{"id":10704,"date":"2015-10-08T15:00:17","date_gmt":"2015-10-08T13:00:17","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10704"},"modified":"2015-10-08T13:56:17","modified_gmt":"2015-10-08T11:56:17","slug":"risi-ne-seks-muzika-shkakton-orgazma","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/risi-ne-seks-muzika-shkakton-orgazma\/","title":{"rendered":"Risi n\u00eb seks Muzika shkakton orgazma"},"content":{"rendered":"<p>1. \u201cShi\u201d lodrash seksuale mbi Portland<br \/>\nN\u00eb shtetin amerikan t\u00eb Oregonit, ka r\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u201cshi\u201d lodrash seksuale. K\u00ebshtu ka shkruar agjencia e shtypit Rojters, m\u00eb 13 korrik, kur mbi qytetin e Portlandit jan\u00eb par\u00eb lloj-lloj vibrator\u00ebsh t\u00eb varur nga fijet elektrike. Ata ishin kudo, mbi rrug\u00eb, mbi kryq\u00ebzime dhe supermarkete. Ende nuk e dim\u00eb se kush i ka hedhur k\u00ebto lodra, ashtu si t\u00eb tjer\u00ebt hedhin k\u00ebpuc\u00ebt n\u00eb Vudstok, por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e sigurt\u00eb: Disa kan\u00eb qeshur e disa jan\u00eb ndjer\u00eb n\u00eb siklet, po askush nuk ka mbetur indiferent. <\/p>\n<p>2. Mesi Grei i thur lavde vibratorit t\u00eb saj<br \/>\nM\u00eb 27 korrik 2015, n\u00eb kanalin YouTube u lan\u00e7ua sing\u00eblli i fundit i k\u00ebng\u00ebtares soul, Mesi Grei (Macy Gray), i titulluar thjesht &#8220;B.O.B&#8221;. Mjafton t\u2019i hedh\u00ebsh nj\u00eb sy videoklipit me karton\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar se Bobi n\u00eb fjal\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb fakt vibratori i saj: \u201cM\u00eb jep at\u00eb q\u00eb dua\/dhe un\u00eb dua at\u00eb&#8230;\u201d. K\u00ebshtu, pra, Bobi di t\u2019i jap\u00eb Mesit at\u00eb q\u00eb ajo d\u00ebshiron dhe ajo e pranon k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. K\u00ebng\u00ebtarja 47 vje\u00e7are, p\u00ebrve\u00e7se l\u00ebvdon meritat e masturbimit dhe orgazm\u00ebs fem\u00ebrore, shpjegon n\u00eb refren edhe fjal\u00ebn B.O.B. \u201cB \u00ebsht\u00eb p\u00ebr bateri, O \u00ebsht\u00eb p\u00ebr operated (veprim) dhe B \u00ebsht\u00eb better (m\u00eb mir\u00eb), sepse ai nuk \u00ebsht\u00eb i nd\u00ebrlikuar\u201d. At\u00ebher\u00eb, grat\u00eb duhet ta quajn\u00eb Bob vibratorin e tyre?<\/p>\n<p>3. Orgazma muzikore ekziston<br \/>\nE keni provuar ndonj\u00ebher\u00eb orgazm\u00ebn muzikore? Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb universitetit Ueslejan t\u00eb Konektikatit, drejtuar nga profesoresha Psajke Lui dhe kolegu i saj Ljuk Harrison, kur d\u00ebgjon muzik\u00eb mund t\u00eb t\u00eb ndodh\u00eb e ashtuquajtura \u201corgazm\u00eb e l\u00ebkur\u00ebs\u201d. T\u00eb dy shkenc\u00ebtar\u00ebt kan\u00eb zbuluar se simptomat e orgazm\u00ebs s\u00eb l\u00ebkur\u00ebs: emocionet, lot n\u00eb sy, lak n\u00eb fyt dhe drith\u00ebrima n\u00eb shpin\u00eb, prekin 5% t\u00eb d\u00ebgjuesve t\u00eb muzik\u00ebs. \u201cOrgazma e l\u00ebkur\u00ebs ose drith\u00ebrimat muzikore p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb nj\u00eb ndjesi k\u00ebnaq\u00ebsie nj\u00ebkoh\u00ebsisht universale dhe t\u00eb ndryshueshme. Ajo prek pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb trupit t\u00eb njeriut dhe varet nga personi dhe rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat ajo shfaqet. Nj\u00eb ndjesi q\u00eb paraqet disa karakteristika biologjike dhe psikologjike t\u00eb orgazm\u00ebs seksuale\u201d, kan\u00eb shpjeguar ata.<br \/>\nAta jan\u00eb treguar t\u00eb matur dhe kan\u00eb p\u00ebrdorur fjal\u00ebn \u00abdrith\u00ebrim\u00eb\u00bb p\u00ebr t\u00eb evituar n\u00ebnkuptimet seksuale te njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb studim e p\u00ebr t\u00eb mos krijuar nj\u00eb imazh t\u00eb gabuar t\u00eb studimit t\u00eb tyre. Megjithat\u00eb, kjo drith\u00ebrim\u00eb mund t\u00eb shkoj\u00eb nga rr\u00ebnqethja e mishit, deri tek eksitimi seksual te meloman\u00ebt (t\u00eb apasionuarit pas muzik\u00ebs) m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm. Nga ana tjet\u00ebr, profesoresha Lui e ka ndjer\u00eb k\u00ebt\u00eb orgazm\u00eb t\u00eb l\u00ebkur\u00ebs kur po d\u00ebgjonte \u201cKoncertin num\u00ebr 2 p\u00ebr piano\u201d t\u00eb Rahmaninovit dhe prandaj e ka p\u00ebrdorur k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb muzikore p\u00ebr studimin. Gjithashtu ajo ka mundur t\u00eb v\u00ebr\u00eb re se disa masa b\u00ebnin efekt, si ndryshimet e papritura t\u00eb harmonis\u00eb, kreshendot dhe apoxhiaturat (notat jasht\u00eb harmonis\u00eb q\u00eb b\u00ebhen me q\u00ebllim), duke shkaktuar nj\u00eb emocion m\u00eb t\u00eb fort\u00eb. Kjo ndodh sepse, gjat\u00eb k\u00ebtyre variacioneve t\u00eb kompozitor\u00ebve, truri yn\u00eb, i m\u00ebsuar me muzik\u00ebn me tonalitet, befasohet dhe ngacmohet. Truri yn\u00eb at\u00ebher\u00eb prodhon nj\u00eb drith\u00ebrim\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruar me dopamin\u00eb, duke krijuar nj\u00eb efekt t\u00eb ngjash\u00ebm me marrjen e nj\u00eb droge ose at\u00eb t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve seksuale. Studimi tregoi gjithashtu se orgazmat muzikore shkaktohen shum\u00eb m\u00eb shpesh n\u00ebse d\u00ebgjon muzik\u00ebn klasike per\u00ebndimore. T\u00eb k\u00ebrkojm\u00eb falje, Xhej-Z. <\/p>\n<p>4. Mbathjet kund\u00ebr \u00abthundr\u00ebs s\u00eb gamiles\u00bb<br \/>\nS\u00eb pari, duhet t\u00eb shpjegojm\u00eb termin \u00abthund\u00ebr e gamiles\u00bb. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr fenomenin e dukjes s\u00eb organit seksual fem\u00ebror nga veshjet e brendshme apo pantallonat e ngushta, n\u00eb form\u00ebn e nj\u00eb thundre gamileje me dy gishta. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disa feministe amerikane kan\u00eb vendosur ta mbrojn\u00eb k\u00ebt\u00eb fenomen, nj\u00eb mark\u00eb mbathjesh amerikane ka vendosur t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. K\u00ebshtu, ka dal\u00eb n\u00eb treg mbathjet e para kund\u00ebr \u00abthundr\u00ebs s\u00eb gamiles\u00bb, t\u00eb quajtura \u00abCamel no\u00bb, t\u00eb cilat jan\u00eb p\u00ebrforcuar p\u00ebrpara me nj\u00eb jast\u00ebk si pecet\u00eb higjienike, q\u00eb t\u00eb mos duken format fem\u00ebrore. Pra, mund t\u00eb blini nj\u00eb pal\u00eb mbathje q\u00eb t\u00eb mos ju duken format, vet\u00ebm p\u00ebr&#8230; 28 dollar\u00eb!<\/p>\n<p>5. Lord\u00ebt anglez\u00eb jetojn\u00eb mes seksit, drog\u00ebs dhe shthurjes<br \/>\nGazetat skandalistike angleze nuk b\u00ebjn\u00eb shaka kur zbulojn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat mbi jet\u00ebn private t\u00eb njer\u00ebzve. K\u00ebshtu, kemi mundur t\u00eb shohim n\u00eb detaje aventurat e fundit t\u00eb bashk\u00ebpresidentit t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb lord\u00ebve n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe. N\u00eb fakt, fotot dhe videot e publikuara nga \u201cThe Sun\u201d, e kan\u00eb detyruar lordin Xhon Seuell, nj\u00eb skocez i martuar 69 vje\u00e7ar, t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen p\u00ebr shkak t\u00eb skandalit&#8230; N\u00eb videot e publikuara, e d\u00ebgjojm\u00eb at\u00eb jo vet\u00ebm t\u00eb marr\u00eb n\u00ebp\u00ebr goj\u00eb koleg\u00ebt e tij politikan\u00eb, por edhe t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb kokain\u00eb, t\u00eb l\u00ebvdoj\u00eb anatomin\u00eb e grave aziatike (t\u00eb cilat duket se i preferon) e pastaj t\u00eb rr\u00ebzohet n\u00eb nj\u00eb divan, gjysm\u00eb lakuriq, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka veshur sutjenat e nj\u00eb prostitute q\u00eb e shoq\u00ebron dhe nj\u00eb xhaket\u00eb l\u00ebkure. Ledi Seuell do t\u00eb jet\u00eb k\u00ebnaqur shum\u00eb kur e ka par\u00eb! <\/p>\n<p>6. \u00c7antat Pussy (organi seksual fem\u00ebror, n\u00eb anglisht), t\u00eb denja p\u00ebr emrin e tyre<br \/>\nKrijuesja e re amerikane Rej\u00e7ell Feinberg, ka krijuar nj\u00eb koleksion \u00e7antash befasues, sepse secila prej tyre ka nj\u00eb form\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb mos njihet nga t\u00eb gjith\u00eb. Forma e tyre, pra, \u00ebsht\u00eb ajo e nj\u00eb vagine, bile edhe me klitorisin e praruar. Ideja i ka ardhur krijueses s\u00eb tyre nj\u00eb t\u00eb h\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebngjes, n\u00eb metron\u00eb njujorkeze, ku ajo kishte veshur nj\u00eb fund dhe ishte ulur duke v\u00ebn\u00eb \u00e7ant\u00ebn mes k\u00ebmb\u00ebve p\u00ebr t\u00eb fshehur k\u00ebt\u00eb pjes\u00eb t\u00eb saj. Ajo ka v\u00ebn\u00eb re se edhe grat\u00eb e tjera rrotull saj b\u00ebnin t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb burrat ishin ulur qet\u00eb-qet\u00eb me k\u00ebmb\u00ebt sa m\u00eb t\u00eb hapura q\u00eb mundeshin. Ajo ka vendosur pra t\u00eb krijoj\u00eb \u00e7anta q\u00eb denoncojn\u00eb k\u00ebt\u00eb padrejt\u00ebsi dhe q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsojn\u00eb vizualisht vagin\u00ebn q\u00eb fshehin. P\u00ebr disa qindra dollar\u00eb (275-895$) ju mund t\u00eb blini k\u00ebto \u00e7anta moderne prej l\u00ebkure, me imazhin intim t\u00eb gruas. <\/p>\n<p>7. Emi Shamer shokon \u00abLuft\u00ebn e yjeve\u00bb<br \/>\nNumri i korrikut i revist\u00ebs amerikane \u201cGQ\u201d ka b\u00ebr\u00eb buj\u00eb duke p\u00ebrzier bashk\u00eb dy subjektet me t\u00eb nxehta t\u00eb momentit: Komedin\u00eb e re antiromantike me aktoren Emi Shamer dhe daljen e serive t\u00eb reja t\u00eb \u00abLuft\u00ebs s\u00eb Yjeve\u00bb (Star Vvars). Shameri \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb tashm\u00eb e njohur me filmin e saj dhe ka dal\u00eb n\u00eb kopertin\u00ebn e revist\u00ebs duke l\u00ebpir\u00eb gishtin e C-3PO. Brenda revist\u00ebs e shohim kur shkon me dy personazhe t\u00eb filmit dhe shoq\u00ebrin\u00eb n\u00eb nj\u00eb bar p\u00ebr gei, pastaj nd\u00ebrsa pi nj\u00eb cigare topless n\u00eb shtrat me R2-D2 dhe C-3PO. Me nj\u00eb fjal\u00eb, k\u00ebto jan\u00eb imazhe zbavit\u00ebse, por drejtuesve t\u00eb serialit me role mashkullore dhe fem\u00ebrore klasike, t\u00eb krijuar nga Xhorxh Lukasi p\u00ebr nj\u00eb publik 12 vje\u00e7ar\u00ebsh, nuk u ka p\u00eblqyer fare kjo dhe e kan\u00eb shprehur publikisht n\u00eb Tvvitter: @RogueKnite Lucasfilm &#038; Disney nuk e aprovon, nuk ka marr\u00eb pjes\u00eb ose pranon p\u00ebrdorimin e pavend t\u00eb personazheve ton\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb-Star VVars (@starvvars) 16 korrik 2015.<br \/>\nMegjith\u00ebse Emi ka nj\u00eb sjellje t\u00eb tepruar p\u00ebr studiot Disney, p\u00ebr fat t\u00eb keq, e keqja \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb: Ajo ka futur n\u00eb goj\u00eb, para t\u00eb gjith\u00ebve, nj\u00eb shpat\u00eb lazer. Jedit nuk do ta marrin dot m\u00eb veten!<\/p>\n<p>8. Darth Vibrator<br \/>\nAktorja e filmave X, Kajla-Xhejn Denxher, ka provuar se i p\u00eblqen t\u00eb luaj\u00eb me teknologjin\u00eb e re, duke krijuar nj\u00eb skulptur\u00eb gjigande 2 metroshe Darth Vador, e b\u00ebr\u00eb e t\u00ebra me vibrator\u00eb! P\u00ebr projektin e saj erotik, aktores i jan\u00eb dashur 3000 vibrator\u00eb. K\u00ebshtu, ajo ka krijuar skulptur\u00ebn e pag\u00ebzuar me emrin \u00abDarth Vibrator\u00bb, q\u00eb do t\u00eb ekspozohet s\u00eb af\u00ebrmi n\u00eb zyrat e shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb prodhimit t\u00eb filmave porno Vvood Rocket, n\u00eb Los Anxhelos. <\/p>\n<p>9. 50 cent falimenton<br \/>\nReperi amerikan 50 Cent, sapo \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar p\u00ebr nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb vitit 2009, vit ku ai ka publikuar nj\u00eb video seksuale t\u00eb reperit Moris Murrei me Lastonia Levinstonin, ish-e dashura e rivalit t\u00eb tij, Rik Ros. \u00cbsht\u00eb pik\u00ebrisht Levinstoni q\u00eb e ka p\u00ebrjetuar keq k\u00ebt\u00eb gjest dhe e ka hedhur n\u00eb gjyq 50 Centin, duke k\u00ebrkuar prej tij 15 milion\u00eb $ d\u00ebmshp\u00ebrblim. 50 Centi \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar t\u00eb paguaj\u00eb nj\u00eb gjob\u00eb prej 5 milion\u00ebsh dhe 2 milion\u00eb d\u00ebmshp\u00ebrblim, por ai ka k\u00ebrkuar para disa dit\u00ebsh t\u00eb shpallte falimentin personal, p\u00ebr t\u00eb mos paguar shum\u00ebn. Ai ka shpjeguar se manifestimi i pasurive t\u00eb ndryshme nga ana e tij ishte thjesht \u00abspektak\u00ebl\u00bb. Mund t\u00eb themi se 50 Centit i p\u00ebrshtatet emri q\u00eb ka. <\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>1. \u201cShi\u201d lodrash seksuale mbi Portland N\u00eb shtetin amerikan t\u00eb Oregonit, ka r\u00ebn\u00eb nj\u00eb \u201cshi\u201d lodrash seksuale. K\u00ebshtu ka shkruar agjencia e shtypit Rojters, m\u00eb 13 korrik, kur mbi qytetin e Portlandit jan\u00eb par\u00eb lloj-lloj vibrator\u00ebsh t\u00eb varur nga fijet elektrike. Ata ishin kudo, mbi rrug\u00eb, mbi kryq\u00ebzime dhe supermarkete. Ende nuk e dim\u00eb se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":10705,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[50],"tags":[],"class_list":["post-10704","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-intimitet"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10704","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10704"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10704\/revisions"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10705"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10704"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10704"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10704"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}