{"id":11106,"date":"2015-11-18T16:30:33","date_gmt":"2015-11-18T15:30:33","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11106"},"modified":"2015-11-18T12:35:25","modified_gmt":"2015-11-18T11:35:25","slug":"a-mund-te-hapet-gjyq-ndaj-meje-dhe-une-te-mos-jem-ne-dijeni","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/a-mund-te-hapet-gjyq-ndaj-meje-dhe-une-te-mos-jem-ne-dijeni\/","title":{"rendered":"A mund t\u00eb hapet gjyq ndaj meje dhe un\u00eb t\u00eb mos jem n\u00eb dijeni?"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; Jam A. nga Tirana dhe kam nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb cilit nuk po i jap dot zgjidhje. Kam patur nj\u00eb num\u00ebr me kontrat\u00eb n\u00eb kompanin\u00eb celulare AMC t\u00eb cilin vendosa t\u00eb mos e p\u00ebrdor m\u00eb pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha ngusht\u00eb ekonomikisht. N\u00eb fakt, un\u00eb nuk shkova ta mbyllja tek AMC-ja, por thjesht e fika dhe nuk e p\u00ebrdora m\u00eb. K\u00ebshtu, un\u00eb nuk pagova dy muajt e fundit p\u00ebr arsyen se s\u2019kisha lek\u00eb. Kjo ka ndodhur n\u00eb vitin 2009. Gjithmon\u00eb kam dashur t\u00eb shkoj ta paguaj detyrimin q\u00eb kisha n\u00eb AMC mir\u00ebpo, h\u00eb sot, h\u00eb nes\u00ebr dhe harrova derisa shkova n\u00eb shtator t\u00eb k\u00ebtij viti. Pasi b\u00ebra pages\u00ebn, punonj\u00ebsja e dyqanit m\u00eb tha se emri im ishte n\u00eb list\u00ebn e emrave q\u00eb AMC-ja i kishte kaluar n\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb p\u00ebrmbarimi p\u00ebr t\u00eb mbledhur parat\u00eb e prapambetura. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb tha q\u00eb n\u00eb emrin tim ishte hapur edhe gjyq dhe se un\u00eb duhet t\u00eb shkoja t\u00eb paguaja, p\u00ebrve\u00e7 fatur\u00ebs q\u00eb e pagova, edhe studion p\u00ebrmbarimore. U interesova te zyra p\u00ebrmbarimore dhe p\u00ebrgjigjja e tyre ishte se duhet t\u00eb paguaja detyrimin ndaj AMC-s\u00eb, detyrimin ndaj zyr\u00ebs p\u00ebrmbarimore, si dhe detyrimin ndaj nj\u00eb avokati q\u00eb gjykata m\u00eb kishte caktuar p\u00ebr n\u00eb gjyq, gjyq p\u00ebr t\u00eb cilin un\u00eb nuk kam patur asnj\u00ebher\u00eb dijeni. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb than\u00eb q\u00eb kishin bllokuar dokumentet e makin\u00ebs q\u00eb e kam n\u00eb emrin tim. A ka mund\u00ebsi t\u00eb ndodh\u00eb gjith\u00eb kjo situat\u00eb e cila mua m\u00eb duket absurde? A mund t\u00eb hapet gjyq dhe un\u00eb t\u00eb mos kem dijeni? A duhet t\u00eb shkoj un\u00eb t\u00eb paguaj n\u00eb zyr\u00ebn e p\u00ebrmbarimit? A \u00ebsht\u00eb shkelur ndonj\u00eb e drejt\u00eb e imja n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast?<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Av. Vera Xhafaj \u201cElite Lavv Office\u201d Cel. +355 69 81 81 801:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje i nderuar zonj\u00eb\/zot\u00ebri A. P\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme, gjithkujt mund t\u2019i ndodh\u00eb t\u00eb mos i paguaj\u00eb detyrimet n\u00eb koh\u00eb, por i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi q\u00eb n\u00eb nj\u00eb nga dit\u00ebt sa m\u00eb af\u00ebr t\u00eb jet\u00eb e mundur, t\u00eb shlyhen k\u00ebto detyrime t\u00eb prapambetura. P\u00ebr neglizhenc\u00ebn, harres\u00ebn apo pamund\u00ebsin\u00eb tuaj financiare (argument i cili sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, nuk b\u00ebn ndonj\u00eb ndryshim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen) ju jeni ndodhur n\u00eb nj\u00eb situat\u00eb e cila ju ka sjell\u00eb pasoja financiare akoma m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha sesa thjesht nj\u00eb fatur\u00eb telefonike. Arsyetimi p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjen tuaj fillon q\u00eb nga momenti q\u00eb ju keni firmosur nj\u00eb kontrat\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e numrit celular me ish-kompanin\u00eb telefonike AMC (tani T Mobile), kontrat\u00eb e cila i ka dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn kompanis\u00eb celulare t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb p\u00ebrmbushjen e detyrimit nga ana juaj kundrejt saj. Kjo e drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb ushtruar nga AMC-ja, e cila bazuar n\u00eb Ligjin \u201cP\u00ebr komunikimet elektronike n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d si dhe n\u00eb Ligjin \u201cP\u00ebr sh\u00ebrbimin p\u00ebrmbarimor gjyq\u00ebsor n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb\u201d, ka kontaktuar Zyr\u00ebn P\u00ebrmbarimore. Detyr\u00eb e k\u00ebsaj t\u00eb fundit \u00ebsht\u00eb mbledhja e debive nga debitor\u00ebt e kreditorit i cili i v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje k\u00ebto zyra. Zyra P\u00ebrmbarimore, me t\u00eb marr\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn nga kreditori (konkretisht, AMC) ka nisur procedurat p\u00ebrmbarimore. Ka filluar me \u201cLajm\u00ebrimin p\u00ebr ekzekutimin vullnetar\u201d sipas t\u00eb cilit debitorit (konkretisht juve) i lihet nj\u00eb afat prej 10 dit\u00ebsh p\u00ebr ta shlyer detyrimin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb vullnetare. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, debitori paguan vet\u00ebm shum\u00ebn q\u00eb ka konkretisht e cila nuk e p\u00ebrfshin tarif\u00ebn e zyr\u00ebs p\u00ebrmbarimore, pasi n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs e paguan kreditori. N\u00eb rast se debitori nuk e paguan detyrimin vullnetarisht brenda afatit, at\u00ebher\u00eb zyra p\u00ebrmbarimore del me \u201cVendimin p\u00ebr ekzekutimin e detyruesh\u00ebm\u201d, pas t\u00eb cilit ligj\u00ebrisht, zyra e p\u00ebrmbarimit ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb bllokoj\u00eb t\u00eb gjitha llogarit\u00eb q\u00eb disponon debitori, duke ekzekutuar vet\u00ebm shum\u00ebn sa \u00ebsht\u00eb detyrimi dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb t\u00eb procedur\u00ebs, shum\u00ebs i shtohet edhe tarifa p\u00ebrmbarimore. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, Zyra e P\u00ebrmbarimit ka t\u00eb drejt\u00ebn ligjore t\u00eb bllokoj\u00eb \u00e7do pasuri tjet\u00ebr e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb debitorit e cila m\u00eb mbrapa del n\u00eb ankand n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nga shitja e saj t\u00eb paguhet detyrimi i debitorit ndaj kreditorit. Me sa m\u00eb that\u00eb m\u00eb sip\u00ebr, juve ju kan\u00eb bllokuar dokumentet e makin\u00ebs. M\u00eb lejoni t\u2019ju them se ky bllokim \u00ebsht\u00eb totalisht ligjor, mir\u00ebpo, duke qen\u00eb se ju po m\u00eb thoni q\u00eb nuk keni patur dijeni p\u00ebr asnj\u00eb gjyq q\u00eb \u00ebsht\u00eb hapur n\u00eb emrin tuaj, at\u00ebher\u00eb un\u00eb kuptoj q\u00eb di\u00e7ka nuk ka shkuar mir\u00eb n\u00eb procedurat e zyr\u00ebs p\u00ebrmbarimore.<\/p>\n<p>&#8211; Sipas Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, zyra e p\u00ebrmbarimit e ka patur detyrim ligjor t\u00eb gjej\u00eb adres\u00ebn tuaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u2019ju vinte n\u00eb dijeni p\u00ebr faktin se ndaj jush po fillojn\u00eb disa procedura p\u00ebrmbarimore. Ata duhet t\u2019i kishin ezauruar t\u00eb gjitha etapat e gjetjes s\u00eb adres\u00ebs tuaj. Duhet t\u00eb kishin nisur shkres\u00eb zyrtare pran\u00eb Drejtoris\u00eb s\u00eb Policis\u00eb, e cila ka kompetenc\u00ebn q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet Regjistrit Elektronik t\u00eb Gjendjes Civile t\u00eb gjej\u00eb adres\u00ebn e secilit shtetas shqiptar. N\u00eb rast se edhe adresa e gjetur nga policia ka rezultuar e gabuar, at\u00ebher\u00eb zyra p\u00ebrmbarimore duhet t\u00eb gjej\u00eb adres\u00ebn e pun\u00ebs s\u00eb fundit t\u00eb debitorit. N\u00eb rast se edhe k\u00ebtu ka p\u00ebrgjigje negative, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe nj\u00eb her\u00eb ndihm\u00ebn e Policis\u00eb s\u00eb Shtetit p\u00ebr t\u00eb verifikuar n\u00eb sistemin TIMS (sistemi i cili tregon hyrje-daljet e shtetasve shqiptar\u00eb n\u00eb kufi) p\u00ebr t\u00eb v\u00ebrtetuar n\u00ebse debitori ndodhet n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb apo jasht\u00eb saj. N\u00eb rast se debitori ndodhet jasht\u00eb saj, at\u00ebhere zyra p\u00ebrmbarimore, bazuar n\u00eb nenin 525 t\u00eb Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Civile mund t\u00eb hap\u00eb proces gjyq\u00ebsor p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar caktimin e nj\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuesi Ligjor p\u00ebr debitorin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtja konkrete t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb p\u00ebrfundim. Por n\u00eb rast se debitori nuk \u00ebsht\u00eb larguar nga Shqip\u00ebria, pra, ndodhet brenda kufijve t\u00eb saj, at\u00ebher\u00eb zyra p\u00ebrmbarimore duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb k\u00ebrkimet s\u00eb bashku me Policin\u00eb e Shtetit p\u00ebr gjetjen e debitorit, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit t\u2019i p\u00ebrmbushet e drejta kushtetuese e informimit p\u00ebr t\u00eb gjitha procedurat q\u00eb po nd\u00ebrmerren ndaj tij.<\/p>\n<p>&#8211; Nga \u00e7far\u00eb ju shpjegova m\u00eb sip\u00ebr, m\u00eb lejoni t\u2019ju them se situata juaj, duke mos llogaritur disa detaje t\u00eb vogla, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rast q\u00eb ndodh r\u00ebndom dhe zyra e p\u00ebrmbarimit e ka detyrim ligjor t\u2019i respektoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb rigoroze t\u00eb gjitha fazat e procedurave t\u00eb ngarkuara nga ligji. Sa i takon faktit n\u00ebse n\u00eb rastin tuaj duhet t\u00eb ishte hapur gjyq apo jo, k\u00ebt\u00eb nuk mund t\u2019jua them dot konkretisht pasi kam nevoj\u00eb t\u00eb shikoj shkresat, procedur\u00ebn dhe hapat q\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb konkretisht Zyra e P\u00ebrmbarimit, t\u00eb cilat v\u00ebrtetohen nga dokumentet q\u00eb p\u00ebrmban dosja juaj te zyra p\u00ebrmbarimore. P\u00ebr t\u2019i kthyer p\u00ebrgjigje pyetjes tuaj n\u00ebse duhet ta paguani ose jo zyr\u00ebn e p\u00ebrmbarimit, un\u00eb mendoj se, pa u verifikuar mir\u00eb procedurat e ndjekura nga ajo zyr\u00eb, t\u00eb mos kryeni asnj\u00eb pages\u00eb. Pas verifikimit, n\u00ebse rezulton se zyra p\u00ebrmbarimore nuk e ka ushtruar si\u00e7 duhet detyr\u00ebn e saj duke shmangur procedurat, rrjedhimisht duke shkelur ligjin, at\u00ebher\u00eb do t\u2019ju sugjeroja t\u2019i drejtoheshit gjykat\u00ebs me nj\u00eb padi me objekt \u201cKund\u00ebrshtimin e veprimeve p\u00ebrmbarimore\u201d. Duke shpresuar se ju kam ndihmuar, ju uroj gjith\u00eb t\u00eb mirat!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &#8211; Jam A. nga Tirana dhe kam nj\u00eb shqet\u00ebsim t\u00eb cilit nuk po i jap dot zgjidhje. Kam patur nj\u00eb num\u00ebr me kontrat\u00eb n\u00eb kompanin\u00eb celulare AMC t\u00eb cilin vendosa t\u00eb mos e p\u00ebrdor m\u00eb pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb isha ngusht\u00eb ekonomikisht. N\u00eb fakt, un\u00eb nuk shkova ta mbyllja tek AMC-ja, por thjesht e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11107,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[92,219],"tags":[],"class_list":["post-11106","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-halle","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11106","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11106"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11106\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11107"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11106"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11106"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11106"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}