{"id":10852,"date":"2015-10-21T16:30:36","date_gmt":"2015-10-21T14:30:36","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10852"},"modified":"2015-10-21T14:07:20","modified_gmt":"2015-10-21T12:07:20","slug":"migjen-basha-duhet-zgjedhur-me-zemer","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/migjen-basha-duhet-zgjedhur-me-zemer\/","title":{"rendered":"Migjen Basha: Duhet zgjedhur me zem\u00ebr\u2026"},"content":{"rendered":"<p><strong><em>Migjeni e mbush fush\u00ebn me vargje, ndryshe nga adashi i tij q\u00eb shkruante n\u00eb flet\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsia e tij n\u00eb Komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe, pasi mesfushori ka fuqin\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb rrjedh\u00ebn e loj\u00ebs. Kjo u v\u00eb re edhe n\u00eb t\u00eb dy ndeshjet e Komb\u00ebtares me Portugalin\u00eb dhe Danimark\u00ebn. 28-vje\u00e7ari nuk e nisi ndeshjen si titullar, por n\u00eb momentin q\u00eb preku tapetin e gjelb\u00ebr, u kthye menj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb arm\u00eb plus p\u00ebr trajnerin De Biazi. Basha nuk u aktivizua q\u00eb nga minuta e par\u00eb pasi nuk kishte nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb p\u00ebrgatitore dhe kishte b\u00ebr\u00eb vet\u00ebm 10 dit\u00eb st\u00ebrvitje me ekipin e ri t\u00eb Luzern\u00ebs. Kjo merkato vere solli edhe ndryshim ekipi p\u00ebr t\u00eb, pasi u largua nga Torinoja p\u00ebr n\u00eb Zvic\u00ebr. P\u00ebr Migjenin, Shqip\u00ebria ka mb\u00ebrritur vet\u00ebm n\u00eb gjysm\u00ebn e rrug\u00ebs dhe bilet\u00ebn p\u00ebr \u201cEuro 2016\u201d do ta siguroj\u00eb n\u00eb ndeshjet e tetorit&#8230;<\/em><\/strong><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Eraldo Harlicaj: &#8211; Migjen, e prisnit k\u00ebt\u00eb pozicionim t\u00eb Komb\u00ebtares pas ndeshjeve t\u00eb shtatorit? <\/strong><\/p>\n<p><strong>Migjen Basha: <\/strong>&#8211; Nuk kam b\u00ebr\u00eb llogari dhe asnj\u00ebher\u00eb nuk e kam menduar se sa pik\u00eb do t\u00eb marrim apo jo, pasi \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb q\u00ebllojm\u00eb n\u00eb shenj\u00eb. N\u00ebse do t\u00eb m\u00eb kishit pyetur n\u00eb fillim t\u00eb kompeticionit a do t\u00eb ishim n\u00eb k\u00ebto pozita, do t\u00eb kisha th\u00ebn\u00eb me bindje, \u201cjo\u201d. Ndeshjet ishin t\u00eb v\u00ebshtira&#8230; Mor\u00ebm 1 pik\u00eb, mund t\u00eb mos merrnim asnj\u00eb, por edhe mund t\u00eb merrnim 6, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si rrodh\u00ebn ngjarjet.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ndjeni keqardhje p\u00ebr ndonj\u00eb episod nga ndeshjet me Portugalin\u00eb dhe Danimark\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Po, \u00ebsht\u00eb m\u00ebkat q\u00eb e p\u00ebsuam golin n\u00eb minutat e fundit ndaj Portugalis\u00eb, por sigurisht q\u00eb edhe rasti i fundit n\u00eb Kopenhagen, kur Roshi nuk arriti t\u00eb sh\u00ebnonte pas nj\u00eb aksioni fantastik q\u00eb b\u00ebri nga krahu i djath\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Meritonim m\u00eb shum\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; N\u00ebse duam t\u00eb ecim para, duhet t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb me k\u00ebmb\u00eb n\u00eb tok\u00eb. Besoj se mor\u00ebm at\u00eb q\u00eb meritonim, pavar\u00ebsisht se duket sikur na u b\u00eb nj\u00eb padrejt\u00ebsi. Portugalia ka pasur 1-2 raste t\u00eb pastra q\u00eb vet\u00ebm fal\u00eb Berish\u00ebs apo edhe fatit, kemi shp\u00ebtuar. N\u00eb Danimark\u00eb ishim pothuajse t\u00eb barabart\u00eb, por ata kishin m\u00eb shum\u00eb raste se ne.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si e vler\u00ebsoni paraqitjen e Komb\u00ebtares n\u00eb k\u00ebto dy ndeshje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Besoj se na ka munguar besimi. Kemi b\u00ebr\u00eb dy ndeshje pothuajse me t\u00eb nj\u00ebjtin rendiment. Nj\u00eb pjes\u00eb e kemi nxjerr\u00eb mir\u00eb, nd\u00ebrsa pjes\u00ebn tjet\u00ebr, dob\u00ebt. Me Portugalin\u00eb n\u00eb pjes\u00ebn e par\u00eb jemi munduar t\u00eb mos rrezikojm\u00eb shum\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn b\u00ebm\u00eb di\u00e7ka m\u00eb mir\u00eb, por p\u00ebrs\u00ebri duhet t\u00eb kishim m\u00eb shum\u00eb besim.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Mos ishte ky guxim i pjes\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb ai q\u00eb ju nd\u00ebshkoi n\u00eb fund?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb se kemi guxuar m\u00eb shum\u00eb, por u treguam t\u00eb pakujdessh\u00ebm n\u00eb minutat e fundit. Kjo mund t\u00eb ndodh\u00eb p\u00ebr disa arsye, por kryesorja \u00ebsht\u00eb lodhja. Harxhuam shum\u00eb energji, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb vinim nga nj\u00eb udh\u00ebtim dhe nj\u00eb ndeshje shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb me Danimark\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Me futjen tuaj n\u00eb loj\u00eb, gj\u00ebrat ndryshuan p\u00ebr mir\u00eb. A duhej Basha q\u00eb nga minuta e par\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Trajneri \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb vendos se me cilin ekip do t\u00eb zbres\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e loj\u00ebs. Ai b\u00ebn zgjedhjet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr ekipin. P\u00ebrsa i p\u00ebrket \u00e7\u00ebshtjes sime, ka vepruar drejt. De Biazi e ka shikuar se nuk isha n\u00eb form\u00eb p\u00ebr 90 minuta pasi jam st\u00ebrvitur vet\u00ebm 10 dit\u00eb me Luzern\u00ebn. Lojtar\u00ebt e tjer\u00eb ishin m\u00eb mir\u00eb se un\u00eb n\u00eb aspektin fizik dhe ka pasur shum\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb mos m\u00eb inkuadroj\u00eb q\u00eb nga minuta e par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; E shikoni kualifikimin m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuar tashm\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Gj\u00ebrat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira, por e mira \u00ebsht\u00eb se ne e kemi kualifikimin n\u00eb k\u00ebmb\u00ebt tona dhe nuk varet nga t\u00eb tjer\u00ebt. Tashm\u00eb, ndjejm\u00eb m\u00eb shum\u00eb presion n\u00eb supe dhe na duhet nj\u00eb fitore n\u00eb dy ndeshje. Shpresojm\u00eb q\u00eb Danimarka t\u00eb humbas\u00eb me Portugalin\u00eb dhe t\u00eb kualifikohemi n\u00ebp\u00ebrmjet grupit, pa luajtur shanset n\u00eb play-off.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ndeshja me Serbin\u00eb ka marr\u00eb nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi tjet\u00ebr tashm\u00eb. P\u00ebr ju do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb ndeshje edhe shum\u00eb emocionale. Do ta shikoni vet\u00ebm si nj\u00eb ndeshje futbolli apo edhe si nj\u00eb sfid\u00eb personale?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; M\u00eb vjen keq, por nuk mund t\u00eb jap deklarata p\u00ebr ndeshjen me Serbin\u00eb. M\u00eb mir\u00ebkuptoni, pasi m\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb mos jap asnj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb ndeshje dhe pjes\u00ebs emocionale q\u00eb m\u00eb lidh drejtp\u00ebrdrejt me k\u00ebt\u00eb ekip. P\u00ebrtej k\u00ebsaj, shpresoj t\u00eb jemi n\u00eb form\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe t\u00eb fitojm\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Armenia i mori barazimin edhe Danimark\u00ebs. Besoni se do t\u00eb luajn\u00eb p\u00ebr t\u2019ju prishur pun\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Armenia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekip q\u00eb duhet ta kemi n\u00eb konsiderat\u00eb e q\u00eb sidomos n\u00eb sht\u00ebpi, luajn\u00eb fort. Nuk shpresoj se Armenia do t\u00eb toleroj\u00eb apo t\u00eb tregohet zem\u00ebrgjer\u00eb me ne, mendoj vet\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn dhe t\u00eb arrijm\u00eb ta marrim fitoren me merit\u00eb. Besoj se ata do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb ndeshjen e tyre p\u00ebr t\u00eb fituar dhe ne duhet t\u00eb luajm\u00eb loj\u00ebn ton\u00eb.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si po shkon aventura e re me Luzern\u00ebn?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Ka nisur shum\u00eb mir\u00eb. Nuk dua q\u00eb njer\u00ebzit ta marrin k\u00ebt\u00eb aventur\u00eb si nj\u00eb hap mbrapa n\u00eb karrier\u00ebn time. P\u00ebr mua, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb motivim i ri.<\/p>\n<p><strong>&#8211; \u00c7far\u00eb synimesh keni me klubin e ri?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Drejtuesit shpresojn\u00eb q\u00eb t\u00eb kapim kupat e Evrop\u00ebs, nd\u00ebrsa n\u00eb aspektin personal, dua q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb form\u00ebn time sa m\u00eb lart.<\/p>\n<p><strong>&#8211; N\u00eb ekip keni gjetur edhe shqiptarin Jahmir Hyka. Si i keni marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Hyka m\u00eb ka ndihmuar shum\u00eb p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrshtatur dhe m\u00eb ka pritur me dashamir\u00ebsi. Flasim dhe kalojm\u00eb koh\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin.<\/p>\n<p><strong>&#8211; A ishte i v\u00ebshtir\u00eb largimi nga Torinoja?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Kam kaluar kat\u00ebr vite shum\u00eb t\u00eb mira n\u00eb Torino. Ishte e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb largohesha, por un\u00eb e dija q\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe k\u00ebshtu e kisha p\u00ebrgatitur veten.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Ju keni luajtur n\u00eb t\u00eb gjitha moshat e Zvicr\u00ebs dhe m\u00eb pas keni zgjedhur Shqip\u00ebrin\u00eb. \u00c7far\u00eb u rekomandoni futbollist\u00ebve t\u00eb rinj me origjin\u00eb shqiptare q\u00eb jan\u00eb n\u00eb m\u00ebdyshje?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Un\u00eb u rekomandoj q\u00eb n\u00eb zgjedhjen n\u00eb Komb\u00ebtare t\u00eb mos mendojn\u00eb p\u00ebr shum\u00eb gj\u00ebra apo rrethana q\u00eb mund t\u00eb krijohen, por t\u00eb zgjedhin me zem\u00ebr. Vet\u00ebm k\u00ebshtu do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb lumtur dhe t\u00eb plot\u00ebsuar.<\/p>\n<p><strong>&#8211; Si po i ec\u00ebn karriera v\u00ebllait tuaj, Vullnetit?<\/strong><\/p>\n<p>&#8211; Vullneti po luan n\u00eb kategorin\u00eb e dyt\u00eb n\u00eb Spanj\u00eb me ekipin e Ponferradin\u00ebs. Ai p\u00ebsoi nj\u00eb d\u00ebmtim vjet q\u00eb e mbajti jasht\u00eb fushave p\u00ebr disa muaj dhe p\u00ebr shkak t\u00eb tij, akoma nuk ka gjetur ritmin e duhur. Vullneti \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb dhe besoj se shum\u00eb shpejt do t\u00eb meritoj\u00eb edhe thirrjet me Komb\u00ebtaren. \u00cbsht\u00eb emocion i madh t\u00eb luash p\u00ebrkrah v\u00ebllait n\u00eb P\u00ebrfaq\u00ebsuese. Kam pasur fatin ta provoj nj\u00ebher\u00eb dhe shpresoj t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Migjeni e mbush fush\u00ebn me vargje, ndryshe nga adashi i tij q\u00eb shkruante n\u00eb flet\u00eb. R\u00ebnd\u00ebsia e tij n\u00eb Komb\u00ebtare \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe, pasi mesfushori ka fuqin\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb rrjedh\u00ebn e loj\u00ebs. Kjo u v\u00eb re edhe n\u00eb t\u00eb dy ndeshjet e Komb\u00ebtares me Portugalin\u00eb dhe Danimark\u00ebn. 28-vje\u00e7ari nuk e nisi ndeshjen si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":10853,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[79],"tags":[],"class_list":["post-10852","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-sport"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10852","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10852"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10852\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10853"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10852"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10852"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10852"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}