{"id":10779,"date":"2015-10-15T18:30:15","date_gmt":"2015-10-15T16:30:15","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10779"},"modified":"2015-10-15T10:41:31","modified_gmt":"2015-10-15T08:41:31","slug":"prinderit-nuk-ma-falen-kurre-ate-qe-bera","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/prinderit-nuk-ma-falen-kurre-ate-qe-bera\/","title":{"rendered":"Prind\u00ebrit nuk ma fal\u00ebn kurr\u00eb at\u00eb q\u00eb b\u00ebra"},"content":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi dhe ju, t\u00eb nderuar lexues! Po shkruaj p\u00ebr historin\u00eb time t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb ndaluar p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kam pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet q\u00eb nuk flas me t\u00eb shtrenjtit prind\u00ebrit e mi. Po e tregoj k\u00ebt\u00eb histori me shpres\u00ebn q\u00eb prind\u00ebrit e mi do ta lexojn\u00eb dhe do ta pranojn\u00eb ndjes\u00ebn time.<br \/>\nKam lindur dhe jam rritur n\u00eb Tiran\u00eb n\u00eb nj\u00eb familje t\u00eb qet\u00eb e me gjendje ekonomike t\u00eb mir\u00eb. Babai im ka qen\u00eb oficer, nd\u00ebrsa mamaja ime ka qen\u00eb m\u00ebsuese fizike. Un\u00eb jam f\u00ebmija i madh dhe kam edhe nj\u00eb v\u00eblla shtat\u00eb vite m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl se un\u00eb.  Mbaj mend se kur lindi v\u00ebllai im, ka qen\u00eb fest\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb jo vet\u00ebm n\u00eb familjen ton\u00eb, por edhe n\u00eb familjen e xhaxhait, i cili ishte m\u00eb i madh se babai im dhe kishte gjasht\u00eb vajza. Festa sigurisht u zhvendos te gjyshi dhe gjyshja q\u00eb jetonin n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tyre private n\u00eb nj\u00eb nga rrugicat e Tiran\u00ebs ku jan\u00eb luajtur edhe filma nga Kinostudioja. Por nuk \u00ebsht\u00eb se jam ndier keq apo xheloze si\u00e7 ndodh me f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb k\u00ebt\u00eb fest\u00eb, sepse prind\u00ebrit, gjysh\u00ebrit dhe xhaja na kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb g\u00ebzimin e tyre me p\u00ebrk\u00ebdhelit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb mundshme p\u00ebr koh\u00ebn edhe neve q\u00eb ishim vajza. Na kan\u00eb llastuar nj\u00ebsoj, si mua q\u00eb isha vajz\u00eb, ashtu edhe v\u00ebllain tim, i cili ishte i vetmi djal\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb. E kam ndier pak dallimin vet\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e dajave sepse ata e shikonin v\u00ebllain tim me frik\u00ebn se mos vritej apo mos s\u00ebmurej akoma m\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb ton\u00eb, por gjithsesi, i kam dashur shum\u00eb t\u00eb gjith\u00eb.<br \/>\nShkoll\u00ebn tet\u00ebvje\u00e7are dhe at\u00eb t\u00eb mesme i kam mbaruar me rezultate shum\u00eb t\u00eb mira. Sapo fillova shkoll\u00ebn e mesme mora nj\u00eb zhvillim fizik dhe u zgjata p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh. Isha e holl\u00eb dhe e gjat\u00eb, n\u00eb fytyr\u00eb i kam ngjar\u00eb babait me tipare t\u00eb rregullta. Pa mburrje dhe pa frik\u00eb, mund t\u00eb them se isha nd\u00ebr vajzat m\u00eb t\u00eb bukura t\u00eb shkoll\u00ebs dhe sigurisht, rash\u00eb n\u00eb sy t\u00eb djemve q\u00eb ishin n\u00eb shkoll\u00eb e rrotull shkoll\u00ebs. Por nj\u00ebri nga djemt\u00eb q\u00eb m\u00eb sillej rrotull ishte shoku im i lagjes me t\u00eb cilin kishim luajtur sa e sa her\u00eb.<br \/>\nN\u00eb fillim p\u00ebrsh\u00ebndetesha me t\u00eb sepse ne kishim luajtur para pallatit me qindra her\u00eb bashk\u00eb, por kur fillova t\u00eb shoh ndryshimin e bisedave t\u00eb tij n\u00eb fillim u t\u00ebrhoqa. Ai, shoku im i loj\u00ebrave, ishte djal\u00eb i shkath\u00ebt, jo shum\u00eb i bukur, por i p\u00ebrk\u00ebdhelur sepse kishte nj\u00eb defekt t\u00eb lindur. Ai \u00e7alonte dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shkak jo vet\u00ebm familja e tij, por edhe lagjja silleshin e flisnin m\u00eb me kujdes me t\u00eb. N\u00eb adoleshenc\u00ebn e tij t\u00eb jepte iden\u00eb e djalit haram dhe kjo p\u00ebr shkak t\u00eb llastimit. Ai kishte dy v\u00ebllez\u00ebr dhe dy motra. Ishin goxha mir\u00eb ekonomikisht sepse prind\u00ebrit e tij ishin maniak\u00eb t\u00eb pun\u00ebs. Sapo erdhi demokracia, i ati filloi t\u00eb b\u00ebnte dy pun\u00eb, kurse e \u00ebma, nj\u00eb grua qelibar e past\u00ebr punonte n\u00eb trikotazh dhe kur u mbyll\u00ebn nd\u00ebrmarrjet shtet\u00ebrore ajo filloi t\u00eb punonte me shtiza, me grep e q\u00ebndisma nga m\u00eb t\u00eb ndryshmet. Ashtu ata martuan dy vajzat, q\u00eb ishin m\u00eb t\u00eb m\u00ebdhat\u00eb e pastaj djali i madh u iku n\u00eb emigracion. Me sa duket shoq\u00ebria q\u00eb zuri atje e futi n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb pa krye, por ai as nuk u mor me vjedhje apo prostitucion, as me vrasje apo drog\u00eb, por pati di\u00e7ka q\u00eb s\u2019shkonte n\u00eb jet\u00ebn e tij, ndoshta p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb vajze italiane me t\u00eb cil\u00ebn u dashurua atje. P\u00ebr disa vite nuk e ndihmoi familjen e tij dhe kuptohet, kjo n\u00eb Shqip\u00ebri u interpretua si mos m\u00eb keq. Nd\u00ebrsa flitej lart e posht\u00eb pa pushim p\u00ebr familjen e tyre (ata banon dy pallate larg pallatit tim) prind\u00ebrit e mi i d\u00ebgjonin t\u00eb gjitha. Babai im, si ushtarak q\u00eb ishte, krijoi nj\u00eb p\u00ebrshtypje jo t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr ta p\u00ebr shkak t\u00eb thashethemeve.<br \/>\nGjithsesi, djali i dyt\u00eb i k\u00ebsaj familjeje, pavar\u00ebsisht gjith\u00e7kaje q\u00eb ndodhte n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij e pavar\u00ebsisht q\u00ebndrimit tim, nuk m\u00eb la rehat asnj\u00eb moment. Ai vinte e rrinte posht\u00eb ballkonit tim sapo kthehesha nga shkolla e derisa err\u00ebsohej, m\u00eb rrinte para e mbrapa kur shkoja n\u00eb shkoll\u00eb e kur kthehesha nga shkolla. S\u2019linte rast pa shfryt\u00ebzuar q\u00eb t\u00eb m\u00eb afrohej e t\u00eb fliste me mua.  Pavar\u00ebsisht se p\u00ebrpiqesha t\u00eb isha vajza q\u00eb prind\u00ebrit kan\u00eb \u00ebnd\u00ebrruar; m\u00ebsoja n\u00eb shkoll\u00eb e nuk dilja me shoqe, n\u00eb \u201cgrack\u00ebn\u201d e dashuris\u00eb rash\u00eb. Shoku i f\u00ebmij\u00ebris\u00eb ishte rritur e zbukuruar. Pavar\u00ebsisht se \u00e7alonte, ai m\u00eb linte pa frym\u00eb kur m\u00eb fliste me ato fjal\u00eb. \u00cbmb\u00eblsia e tij ishte pa fund dhe m\u00eb n\u00eb fund u theva e me shum\u00eb d\u00ebshir\u00eb pranova t\u00eb b\u00ebhesha e dashura e tij.<br \/>\nFjala mori dhen\u00eb q\u00eb un\u00eb isha e dashura e tij dhe askush nuk guxonte t\u00eb m\u00eb fliste n\u00eb rrug\u00eb, por mua s\u2019m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebrshtypje, isha e lumtur n\u00eb qiellin e shtat\u00eb. I dashuri im e kishte zemr\u00ebn flori, pavar\u00ebsisht thashethemeve q\u00eb \u00ebsht\u00eb sakat apo rruga\u00e7. Kujdesej q\u00eb t\u00eb takoheshim n\u00eb vende ku nuk na shihnin shum\u00eb njer\u00ebz dhe, ve\u00e7 k\u00ebsaj, ishte maniak i past\u00ebrtis\u00eb, si e \u00ebma. Kur un\u00eb mbarova vitin e dyt\u00eb t\u00eb gjimnazit, ai vendosi t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte dor\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi.<br \/>\n&#8211; Nuk dua t\u00eb takohemi cepave, e kuptoj q\u00eb jemi t\u00eb rinj t\u00eb dy, por ne e kemi vendosur q\u00eb duam t\u00eb jetojm\u00eb bashk\u00eb. K\u00ebshtu, nes\u00ebr n\u00eb dark\u00eb, babai im dhe xhaja do t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde, &#8211; m\u00eb tha, nd\u00ebrsa duart e tij m\u00eb p\u00ebrk\u00ebdhelnin n\u00eb gjith\u00eb trupin.<br \/>\n&#8211; Jo, se nuk do pranoj\u00eb babi im, &#8211; i thash\u00eb e trembur, &#8211; jam akoma e vog\u00ebl p\u00ebr t\u2019u fejuar.<br \/>\n\u2013 Po m\u00eb mir\u00eb t\u00eb vijm\u00eb t\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi, sesa takohemi n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb. Nuk m\u00eb p\u00eblqen t\u00eb quhesh dashnorja ime, dua t\u00eb jesh e fejuara ime, &#8211; m\u00eb tha dhe m\u00eb puthi.<br \/>\nDhe k\u00ebshtu u b\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen n\u00eb dark\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time erdhi babai dhe xhaja i tij dhe fol\u00ebn me prind\u00ebrit e mi. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, d\u00ebgjova q\u00eb babai i tij tha se ne t\u00eb dy e kishim vendosur dhe duheshim, k\u00ebshtu q\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb ishim n\u00ebn kontrollin e prind\u00ebrve sesa t\u00eb takoheshim rrug\u00ebve.<br \/>\nBabai im nuk reagoi n\u00eb at\u00eb moment, i tha q\u00eb do t\u00eb mendohej.<br \/>\n\u2013 Gjithsesi, sipas zakonit thuhet faleminderit q\u00eb doni t\u00eb merrni vajz\u00ebn time nuse, por ne duhet t\u00eb mendohemi, &#8211; i tha babai im.<br \/>\nE pash\u00eb q\u00eb i kishte shkuar nervi n\u00eb minus, por nuk e dha veten para miqve. Ata ndenj\u00ebn edhe pak dhe ik\u00ebn. Pasi ik\u00ebn ata, do t\u00eb fillonte fatkeq\u00ebsia ime. Nd\u00ebrsa babai dhe xhaja i t\u00eb dashurit tim dol\u00ebn, v\u00ebllai im u kthye n\u00eb sht\u00ebpi, por ai ishte akoma i vog\u00ebl p\u00ebr t\u00eb kuptuar.<br \/>\n&#8211; Tani nisu e \u00e7o k\u00ebt\u00eb pakon te gjyshi dhe n\u00ebse do, mund t\u00eb flesh atje sonte \u2013 i tha babai v\u00ebllait.<br \/>\nAi gjith\u00eb qejf mori pakon, puthi mamin e iku.<br \/>\nT\u00eb dashur lexues, t\u00eb gjith\u00eb e keni par\u00eb n\u00eb televizor sesi luan\u00ebt kapin pren\u00eb e tyre. Vet\u00ebm me at\u00eb mund t\u2019i krahasoj ato l\u00ebvizje t\u00eb babait. Nuk di se si m\u00eb p\u00ebrplasi mua dhe maman\u00eb nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb dhom\u00eb t\u00eb gjumit. Nuk mbaj mend t\u00eb zihen prind\u00ebrit e mi, por at\u00eb nat\u00eb pash\u00eb tim at\u00eb t\u00eb q\u00ebllonte maman\u00eb e pas saj, m\u00eb rrahu mua paq.<br \/>\n&#8211; Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk e sheh vajz\u00ebn me k\u00eb flet, nga shkon, kur vjen? \u2013 i k\u00ebrc\u00ebnohej mamas\u00eb nd\u00ebrsa na q\u00ebllonte her\u00eb mua e her\u00eb at\u00eb. \u2013 E d\u00ebgjove \u00e7\u2019tha ai, \u201cm\u00eb mir\u00eb t\u00eb jen\u00eb n\u00ebn kontrollin ton\u00eb sesa t\u00eb takohen cepave, ata e kan\u00eb vendosur\u201d?! E \u00e7\u2019mendon se ke vendosur, &#8211; m\u2019u drejtua mua nd\u00ebrsa m\u00eb q\u00ebllonte ku i vinte p\u00ebr mbar\u00eb, &#8211; mendon se ne s\u2019kemi t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb pyetemi p\u00ebr ty, s\u2019kemi aq mend sa t\u00eb t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb apo s\u2019jemi t\u00eb denj\u00eb q\u00eb t\u00eb t\u00eb rrisim, duhet t\u00eb t\u00eb rrisin rruga\u00e7\u00ebt e rrug\u00ebve?!<br \/>\nNd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebrpiqej t\u00eb fliste me z\u00eb jo shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos u b\u00ebr\u00eb qepaze n\u00eb vesh\u00ebt e komshinjve nuk di sa shpulla kam ngr\u00ebn\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen nuk shkova n\u00eb shkoll\u00eb sepse m\u00eb ishte nxir\u00eb nj\u00ebri sy. I dashuri im m\u00eb kishte pritur n\u00eb rrug\u00ebn e shkoll\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00eb pyetur se \u00e7\u2019kishin th\u00ebn\u00eb prind\u00ebrit e mi, por si nuk kalova, e kishte kuptuar q\u00eb nuk kishte shkuar mir\u00eb. Kur erdhi posht\u00eb pallatit e fishk\u00eblleu, largova pak perden dhe me shenja i tregova q\u00eb nuk dilja dot. Ai iku p\u00ebr t\u00eb mos acaruar gjendjen nga frika se mos n\u00eb sht\u00ebpi ishte babai im.<br \/>\nPas nj\u00eb jave shkova n\u00eb shkoll\u00eb dhe sigurisht, u takuam n\u00eb korridoret e shkoll\u00ebs me t\u00eb dashurin tim. I tregova gjith\u00e7ka dhe i thash\u00eb se p\u00ebr ca koh\u00eb, sa t\u00eb qet\u00ebsohej gjendja, nuk do t\u00eb takoheshim. Me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk doja q\u00eb edhe mamaja ime ta p\u00ebsonte nga nervat e babait p\u00ebr \u00e7far\u00eb kisha b\u00ebr\u00eb un\u00eb. P\u00ebr dy muaj rresht, babai jo nuk u qet\u00ebsua, por vet\u00ebm u acarua. N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb kush\u00ebririt ton\u00eb i ktheu p\u00ebrgjigje familjes s\u00eb t\u00eb dashurit tim se un\u00eb isha akoma e vog\u00ebl dhe ve\u00e7 t\u00eb tjerash, se kishin pretendime p\u00ebr mua se do t\u00eb m\u00eb \u00e7onin n\u00eb shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Gjendja mes prind\u00ebrve t\u00eb mi ishte e nder\u00eb, sa flisnin p\u00ebrfundonin n\u00eb z\u00ebnka, po t\u00eb pakt\u00ebn shyqyr q\u00eb dajakun e haja vet\u00ebm un\u00eb.<br \/>\nK\u00ebshtu, dy vitet e tjera t\u00eb shkoll\u00ebs s\u00eb mesme i kalova mes sherrit e shamat\u00ebs, por n\u00eb shkoll\u00eb m\u00ebsoja, q\u00eb t\u00eb mos i jepja tjet\u00ebr mund\u00ebsi sherri babait. Me t\u00eb dashurin tim takoheshim n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e motr\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb t\u00eb mos na shihnin. Kur mbarova shkoll\u00ebn e mesme dhe babai pa d\u00ebftes\u00ebn time, t\u00eb cil\u00ebn e lexoi tre-kat\u00ebr her\u00eb se nuk i besonte syve, m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Dometh\u00ebn\u00eb paske v\u00ebn\u00eb mend. T\u00eb paska b\u00ebr\u00eb mir\u00eb dajaku. Kjo \u00ebsht\u00eb vajza q\u00eb dua! &#8211; m\u00eb hodhi dor\u00ebn n\u00eb sup, por nuk m\u00eb p\u00ebrqafoi.<br \/>\nK\u00ebshtu konkurrova dhe fitova shkoll\u00ebn p\u00ebr Bio-Kimi. Fakulteti ishte pak larg nga sht\u00ebpia, por gjithsesi, nuk isha n\u00eb konvikt. At\u00ebher\u00eb fillova t\u00eb isha m\u00eb e lir\u00eb edhe p\u00ebr shkak t\u00eb larg\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebr faktin q\u00eb tim eti sikur iu kthye besimi tek un\u00eb. I dashuri im vinte e rrinte gjith\u00eb dit\u00ebn n\u00eb oborrin e fakultetit. Takoheshim e rrinim bashk\u00eb sa her\u00eb kisha or\u00eb pushimi un\u00eb, por tani ishte zhvendosur sherri nga sht\u00ebpia, tek ai. Filloi t\u00eb b\u00ebhej shum\u00eb xheloz, ndoshta ngaq\u00eb ndihej keq me veten e tani u shtua edhe ndryshimi n\u00eb arsimim. Prind\u00ebrit e tij erdh\u00ebn edhe disa her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn k\u00ebrkes\u00eb.<br \/>\nE gjendur mes zjarrit, mes frik\u00ebs nga babai, d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr shkoll\u00eb, por edhe dashuria p\u00ebr t\u00eb, po m\u00eb ikte truri. Isha gati t\u00eb b\u00ebja \u00e7\u2019t\u00eb m\u00eb thoshte, ve\u00e7 boll me sherre. Sapo mbarova provimet e vitit t\u00eb par\u00eb, edhe ato me rezultate t\u00eb mira, i dashuri im m\u00eb tha q\u00eb duhej t\u00eb zgjidhja ose at\u00eb, ose shkoll\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Shkoll\u00ebn do ta mbarosh edhe n\u00ebse vjen n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time, t\u00eb premtoj, por sinqerisht, nuk mund t\u00eb duroj k\u00ebshtu. Do vij t\u00eb t\u00eb takoj nes\u00ebr dhe dua nj\u00eb p\u00ebrgjigje.<br \/>\nSigurisht q\u00eb p\u00ebrgjigjja ime ishte q\u00eb doja t\u00eb isha me t\u00eb.<br \/>\n&#8211; At\u00ebhere, qysh sot do t\u00eb vish n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time. Xhaxhai im do t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb t\u00ebnde dhe do t\u00eb tregoj\u00eb, pastaj ata si t\u00eb duan, t\u00eb t\u00eb flasin apo jo, \u00ebsht\u00eb vendimi i tyre.<br \/>\nU tha, u b\u00eb. Hipa n\u00eb makin\u00ebn e tij dhe p\u00ebr pes\u00eb minuta, arrit\u00ebm n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e tij. E pash\u00eb q\u00eb po na prisnin se ishin t\u00eb gjith\u00eb aty dhe kishin b\u00ebr\u00eb goxha drek\u00eb. Ashtu, e turp\u00ebruar, e hutuar dhe e trembur se \u00e7\u2019do t\u00eb thoshte babai, s\u2019e kuptova se si kaloi ajo dit\u00eb. T\u00eb nes\u00ebrmen her\u00ebt ne u nis\u00ebm p\u00ebr n\u00eb jug, p\u00ebr muaj mjalti. Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb time kishte r\u00ebn\u00eb zia. M\u00eb tha komshia ime q\u00eb e takova rast\u00ebsisht n\u00eb plazh, pas disa dit\u00ebsh, por un\u00eb zgjedhjen e kisha b\u00ebr\u00eb. Tashm\u00eb bashk\u00ebshorti im b\u00ebnte gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb harroja, p\u00ebr t\u00eb m\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb lumtur. Dit\u00ebt e plazhit mbaruan dhe u kthyem n\u00eb Tiran\u00eb. Nga prind\u00ebrit e bashk\u00ebshortit tim mora vesh se babai im kishte th\u00ebn\u00eb q\u00eb nuk kishte patur kurr\u00eb vajz\u00eb. Zoti i kishte dh\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb djal\u00eb dhe s\u2019kishte asgj\u00eb \u00e7\u2019t\u00eb fliste me ta. Trishtimi q\u00eb m\u00eb shkaktoi mohimi q\u00eb m\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb babai ishte m\u00eb i madh sesa g\u00ebzimi dhe dashuria q\u00eb m\u00eb jepte bashk\u00ebshorti.<br \/>\nVera mbaroi dhe un\u00eb fillova fakultetin n\u00eb vitin e dyt\u00eb. Vazhdova shkoll\u00ebn me at\u00eb boshll\u00ebkun q\u00eb krijohet nga mungesa e dashuris\u00eb s\u00eb prind\u00ebrve, sigurisht, p\u00ebr fajin tim. K\u00ebshtu shkonte jeta ime p\u00ebr ato tre vite n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb e bashk\u00ebshortit. P\u00ebrve\u00e7 mallit q\u00eb kisha p\u00ebr familjen, edhe bashk\u00ebjetesa me vjehrrin\u00eb dhe kunatin e vog\u00ebl ishte e v\u00ebshtir\u00eb. Nuk rrija m\u00eb me shoqe se duhet t\u00eb kthehesha me vrap n\u00eb sht\u00ebpi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebt e m\u00eb pas t\u00eb m\u00ebsoja. Vjehrra, duke qen\u00eb se vet\u00eb ishte maniake past\u00ebrtie, filloi t\u00eb m\u00eb bezdiste me ironit\u00eb e vazhdueshme. Im shoq punonte nga m\u00ebngjesi n\u00eb dark\u00eb dhe jeta m\u2019u kthye p\u00ebrmbys.<br \/>\nKur isha n\u00eb vitin e fundit t\u00eb shkoll\u00ebs, mbeta shtatz\u00ebn\u00eb. Kjo \u00ebsht\u00eb gj\u00ebja m\u00eb e bukur q\u00eb mund t\u2019i ndodh\u00eb nj\u00eb gruaje, por un\u00eb nuk e ndjeja g\u00ebzimin q\u00eb duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb grua me shtatzanin\u00eb e par\u00eb. Ishte nj\u00ebfar\u00eb ngush\u00ebllimi n\u00eb situat\u00ebn e sherrit t\u00eb vazhduesh\u00ebm ku isha, por prap\u00eb doja m\u00eb shum\u00eb g\u00ebzim. Isha shum\u00eb e re p\u00ebr t\u00eb jetuar me ritmin e jet\u00ebs s\u00eb vjehrr\u00ebs dhe vjehrrit. Asnj\u00ebher\u00eb nuk e kuptuan dhimbjen dhe mallin tim, un\u00eb i kisha braktisur prind\u00ebrit p\u00ebr dashurin\u00eb time, por ata a nuk mund t\u00eb flisnin pak m\u00eb pak, p\u00ebr hir t\u00eb djalit t\u00eb tyre?!<br \/>\nSigurisht, un\u00eb duhet t\u00eb paguaja p\u00ebr dhimbjen q\u00eb u shkaktova prind\u00ebrve t\u00eb mi. Un\u00eb linda nj\u00eb djal\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm dhe e rrita mes gjith\u00eb t\u00eb mirash. Nga gjendja ekonomike vazhdojm\u00eb t\u00eb jemi shum\u00eb mir\u00eb, por malli p\u00ebr prind\u00ebrit e mi dhe sherri i pleqve n\u00eb sht\u00ebpi po ma han\u00eb shpirtin. Sot punoj n\u00eb nj\u00eb laborator privat dhe kam pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb, por kam pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vite pa folur me prind\u00ebrit e mi. Edhe n\u00ebse i shoh n\u00eb rrug\u00eb, se ne banojm\u00eb dy pallate larg, jam un\u00eb ajo q\u00eb nd\u00ebrroj rrug\u00ebn dhe iki me vrap. Kam frik\u00eb edhe t\u00eb hedh syt\u00eb nga ballkoni i tyre se mos m\u00eb sheh babai dhe i b\u00ebn sherr mamas\u00eb. Djali im, sot dhjet\u00eb vje\u00e7, m\u00eb pyet vazhdimisht: \u201cP\u00ebrse nuk m\u00eb do gjyshi tjet\u00ebr?\u201d, po p\u00ebrgjigjja ime \u00ebsht\u00eb vazhdimisht nj\u00eb tymnaj\u00eb. Shpresoj q\u00eb prind\u00ebrit t\u00eb m\u00eb falin. Tani q\u00eb jam prind vet\u00eb i shoh gj\u00ebrat me tjet\u00ebr sy, shpresoj t\u00eb kem edhe nj\u00eb her\u00eb mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb flas me ta dhe t\u2019u them se sa shum\u00eb i dua. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E nderuar redaksi dhe ju, t\u00eb nderuar lexues! Po shkruaj p\u00ebr historin\u00eb time t\u00eb dashuris\u00eb s\u00eb ndaluar p\u00ebr shkak t\u00eb s\u00eb cil\u00ebs kam pes\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet q\u00eb nuk flas me t\u00eb shtrenjtit prind\u00ebrit e mi. Po e tregoj k\u00ebt\u00eb histori me shpres\u00ebn q\u00eb prind\u00ebrit e mi do ta lexojn\u00eb dhe do ta pranojn\u00eb ndjes\u00ebn time. Kam [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-10779","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10779","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10779"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10779\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10779"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10779"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10779"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}