{"id":10711,"date":"2015-10-08T18:00:52","date_gmt":"2015-10-08T16:00:52","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10711"},"modified":"2015-10-08T15:15:51","modified_gmt":"2015-10-08T13:15:51","slug":"gjithcka-ndodhte-pas-kraheve-te-mi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/gjithcka-ndodhte-pas-kraheve-te-mi\/","title":{"rendered":"Gjith\u00e7ka ndodhte pas krah\u00ebve t\u00eb mi"},"content":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues! N\u00eb k\u00ebt\u00eb momente q\u00eb po shkruaj jam shum\u00eb e inatosur dhe m\u00eb vjen shum\u00eb inat q\u00eb shumica e njer\u00ebzve b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb emrin t\u00ebnd, ose p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb shkurt, t\u00eb prishin mendjen q\u00eb ti t\u00eb b\u00ebsh at\u00eb q\u00eb t\u00eb thon\u00eb. Nuk diskutohet se p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb ti nuk do t\u2019i b\u00ebsh. E nisa pak keq m\u00eb duket, por kjo histori ndryshon nga t\u00eb tjerat q\u00eb kam d\u00ebgjuar a lexuar. Jo vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb aspekt, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. Q\u00eb t\u00eb mos ju l\u00eb dhe juve pak si t\u00eb habitur po filloj t\u00eb tregoj k\u00ebt\u00eb histori, pjesa m\u00eb e madhe e s\u00eb cil\u00ebs ka ndodhur prapa krah\u00ebve t\u00eb mi.<br \/>\nJam 26 vje\u00e7e. Mbarova shkoll\u00ebn e mesme dhe si t\u00eb gjith\u00eb nuk gjeta pun\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb profilin tim, k\u00ebshtu q\u00eb m\u2019u desh t\u00eb filloja pun\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri private. Kjo shoq\u00ebri ishte me em\u00ebr dhe meq\u00eb kisha mbaruar shkoll\u00ebn me rezultate t\u00eb mira, m\u00eb pranuan menj\u00ebher\u00eb n\u00eb pun\u00eb. N\u00eb fakt, un\u00eb nuk u takova n\u00eb fillim me vet\u00eb pronarin, por me nj\u00eb recepcioniste e cila merrte cv-t\u00eb dhe thoshte se n\u00ebse do t\u00eb pranoheshim do t\u00eb na th\u00ebrrisnin p\u00ebr intervist\u00eb. Pas dy dit\u00ebsh m\u00eb mor\u00ebn n\u00eb telefon dhe m\u00eb caktuan or\u00ebn e intervist\u00ebs. Mora me vete dokumente q\u00eb mendoja se do t\u00eb m\u00eb duheshin dhe u nisa. Takimi ishte me nj\u00eb grua e cila m\u00eb von\u00eb mora vesh se ishte si menaxhere e firm\u00ebs. Ishte nj\u00eb grua rreth t\u00eb 35-ave, e bukur dhe shum\u00eb e mbajtur. Dukej si ato femrat e revistave. Ishte e komunikueshme dhe pasi m\u00eb b\u00ebri pyetje formale, u pranova. T\u00eb nes\u00ebrmen duhej t\u00eb filloja. U g\u00ebzova pa mas\u00eb, edhe pse puna nuk ishte n\u00eb profilin p\u00ebr t\u00eb cilin kisha mbaruar. Ishte nj\u00eb pun\u00eb e lodhshme dhe n\u00eb fillim m\u2019u duk se nuk do t\u2019ia dilja mban\u00eb kurr\u00eb. Isha nj\u00eb pun\u00ebtore e thjesht\u00eb dhe m\u00eb duhej t\u00eb bindesha p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb, prandaj m\u00eb dukej se lodhesha m\u00eb tep\u00ebr se t\u00eb tjer\u00ebt.<br \/>\nM\u00eb shum\u00eb m\u00eb vihej p\u00ebr pun\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse e cila nuk kishte asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb kusht\u00ebzuar mua, por ngaq\u00eb isha m\u00eb e re, mundohej q\u00eb edhe pun\u00ebt e saj t\u00eb m\u2019i jepte mua. Nejse, nuk kisha rrug\u00eb tjet\u00ebr e m\u00eb duhej t\u00eb bindesha derisa t\u00eb gjeja nj\u00eb pun\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb hajrit.<br \/>\n&#8211; Ti punon, por nuk je shum\u00eb e kujdesshme kur je n\u00eb or\u00ebt e fundit t\u00eb pun\u00ebs &#8211; m\u00eb tha p\u00ebrgjegj\u00ebsja nj\u00eb dit\u00eb. &#8211; ndoshta ngaq\u00eb je e re dhe nuk arrin ta p\u00ebrballosh fluksin e pun\u00ebs.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb po mundohem me gjith\u00eb shpirt dhe nuk kam l\u00ebn\u00eb ndonj\u00eb pun\u00eb vet\u00ebm se jam e vog\u00ebl n\u00eb mosh\u00eb, ashtu si thua ti &#8211; i thash\u00eb e ndoshta e thash\u00eb me pak ton t\u00eb lart\u00eb.<br \/>\n&#8211; Me k\u00eb kujton se flet ti? Un\u00eb jam shefja jote!<br \/>\nMenj\u00ebher\u00eb reflektova se kjo pun\u00eb m\u00eb duhej dhe thash\u00eb:<br \/>\n&#8211; M\u00eb fal p\u00ebr tonin e z\u00ebrit. &#8211; dhe u largova pa th\u00ebn\u00eb ajo asnj\u00eb fjal\u00eb.<br \/>\nPas dy dit\u00ebsh, kur shkova n\u00eb pun\u00eb, m\u00eb than\u00eb se na e kishin hequr p\u00ebrgjegj\u00ebsen me t\u00eb cil\u00ebn kisha debatuar pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb. N\u00eb fakt u g\u00ebzova dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht m\u00eb erdhi keq se kishte dy f\u00ebmij\u00eb, megjithat\u00eb, vetja m\u00eb dhimbsej m\u00eb shum\u00eb. B\u00ebja pun\u00ebn time e t\u00eb saj\u00ebn e ajo prap\u00eb nuk ishte e k\u00ebnaqur me mua. Pra, rash\u00eb n\u00eb qet\u00ebsi. Shefin e madh e kisha par\u00eb disa her\u00eb se ai rrinte m\u00eb shum\u00eb n\u00eb zyr\u00eb e \u00e7do gj\u00eb q\u00eb donte t\u00eb na thoshte, ua thoshte p\u00ebrgjegj\u00ebsve e merreshin ata me ne. Mua m\u00eb dukej burr\u00eb i mir\u00eb, vet\u00ebm pak si shum\u00eb serioz. Ai vet\u00ebm na p\u00ebrsh\u00ebndeste e asgj\u00eb m\u00eb tep\u00ebr. Pasi kaluan pak koh\u00eb, ia mora dor\u00ebn pun\u00ebs e tani isha m\u00eb e sigurt teksa punoja. Kisha z\u00ebn\u00eb edhe shoq\u00ebri dhe ndjehesha mir\u00eb.<br \/>\nMeq\u00eb kompania po ecte mir\u00eb, shefat kishin menduar t\u00eb b\u00ebnin nj\u00eb fest\u00eb dhe t\u00eb k\u00ebnaqeshin t\u00eb gjith\u00eb. Un\u00eb i adhuroj festat dhe e mora me shum\u00eb qejf. Isha gati m\u00eb e reja e pun\u00ebtor\u00ebve dhe sidomos, e femrave sepse puna ishte shum\u00eb e lodhshme dhe nuk preferohej nga moshatar\u00ebt e mi. U b\u00ebra gati dhe u nisa. Ia kaluam aq mir\u00eb sa nuk e mora me mend m\u00eb par\u00eb. Kishin ardhur t\u00eb gjith\u00eb dhe madje edhe shefi i kompanis\u00eb, gj\u00eb q\u00eb si\u00e7 than\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e tjer\u00eb, nuk kishte ndodhur m\u00eb par\u00eb. Un\u00eb k\u00ebrceva aq shum\u00eb sa edhe dit\u00ebn tjet\u00ebr m\u00eb dhimbnin k\u00ebmb\u00ebt.<br \/>\nMegjithat\u00eb, t\u00eb nes\u00ebrmen vura re nj\u00eb ndryshim n\u00eb sjelljen e menaxheres. Ju thash\u00eb edhe m\u00eb lart se kur m\u00eb kishte marr\u00eb n\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr pun\u00eb ishte treguar shum\u00eb e sjellshme dhe gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj kohe, k\u00ebshtu kishte vazhduar, por at\u00eb dit\u00eb ajo ishte tjet\u00ebrsuar. M\u00eb thirri n\u00eb zyr\u00eb dhe m\u00eb tha:<br \/>\n&#8211; Sot erdhe von\u00eb n\u00eb pun\u00eb.<br \/>\nT\u00eb gjith\u00eb kishin ardhur von\u00eb, se ishin t\u00eb lodhur nga mbr\u00ebmja.<br \/>\n&#8211; Si t\u00eb gjith\u00eb! &#8211; i thash\u00eb pa kuptuar se ajo e kishte me mua inatin.<br \/>\n&#8211; Nuk \u00ebsht\u00eb puna jote se \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt! &#8211; m\u00eb foli ashp\u00ebr, ashp\u00ebrsi kjo q\u00eb i dha fytyr\u00ebs s\u00eb saj engj\u00ebllore nj\u00eb pamje krejt tjet\u00ebr.<br \/>\n&#8211; M\u00eb fal, nuk e kisha me t\u00eb keq! Po b\u00ebja shaka\u2026<br \/>\n&#8211; Shaka?! E ke k\u00ebt\u00eb t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb tallesh me t\u00eb tjer\u00ebt?<br \/>\nNuk e kuptova inatin e saj dhe nuk fola m\u00eb. U ktheva n\u00eb pun\u00eb dhe pas dy or\u00ebsh, ajo m\u00eb thirri p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb zyr\u00eb.<br \/>\n&#8211; M\u00eb duket se nuk t\u00eb ka dal\u00eb ende pija e mbr\u00ebmshme! Ke harruar t\u00eb b\u00ebsh grafikun e tani m\u00eb duhet ta ndreq un\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb nuk kam harruar. E b\u00ebra dhe e futa brenda zyr\u00ebs suaj kur ju nuk ishit k\u00ebtu. Mos e keni l\u00ebn\u00eb diku e nuk e gjeni p\u00ebr momentin?<br \/>\n&#8211; Po m\u00eb b\u00ebn fajtore mua? Eja me mua te shefi!<br \/>\nIu binda se nuk kisha rrug\u00eb tjet\u00ebr. U fut\u00ebm n\u00eb zyr\u00ebn e tij. Ai ngriti pak syt\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se kush ishim dhe uli p\u00ebrs\u00ebri kok\u00ebn n\u00eb kompjuter.<br \/>\n&#8211; Shef, m\u00eb fal p\u00ebr shqet\u00ebsimin &#8211; tha ajo me nj\u00eb ton krejt tjet\u00ebr nga ai me t\u00eb cilin m\u00eb foli mua, &#8211; ja si na e punojn\u00eb k\u00ebta t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb marrim n\u00eb pun\u00eb. U japim dor\u00ebn e na marrin krahun.<br \/>\n&#8211; \u00c7far\u00eb ka ndodhur sakt\u00ebsisht? &#8211; tha ai dhe ngriti syt\u00eb, duke u dukur m\u00eb i interesuar se m\u00eb par\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ja, l\u00ebre t\u00eb ardhur\u00ebn me vones\u00eb, por edhe nj\u00eb grafik q\u00eb i kisha l\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb, nuk e b\u00ebri.<br \/>\n&#8211; Un\u00eb e b\u00ebra por&#8230; &#8211; desha t\u00eb shpjegohesha un\u00eb, por ajo nuk m\u00eb la dhe vazhdoi m\u00eb tej.<br \/>\n&#8211; Pale, po m\u00eb akuzon edhe mua e m\u00eb thot\u00eb se e kam humbur.<br \/>\n&#8211; T\u00eb akuzoi ty?! &#8211; u habit ai.<br \/>\n&#8211; Po, m\u00eb thot\u00eb se e kam humbur un\u00eb.<br \/>\n&#8211; T\u00eb lutem do t\u00eb flas un\u00eb? &#8211; i thash\u00eb, madje e ngrita z\u00ebrin pak.<br \/>\n&#8211; Ou, e shikon shef?! Edhe para teje flet k\u00ebshtu! \u2013 mundohej ajo t\u00eb frynte shefin ndaj meje.<br \/>\n&#8211; Po ju po flisni n\u00eb emrin tim. Un\u00eb nuk e di se \u00e7far\u00eb keni me mua, por un\u00eb jam e rregullt dhe nuk mund t\u00eb m\u00eb akuzoni p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb nuk i kam b\u00ebr\u00eb. M\u00eb falni p\u00ebr vones\u00ebn n\u00eb m\u00ebngjes, por nuk jam e vetmja q\u00eb jam vonuar, nd\u00ebrsa grafikun e kam b\u00ebr\u00eb dhe e kam futur posht\u00eb der\u00ebs. Megjithat\u00eb, n\u00ebse ju ende mendoni se un\u00eb jam gabim, e l\u00eb pun\u00ebn menj\u00ebher\u00eb. A mund t\u00eb shkoj tani, q\u00eb edhe ju t\u00eb merrni nj\u00eb vendim?<br \/>\nT\u00eb dy ishin t\u00eb ngrir\u00eb se nuk i prisnin fjal\u00ebt e mia, por shefi pohoi me kok\u00eb se mund t\u00eb shkoja. Dola nga dera dhe u ktheva n\u00eb vendin e pun\u00ebs. Isha shum\u00eb e revoltuar, megjithat\u00eb nuk e kisha problem n\u00ebse do t\u00eb m\u00eb hiqnin. P\u00ebr \u00e7udin\u00eb time, ndodhi e kund\u00ebrta. T\u00eb nes\u00ebrmen mora vesh se menaxherja kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen dhe un\u00eb do ta z\u00ebvend\u00ebsoja. Kjo ishte nj\u00eb habi jo vet\u00ebm p\u00ebr mua, por edhe p\u00ebr gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Isha m\u00eb e reja dhe nuk kisha si t\u00eb b\u00ebhesha menaxhere. Jo se nuk e b\u00ebja dot, por se nuk m\u00eb takonte. Kishte t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb kishin vite pune aty. Kur m\u00eb th\u00ebrriti shefi n\u00eb zyr\u00eb, isha m\u00eb shum\u00eb e frik\u00ebsuar sesa e k\u00ebnaqur nga posti i ri.<br \/>\n&#8211; Kam besim se ti do t\u00eb punosh ashtu si\u00e7 ke punuar deri tani. &#8211; m\u00eb tha ai.<br \/>\n&#8211; Nuk e kuptoj&#8230; pse un\u00eb?<br \/>\n&#8211; Do shum\u00eb ta kuptosh? Ti je m\u00eb e reja k\u00ebtu, m\u00eb e zonja dhe ve\u00e7an\u00ebrisht, m\u00eb e bukura.<br \/>\nK\u00ebto fjal\u00eb m\u00eb fundos\u00ebn dhe m\u00eb b\u00ebn\u00eb t\u00eb mendoja se \u00e7do gj\u00eb e menj\u00ebhershme nuk duhet pranuar.<br \/>\n&#8211; M\u00eb falni, nuk po ju kuptoj&#8230;<br \/>\n&#8211; K\u00ebt\u00eb duhet ta kishe kuptuar q\u00eb n\u00eb fillim. P\u00ebrgjegj\u00ebsja q\u00eb t\u00eb b\u00ebnte zbor ty u hoq menj\u00ebher\u00eb dhe tani, edhe kjo tjetra. Mendonte se ishte e paz\u00ebvend\u00ebsueshme?<br \/>\nM\u2019u duk se ishte tjet\u00ebr njeri. E kisha menduar nj\u00eb burr\u00eb t\u00eb qet\u00eb, t\u00eb sjellsh\u00ebm e mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb ndersh\u00ebm, q\u00eb nuk shihte k\u00ebnd me sy.<br \/>\n&#8211; P\u00ebr shkakun tim t\u00eb gjitha k\u00ebto?<br \/>\n&#8211; Sigurisht! Un\u00eb q\u00eb n\u00eb \u00e7astin e par\u00eb q\u00eb t\u00eb pash\u00eb e ndjeva se ti do t\u00eb m\u00eb futeshe thell\u00eb n\u00eb zem\u00ebr. Sidomos ajo mbr\u00ebmja kur k\u00ebrceje&#8230; Aty t\u00eb mori inat edhe ajo mendjelehta!<br \/>\nE kuptova se menaxherja kishte qen\u00eb e dashura e tij dhe ngaq\u00eb ai kishte shprehur ndonj\u00eb ndjenj\u00eb p\u00ebr mua, ajo ishte b\u00ebr\u00eb keq, se mendonte se do t\u2019i zija vendin.<br \/>\n&#8211; M\u00eb fal, por p\u00ebr mua nuk kishe pse t\u2019i b\u00ebje k\u00ebto gj\u00ebra. N\u00ebse do t\u2019i kishe b\u00ebr\u00eb p\u00ebr mua, duhej t\u00eb pyesje nj\u00ebher\u00eb se \u00e7far\u00eb mendoja un\u00eb.<br \/>\n&#8211; Po ku ka fem\u00ebr q\u00eb nuk i do k\u00ebto t\u00eb mira? Femrat t\u00eb lusin, kurse ti nuk kishe nevoj\u00eb t\u00eb m\u00eb luteshe&#8230;<br \/>\nM\u2019u duk aq i ul\u00ebt sa m\u00eb vinte p\u00ebr t\u00eb vjell\u00eb.<br \/>\n&#8211; Ju faleminderit, por mua nuk m\u00eb keni p\u00ebr k\u00ebto pun\u00eb. Mund t\u00eb gjeni nj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb t\u2019ju lus\u00eb. &#8211; i thash\u00eb dhe dola nga ajo zyr\u00eb ku dikur kisha qejf vet\u00ebm t\u00eb futesha e t\u00eb komunikoja me k\u00ebt\u00eb njeri q\u00eb m\u00eb dukej engj\u00ebll e kaluar engj\u00ebllit. Nuk doja ta shihja m\u00eb me sy as at\u00eb, as nd\u00ebrmarrjen e jo m\u00eb t\u00eb shkelja prap\u00eb aty.<br \/>\nUn\u00eb punoja e prapa krah\u00ebve t\u00eb mi ndodhnin gj\u00ebra q\u00eb un\u00eb as i mendoja. Ndoshta v\u00ebrtet ashtu si tha ai, ndonj\u00eb ka d\u00ebshir\u00eb t\u2019i arrij\u00eb k\u00ebshtu gj\u00ebrat, por kjo nuk b\u00ebn p\u00ebr mua. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb dashur lexues! N\u00eb k\u00ebt\u00eb momente q\u00eb po shkruaj jam shum\u00eb e inatosur dhe m\u00eb vjen shum\u00eb inat q\u00eb shumica e njer\u00ebzve b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb gj\u00ebra n\u00eb emrin t\u00ebnd, ose p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb shkurt, t\u00eb prishin mendjen q\u00eb ti t\u00eb b\u00ebsh at\u00eb q\u00eb t\u00eb thon\u00eb. Nuk diskutohet se p\u00ebr gj\u00ebra q\u00eb ti nuk do t\u2019i b\u00ebsh. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-10711","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10711","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10711"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10711\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10711"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10711"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10711"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}