{"id":10990,"date":"2015-11-05T18:23:42","date_gmt":"2015-11-05T17:23:42","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10990"},"modified":"2015-11-05T18:24:51","modified_gmt":"2015-11-05T17:24:51","slug":"dashi-i-rilindjes-dhe-laraska-opozite-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/11\/dashi-i-rilindjes-dhe-laraska-opozite-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Dashi i Rilindjes dhe laraska opozit\u00eb Nga Agron BERDAJ"},"content":{"rendered":"<p>Dy rrug\u00eb t\u00eb gabuara po ndjek opozita n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pushtetit t\u00eb humbur gati dy vjet m\u00eb par\u00eb, at\u00eb q\u00eb m\u00eb mir\u00eb se gjith\u00e7ka e shpreh fabula e dashit me larask\u00ebn, dhe rruga tjet\u00ebr ajo e dhun\u00ebs, si strategji e k\u00ebsaj partie. Morali i fabul\u00ebs s\u00eb dashit me larask\u00ebn t\u00eb duket sikur \u00ebsht\u00eb krijuar enkas p\u00ebr t\u00eb shprehur gjendjen mjerane t\u00eb opozit\u00ebs politike shqiptare q\u00eb e pret pushtetin si dhurat\u00eb nga ndonj\u00eb fuqi e mbinatyrshme, nga gabimet e opozit\u00ebs, nga ndonj\u00eb mrekulli q\u00eb mund t\u00eb sjell\u00eb qarkullimi rast\u00ebsor i pushteteve, kjo me ndihm\u00ebn edhe t\u00eb ndonj\u00eb kombinacioni t\u00eb maskuar t\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebve, dhe n\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb k\u00ebtyre, ata e k\u00ebrkojn\u00eb pushtetin m\u00eb dhun\u00eb, n\u00eb p\u00ebrmbysje.\u00a0 \u00a0 Si laraska q\u00eb shpresonte se n\u00eb nj\u00eb moment testikujt e dashit, t\u00eb enjtura dhe t\u00eb bollshme, nga pesha e madhe do ti shk\u00ebputeshin nga trupi, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00eb ushqim i k\u00ebndsh\u00ebm i saj, ashtu edhe opozita pret me padurim q\u00eb rilindjes ti bien testikujt duke mbetur ajo, pa pjes\u00ebn burr\u00ebrore. Dhe kur kjo mrekulli p\u00ebr PD-n\u00eb vonon, ata kthehen te lufta e armatosur, te shantazhet, shpifjet deri edhe k\u00ebrc\u00ebnimet p\u00ebr revolucione, p\u00ebrmbysje, dhun\u00eb fizike dhe t\u00ebrheqje zvarr\u00eb t\u00eb oligark\u00ebve t\u00eb pushtetit. Pra, shikoni si funksionon logjika e kryetarit Basha, ku n\u00eb mes t\u00eb Europ\u00ebs denoncon nevoj\u00ebn p\u00ebr dekriminalizimin e Parlamentit Shqiptar kurse n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs b\u00ebn thirrje p\u00ebr luft\u00eb, dhun\u00eb, hakmarrje popullore, p\u00ebr l\u00ebvizje dhe rebelime. Dhe p\u00ebr \u00e7udi, k\u00ebt\u00eb far\u00eb trimi e d\u00ebgjojn\u00eb dhe e duartrokasin lider\u00ebt e partive popullore europiane, k\u00ebta q\u00eb na m\u00ebsojn\u00eb se si duhet t\u00eb nd\u00ebrtohet dhe funksionoj\u00eb demokracia, si duhet t\u00eb respektohen t\u00eb drejtat e njeriut, si mund t\u00eb realizohet konsensusi dhe kompromisi n\u00eb sistemin pluralist. As djalli nuk mund ta kuptoj\u00eb q\u00ebndrimin e tyre kur nga nj\u00ebra an\u00eb, ata e shpallin veten kund\u00ebr krimit dhe nga ana tjet\u00ebr brohorasin p\u00ebr deklaratat e pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb liderit t\u00eb opozit\u00ebs p\u00ebr luftra dhe p\u00ebrmbysje, pra p\u00ebr marrjen e pushtetit me gjak dhe krime. Kthjellimi ndoshta s\u00eb pari duhet t\u00eb ndodhi brenda stanit t\u00eb partive popullore europiane dhe pastaj te Luli i voc\u00ebrr i shqiptar\u00ebve.\u00a0 \u00a0 \u00c7udia \u00ebsht\u00eb se ende nuk kuptohet nga Partia Demokratike, se pushtetin e humbi me nj\u00eb milion shuplaka popullore, por edhe puna e saj n\u00eb opozit\u00eb u shp\u00ebrblye, po me kaq shuplaka. Pra, jo vet\u00ebm se ajo qeverisi keq, por edhe opozit\u00ebn po e b\u00ebn akoma m\u00eb keq, me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn filozofi, at\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs dhe t\u00eb diktatit. A e vini re, q\u00eb deputetet e k\u00ebsaj force politike, nga salla e Kuvendit her\u00eb pas here shpallin gjendjen e luft\u00ebs, b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr revolta apo rebelime popullore?! Nd\u00ebrsa grat\u00eb politikane t\u00eb k\u00ebtij subjekti politik, shprehin gatishm\u00ebrin\u00eb t\u00eb dalin n\u00eb mal, t\u00eb ngjeshin arm\u00ebt dhe t\u00eb \u00e7lirojn\u00eb vendin nga oligark\u00ebt q\u00eb kan\u00eb uzurpuar shtetin. N\u00eb pushtet, ishin po k\u00ebta drejtues shteti q\u00eb e shpun\u00eb vendin n\u00eb luft\u00eb civile, q\u00eb urdh\u00ebruan p\u00ebrdorimin e l\u00ebnd\u00ebve helmuese, e aviacionit kund\u00ebr popullit, q\u00eb minuan objektet strategjike, p\u00ebr t\u00eb siguruar m\u00eb mir\u00eb goditjen antipopullore, ku me plane lufte, ushtria dhe SHIK-u, zhvilluan operacione t\u00eb p\u00ebrgjakshme ndaj popullsis\u00eb civile t\u00eb pambrojtur. Kjo ngjarje e turpshme n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb pati viktimat e saj, q\u00eb thuhet se i kalonte 4000 t\u00eb vrar\u00eb dhe sa gjysma e tyre t\u00eb plagosur, rr\u00ebnimin dhe shkat\u00ebrrimin e shtetit dhe t\u00eb ushtris\u00eb, pati edhe rob\u00ebrit e luft\u00ebs mes tyre edhe gjeneral\u00ebt q\u00eb drejtonin forcat mercenare. \u00c7do dit\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr po dalin d\u00ebshmi t\u00eb tmerrshme se si pushteti p\u00ebrmes dor\u00ebs s\u00eb tij t\u00eb zez\u00eb, SHIK-u zhdukte dhe vriste njer\u00ebz, kund\u00ebrshtar\u00eb politik\u00eb apo gazetar\u00eb q\u00eb kishin zbuluar lidhjet e qeveris\u00eb dhe t\u00eb pushtetar\u00ebve t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb armiqve t\u00eb popullit. Vet\u00ebm n\u00eb Koren\u00eb e Veriut dhe n\u00eb qeverisjen e Sali Berish\u00ebs, krahas rrahjeve, torturave e zhdukjeve, mbi kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb l\u00ebshoheshin edhe qent\u00eb e t\u00ebrbuar t\u00eb etur p\u00ebr mish e gjak.\u00a0 \u00a0 Nga lufta dhe krimet u karakterizua qeverisja e k\u00ebsaj partie dje n\u00eb pushtet, po me luft\u00eb dhe krime, sot n\u00eb opozit\u00eb, ajo do t\u00eb marri p\u00ebrs\u00ebri pushtetin. Edhe nj\u00eb lloj v\u00ebshtir\u00ebsie Lulit n\u00eb drejtimin e PD-s\u00eb, duhet t\u2019ia njohim. Ai, si t\u00eb thuash ndodhet mes dy zjarreve, kurtheve t\u00eb Berish\u00ebs dhe ato t\u00eb Ram\u00ebs. I pari i m\u00ebsoi atij, artin e dhun\u00ebs dhe metodat makjaveliste n\u00eb drejtimin e shtetit, ku e mbyti Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb dhun\u00eb, krime dhe gjak, autor i disave t\u00eb tilla ishte edhe vet\u00eb Luli, dhe i dyti Rama, pavar\u00ebsisht se hiqet si engj\u00ebll, por opozita e tij ishte e fort\u00eb, n\u00eb shum\u00eb raste, kund\u00ebrshtuese, e mbushur me bojkote, n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre e dhunshme, gj\u00eb q\u00eb e huton Bash\u00ebn, e \u00e7orienton, e b\u00ebn t\u00eb pasigurt n\u00eb b\u00ebrjen e opozit\u00ebs. Pra, modeli opozitar i Ram\u00ebs, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk po e ndihmon Bash\u00ebn t\u00eb dali nga humnera e disfatave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme elektorale, por po e fundos thell\u00eb e m\u00eb thell\u00eb. Gj\u00ebja e par\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb kuptoj\u00eb Basha n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb se mes tij dhe Ram\u00ebs, ka ndryshime thelb\u00ebsore. Bash\u00ebs ja dhuruan partin\u00eb, kurse Rama zhvilloi beteja deri sa e fitoi at\u00eb. Basha, me nj\u00eb t\u00eb kollitur t\u00eb babait t\u00eb tij politik futet nga frika n\u00ebn tavolin\u00eb, kurse Rama ka nj\u00eb histori t\u00eb \u00e7uditshme me ish baballar\u00ebt e tij politik\u00eb. V\u00ebrtet\u00eb Berisha n\u00eb rinin\u00eb e tij politike e syrgjynosi Ram\u00ebn si \u00e7ifuti n\u00eb shkret\u00ebtir\u00eb, duke i ngrir\u00eb buz\u00ebqeshjen dhe karrier\u00ebn politike, por k\u00ebt\u00eb gj\u00eb nuk e b\u00ebri njerku i tij politik, Nano, i cili e gjeti t\u00eb strukur n\u00eb bot\u00ebn e privat\u00ebsis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb brigjet e Atlantikut, i dha pushtet duke i shtruar qilimin e kuq t\u00eb karrier\u00ebs politike. Dhe m\u00eb tej, lufta mes tyre i ngjan asaj t\u00eb Zeusit me atin e tij, Kronosin, plot beteja dhe luft\u00eb deri n\u00eb fitoren e t\u00eb birit Zeusit ndaj babait mitologjik, por t\u00eb mundur Kronosit. Basha, beteja t\u00eb tilla jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka fuqi t\u00eb zhvilloj\u00eb, por me nj\u00eb serviliz\u00ebm shembullor, menj\u00ebher\u00eb sa i dhuruan fronin, pohoi se do ti q\u00ebndronte besnik tez\u00ebs s\u00eb vazhdim\u00ebsis\u00eb, q\u00eb e p\u00ebrkthyer n\u00eb shqip do t\u00eb thot\u00eb, rrug\u00ebn e krimeve, t\u00eb korrupsionit dhe shkat\u00ebrrimit t\u00eb shtetit.\u00a0 \u00a0 U p\u00ebrbetua ai, se me politik\u00ebn q\u00eb do t\u00eb ndiqte, nuk do t\u00eb b\u00ebnte gjueti shtrigash, edhe pse realisht vendi dhe opozita duhej t\u00eb \u00e7lirohej menj\u00ebher\u00eb nga shtrigat dhe \u00e7akejt\u00eb, q\u00eb i kishin z\u00ebn\u00eb frym\u00ebn demokracis\u00eb shqiptare. Por, edhe n\u00eb planin filozofik ata kan\u00eb ndryshime t\u00eb dukshme. Basha, edhe pse babain politik e ka gjall\u00eb dhe i q\u00ebndron mbi kok\u00eb, si shpata e Demokleut, ai prap\u00eb th\u00ebrret \u201cDua bab\u00ebn\u201d. Pa bab\u00ebn, Basha nuk b\u00ebn dot gj\u00eb. Nd\u00ebrsa filozofia e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb disi e ndryshme, si nj\u00eb nx\u00ebn\u00ebs i Konfucit. Ai beson te amalgama teorike p\u00ebrtej t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs. M\u00ebrziten socialist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb nga nj\u00eb tez\u00eb dhe nj\u00eb praktik\u00eb e till\u00eb qeveris\u00ebse, madje i zhg\u00ebnjyer ky elektorat vazhdon t\u00eb rrjedh\u00eb, pasi ka nj\u00eb mosp\u00ebrputhje mes alternativ\u00ebs socialiste dhe bro\u00e7kullave konfuciane t\u00eb Ram\u00ebs. Por, k\u00ebto rrjedhje t\u00eb elektoratit socialist ai mundohet ti z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb me koalicione t\u00eb t\u00eb gjitha ngjyrave, si\u00e7 ishte dalja n\u00eb fushat\u00ebn e fundit t\u00eb zgjedhjeve me nj\u00eb koalicion m\u00eb 40 parti dhe subjekte politike, ku me ta ndan pushtetin, zbaton politika leht\u00ebsuese ndaj tyre, si dhe mbyll syt\u00eb nga aferat korruptive q\u00eb ato zhvillojn\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shtetit dhe t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb.\u00a0 \u00a0 Nd\u00ebrsa te fronti i djatht\u00eb, duket sikur ka r\u00ebn\u00eb kolera, ku PD-n\u00eb po e braktisin jo vet\u00ebm aleat\u00ebt e saj strategjik\u00eb, elektorati, por edhe rrjetet e fuqishme t\u00eb masmediave, pushteti i kat\u00ebrt i verb\u00ebr ndaj t\u00eb djatht\u00ebs, dje n\u00eb pushtet, por mosp\u00ebrfill\u00ebs sot, kur \u00ebsht\u00eb n\u00eb opozit\u00eb. Ata tashm\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb me pushtetin duke i afruar atij sh\u00ebrbime n\u00eb konvertim t\u00eb p\u00ebrfitimeve ekonomike, t\u00eb koncesioneve, t\u00eb politikave t\u00eb mbrapshta t\u00eb tenderave. Pra qeveria u shet atyre pasurit\u00eb e popullit, dhe blen prej tyre imoralitetin dhe prostitucionin e tyre mediatik, t\u00eb ngritur n\u00eb art. E th\u00ebn\u00eb m\u00eb thjesht\u00eb, k\u00ebta mercenar\u00eb t\u00eb sprovuar n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet\u00eb e pes\u00eb vjet demokraci, si hijena t\u00eb pushteteve sot, jo vet\u00ebm q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u2019u sh\u00ebrbejn\u00eb, testikujve t\u00eb dashit t\u00eb Rilindjes, por edhe me mjesht\u00ebrin\u00eb e prostitucionit politik dhe mediatik, q\u00eb ata zot\u00ebrojn\u00eb, po p\u00ebrpiqen t\u2019i shtojn\u00eb k\u00ebtij dashi agresivitetin seksual. Me sa duket, alternative e djatht\u00eb e Bash\u00ebs, vazhdon ndrydhjen, zvog\u00eblimin, tretjen graduale, nd\u00ebrsa teoria e Ram\u00ebs, p\u00ebrtej t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs, po zgjerohet edhe pse po shfaqet si nj\u00eb amalgam\u00eb pa form\u00eb dhe pa ngjyr\u00eb, por si mekaniz\u00ebm p\u00ebr ta mbajtur kryetarin n\u00eb pushtet. Brenda tkurrjes s\u00eb partis\u00eb dhe frontit t\u00eb djatht\u00eb, Basha nuk \u00ebsht\u00eb aspak n\u00eb gjendje t\u00eb vendosi ekuilibra, t\u00eb harmonizoj\u00eb interesa, t\u00eb siguroj\u00eb aleanca t\u00eb q\u00ebndrueshme, t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb dhe zbatoj\u00eb nj\u00eb strategji t\u00eb qart\u00eb dhe demokratike. Elita politike e k\u00ebsaj partie, por edhe elektorati i saj i m\u00ebsuar m\u00eb pushtet, q\u00eb p\u00ebr ta kjo fjal\u00eb kuptohej si vjedhje, korrupsion, tregti droge, arm\u00ebsh dhe prostitucioni, sot n\u00eb opozit\u00eb ata shfaqen nervoz\u00eb, t\u00eb pabindur ndaj partis\u00eb s\u00eb tyre, rebeles dhe kund\u00ebrshtues p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra, duke e shpallur Bash\u00ebn t\u00eb pazot p\u00ebr drejtimin e opozit\u00ebs. Kurse me ushtrin\u00eb elektorale t\u00eb Ram\u00ebs, nuk ndodh k\u00ebshtu. Ai, me nj\u00eb arroganc\u00eb por me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, spekulon me qenien e socialist\u00ebve m\u00eb tep\u00ebr se \u00e7\u2019duhet. Idealist dhe shum\u00eb m\u00eb pak pragmatist, ndaj i g\u00ebnjen nga nj\u00eb fushat\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, u premton sa p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb votat, dhe pastaj i flak si limon i shtrydhur. Nd\u00ebrsa me t\u00eb ardhurit, nga p\u00ebrtej t\u00eb djatht\u00ebs dhe t\u00eb majt\u00ebs, kontigjente q\u00eb p\u00ebr nj\u00ebzet\u00eb e pes\u00eb vjet radhazi, jan\u00eb ngrysur kund\u00ebrshtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb eg\u00ebr t\u00eb alternativ\u00ebs socialiste, e kan\u00eb goditur deri me arm\u00eb, me burgosje, me dhunime fizike, nd\u00ebrsa sot n\u00eb qeverisjen e Ram\u00ebs ata, jan\u00eb gdhir\u00eb m\u00eb socialist\u00eb se socialist\u00ebt e v\u00ebrtet\u00eb ku n\u00eb trupin e tyre ende duken shenjat e dhun\u00ebs t\u00eb ushtruarit nga k\u00ebta t\u00eb ardhur nga p\u00ebrtejmit. Me sa duket, teoria e p\u00ebrtej t\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpikur enkas, p\u00ebr t\u00eb maskuar dhe p\u00ebr ta ngritur n\u00eb sistem autokracin\u00eb, krijimin e elitave personale, nepotizmin, korrupsionin, trafiqet, politik\u00ebs s\u00eb err\u00ebt t\u00eb kulisave n\u00eb ndarjen dhe dh\u00ebnien e posteve. Mjafton q\u00eb ata t\u00eb jen\u00eb miq t\u00eb kryetarit, pastaj s\u2019ka r\u00ebnd\u00ebsi e shkuara e tyre kriminale, as aksionet me t\u00eb cilat vin\u00eb n\u00eb PS dhe as d\u00ebshmit\u00eb e krimeve t\u00eb b\u00ebra.\u00a0 \u00a0 K\u00ebto jan\u00eb nj\u00eb tematik\u00eb m\u00eb vete, por le t\u00eb kthehemi te Basha, i cili, i ndodhur n\u00eb udh\u00ebkryq, p\u00ebr t\u00eb treguar se edhe ai \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka si rrug\u00eb finale, ka zgjedhur at\u00eb t\u00eb nj\u00eb opozite t\u00eb dhunshme, t\u00eb revolucionit blu, duke harruar se nga kjo gj\u00ebm\u00eb ai q\u00eb do humbasi m\u00eb tep\u00ebr nga t\u00eb gjith\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00eb, Basha. Ai do t\u00eb humbasi nj\u00eb milion dollar\u00ebt t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb djers\u00ebn e ballit n\u00eb kat\u00ebr vjet pun\u00eb dhe me rrog\u00eb shteti, do t\u00eb braktisi jet\u00ebn mbret\u00ebrore si prej sheiku, mes gjelb\u00ebrimit dhe ajrit t\u00eb past\u00ebr t\u00eb Holland\u00ebs duke harruar se me kryengritje trajektorja e yllit deri tani n\u00eb ngjitje, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb cil\u00ebsuar nga ndonj\u00eb mik i tij p\u00ebrtej oqeanit, fillon r\u00ebnien, nga ato r\u00ebnie q\u00eb p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb tretje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ai do t\u00eb humbasi em\u00ebrimin n\u00eb postin e kryetarit t\u00eb PD-se, t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr t\u2019u vet\u00ebmbrojtur n\u00ebse dikush do t\u00eb akuzoj\u00eb p\u00ebr krimet e b\u00ebra. Pra, Basha do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb humb\u00ebs i madh. Ndaj, m\u00eb e mir\u00eb se dhuna dhe lufta, do t\u00eb ishte paqja dhe konkurenca e ndershme sipas parimeve t\u00eb demokracis\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, t\u00eb cilat i kan\u00eb munguar dhe vazhdoj\u00eb t\u2019i mungojn\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy rrug\u00eb t\u00eb gabuara po ndjek opozita n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb pushtetit t\u00eb humbur gati dy vjet m\u00eb par\u00eb, at\u00eb q\u00eb m\u00eb mir\u00eb se gjith\u00e7ka e shpreh fabula e dashit me larask\u00ebn, dhe rruga tjet\u00ebr ajo e dhun\u00ebs, si strategji e k\u00ebsaj partie. Morali i fabul\u00ebs s\u00eb dashit me larask\u00ebn t\u00eb duket sikur \u00ebsht\u00eb krijuar enkas [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-10990","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10990","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10990"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10990\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10990"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10990"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10990"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}