{"id":10931,"date":"2015-10-28T10:30:01","date_gmt":"2015-10-28T09:30:01","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10931"},"modified":"2015-10-27T11:04:56","modified_gmt":"2015-10-27T10:04:56","slug":"me-thonin-se-diferenca-eshte-problem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/me-thonin-se-diferenca-eshte-problem\/","title":{"rendered":"M\u00eb thonin se diferenca \u00ebsht\u00eb problem"},"content":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi dhe ju lexes t\u00eb gazet\u00ebs!<\/p>\n<p>E vendosa ta tregoj historin\u00eb time dit\u00ebn q\u00eb djali im mbushi nj\u00eb vje\u00e7, sepse at\u00eb dit\u00eb e pash\u00eb \u201cproblemin\u201d e diferenc\u00ebs s\u00eb madhe n\u00eb mosh\u00eb me tim shoq, at\u00eb q\u00eb shum\u00eb persona ma kan\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara.<\/p>\n<p>Kam lindur n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl dhe prind\u00ebrit e mi vendos\u00ebn t\u00eb vinin t\u00eb jetonin n\u00eb Tiran\u00eb kur un\u00eb isha pes\u00eb vje\u00e7e. Motra ime e vog\u00ebl ishte n\u00ebnt\u00eb muajshe. Un\u00eb dhe motra ime nuk kuptonim asgj\u00eb nga bisedat e prind\u00ebrve tan\u00eb e sigurisht q\u00eb nuk kuptuam asgj\u00eb nga sakrifica e tyre p\u00ebr t\u2019u integruar n\u00eb jet\u00ebn e kryeqytetit. Prind\u00ebrit e mi jan\u00eb pa fakultete, por jan\u00eb shum\u00eb pun\u00ebtor\u00eb. Im at\u00eb filloi pun\u00eb si shit\u00ebs n\u00eb nj\u00eb firm\u00eb p\u00ebr materiale nd\u00ebrtimi. Puna ishte shum\u00eb larg se k\u00ebto lloje firmash jan\u00eb n\u00eb autostrad\u00ebn Tiran\u00eb- Durr\u00ebs dhe p\u00ebr maman\u00eb time q\u00eb vinte nga nj\u00eb qytet i vog\u00ebl e q\u00eb nuk e njihte mir\u00eb Tiran\u00ebn, vitet e para u kthyen n\u00eb nj\u00eb stres.<\/p>\n<p>&#8211; Kam frik\u00eb nga \u00e7do zhurm\u00eb q\u00eb d\u00ebgjoj. M\u00eb duket sikur jam e vetme n\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn! &#8211; i thoshte ajo babait kur ai kthehej nga puna.<\/p>\n<p>&#8211; Po ke vajzat, mos u m\u00ebrzit kaq shum\u00eb grua, vet\u00eb ishe dakord q\u00eb t\u00eb vinim n\u00eb Tiran\u00eb. Epo, kjo \u00ebsht\u00eb jeta n\u00eb k\u00ebt\u00eb zallamahin\u00eb q\u00eb zgjodh\u00ebm, &#8211; dhe nd\u00ebrsa hante e luante me ne, nj\u00ebkoh\u00ebsisht fliste e sqaronte edhe maman\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu kaluan tri vitet e para, me maman\u00eb q\u00eb i lexohej tmerri n\u00eb sy kur s\u00ebmurej motra e vog\u00ebl dhe duhej t\u00eb dilnim t\u00eb dyja bashk\u00eb e ta \u00e7onim n\u00eb spital. Nd\u00ebrsa vitet kalonin, ne rriteshim dhe mamaja ime filloi t\u00eb m\u00ebsohej me rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs, filloi t\u00eb dal\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb, me rritjen ton\u00eb, k\u00ebrkesat rriteshin edhe m\u00eb shum\u00eb. M\u00eb n\u00eb fund, edhe pallati ku ata kishin prenotuar nj\u00eb hyrje mbaroi dhe u fut\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb t\u00eb re. Sht\u00ebpia jon\u00eb ishte e thjesht\u00eb, por e bukur. Mamaja \u00ebsht\u00eb grua shum\u00eb pun\u00ebtore, e past\u00ebr dhe \u00e7do gj\u00eb shk\u00eblqen gjith\u00eb koh\u00ebn. Kur un\u00eb u b\u00ebra shtat\u00eb vje\u00e7e, fillova shkoll\u00ebn, motra u rrit dhe u b\u00eb p\u00ebr kop\u00ebsht. At\u00ebher\u00eb mamaja paradite mbeti vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpi dhe vendosi t\u00eb k\u00ebrkonte nj\u00eb pun\u00eb p\u00ebr disa or\u00eb. \u201cNjeriun pun\u00ebtor e ndjek puna gjithandej nga shkon\u201d, thon\u00eb pleqt\u00eb andej nga an\u00ebt tona e k\u00ebshtu mamaja gjeti pun\u00eb p\u00ebr t\u2019u kujdesur p\u00ebr nj\u00eb plak\u00eb gjasht\u00eb or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, gjat\u00eb gjith\u00eb jav\u00ebs. Ajo shkonte kat\u00ebr or\u00eb paradite kur un\u00eb isha n\u00eb shkoll\u00eb e motra n\u00eb kop\u00ebsht dhe mbasdite, sapo babai kthehej n\u00eb sht\u00ebpi, ajo shkonte dhe kujdesej p\u00ebr plak\u00ebn dy or\u00eb t\u00eb tjera. Puna e saj ishte jo vet\u00ebm ndihm\u00eb ekonomike n\u00eb sht\u00ebpi, por edhe nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr ta nxjerr\u00eb at\u00eb nga sht\u00ebpia. Edhe plaka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kujdesej ishte shum\u00eb e mir\u00eb, e zgjuar dhe shpesh i k\u00ebrkonte mamas\u00eb t\u00eb na merrte neve mbasdite me vete.<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb ka marr\u00eb malli p\u00ebr mbeskat e mia q\u00eb jan\u00eb n\u00eb Greqi, &#8211; i thoshte, &#8211; prandaj do puth \u00e7upat e tua.<\/p>\n<p>E k\u00ebshtu, nd\u00ebrsa ne rriteshim, babai, me pun\u00eb shum\u00eb t\u00eb lodhshme e p\u00ebrpjekje, nga shit\u00ebs, arriti t\u00eb hapte nj\u00eb dyqan t\u00eb vetin q\u00eb e mori me qira. Kishte fituar simpatin\u00eb e klient\u00ebve dhe ata q\u00eb donin t\u00eb blinin me sasi t\u00eb vogla e m\u00ebsuan shum\u00eb shpejt dyqanin q\u00eb hapi, k\u00ebshtu q\u00eb puna filloi t\u2019i ecte mir\u00eb. Un\u00eb shkoll\u00ebn tet\u00eb-vje\u00e7are e mbarova shk\u00eblqyesh\u00ebm dhe shkoll\u00ebn e mesme e fillova te \u201cPetro Nini\u201d, nd\u00ebrsa motra ishte n\u00eb tet\u00ebvje\u00e7are dhe un\u00eb kujdesesha q\u00eb ajo t\u00eb ecte mir\u00eb me m\u00ebsime.<\/p>\n<p>E kam dashur gjithmon\u00eb shkoll\u00ebn, i kam adhuruar librat dhe t\u00eb gjith\u00eb librat e shkoll\u00ebs i lexoja nga fillimi deri n\u00eb fund q\u00eb muajin e par\u00eb kur fillonte shkolla. M\u00eb pas i m\u00ebsoja paralelisht me shok\u00ebt. Kam patur prirje p\u00ebr shkencat ekzakte e k\u00ebshtu si un\u00eb, edhe motra. N\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb mesme kam patur n\u00eb klas\u00eb nj\u00eb kush\u00ebrir\u00eb t\u00eb larg\u00ebt nga babai q\u00eb ishte jo vet\u00ebm e bukur dhe nx\u00ebn\u00ebse shum\u00eb e mir\u00eb, por edhe natyr\u00eb e shkath\u00ebt. Ajo kishte lindur e qe rritur n\u00eb Tiran\u00eb dhe njihte mir\u00eb \u00e7do rrug\u00eb e rrugic\u00eb. Me kush\u00ebrir\u00ebn time M.-n\u00eb jo vet\u00ebm kemi ndjekur rregullisht shkoll\u00ebn dhe kemi marr\u00eb rezultatet maksimale, por edhe kemi sh\u00ebtitur. Prind\u00ebrit e saj ishin mir\u00eb nga ana ekonomike dhe t\u00eb mit\u00eb po e merrnin veten. Ajo kishte nj\u00eb v\u00eblla m\u00eb t\u00eb madh q\u00eb punonte dhe kishte makin\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u2019i sh\u00ebtis un\u00eb, t\u2019ua shuaj kuriozitetin p\u00ebr diskot e pabet un\u00eb sesa t\u00eb shkojn\u00eb me njer\u00ebz q\u00eb nuk i njohim, ose t\u00eb takojn\u00eb dreqi e di se k\u00eb n\u00ebp\u00ebr lokale, &#8211; thoshte kush\u00ebriri im, v\u00ebllai i M-s\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, adoleshenca ime kaloi m\u00eb s\u00eb miri; edhe shkoll\u00ebn, edhe arg\u00ebtimin. Bashk\u00eb me shoqen time vendos\u00ebm t\u00eb vazhdonim Fakultetin Ekonomik dhe q\u00eb t\u00eb dyja fituam. Kush\u00ebriri im na shoq\u00ebroi edhe n\u00eb fakultet e nd\u00ebrkoh\u00eb, merrja me vete edhe motr\u00ebn se ajo ishte adoleshente. Gjat\u00eb k\u00ebtyre sh\u00ebtitjeve, ai u dashurua me nj\u00eb nga shoqet e grupit ton\u00eb, nj\u00eb vajz\u00eb e mrekullueshme me t\u00eb cil\u00ebn u martua. Sot ata kan\u00eb nj\u00eb vajz\u00eb si drita.<\/p>\n<p>Kur mbarova fakultetin, tashm\u00eb e pjekur, e bukur, e veshur m\u00eb s\u00eb miri dhe n\u00eb k\u00ebrkim t\u00eb nj\u00eb pune, u njoha me nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb do t\u00eb b\u00ebhej bashk\u00ebshorti im. Njohja jon\u00eb ishte krejt e rast\u00ebsishme. Nj\u00eb shoqe m\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb k\u00ebrkonin punonj\u00ebse, si fillim, n\u00eb ark\u00eb. Menj\u00ebher\u00eb, me CV-n\u00eb n\u00eb dor\u00eb u paraqita n\u00eb zyr\u00ebn e Marr\u00ebdh\u00ebnieve me Publikun. Nd\u00ebrsa prisja radh\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar dokumentet e mia, ndjeva q\u00eb dikush po m\u00eb shihte pa e \u00e7ar\u00eb kok\u00ebn se m\u00eb vinte n\u00eb siklet. U ktheva dhe e pash\u00eb me inat p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptonte q\u00eb nuk isha aty p\u00ebr t\u00eb \u201cgjuajtur\u201d, por ngeca. Ishin dy sy t\u00eb bukur q\u00eb m\u00eb v\u00ebshtronin gjith\u00eb dashuri e mrekullim. Nj\u00eb djal\u00eb i bukur, i gjat\u00eb, i holl\u00eb, i veshur shum\u00eb bukur. Ai p\u00ebrfitoi q\u00eb un\u00eb u ktheva ta shikoja dhe erdhi menj\u00ebher\u00eb e m\u2019u ul af\u00ebr.<\/p>\n<p>&#8211; Jam G., &#8211; m\u00eb tha dhe m\u00eb zgjati dor\u00ebn. &#8211; Mos je gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb dor\u00ebzuar CV-n\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendin e pun\u00ebs?<\/p>\n<p>&#8211; Po, &#8211; i thash\u00eb dhe ai menj\u00ebher\u00eb, i palosi dokumentet q\u00eb kishte n\u00eb dor\u00eb dhe i futi n\u00eb xhep.<\/p>\n<p>&#8211; Edhe un\u00eb, &#8211; m\u00eb tha, &#8211; por nuk po i dor\u00ebzoj. Uroj t\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhin ty, ama un\u00eb do t\u00eb t\u00eb pres k\u00ebtu dhe dua t\u00eb pim\u00eb kafe bashk\u00eb.<\/p>\n<p>E pash\u00eb me habi p\u00ebr guximin, edhe pse m\u00eb p\u00eblqeu, por buz\u00ebqeshja e tij nuk m\u00eb la t\u2019i p\u00ebrgjigjesha. Erdhi radha ime dhe un\u00eb dor\u00ebzova dokumentet, b\u00ebra intervist\u00ebn dhe dola. Sigurisht q\u00eb G.-ja po m\u00eb priste dhe dol\u00ebm t\u00eb dy bashk\u00eb nga banka.<\/p>\n<p>&#8211; Ku do q\u00eb ta pim\u00eb at\u00eb kafen q\u00eb m\u00eb premtove? &#8211; tha dhe qeshte me t\u00eb gjith\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt p\u00ebrjashta. Nuk kisha asnj\u00eb shans t\u2019i thoja \u201cjo\u201d dhe i tregova me kok\u00eb kafen m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt. &#8211; Po sikur t\u00eb shkojm\u00eb te tjetra ngjitur? Ka m\u00eb pak zhurm\u00eb dhe un\u00eb dua t\u00eb t\u00eb d\u00ebgjoj z\u00ebrin, &#8211; m\u00eb tha dhe m\u00eb kapi p\u00ebrdore e kaluam rrug\u00ebn. Sapo u ngjit\u00ebm n\u00eb trotuar, m\u00eb l\u00ebshoi duke par\u00eb sikletin tim dhe deri te kafja ec\u00ebm pa folur p\u00ebrkrah nj\u00ebri-tjetrit.<\/p>\n<p>N\u00eb kafe m\u2019u zgjidh gjuha dhe fillova t\u00eb flisja me t\u00eb sikur e njihja prej koh\u00ebsh. Pas dy or\u00ebsh q\u00eb kaluan sikur t\u00eb kishin qen\u00eb dy minuta, i thash\u00eb q\u00eb duhej t\u00eb kthehesha n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n<p>&#8211; Nuk po t\u00eb them t\u00eb t\u00eb shoq\u00ebroj, por do t\u00eb m\u00eb jap\u00ebsh numrin e telefonit. Apo t\u00eb kem besim e t\u00eb t\u00eb jap vet\u00ebm un\u00eb numrin tim q\u00eb t\u00eb m\u00eb marr\u00ebsh ti?<\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb mir\u00eb m\u00eb jep ti numrin, &#8211; i thash\u00eb, nd\u00ebrsa qesha me dyshimin e tij.<\/p>\n<p>&#8211; Mund t\u00eb t\u00eb besoj v\u00ebrtet se do t\u00eb m\u00eb marr\u00ebsh? &#8211; ky ishte momenti i vet\u00ebm q\u00eb e pash\u00eb serioz.<\/p>\n<p>&#8211; Po, do t\u00eb t\u00eb marr ose q\u00eb t\u00eb t\u00eb pyes a ke koh\u00eb p\u00ebr kafe, ose q\u00eb nuk dal dot p\u00ebr kafe, &#8211; i thash\u00eb dhe i drejtova nj\u00eb let\u00ebr e stilolapsin. Nd\u00ebrsa shkroi numrin e tij t\u00eb celularit, nuk shihte n\u00eb let\u00ebr, por m\u00eb shihte mua.<\/p>\n<p>&#8211; T\u00eb lutem m\u00eb merr, &#8211; tha dhe nd\u00ebrsa mora letr\u00ebn, m\u00eb kapi dor\u00ebn pa m\u00eb t\u00ebrhequr dhe ma p\u00ebrk\u00ebdheli, sa u rr\u00ebnqetha e t\u00ebra nga ajo prekje. U ndam\u00eb dhe rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb sht\u00ebpi u ktheva dy-tri her\u00eb p\u00ebr t\u00eb par\u00eb n\u00ebse po m\u00eb ndiqte nga pas. Jo, i kishte besuar fjal\u00ebt e mia.<\/p>\n<p>Pas dy dit\u00ebsh e mora n\u00eb telefon. Nd\u00ebrsa binte zilja e telefonit, u p\u00ebrpoqa t\u00eb mblidhja veten q\u00eb t\u00eb mos m\u00eb dridhej z\u00ebri.<\/p>\n<p>&#8211; G., jam K., mir\u00eb je?<\/p>\n<p>&#8211; Sigurisht q\u00eb mir\u00eb jam, m\u00eb ngrive gjakun. Kam dy dit\u00eb q\u00eb shoh telefonin se mos po m\u00eb merr.<\/p>\n<p>&#8211; Ja q\u00eb t\u00eb mora tani. A ke koh\u00eb p\u00ebr kafe?<\/p>\n<p>&#8211; Edhe n\u00eb H\u00ebn\u00eb po t\u00eb isha, do t\u00eb vija, &#8211; tha dhe n\u00eb z\u00eb ia ndjeva g\u00ebzimin.<\/p>\n<p>Pasi e vendos\u00ebm kur dhe ku do takoheshim, mbylla telefonin dhe nuk dija \u00e7\u2019t\u00eb mendoja. Ai djal\u00eb m\u00eb kishte hyr\u00eb n\u00eb zem\u00ebr qysh me shikimin e par\u00eb. Edhe ai ishte pa pun\u00eb, dukej i sjellsh\u00ebm, ishte me shkoll\u00eb, natyre trendi, \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja? Dukej i pjekur, dukej q\u00eb ishte goxha m\u00eb i madh se un\u00eb, po nuk e kisha pyetur sa vje\u00e7 ishte. Edhe ankthi q\u00eb do g\u00ebnjeja maman\u00eb kur t\u00eb dilja n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. Shkova n\u00eb kafe n\u00eb orar, por ai kishte arritur para meje. Sapo u ula, ai, q\u00eb po m\u00eb v\u00ebshtronte me imt\u00ebsi, m\u00eb tha:<\/p>\n<p>&#8211; \u00c7far\u00eb t\u00eb mundon? Dukesh n\u00eb siklet t\u00eb madh.<\/p>\n<p>&#8211; E para, kam g\u00ebnjyer maman\u00eb. Nuk m\u00eb ka ndaluar njeri t\u00eb dal, por nuk e kam g\u00ebnjyer kurr\u00eb. Dhe e dyta, njihem aq pak me ty e vij ulem n\u00eb kafe&#8230;<\/p>\n<p>&#8211; Po nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb do ta gjejm\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur! Pastaj, ti n\u00ebse ndihesh kaq keq, mund t\u2019i tregosh mamas\u00eb q\u00eb po takon nj\u00eb shok, nj\u00eb djal\u00eb q\u00eb t\u00eb p\u00eblqen dhe mund t\u2019i tregosh emrin e kafes.<\/p>\n<p>&#8211; Ti e ke kollaj se je djal\u00eb dhe i thua mamas\u00eb q\u00eb \u201cpo dal t\u00eb takoj nj\u00eb vajz\u00eb\u201d, po un\u00eb s\u2019i them dot.<\/p>\n<p>&#8211; Mund t\u00eb flasim p\u00ebr gj\u00ebra t\u00eb tjera at\u00ebher\u00eb q\u00eb t\u00eb njihemi shpejt e shpejt dhe t\u00eb mos e g\u00ebnjesh m\u00eb? &#8211; tha dhe qeshi si gjithmon\u00eb me t\u00eb gjith\u00eb dh\u00ebmb\u00ebt p\u00ebrjashta. Nuk i rezistoja dot asaj t\u00eb qeshure. E kaluam mir\u00eb jo vet\u00ebm at\u00eb dit\u00eb n\u00eb kafe.<\/p>\n<p>Pas dhjet\u00eb dit\u00ebsh m\u00eb mor\u00ebn n\u00eb telefon nga banka dhe m\u00eb than\u00eb q\u00eb e kisha fituar vendin e pun\u00ebs. Shum\u00eb e lumtur e mora menj\u00ebher\u00eb G.-n\u00eb dhe i tregova.<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb duhet t\u00eb festojm\u00eb, &#8211; m\u00eb tha.<\/p>\n<p>&#8211; Joooo, nuk g\u00ebnjej dot q\u00eb po dal t\u00eb festoj me shoqe, &#8211; i thash\u00eb me nj\u00eb frym\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; Epo at\u00ebher\u00eb sajo \u00e7\u2019t\u00eb duash, por tani q\u00eb je n\u00eb pun\u00eb, do ta gjesh koh\u00ebn kur t\u00eb duash dhe do pish kafe edhe me mua. Nuk pranoj t\u00eb m\u00eb l\u00ebsh mua p\u00ebr pun\u00ebn, &#8211; dhe filloi t\u00eb qeshte.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ne takoheshim \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vit. M\u00eb n\u00eb fund, kur G.-ja filloi pun\u00eb, m\u00eb erdhi n\u00eb pun\u00eb me nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb vock\u00ebl n\u00eb dor\u00eb. &#8211; Hape shpejto dhe m\u00eb thuaj a t\u00eb p\u00eblqen apo jo. &#8211; tha, nd\u00ebrsa m\u00eb shikonte gjith\u00eb ankth. E hapa dhe n\u00eb kutiz\u00ebn e vock\u00ebl pash\u00eb nj\u00eb unaz\u00eb t\u00eb mrekullueshme.<\/p>\n<p>&#8211; A pranon t\u00eb martohesh me mua? &#8211; m\u00eb pyeti nd\u00ebrsa po qeshte jo si gjithmon\u00eb, por me ankthin e p\u00ebrgjigjes. P\u00ebr nj\u00eb moment mbeta me goj\u00ebn hapur, sepse nuk e prisja n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb propozimin e tij.<\/p>\n<p>&#8211; Po ti, nuk do t\u00eb m\u00eb l\u00ebsh asnj\u00eb moment koh\u00eb q\u00eb t\u00eb mendohem? &#8211; thash\u00eb dhe pash\u00eb q\u00eb i ngriu fytyra. &#8211; Un\u00eb duhet t\u00eb t\u00eb puth n\u00ebse jam dakord, kurse ne n\u00eb mes kemi gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb banak!<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb ku t\u00eb t\u00eb pres pas pune? &#8211; tha, nd\u00ebrsa dukej q\u00eb po qet\u00ebsohej. &#8211; Te kafja jon\u00eb?<\/p>\n<p>Un\u00eb pranova dhe ai doli. Menj\u00ebher\u00eb mora celularin dhe i \u00e7ova nj\u00eb mesazh \u201cT\u00eb dua jeta ime\u201d. Desha ta qet\u00ebsoja, t\u00eb dilja ta p\u00ebrqafoja&#8230; Mezi e shtyva orarin dhe dola me vrap p\u00ebr te kafja jon\u00eb. M\u00eb priste n\u00eb tavolin\u00ebn ton\u00eb dhe ankthi akoma nuk i kishte kaluar.<\/p>\n<p>&#8211; At\u00ebher\u00eb, u mendove? &#8211; ishin fjal\u00ebt e para q\u00eb m\u00eb tha.<\/p>\n<p>&#8211; Ta thash\u00eb me mesazh direkt sapo dole nga puna ime, &#8211; i thash\u00eb.<\/p>\n<p>&#8211; E kam harruar telefonin n\u00eb sht\u00ebpi, o Zot po m\u00eb ikte truri e s\u2019e paskam ditur. Pa h\u00eb, \u00e7\u2019m\u00eb ke shkruar? &#8211; tha.<\/p>\n<p>Iu afrova dhe nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb iu futa n\u00eb gji, e putha n\u00eb qaf\u00eb dhe i thash\u00eb: &#8211; T\u00eb dua jeta ime, k\u00ebto ishin fjal\u00ebt q\u00eb t\u00eb shkrova n\u00eb mesazh. Po, jam dakord ta kaloj pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb jet\u00ebs n\u00eb krah\u00ebt e tu.<\/p>\n<p>Edhe ai m\u00eb p\u00ebrqafoi e ashtu t\u00eb p\u00ebrqafuar, e pim\u00eb kafen.<\/p>\n<p>&#8211; Pra, je dakord t\u00eb martohesh me mua, edhe pse jam goxha m\u00eb i madh se ti?<\/p>\n<p>&#8211; Po \u00e7\u2019lidhje ka? Un\u00eb t\u00eb dua, &#8211; thash\u00eb dhe u mb\u00ebshteta m\u00eb fort pas tij. Ne u fejuam pas nj\u00eb muaji dhe u martuam pas dy vitesh fejes\u00eb. Kam qen\u00eb e lumtur \u00e7do dit\u00eb me t\u00eb, qysh kur e njoha, por tani q\u00eb e shoh se si flet e qesh me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit tan\u00eb, e kuptoj q\u00eb diferenca n\u00eb mosh\u00eb n\u00eb \u00e7ift jo domosdoshm\u00ebrisht \u00ebsht\u00eb problem.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, vajza, n\u00ebse nj\u00eb djal\u00eb \u00ebsht\u00eb i pjekur nuk \u00ebsht\u00eb problem, por n\u00ebse \u00ebsht\u00eb i rritur dhe i papjekur, at\u00ebher\u00eb po q\u00eb diferenca \u00ebsht\u00eb problem.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi dhe ju lexes t\u00eb gazet\u00ebs! E vendosa ta tregoj historin\u00eb time dit\u00ebn q\u00eb djali im mbushi nj\u00eb vje\u00e7, sepse at\u00eb dit\u00eb e pash\u00eb \u201cproblemin\u201d e diferenc\u00ebs s\u00eb madhe n\u00eb mosh\u00eb me tim shoq, at\u00eb q\u00eb shum\u00eb persona ma kan\u00eb th\u00ebn\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara. Kam lindur n\u00eb nj\u00eb qytet t\u00eb vog\u00ebl dhe prind\u00ebrit e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-10931","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10931","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10931"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10931\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10931"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10931"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10931"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}