{"id":10744,"date":"2015-10-13T16:30:43","date_gmt":"2015-10-13T14:30:43","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10744"},"modified":"2015-10-13T11:54:34","modified_gmt":"2015-10-13T09:54:34","slug":"i-mora-leket-per-vete","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/i-mora-leket-per-vete\/","title":{"rendered":"I mora lek\u00ebt p\u00ebr vete!"},"content":{"rendered":"<p>E dashur redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Urimet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr faqen q\u00eb ia keni dedikuar \u201cm\u00ebkatar\u00ebve\u201d, dhe do t\u2019ju lutesha q\u00eb n\u00ebse ka mund\u00ebsi t\u00eb ma botonit letr\u00ebn time, pasi un\u00eb mendoj se kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb rr\u00ebfyerit \u00ebsht\u00eb ajo m\u00eb e duhura, ku njeriu ndihet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i lir\u00eb dhe i sinqert\u00eb.<br \/>\nUn\u00eb quhem Erla, dhe jam vet\u00ebm shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7. E di shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb vajzat n\u00eb k\u00ebt\u00eb mosh\u00eb kryejn\u00eb gabime, ndaj dhe shpresoj q\u00eb mamaja ime t\u00eb ma fal\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb!<br \/>\nQ\u00eb n\u00eb mosh\u00eb fare t\u00eb vog\u00ebl prind\u00ebrit e mi u divorcuan. Un\u00eb i doja shum\u00eb q\u00eb t\u00eb dy, por ligji vendosi q\u00eb un\u00eb duhej t\u00eb q\u00ebndroja me  maman\u00eb, dhe tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vje\u00e7 t\u00eb vendos vet\u00eb se me k\u00eb do t\u00eb jetoj!  Im at ishte shkaku se p\u00ebrse ata u ndan\u00eb, ndaj edhe ime m\u00eb e ka marr\u00eb shum\u00eb inat, e urren me gjith\u00eb shpirt p\u00ebr at\u00eb q\u00eb i b\u00ebri. Ajo me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb ka sakrifikuar shum\u00eb, por ajo ishte zgjedhja e tij dhe ne duhet ta pranojm\u00eb.<br \/>\nPrind\u00ebrit e mi jan\u00eb njohur q\u00ebkur ishin n\u00eb gjimnaz, jan\u00eb dashuruar dhe jan\u00eb martuar pas shum\u00eb e shum\u00eb pengesash. Kur erdhi demokracia dhe u hap\u00ebn ambasadat im at emigroi jasht\u00eb shtetit dhe e la maman\u00eb vet\u00ebm me vajz\u00ebn e saj t\u00eb vog\u00ebl, dmth me mua. Ne nuk ishim n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb mir\u00eb ekonomike ndaj dhe babait iu desh q\u00eb t\u00eb largohej, p\u00ebr t\u00eb fituar para dhe p\u00ebr t\u2019i investuar m\u00eb von\u00eb k\u00ebtu n\u00eb ndonj\u00eb bisnes t\u00eb tijin, si\u00e7 e kishte \u00ebnd\u00ebrruar gjithnj\u00eb! Por kur u kthye gj\u00ebrat nuk ishin m\u00eb si m\u00eb par\u00eb. Ai n\u00eb emigrim kishte njohur nj\u00eb vajz\u00eb shqiptare, me t\u00eb cil\u00ebn i ruajti mar\u00ebdh\u00ebniet edhe pasi erdhi n\u00eb Shqip\u00ebri, ku ishte ende i martuar me maman\u00eb. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb un\u00eb nuk ia fal asnj\u00ebher\u00eb. Nuk e duroja kur ajo vuante. Megjithat\u00eb un\u00eb nuk mund ta mohoj q\u00eb ai \u00ebsht\u00eb im at dhe t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr mua \u00ebsht\u00eb munduar gjithnj\u00eb si e si t\u00eb m\u00eb ndihmoj\u00eb dhe t\u00eb m\u00eb shkolloj\u00eb n\u00eb kolegjet m\u00eb t\u00eb mira.<br \/>\nPra, si\u00e7 ju tregova ime m\u00eb e duroi sa e duroi tradh\u00ebtin\u00eb e tij, pra lidhjen  jasht\u00ebmartesore q\u00eb zgjati gati 4 vjet, dhe i k\u00ebrkoi divorcin.<br \/>\nNe nuk ishim n\u00eb gj\u00ebndje t\u00eb mri\u00eb ekonomike pa t\u00eb, sepse mamaja punonte n\u00eb nj\u00eb vend me rrog\u00eb t\u00eb ul\u00ebt, pensioni q\u00eb m\u00eb takonte mua ishte shum\u00eb qesharak, ndaj dhe im at u ofrua q\u00eb t\u00eb na ndihmonte financiarisht duke na dh\u00ebn\u00eb \u00e7do muaj nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb konsiderueshme parash. K\u00ebto ishin t\u00eb ardhura nga bisnesi i tij, i cili i ka ecur gjithnj\u00eb shum\u00eb mir\u00eb. Mir\u00ebpo edhe un\u00eb kam ato k\u00ebrkesat e mia q\u00eb ime m\u00eb nuk m\u2019i plot\u00ebson gjithnj\u00eb. Si p.sh. kur shoh ndonj\u00eb gj\u00eb t\u00eb shtrenjt\u00eb dhe t\u00eb bukur n\u00ebp\u00ebr dyqane, un\u00eb nuk e blej dot dhe filloj e b\u00ebhem keq sepse dua shum\u00eb q\u00eb t\u00eb mos ndihem m\u00eb posht\u00eb se shoqet e mia.<br \/>\nUn\u00eb shkoj pothuajse \u00e7do jav\u00eb q\u00eb e takoj tim at n\u00eb zyr\u00ebn e tij, dhe ai m\u00eb jep n\u00eb fund t\u00eb muajit kuot\u00ebn q\u00eb na ka taksur. Ndonj\u00ebher\u00eb m\u00eb jep ndonj\u00eb lek m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb blej ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr qejfin tim, por edhe at\u00eb ma merr mami sepse thot\u00eb q\u00eb nuk na del sepse jeta \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb!<br \/>\nPara nj\u00eb muaji kur po dilja me nj\u00eb shoqen time n\u00ebp\u00ebr dyqane se ajo do t\u00eb blinte ndonj\u00eb gj\u00eb p\u00ebr veten, un\u00eb pash\u00eb nj\u00eb xhaket\u00eb q\u00eb m\u00eb ngel\u00ebn syt\u00eb. Ishte shum\u00eb e shtrenjt\u00eb dhe as nuk merrja guximin q\u00eb t\u2019ia k\u00ebrkoja mamit, apo edhe vet\u00ebm ti thoja q\u00eb m\u00eb p\u00eblqeu se e di q\u00eb do fillonte t\u00eb m\u00eb b\u00ebrtiste si\u00e7 e ka zakon:<br \/>\n&#8211; \u201cNe nuk na del p\u00ebr t\u00eb ngr\u00ebn\u00eb, jo m\u00eb q\u00eb ti t\u00eb blesh gj\u00ebra lluksi&#8230;\u201d<br \/>\nKaloja net\u00eb pa gjum\u00eb, m\u00eb vinte t\u00eb qaja. Kur kaloja nga ai dyqani i xhaket\u00ebs, m\u00eb dukej sikur ma b\u00ebnte me sy! Derisa m\u00eb erdhi n\u00eb mendje nj\u00eb mendim m\u00ebkatar; q\u00eb un\u00eb kur t\u00eb shkoja q\u00eb t\u00eb merrja kuot\u00ebn mujore tek babi, parat t\u00eb mos t\u2019i sillja n\u00eb sht\u00ebpi, por t\u00eb bleja xhaket\u00ebn. K\u00ebshtu b\u00ebra. Shkova q\u00eb ta blija dhe e vesha menj\u00ebher\u00eb, sepse at\u00eb dit\u00eb b\u00ebnte shum\u00eb vap\u00eb. E shihja veten n\u00ebp\u00ebr pasqyrat e dyqaneve dhe ndihesha shum\u00eb e bukur. Por po afronte momenti q\u00eb un\u00eb t\u00eb shkoja n\u00eb sht\u00ebpi dhe mami do t\u00eb m\u00eb k\u00ebrkonte lek\u00ebt!<br \/>\nKur u futa br\u00ebnda mami ma pa menj\u00ebher\u00eb xhaket\u00ebn dhe m\u00eb pyeti:<br \/>\n&#8211; \u201c\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb ajo?\u201d<br \/>\nDhe un\u00eb i thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; \u201cShkova tek babi q\u00eb t\u2019i merrja lek\u00ebt dhe ai m\u00eb tha q\u00eb m\u00eb kishte bler\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr fest\u00eb! (meq\u00eb s\u00eb shp\u00ebjti do t\u00eb ishte tet\u00eb marsi)!<br \/>\nAjo pastaj m\u00eb k\u00ebrkoi lek\u00ebt dhe m\u00eb tha:<br \/>\n-\u201cSa lek\u00eb t\u00eb dha?\u201d<br \/>\nUn\u00eb u skuqa, por nuk kisha \u00e7\u2019t\u00eb b\u00ebja. Q\u00eb t\u2019i thoja t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn ishte tep\u00ebr von\u00eb. Un\u00eb tashm\u00eb e kisha bler\u00eb xhaket\u00ebn. Ajo do t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte namin. K\u00ebshtu q\u00eb i thash\u00eb q\u00eb babi nuk kishte fituar mir\u00eb k\u00ebt\u00eb muaj, ndaj edhe m\u00eb dha vet\u00ebm k\u00ebt\u00eb! Ajo filloi duke ul\u00ebritur dhe duke e akuzuar se ai donte t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte p\u00ebr vete duke m\u00eb bler\u00eb sende t\u00eb tilla materiale. Filloi duke qar\u00eb dhe thoshte:<br \/>\n&#8211; \u201cAi po jeton si zot\u00ebri tani, nd\u00ebrsa ne nuk kemi \u00e7\u2019t\u00eb ham\u00eb! E lan goj\u00ebn me ca lek\u00eb t\u00eb qelbura q\u00eb na jep sikur t\u00eb ishim lyp\u00ebsa nj\u00eb her\u00eb n\u00eb muaj, ja edhe ato shih sa bukur po mi jep tani! Plus do q\u00eb edhe t\u00eb na ndaj\u00eb. Ti blen ty k\u00ebto gj\u00ebra q\u00eb ty t\u00eb t\u00eb prishet mendja dhe t\u00eb duash at\u00eb m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb jetosh tek ai  m\u00eb von\u00eb&#8230;\u201d<br \/>\nKur e shihja n\u00eb at\u00eb gj\u00ebndje doja q\u00eb t\u2019i thoja t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, sepse po gabonte kur mendonte q\u00eb babai \u201cpo m\u00eb blinte\u201d! Por po imagjinoja se si do t\u00eb reagonte kur un\u00eb t\u2019i thoja p\u00ebr xhaket\u00ebn dhe p\u00ebr veprimin tim q\u00eb tani po m\u00eb duket shum\u00eb i papjekur!<br \/>\nAjo donte ta merrte n\u00eb telefon dhe ti b\u00ebrtiste me sa kishte n\u00eb kok\u00eb, por un\u00eb e ndalova.<br \/>\nTe nes\u00ebrmen shkova me vrap tek babi dhe i tregova gj\u00ebrat ashtu si\u00e7 ishin. Ai m\u00eb dha p\u00ebrs\u00ebri para p\u00ebr t\u2019ia \u00e7uar mamit. Por gjithsesi veprimi im mbetet i kryer, nj\u00eb veprim t\u00eb cilin un\u00eb e quaj m\u00ebkat sepse ishte si nj\u00eb vjedhje n\u00eb nj\u00eb far\u00eb m\u00ebnyre, dhe p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr shqet\u00ebsimin dhe p\u00ebr pasojat e r\u00ebnda psikologjike q\u00eb i solli mamas\u00eb sime!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>E dashur redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d! Urimet e mia m\u00eb t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrta p\u00ebr faqen q\u00eb ia keni dedikuar \u201cm\u00ebkatar\u00ebve\u201d, dhe do t\u2019ju lutesha q\u00eb n\u00ebse ka mund\u00ebsi t\u00eb ma botonit letr\u00ebn time, pasi un\u00eb mendoj se kjo m\u00ebnyr\u00eb e t\u00eb rr\u00ebfyerit \u00ebsht\u00eb ajo m\u00eb e duhura, ku njeriu ndihet me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb i lir\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[95],"tags":[],"class_list":["post-10744","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-rrefime-mekatesh"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10744","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10744"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10744\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10744"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10744"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10744"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}