{"id":10829,"date":"2015-10-20T16:30:57","date_gmt":"2015-10-20T14:30:57","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10829"},"modified":"2015-10-20T12:56:27","modified_gmt":"2015-10-20T10:56:27","slug":"faith-johnson-edhe-ne-shqiperi-ka-xhastin-bibera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/faith-johnson-edhe-ne-shqiperi-ka-xhastin-bibera\/","title":{"rendered":"Faith Johnson: Edhe n\u00eb Shqip\u00ebri ka Xhastin Bibera!"},"content":{"rendered":"<p>Ajo quhet Feith Xhonson, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 17 vje\u00e7e dhe, edhe pse ngjan nj\u00eb vajz\u00eb tipike amerikane nga lagjet e Bonksit, nisur edhe nga lloji muzik\u00ebs q\u00eb p\u00eblqen dhe k\u00ebrcen, \u00ebsht\u00eb nga Irlanda. E ve\u00e7anta e Feithit nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka pasion k\u00ebrcimin, por q\u00eb n\u00eb videot q\u00eb hedh n\u00eb faqen e saj n\u00eb Instagram, e shikon t\u00eb k\u00ebrcej\u00eb edhe me k\u00ebng\u00eb t\u00eb k\u00ebng\u00ebtar\u00ebve shqiptar\u00eb. Dhurata Dora, Zajmina, Noizy\u2026 k\u00ebta jan\u00eb disa nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt k\u00ebng\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve Feithi i ka i ka k\u00ebrcyer, duke postuar edhe klipe n\u00eb faqen e saj n\u00eb Instagram. Si \u00ebsht\u00eb njohur ajo me muzik\u00ebn ton\u00eb dhe \u00e7far\u00eb e lidh me Shqip\u00ebrin\u00eb? Un\u00eb u b\u00ebra kureshtare dhe e kontaktova p\u00ebr t\u00eb realizuar me t\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb m\u00ebsoni shum\u00eb gj\u00ebra p\u00ebr Feithin, t\u00eb cil\u00ebn, pas k\u00ebsaj interviste, ndoshta do t\u00eb donit ta kishit shoqe&#8230; <\/p>\n<p>Mia Buci: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Feith! Shqiptar\u00ebt e vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb njohin ty, jan\u00eb disa nga k\u00ebng\u00ebtar\u00ebt, k\u00ebng\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve ti i k\u00ebrcen. N\u00eb fakt, \u00e7far\u00eb di ti p\u00ebr shqiptar\u00ebt?<br \/>\nFaith Johnson: &#8211; P\u00ebrsh\u00ebndetje Mia! (Buz\u00ebqesh) Epo, n\u00eb k\u00ebto muajt e fundit kam marr\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti dashuri nga shqiptar\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e k\u00ebndshme&#8230; Kam marr\u00eb edhe pak urrejtje gjithashtu, por mendoj se shqiptar\u00ebt jan\u00eb njer\u00ebz t\u00eb k\u00ebndsh\u00ebm dhe muzika e tyre \u00ebsht\u00eb fantastike. Mund t\u00eb thuash se \u00ebsht\u00eb e ngjashme me \u00e7do lloj muzike t\u00eb huaj, qoft\u00eb ajo k\u00ebng\u00eb e qet\u00eb apo rrep. I vetmi ndryshim \u00ebsht\u00eb gjuha.<br \/>\n&#8211; Jam kurioze t\u00eb di, cila nga k\u00ebng\u00ebt ka aft\u00ebsin\u00eb t\u00eb t\u00eb \u201crr\u00ebmbej\u00eb\u201d dhe t\u00eb t\u00eb detyroj\u00eb t\u00eb ngjitesh n\u00eb pist\u00ebn e k\u00ebrcimit?<br \/>\n&#8211; \u201cTi don\u201d nga Dhurata Dora. M\u00eb p\u00eblqen shum\u00eb ritmi n\u00eb t\u00eb dhe kjo \u00ebsht\u00eb k\u00ebnga e par\u00eb shqiptare me t\u00eb cil\u00ebn kam b\u00ebr\u00eb nj\u00eb video duke k\u00ebrcyer. \u00cbsht\u00eb k\u00ebnga q\u00eb startoi gjith\u00eb njohjen dhe vler\u00ebsimin q\u00eb po marr aktualisht. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; Dhurata Dora, Zaimina, Noizy jan\u00eb disa nga artist\u00ebt me k\u00ebng\u00ebt e t\u00eb cil\u00ebve k\u00ebrcen. \u00c7far\u00eb t\u00eb t\u00ebrheq m\u00eb shum\u00eb tek ata?<br \/>\n&#8211; Muzika e tyre ngjan shum\u00eb me muzik\u00ebn amerikane. Ashtu si muzika amerikane, edhe ajo shqiptare ka repera dhe Xhastin Bibera. (Buz\u00ebqesh) Ajo q\u00eb i dallon \u00ebsht\u00eb q\u00eb flasin gjuh\u00eb t\u00eb ndryshme.<br \/>\n&#8211; Si ka qen\u00eb reagimi i njer\u00ebzve pasi kan\u00eb par\u00eb videot e tua?<br \/>\n&#8211; Fantastik. M\u00eb b\u00ebnin komplimente t\u00eb tilla si \u201cJe seksi\u201d apo \u201cKe l\u00ebvizje mjaft t\u00eb mira!\u201d. (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; I ke zgjedhur k\u00ebng\u00ebt e radh\u00ebs q\u00eb do t\u00eb shoq\u00ebrojn\u00eb l\u00ebvizjet e tua apo ke nevoj\u00eb p\u00ebr disa sugjerime?<br \/>\n&#8211; Zakonisht, e zgjedh k\u00ebng\u00ebn e radh\u00ebs nj\u00eb jav\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb xhiroj, por ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb marr edhe sugjerime nga fansat shqiptar\u00eb. N\u00eb fillim, dua gjithmon\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj se me \u00e7far\u00eb k\u00ebnge do t\u00eb donin t\u00eb m\u00eb shihnin duke k\u00ebrcyer.<br \/>\n&#8211; Kur mori form\u00eb pasioni yt p\u00ebr muzik\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Lidhja ime me muzik\u00ebn ka nisur q\u00ebkur isha 4 vje\u00e7e. Mamaja ime e vuri re q\u00eb un\u00eb vdisja t\u00eb k\u00ebrceja me \u00e7do k\u00ebng\u00eb hip ose R&#038;B q\u00eb d\u00ebgjoja. Do t\u00eb isha gjithmon\u00eb n\u00eb pist\u00eb duke k\u00ebrcyer me miqt\u00eb e mi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb sepse ne t\u00eb gjith\u00ebve na p\u00eblqente t\u00eb k\u00ebrcenim dhe t\u00eb tundnim t\u00eb pasmet. (Qesh) Deri tani, dashuria ime p\u00ebr muzik\u00ebn nuk ka reshtur dhe nuk mendoj se do t\u00eb ndodh\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n&#8211; Me \u00e7\u2019lloj muzike je rritur?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb jam nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb i viteve \u201990, k\u00ebshtu q\u00eb jam rritur me muzik\u00ebn R&#038;B dhe Hip-Hop.<br \/>\n&#8211; A mund t\u00eb m\u00eb thuash t\u00eb lutem 5 k\u00ebng\u00ebt m\u00eb t\u00eb mira tani p\u00ebr tani atje&#8230;<br \/>\n&#8211; 1.\u201cTrap Queen\u201d Fetty VVap. 2. \u201cCan&#8217;t feel my face\u201d VVeekend. 3. \u201cVVatch me\u201d Silento. 4. \u201cGood for you\u201d Selena Gomez. 5. \u201cVVhat do you mean\u201d Justin Bieber.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb vajz\u00eb shqiptare synon dy gj\u00ebra: Nj\u00eb edukim t\u00eb mir\u00eb dhe nj\u00eb martes\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Cilat jan\u00eb q\u00ebllimet e nj\u00eb vajze irlandeze?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb mendoj se edukimi \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm bazuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb ti do t\u00eb b\u00ebsh n\u00eb t\u00eb ardhmen. N\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhesh avokat apo m\u00ebsues, do t\u00eb t\u00eb duhet nj\u00eb shkollim p\u00ebr t\u00eb, por n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebhesh nj\u00eb k\u00ebrcimtar ose model, ato q\u00eb t\u00eb duhen jan\u00eb aft\u00ebsi t\u00eb mira n\u00eb k\u00ebrcim dhe modeling, jo matematika apo historia. Megjithat\u00eb, besoj se \u00e7do vajz\u00eb duhet t\u00eb shkollohet. Un\u00eb gjithashtu besoj se nj\u00eb martes\u00eb e mir\u00eb \u00ebsht\u00eb po ashtu e r\u00ebnd\u00ebsishme pasi nj\u00eb vajz\u00eb nuk do t\u00eb doj\u00eb t\u00eb shpenzoj\u00eb jet\u00ebn e saj me dik\u00eb q\u00eb nuk e b\u00ebn t\u00eb lumtur apo nuk e trajton at\u00eb si duhet, por kjo nuk do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb nxitohesh p\u00ebr t\u2019u martuar. Merr koh\u00ebn q\u00eb t\u00eb duhet p\u00ebr t\u00eb shijuar jet\u00ebn t\u00ebnde p\u00ebrpara se t\u2019ia kushtosh veten dikujt tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb stili yt i jet\u00ebs?<br \/>\n&#8211; Stili im i jet\u00ebs nuk mendoj se \u00ebsht\u00eb si ai i shum\u00eb vajzave t\u00eb tjera 16 vje\u00e7are. Shum\u00eb njer\u00ebz, duke m\u00eb par\u00eb, mendojn\u00eb se un\u00eb jam 18 vje\u00e7e ose m\u00eb shum\u00eb&#8230; Jeta ime e zakonshme? Shkoj n\u00eb shkoll\u00eb, n\u00eb festa me miqt\u00eb e mi, b\u00ebj jet\u00eb nate, seanca fotosh, shopping me miqt\u00eb dhe, si \u00e7do 16 vje\u00e7are tjet\u00ebr, kam nga ato dit\u00ebt e plog\u00ebshta, kur nuk dua t\u00eb b\u00ebj asgj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb fle&#8230;<br \/>\n&#8211; Ke ndonj\u00eb mik shqiptar?<br \/>\n&#8211; N\u00eb fakt, kam vet\u00ebm miq amerikan\u00eb dhe anglez\u00eb. Nuk kam miq shqiptar\u00eb, nuk kam takuar ndonj\u00ebher\u00eb dik\u00eb nga Shqip\u00ebria, por do t\u00eb m\u00eb p\u00eblqente, pse jo? (Buz\u00ebqesh)<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb vije k\u00ebtu, \u00e7far\u00eb do t\u00eb t\u00eb p\u00eblqente t\u00eb vizitoje apo k\u00eb do t\u00eb doje t\u00eb takoje?<br \/>\n&#8211; (Buz\u00ebqesh) Po t\u00eb vija n\u00eb Shqip\u00ebri, do t\u00eb doja t\u00eb vizitoja Muzeun Historik Komb\u00ebtar p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr historin\u00eb e vendit dhe do t\u00eb doja t\u00eb vizitoja kalan\u00eb e L\u00ebkur\u00ebsit sepse duket nj\u00eb vend kaq i bukur dhe relaksues n\u00ebse do t\u00eb b\u00ebsh ca pushime n\u00eb vendin tuaj&#8230;<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb ambiciet e tua dhe \u00e7far\u00eb po b\u00ebn p\u00ebr t\u2019i arritur ato?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb doja t\u00eb realizoja nj\u00eb karrier\u00eb n\u00eb modeling. Modelingu \u00ebsht\u00eb prioriteti im num\u00ebr nj\u00eb tani dhe n\u00eb t\u00eb jam fokusuar m\u00eb s\u00eb shumti.<br \/>\n&#8211; Ke nj\u00eb personazh publik q\u00eb ia vlen ta marr\u00ebsh si shembull?<br \/>\n&#8211; Jan\u00eb disa q\u00eb m\u00eb t\u00ebrheqin apo frym\u00ebzojn\u00eb, por nuk kam ndonj\u00eb q\u00eb ta marr si shembull.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb tipi je?<br \/>\n&#8211; Veten do ta p\u00ebrshkruaja si nj\u00eb person t\u00eb \u00e7mendur, por arg\u00ebtues. Nuk jam shum\u00eb e shoq\u00ebrueshme, ama mund t\u00eb gjej gjithmon\u00eb m\u00ebnyra p\u00ebr t\u2019u arg\u00ebtuar.<br \/>\n&#8211; Duke l\u00ebn\u00eb m\u00ebnjan\u00eb k\u00ebrcimin, si t\u00eb p\u00eblqen ta shpreh\u00ebsh veten?<br \/>\n&#8211; Varet nga humori, por p\u00ebrgjith\u00ebsisht, p\u00ebrmes muzik\u00ebs. N\u00ebse jam me humor t\u00eb keq, mund t\u00eb luaj nj\u00eb k\u00ebng\u00eb agresive ose t\u00eb trishtuar, por n\u00ebse jam e lumtur, mund t\u00eb luaj nj\u00eb k\u00ebng\u00eb q\u00eb ka ritme t\u00eb g\u00ebzueshme dhe q\u00eb m\u00eb v\u00eb n\u00eb l\u00ebvizje.<br \/>\n&#8211; Ndjehesh e lir\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb at\u00eb q\u00eb do?<br \/>\n&#8211; Q\u00ebkur mbusha 16 vje\u00e7e, jam ndjer\u00eb m\u00eb e lir\u00eb se m\u00eb par\u00eb. Nuk kam ecur gjithmon\u00eb sipas rregullave t\u00eb vendosura nga mami. Jam e hapur me veten e trupin tim dhe tani q\u00eb jam thuajse 17 vje\u00e7e, do t\u00eb kem shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb liri. T\u00eb jesh e lir\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb b\u00ebsh gj\u00ebrat q\u00eb do, t\u00eb jesh vetvetja&#8230;<br \/>\n&#8211; Si t\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndihesh dashuria?<br \/>\n&#8211; N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, mendoj se dashuria i b\u00ebn njer\u00ebzit t\u00eb ndihen sikur po pluskojn\u00eb mbi re, sikur nuk ka asnj\u00eb dhe asgj\u00eb p\u00ebrreth tyre. Gjithashtu, mendoj se dashuria mund t\u00eb jet\u00eb e frikshme dhe thjesht ta shkat\u00ebrroj\u00eb dik\u00eb sepse sapo ti dhe ai person jeni ndar\u00eb, gj\u00ebja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb \u00ebsht\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqesh t\u00eb ec\u00ebsh p\u00ebrpara dhe t\u00eb harrosh lidhjen. M\u00eb e keqja \u00ebsht\u00eb se ti do ta p\u00ebrjetosh k\u00ebt\u00eb her\u00eb pas here derisa t\u00eb gjesh t\u00eb duhurin.<br \/>\n&#8211; Mendon se do t\u00eb kishe r\u00ebn\u00eb n\u00eb dashuri me nj\u00eb djal\u00eb shqiptar?<br \/>\n&#8211; Nuk i dihet asnj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb. N\u00ebse ndodh, le t\u00eb ndodh\u00eb!<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ke d\u00ebgjuar deri tani p\u00ebr ta? Ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nuk kam d\u00ebgjuar ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb keqe p\u00ebr djemt\u00eb shqiptar\u00eb. N\u00eb fakt, nuk kam d\u00ebgjuar asgj\u00eb, por jam e sigurt q\u00eb jan\u00eb djem t\u00eb mir\u00eb.<br \/>\n&#8211; Kush \u00ebsht\u00eb personi q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr teje, tek i cili mund t\u00eb mb\u00ebshtetesh n\u00eb \u00e7do koh\u00eb?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb mamaja ime, sigurisht. Jam vajza e mamit! (Qesh)<br \/>\n&#8211; Ke k\u00ebrcyer ndonj\u00ebher\u00eb \u201cDirty dance\u201d (k\u00ebrcim t\u00eb pist\u00eb) apo b\u00ebn vet\u00ebm l\u00ebvizje \u201ct\u00eb pastra\u201d?<br \/>\n&#8211; Un\u00eb kam k\u00ebrcyer \u201cdirty\u201d m\u00eb par\u00eb, por n\u00eb videot q\u00eb publikoj n\u00eb faqen time n\u00eb Instagram p\u00ebrpiqem ta mbaj \u201ct\u00eb past\u00ebr\u201d k\u00ebrcimin. Mund t\u00eb filloj t\u00eb shtoj pak l\u00ebvizje \u201cdirty\u201d thjesht p\u00ebr qejf&#8230; Kam shum\u00eb gj\u00ebra t\u00eb reja q\u00eb pres t\u2019i publikoj n\u00eb Instagram s\u00eb shpejti dhe q\u00eb kan\u00eb lidhje me k\u00ebrcimin.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse do t\u00eb kishe qen\u00eb protagonistja n\u00eb filmin \u201cSave the last dance\u201d, \u00e7far\u00eb do t\u00eb kishte patur ndryshe n\u00eb karakterin e Sar\u00ebs?<br \/>\n&#8211; I vetmi ndryshim mes meje dhe Sar\u00ebs do t\u00eb ishte ndoshta baleti klasik. Nuk jam m\u00eb e mira aty.<br \/>\n&#8211; N\u00ebse nuk do t\u00eb b\u00ebje k\u00ebt\u00eb q\u00eb b\u00ebn tani, \u00e7far\u00eb do t\u00eb ishe duke b\u00ebr\u00eb?<br \/>\n&#8211; Do t\u00eb zgjidhja modelingun ose aktrimin, por kryesisht, modelingun.<br \/>\n&#8211; Cili \u00ebsht\u00eb aktiviteti yt i preferuar, p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebrcimit?<br \/>\n&#8211; T\u00eb k\u00ebndoj.<br \/>\n&#8211; Cila \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit do t\u00eb surprizoheshin po ta dinin p\u00ebr ty?<br \/>\n&#8211; Di\u00e7ka q\u00eb mund t\u00eb surprizoj\u00eb \u00ebsht\u00eb se un\u00eb n\u00eb fakt kam lindur n\u00eb Holand\u00eb dhe kam jetuar atje deri 4 vje\u00e7e. Gjuha ime e par\u00eb ka qen\u00eb gjermanishtja derisa l\u00ebviza n\u00eb Irland\u00eb, ku edhe m\u00ebsova anglisht. Jam rritur n\u00eb Irland\u00eb, por shum\u00eb njer\u00ebz mendojn\u00eb se jam nga Amerika p\u00ebr shkak t\u00eb m\u00ebnyr\u00ebs si flas dhe sillem. Duhet t\u00eb them se jam ndikuar nga shum\u00eb gj\u00ebra amerikane, ja pse ngjaj si amerikane&#8230; (Qesh) Faktikisht, jam nga Irlanda dhe jetoj n\u00eb Irland\u00eb.<br \/>\n&#8211; K\u00ebnga e fundit q\u00eb d\u00ebgjove sot?<br \/>\n&#8211; Marian Hill \u201cOne Time\u201d.<br \/>\n&#8211; Motoja jote&#8230;<br \/>\n&#8211; Ji ti, pavar\u00ebsisht gjith\u00e7kaje! Mos l\u00ebr njeri t\u00eb t\u00eb v\u00ebr\u00eb p\u00ebrfund sepse n\u00eb fund t\u00eb dit\u00ebs, nuk ka m\u00eb t\u00eb mir\u00eb se ti!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ajo quhet Feith Xhonson, \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm 17 vje\u00e7e dhe, edhe pse ngjan nj\u00eb vajz\u00eb tipike amerikane nga lagjet e Bonksit, nisur edhe nga lloji muzik\u00ebs q\u00eb p\u00eblqen dhe k\u00ebrcen, \u00ebsht\u00eb nga Irlanda. E ve\u00e7anta e Feithit nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka pasion k\u00ebrcimin, por q\u00eb n\u00eb videot q\u00eb hedh n\u00eb faqen e saj n\u00eb Instagram, e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":10830,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[415],"tags":[],"class_list":["post-10829","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-showbiz"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10829","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10829"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10829\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10830"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10829"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10829"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10829"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}