{"id":10725,"date":"2015-10-12T15:00:52","date_gmt":"2015-10-12T13:00:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10725"},"modified":"2015-10-12T14:36:58","modified_gmt":"2015-10-12T12:36:58","slug":"ervin-gonxhi-eran-ti-je-nje-thesar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/ervin-gonxhi-eran-ti-je-nje-thesar\/","title":{"rendered":"Ervin Gonxhi: Eran, ti je nj\u00eb thesar!"},"content":{"rendered":"<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr shum\u00eb i dashur n\u00eb muzik\u00eb dhe jo vet\u00ebm. Kush e njeh nga af\u00ebr, e di q\u00eb tek Ervin Gonxhi mbizot\u00ebron shpirti i artistit edhe jasht\u00eb kornizave t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij. Ervini ka sjell\u00eb n\u00eb tregun muzikor produkte t\u00eb cilave nuk u mbaron koha asnj\u00ebher\u00eb, por p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ne Ervinin e kemi k\u00ebt\u00eb her\u00eb k\u00ebtu edhe p\u00ebr di\u00e7ka shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb ka ndodhur n\u00eb jet\u00ebn e tij, ai \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb baba dhe ky ndryshim n\u00eb jet\u00ebn e tij ka sjell\u00eb pozitivitet. N\u00eb k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb, ai na prezanton familjen e tij, bashk\u00ebshorten Anjez\u00ebn dhe djalin Eranin, frytin e dashuris\u00eb s\u00eb tyre\u2026<\/p>\n<p>Fabjola Kuburi: &#8211; Ervin, emri yt n\u00eb muzik\u00eb njihet prej vitesh. Si ka lindur pasioni yt p\u00ebr muzik\u00ebn? \u00c7far\u00eb nuk dim\u00eb ende p\u00ebr ty?<br \/>\nErvin Gonxhi: &#8211; Q\u00eb n\u00eb f\u00ebmij\u00ebri, kam qen\u00eb tep\u00ebr i dh\u00ebn\u00eb pas muzik\u00ebs. Duke qen\u00eb i vog\u00ebl dhe n\u00eb pamund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb patur vegla muzikore, mundohesha t\u00eb krijoja tinguj me \u00e7far\u00eb t\u00eb mundesha dhe k\u00ebshtu, u zbulua talenti im p\u00ebr muzik\u00ebn.<br \/>\n&#8211; Ke nj\u00eb lidhje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme me Kosov\u00ebn. Fansat atje t\u00eb duan, madje t\u00eb adhurojn\u00eb. \u00c7far\u00eb duan realisht te muzika e Ervin Gonxhit?<br \/>\n&#8211; N\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb, e fal\u00ebnderoj nga zemra publikun e mrekulluesh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb m\u00eb kan\u00eb mb\u00ebshtetur gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre viteve pun\u00eb. Nuk dua kurr\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb ken\u00eb adhurim ndaj meje pasi nuk \u00ebsht\u00eb e lejueshme n\u00eb fen\u00eb time t\u00eb adhurohet gj\u00eb tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 Allahut. Publiku i Kosov\u00ebs nga un\u00eb pret q\u00eb t\u2019i dhuroj tinguj t\u00eb bukur, si\u00e7 jam munduar dhe besoj se ia kam aritur t\u2019ia dhuroj deri m\u00eb sot.<br \/>\n&#8211; Si ka qen\u00eb ky sezon q\u00eb sapo u mbyll, i lodhsh\u00ebm apo i k\u00ebnaqsh\u00ebm?<br \/>\n&#8211; Ky sezon ka qen\u00eb i mrekulluesh\u00ebm p\u00ebr mua. Nuk e kam ndjer\u00eb shum\u00eb lodhjen pasi at\u00eb e ka mposhtur k\u00ebnaq\u00ebsia. Duke qen\u00eb pran\u00eb publikut q\u00eb t\u00eb do dhe duke punuar me artist\u00eb t\u00eb m\u00ebdhenj pran\u00eb vetes, koha ik\u00ebn pa kuptuar.<br \/>\n&#8211; Kam d\u00ebgjuar q\u00eb je larguar nga kompania \u201cThreedots\u201d, ku b\u00ebje pjes\u00eb prej 15 vjet\u00ebsh. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb?<br \/>\n&#8211; Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Kam pak koh\u00eb q\u00eb jam larguar nga kompania.<br \/>\n&#8211; Pse ndodhi ky largim dhe a ndihesh m\u00eb mir\u00eb n\u00eb pun\u00ebn t\u00ebnde, n\u00ebn emrin t\u00ebnd?<br \/>\n&#8211; Asgj\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrjetshme, as ne nuk jetojm\u00eb n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi. Normalisht q\u00eb ndjehem m\u00eb mir\u00eb n\u00ebn emrin tim. Kush nuk do t\u00eb ndihej mir\u00eb n\u00ebn emrin e tij?!<br \/>\n&#8211; Ti je i p\u00ebrfshir\u00eb totalisht n\u00eb muzik\u00eb, duke qen\u00eb se performon me violin\u00eb dhe kompozon n\u00eb studion t\u00ebnde. V\u00ebrtet mendon se mund t\u00eb b\u00ebsh shum\u00eb me 7 nota n\u00eb muzik\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kam p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb nxjerr 700 nota nga 7 dhe kjo ndodh vet\u00ebm nga pasioni q\u00eb kam p\u00ebr muzik\u00ebn.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb mendon se kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt muzika me femrat?<br \/>\n&#8211; Rrug\u00ebn e haramit, q\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga e shejtanit.<br \/>\n&#8211; Cilat jan\u00eb gj\u00ebrat q\u00eb t\u00eb t\u00ebrheqin n\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebrin\u00eb t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Zgjimi n\u00eb familjen time t\u00eb mrekullueshme, dreka dhe darka me njer\u00ebzit e zemr\u00ebs diku jasht\u00eb, pasi kur kam koh\u00eb t\u00eb lir\u00eb m\u00eb p\u00eblqen t\u2019i konsumoj vaktet n\u00ebp\u00ebr restorante. Nuk \u00ebsht\u00eb se kam di\u00e7ka specifike t\u00eb p\u00ebrditshme p\u00ebrve\u00e7 pun\u00ebs.<br \/>\n&#8211; N\u00eb paraqitjet e tua, pavar\u00ebsisht stilit, ajo q\u00eb t\u00eb bie n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb tendenca. \u00cbsht\u00eb n\u00eb kontekstin e t\u00eb qenit i dh\u00ebn\u00eb pas mod\u00ebs apo \u00ebsht\u00eb gjith\u00e7ka rezultat i shijes t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Faleminderit, \u00ebsht\u00eb thjesht shija ime. M\u00eb p\u00eblqen t\u00eb vishem ashtu si dua, nuk i kushtoj shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi mod\u00ebs pasi ndryshon nga momenti n\u00eb moment dhe ka raste q\u00eb s\u2019m\u00eb p\u00eblqen aspak. Mundohem t\u2019i p\u00ebrshtatem ambientit ku mund t\u00eb ndodhem dhe pun\u00ebs sime.<br \/>\n&#8211; Ervin, ti sapo ke krijuar edhe familjen t\u00ebnde t\u00eb re. Si ndihesh dhe \u00e7far\u00eb ka ndryshuar n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Ndjehem njeriu m\u00eb i lumtur n\u00eb bot\u00eb sepse m\u00eb ka falur Zoti femr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mrekullueshme q\u00eb mund t\u00eb ekzistoj\u00eb. Jeta ime ndryshoi totalisht q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb u njoh me shpirtin tim binjak.<br \/>\n&#8211; Bashk\u00ebshortrja jote nuk ka lidhje me muzik\u00ebn, apo jo? Na rr\u00ebfe di\u00e7ka p\u00ebr lidhjen t\u00ebnde me Anjez\u00ebn?<br \/>\n&#8211; Anjeza nuk ka lidhje fare me muzik\u00ebn, por duke m\u00eb d\u00ebgjuar mua gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, sikur ka filluar t\u00eb kuptoj\u00eb disa gj\u00ebra. M\u00eb duket se do m\u00eb vjedh\u00eb profesionin. (Qesh) Ajo \u00ebsht\u00eb shoku i jet\u00ebs sime, kemi krijuar nj\u00eb lidhje t\u00eb fort\u00eb me nj\u00ebri-tjetrin. M\u00eb mb\u00ebshtet n\u00eb \u00e7do hap q\u00eb dua t\u00eb hedh, m\u00eb jep forc\u00eb dhe kurajo kur kam nevoj\u00eb. E nj\u00ebjta gj\u00eb ndodh edhe nga un\u00eb. Gj\u00ebja q\u00eb m\u00eb b\u00ebn t\u00eb ndjehem mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se Anjeza m\u00eb kupton shum\u00eb dhe kujdeset edhe p\u00ebr detajin m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl tek un\u00eb. Me pak fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrkryera p\u00ebr mua.<br \/>\n&#8211; Sapo je b\u00ebr\u00eb baba i nj\u00eb djali t\u00eb vog\u00ebl. \u00c7far\u00eb mendon se do t\u00eb ndryshoj\u00eb n\u00eb jet\u00ebn t\u00ebnde?<br \/>\n&#8211; Jam shum\u00eb i lumtur q\u00eb jam baba tashm\u00eb. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndjesi e mrekullueshme q\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb ta dhuron. Jeta ime ka ndryshuar me koh\u00eb. Tani, epiqendra ime \u00ebsht\u00eb princi im, Erani.<br \/>\n&#8211; Pse zgjodhe emrin Eran p\u00ebr djalin?<br \/>\n&#8211; E vendos\u00ebm un\u00eb dhe Anjeza, si fryti i par\u00eb i dashuris\u00eb ton\u00eb t\u00eb madhe, t\u2019i vinim emrin ERAN, bashkimin e emrave tan\u00eb.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ndjeve kur more djalin p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb dor\u00eb?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb  ndjesi e jasht\u00ebzakonshme, rilinda p\u00ebrs\u00ebri!<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt Ervini violinist dhe Ervini baba?<br \/>\n&#8211; Emocionin dhe gjendjen shpirt\u00ebrore q\u00eb m\u00eb sjellin t\u00eb dyja; \u00ebsht\u00eb shpirti i artistit. Ardhja e tij n\u00eb jet\u00eb m\u00eb jep shtys\u00eb q\u00eb t\u00eb kompozoj sa m\u00eb shum\u00eb dhe t\u00eb nxjerr produkte p\u00ebr t\u00eb mos u harruar asnj\u00ebher\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ervin-Anjeza-Eran&#8230; Si e shikon t\u00eb ardhmen e k\u00ebtij trinomi?<br \/>\n&#8211; E shikoj n\u00eb nj\u00eb rrug\u00ebtim t\u00eb gjat\u00eb, t\u00eb bukur dhe plot dashuri. Ardhja e Eranit n\u00eb jet\u00ebt tona ka sjell\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb dashuri dhe mbar\u00ebsi.<br \/>\n&#8211; Di q\u00eb je shum\u00eb i lidhur me fen\u00eb myslimane&#8230;<br \/>\n&#8211; Po, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, jam krenar p\u00ebr fen\u00eb time. E adhuroj Allahun e Madh\u00ebruesh\u00ebm.<br \/>\n&#8211; Kur i drejtohesh Allahut, \u00e7far\u00eb i k\u00ebrkon?<br \/>\n&#8211; T\u00eb m\u00eb mbush\u00eb zemr\u00ebn plot imam, plot mir\u00ebsi. T\u00eb na fal\u00eb gjynahet dhe m\u00ebkatet q\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb, b\u00ebjm\u00eb dhe do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. T\u00eb na udh\u00ebzoj\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e vet.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn pendohesh m\u00eb shum\u00eb?<br \/>\n&#8211; Pendohem gjithmon\u00eb p\u00ebr koh\u00ebn e humbur me njer\u00ebz dhe n\u00ebp\u00ebr ambiente q\u00eb nuk do t\u00eb kisha dashur t\u2019i kisha hasur kurr\u00eb n\u00eb jet\u00eb.<br \/>\n&#8211; Sht\u00ebpia e \u00ebndrrave tuaja?<br \/>\n&#8211; Nuk kam m\u00eb nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr. E kam realizuar \u00ebndrr\u00ebn time p\u00ebr t\u00eb pasur sht\u00ebpin\u00eb dhe familjen time.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb bie menj\u00ebher\u00eb n\u00eb sy n\u00eb sht\u00ebpin\u00eb tuaj?<br \/>\n&#8211; Harmonia q\u00eb kemi me nj\u00ebri-tjetrin.<br \/>\n&#8211; Miqt\u00eb q\u00eb ju q\u00ebndrojn\u00eb m\u00eb af\u00ebr&#8230;<br \/>\n&#8211; Kam disa miq q\u00eb m\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb af\u00ebr gjithmon\u00eb dhe i fal\u00ebnderoj p\u00ebr mir\u00ebsin\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb ndaj meje.<br \/>\n&#8211; Ke krijuar n\u00eb kok\u00eb projekte artistike p\u00ebr veten e p\u00ebr karrier\u00ebn n\u00eb vazhdim, apo m\u00eb mir\u00eb ia l\u00eb rast\u00ebsis\u00eb?<br \/>\n&#8211; Kam disa projekte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vit si p\u00ebr vete, ashtu edhe p\u00ebr disa artist\u00eb. Na presin shum\u00eb pun\u00eb p\u00ebrpara. <\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebr Ervinin&#8230;<\/p>\n<p>&#8230;feja?<br \/>\n&#8211; Lidhja me Zotin.<br \/>\n&#8230;Anjeza?<br \/>\n&#8211; Shpirti binjak.<br \/>\n&#8230;f\u00ebmija?<br \/>\n&#8211; Thesari im.<br \/>\n&#8230;paraja?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb e keqe e domosdoshme.<br \/>\n&#8230;lumturia?<br \/>\n&#8211; Kryesorja p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb t\u00eb qet\u00eb.<br \/>\n&#8230;pushteti?<br \/>\n&#8211; Mendjemadh\u00ebsi.<br \/>\n&#8230;tradhtia?<br \/>\n&#8211; Nj\u00eb m\u00ebkat q\u00eb nuk ka sh\u00ebrim.<br \/>\n&#8230;bukuria?<br \/>\n&#8211; Zhdukje, me kalimin e koh\u00ebs.<br \/>\n&#8230;skena?<br \/>\n&#8211; Shkarkim adrenaline.<br \/>\n&#8230;politika?<br \/>\n&#8211; Mashtrim.<br \/>\n&#8230;imazhi?<br \/>\n&#8211; I nevojsh\u00ebm p\u00ebr njeriun.<br \/>\n&#8230;nj\u00eb mik?<br \/>\n&#8211; \u00cbsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb ta mbaj\u00eb kushdo k\u00ebt\u00eb em\u00ebr.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr shum\u00eb i dashur n\u00eb muzik\u00eb dhe jo vet\u00ebm. Kush e njeh nga af\u00ebr, e di q\u00eb tek Ervin Gonxhi mbizot\u00ebron shpirti i artistit edhe jasht\u00eb kornizave t\u00eb krijimtaris\u00eb s\u00eb tij. Ervini ka sjell\u00eb n\u00eb tregun muzikor produkte t\u00eb cilave nuk u mbaron koha asnj\u00ebher\u00eb, por p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ne Ervinin e kemi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":10726,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[42],"tags":[],"class_list":["post-10725","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-muzike"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10725","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10725"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10725\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10726"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10725"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10725"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10725"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}