{"id":11054,"date":"2015-11-13T16:30:36","date_gmt":"2015-11-13T15:30:36","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11054"},"modified":"2015-11-13T11:25:18","modified_gmt":"2015-11-13T10:25:18","slug":"10-shenja-te-pagabueshme-qe-tregojne-depresion","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/10-shenja-te-pagabueshme-qe-tregojne-depresion\/","title":{"rendered":"10 shenja t\u00eb pagabueshme q\u00eb tregojn\u00eb depresion"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong><em>Si t\u2019i kuptosh shenjat e nj\u00eb depresioni nervor? \u00c7far\u00eb e dallon at\u00eb nga nj\u00eb trishtim apo boshll\u00ebk i momentit? \u00cbsht\u00eb normale t\u00eb ndjehesh nganj\u00ebher\u00eb i trishtuar, me moral t\u00eb r\u00ebn\u00eb, por kur kjo melankoli b\u00ebhet penges\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb fillosh t\u00eb shqet\u00ebsohesh. Kur edhe zgjimi i m\u00ebngjesit duket di\u00e7ka e pakap\u00ebrcyeshme, kur lot\u00ebt fillojn\u00eb t\u00eb rrjedhin pa arsye dhe idet\u00eb e err\u00ebta t\u00eb mbulojn\u00eb mendjen, at\u00ebher\u00eb ka mund\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb depresion.<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong><em>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga s\u00ebmundjet psikike m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb bot\u00eb. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb realizuar n\u00eb vitin 2005 nga nj\u00eb institut francez, afro 8% e francez\u00ebve nga 15-75 vje\u00e7 kan\u00eb p\u00ebrjetuar nj\u00eb depresion gjat\u00eb 12 muajve t\u00eb fundit dhe 19% e atyre nga 15-75 vje\u00e7, kan\u00eb p\u00ebrjetuar ose do t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb nj\u00eb depresion gjat\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre. Kjo s\u00ebmundje shpesh konsiderohet si e turpshme, sepse tregon nj\u00eb brisht\u00ebsi t\u00eb njeriut dhe si pasoj\u00eb, ai q\u00eb vuan prej saj, e konsideron veten si \u00abjonormal\u00bb, ose \u00abt\u00eb \u00e7mendur\u00bb, gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. P\u00ebr fat t\u00eb keq, ajo nuk diagnostikohet kur duhet dhe n\u00ebnvler\u00ebsohet, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb, kur simptomat jan\u00eb serioze, pacienti ka nevoj\u00eb p\u00ebr shoq\u00ebrim nga psikologu, nganj\u00ebher\u00eb edhe p\u00ebr ila\u00e7e. Ja, cilat jan\u00eb simptomat e tij, sipas specialist\u00ebve. Kini parasysh se, ashtu si thon\u00eb psikolog\u00ebt, \u00abdepresioni mund t\u00eb ket\u00eb shum\u00eb fytyra, n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb personit q\u00eb \u00ebsht\u00eb prekur prej tij\u00bb&#8230; <\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol>\n<li><strong> Nj\u00eb ndjenj\u00eb e thell\u00eb trishtimi<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>T\u00eb jesh n\u00eb depresion nuk do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh thjesht i m\u00ebrzitur p\u00ebr momentin, por t\u00eb kesh \u00abnj\u00eb ndjenj\u00eb boshll\u00ebku brenda vetes\u00bb. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrshtypje e p\u00ebrshkruan mir\u00eb Ariana, q\u00eb vuajti nga depresioni para dy vjet\u00ebsh: \u00abM\u00eb dukej sikur po bija n\u00eb nj\u00eb pus pa fund, sikur isha vet\u00ebm, sikur bota ishte e eg\u00ebr dhe un\u00eb nuk mund t\u00eb luftoja kund\u00ebr saj\u00bb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"2\">\n<li><strong> Humbje interesi p\u00ebr k\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb e p\u00ebrditshme<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00abBurimet e zakonshme t\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb nuk ngjallin m\u00eb asnj\u00eb interes, ajo q\u00eb dikur t\u00eb b\u00ebnte t\u00eb ndjeheshe mir\u00eb, tani e sheh me indiferenc\u00eb\u00bb, thot\u00eb psikologia. \u00abMua m\u00eb p\u00eblqente ta pija kafen\u00eb n\u00eb natyr\u00eb, m\u00eb p\u00eblqente t\u00eb shkoja n\u00eb kinema dhe kam humbur pak shijen p\u00ebr gjith\u00e7ka\u00bb, tregon Andi. \u00abEdhe vet\u00eb nocioni i k\u00ebnaq\u00ebsis\u00eb zhduket\u00bb, kujton Ariana, \u00abe mban mend k\u00ebt\u00eb ndjesi, por nuk arrin ta ndjesh m\u00eb\u00bb. Kjo munges\u00eb interesi prek edhe epshin. P\u00ebr Arian\u00ebn, gjat\u00eb periudh\u00ebs kur ajo ishte n\u00eb depresion, n\u00eb shumic\u00ebn e koh\u00ebs, d\u00ebshira seksuale ishte \u00abjoekzistente\u00bb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"3\">\n<li><strong> Probleme me oreksin<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00abProblemet me oreksin mund t\u00eb shfaqen me nj\u00eb r\u00ebnie n\u00eb pesh\u00eb, sepse nuk ke m\u00eb interes p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, ose e kund\u00ebrta, shtim n\u00eb pesh\u00eb, sepse ushqimi b\u00ebhet nj\u00eb lloj ngush\u00ebllimi\u00bb, thot\u00eb psikologia. \u00abE vetmja q\u00eb qet\u00ebsonte pak ankthin tim ishte \u00e7okollata. Shtova 10 kg n\u00eb pesh\u00eb p\u00ebr 6 muaj\u00bb, rr\u00ebfen Ariana. Nj\u00eb grua tjet\u00ebr tregon se, p\u00ebrkundrazi, kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb pesh\u00eb: \u00abnuk e kuptoja q\u00eb nuk haja pothuajse fare dhe nuk kisha kurr\u00eb uri\u00bb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"4\">\n<li><strong> Probleme me gjumin<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>Edhe gjumi mund t\u00eb preket n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb ndryshme. \u00abP\u00ebr disa, gjumi p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb lloj strehe, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u2019u larguar nga realiteti, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjum\u00eb q\u00eb nuk t\u00eb \u00e7lodh. Lodhja vazhdon, megjith\u00ebse i kalon dit\u00ebt n\u00eb shtrat\u00bb. Persona t\u00eb tjer\u00eb, vazhdon psikologia, zgjohen shum\u00eb her\u00eb nat\u00ebn, ose shum\u00eb her\u00ebt n\u00eb m\u00ebngjes.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"5\">\n<li><strong> Ndryshim t\u00eb aktiviteteve t\u00eb p\u00ebrditshme<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00abNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb isha shum\u00eb aktive, bile m\u00eb shum\u00eb se \u00e7\u2019duhej, brenda dit\u00ebs humba gjith\u00eb energjin\u00eb dhe lash\u00eb pas dore pun\u00ebn dhe sht\u00ebpin\u00eb. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, un\u00eb nuk e duroj dot rr\u00ebmuj\u00ebn, por fillova t\u00eb mos rregulloja m\u00eb asgj\u00eb\u00bb, tregon Ariana. \u00abEdhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim nuk ka nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb caktuar. Mund t\u00eb v\u00ebsh re nj\u00eb lloj letargjie, ose, p\u00ebrkundrazi, nj\u00eb aktivitet t\u00eb tepruar\u00bb, komenton psikologia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"6\">\n<li><strong> Ngadal\u00ebsim mendimesh<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00abDepresioni mund t\u00eb shkaktoj\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb t\u00eb menduar, n\u00eb p\u00ebrqendrim, n\u00eb kthjellt\u00ebsin\u00eb e mendimit\u00bb. Shkak jan\u00eb lodhja, mungesa e gjumit, por edhe ulja e nivelit t\u00eb neurotransmetuesve si dopamina dhe serotonina. Andi, gazetar, kujton se filloi ta merrte seriozisht problemin e tij pasi konstatoi se nuk arrinte dot t\u00eb shkruante shkrimet e tij: \u00abNuk gjeja m\u00eb fjal\u00ebt, humbisja fillin gjat\u00eb intervistave, truri sikur m\u00eb ishte ngadal\u00ebsuar\u00bb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"7\">\n<li><strong> Munges\u00eb vet\u00ebvler\u00ebsimi<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00abKjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb pasoj\u00eb e depresionit, sesa shenj\u00eb e tij\u00bb, analizon psikologia. \u00abDepresioni perceptohet keq nga mjedisi rrethues dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi nga shoq\u00ebria, prej nga rrjedh nj\u00eb lloj ndjenje faji dhe humbje vet\u00ebvler\u00ebsimi\u00bb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"8\">\n<li><strong> Ide t\u00eb zeza<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00abPik\u00ebrisht nga kjo dallon depresioni i v\u00ebrtet\u00eb, nga nj\u00eb ulje humori dhe ja pse ai p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb rrezik t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr personin q\u00eb vuan\u00bb, shpjegon psikologia. Ariana, me gjysma fjal\u00ebsh, rr\u00ebfen se ka menduar \u00abm\u00eb t\u00eb keqen\u00bb. Andi, megjith\u00ebse siguron q\u00eb nuk ka menduar kurr\u00eb t\u00eb vras\u00eb veten, ka r\u00ebn\u00eb pre e \u00abmendimeve shum\u00eb t\u00eb err\u00ebta, frik\u00eb se nuk do t\u00eb ndjeja m\u00eb kurr\u00eb g\u00ebzim, se do humbisja pun\u00ebn dhe nuk do t\u00eb sh\u00ebrohesha kurr\u00eb\u00bb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"9\">\n<li><strong> Nj\u00eb lodhje e madhe e pashpjegueshme<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00abNuk jam ndjer\u00eb kurr\u00eb kaq e lodhur\u00bb, shprehet Ana. N\u00eb fillim mendoja se kisha nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb pash\u00ebrueshme dhe u desh q\u00eb doktori t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte gjith\u00eb analizat e mundshme q\u00eb mund t\u00eb pranoja m\u00eb n\u00eb fund se gjith\u00e7ka ishte brenda mendjes sime\u00bb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<ol start=\"10\">\n<li><strong> Probleme trupore<\/strong><\/li>\n<\/ol>\n<p>\u00abNganj\u00ebher\u00eb depresioni \u00ebsht\u00eb i fshehur. At\u00ebher\u00eb flet n\u00ebnnd\u00ebrgjegjja jon\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet simptomave fizike: Dhimbje koke, shpine, probleme me tretjen\u00bb, shprehet psikologia. Ariana rr\u00ebfen se kishte ng\u00ebr\u00e7e n\u00eb stomak, nyj\u00eb n\u00eb fyt. \u00abDepresioni mund t\u00eb pak\u00ebsoj\u00eb edhe mbrojtjen imunitare t\u00eb trupit\u00bb, shton psikologia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>T\u00eb m\u00ebsosh t\u00eb njoh\u00ebsh m\u00eb mir\u00eb veten&#8230;<\/strong><\/p>\n<p>\u00ab\u00cbsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhur keq t\u00eb konstatosh q\u00eb trajtimet e depresionit shpeshher\u00eb p\u00ebrmblidhen vet\u00ebm me ila\u00e7e andidepresive, v\u00ebrtet t\u00eb domosdoshme nganj\u00ebher\u00eb, sidomos n\u00eb rastet e depresiv\u00ebve kronik\u00eb, por q\u00eb mbysin n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre emocionet dhe nuk lejojn\u00eb t\u00eb kuptosh nj\u00eb simptom\u00eb t\u00eb caktuar\u00bb, shprehet psikologia. Sipas saj, \u00abmund t\u00eb p\u00ebrpiqesh edhe t\u00eb kuptosh se \u00e7\u2018do t\u00eb thot\u00eb kjo apo ajo simptom\u00eb dhe pse na ndodh di\u00e7ka e till\u00eb, me an\u00eb t\u00eb terapis\u00eb me nj\u00eb psikolog. N\u00ebse gjejm\u00eb shkakun, mund t\u2019i zhdukim p\u00ebrfundimisht k\u00ebto simptoma. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb udh\u00ebtim i dhimbsh\u00ebm, q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb i gjat\u00eb, por \u00ebsht\u00eb n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre edhe nj\u00eb zbulim i vetvetes. N\u00ebse k\u00ebnaqemi vet\u00ebm me antidepresiv\u00eb, situata mund t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet, sepse kemi zhdukur simptom\u00ebn, por jo shkakun\u00bb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>T\u00eb reja<\/em><\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb trajtim i ri kund\u00ebr kancerit <\/strong><\/p>\n<p>Rezultatet e nj\u00eb trajtimi t\u00eb ri kund\u00ebr kancerit jan\u00eb quajtur si \u201cspektakolare\u201d, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nj\u00eb ekspert thot\u00eb se \u201c\u00ebsht\u00eb shpikur kura e mundshme kund\u00ebr k\u00ebsaj s\u00ebmundjeje\u201d. Imunoterapia, q\u00eb p\u00ebrdor sistemin imunitar t\u00eb trupit p\u00ebr t\u00eb sulmuar qelizat kanceroze, \u00ebsht\u00eb treguar kaq efikase, sa, gjat\u00eb prov\u00ebs q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me disa pacient\u00eb t\u00eb s\u00ebmur\u00eb me melanom\u00eb n\u00eb Britani, tumori i tyre u tkurr apo u vu n\u00ebn kontroll. K\u00ebto rezultate jan\u00eb paraqitur edhe n\u00eb konferenc\u00ebn vjetore t\u00eb Shoqat\u00ebs Amerikan\u00eb t\u00eb Onkologjis\u00eb Klinike, n\u00eb \u00c7ikago, duke u shprehur se k\u00ebto ila\u00e7e mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb \u201cnj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re\u201d n\u00eb trajtimin kund\u00ebr kancerit. Profesor Roi Herbst, shef i klinik\u00ebs onkologjike t\u00eb Jejlit, i p\u00ebrshkroi disa nga k\u00ebto gjetje si \u201cspektakolare\u201d dhe tha se imunoterapia mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb kimioterapin\u00eb si trajtim standard kund\u00ebr kancerit brenda pes\u00eb viteve t\u00eb ardhshme. Ai u tha gazetar\u00ebve: \u201cMendoj se po shohim nj\u00eb ndryshim t\u00eb madh n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si trajtohet kanceri. Potenciali i nj\u00eb kure efikase, q\u00eb do t\u00eb shtoj\u00eb jet\u00ebgjat\u00ebsin\u00eb e njer\u00ebzve, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht k\u00ebtu\u201d. Profesori britanik Piter Xhonson, tha se \u201ckjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb epok\u00eb e re p\u00ebr trajtimin e kancerit\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb provave paraprake, 945 pacient\u00eb me melanom\u00eb t\u00eb avancuar u trajtuan me dy ila\u00e7e, ipilimumab dhe nivolumab. Studiuesit zbuluan se trajtimet e ndalonin p\u00ebrparimin e kancerit brenda nj\u00eb viti n\u00eb 58% t\u00eb rasteve, nd\u00ebrsa tumoret ishin t\u00eb q\u00ebndrueshme ose zvog\u00ebloheshin brenda af\u00ebrsisht 11.5 muajve. N\u00ebse p\u00ebrdorej vet\u00ebm ipilimumabi, kjo shif\u00ebr ishte vet\u00ebm 19% brenda af\u00ebrsisht 2.5 muajsh. Nj\u00eb doktor britanik tha se \u201ck\u00ebto dy ila\u00e7e s\u00eb bashku mund t\u2019i japin nj\u00eb shtys\u00eb sistemit imunitar t\u00eb futet n\u00eb pun\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb bllokojn\u00eb aft\u00ebsin\u00eb e kancerit q\u00eb t\u00eb fshihet prej tij\u201d. Provat klinike p\u00ebr efikasitetin e ila\u00e7eve vazhdojn\u00eb ende, pasi shkenc\u00ebtar\u00ebt duan t\u00eb sigurohen se ai nuk ka efekte t\u00eb r\u00ebnda dyt\u00ebsore. Ata, gjithashtu, duan t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb se te cil\u00ebt pacient\u00eb ky trajtim \u00ebsht\u00eb m\u00eb efikas dhe te cil\u00ebt, jo.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; Si t\u2019i kuptosh shenjat e nj\u00eb depresioni nervor? \u00c7far\u00eb e dallon at\u00eb nga nj\u00eb trishtim apo boshll\u00ebk i momentit? \u00cbsht\u00eb normale t\u00eb ndjehesh nganj\u00ebher\u00eb i trishtuar, me moral t\u00eb r\u00ebn\u00eb, por kur kjo melankoli b\u00ebhet penges\u00eb n\u00eb jet\u00ebn e p\u00ebrditshme, at\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb fillosh t\u00eb shqet\u00ebsohesh. Kur edhe zgjimi i m\u00ebngjesit duket di\u00e7ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11055,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[49],"tags":[],"class_list":["post-11054","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-shendet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11054"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11054\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11055"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}