{"id":10907,"date":"2015-10-26T15:00:57","date_gmt":"2015-10-26T14:00:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10907"},"modified":"2015-10-26T13:59:11","modified_gmt":"2015-10-26T12:59:11","slug":"pornografia-e-permireson-apo-e-perkeqeson-jeten-seksuale","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/pornografia-e-permireson-apo-e-perkeqeson-jeten-seksuale\/","title":{"rendered":"Pornografia, e p\u00ebrmir\u00ebson apo e p\u00ebrkeq\u00ebson jet\u00ebn seksuale?"},"content":{"rendered":"<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>&#8211; I nderuar zoti psikolog, doja t\u00eb pyesja: A \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb apo e keqe q\u00eb nj\u00eb \u00e7ift t\u00eb shikojn\u00eb video porno s\u00eb bashku? Kjo e p\u00ebrmir\u00ebson apo e p\u00ebrkeq\u00ebson marr\u00ebdh\u00ebnien e tyre? Po kur shikon vet\u00ebm mashkulli, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb, se ka munges\u00eb intimiteti me gruan? Apo se nuk e do? Respekte. Ana.<\/strong><\/p>\n<p><strong><em><u>Dr. Jashar Demiri, psikolog klinicist:<\/u><\/em><\/strong> &#8211; E nderuara let\u00ebrshkruese, ju m\u00eb pyesni mua n\u00ebse ndihmohen \u00e7iftet kur shikojn\u00eb video porno bashk\u00eb. P\u00ebrgjigjja ime k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e thjesht\u00eb: Ashtu si kudo, edhe k\u00ebtu, \u00e7do gj\u00eb me mas\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr erotik\u00ebn, kurse teprica, haram. Pyetja tjet\u00ebr: Po kur shikon vet\u00ebm mashkulli \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb, se ka mungesa nga gruaja? Jo, ai mund t\u00eb shikoj\u00eb edhe nga kureshtja, por edhe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar teknikat e seksit t\u00eb suksessh\u00ebm sepse gruaja nuk ka \u00e7\u2019e do at\u00eb burr\u00eb i cili as nuk di, as nuk kujdeset e as nuk m\u00ebson. Besoj se m\u00eb kuptove&#8230; Shumica e grave gabimisht mendojn\u00eb se \u201cmeq\u00eb ai po shikon at\u00eb, nuk m\u00eb do mua\u201d ose \u201cdi\u00e7ka po i mungon tek un\u00eb\u201d. Jo, un\u00eb po marr an\u00ebn e mir\u00eb, pasi edhe vet\u00eb autori i k\u00ebtyre radh\u00ebve dikur ka ndjekur fshehtas \u201cElektrik blu\u201d, nj\u00eb serial i huaj erotik, pasi isha i porsamartuar dhe ngaq\u00eb e doja nusen shum\u00eb, doja q\u00eb t\u00eb b\u00ebja \u201cart\u201d e mrekullira me t\u00eb n\u00eb krevat, si dhe ta fusja at\u00eb sa m\u00eb bukur n\u00eb bot\u00ebn e seksit. K\u00ebto i b\u00ebja jo se m\u00eb mungonte di\u00e7ka, as p\u00ebr ndonj\u00eb kureshtje, por kur un\u00eb isha 26 vje\u00e7, te ne mungonte literatura seksologjike dhe as n\u00eb gjuh\u00eb t\u00eb huaj nuk e gjeje n\u00eb bibliotekat tona, p\u00ebr shkak t\u00eb tabuve. At\u00ebher\u00eb, shumica e meshkujve nuk dinin se \u00e7\u2018\u00ebsht\u00eb preludi i dashuris\u00eb apo klitori i femr\u00ebs, madje kishte jo pak femra q\u00eb nuk e dinin se edhe femra provon orgaz\u00ebm. Mos u \u00e7uditni me injoranc\u00ebn e asaj kohe, pasi tabuja e seksit ishte aq e fort\u00eb sa dhe fjala \u201cedukat\u00eb seksuale\u201d, nuk mund t\u00eb p\u00ebrmendej. I pari q\u00eb e theu k\u00ebt\u00eb tabu ishte autori i \u201cEdukat\u00ebs seksuale\u201d shkruar n\u00eb 1984, i cili \u00ebsht\u00eb edhe autor i k\u00ebsaj p\u00ebrgjigjeje. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lib\u00ebr un\u00eb kam shkruar edhe p\u00ebr pornografin\u00eb, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nj\u00eb paraqitje e sh\u00ebmtuar e banale e seksit, pra, ndryshe nga erotika, fjala \u201cporno\u201d \u00ebsht\u00eb pjesa e \u201cr\u00ebnd\u00eb\u201d e paraqitjes s\u00eb seksit.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb paksa e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet kufiri ndar\u00ebs mes tyre, porse edhe me logjik\u00eb kuptohet se cilat jan\u00eb skenat e sh\u00ebmtuara t\u00eb seksit, si p\u00ebr shembull seksi me kafsh\u00eb, seksi n\u00eb grup etj. Pornografia sjell d\u00ebm t\u00eb madh p\u00ebr moshat e reja, pasi ajo i \u00e7orienton f\u00ebmij\u00ebt dhe adoleshent\u00ebt, i fut ata para kohe n\u00eb bot\u00ebn e seksit, ua sposton v\u00ebmendjen nga m\u00ebsimet e puna dhe nuk i l\u00eb t\u00eb sublimojn\u00eb. Sa shkat\u00ebrrim i madh e shkap\u00ebrderdhje p\u00ebr adult\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt lodhin syt\u00eb e njom\u00eb e trurin para ekraneve me porno e pastaj masturbohen derisa t\u00eb nes\u00ebrmen nuk \u00e7ohen dot&#8230; Imagjinoni, vitet m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb mosh\u00ebs t\u00eb cilat u duhen p\u00ebr zhvillimin trupor e mendor, i \u00e7ojn\u00eb d\u00ebm, pasi \u201cturbina e seksit\u201d ua ha shumic\u00ebn e energjive! Nipi im q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebsues fizkulture m\u00eb ka shpjeguar se shumica e atyre q\u00eb kalojn\u00eb nat\u00ebn n\u00ebp\u00ebr internet apo \u201cjet\u00eb nate\u201d nuk kapin as normat m\u00eb minimale n\u00eb fizkultur\u00eb e sport. Nd\u00ebrsa \u201cEdukata seksuale\u201d n\u00eb shkolla b\u00ebhet nga ca profesor\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb \u201chaber\u201d e q\u00eb ndoshta edhe kan\u00eb turp t\u00eb flasin, pavar\u00ebsisht se fjala quhet edukat\u00eb seksuale, pra, formimi i sakt\u00eb, i drejt\u00eb. N\u00eb aspektin seksual, ku i riu merr njohurit\u00eb, \u201cvaksinohet\u201d dhe e di se si ta ruaj\u00eb veten dhe partneren. \u00cbsht\u00eb provuar n\u00eb Japoni se t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb cil\u00ebt \u201cbombardohen\u201d me seks n\u00eb internet, jan\u00eb m\u00eb pak t\u00eb aft\u00eb p\u00ebr seksin real, pasi ata e \u201ckonsumojn\u00eb\u201d veten n\u00eb m\u00ebnyrat virtuale. Pra, filmat erotik\u00eb i b\u00ebjn\u00eb mir\u00eb \u00e7iftit, sidomos kur mashkulli ka probleme me ereksionin ose femrat nuk vijn\u00eb shpejt n\u00eb afsh, pasi ata ndikojn\u00eb te forca e komponentit psikik seksual p\u00ebrve\u00e7se e \u201cm\u00ebsojn\u00eb\u201d \u00e7do partnere se si t\u00eb veproj\u00eb e se ku jan\u00eb zonat erogjene dhe si duhen eksituar ato. Tani dua t\u00eb shpjegoj se p\u00ebrse grat\u00eb b\u00ebhen \u201cmerak\u201d q\u00eb burrat e tyre duan t\u2019i shohin k\u00ebto filma e ato vet\u00eb nuk kan\u00eb t\u00ebrheqje p\u00ebr skena lakuriq\u00ebsie, aq sa ndoshta edhe p\u00ebr telenovelat kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb interes. Shpjegimin m\u00eb t\u00eb sakt\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim e ka dh\u00ebn\u00eb doktoresha e talentuar Euglena Nako e cila studion me pasion edhe psikologjin\u00eb. Ajo tha se forca e komponentit psikik t\u00eb pasionit seksual t\u00eb njeriut varet nga vet\u00eb shkalla e zhvillimit t\u00eb psikik\u00ebs, dometh\u00ebn\u00eb, sa m\u00eb e zhvilluar t\u00eb jet\u00eb psikika, aq m\u00eb e fort\u00eb \u00ebsht\u00eb ana emocionale e pasionit seksual.<\/p>\n<p>&#8211; Prandaj te njer\u00ebzit me psikik\u00eb shum\u00eb t\u00eb zhvilluar, p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi emocional i pasionit seksual \u00ebsht\u00eb m\u00eb i fort\u00eb sesa p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi fizik, nd\u00ebrsa te njer\u00ebzit me prapambetje mendore (pra, me psikik\u00eb t\u00eb pazhvilluar) p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi fizik i pasionit seksual mbizot\u00ebron mbi at\u00eb psikik. Natyrisht, t\u00eb dy p\u00ebrb\u00ebr\u00ebsit jan\u00eb t\u00eb lidhur dhe ndikojn\u00eb te nj\u00ebri-tjetri. Lidhur me k\u00ebt\u00eb, psikolog\u00ebt kan\u00eb arritur n\u00eb p\u00ebrfundimin se fuqia t\u00ebr\u00ebsore e pasionit seksual t\u00eb njeriut rritet n\u00eb proporcion me zhvillimin psikik, dometh\u00ebn\u00eb se zhvillimi i psikik\u00ebs forcon pasionin seksual jo vet\u00ebm n\u00eb planin individual, por edhe nga brezi n\u00eb brez. P\u00ebrb\u00ebr\u00ebsi psikik i pasionit seksual b\u00ebhet m\u00eb i fort\u00eb kur forcohet ndjenja e dashuris\u00eb e cila sikur e mb\u00ebshtet dhe e aktivizon at\u00eb. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb, te femra, pasioni seksual \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lidhur me psikik\u00ebn n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi, prandaj reagimi i saj seksual nuk mund t\u00eb jet\u00eb aq i shpejt\u00eb sa ai i mashkullit. Femra pothuajse nuk reagon ndaj ngacmuesve seksual\u00eb po qe se mungon ndjenja e dashuris\u00eb ose disa lidhje t\u00eb tjera psikike emocionale, si admirimi, respekti etj. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, femr\u00ebs nuk i b\u00ebn ndonj\u00eb p\u00ebrshtypje t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb seksi n\u00eb nj\u00eb film ose seksi n\u00eb porno, pamja e zhveshur e nj\u00eb mashkulli t\u00eb panjohur (ndon\u00ebse i bukur), nd\u00ebrsa mashkullin e eksiton pamja e zhveshur e nj\u00eb femre t\u00eb bukur t\u00eb panjohur, ndaj meshkujt p\u00eblqejn\u00eb filmat me seks m\u00eb shum\u00eb sesa femrat. Ndryshe nga mashkulli, k\u00ebrkesa seksuale e femr\u00ebs \u00ebsht\u00eb m\u00eb t\u00ebr\u00ebsore, dometh\u00ebn\u00eb, d\u00ebshira e saj lidhet me partnerin n\u00eb t\u00ebr\u00ebsi dhe jo vet\u00ebm me organet seksuale, si\u00e7 ngjet shpesh me seksin mashkull. Prandaj perceptimi pamor i trupit t\u00eb zhveshur t\u00eb mashkullit nuk sh\u00ebrben si ngacmues i fort\u00eb p\u00ebr femr\u00ebn sepse p\u00ebr eksitimin dhe aktivizimin e pasionit t\u00eb saj seksual luajn\u00eb m\u00eb shum\u00eb rol stimujt psikik\u00eb dhe ndjenjat e larta. Edhe k\u00ebnaq\u00ebsia seksuale gjat\u00eb dhe pas orgazm\u00ebs ndikon m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb \u201cshok\u201d psikologjik q\u00eb prek gjith\u00eb psikik\u00ebn e femr\u00ebs, kurse te burri ai ndjehet m\u00eb tep\u00ebr si nj\u00eb lloj leht\u00ebsimi ose \u201cshkarkimi\u201d i organeve seksuale. Si v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb gjendet ndonj\u00eb mashkull q\u00eb mund t\u00eb pranonte martes\u00eb pa jet\u00eb seksuale, gj\u00eb q\u00eb ka lidhje me energjin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb organizmit krahasuar me seksin fem\u00ebr. Prandaj, ndryshe nga mashkulli, femra e ka m\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u2019i frenoj\u00eb d\u00ebshirat seksuale, k\u00ebshtu q\u00eb fjala e urt\u00eb se \u201cgruaja ka shtat\u00eb nepse dhe i mban, burri ka nj\u00eb dhe s\u2019e mban dot\u201d \u00ebsht\u00eb sa kontradiktore, aq edhe e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<p>Femrat, mbi baz\u00ebn e seksualitetit, ndahen n\u00eb 3 grupe: gra q\u00eb duan patjet\u00ebr jet\u00eb t\u00eb rregullt seksuale dhe pa t\u00eb nuk e imagjinojn\u00eb martes\u00ebn (gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb normale); gra t\u00eb cilat nuk e kan\u00eb problem jet\u00ebn seksuale dhe s\u00eb fundi, gra q\u00eb jan\u00eb indiferente ndaj saj, por martohen m\u00eb tep\u00ebr se \u201cashtu duhet\u201d, se duhet t\u00eb krijojn\u00eb familje p\u00ebr t\u00eb patur f\u00ebmij\u00eb, sht\u00ebpi, mir\u00ebqenie etj., gj\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb normale. Megjithat\u00eb, edhe disa gra t\u00eb grupit t\u00eb par\u00eb t\u00eb cilat para martese i japin shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi jet\u00ebs seksuale, kan\u00eb aft\u00ebsi ta frenojn\u00eb veten m\u00eb mir\u00eb sesa burrat dhe t\u2019u p\u00ebrshtaten m\u00eb mir\u00eb situatave t\u00eb reja me jet\u00eb seksuale t\u00eb pamjaftueshme e madje edhe me munges\u00eb t\u00eb saj t\u00eb plot\u00eb. Kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb se mungesa e jet\u00ebs seksuale nuk ndikon negativisht n\u00eb harmonin\u00eb familjare dhe n\u00eb sh\u00ebndetin e femr\u00ebs, sidomos kur ajo nga vet\u00eb natyra \u00ebsht\u00eb e ndjeshme, dometh\u00ebn\u00eb, me pasion e d\u00ebshira t\u00eb forta seksuale. Seksolog\u00ebt shpjegojn\u00eb se mungesa e jet\u00ebs seksuale n\u00eb t\u00eb tilla raste shkakton shqet\u00ebsime t\u00eb ndryshme nervore, gjendje depresive, ftohje kronike t\u00eb organeve t\u00eb brendshme gjenitale ose ndryshime n\u00eb humor. Femrat e grupit t\u00eb par\u00eb t\u00eb cilat jan\u00eb shum\u00eb pasionante, nuk kan\u00eb shum\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr filma, ato duan vet\u00ebm dashuri, pasion e rit\u00ebm, kurse femrat e grupit t\u00eb dyt\u00eb dhe t\u00eb tret\u00eb, mir\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb shohin filma erotike eksitues, edhe p\u00ebr t\u2019u nxitur, edhe p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; &#8211; I nderuar zoti psikolog, doja t\u00eb pyesja: A \u00ebsht\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb apo e keqe q\u00eb nj\u00eb \u00e7ift t\u00eb shikojn\u00eb video porno s\u00eb bashku? Kjo e p\u00ebrmir\u00ebson apo e p\u00ebrkeq\u00ebson marr\u00ebdh\u00ebnien e tyre? Po kur shikon vet\u00ebm mashkulli, \u00e7\u2019do t\u00eb thot\u00eb, se ka munges\u00eb intimiteti me gruan? Apo se nuk e do? Respekte. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[86,219],"tags":[],"class_list":["post-10907","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-psikologu","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10907","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10907"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10907\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10907"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10907"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10907"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}