{"id":11047,"date":"2015-11-13T13:30:48","date_gmt":"2015-11-13T12:30:48","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=11047"},"modified":"2015-11-13T11:18:03","modified_gmt":"2015-11-13T10:18:03","slug":"albi-nako-njeri-ka-fjalen-ndersa-tjetri-trupin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/albi-nako-njeri-ka-fjalen-ndersa-tjetri-trupin\/","title":{"rendered":"Albi Nako: Nj\u00ebri ka fjal\u00ebn, nd\u00ebrsa tjetri, trupin&#8230;"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>K\u00ebt\u00eb sezon t\u00eb ri televiziv, nj\u00eb nga programet q\u00eb ka arritur t\u00eb na gozhdoj\u00eb p\u00ebrpara ekranit, \u00ebsht\u00eb edhe \u201cDance vvith me\u201d, nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mirin e \u00e7do t\u00eb h\u00ebne n\u00eb mbr\u00ebmje, ku an\u00ebtar jurie \u00ebsht\u00eb edhe Albi Nako, i cili e ka vulosur tashm\u00eb fjal\u00ebn e vet n\u00eb balet sepse n\u00eb karrier\u00ebn e tij, \u00e7do pik\u00eb ka ditur ta vendos\u00eb mbi \u201ci\u201d. Teksa po prisja t\u00eb takoja Albin, n\u00eb kok\u00eb kisha krijuar imazhin e djalit serioz dhe strikt q\u00eb shihja n\u00eb ekran, por gjat\u00eb bised\u00ebs zbulova se Albi ishte krejt ndryshe\u2026 Ai e b\u00ebnte bised\u00ebn edhe m\u00eb interesante me batutat t\u00eb cilat nuk mungonin asnj\u00eb moment. Jemi n\u00eb edicionin e dyt\u00eb t\u00eb \u201cDance vvith me\u201d dhe, ashtu si\u00e7 e thot\u00eb edhe vet\u00eb Albi, k\u00ebt\u00eb her\u00eb ky spektak\u00ebl ka nisur m\u00eb me vrull dhe energji. P\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb? Lexoni intervist\u00ebn m\u00eb posht\u00eb\u2026<\/em><\/strong><\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Mia Buci: &#8211; Albi, si ka nisur p\u00ebr ty ky sezon i \u201cDance vvith Me\u201d?<\/strong><\/p>\n<p><strong>Albi Nako: &#8211; <\/strong>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb format artistik me t\u00eb cilin udh\u00ebtojm\u00eb s\u00eb bashku, japim dhe marim me nj\u00ebri-tjetrin. \u00cbsht\u00eb rrug\u00ebtim i v\u00ebshtir\u00eb dhe pik\u00ebrisht pse \u00ebsht\u00eb i till\u00eb, \u00ebsht\u00eb edhe i bukur. Jemi n\u00eb edicionin e dyt\u00eb, \u00e7ka do t\u00eb thot\u00eb se nuk ecim n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb pashkelur. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb gjith\u00e7ka rr\u00ebshqet si n\u00eb gjalp\u00eb, pasi nuk ecim n\u00eb rrug\u00eb t\u00eb asfaltuar dhe t\u00eb drejtuar me telekomand\u00eb. Po t\u00eb ishte k\u00ebshtu, nuk do t\u00eb ishte as e bukur. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb ky edicion ka nisur me vrull e me energji, duke qen\u00eb m\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe m\u00eb t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm p\u00ebr gjith\u00e7ka b\u00ebjm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb ve\u00e7ante ka kasti i konkurrent\u00ebve k\u00ebt\u00eb her\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>N\u00eb \u00e7do rast, konkurrent\u00ebt do t\u00eb vijn\u00eb me t\u00eb ve\u00e7antat e tyre dhe kjo ndodh edhe nga p\u00ebrzgjedhja, por edhe nga ve\u00e7orit\u00eb specifike q\u00eb karakterizojn\u00eb \u00e7do individ. P\u00ebrzgjedhja \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme pasi imazhi q\u00eb ka regjisori apo koreografi, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mozaik n\u00eb t\u00eb cilin, \u00e7do konkurrent vjen me ngjyr\u00ebn e vet. Kjo e b\u00ebn spektaklin shum\u00ebngjyr\u00ebsh dhe jo nj\u00ebngjyr\u00ebsh.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ka m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb nj\u00eb kryetar jurie n\u00eb k\u00ebt\u00eb spektak\u00ebl, n\u00eb prova, n\u00eb juri dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie me konkurrent\u00ebt? <\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Nuk duhet t\u00eb harroni q\u00eb edhe arti ka hierarkin\u00eb e vet sikund\u00ebr, fjala vjen, ushtria. N\u00eb ushtri ka ushtar\u00eb, oficer\u00eb dhe komandant\u00eb. P\u00ebr ta konkretizuar: Te \u201cDance vvith me\u201d, ushtar\u00ebt jan\u00eb vet\u00eb konkurrent\u00ebt; ata e b\u00ebjn\u00eb &#8220;luft\u00ebn&#8221;. N\u00eb sall\u00eb un\u00eb jam oficer q\u00eb udh\u00ebheq operacionet artistike, nd\u00ebrsa n\u00eb panel, jam komandant i nj\u00eb forumi kolegjial, si t\u00eb thuash, komandant i nj\u00eb shtabi artistik. Puna dhe roli m\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb studioja. N\u00ebse n\u00eb fush\u00ebn e kulinaris\u00eb thuhet q\u00eb \u201cne jemi \u00e7ka ham\u00eb\u201d, n\u00eb rastin ton\u00eb, \u201cne jemi \u00e7ka p\u00ebrgatitemi\u201d. N\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, roli i koreografit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrcaktues.<\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong><strong>\u00c7far\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb b\u00ebsh p\u00ebr ta mbajtur k\u00ebt\u00eb vend \u201cnderi\u201d q\u00eb ke z\u00ebn\u00eb n\u00eb balet?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00c7do krijues, n\u00eb \u00e7do fush\u00eb q\u00eb l\u00ebvron, p\u00ebrpiqet t\u00eb sjell\u00eb gj\u00ebra t\u00eb bukura n\u00eb krijimtarin\u00eb e tij. \u00cbsht\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb sesa ia arrin, sa u p\u00ebrgjigjet shijeve t\u00eb publikut dhe sa dep\u00ebrton te ky publik. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb fjal\u00eb goje ta quash veten koreograf, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb shtuar dhe po konkurrojn\u00eb titujt akademik\u00eb t\u00eb pafund t\u00eb \u201cProfesor\u201d, \u201cDoktor\u00ebve\u201d. K\u00ebta t\u00eb fundit nuk i kemi d\u00ebgjuar t\u00eb prodhojn\u00eb shkenc\u00eb, sikund\u00ebr edhe koreograf\u00ebt, t\u00eb prodhojn\u00eb krijimtari artistike. T\u00eb q\u00ebnurit koreograf, un\u00eb nuk do quaja thjesht status, por p\u00ebrgjegj\u00ebsi ndaj nd\u00ebrgjegjes sime artistike dhe ndaj publikut q\u00eb m\u00eb ndjek. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr koment.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>P\u00ebr cil\u00ebn prej pjes\u00ebve t\u00eb baletit t\u00eb ka marr\u00eb malli dhe do t\u00eb doje ta riktheje n\u00eb sken\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>N\u00eb \u00e7do pjes\u00eb jam p\u00ebrpjekur t\u00eb derdh mund dhe dashuri. Malli \u00ebsht\u00eb arom\u00eb q\u00eb diku ndjehet m\u00eb shum\u00eb e diku m\u00eb pak, por gjithsesi, \u00ebsht\u00eb i shp\u00ebrndar\u00eb gjithandej. E kam t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndaj, pavar\u00ebsisht nga vlerat q\u00eb mbartin ato.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Sa \u201cerotiz\u00ebm\u201d mbart k\u00ebrcimi, n\u00ebse i referohemi gjuh\u00ebs s\u00eb trupit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Erotiz\u00ebm? Varet se p\u00ebr \u00e7far\u00eb erotizmi flet. Artikulimi i gjuh\u00ebs, p\u00ebrcjell fjal\u00ebn dhe fjala shkakton reagim n\u00eb t\u00eb cilin emocioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element. Gjuha e trupit e shkurton nj\u00eb hallk\u00eb, reagimin dhe e p\u00ebrcjell emocionin drejtp\u00ebrdrejt. Embrioni i emocionit \u00ebsht\u00eb ndjeshm\u00ebria dhe k\u00ebtu bul\u00ebzon erosi. Nuk \u00ebsht\u00eb thjesht instinkt, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb art. Gjuha e trupit \u00ebsht\u00eb gjuh\u00eb e kodifikuar, sa abstrakte, aq edhe konkrete. K\u00ebt\u00eb gjuh\u00eb e kuptojn\u00eb ata q\u00eb zot\u00ebrojn\u00eb kode. T\u00eb tjer\u00ebt, marrin impaktin vizual i cili ka gjithashtu r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e vet, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb i pjessh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Do t\u00eb t\u00eb emociononte m\u00eb tep\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb baleti apo nj\u00eb tango?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>\u00cbsht\u00eb p\u00ebraf\u00ebrsisht sikur t\u00eb thuash: \u00c7far\u00eb t\u00eb p\u00eblqen, poema apo epigrami? Ajo q\u00eb do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente mua, do t\u00eb varej nga ngarkesa emocionale q\u00eb mbart dhe nga forma artistike q\u00eb do ta p\u00ebrcillte.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mund t\u00eb jet\u00eb \u201cdeh\u00ebs\u201d nj\u00eb k\u00ebrcim, po aq sa nj\u00eb bised\u00eb e ngroht\u00eb apo nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb e mir\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; P\u00ebrgjigjja vjen me nj\u00eb kund\u00ebrpyetje: \u201cA mund t\u00eb dehet nj\u00eb njeri vet\u00ebm duke par\u00eb dik\u00eb se si e shijon nj\u00eb got\u00eb ver\u00eb?\u201d. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; Publiku k\u00ebrkon emocion. Ti, \u00e7far\u00eb k\u00ebrkon?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Emocion dhe vet\u00ebm emocion. Nuk ka art jasht\u00eb emocionit. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb propagand\u00eb, retorik\u00eb e that\u00eb q\u00eb i b\u00ebn hije artit t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong><strong>Madh\u00ebshtia dhe talenti shkojn\u00eb gjithnj\u00eb bashk\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kap\u00ebsh k\u00ebt\u00eb kategori sepse shkon n\u00eb kufijt\u00eb e s\u00eb pamundur\u00ebs. N\u00ebse Kadareja do ta kishte nd\u00ebrtuar gjith\u00eb karrier\u00ebn e tij n\u00eb Shqip\u00ebri, nuk do ta kishte madh\u00ebshtin\u00eb q\u00eb ka sepse ndryshojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra. Nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb talenti t\u00eb prodhoj\u00eb madh\u00ebshti. Yjet duan qiell q\u00eb t\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong><strong>\u00c7far\u00eb do t\u00eb kishte ndodhur n\u00ebse jeta do ta kishte sjell\u00eb t\u00eb ishe nj\u00eb aktor dhe jo nj\u00eb balerin?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Asgj\u00eb e ve\u00e7ant\u00eb! Shum\u00eb shum\u00eb, do t\u00eb isha nj\u00eb aktor q\u00eb n\u00eb nj\u00eb galeri t\u00eb pafund rolesh, do t\u00eb kisha spikatur me pak prej tyre ose do t\u00eb isha fare i harruar. Megjithat\u00eb, t\u00eb mos harrojm\u00eb q\u00eb baleti, ashtu si edhe teatri, kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt sken\u00ebn, q\u00ebllimin; ndryshojn\u00eb vet\u00ebm mjetet shpreh\u00ebse. Nj\u00ebri ka fjal\u00ebn, nd\u00ebrsa tjetri, trupin. Teatri modern bashk\u00ebkohor si edhe baleti modern, po i zgjerojn\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrmasat e misioneve q\u00eb kan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong><strong>\u00c7far\u00eb thuhet p\u00ebr balerin\u00ebt?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00eb aspektin profesional, kjo gjini arti po b\u00ebhet gjithmon\u00eb e m\u00eb e pranishme n\u00eb jet\u00ebn shpirt\u00ebrore t\u00eb popullit ton\u00eb sepse \u00e7do dit\u00eb po ndryshojn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra dhe n\u00eb metodikat e pun\u00ebs, ka nj\u00eb p\u00ebrmbysje konceptuale p\u00ebr formimin profesional dhe misionin artistik.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si e kalon Albi koh\u00ebn jasht\u00eb \u201cDance vvith me\u201d?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Koha jasht\u00eb spektaklit pothuajse nuk ekziston sepse danci \u00ebsht\u00eb nj\u00eb humner\u00eb artistike, nga e cila nuk del dot. Edhe n\u00ebse del paksa fizikisht, zemra dhe mendja mbeten peng aty, te humnera. (Buz\u00ebqesh) Pra, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs q\u00eb je i angazhuar, mbetesh totalisht i pushtuar dhe shpirt\u00ebrisht, i rob\u00ebruar. Por, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rob\u00ebri me t\u00eb cil\u00ebn ke b\u00ebr\u00eb pakt, je i dor\u00ebzuar, ngaq\u00eb t\u00eb p\u00eblqen. (Buz\u00ebqesh)<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb ke t\u00eb nevojshme t\u00eb b\u00ebsh p\u00ebrpara \u00e7do mbr\u00ebmjeje t\u00eb spektaklit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jan\u00eb or\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht m\u00eb t\u00eb qeta. Puna jote \u00ebsht\u00eb n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt e kastit dhe n\u00ebn gjykimin e publikut. Publiku \u00ebsht\u00eb paneli real. Ne t\u00eb tre, mbetemi pjes\u00eb e shout.<\/p>\n<p><strong>&#8211; B\u00ebn nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb disiplinuar, ashtu si\u00e7 e k\u00ebrkon baleti?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Natyrisht. \u00c7do abuzim \u00ebsht\u00eb n\u00eb kurriz t\u00eb profesionit dhe profesioni nuk t\u00eb fal. Ai t\u00eb flak pa m\u00ebshir\u00eb n\u00eb kazanet e harrimit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Cil\u00ebn nga k\u00ebshillat e babit p\u00ebr baletin e zbaton ende edhe sot?<\/strong><\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong>Im at\u00eb, sikund\u00ebr edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb brezit t\u00eb tij, jan\u00eb shembull i mir\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr mua, por p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb brezin tim dhe jo vet\u00ebm\u2026 Po marr vet\u00ebm nj\u00eb tregues: Im at\u00eb mbushi 70 vje\u00e7 dhe vazhdon t\u00eb punoj\u00eb, duke b\u00ebr\u00eb nj\u00eb jet\u00eb shum\u00eb aktive. Do t\u00eb doja edhe un\u00eb q\u00eb t\u00eb udh\u00ebtoja kaq gjat\u00eb n\u00eb profesion.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>\u00c7far\u00eb nuk do t\u00eb ndryshoj\u00eb kurr\u00eb p\u00ebr ty n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb vazhdimisht n\u00eb ndryshim?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Duke qen\u00eb n\u00eb ndryshim t\u00eb vazhduesh\u00ebm bota, k\u00ebshtu do t\u2019i ket\u00eb edhe banor\u00ebt e saj. Un\u00eb nuk harroj nj\u00eb parim q\u00eb m\u00eb udh\u00ebheq n\u00eb jet\u00eb: T\u00eb b\u00ebj gj\u00ebra q\u00eb m\u00eb lart\u00ebsojn\u00eb si njeri e artist dhe q\u00eb puna ime t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb sadopak shoq\u00ebruesve me t\u00eb cil\u00ebt jetoj.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb mungon?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Jam nga ata njer\u00ebz q\u00eb e mbaj kok\u00ebn p\u00ebrpara, andej nga \u00ebsht\u00eb e ardhmja. Nuk para shikoj pas, madje edhe kur jam i detyruar, b\u00ebj at\u00eb q\u00eb b\u00ebn shoferi n\u00eb timon; shikoj pas n\u00ebp\u00ebrmjet pasqyr\u00ebs, duke udh\u00ebtuar para. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, nuk kam asnj\u00eb merak sepse kam b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb kam dashur. Askush nuk ma dhuroi emrin, at\u00eb e fitova me shum\u00eb sakrific\u00eb dhe do ta mbaj me pun\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong><strong>Nj\u00eb tjet\u00ebr arsye e lumturis\u00eb t\u00ebnde \u00ebsht\u00eb edhe Klaudia dhe sukseset e saj\u2026<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Pa dyshim. Edhe udh\u00ebtimi i saj n\u00eb fush\u00ebn e artit ka qen\u00eb i v\u00ebshtir\u00eb, por puna ta shp\u00ebrblen dhe t\u00eb lumturon. Ne ndajm\u00eb gjith\u00e7ka me nj\u00ebri-tjetrin dhe aktualisht, po shijojm\u00eb nektarin e lumturis\u00eb. Nuk besoj t\u00eb na deh\u00eb sepse te dehja p\u00ebrgjon edhe nd\u00ebshkimi.<\/p>\n<p><strong>&#8211; <\/strong><strong>N\u00ebse do t\u2019i k\u00ebrkonin Klaudias t\u00eb vendosej n\u00eb Itali p\u00ebr t\u00eb jetuar, do ta kishe t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta lije Shqip\u00ebrin\u00eb apo Shqip\u00ebria p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb aty ku \u00ebsht\u00eb Klaudia? <\/strong><\/p>\n<p>&#8211; As nj\u00ebra dhe as tjetra. Pavar\u00ebsisht se Klaudia aktualisht \u00ebsht\u00eb n\u00eb Itali p\u00ebr shkak t\u00eb angazhimeve, jeta jon\u00eb familjare dhe artistike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb. Midis Shqip\u00ebris\u00eb dhe Italis\u00eb ne do ngrem\u00eb nj\u00eb ur\u00eb bashk\u00ebpunimi artistik sipas ofertave q\u00eb do t\u00eb na afrohen. Nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb themelore: Qendr\u00ebn e gravitetit e kemi k\u00ebtu, n\u00eb vendin ton\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; <strong>\u00c7far\u00eb kan\u00eb ndryshe dit\u00ebt e tua tani, nga koha kur ishe beqar?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Asgj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 ndryshimit t\u00eb statusit.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00cbsht\u00eb femra ajo q\u00eb zgjedh mashkullin apo e kund\u00ebrta?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Edhe tenderat zhvillohen me rregulla, nd\u00ebrsa kur vjen fjala p\u00ebr marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb \u00e7ift, nuk ka zgjedhje, por marr\u00ebveshje dhe kjo \u00ebsht\u00eb shpirt\u00ebrore.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb sezon t\u00eb ri televiziv, nj\u00eb nga programet q\u00eb ka arritur t\u00eb na gozhdoj\u00eb p\u00ebrpara ekranit, \u00ebsht\u00eb edhe \u201cDance vvith me\u201d, nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr m\u00eb t\u00eb mirin e \u00e7do t\u00eb h\u00ebne n\u00eb mbr\u00ebmje, ku an\u00ebtar jurie \u00ebsht\u00eb edhe Albi Nako, i cili e ka vulosur tashm\u00eb fjal\u00ebn e vet n\u00eb balet sepse n\u00eb karrier\u00ebn e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":11048,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[45],"tags":[],"class_list":["post-11047","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-spektakel"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11047","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=11047"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/11047\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/11048"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=11047"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=11047"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=11047"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}