{"id":10861,"date":"2015-10-21T21:52:22","date_gmt":"2015-10-21T19:52:22","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10861"},"modified":"2015-10-21T21:53:36","modified_gmt":"2015-10-21T19:53:36","slug":"kishit-te-drejte-zoti-lu-nga-agron-berdaj","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/kishit-te-drejte-zoti-lu-nga-agron-berdaj\/","title":{"rendered":"Kishit t\u00eb drejt\u00eb zoti Lu! Nga Agron BERDAJ"},"content":{"rendered":"<p id=\"page-title\" class=\"title\">\u00a0Pohimi publik i ambasadorit amerikan para pak kohe, duke p\u00ebrgjegj\u00ebsuar t\u00eb dy forcat kryesore politike n\u00eb vend, p\u00ebr gjendjen e pak\u00ebndshme t\u00eb zhvillimeve demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri, nivelin e lart\u00eb t\u00eb korrupsionit dhe ca m\u00eb keq munges\u00ebn e nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, vuri n\u00eb siklet jo vet\u00ebm kryeministrin e vendit, por edhe mjaft elektorat t\u00eb majt\u00eb q\u00eb i kishin dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn k\u00ebsaj force politike.<\/p>\n<div id=\"block-system-main\" class=\"block block-system block-main block-system-main odd block-without-title\">\n<div class=\"block-inner clearfix\">\n<div class=\"content clearfix\">\n<article id=\"node-openpublish-article-105210\" class=\"node node-openpublish-article node-published node-not-promoted node-not-sticky author-blerina odd clearfix\">\n<div class=\"content clearfix\">\n<div class=\"field field-name-body field-type-text-with-summary field-label-hidden\">\n<div class=\"field-items\">\n<div class=\"field-item even\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div>E pam\u00eb kreun e qeveris\u00eb, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb kund\u00ebrshtonte flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb, me stilin e tij disi populist dhe kategorik, plot gjeste aktoreske, p\u00ebrtej etik\u00ebs diplomatike, si nj\u00eb inat\u00e7i i sprovuar, t\u00eb pohonte se e neveriste \u00e7do mendim q\u00eb lidhej me barazimin e antivlerave me qeverisjen e shkuar, se jo vet\u00ebm s\u2019kish vend sipas tij nj\u00eb identitet i till\u00eb, por se gjith\u00e7ka e keqe p\u00ebr vendin dhe demokracin\u00eb shqiptare lidhet vet\u00ebm me t\u00eb shkuar\u00ebn dhe qeverisjet e m\u00ebparshme. Por, n\u00ebse ky e b\u00ebri nj\u00eb pohim t\u00eb till\u00eb pasi \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt interesi me paraardh\u00ebsit e tij, edhe mjaft njer\u00ebz u p\u00ebshtjelluan disi keq nga pohimi i ekuivalencave t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsive. Si mund t\u00eb krahasohet thonin ata, nj\u00eb qeverisje e shkuar q\u00eb e mbyti vendin n\u00eb krime dhe n\u00eb gjak, me nj\u00eb qeverisje q\u00eb edhe jo shum\u00eb e suksesshme po p\u00ebrpiqet t\u00eb b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka. Nj\u00eb qeverisje e m\u00ebparshme ku korrupsioni dhe vjedhja qeveritare, p\u00ebrmes koncesioneve, tenderave, politikave nd\u00ebrmjet t\u00eb tret\u00ebve, ishin ligji themelor mbi t\u00eb cilat ishte nd\u00ebrtuar drejtimi i shtetit.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Me nj\u00eb qeverisje sot, q\u00eb sapo kan\u00eb nisur belb\u00ebzimet e para p\u00ebr mega korrupsionet me aferat me tendera, p\u00ebrmes bordeve t\u00eb drejtimit dhe mekanizmave t\u00eb tjera t\u00eb korrupsionit. M\u00eb konkretisht, si mund t\u00eb krahasohet nj\u00eb ish kryeminist\u00ebr q\u00eb ka vrar\u00eb njer\u00ebz n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs me koburen e shtetit, me nj\u00eb kryeminist\u00ebr sot, q\u00eb m\u00ebkati i tij \u00ebsht\u00eb hobi p\u00ebr t\u2019u shkulur njer\u00ebzve vesh\u00ebt?! Nj\u00eb ish kryeminist\u00ebr p\u00ebrbind\u00ebsh ku shtetin dhe pushtetin e p\u00ebrdorte sikur ta kishte pron\u00eb private, m\u00eb keq se sulltan\u00ebt dhe pashallar\u00ebt e koh\u00ebrave m\u00eb antinjer\u00ebzore, me nj\u00eb kryeminist\u00ebr sot, q\u00eb e ndien veten kalor\u00ebs t\u00eb nj\u00eb administrate shtet\u00ebrore gati t\u00eb paaft\u00eb, t\u00eb pandjeshme ndaj detyrimit ligjor p\u00ebr t\u2019i sh\u00ebrbyer qytetarit me korrekt\u00ebsi dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ligjore, pra mediokre dhe t\u00eb mefsh\u00ebt, por jo aq agresive si ajo e para. Pra, thjesht me nj\u00eb ish kryeminist\u00ebr tig\u00ebr i v\u00ebrtet\u00eb, gjakatar dhe nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb sado q\u00eb fryhet dhe pozon si gjigand, kuptohet se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tig\u00ebr prej letre. Po t\u00eb vazhdojm\u00eb me krahasimet duket se pohimi i ambasadorit amerikan dukej jo shum\u00eb i gjetur.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Po nj\u00eb analiz\u00eb me nerva t\u00eb qeta, larg pasioneve dhe ngarkesave politike partiake, duke ju referuar standarteve demokratike ,politikave vizionare ,nevoj\u00ebs p\u00ebr konsensus dhe kompromis mes forcave politike n\u00eb vend, atributeve n\u00eb nd\u00ebrtimin e shtetit ligjor, nevoj\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebrb\u00ebrjen e monopoleve dhe sistemeve korruptive, bindesh se p\u00ebr realitetin problemor n\u00eb zhvillimet e demokracis\u00eb shqiptare, p\u00ebrgjegj\u00ebs kryesor\u00eb jan\u00eb forcat politike t\u00eb t\u00eb gjitha krah\u00ebve dhe qeverisjet q\u00eb u p\u00ebrkasin atyre. P\u00ebr shkak se te ne lufta politike \u00ebsht\u00eb par\u00eb si nj\u00eb luft\u00eb antagoniste q\u00eb ka \u00e7uar n\u00eb asgj\u00ebsimin e kund\u00ebrshtarit politik dhe jo n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie konsensusi dhe kompromisi mes tyre, lider\u00ebt e k\u00ebtyre forcave politike k\u00ebrkojn\u00eb edhe nga nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt vler\u00ebsime kategorike sipas parimit o me ne, ose me kund\u00ebrshtarin ton\u00eb politik. Rrug\u00eb t\u00eb mesme, ata nuk pranojn\u00eb. E duan k\u00ebt\u00eb gj\u00eb q\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt t\u00eb na thon\u00eb se krimet e nj\u00ebr\u00ebs qeveri kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb mira se krimet e qeveris\u00eb tjet\u00ebr, apo t\u00eb na thon\u00eb se kush nga qeverit\u00eb i ka futur duart m\u00eb thell\u00eb n\u00eb xhepat e popullit, se n\u00eb cil\u00ebn qeverisje \u00ebsht\u00eb vjedhur m\u00eb pak thesari dhe banka e shtetit, dhe n\u00eb cil\u00ebn qeverisje \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb bat\u00ebrdia, se p\u00ebrmbytjet natyrore n\u00eb cil\u00ebn qeverisje kan\u00eb qen\u00eb m\u00eb t\u00eb \u00ebmbla dhe romantike t\u00eb tipit venecian, dhe n\u00eb cil\u00ebn qeveri k\u00ebto p\u00ebrmbytje kan\u00eb qen\u00eb v\u00ebrtet dramatike, tragjike si n\u00eb uj\u00ebvarat e \u201cBjeshk\u00ebve t\u00eb namuna\u201d. Dhe po t\u00eb na thon\u00eb, si n\u00eb rastin e ambasadorit Lu, hapur dhe tro\u00e7 se p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb katrahur\u00eb nj\u00ebzet\u00eb e pes\u00eb vje\u00e7are jan\u00eb t\u00eb dy forcat politike q\u00eb kan\u00eb drejtuar vendin, udh\u00ebheq\u00ebsit tan\u00eb primitiv\u00eb politik\u00eb, turbullohen, turfullojn\u00eb, marrin zjarr duke u arratisur nga liria dhe duke p\u00ebrbuzur oponenc\u00ebn e huaj.<\/div>\n<div>Po pse e ka kaq problem Rama, barazimin e antivlerave mes qeverisjeve?! Mos vall\u00eb ato nuk ekzistojn\u00eb? Natyrisht q\u00eb ato ekzistojn\u00eb n\u00eb t\u00eb gjitha qeverisjet, nd\u00ebrsa madh\u00ebsia, rrezikshm\u00ebria shoq\u00ebrore dhe shkalla e d\u00ebmit q\u00eb ato i kan\u00eb shkaktuar shtetit dhe shoq\u00ebris\u00eb, jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb duhet t\u2019i gjykojn\u00eb dhe analizojn\u00eb pushtetet e pavarura dhe ai gjyq\u00ebsor. Po ku q\u00ebndron problemi? Pranimi i tez\u00ebs s\u00eb barazp\u00ebrgjegj\u00ebsive dhe antivlerave mes qeverisjeve, t\u00eb sotmes dhe asaj t\u00eb djeshmes do ta rr\u00ebnonte shum\u00eb aureol\u00ebn e Partis\u00eb Socialiste, pasi ajo ka ardhur n\u00eb pushtet me denoncimin n\u00eb publik t\u00eb antivlerave t\u00eb qeverisjes Berisha. Flamurin e antiberishizmit dhe qeverisjeve t\u00eb tij t\u00eb korruptuara, Rama e p\u00ebrdori me shum\u00eb sukses, duke i siguruar n\u00eb dy zgjedhjet e fundit fitore t\u00eb thella. Ai e ka llogaritur drejt se p\u00ebr sa koh\u00eb Berisha t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb politik\u00eb, ai do t\u00eb g\u00ebzoj\u00eb urrejtjen popullore dhe pushteti do t\u00eb jet\u00eb i Ram\u00ebs. Ndaj barazimi i antivlerave mes qeverisjeve t\u00eb Ram\u00ebs me at\u00eb t\u00eb Berish\u00ebs, e nxjerr zbuluar t\u00eb parin.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Kjo edhe p\u00ebr faktin tep\u00ebr dyshues t\u00eb p\u00ebrfoljes p\u00ebr nj\u00eb marr\u00ebveshje t\u00eb heshtur mes tyre p\u00ebr paqe, garantim t\u00eb pasurive korruptive t\u00eb Berish\u00ebs dhe liri t\u00eb plot\u00eb t\u00eb tij. Me frym\u00ebn anti Berishiste, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb djall\u00ebzore Rama do ta mbaj\u00eb t\u00eb bashkuar elektoratin, n\u00eb kushtet kur ai \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht i zhg\u00ebnjyer, i braktisur dhe i l\u00ebn\u00eb pa pun\u00eb edhe nga qeveria e tij. Pra, duke p\u00ebrdorur gogolin Sali, ai shpreson t\u00eb mbaj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb mbaj\u00eb nga elektorati q\u00eb ka nisur t\u00eb firoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb masive. Por, n\u00eb k\u00ebt\u00eb gjendje Rama, me sa duket do t\u00eb kryej\u00eb edhe disa pun\u00eb t\u00eb tjera brenda partis\u00eb q\u00eb drejton, p\u00ebr ta zhvendosur at\u00eb m\u00eb djathtas n\u00eb spektrin politik. T\u00eb maskoj\u00eb diversionin brenda Partis\u00eb Socialiste, ku baza tradicionale e k\u00ebsaj partie shikohet prej tyre si mall tregu p\u00ebr t\u00eb mbushur kutit\u00eb e votimit n\u00eb zgjedhje dhe pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb ashtuquajtur rilindje, ose grupi i n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00eb e n\u00ebnt\u00ebshave, si partner p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb pushtetin, p\u00ebr t\u00eb drejtuar dhe qeverisur. Nd\u00ebrsa, p\u00ebrmes p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr ta kthyer Partin\u00eb Socialiste nga nj\u00eb parti klasike dhe tradicionale, n\u00eb nj\u00eb parti elektorale, ku jan\u00eb shkelur hapur bazat ligjore dhe statutore t\u00eb k\u00ebsaj partie, do t\u00eb justifikoj\u00eb drejtimin me dor\u00eb t\u00eb hekurt dhe shkeljen e demokracis\u00eb brenda partis\u00eb. Kurse, me ndryshimet kushtetuese t\u00eb vitit 2008, sistemi i zgjedhjeve \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tep\u00ebr formal, pasi kushdo em\u00ebrohet nga kryetari. K\u00ebshilli i t\u00eb urt\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj partie, as m\u00eb shum\u00eb dhe as m\u00eb pak \u00ebsht\u00eb kthyer si k\u00ebshilli i pleqve t\u00eb Kin\u00ebs, n\u00eb koh\u00ebn e Mao Ce Dunit, t\u00eb cil\u00ebt t\u00eb mbyllur n\u00eb shpella, tregojn\u00eb barsoleta dhe historit\u00eb e koh\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb rinis\u00eb, pasi kryetari tani ata i ka tredhur politikisht.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Realisht, a ekzistojn\u00eb barazp\u00ebrgjegj\u00ebsi dhe antivlera mes dy qeverisjeve? Natyrisht q\u00eb ka. M\u00eb konkretisht pa p\u00ebrs\u00ebritur k\u00ebto ekuivalenca t\u00eb p\u00ebrmendura n\u00eb nj\u00eb shkrim para disa koh\u00ebsh, po ndalem n\u00eb disa probleme m\u00eb thelb\u00ebsore. T\u00eb dyja k\u00ebto forca politike i ka trembur dhe i tremb vendosja e shtetit ligjor. Pse? Po t\u00eb analizojm\u00eb krimet m\u00eb monstruoze t\u00eb ndodhura n\u00eb Shqip\u00ebri si ato t\u00eb \u201997-t\u00ebs, \u201998-t\u00ebs, ngjarja tragjike e G\u00ebrdecit, vjedhjet disa her\u00eb t\u00eb thesarit dhe t\u00eb bank\u00ebs s\u00eb shtetit, \u00e7\u00ebshtja e CEZ, e 21 janarit dhe t\u00eb gjitha t\u00eb tjerat, her\u00eb si shkak, diku si protagonist apo si sfond i ngjarjeve, n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr si premis\u00eb, her\u00eb si subjekt dhe her\u00eb si objekt, bart\u00ebsit e krimit mbartin ngjyrime politike t\u00eb t\u00eb dy partive, deri edhe t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb tyre kryesor\u00eb. U p\u00ebrgj\u00ebrua pa ardhur n\u00eb pushtet Rama, se reforma e par\u00eb q\u00eb ai do t\u00eb nd\u00ebrmerrte, do t\u00eb ishte ajo n\u00eb drejt\u00ebsi, por edhe pas dy vjet e gjys\u00ebm qeverisje, ajo mungon. Madje, \u00e7udit\u00ebrisht ndaj ish kryeministrit, ministrave t\u00eb p\u00ebrfolur p\u00ebr korrupsion ende nuk \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgatitur nga qeveria aktuale, asnj\u00eb dosje p\u00ebr ta d\u00ebrguar n\u00eb prokurori. Rast\u00ebsi t\u00eb jet\u00eb kjo? Kurrsesi! Ky sistem drejt\u00ebsie, q\u00eb e kthen kok\u00ebn gjithmon\u00eb nga l\u00ebviz dielli i pushtetit, e aft\u00eb dhe e n\u00ebnshtruar deri n\u00eb p\u00ebrul\u00ebsi ndaj qeverisjeve, q\u00eb di t\u00eb k\u00ebnaqi interesat e pushtetar\u00ebve t\u00eb t\u00eb gjitha ngjyrave, me sa duket i ka joshur edhe k\u00ebta t\u00eb fundit, duke i b\u00ebr\u00eb ata t\u00eb ndihen komod\u00eb me t\u00eb, ndaj edhe ka r\u00ebn\u00eb disi entuziazmi p\u00ebr k\u00ebt\u00eb reform\u00eb. Ndonj\u00eb kalemxhi q\u00eb shull\u00ebhet n\u00ebn hijen e pushtetit, mund t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb si parashtrohet \u00e7\u00ebshtja, hidhet posht\u00eb gjith\u00eb ajo pun\u00eb e nisur p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Edhe pse me shum\u00eb vones\u00eb e vler\u00ebsojm\u00eb nism\u00ebn e marr\u00eb, por m\u00eb tep\u00ebr se gjith\u00e7ka do t\u00eb vler\u00ebsojm\u00eb p\u00ebrfundimet e saj, duke shpresuar t\u00eb mos jet\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje politike, nj\u00eb kompromis p\u00ebr t\u00eb siguruar imunitetin dhe mbrojtjen shtet\u00ebrore t\u00eb krimeve t\u00eb kryera n\u00eb k\u00ebto nj\u00ebzet\u00eb e pes\u00eb vjet. Po n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e drejtimit e t\u00eb qeverisjeve, a nuk kan\u00eb disi ngjashm\u00ebri? Humbjen tragjike t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb 2013, Berisha e p\u00ebrcolli me shprehjen se ai ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs ndaj dhe s\u2019kishte nevoj\u00eb p\u00ebr analiza dhe diskutime n\u00eb PD. Po Rama sot, a nuk po merr mbi vete p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb p\u00ebr dob\u00ebsit\u00eb dhe d\u00ebshtimet e derisotme t\u00eb ministrave t\u00eb tij? Ky e shpie \u00e7\u00ebshtjen deri n\u00eb ekstrem, duke mos pranuar t\u00eb b\u00ebj\u00eb l\u00ebvizje n\u00eb qeveri, t\u00eb cilat jan\u00eb t\u00eb domosdoshme. Berisha e mori p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb n\u00eb humbjen e zgjedhjeve me nj\u00eb lloj hipokrizie tipike q\u00eb shpreh karakterin e tij, p\u00ebr t\u00eb fshehur e mbuluar t\u00eb v\u00ebrtetat trondit\u00ebse q\u00eb e kishin karakterizuar qeverisjen e tij t\u00eb inkriminuar. Nd\u00ebrsa Rama, me sa duket nuk do t\u00eb b\u00ebj\u00eb ndryshime n\u00eb qeverisje dhe administrat\u00eb, pasi ata jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrzgjedhurit e tij, produkti i sistemeve t\u00eb ashtuquajtura konkurse, n\u00eb shum\u00eb raste false, ku p\u00ebrzgjedhjet jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pas perdes.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>Po n\u00eb trajtimin e sukseseve, n\u00ebse do ti quajm\u00eb t\u00eb tilla, a ka ngjashm\u00ebri n\u00eb ekspozimin e tyre? K\u00ebt\u00eb le ta gjykoj\u00eb lexuesi. Por dy fakte t\u00eb thjeshta. Nj\u00eb rrug\u00eb fshati nd\u00ebrtohej kur ishte Berisha dhe ai, at\u00eb e inaguronte tre her\u00eb duke e quajtur sukses t\u00eb qeveris\u00eb, edhe pse ajo realisht nuk kishte investuar asnj\u00eb grosh. U kualifikua skuadra komb\u00ebtare p\u00ebr n\u00eb kampionatin europian dhe kryeministri aktual me nj\u00eb axhend\u00eb t\u00eb sforcuar dhe t\u00eb ngarkuar, ndoshta artificialisht, i ndoqi t\u00eb gjitha ato jo sikur ishte kryeminist\u00ebr, por sikur t\u00eb ishte ndihm\u00ebs trajneri i ekipit komb\u00ebtar. Pse e teprojn\u00eb kryeministrat shqiptar\u00eb n\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsimin e sukseseve dhe arritjeve, kur ata nuk investojn\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr arritjen e tyre!? Dihet se Berisha e shkat\u00ebrroi deri n\u00eb qeliz\u00eb shtetin shqiptar. Do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb shtet thot\u00eb ky i sotmi. Bukur, t\u00eb gjith\u00eb e duam shtetin pasi ai \u00ebsht\u00eb mjeti q\u00eb mbron demokracin\u00eb, lirin\u00eb dhe t\u00eb drejtat njer\u00ebzore. Po si nd\u00ebrtohet shteti, pa reformuar m\u00eb par\u00eb pushtetin gjyq\u00ebsor, kush e mbron njeriun dhe pron\u00ebn nga shkeljet e t\u00eb drejtave qoft\u00eb edhe nga vet\u00eb shteti?! Mos vall\u00eb objekt i reformave p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb shtet duhet t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm t\u00eb varf\u00ebrit dhe aspak t\u00eb pasurit, monopolist\u00ebt, t\u00ebr\u00eb sistemi shoq\u00ebror dhe shtet\u00ebror!? Me t\u00eb drejte nd\u00ebrmerren masa represive p\u00ebr t\u00eb shlyer faturat e dritave dhe t\u00eb ujit, dhe detyrimet e tjera deri n\u00eb qindark\u00ebn e fundit, por kjo gj\u00eb nuk b\u00ebhet edhe p\u00ebr gjigand\u00ebt e ekonomis\u00eb, madje gjenden para nga shteti p\u00ebr t\u2019u shlyer borxhet e prapambetura, apo p\u00ebr t\u2019u falur detyrimet e papaguara n\u00eb buxhet. A \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb q\u00eb ana represive e shtetit t\u00eb shfaqet p\u00ebr t\u00eb varf\u00ebrit dhe ana shoq\u00ebrore humane e tij t\u00eb shfaqet p\u00ebr t\u00eb pasurit?! N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr shtresat e varf\u00ebra t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb, shteti shfaqet si kund\u00ebrshtari i tyre, kurse p\u00ebr shtresat e pasura shteti shfaqet si mik dhe aleatin i tyre.<\/div>\n<div><\/div>\n<div>V\u00ebrtet\u00eb, Berisha krijoi nj\u00eb grop\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb ekonomin\u00eb shqiptare, por si po punon qeveria aktuale p\u00ebr ta mbyllur k\u00ebt\u00eb varr t\u00eb hapur?! Me sa duket jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb profesionale, n\u00eb baz\u00eb t\u00eb ligjeve ekonomike, por n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb administrative ku merr borxhe p\u00ebr t\u00eb shlyer borxhe. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhja! Berisha rr\u00ebnoi ekonomikisht brezat e sot\u00ebm, nd\u00ebrsa Rama p\u00ebrmes politik\u00ebs pa kufi t\u00eb borxheve po rr\u00ebnon padrejt\u00ebsisht edhe t\u00eb drejtat e brezave t\u00eb ardhsh\u00ebm. T\u00eb gjith\u00eb e dim\u00eb se antivlerat e qeveris\u00eb s\u00eb m\u00ebparshme jan\u00eb t\u00eb pakrahasueshme me difektet e antivlerat e t\u00eb gjitha qeverive t\u00eb tjera q\u00eb kan\u00eb drejtuar vendin. K\u00ebt\u00eb e njeh mjaft mir\u00eb edhe qeveria aktuale dhe kryeministri i saj. Ndaj me sa duket ata, jo shum\u00eb t\u00eb suksessh\u00ebm n\u00eb strategjin\u00eb e ndjekur, tashm\u00eb parap\u00eblqejn\u00eb teorin\u00eb nj\u00eb hap pas Berish\u00ebs n\u00eb krime, korrupsion, mashtrime elektorale, demagogji dhe pushteti \u00ebsht\u00eb i sigurt p\u00ebr ta edhe shum\u00eb koh\u00eb t\u00eb tjera. Duke gabuar se koh\u00ebt kan\u00eb ndryshuar, njer\u00ebzit jan\u00eb zgjuar, zhg\u00ebnjimi po duket n\u00eb syt\u00eb e tyre.<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/article>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00a0Pohimi publik i ambasadorit amerikan para pak kohe, duke p\u00ebrgjegj\u00ebsuar t\u00eb dy forcat kryesore politike n\u00eb vend, p\u00ebr gjendjen e pak\u00ebndshme t\u00eb zhvillimeve demokratike n\u00eb Shqip\u00ebri, nivelin e lart\u00eb t\u00eb korrupsionit dhe ca m\u00eb keq munges\u00ebn e nd\u00ebshkueshm\u00ebris\u00eb, vuri n\u00eb siklet jo vet\u00ebm kryeministrin e vendit, por edhe mjaft elektorat t\u00eb majt\u00eb q\u00eb i kishin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40],"tags":[],"class_list":["post-10861","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10861","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10861"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10861\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10861"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10861"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10861"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}