{"id":10685,"date":"2015-10-05T20:22:39","date_gmt":"2015-10-05T18:22:39","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10685"},"modified":"2015-10-05T20:22:39","modified_gmt":"2015-10-05T18:22:39","slug":"cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-26","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/cilet-nuk-intervistuam-dot-kete-jave-nga-artan-kristo-26\/","title":{"rendered":"CILET NUK INTERVISTUAM DOT KETE JAVE? Nga Artan Kristo"},"content":{"rendered":"<p>EDI RAMA E LULZIM BASHA<br \/>\nK\u00ebt\u00eb jav\u00eb desh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me dy lider\u00ebt e partive kryesore, Edi Ram\u00ebn dhe Lulzim Bash\u00ebn, t\u00eb flisnim me ta n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr demokracin\u00eb dhe politik\u00ebn shqiptare. Desh\u00ebm t\u2019i pyesnim: A nuk u duket edhe atyre se gjith\u00e7ka n\u00eb politik\u00ebn shqiptare \u00ebsht\u00eb fallco, duke u nisur q\u00eb nga vendosja e pluralizmit e deri tani?! A nuk u duket atyre se jemi n\u00eb nj\u00eb gjoja demokraci?! A nuk u duket se b\u00ebjm\u00eb gjoja sikur kemi parti t\u00eb majta e t\u00eb djathta, se t\u00eb gjitha jan\u00eb nj\u00ebsoj dhe nuk dallojn\u00eb fare nga nj\u00ebra-tjetra?! A nuk u duket atyre se gjoja b\u00ebjm\u00eb sikur luftojm\u00eb komunizmin, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb at\u00eb, shum\u00eb nga politikan\u00ebt tan\u00eb, t\u00eb majt\u00eb e t\u00eb djatht\u00eb, e kan\u00eb metod\u00eb pune?! A nuk kemi b\u00ebr\u00eb gjoja sikur kemi d\u00ebnuar diktatorin dhe e veja e tij \u00ebsht\u00eb d\u00ebnuar vet\u00ebm p\u00ebr disa kafe?! A nuk u duket atyre se n\u00eb k\u00ebt\u00eb \u201cgjoja demokraci\u201d populli b\u00ebn gam-gam vet\u00ebm n\u00ebp\u00ebr kafenera e Facebook, por nuk ka asgj\u00eb n\u00eb dor\u00eb?! A nuk u duket se gjoja b\u00ebjm\u00eb zgjedhje, por n\u00eb fakt populli nuk zgjedh asnj\u00eb, por jan\u00eb ata t\u00eb dy q\u00eb zgjedhin t\u00eb gjith\u00eb?! A nuk u duket atyre se gjoja b\u00ebjn\u00eb sikur luftojn\u00eb korrupsionin, por asnj\u00ebri nuk e lufton, sepse do t\u00eb duhet t\u00eb luftoj\u00eb vetveten?! A nuk u duket se po b\u00ebjm\u00eb gjoja sikur po shkojm\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, pasi n\u00eb fakt, asnj\u00ebri, as ata t\u00eb dy e as shok\u00ebt e tyre, nuk e duan k\u00ebt\u00eb, pasi nuk do t\u00eb vjedhin e pasurohen dot m\u00eb?!<br \/>\nJa, p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto desh\u00ebm t\u2019i pyesnim zot\u00ebrinjt\u00eb e Rama e Basha, por nuk i b\u00ebm\u00eb dot bashk\u00eb dhe nuk e zhvilluam dot intervist\u00ebn. Por, nuk u m\u00ebrzit\u00ebm shum\u00eb, as ne e besoj se as ju, t\u00eb dashur lexues. Sepse iu keni dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjigje vet\u00eb k\u00ebtyre pyetjeve me koh\u00eb&#8230;<\/p>\n<p>SPARTAK BRAHO<br \/>\nPa dyshim, Spartak Braho, me letr\u00ebn e tij drejtuar drejtuesve m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb shtetit ku shkruante se \u201csulmi q\u00eb po nd\u00ebrmerrnin p\u00ebrs\u00ebri ndaj Ilir Met\u00ebs Tom Doshi dhe Dritan Prifti ishte me pasoja t\u00eb r\u00ebnda dhe do t\u00eb sillte destabilizm politik\u201d, do t\u00eb qe n\u00eb list\u00ebn ton\u00eb, p\u00ebr t\u2019u intervistuar k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Ne desh\u00ebm t\u00eb na e shpjegonte pak me holl\u00ebsi k\u00ebt\u00eb pun\u00ebn e destabilizmit se Meta, edhe pse kryetar i Kuvendit, nuk \u00ebsht\u00eb Mesia. Ai \u00ebsht\u00eb nj\u00eb politikan si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt, q\u00eb ikin e vijn\u00eb n\u00ebp\u00ebr postet e tyre. Ai, si \u00e7do politikan, ka t\u00eb metat e t\u00eb mirat e tij, \u00ebsht\u00eb i lavd\u00ebruesh\u00ebm e i qortuesh\u00ebm, si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb njeri, pra, q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb edhe gabime, q\u00eb mund edhe t\u00eb d\u00ebnohet, apo qoft\u00eb larg, se nuk ia urojm\u00eb, mund t\u00eb futet edhe n\u00eb burg (raste t\u00eb tilla ka plot jo vet\u00ebm n\u00eb Shqip\u00ebri, por edhe n\u00eb Evrop\u00eb). Zoti Meta, pra, \u00ebsht\u00eb si gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt. Po pse at\u00ebher\u00eb sulmi ndaj tij do t\u00eb sillka destabilizim?! Mos ishte m\u00eb shum\u00eb si k\u00ebrc\u00ebnim apo paralajm\u00ebrim ky mesazh, zoti Braho?!<\/p>\n<p>DRITAN PRIFTI<br \/>\nFotografit\u00eb e tij marr\u00eb nga nj\u00eb video pornografike, ku protagonist\u00eb ishin ai dhe nj\u00eb vajz\u00eb e re, na shtyn\u00eb t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb edhe zotit Prifti, por nuk mund\u00ebm ta realizonim dot nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb till\u00eb. Zoti Prifti ishte shum\u00eb i z\u00ebn\u00eb, sa me thirrjen n\u00eb prokurori, aq edhe m\u00eb p\u00ebrgatitjet e videos tjet\u00ebr q\u00eb donte t\u00eb hidhte n\u00eb internet. Ne, krahas t\u00eb tjerave, desh\u00ebm ta pyesnim zotin Prifti edhe p\u00ebr dy thashetheme q\u00eb qarkullonin n\u00eb Tiran\u00eb dhe q\u00eb \u201cp\u00ebr \u00e7udi\u201d, asnj\u00eb gazet\u00eb apo gazetar nuk i ka p\u00ebrmendur k\u00ebt\u00eb jav\u00eb: A \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, zoti Prifti, q\u00eb ajo vajza e videos \u00ebsht\u00eb kush\u00ebrir\u00eb e nj\u00eb politikani t\u00eb lart\u00eb q\u00eb ka patur lidhje me ty? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se ajo video nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb hotel, por n\u00eb nj\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb marr\u00eb me qira nga ajo, vet\u00ebm p\u00ebr t\u2019u takuar me ty? \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se, pas videos t\u00eb porositur nga dikush tjet\u00ebr e t\u00eb regjistruar nga ajo, vajza ka marr\u00eb nj\u00eb \u201cdor\u00eb t\u00eb mir\u00eb parash\u201d dhe ia ka mbathur n\u00eb Itali?! Pse nuk i p\u00ebrmend zoti Prifti k\u00ebto fakte? Ka frik\u00eb se acarohet shum\u00eb lufta, se dalin n\u00eb drit\u00eb t\u00eb tjera fakte, apo thjesht nuk do ta pranoj\u00eb se \u201cia kan\u00eb hedhur\u201d?<\/p>\n<p>DIETMAR ALUTA-OLTYAN<br \/>\nDietmar Aluta-Oltyan \u00ebsht\u00eb figura m\u00eb e fuqishme n\u00eb kompanin\u00eb austriake \u201cAlpine Bau\u201d. Ai \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur k\u00ebt\u00eb jav\u00eb n\u00eb shtypin austriak dhe n\u00eb at\u00eb shqiptar, sepse prokuror\u00ebt austriak\u00eb dyshojn\u00eb se ai ka transferuar n\u00eb Qipro 575 mij\u00eb euro p\u00ebr llogari t\u00eb nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb shqiptar q\u00eb i ka krijuar favore p\u00ebr aktivitetin e tij n\u00eb Shqip\u00ebri. Ju kujtojm\u00eb, t\u00eb dashur lexues, se firma e zotit Dietmar Aluta-Oltyan n\u00eb vitin 2009 lidhi me shtetin shqiptar nj\u00eb kontrat\u00eb 28 milion\u00eb euroshe p\u00ebr nd\u00ebrtimin e rrug\u00ebs Dam\u00ebs-Tepelen\u00eb dhe se \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht kjo firm\u00eb q\u00eb fitoi m\u00eb par\u00eb edhe tenderin e diskutuesh\u00ebm t\u00eb rrug\u00ebs Levan-Vlor\u00eb p\u00ebr 41 milion\u00eb euro, p\u00ebr t\u00eb cilin mori edhe nj\u00eb shtes\u00eb 6 milion\u00eb euro nga shteti yn\u00eb. Pik\u00ebrisht zotin Dietmar desh\u00ebm t\u00eb intervistonim ne k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Nj\u00eb pyetje desh\u00ebm t\u2019i b\u00ebnim, vet\u00ebm nj\u00eb: P\u00ebr k\u00eb ishin ato para q\u00eb kishte d\u00ebrguar? Kush \u00ebsht\u00eb ky politikan shqiptar q\u00eb qenka bler\u00eb kaq lir\u00eb?! Se, politikan\u00ebt e tanish\u00ebm nuk k\u00ebnaqen me shifra n\u00ebn 1 milion\u00eb euro&#8230;<\/p>\n<p><em><strong>(K\u00ebt\u00eb shkrim mund ta lexoni t\u00eb plot\u00eb n\u00eb gazet\u00ebn \u201cIntervista\u201d. At\u00eb mund ta blini n\u00eb gjith\u00eb pikat e shitjes n\u00eb Shqip\u00ebri si dhe \u00a0n\u00eb kioskat ku shitet shtypi i huaj n\u00eb Greqi. Mund ta blini edhe online, vet\u00ebm p\u00ebr 89 cent, n\u00eb: http:\/\/www.pressreader.com\/albania\/intervista)<\/strong><\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>EDI RAMA E LULZIM BASHA K\u00ebt\u00eb jav\u00eb desh\u00ebm t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me dy lider\u00ebt e partive kryesore, Edi Ram\u00ebn dhe Lulzim Bash\u00ebn, t\u00eb flisnim me ta n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, p\u00ebr demokracin\u00eb dhe politik\u00ebn shqiptare. Desh\u00ebm t\u2019i pyesnim: A nuk u duket edhe atyre se gjith\u00e7ka n\u00eb politik\u00ebn shqiptare \u00ebsht\u00eb fallco, duke u nisur [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[40,101],"tags":[542],"class_list":["post-10685","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-aktualitet","category-ata-qe-nuk-intervistuam-dot","tag-artan-kristo"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10685","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10685"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10685\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10685"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10685"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10685"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}