{"id":10727,"date":"2015-10-12T16:00:31","date_gmt":"2015-10-12T14:00:31","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10727"},"modified":"2015-10-12T14:38:16","modified_gmt":"2015-10-12T12:38:16","slug":"diabeti-me-ka-demtuar-veshkat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/diabeti-me-ka-demtuar-veshkat\/","title":{"rendered":"Diabeti m\u00eb ka d\u00ebmtuar veshkat"},"content":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Doktor Dashamiri, jam 68 vje\u00e7 dhe vuaj prej diabetit tip 2 prej 15 vjet\u00ebsh. Koh\u00ebt e fundit ndihem i lodhur, mezi l\u00ebviz, jam fryr\u00eb nga fytyra dhe gjymtyr\u00ebt. Pas analizave, mjek\u00ebt m\u00eb than\u00eb q\u00eb i kam veshkat t\u00eb d\u00ebmtuara r\u00ebnd\u00eb, por kam edhe \u00e7rregullime t\u00eb kalciumit. M\u00eb kan\u00eb rekomanduar t\u00eb b\u00ebj analiza t\u00eb tjera t\u00eb tiroides dhe sidomos, nj\u00eb hormon t\u00eb gj\u00ebndr\u00ebs paratioride, i cili ka rezultaur t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb i lart\u00eb.<br \/>\nDr. Dashamir Gjergji endokrinolog-diabetolog: &#8211; I nderuar zot\u00ebri, ju fal\u00ebnderoj p\u00ebr pyetjen q\u00eb m\u00eb d\u00ebrgoni, edhe pse m\u00eb shum\u00eb m\u00eb ngjan si nj\u00eb rast studimor p\u00ebr t\u2019ua servirur student\u00ebve t\u00eb Mjek\u00ebsis\u00eb. Un\u00eb do t\u00eb mundohem ta trajtoj thjesht problematik\u00ebn tuaj. S\u00ebmundja baz\u00eb q\u00eb ka sjell\u00eb gjith\u00eb \u00e7rregullimet e tjera n\u00eb organizmin tuaj \u00ebsht\u00eb diabeti i I i sheqerit. Me shum\u00eb gjasa, kjo s\u00ebmundje nuk \u00ebsht\u00eb trajtuar si duhet, ndaj ka shfaqur probleme apo d\u00ebmtime t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb veshka. Prekja e veshkave nga diabeti \u00ebsht\u00eb ngjarje q\u00eb fatkeq\u00ebsisht ndodh te shumica e diabetik\u00ebve. D\u00ebmtimi i veshkave nga diabeti kalon n\u00eb disa faza, q\u00eb n\u00eb fazat e hershme ku manifestohet me pranin\u00eb e proteinave n\u00eb urin\u00eb, deri n\u00eb fazat e r\u00ebnda e t\u00eb vonshme, ku veshkat e humbin plot\u00ebsisht funksionin e tyre dhe p\u00ebrfundojn\u00eb n\u00eb dializ\u00eb.<br \/>\n&#8211; I till\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe rasti juaj dhe mendoj se me t\u00eb drejt\u00eb koleg\u00ebt ju kan\u00eb sqaruar q\u00eb shenjat klinike q\u00eb keni, p\u00ebrputhen me \u00e7rregullimet e veshkave. Vler\u00ebsoj se pjesa tjet\u00ebr e pyetjes tuaj q\u00eb ka lidhje me dozimin e hormonit t\u00eb tiroides dhe paratiroides, gjen shpjegim pak a ashum\u00eb si te fenomeni i m\u00ebsip\u00ebrm. Me k\u00ebto ndryshime hormonale, n\u00eb terren t\u00eb d\u00ebmtimeve t\u00eb veshkave nga diabeti organizmi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb ruaj\u00eb balanc\u00ebn ose normalitetin mes krip\u00ebrave minerale, proteinave, elektroliteve, substancave t\u00eb d\u00ebmshme dhe jo t\u00eb d\u00ebmshme.<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb nga elementet q\u00eb \u00e7rregullohet m\u00eb shum\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u00ebsht\u00eb kalciumi. Meqen\u00ebse kalciumi \u00ebsht\u00eb jetik p\u00ebr organizmin, trupi yn\u00eb nuk mund t\u00eb funksionoj\u00eb me vlera jonormale t\u00eb tij. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, p\u00ebr pasoj\u00eb, struktura t\u00eb tjera t\u00eb organizmit, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb gj\u00ebndra tiroide dhe paratiroide futen n\u00eb loj\u00eb duke prodhuar hormone apo substanca t\u00eb tjera me q\u00ebllimin e vet\u00ebm normalizimin e vlerave t\u00eb kalciumit n\u00eb gjak. P\u00ebrsa ju shpjegova m\u00eb sip\u00ebr hidhet drit\u00eb mbi lidhje kompensatore q\u00eb kan\u00eb organet me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn. Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb gj\u00ebndra juaj paratiroide nuk \u00ebsht\u00eb e s\u00ebmur\u00eb vetvetiu, por prodhon m\u00eb shum\u00eb hormonin e saj, p\u00ebr shkak t\u00eb ndryshimit n\u00eb veshka. Megjithat\u00eb, n\u00ebse do t\u2019i kisha t\u00eb dh\u00ebnat e plota, mund t\u00eb kishim qen\u00eb m\u00eb konkret\u00eb n\u00eb konfirmimin apo p\u00ebrjashtimin e ndonj\u00eb s\u00ebmundjeje t\u00eb vet\u00eb gj\u00ebndr\u00ebs paratiroide. Me q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb mos u ndalur n\u00eb detaje m\u00eb t\u00eb im\u00ebta shkencore, ju them se \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb rastin tuaj t\u00eb ndiqni s\u00ebmundjen baz\u00eb t\u00eb diabetit, t\u00eb konsultoheni me specialist\u00ebt se n\u00eb \u00e7\u2019faz\u00eb jan\u00eb komplikacionet e diabetit, sidomos ato renale apo t\u00eb veshkave.<br \/>\n&#8211; Si p\u00ebrfundim, nuk shikoj asgj\u00eb p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar, vet\u00ebm se fakti q\u00eb keni kaq pasoja nga s\u00ebmundja e diabetit, m\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendoj se deri tani, nuk keni b\u00ebr\u00eb ndjekje t\u00eb mir\u00eb, ndaj nuk \u00ebsht\u00eb von\u00eb t\u00eb riktheheni n\u00eb ndjekje normale, ku secili ta b\u00ebj\u00eb mir\u00eb rolin e tij. Dhe konkretisht, ju duhet t\u00eb informoheni m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb zbatoni me p\u00ebrpikm\u00ebri k\u00ebshillat mjek\u00ebsore. T\u00eb shkuara!<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&#8211; I nderuar Doktor Dashamiri, jam 68 vje\u00e7 dhe vuaj prej diabetit tip 2 prej 15 vjet\u00ebsh. Koh\u00ebt e fundit ndihem i lodhur, mezi l\u00ebviz, jam fryr\u00eb nga fytyra dhe gjymtyr\u00ebt. Pas analizave, mjek\u00ebt m\u00eb than\u00eb q\u00eb i kam veshkat t\u00eb d\u00ebmtuara r\u00ebnd\u00eb, por kam edhe \u00e7rregullime t\u00eb kalciumit. M\u00eb kan\u00eb rekomanduar t\u00eb b\u00ebj analiza [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[89,219],"tags":[],"class_list":["post-10727","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-mjeku","category-pyetje-pergjigje"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10727","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10727"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10727\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10727"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10727"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10727"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}