{"id":11122,"date":"2015-11-19T16:30:49","date_gmt":"2015-11-19T15:30:49","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11122"},"modified":"2015-11-19T11:57:36","modified_gmt":"2015-11-19T10:57:36","slug":"shpjegimi-i-endrrave-tuaja-120","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/shpjegimi-i-endrrave-tuaja-120\/","title":{"rendered":"Shpjegimi i endrrave tuaja&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong>M\u00eb q\u00eblloi<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur ecja rrug\u00ebs dhe takova disa shoqe q\u00eb i kam patur n\u00eb gjimnaz. Duke ikur, ndjeja v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb l\u00ebvizje, pengohesha dhe ecja zvarr\u00eb. Duke ikur me dy shoqe, na doli p\u00ebrpara nj\u00eb kamion i madh, brenda t\u00eb cilit ishte nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb donte t\u00eb vriste shoqen time p\u00ebr hakmarrje. Ai na q\u00eblloi me automatik dhe na vrau t\u00eb trejave. Ndjeva dhimbje n\u00eb kraharor dhe kuptova se do t\u00eb vdisja. <\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Gjat\u00eb jet\u00ebs suaj do t\u00eb hasni disa v\u00ebshtir\u00ebsi. Ecjet n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr kan\u00eb lidhje me hapat q\u00eb hidhni n\u00eb jet\u00eb n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Nd\u00ebrsa p\u00ebrsa i p\u00ebrket vrasjes, burrit t\u00eb panjohur etj. \u00ebndrra ka p\u00ebrs\u00ebri lidhje me jet\u00ebn tuaj, e cila shpeshher\u00eb nd\u00ebrlikohet, por m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb sesa prej jush. Duhet t\u00eb q\u00ebndroni larg personave problematik\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos d\u00ebmtoheni ju. Vrasja, edhe pse keni ndjer\u00eb dhimbje, tregon fundin e nj\u00eb problemi. Ndon\u00ebse keni ndjer\u00eb dhimbje, p\u00ebrs\u00ebri ju do t\u00eb dilni e fituar, do t\u2019ia dilni mban\u00eb n\u00eb fund dhe gjith\u00e7ka do ta lini mbrapa, \u00e7far\u00ebdo t\u00eb jet\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Shikimi nga dritarja dhe i dashuri<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; Isha n\u00eb dritare, e qeshur dhe po prisja t\u00eb dashurin. Pash\u00eb t\u00eb dashurin i cili kishte nj\u00eb lule n\u00eb dor\u00eb dhe erdhi n\u00eb drejtimin tim, mir\u00ebpo nuk ma dha lulen, por p\u00ebrqafoi nj\u00eb fem\u00ebr tjet\u00ebr dhe m\u00eb ktheu shpin\u00ebn, duke u kthyer nga erdhi. Un\u00eb fillova t\u00eb qaja dhe shpeshher\u00eb m\u00eb q\u00ebllon q\u00eb e shikoj duke dashur t\u2019i kap dor\u00ebn, nd\u00ebrsa ai m\u00eb rr\u00ebshqet dhe m\u00eb largohet me nj\u00eb ftoht\u00ebsi t\u00eb madhe ndaj meje. \u00c7far\u00eb parashikimi ka, ju lutem, se jam e m\u00ebrzitur? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; E nderuar vajz\u00eb, shikimi n\u00eb dritare n\u00ebnkupton shpresat tuaja p\u00ebr t\u00eb patur nj\u00eb lidhje t\u00eb sh\u00ebndetshme me personin e zemr\u00ebs, mund\u00ebsit\u00eb dhe m\u00ebnyr\u00ebn e perceptimit tuaj p\u00ebr realitetin. Ju e prisni duke qeshur sepse realisht e doni shum\u00eb, por ama n\u00eb realitet ndiheni pak e zhg\u00ebnjyer n\u00eb vetvete, sepse ajo \u00e7far\u00eb \u00ebnd\u00ebrroni me k\u00ebt\u00eb person, nuk ju p\u00ebrmbushet ashtu si\u00e7 d\u00ebshironi. Ai p\u00ebrqafon nj\u00eb tjet\u00ebr, ju kthen shpin\u00ebn e ju injoron. Kjo p\u00ebrfaq\u00ebson frik\u00ebn tuaj ndaj atij personi; keni frik\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb do t\u2019ju braktis\u00eb dhe k\u00ebt\u00eb gj\u00eb e reflektoni edhe n\u00eb lidhjen tuaj, gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn duhet t\u00eb keni kujdes. E qara \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj ngush\u00ebllimi dhe ju paralajm\u00ebron se ka ardhur koha t\u00eb balanconi jet\u00ebn tuaj, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb shmangni frik\u00ebn dhe t\u00eb mos krijoni shum\u00eb var\u00ebsi ndaj atij personi. Asgj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb jet\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb jeni e p\u00ebrgatitur. N\u00ebse ai ju krijon kaq shum\u00eb pasiguri dhe frik\u00eb, at\u00ebher\u00eb shikoni se \u00e7far\u00eb nuk shkon dhe filloni t\u00eb doni qet\u00ebsin\u00eb tuaj n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb. Q\u00ebndrojini pak m\u00eb indiferente dhe mos i shfaqni m\u00eb frik\u00eb. Kjo do t\u00eb jet\u00eb fitorja juaj ndaj tij. N\u00ebse ai \u00ebsht\u00eb person me karakter, do t\u00eb jet\u00eb pran\u00eb jush. N\u00ebse reagon ndryshe, at\u00ebher\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebr ju.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb q\u00eblloi &#8211; Kam par\u00eb n\u00eb \u00ebnd\u00ebrr sikur ecja rrug\u00ebs dhe takova disa shoqe q\u00eb i kam patur n\u00eb gjimnaz. Duke ikur, ndjeja v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb l\u00ebvizje, pengohesha dhe ecja zvarr\u00eb. Duke ikur me dy shoqe, na doli p\u00ebrpara nj\u00eb kamion i madh, brenda t\u00eb cilit ishte nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb donte t\u00eb vriste shoqen time p\u00ebr [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[91,219],"tags":[],"class_list":["post-11122","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-endrra","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11122","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11122"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11122\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11122"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11122"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11122"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}