{"id":10954,"date":"2015-10-29T17:30:44","date_gmt":"2015-10-29T16:30:44","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10954"},"modified":"2015-10-29T13:43:34","modified_gmt":"2015-10-29T12:43:34","slug":"askush-mos-e-provofte-qe-prindi-te-percjelle-femijen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/askush-mos-e-provofte-qe-prindi-te-percjelle-femijen\/","title":{"rendered":"Askush mos e provoft\u00eb q\u00eb prindi t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb f\u00ebmij\u00ebn!"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! M\u00eb duhet t\u2019ju p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb u kushtoni historive tona, disa t\u00eb lumtura e disa t\u00eb trishta. Meqen\u00ebse k\u00ebt\u00eb popull nuk e d\u00ebgjon politika p\u00ebr t\u2019i zgjidhur ndonj\u00eb hall, t\u00eb pakt\u00ebn ju keni mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb na lejoni t\u00eb qajm\u00eb brengat e familjeve tona.<\/p>\n<p>Jam gjasht\u00ebdhjet\u00eb e pes\u00eb vje\u00e7e dhe jeta m\u00eb ka p\u00ebrplasur ngado. Jam lindur e jam rritur n\u00eb nj\u00eb fshat t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb Mesme. Sigurisht, jeta n\u00eb fshat \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, por b\u00ebhet m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kur jan\u00eb shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb e akoma m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb kur ata jan\u00eb jetim\u00eb. Prind\u00ebrit e mi kan\u00eb punuar n\u00eb kooperativ\u00eb dhe n\u00eb ato pak or\u00eb q\u00eb ata kalonin n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebrpiqeshin t\u00eb punonin bah\u00e7en, ato rr\u00ebnj\u00eb pem\u00eb q\u00eb kishim, t\u00eb mblidhnin bim\u00eb mjek\u00ebsore q\u00eb shiteshin n\u00eb fund t\u00eb ver\u00ebs. Gjith\u00eb k\u00ebto sakrifica vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb na ushqenin se asgj\u00eb tjet\u00ebr nuk arrihej.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb jan\u00eb martuar prind\u00ebrit e mi, ishte koha kur njer\u00ebzit martoheshin t\u00eb rinj. Mamaja ishte shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e kur u martua e babai im ishte nj\u00ebzet e nj\u00eb. Mamaja e lindi v\u00ebllain e madh kur ishte tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e. Ishte djali i par\u00eb i sht\u00ebpis\u00eb, nipi i par\u00eb p\u00ebr gjysh\u00ebrit e lumturia ka qen\u00eb e pamat\u00eb kur lindi ai. Sigurisht, nuk kan\u00eb festuar me klloun\u00eb apo si b\u00ebhen festat e sotshme, por me kushtet e fshatit t\u00eb asaj kohe, festa ka qen\u00eb e madhe. Duke lindur f\u00ebmij\u00eb n\u00eb \u00e7do dy vite e gjys\u00ebm, kur mamaja ime u b\u00eb tridhjet\u00eb e dy vje\u00e7e, ishte me tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb. Babai im ishte tridhjet\u00eb e gjasht\u00eb. N\u00eb nj\u00eb foto t\u00eb prind\u00ebrve t\u00eb mi, kur mamaja ishte tridhjet\u00eb e pes\u00eb vje\u00e7e, duket si pes\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7are. T\u00eb pasurit shum\u00eb f\u00ebmij\u00eb ka lodhjen e vet, por ka edhe t\u00eb mirat e veta. Ata ishin f\u00ebmij\u00eb vet\u00eb kur u b\u00ebn\u00eb prind\u00ebr e k\u00ebshtu u rrit\u00ebm t\u00eb dyja pal\u00ebt bashk\u00eb. Babai, edhe pse shum\u00eb i ri kur u martua, ka qen\u00eb njeri i urt\u00eb. Nuk ka qen\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtor, por me maman\u00eb time ia ka kaluar shum\u00eb mir\u00eb. E tregon edhe numri i f\u00ebmij\u00ebve, do t\u00eb thoni ju. Ne u rrit\u00ebm e shum\u00eb shpejt u b\u00ebm\u00eb krah p\u00ebr prind\u00ebrit p\u00ebr pun\u00ebt rrotull sht\u00ebpis\u00eb.<\/p>\n<p>V\u00ebllez\u00ebrit q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenjt\u00eb na kan\u00eb rritur ne t\u00eb vegj\u00eblve, na kan\u00eb marr\u00eb rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb shkoll\u00eb, na kan\u00eb pritur n\u00eb kthim. K\u00ebshtu, ne gjasht\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e par\u00eb kemi mbaruar vet\u00ebm shkoll\u00ebn shtat\u00ebvje\u00e7are. Dy v\u00ebllez\u00ebrit e vegj\u00ebl vazhduan edhe shkoll\u00ebn e mesme.<\/p>\n<p>Un\u00eb kam qen\u00eb kat\u00ebr vje\u00e7e kur babai im mbaroi nj\u00eb kurs p\u00ebr t\u00eb drejtuar nj\u00eb zetor dhe lumturohesha kur e shikoja baban\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e fshatit. P\u00ebr dy-tri vite na dukej sikur kishim gjith\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb jepte bota, sepse puna e babait ishte goxha m\u00eb e mir\u00eb, por do t\u00eb mbaronte shum\u00eb shpejt gjith\u00e7ka. N\u00eb nj\u00eb dit\u00eb vjeshte me shtr\u00ebngat\u00eb do t\u00eb ndodhte nj\u00eb aksident q\u00eb i mori jet\u00ebn kur ai ishte tridhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00eb vje\u00e7. E mendoni dot se \u00e7\u2019hoqi mamaja ime me tet\u00eb f\u00ebmij\u00eb, me rrog\u00ebn dhe pensionin e babait?! M\u00eb n\u00eb fund, partia vuri dor\u00ebn n\u00eb zem\u00ebr dhe maman\u00eb e fut\u00ebn n\u00eb pun\u00eb n\u00eb menc\u00ebn e kooperativ\u00ebs, ku rroga ishte pak m\u00eb e lart\u00eb dhe mund t\u00eb merrte di\u00e7ka. V\u00ebllai im i madh ka filluar pun\u00eb qysh kur ishte shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7. Ashtu, me shum\u00eb p\u00ebrpjekje e vuajtje, mamaja na rriti.<\/p>\n<p>Dy v\u00ebllez\u00ebrit vendos\u00ebn t\u00eb mos martoheshin shpejt dhe aq m\u00eb tep\u00ebr, pa martuar kat\u00ebr motrat q\u00eb i kishin mbas vetes. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb edhe ne vajzat u rrit\u00ebm dhe filluam nga motra e par\u00eb q\u00eb u martua n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7e e ne t\u00eb treja mbas saj. Un\u00eb q\u00eb isha vajza e fundit u martova kur isha nj\u00ebzet vje\u00e7e. Sigurisht q\u00eb burrin ma gjeti familja. V\u00ebllez\u00ebrit e mi u rrit\u00ebn n\u00eb fshat, po duke qen\u00eb se i mbajt\u00ebn af\u00ebr se mbet\u00ebm jetim\u00eb shum\u00eb shpejt, filluan t\u00eb mendojn\u00eb ndryshe edhe p\u00ebr t\u00eb ardhmen ton\u00eb. Ata na ndihmuan p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar sht\u00ebpit\u00eb tona. Duke qen\u00eb se ishin b\u00ebr\u00eb burra para kohe kishin m\u00ebsuar t\u00eb b\u00ebnin gjith\u00eb llojet e pun\u00ebve. Dy v\u00ebllez\u00ebrit e m\u00ebdhenj kan\u00eb ngritur tulla e lla\u00e7 n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e t\u00eb kat\u00ebrta ne motrave. Mua m\u00eb ra fati t\u00eb martohesha af\u00ebr fshatit t\u00eb prind\u00ebrve. Familja ku u martova ishte po aq e madhe sa kjo q\u00eb lash\u00eb t\u00eb prind\u00ebrit e mi. Burri im ishte vet\u00eb i n\u00ebnt\u00eb v\u00ebllez\u00ebr e motra e vet\u00eb ishte m\u00eb i madhi.<\/p>\n<p>Zoti na ndihmoi dhe me f\u00ebmij\u00eb u b\u00ebm\u00eb vet\u00ebm pas kat\u00ebr vitesh martese, aq sa t\u00eb gjith\u00eb kishin filluar t\u00eb trembeshin se do t\u00eb mbeteshim pa f\u00ebmij\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb k\u00ebto kat\u00ebr vite u martuan edhe dy kunatat e mia. Kur u martua kunati, ne u ndam\u00eb e dol\u00ebm n\u00eb nj\u00eb dhom\u00eb q\u00eb e nd\u00ebrtuam shpejt e shpejt para dasme. At\u00eb dhom\u00eb e nd\u00ebrtuan kunet\u00ebrit bashk\u00eb me v\u00ebllez\u00ebrit e mi dhe pas gjasht\u00eb muajsh, i sajuam dhe nj\u00eb banj\u00eb e nj\u00eb aneks. Burri im ishte djal\u00eb i mir\u00eb, por nurs\u00ebz dhe xheloz. Un\u00eb, si vajz\u00eb fshati shum\u00eb e ndrojtur dhe e paditur, gjith\u00eb jet\u00ebn e kam kaluar si n\u00ebn komand\u00eb ushtarake, por nuk dua t\u00eb ankohem p\u00ebr t\u00eb, ai ishte shum\u00eb pun\u00ebtor dhe kur u b\u00ebm\u00eb me f\u00ebmij\u00eb, edhe i ka dashur dhe i ka m\u00ebsuar me rregulla.<\/p>\n<p>F\u00ebmij\u00ebt m\u2019u rrit\u00ebn dhe deshi Zoti e m\u00ebsuan n\u00eb shkoll\u00eb. Fshati jon\u00eb kishte shkoll\u00eb t\u00eb mesme dhe t\u00eb pest\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e mi kan\u00eb shk\u00eblqyer nga klasa e par\u00eb e deri n\u00eb vitin e kat\u00ebrt t\u00eb gjimnazit. Ne t\u00eb dy, burr\u00eb e grua, kemi punuar pafund\u00ebsisht p\u00ebr ata f\u00ebmij\u00eb dhe na e kan\u00eb shp\u00ebrblyer. Djali i madh dhe vajza kan\u00eb mbaruar shkoll\u00ebn e lart\u00eb pothuajse nj\u00ebkoh\u00ebsisht. Fakti q\u00eb kishin vet\u00ebm nga nj\u00eb vit n\u00eb mes, m\u00eb qet\u00ebsonte se edhe vajza kishte dik\u00eb q\u00eb t\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb, se helbete, n\u00eb konvikt do t\u00eb rrinte. Djali filloi pun\u00eb n\u00eb fshat si kryeagronom, nd\u00ebrsa vajza u martua sapo mbaroi fakultetin p\u00ebr m\u00ebsuese Gjuh\u00eb-Let\u00ebrsie. U njoh n\u00eb shkoll\u00eb me djalin q\u00eb u martua dhe jemi t\u00eb k\u00ebnaqur me miqt\u00eb. Vajza ka r\u00ebn\u00eb si me t\u00eb vet\u00ebt, edhe me njer\u00ebzit e burrit.<\/p>\n<p>Djali i dyt\u00eb e mbaroi shkoll\u00ebn me korrespondenc\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb son\u00eb ekonomike dhe e kam plag\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. N\u00ebse do t\u00eb kishte shkuar n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb konvikt, jeta n\u00eb Tiran\u00eb do ta kishte ndryshuar p\u00ebr mir\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb nga \u00e7\u2019e kan\u00eb ndryshuar librat q\u00eb lexon pafund\u00ebsisht. Edhe ai u martua dhe gruaja e tij punon si m\u00ebsuese e shkoll\u00ebs fillore n\u00eb fshat. Jetojm\u00eb bashk\u00eb dhe ia kalojm\u00eb mir\u00eb, edhe pse n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve marr\u00ebdh\u00ebniet vjehrri-nuse jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira. Nd\u00ebrsa vajza e dyt\u00eb dhe djali i tret\u00eb kan\u00eb mbaruar t\u00eb dy Ekonomik dhe u martuan me dashuri. Djali \u00ebsht\u00eb mir\u00eb me nusen dhe f\u00ebmij\u00ebt e tij, por plag\u00eb n\u00eb shpirt kam jet\u00ebn e vajz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb. Ajo mbaroi shkoll\u00ebn e lart\u00eb dy vite para djalit tim t\u00eb vog\u00ebl dhe kur ishte n\u00eb shkoll\u00eb, u njoh me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb ishte n\u00eb shkoll\u00ebn e fizkultur\u00ebs, me t\u00eb cilin u martua dhe lindi nj\u00eb vajz\u00eb e dy djem, derisa iku e na la. Mjek\u00ebt sot thon\u00eb se s\u00ebmundja vjen nga stresi, por strese kemi kaluar t\u00eb gjith\u00eb. Fati i keq i vajz\u00ebs sime qe se pati zem\u00ebr shum\u00eb t\u00eb but\u00eb. Njeriu p\u00ebrballet me shum\u00eb fatkeq\u00ebsi n\u00eb jet\u00eb dhe vajz\u00ebs sime i ra nj\u00eb e till\u00eb.<\/p>\n<p>I shoqi pas martese punoi si m\u00ebsues fizkulture n\u00eb nj\u00eb fshat af\u00ebr qytetit ku ata banonin. N\u00eb fillim, si gjith\u00eb m\u00ebsuesit e tjer\u00eb, shkonin n\u00eb pun\u00eb me autobus\u00eb, furgona apo makina t\u00eb rastit, por me kalimin e viteve ata blen\u00eb makin\u00eb dhe dh\u00ebndrri shkonte n\u00eb pun\u00eb me makin\u00ebn e tij. Ai merrte edhe kat\u00ebr koleg\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe i ndanin shpenzimet e naft\u00ebs s\u00eb bashku sepse iu leverdiste t\u00eb gjitha pal\u00ebve. Makin\u00ebn e par\u00eb ia bleu t\u00eb v\u00ebllait q\u00eb ia kishte sjell\u00eb nga Italia dhe pasi m\u00ebsoi me t\u00eb q\u00eb t\u00eb l\u00ebvizte n\u00eb rrug\u00eb, ai bleu nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00eb t\u00eb mir\u00eb e t\u00eb madhe, familjare, si\u00e7 i thon\u00eb sot. Makina e dyt\u00eb ishte edhe m\u00eb e re dhe sigurisht, ecte m\u00eb shpejt, por shpejt\u00ebsia gjithmon\u00eb dikujt ia ha kok\u00ebn.<\/p>\n<p>Nj\u00eb dit\u00eb shiu, nd\u00ebrsa dh\u00ebndrri shkonte n\u00eb pun\u00eb, papritur n\u00eb nj\u00eb kthes\u00eb i kishte dal\u00eb nj\u00eb \u00e7oban delesh me tuf\u00ebn e tij. Me siguri do ken\u00eb qen\u00eb duke folur me koleg\u00ebt q\u00eb ka patur n\u00eb makin\u00eb, sepse nuk ka arritur t\u00eb frenoj\u00eb. E keqja ndodhi. \u00c7obani q\u00eb rastisi t\u00eb kishte qen\u00eb djal\u00eb i ri, nj\u00ebzet e pes\u00eb vje\u00e7, vdiq. Dh\u00ebndrrin e arrestuan dhe gjykata e d\u00ebnoi me pes\u00eb vite burg, por fatkeq\u00ebsia nuk do t\u00eb ishte burgu i tij, por m\u00ebrzia me t\u00eb cil\u00ebn e mori. Ai ishte natyr\u00eb gazmore, por nga dita e aksidentit sikur i iku edhe humori. Gjat\u00eb koh\u00ebs q\u00eb ishte n\u00eb burg, u tret dhe dukej si gjasht\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ishte vet\u00ebm dyzet.<\/p>\n<p>Vajz\u00ebs sime, q\u00eb ishte n\u00eb sht\u00ebpi, i duhej t\u00eb kujdesej p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt, p\u00ebr t\u00eb shoqin q\u00eb ishte n\u00eb burg, por edhe p\u00ebr t\u00eb gjetur m\u00ebnyr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar falje te familja e djalit q\u00eb kishte vdekur. Njer\u00ebzit e dh\u00ebndrrit u mblodh\u00ebn dhe tre m\u00eb pleqt\u00eb bashk\u00eb me vajz\u00ebn time shkuan n\u00eb familjen e djalit q\u00eb kishte vekur. Sigurisht, duke u p\u00ebrpjekur t\u00eb zgjidhnin fjal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb shprehur ngush\u00ebllimin, duhet t\u00eb k\u00ebrkonin edhe q\u00eb hakmarrja t\u00eb mos vazhdonte m\u00eb tej.<\/p>\n<p>&#8211; Jam babai i kat\u00ebr djemve dhe i nj\u00eb vajze, &#8211; kishte th\u00ebn\u00eb vjehrri i vajz\u00ebs sime. \u2013 Nuk mund t\u00eb them q\u00eb e kuptoj dhimbjen tuaj, sepse ka dasht Zoti dhe i kam rrotull t\u00eb gjith\u00eb f\u00ebmij\u00ebt, por nj\u00eb gj\u00eb e them me siguri: djali im asgj\u00eb nuk ka b\u00ebr\u00eb me dashje. N\u00ebse p\u00ebr ju \u00ebsht\u00eb zgjidhje hakmarrja, jam k\u00ebtu bashk\u00eb me nusen e djalit. Mund t\u00eb vrisni cilin t\u00eb doni ose edhe t\u00eb dyve, por ju lutem jo f\u00ebmij\u00ebt e djalit. Ata nuk kan\u00eb lidhje. Ne kemi shkruar nj\u00eb let\u00ebr dhe e kemi l\u00ebn\u00eb nj\u00eb kopje n\u00eb sht\u00ebpi e nj\u00eb e kemi me vete q\u00eb t\u00eb mos ju thon\u00eb q\u00eb ishte me paramendim nga ana juaj. Nuk m\u00eb del m\u00eb asnj\u00eb fjal\u00eb tjet\u00ebr, m\u00eb thoni e m\u00eb b\u00ebni \u00e7\u2019t\u00eb doni, &#8211; kishte p\u00ebrfunduar.<\/p>\n<p>&#8211; E the mir\u00eb q\u00eb nuk mund ta kuptosh dhimbjen ton\u00eb, por dua t\u00eb t\u00eb pyes: A kthehet mbrapsht djali im n\u00ebse t\u00eb vras ty apo nusen e djalit t\u00ebnd? \u2013 tha babai i djalit q\u00eb kish vdekur.<\/p>\n<p>&#8211; Jo, asgj\u00eb nuk e kthejm\u00eb dot mbrapsht, zot\u00ebri, &#8211; dhe lot\u00ebt e tij ishin bashkuar n\u00eb fund t\u00eb mjekrr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ime bij\u00eb m\u00eb tha q\u00eb ata kishin biseduar p\u00ebr rreth tri or\u00eb dhe m\u00eb n\u00eb fund kur vjehrri i saj kishte k\u00ebrkuar leje, ose t\u00eb dilnin, ose t\u2019i vrisnin sipas vendimit t\u00eb tyre, por i zoti i sht\u00ebpis\u00eb i kishte th\u00ebn\u00eb:<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb vjen keq q\u00eb u njoh\u00ebm n\u00eb k\u00ebto kushte t\u00eb k\u00ebqija, por do kisha pas d\u00ebshir\u00eb me t\u00eb pas mik shpie. Meq\u00eb djalin s\u2019ma kthen dot, mik shpie s\u2019t\u00eb b\u00ebj dot, por po t\u00eb jap dor\u00ebn e t\u00eb t\u00eb them \u201cfaleminderit q\u00eb mendon si prind\u201d. Un\u00eb nuk mundem t\u00eb vras njeri&#8230; Rrini t\u00eb qet\u00eb se prej meje nuk ju vjen asnj\u00eb e keqe.<\/p>\n<p>Prej tyre me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk na erdhi asgj\u00eb e keqe, por e keqja kishte ndodhur n\u00eb trurin e dh\u00ebndrrit dhe t\u00eb vajz\u00ebs sime. Dh\u00ebndrri n\u00eb burg jo vet\u00ebm u dob\u00ebsua, por edhe u s\u00ebmur. Pasi mbaroi d\u00ebnimin, doli me tjet\u00ebr fytyr\u00eb. Ai vdiq nj\u00eb vit m\u00eb von\u00eb me tumor n\u00eb kok\u00eb. Mjek\u00ebt than\u00eb q\u00eb ishte tumor akut q\u00eb zhvillohej brenda vitit. Jam e sigurt q\u00eb nuk e ka p\u00ebrballuar dhimbjen, vrarjen e nd\u00ebrgjegjes p\u00ebr aksidentin. E nd\u00ebrsa atij ia mori jet\u00ebn vrarja e nd\u00ebrgjegjes, vajz\u00ebs sime i ra detyr\u00eb t\u00eb kujdesej p\u00ebr t\u00eb tre f\u00ebmij\u00ebt. I duhej t\u2019i rriste vet\u00ebm dhe kjo, sigurisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb. Sapo u mbush nj\u00eb vit nga vdekja e dh\u00ebndrrit, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e vajz\u00ebs do t\u00eb vinte e t\u00eb k\u00ebndonte qyqja.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa f\u00ebmij\u00ebt luanin n\u00eb oborrin e pallatit, nj\u00eb kriminel, nd\u00ebrsa donte t\u00eb lante hesapet me shokun e tij, q\u00eblloi me nj\u00eb arm\u00eb me bresh\u00ebri dhe nj\u00eb plumb kapi edhe djalin e vajz\u00ebs sime. Ai ishte dhjet\u00eb vje\u00e7 dhe nuk arrit\u00ebn as ta \u00e7onin n\u00eb spital sepse vdiq n\u00eb vend. Fatkeq\u00ebsia u ul k\u00ebmb\u00ebkryq n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre. Tashm\u00eb, ime bij\u00eb po e provonte n\u00eb shpirtin e saj se \u00e7\u2019do t\u00eb thoshte vdekje aksidentale. Ajo harroi se kishte edhe dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb tjer\u00eb dhe tri dit\u00eb pas vdekjes s\u00eb djalit t\u00eb saj, piu nj\u00eb grusht ila\u00e7e n\u00eb dark\u00eb kur u ul t\u00eb flinte dhe deri n\u00eb m\u00ebngjes, kur e pam\u00eb \u00e7\u2019kishte ndodhur, asnj\u00eb s\u2019u kujtua ta shihte. Ajo iku e na la dy f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr t\u2019i rritur. Djali ishte dymb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 e vajza ishte shtat\u00eb vje\u00e7e. Nuk gjej fjal\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruaj dhimbjen q\u00eb kam n\u00eb shpirt. Nuk do t\u00eb mjaftonte nj\u00eb let\u00ebr as sa gjith\u00eb qielli, nuk do t\u00eb mjaftonin lot sa pika uji kan\u00eb oqeanet q\u00eb t\u00eb p\u00ebrshkruaj dhimbjen time.<\/p>\n<p>Bashk\u00eb me burrin tim, t\u00eb kat\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e mi dhe me t\u00eb af\u00ebrmit e dh\u00ebndrrit po p\u00ebrpiqemi t\u00eb rrisim dy zogjt\u00eb q\u00eb la ime bij\u00eb, po p\u00ebrpiqemi t\u2019u mbushim at\u00eb boshll\u00ebk q\u00eb l\u00eb mungesa e n\u00ebn\u00ebs. \u00cbsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb dhe uroj q\u00eb askush t\u00eb mos e provoj\u00eb q\u00eb prindi t\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb f\u00ebmij\u00ebn.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &nbsp; E nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! M\u00eb duhet t\u2019ju p\u00ebrg\u00ebzoj p\u00ebr hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb u kushtoni historive tona, disa t\u00eb lumtura e disa t\u00eb trishta. Meqen\u00ebse k\u00ebt\u00eb popull nuk e d\u00ebgjon politika p\u00ebr t\u2019i zgjidhur ndonj\u00eb hall, t\u00eb pakt\u00ebn ju keni mir\u00ebsin\u00eb t\u00eb na lejoni t\u00eb qajm\u00eb brengat e familjeve tona. Jam gjasht\u00ebdhjet\u00eb e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-10954","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10954","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10954"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10954\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10954"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10954"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10954"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}