00eb pa gjum\u00eb. Megjith\u00ebse sapo kisha b\u00ebr\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat, gjumi m\u00eb mori top. N\u00eb m\u00ebngjes m\u00eb ngriti gruaja:<\/p>\n<p>&#8211; Zgjohu, gjumash! P\u00ebr gjum\u00eb kemi ardhur k\u00ebtu? &#8211; po b\u00ebnte shaka ajo, pa e ditur se \u00e7far\u00eb kishte ndodhur gjat\u00eb nat\u00ebs, kur ajo po flinte e qet\u00eb.<\/p>\n<p>Mezi u ngrita dhe zbrit\u00ebm n\u00eb holl. U bashkuam t\u00eb gjith\u00eb. Edhe Eva ishte ngritur dhe dukej sikur ishte n\u00eb rregull. Vet\u00ebm un\u00eb e dija sa pak kishte fjetur dhe sa shum\u00eb kishte pir\u00eb, por ajo dukej si kukull, a thua se kishte fjetur 12 or\u00eb ajo e jo gruaja ime. Ndoshta po b\u00ebj gabim q\u00eb po flas k\u00ebshtu p\u00ebr gruan time, por k\u00ebshtu ishte e v\u00ebrteta. Ajo mbante t\u00eb nj\u00ebjtin q\u00ebndrim si m\u00eb par\u00eb, sikur nuk kishte ndodhur asgj\u00eb. Aq bukur sillej, sa gati-gati mendoja se kisha par\u00eb \u00ebnd\u00ebrr e jo se kishte ndodhur n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, por ajo, kur po b\u00ebheshim gati t\u00eb niseshim p\u00ebr t\u00eb vizituar disa vende turistike, m\u00eb dha nj\u00eb shenj\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se nata e m\u00ebparshme nuk kishte qen\u00eb \u00ebnd\u00ebrr.<\/p>\n<p>&#8211; Po sonte, si do t\u00eb takohemi? Mendo ndonj\u00eb gj\u00eb gjat\u00eb dit\u00ebs dhe m\u00eb thuaj. Mezi po pres takimin tjet\u00ebr. \u2013 gjeti ajo rastin t\u00eb m\u00eb thoshte kur ishte pran\u00eb meje.<\/p>\n<p>Nuk fola se nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb thosha, megjithat\u00eb gjith\u00eb trupi m\u2019u pushtua nga ajo ndjenj\u00eb e fuqishme q\u00eb kisha kaluar nj\u00eb nat\u00eb m\u00eb par\u00eb. E p\u00ebrgatita planin dhe u takuam n\u00eb nj\u00eb vend pasi t\u00eb gjith\u00eb kishin fjetur. Nuk e di \u00e7\u2019t\u2019ju them p\u00ebr momentet q\u00eb kaloja me t\u00eb. Nuk m\u00eb binte nd\u00ebrmend se isha i martuar apo se ajo ishte gruaja e shokut. P\u00ebrjetoja \u00e7do \u00e7ast dhe m\u00eb dukej sikur koha me t\u00eb ishte e \u00e7muar si floriri. \u00c7do sekond\u00eb m\u00eb dukej e magjishme. E k\u00ebshtu, kaluan pushimet e mia, i magjepsur nga vendet q\u00eb vizitoja dhe nga net\u00ebt e kaluara me k\u00ebt\u00eb mrekulli t\u00eb quajtur Eva.<\/p>\n<p>Fati m\u00eb ndihmoi q\u00eb t\u00eb mos e zbulonte askush. E di se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gabim i madh ai q\u00eb po i b\u00ebja gruas e shokut, por nuk mund t\u00eb rezistoja e t\u2019i thoja \u201cjo\u201d asaj femre.<\/p>\n<p>Nejse, u kthyem n\u00eb Shqip\u00ebri, ku nuk e dija se si do t\u00eb shkonte kjo pun\u00eb. Ngush\u00eblloja veten se edhe po t\u00eb mbaronte me kaq, kisha mjaft p\u00ebr mosh\u00ebn time. Por jo. Nj\u00eb dit\u00eb ajo m\u00eb mori n\u00eb telefon dhe m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; Si mendon? Ke qejf ta vazhdojm\u00eb at\u00eb q\u00eb nis\u00ebm apo do ta mbyllim me kaq?<\/p>\n<p>&#8211; Si mendon se nuk dua?! Ti ke sjell\u00eb pranver\u00ebn n\u00eb jet\u00ebn time. Mezi e prisja telefonat\u00ebn t\u00ebnde!<\/p>\n<p>&#8211; Epo, takohemi at\u00ebher\u00eb n\u00eb or\u00ebn 3 q\u00eb t\u00eb mos biem n\u00eb sy!<\/p>\n<p>&#8211; Mir\u00eb thua, q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi n\u00eb orar.<\/p>\n<p>Po prisja me padurim or\u00ebn tre dhe n\u00eb or\u00ebn dy e gjys\u00ebm i thash\u00eb shokut:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb duhet t\u00eb marr leje q\u00eb t\u00eb shkoj e t\u00eb marr nja dy certifikata q\u00eb m\u00eb duhen p\u00ebr vajz\u00ebn. Ia kan\u00eb k\u00ebrkuar n\u00eb shkoll\u00eb. Do m\u00eb mbulosh n\u00ebse m\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb?<\/p>\n<p>&#8211; E \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb ajo fjal\u00eb more burr\u00eb? Ik e mbaro pun\u00eb!<\/p>\n<p>Edhe pse ai nuk dinte asgj\u00eb, m\u2019u duk vetja shum\u00eb i ul\u00ebt. Po shkoja tek e shoqja e ai m\u00eb konsideronte si v\u00eblla e jo si shok, por magneti Eva m\u00eb t\u00ebrhiqte deri n\u00eb marr\u00ebzi.<\/p>\n<p>E \u00e7far\u00eb t\u2019ju them m\u00eb tep\u00ebr? Kjo telenovel\u00eb vazhdon, se tamam si nj\u00eb telenovel\u00eb \u00ebsht\u00eb e nuk di si t\u00eb b\u00ebj. Nuk mund t\u2019i them jo asaj femre dhe k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb q\u00eb ndjej kur jam me t\u00eb, nd\u00ebrsa nga ana tjet\u00ebr po zhytem n\u00eb \u201cllum\u201d, n\u00eb nj\u00eb faj q\u00eb nuk e di ku do t\u00eb m\u00eb nxjerr\u00eb. Kjo ishte historia ime. Tani, ju mund ta gjykoni si t\u00eb doni!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; Un\u00eb q\u00eb po ju shkruaj jam nj\u00eb burr\u00eb, ta them tro\u00e7, n\u00eb pik\u00eb t\u00eb hallit. Ndoshta do t\u00eb surprizoheni q\u00eb po jua them kaq hapur dhe n\u00eb fillim, por nuk e di si mund t\u00eb shprehem ndryshe. Jam 50 vje\u00e7 dhe sigurisht q\u00eb jam i martuar, se po t\u00eb mos isha, do t\u00eb p\u00ebrjetoja [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-11135","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11135","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11135"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11135\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11135"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11135"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11135"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}