{"id":10675,"date":"2015-10-06T11:30:03","date_gmt":"2015-10-06T09:30:03","guid":{"rendered":"http:\/\/intervista.al\/web\/?p=10675"},"modified":"2015-10-07T20:02:32","modified_gmt":"2015-10-07T18:02:32","slug":"mi-moren-parate-nepermjet-internetit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/intervista.al\/web\/2015\/10\/mi-moren-parate-nepermjet-internetit\/","title":{"rendered":"M\u2019i mor\u00ebn parat\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet internetit"},"content":{"rendered":"<p>Shum\u00eb e nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d, historia q\u00eb do t\u2019ju tregoj sot, m\u00eb ka ndodhur p\u00ebrpara disa viteve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb trend i ri q\u00eb po ndodh kudo dhe dua ta rr\u00ebfej k\u00ebtu n\u00eb gazet\u00ebn tuaj q\u00eb t\u00eb parandalohet dhe t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhen viktima si puna ime. Historia q\u00eb do t\u2019ju tregoj, ka lidhje me mashtrimin e koh\u00ebve moderne q\u00eb b\u00ebhet n\u00eb internet. Ka ndodhur p\u00ebrpara 2 vitesh kur isha 16 vje\u00e7. Un\u00eb jam nga Gramshi dhe nj\u00ebher\u00eb, si\u00e7 isha duke lundruar n\u00eb internet, n\u00eb nj\u00eb faqe t\u00eb huaj, rast\u00ebsisht m\u00eb doli nj\u00eb tabel\u00eb q\u00eb thoshte: \u201cJu keni fituar 10 milion\u00eb $. Jeni i pari q\u00eb e shihni k\u00ebt\u00eb mesazh, klikoni k\u00ebtu t\u00eb plot\u00ebsoni t\u00eb dh\u00ebnat tuaja p\u00ebrpara se dikush tjet\u00ebr ta b\u00ebj\u00eb e t\u2019ju marr\u00eb parat\u00eb tuaja\u201d.<br \/>\nIsha shum\u00eb i entuziazmuar, thash\u00eb \u201cm\u00eb n\u00eb fund, problemet e mia do marrin fund\u201d. U g\u00ebzova jasht\u00eb mase sa u hodha p\u00ebrpjet\u00eb nga g\u00ebzimi n\u00eb internet kafe ku isha dhe t\u00eb gjith\u00eb po m\u00eb shihnin t\u00eb habitur. Gramshi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb qytet i vog\u00ebl dhe nuk jemi rrahur me k\u00ebto gj\u00ebra. K\u00ebto llotari fallso e kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb leht\u00eb t\u00eb gjuajn\u00eb p\u00ebr viktima qytetet e vogla dhe t\u00eb varf\u00ebra t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. Un\u00eb tani q\u00eb kam kuptuar gjith\u00e7ka, m\u00eb duket vetja budalla dhe do t\u00eb doja shum\u00eb ta ktheja edhe nj\u00ebher\u00eb koh\u00ebn prapa, ta zhb\u00ebja t\u00eb gjith\u00eb ata d\u00ebm moral dhe ekonomik q\u00eb i b\u00ebra familjes sime. Megjith\u00ebse \u00e7dokush t\u00eb ishte n\u00eb vendin tim, q\u00eb vinte nga nj\u00eb vend provincial, do t\u00eb ishte mashtruar leht\u00eb si un\u00eb. Fatkeq\u00ebsisht, un\u00eb at\u00ebher\u00eb isha shum\u00eb i vog\u00ebl, i padal\u00eb, pa shkoll\u00eb t\u00eb lart\u00eb. Tani q\u00eb kam dal\u00eb jasht\u00eb shtetit n\u00eb emigrim, ia kam kuptuar t\u00eb gjitha hilet jet\u00ebs e jam b\u00ebr\u00eb m\u00eb i zgjuar. E nejse, kthehemi aty ku e lash\u00eb\u2026<br \/>\nJetonim vet\u00ebm me pensionin e babait, q\u00eb, kur e kujtoj tani, s\u2019m\u00eb b\u00ebn gishti t\u00eb shtyp tastat e tasier\u00ebs e t\u00eb shkruaj fjal\u00ebn \u201cpension\u201d se m\u00eb ngec n\u00eb fyt, pasi i mora n\u00eb qaf\u00eb t\u00eb shkret\u00ebt at\u00ebhere. Sapo mora lajm\u00ebrimin, futa e-mailin tim, u lidha me nj\u00eb m\u00ebsuese angishteje p\u00ebr t\u2019u lidhur me \u201ckompanin\u00eb q\u00eb do t\u00eb m\u00eb jepte parat\u00eb\u201d. Kisha nj\u00eb zysh\u00eb anglishteje n\u00eb lagje dhe i tham\u00eb asaj. Mua dhe mamit s\u2019po na marrte gjumi dhe mezi po prisnim t\u00eb gdhihej, q\u00eb t\u00eb shkonim ta takonim. Pasi e takuam e ia sqaruam situat\u00ebn, i k\u00ebrkuam t\u00eb na ndihmonte e ta mbante disi t\u00eb fsheht\u00eb pasi nuk donim ta merrte vesh gjith\u00eb Gramshi. I tham\u00eb gjithashtu se pasi t\u00eb merrnim parat\u00eb e fituara, ajo do t\u00eb kishte pjes\u00ebn e saj. Ajo pranoi me shum\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi dhe filluam menj\u00ebher\u00eb t\u00eb plot\u00ebsonim dokumentet q\u00eb na k\u00ebrkonin. Ata ishin mashtrues profesionist\u00eb, me faqe internet q\u00eb i mbaronte me \u201corg\u201d n\u00eb fund e shum\u00eb detaje t\u00eb tjera q\u00eb zysh\u00ebs, e cila nuk kishte b\u00ebr\u00eb ndonj\u00ebhere me raste t\u00eb tilla, nuk i lan\u00eb vend p\u00ebr t\u00eb dyshuar. Hap\u00ebm emailin p\u00ebr t\u00eb par\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e tyre dhe se \u00e7far\u00eb ata k\u00ebrkonin. Ata donin informacione shum\u00eb personale, emrin tim, mbiemrin, emrin e babit, n\u00ebn\u00ebs, kart\u00ebn e identitetit, adres\u00ebn, telefon etj. Ju lutem, mos m\u00eb gjykoni, por un\u00eb idioti, b\u00ebra \u00e7far\u00eb than\u00eb ata dhe ua dhash\u00eb. I plot\u00ebsova madje me shum\u00eb kujdes. Ata ishin shum\u00eb t\u00eb nxituar, d\u00ebrgonin mesazhe shum\u00eb shpejt. \u201cI mor\u00ebm t\u00eb dh\u00ebnat tuaja me sukses\u201d. Pastaj kaluan te hapi tjet\u00ebr dhe m\u00eb p\u00ebrfundimtari, q\u00eb un\u00eb at\u00ebhere mezi e prisja. M\u00eb than\u00eb: \u201cDo t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb milionat nes\u00ebr me VVestern Union. Urime!\u201d.<br \/>\nMua dhe mamit sa nuk na pushoi zemra, ishim t\u00eb padjall\u00ebzuar e tham\u00eb \u201cm\u00eb n\u00eb fund do jetojm\u00eb edhe ne nj\u00eb dit\u00eb t\u00eb lumtur. Erdhi edhe dita jon\u00eb\u201d. Mezi po prisnim dit\u00ebn e nes\u00ebrme q\u00eb t\u00eb merrnim parat\u00eb, por pam\u00eb emailin, nuk kishte asnj\u00eb mesazh si \u201cjua d\u00ebrguam parat\u00eb\u201d ose di\u00e7ka tjet\u00ebr. Mor\u00ebm edhe nj\u00eb her\u00eb at\u00eb zysh\u00ebn e anglishtes dhe n\u00eb fund t\u00eb adres\u00ebs s\u00eb tyre, gjet\u00ebm nj\u00eb num\u00ebr telefoni. I telefonuam nj\u00eb numri me nj\u00eb prefiks afrikan dhe na doli nj\u00eb z\u00eb burri, nj\u00eb z\u00eb i urryer, q\u00eb s\u2019m\u00eb shqitet nga mendja. Ai nuk dinte t\u00eb fliste mir\u00eb anglisht, e fliste me shum\u00eb gabime. E pyet\u00ebm n\u00eb anglisht se ku ishin parat\u00eb tona. \u201cDo t\u2019jua d\u00ebrgojm\u00eb, do t\u2019jua d\u00ebrgojm\u00eb, por na ka dal\u00eb nj\u00eb problem dhe do t\u00eb lidhemi me ju me email, t\u2019jua shpegojm\u00eb situat\u00ebn se \u00e7far\u00eb ka ndodhur\u201d.<br \/>\nPak m\u00eb von\u00eb na kishin d\u00ebrguar email dhe na thonin q\u00eb \u201cnuk mund t\u2019jua d\u00ebrgojm\u00eb parat\u00eb n\u00eb pik\u00ebn e VVestern Union n\u00eb Gramsh, pasi nuk mund t\u00eb d\u00ebrgohen me nj\u00eb transaksion t\u00eb vet\u00ebm aq shum\u00eb para. Ne nuk mund t\u2019i d\u00ebrgojm\u00eb pjes\u00eb-pjes\u00eb se, sipas kushteve tona, duhet t\u00eb t\u00ebrhiqen t\u00eb gjitha p\u00ebrnj\u00ebher\u00ebsh\u201d. Ne u m\u00ebrzit\u00ebm shum\u00eb, por edhe u \u00e7udit\u00ebm se si e njihnin adres\u00ebn e VVestern Unionit n\u00eb Gramsh, e njihnin personin, rrethin e t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera. Si\u00e7 e kuptoni edhe ju, lexues t\u00eb nderuar, ata i dinin shum\u00eb mir\u00eb rregullat. Ky grup mafioz, duket q\u00eb nuk e kishte her\u00eb t\u00eb par\u00eb q\u00eb b\u00ebnte t\u00eb tilla gj\u00ebra. \u201cPo si i b\u00ebhet tani?\u201d, e pyet\u00ebm ne.<br \/>\n\u201cKa nj\u00eb zgjidhje, na shkruan ata. Ne mund t\u2019jua d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb rrug\u00eb private me nj\u00eb avion q\u00eb shkon p\u00ebr n\u00eb Greqi e kalon nga ju. Avioni do t\u00eb ulet edhe n\u00eb Rinas, por ka nj\u00eb tarif\u00eb prej 500 eurosh dhe duhet ta parapaguani, se \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbim q\u00eb kushton dhe nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb dor\u00ebn ton\u00eb\u201d.<br \/>\nUn\u00eb u shkrova menj\u00ebher\u00eb q\u00eb: \u201cJo, do t\u00eb paguajm\u00eb, do t\u2019i gjejm\u00eb parat\u00eb\u201d.<br \/>\nNe vajt\u00ebm menj\u00ebher\u00eb n\u00eb nj\u00eb bank\u00eb dhe k\u00ebrkuam kredi 500 euro. Ata nuk na e miratuam se ishim pa pun\u00eb e nuk kishin siguri se do t\u2019i paguanim. Kaluam ankth e stres pa gjum\u00eb e tham\u00eb \u201cobobobo na ik\u00ebn lek\u00ebt\u201d. M\u00eb pas, nj\u00eb miku yn\u00eb na sugjeroi nj\u00eb shoq\u00ebri kredish private q\u00eb po na e ha shpirtin edhe sot e k\u00ebsaj dite. Mezi i mor\u00ebm 500 euro! M\u00eb pas ua d\u00ebrguam me VVestern Union n\u00eb adres\u00ebn q\u00eb na dhan\u00eb ata n\u00eb Afrik\u00eb. Lek\u00ebt i kishin marr\u00eb kur pas nja 30 minutash, na erdhi nj\u00eb mesazh: \u201cSi ka mund\u00ebsi q\u00eb u treguat kaq trapa?\u201d. Mesazhi ishte n\u00eb shqip. Neve sikur na u p\u00ebrmbys bota! Si mund t\u00eb ekzistojn\u00eb njer\u00ebz kaq t\u00eb k\u00ebqinj dhe kriminel\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb e tallen me familjet e varf\u00ebra?!<br \/>\nE dim\u00eb q\u00eb ishte i gjithi faji yn\u00eb, por un\u00eb, q\u00eb nga ajo dit\u00eb, kam pasur probleme psikologjike se m\u2019u b\u00eb fiksim q\u00eb na mashtruan. Lek\u00ebt me djers\u00eb e gjak mezi i shlyem, por gabimin m\u00eb t\u00eb madh e b\u00ebm\u00eb q\u00eb nuk shkuam n\u00eb polici ta denonconim, pasi para shum\u00eb vitesh, kemi qen\u00eb shum\u00eb injorant\u00eb nga skamja e kushtet e v\u00ebshtira ekonomike dhe shum\u00eb njer\u00ebz thoshin: \u201cmos shkoni se policia nuk ka struktura kaq t\u00eb specializuara\u201d. N\u00eb fakt jo m\u00eb larg se parvjet doli nj\u00eb struktur\u00eb p\u00ebr mashtrimet kibernetike. Un\u00eb, o miqt\u00eb e mi t\u00eb gazet\u00ebs, kam m\u00ebsuar se Afrika quhet ndryshe edhe zona e mashtrimit. Aty ligjet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb dob\u00ebta dhe krimet jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u gjurmuar, madje si puna ime i kishte ndodhur edhe nj\u00eb shokut tim q\u00eb ishte nga Kor\u00e7a e q\u00eb e kam pasur shok n\u00eb fakultet. Ai n\u00eb rastin e mir\u00eb e kishte denoncuar, por prap\u00eb policia jon\u00eb nuk ka nivel q\u00eb t\u00eb hetoj\u00eb aq profesionalisht. Kishin arritur vet\u00ebm n\u00eb nj\u00eb konkluzion q\u00eb mashtruesit ishin disa shkodran\u00eb q\u00eb jetonin n\u00eb Afrik\u00eb dhe organizonin llotari e shp\u00ebrndanin emaile fallco. Ata studionin familjet ekonomike t\u00eb dob\u00ebta nga Shqip\u00ebria&#8230; Un\u00eb dua t\u2019ju them: Ju lutem, mos u besoni t\u00eb tilla emaileve. Raportojini dhe mos u kushtoni v\u00ebmendje sepse duan vet\u00ebm t\u00eb vjedhin lek\u00ebt tuaja. Un\u00eb nga kjo gj\u00eb nxora nj\u00eb m\u00ebsim q\u00eb kur fiton di\u00e7ka, asnj\u00ebher\u00eb nuk ke pse paguan.<br \/>\nM\u00eb dhemb shpirti nga ideja q\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra vazhdojn\u00eb, se para disa dit\u00ebsh prap\u00eb pash\u00eb t\u00eb tilla njoftime n\u00eb internet e nuk dua t\u00eb mashtrohen t\u00eb tjer\u00eb. Un\u00eb dola shum\u00eb keq para familjes dhe u b\u00ebra penges\u00eb se i d\u00ebmtova financiarisht. Kini shum\u00eb kujdes se ka akoma njer\u00ebz q\u00eb e han\u00eb si un\u00eb at\u00ebhere. Un\u00eb, u kam l\u00ebn\u00eb Zotin e i kam mallkuar me gjith\u00eb fuqin\u00eb e shpirtit ata njer\u00ebz pisa, q\u00eb p\u00ebrdorin dob\u00ebsin\u00eb p\u00ebr fitim. Ruhuni. Faleminderit shum\u00eb gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d q\u00eb m\u00eb dha mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb shprehesha p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb dhimbje q\u00eb e kam akoma n\u00eb shpirt&#8230;<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shum\u00eb e nderuar redaksi e gazet\u00ebs \u201cIntervista\u201d, historia q\u00eb do t\u2019ju tregoj sot, m\u00eb ka ndodhur p\u00ebrpara disa viteve. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb trend i ri q\u00eb po ndodh kudo dhe dua ta rr\u00ebfej k\u00ebtu n\u00eb gazet\u00ebn tuaj q\u00eb t\u00eb parandalohet dhe t\u00eb tjer\u00eb shqiptar\u00eb t\u00eb mos b\u00ebhen viktima si puna ime. Historia q\u00eb do t\u2019ju tregoj, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":5,"featured_media":0,"comment_status":"open","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[94],"tags":[],"class_list":["post-10675","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-histori-nga-jeta"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10675","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/users\/5"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=10675"}],"version-history":[{"count":0,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/10675\/revisions"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=10675"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=10675"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/intervista.al\/web\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=10675"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}